Marrëveshja për ujrat, zgjohet opozita socialiste

Majko: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë. Zhurma mediatike, rreth marrëveshjes së Continental Shelf mes Greqisë dhe Shqipërisë, e ka zgjuar edhe Partinë Socialiste. Një prej deputetëve të saj, Pandeli Majko, dikur ish-kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, ka deklaruar dje, në mediet televizive, se situata e krijuar dhe mungesa e transparencës duhet të zbardhet nga institucionet shtetërore. Ai ka propozuar një mbledhje të Këshillit të Lartë të Sigurisë, i cili drejtohet nga Presidenti i Republikës.

“Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit e të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste, dhe as të Partisë Demokratike”, - u shpreh Majko. Prononcimi politik i përfaqësuesve të PS-së, pasi një qëndrim zyrtar i saj ende nuk është shfaqur, ngjan më shumë të jetë i sforcuar, për shkak të heshtjes shumë të gjatë që opozita shqiptare mbajti rreth kësaj marrëveshjeje. Duke lënë mënjanë disa deklarime të Ramës, përpara zgjedhjeve lokale, dalja e fundit ka qenë ajo e Ermelinda Meksit, në një takim të para disa ditëve të shoqatave të ndryshme, që janë angazhuar së fundmi për këtë problem.

Është jashtë çdo dyshimi se qasja socialiste – e përfaqësuar nga figura të dyta – ndaj këtij debati, të mbajtur vetëm nga disa media, është më shumë një taktikë për shfrytëzimin momental të atij që mund të quhet perceptim i një skandali. Argumenti për këtë është fakti se PS-ja, në shumicën e rasteve të opozitarizmit të vet, qoftë edhe për probleme shumë më minore sesa kjo që diskutohet aktualisht, nuk ka lënë pa angazhuar profesionistë dhe ekspertë. Pra, në këtë debat, që po merret nga opozita, në të njëjtën kohë me protestat për zgjedhjet, mungon një shtjellim profesional apo një denoncim i argumentuar, i asaj që po etiketohet si “shitje e ujërave detare”.

15 Komente

 Majeni men! Tashi do bohet nomi!!!!!!!!!!

Meta: Pakti me Greqine, i ligjshem
14/10/2009 15:10

 

 Pakti me Greqine, i ligjshem

Ministri i Jashtem Ilir Meta i ka cilesuar thirrje ksenofobe dhe ekstremiste zerat kunder te opozites shqiptare per marreveshjen detare me Greqine. (UPDATE)

Meta eshte shprehur se kjo demton rende imazhin e Shqiperise ne marredheniet me fqinjet.

"Opozita duhet te heqe dore nga frymezimet ksenofobe apo ekstremiste qe i jep jehone  falsifikimeve, qe jo vetem nuk demtojne transparencen e paktit, por kontribuojne per te demtuar imazhin e vendit dhe raportet e tij me fqinjet”, u shpreh Meta.
 
Ministri i Jashtem deklaroi se opozita i ka te gjithe instrumentat e duhura per t’u njohur me marreveshjen, duke e cilesuar ate jo vetem te rregullt, por konform te gjitha ligjeve nderkombetare, dhe kushtetutes shqiptare.
---------------------------------------

Ky "ministri" meqe qenka kaq i sigurte mos te lexoje komentet ne darke ne peshk dhe te nesermen te flase per kushtetute dhe ligje.

Ndyrsire e vertet!

 

Dolën nga letargjia këto të PS-së?! Po ky ish PS-isti nuk di ça do me thënë ksenofob apo ka qenë i pim' kur lëshoi pëllitjen?!

Ministri i Jashtem Ilir Meta i ka cilesuar thirrje ksenofobe dhe ekstremiste zerat kunder te opozites shqiptare per marreveshjen detare me Greqine

Perse ekstremiste? Se po ngre nje komisjon? Eshte normale dhe detyre e cdo force politke te kete komisjone per te analizuar e keshilluar politkanet.

Problemi qendorn se ky Ministri yne i jashtem nuk ja ka idene kesaj pune. Me vjen cudi si ky dhe Pellumb Xhufi kane qene ne nje parti.

Nga ana tjeter ky Rama perse duhet te bente publike punen  e ketij komisjonit ? Apo thjesht per tu dukur e shitur mend. Se mbajeni mend azgje ska per te bere. Ne politike ngrihen komisjone mbledhin fakte dhe poltikanet dalin e i thone si te tyre keto fakte. Nuk behet zhurme per te mos bere azgje si ky gerdalla i PS

Ku i shef figurat e dyta ti mer kaqol? Figure e dyte dhe jo eksperte te duket ish-ministri i mbrotjes? Ca argumenti duhet me shume se kaq:

“Presidenti duhet të thërrasë Këshillin e Sigurimit e të kërkojë informacione, pasi kjo çështje nuk mund të qëndrojë vetëm në nivelin mediatik. Kufijtë nuk janë as të Partisë Socialiste, dhe as të Partisë Demokratike.”

E di e di, do hidheni e do na tregoni se si Rama eshte absolutist ne PS, e rrjedhimisht Majko eshte qyrravec, se ashtu ka thone edhe Nano. Po kush ju qi ju me gjithe Rame, Nano, e Sale. Kur flet ish-ministri i mbrojtjes per transparence dhe sqarim nga ana e institucioneve shteterore, mbyllni halen e mos na tregoni "perceptime skandalesh."

 Para ca muajsh ky Meta kerkonte nga Berisha ate qe kerkon Rama sot.

Ca emri ti vesh Metes tani???

Ate te profesionit te pare te njerezimit them une!

Ilir Meta eshte kthyer ne nje top leter higjenike e vendosur ne WC e Saliut.

Ca skandali qe eshte kjo mer ti. E pash dje tek top show. Me pak fjale vlora perballe nuk do kete me italine po greqine. E imagjinoni dot me. Eshte skandal skandaloz fare. Le pastaj qe kur ishte miratu ne komisionin parlamentar s'kishin pas as hartat para. E kishin miratuar duke imagjinuar pikat nga gjeresite e gjatesite gjeografike, dhe kush ata budallenjte tane deputete qe pysnin veten c'hyjne gradet me minutat dhe sekondat.

Ne keto raste besoj se ngrihet dora duke e shoqeruar me nje: E di Baca ate pune.

Ore ketu duhet vetem pak organizim nga disa individe qe gezojne reputacion per karakterin e tyre kombetar ne popull (jo politikane), te cilet te bejne thirje per mitingje ne Vlore dhe Sarande. Duke ofruar falas transportin kam pershtypjen se tek sheshi i framurit ne Vlore, krahas vlonjateve do te vijne nje numer i madh protestuesish edhe nga rrethet e tjera. Le te sherbeje prap Vlora si djepi i levizjes popullore per te shkulur nga rrenjet kete qeveri dhe kete kryeminister antishqiptar me pasaport shqiptare.  

Mora vesh se greku kish kerku Bathoren dhe Paskuqanin.

Mos more edhe ajo na duhet, te quhen maloket minoritare dhe te kerkojne akoma me shume te drejta per padrejtesite e tyre.  

Ratifikimi i marreveshjes u shty per nje kohe te pacaktuar.Kjo do te thote qe presioni mediatik beri punen e vet.

Kjo do ti jape kohe edhe Rames qe te vije ne nje opinion, dhe nese eshte kunder marreveshjes deputetet e PS+Camet + ndonje i PD jane te mjaftueshme per ta hedhur ne kosh te pleherave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).