Marrëveshja për kufijtë me Greqinë, Meta: Duhet ta zgjidhë Kuvendi

Për Ministrin e Jashtëm, Ilir Meta, përgjegjësinë kryesore për ratifikimin e marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, Greqinë, e ka Kuvendi. Edhe pse partia që ai drejton, e ka kundërshtuar me forcë miratimin e kësaj marrëveshjeje, para së të bëhej pjesë e qeverisjes, dje në një pozicion krejtësisht të ri politik, zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, deklaroi se ratifikimi i marrëveshjes së ujërave territorialë me shtetin fqinj, është një çështje, që duhet ta zgjidhë Kuvendi. 

Marrëveshja, pritet të kalojë në Kuvend në 19 tetor. Tashmë, ajo ka kaluar një nga pengesat kryesore, atë të diskutimit në Komisionin e Ligjeve, i cili e miratoi atë disa ditë më parë me unanimitetin e të gjithë deputetëve dhe pas asnjë kundërshtim. Pro saj në Komisionin e Ligjeve, votoi edhe deputeti i LSI-së Nasip Naço, pavarsisht se forca që ai përfaqëson, vetëm pak muaj më parë, gjatë legjislaturës së shkuar, e kundërshtoi fort një marrëveshje të tillë, duke e konsideruar atë në disfavor të Shqipërisë, por edhe duke akuzuar qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha se po i falte ujërat tona territoriale Greqisë.

Pas Komisionit të Ligjeve, marrëveshja pritet të kalojë edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku natyrisht, nuk parashikohen surpriza, pasi edhe në të do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e mazhorancës. Ndërkohë, që në datën 19 tetor, kjo marrëveshje është programuar që të miratohet në seancë plenare. Gjatë diskutimit të saj në Komisionin e Ligjeve, përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme, Ledia Hysi, hodhi poshtë çdo zë që pretendon se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria del e humbur, duke theksuar se vija kufitare ujore përcaktohet në bazë të parimit të barazlargimit nga bregu detar.

"Me Greqinë në kanalin e Korfuzit distanca është shumë e vogël, rreth tetë milje, që i bie në zbatim të parimeve të Konventës do të jetë 4 milje nëse e ndajmë përgjysmë. Kjo gjithmonë ka qenë në praktikë dhe e zbatuar", - tha drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme Ledia Hysi.

Ushtarakët kundra: Po i falim 354 km det Greqisë

"Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë" letër Topit e Topallit: Studiojeni mirë marrëveshjen

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit të ri detar mes dy vendeve, ka hasur jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por edhe të vetë grupeve të interesit siç janë në këtë rast ushtarakët. Është shoqata "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", ajo që ka reaguar dje ndaj një marrëveshjeje të tillë, të cilën e ka konsideruar si një akt që i fal në mënyrë të pashpjegueshme vendit fqinjë, Greqisë, një sipërfaqe të konsiderueshme ujore në detin jonian, duke i bërë thirrje njëkohësisht krerëve të shtetit shqiptar, që të heqin dorë duke mos e miratuar atë.

Letra
Në një letër drejtuar krerëve më të lartë shtetërorë dhe bërë publike dje për mediat, "Aleanca Kombëtare e Ushtarakëve të Shqipërisë", në përbërje të së cilës janë disa shoqata si ajo e "Flotës Luftarako Detare", e "Aviacionit", e "Zbulimit", e "Xhenios", e "Ndërlidhjes", e "Prapavijës", e "Topografëve", e "Skënderbegasve" dhe e "Historianëve Ushtarakë", shpreh shqetësimin e saj lidhur me përmbajtjen e kësaj marrëveshje, e cila u hartua në fshehtësi të plotë dhe u nënshkrua disa muaj më parë nga ministrat e Jashtë të dy vendeve, Dora Bakojanis për Greqinë dhe Lulëzim Basha për Shqipërinë. Sipas tyre nga studimet e bëra, del qartë se Shqipëria humbet një sipërfaqe të madhe detare, përfshirë edhe hapësirën ajrore me vlera ekonomike, politike, gjeostrategjike dhe kulturore, duke i krijuar vetvetes një izolim dhe bllokim, nëpërmjet ngushtimit të hapësirës dhe të rrugëve të komunikimit.

"Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si "Free bay" (gji i lir&eumlsmiley, për t'u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë", - shprehen ushtarakët në letrën e tyre, duke pretenduar se sipërfaqja detare që është humbur nga zbatimi i kësaj marrëveshjeje është rreth 354.4 kilometra katrorë. 

Për këtë arsye, ata në letrën e tyre, i kërkojnë kreut të shtetit Bamir Topi si garant i zbatimit të Kushtetutës dhe ruajtjes së sovranitetit të vendit, që para se të hedhë firmën mbi dekretin që do t'i jepte fuqi vepruese kësaj marrëveshjeje, të njihej mirë me përmbajtjen e saj.

E njëjta kërkesë i është drejtuar edhe kryeparlamentares Jozefina Topalli, si dhe deputetëve. Sipas tyre, shqyrtimi i kësaj marrëveshjeje në mënyrë teknike, do të bëjë të mundur që të kuptohet qartë cenimi i rëndë që po i bëhet integritetit territorial të Shqipërisë. Në argumentimin që bëjnë në letrën e tyre, ushtarakët theksojnë, se duke e dhuruar sipërfaqen ujore, Shqipëria humb gjithashtu edhe atë tokësore, ku janë bërë studime shpresëdhënëse për rezerva të naftës dhe të gazit. 

Marrëveshja
Në relacionin që shoqëron marrëveshjen në fjalë, bëhet e ditur se ajo është hartuar pas një pune të përbashkët të një komisioni miks mes dy vendeve. Kështu, në marrëveshje parashikohet që kufiri detar mes dy vendeve përcaktohet në bazë të parimit të vijës meridiane, e cila përban në vetevete 150 koordinata, duke u bazuar në tre gjire të mbyllura greke dhe pesë gjire të mbyllura shqiptare. Në bazë të marrëveshjes, vija e delimitimit do të jetë vija e mesme, koordinatat e së cilës janë të barazlarguara nga pikat më të afërta të vijës bazë, nga e cila matet gjerësia e ujërave territoriale.

 

Në marrëveshje përcaktohet, se ushtrimi i të drejtave që lindin nga zbatimi i saj nuk do të prekin statusin e pasurive nëntokësore të ujërave dhe të hapësirave mbi të. Gjithashtu, ushtrimi i këtyre të drejtave nuk do të rezultojë si një ndërhyrje e pajustifikuar me të drejtën e lundrimit dhe të drejtat dhe liritë e tjera. Por, sipas opozitës dhe disa ekspertëve të fushës detare dhe asaj të kufijve, kjo marrëveshje favorizon ndjeshëm Greqinë, duke i dhënë asaj një pjesë të ujërave territorialë.  

38 Komente

Pse ky majmuni nuk qenka pjese e kuvendit kshu?

Kam qene shume skeptik ndaj ketij lajmi ne media por kam frike se kam gabuar si shumica. Reagimet e ushtarakeve qenkan shume te arsyeshme.

"Është ndërprerë Deti Shtetëror dhe Hapësira e Afërt Vijimore e Shqipërisë. I është privuar Shqipërisë statusi i të drejtës si shtet përballë Italisë. Ujërat e brendshme të Gjirit të Sarandës janë konsideruar si "Free bay" (gji i lir&eumlsmiley, për t'u ndarë me Greqinë, i cili është gji Historik i Shqipërisë"

Nese ka dicka te vertet ketu eshte alarmante sesi ky shtet majmunesh hesht. E pafalshme edhe reagimi i heshtur i Socialisteve. Mire keta qe shesin nenat dhe baballaret per nje karrige por PS nuk duhet ta njoh kete marrveshje pa u bere cdo gje publike.

A ratifikohet kjo marreveshje me 71 vota? Di gje njeri?

Ti kujton se socialistet jane me te ndershem?!

Jane te gjithe nje prerje, si socialiste, si demokrate, dhe te gjithe i shesin nenat dhe baballaret per nje karrike.

Ne shqiptaret jemi popull shum indiferent. Nje peticion do e ndalonte ratifikimin. Mbi nje teme kaq delikate eshte shume e lehte te mbledhesh 50 mije firma (mjaftojn pak dite). Por duhet ta mari dikush iniciativen. Boll po na shkelin me kembe fqinjet.

Nuk eshte puna tek ndeshmeria.. Se as qe nuk po kerkoj ndeshmeri. Thjesht te kene pak dinjitet dreqi ta marre.. Po tallen te gjithe me shqiptaret!

