Marrëveshja për ujrat, shtyhet ratifikimi

Parlamenti ka shtyre ratifkimin e Marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. E parashikuar që të ratifikohej në seancën parlamentare të datës 19 Tetor, Marrëveshja realisht nuk ekziston në axhendën e Parlamentit. Burime nga Kuvendi bënë të ditur për TVNews24 se në axhendën 3 javore nuk shkruhet asnjë datë dhe asnjë rresht për ratifikimin e Marrëveshjes së shumë diskutuar. Po kështu nuk bëhet e ditur asnjë datë tjeter për ratifikimin e mundshëm të saj.

Marrëveshja për ujrat detare me Greqinë që u firmos mes dy qeverive në prill të këtij viti u bë e njohur që pas publikimit të fakteve tronditëse nga Gazeta Shqiptare dhe TVNews24. Sipas zbulimit, mësohet me fakte se Marrëveshja cënon ujërat kombëtare në detin Jon me rreth 354.4 km2, të cilat i “dhurohen” fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Pak ditë më parë edhe ushtarëkët shqiptarë dhe disa shoqata në vend i kërkuan kuvendit mosratifikimin e marrëveshjes shqiptaro-greke për delimitimin e kufijve detarë.

Marrëveshja u miratua nga komisioni parlamentar i ligjeve me 25 shtator, ndërsa pritej të kalonte për miratim ne kuvend me 19 tetor.

Dyshohet se shtyrja e ratifikimit ka ndodhur për shkak të presionit mediatik.

10 Komente

Shiko Penar,

kemi diskutuar nja dy tre here here vaktit per kete pune shume. Tani une di qe ti kete  prisje sikurse une, po per here tjeter te pakten kur diskutojme per te tilla tema qe na vjen dhe shkruajme me maksimumin e seriozitetit mos na i hiqni komentet me rekomandime apo nga frika se dikush del idiote ne arsyetim apo nga pikpamja qe mbron.

Se me thane te drejten edhe mund te na vije keq . Apo jam gabim ? E kam fjalen qe ne doni ta mbani te lire per t`i thene e perdor komentet mire, nese jo na e beni te ditur qe ta dime e te kursejme veten, ose te paktem te mos bejme armiq kot cyryket e peshkut qe po e kundershtove te ben automatikisht armik, bile e con dhe me larg kerkon dhe ndihme qe ta beje balle sulmin . smiley

Miqesisht kjo , miqesisht pa ca gjera personalisht i kam te sistemuara.

Ta thashe ty qe te mos them Poshte Llukani ! smiley

 

 Kothe,

Heren e funit me the qe kishe thon ca gjojna, gjojna qe une spata mundesi ti kendoja. Shkrepe ne iher pls.

Po kjo vallai eshte pune mooti. Ti di dicka dhe kerkon me e inkuraju ate robin me e vazhdu punen dhe me shume se kaq. Del i gjysmak apo gjysmake dhe te kundershron. Del i admin e te censuron. Mire ja u kam permjer  lirine e fjales ketyre une kur nuk bejne dallimin midis disa temave dhe rendesise se tyre.

Pale kur ja u ben koka paf paf e thote qe po manipulohemi. I thu trangull , se kupton , i thu kastravece nuk e kupton, po nuk i the debile apo cope mishi gjalle ne bote se te merr vesh qe nuk duhet te jete ne ate teme pa patur nje minimum infoje se ku jane perqendru perpjekjet.

Futesh ne siklet kur perdor foljen monitorim per nje gje qe kokqipi te kuptoje se kjo mund te jete nje forme e moderuar te shprehu qe mos jete agresive, perdor te dhena qe mezi konfirmohen keshtu publikisht e del ndonje kaqol e te thote " ja dul ky qe i di te gjitha " .

Po ti rishkrush serish tani do dale ndonje kaqol tjeter qe do thote : e mer patriot tani fole ti  ? smiley

E keqja eshte se cdo njeri e di veten dijetar dhe po mos i doli nje me emer prof perpara nuk bi tuc.

Ka nje ngerc te vogel ne fakt se situata degjeneroi politikisht javen e fundit, ose me mire 2-3 ditet e fundit dhe frika eshte se kur ngatarrohen keta behet lemsh fare. Duhet prit dhe disa dite per ta kuptu persembari ku do shkohet : kalander apo gjykate kushtetuese per ta bere nul. Ja te shohin sa kohe ka fuqi marrveshja e qeveriut qe te kuptojme se deri ku e kane qafen e pates.

Nese do shtyhet vertet se nga keta cer nuk pret, kam friken smiley qe qeveriu i Ministrise se Jashtme duhet ta mbaje mire ne shenim qe dje lehu per ksenofobet shqiptare dhe mashtruesit. E kishte fjalen per kolonelin. Ndersa po eshte bere enkas , pra ky njoftim i sotem per ta bere legen atehere duhet ta mbajme ne mire shenim se kur do i kthje reston qeveriu i MJ qeveriut te madh smiley

Vallai o Chene nuk merren vesht fare as ku jane e as ku dun me shku.

Une them qe parlamenti jone te propozoje dhe miratoje pa diskutim dhe pa debat, qe Shqiperia qe neser te behet province gjysme autonome e Greqise. Gjysme... tani po te hidhet me referendum te mos jete fare autonome, po e barabarte me Epirin e Jugut, ose Atiken, ose Thesaline... Te pakten ashtu e dime se nuk do kemi me cfare te shesim nga dinjiteti.

do na ngeli opozita jashte parlamentit edhe ca kohe.

 

keta po luajne "kujt i mbetet derri ne dore"

 

do te shenohen me emer ne librat e historise te gjithe ata deputetet qe do te jene prezent ate dite ne parlament

thjesht nje analogji...

Qeveria shqiptare me ate greke kane firmosur nje traktat paqeje apo marredheniesh te mira, qe dhe hiqte ligjin e luftes qe ka Greqia, ndoshta qe nga 92'shi, po parlamenti grek nuk e ka ratifikuar akoma dhe akoma Greqia ka ne fuqi nje ligj lufte me ne. A nuk mund ta leje dhe parlamenti yne nja 17 vjet ne heshtje kete marreveshje?

jo mor pse? Kuvendi Popullor duhet ta hedhe poshte ate contate te ndyre te qeveritareve anti-shqiptare

Kuvendi popullor? Po a nuk jane te njejtet deputete qe kish Saliu edhe diten kur firmosi marreveshjen? A nuk jane po te njejtet langonj e zagare qafleshe qe ndjekin Berishen nga mbrapa? Si shpreson ti se do ta hedhin poshte? Ajo marreveshje ka marre fund. Ato ujra qe kur u firmos marreveshja, i takojne grekut. Prandaj kujdes kur te shkoni ne plazh ne Sarande, se po u larguat 3 metra nga bregu iu kap polici grek dhe ju ve te zhburreroni njeri tjetrin para kamerave.

Falja e kufijve, PS e partitë e vogla ankimin në Kushtetuese
  TIRANE- Shqetësimi për marrëveshjen detare me Greqinë, përmes së cilës vendi i fal fqinjëve kilometra të tëra në detin Jon, ka mbledhur në një takim kreun e Partisë Socialiste dhe krerët e partive të vogla për të diskutuar miratimin e draftit që do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese për të ankimuar paktin e nënshkruar disa muaj më parë.
Menjëherë pas takimit, kreu i G99, Erjon Veliaj deklaroi se u arrit konsensus i plotë i të gjithë të pranishmëve për të ankimuar marrëveshjen në Gjykatën kushteuese.
Veliaj e ka konsideruar shtyrjen e datës së ratifikimit të marrëveshjes vetëm si shtyrje të datës së shitjes së kufije të Shqipërisë.
Ndërkaq, kreu i G99 ka ftuar qytetarët në 2 protesta që do të organizohen ditën e mërkurë, përpara parlamentit dhe përpara Ministrisë së jashtme, në shenjë kundërshtimi ndaj indiferencës në lidhje me këtë cëshje.
(vazhdon)
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).