Marreveshje te behet se nuk eshte keqe, perkundrazi do ta deshiroja.. Por marreveshje eshte te bihen dakord 2 pale jo vetem nje dhe tjetra pale hap kembet..

Jo se kam ndonje besim te socialistet per kete qeshtje, por thjesht ketyre nuk ju falet edhe vecanerisht Rames. Duhet ti ve flaken atij parlamentit nese kalon kjo marreveshje kshu pa asnje zbardhje publike.

Shkon ministri i jashtem shqiptare takon Jeremic edhe flet per te ardhme evropiane me Serbin!!!!  Se jane 2.000 njerez qe nuk ju dihen as varret edhe ky Jeremic e di shume mire se ku jane s'ka gje per kok tulen!!!

Po c'na duhet deti ne shqiptareve mo aman... boll te kete 2 pellembe plazh... bile dhe ate ta marre greku fare, qe te pakten ta mirembaje e ta ruaje nga betoni; ose ta betonoje per hesap te vet.

Jo mo po mire e ka Berisha, c'na duhet deti ne?

Ore fundi i fundit, pse te mos ja japim gjithe Shqiperine Greqise dhe keshtu e flejme mendjen se mos na marre gje greku. Edhe ushtaraket nuk do kene per cfare te ankohen me...

PS1. Ajo marreveshje ka marre fund, dhe pike. As mos te lodhet me njeri me te duke u cjerre kot. Donit te votonit? Edhe per kete marreveshje keni votuar; keshtuqe mos na cani me veshet.

PS2: Deti "jonian" nuk egziston. Keshtuqe nuk ka pse te gerricet askush.

E pa falshme dhe reagimi i heshtur i PS

PS nuk ka heshtur,kryatari Rama uroj i pari sot fitoren e Papandreut,keshtu qe nuk shkon qe pas urimit te besh kundershtimin.



" E pa falshme dhe reagimi i heshtur i PS"

Mos te te vije cudi. Kane qene cik te zene me fushaten e Pasokut. Jo pak por nja 15 me ne krye Rucin i kemi pas ne ndihme te miqve tane socialiste greke. Partia mbi te gjithe o vella.

http://top-channel.tv/artikull.php?id=163977&ref=fp

E bejm dhe njeher si ne 1920 po kesaj here te hedhem ne det keta politikanet tane te majte e te djathte smiley

O ti qe i bie lahutes mos u beni primitiv fare me keto budalleqe qe shkruani.

E para vetem nje debil mund te mendoje seriozisht qe 15 deputet te PS paskan bere lobing ne Greqi per PASOK apo ka fituar PASOK sepse vajten keta. Shqiptaret s'kane dokumenta ne Greqi jo me te votojne!!!

C'ben keta deputet e PS bene fushate te marrin votat e Grekeve per PASOK? E kuptoni c'budalleqe qe shkruani?

Harroni qe keni Spiro Kseren ne Qeveri!!!!!  E di kush eshte Ksera? Armik i betuar i shqiptareve publikisht kjo gje...

Po kshu eshte kur nuk ke asnje fare intiligjence/force intelektuale ne ate vende dhe injorantet dhe horrat jane bere patriote.. Patriote ngelsa dhe qe nuk kapin as mesataren 6. Beqirat e partise e atdheut!

 

Na e shpjego ti Liqeno se ca donin zagaret tane aty. Per cfare shkuan. Vetem kaq. Dua ta di.

Per te njeten gje qe shkuan edhe ne Amerike me Obamen...  smiley

Ti seriozisht e merr kete lajm ? Apo te filloj te dyshoj edhe tek ty?

ma thuaj cfare deshen 15 deputete shqiptare ne Greqi! kaq. nese nuk e di, thuaj nuk e di, dhe na ler te shfryhemi ne te tjereve qe po shohim Shqiperine sesi shitet.

Por per cfare ju duhet deti o peshq te mjere? Boll ndenjet aty dhe ju shfarosen peshkaqenet. Shkoni e rini neper akuarum, jua hedhin edhe ushqimin nga lart. Per cfare i duhet deti shqipetareve qe te mbyten? Apo qe te largohen me skafe drejt perendimit dhe ne te ngelemi pa u perfshire ne BE? Po deti po na plagos e po na vret njerzit tane, pasi kerkojne te gjuajne peshq ne det me dinamit. Me mire pa det, por me male, male te larta te shpyllezuar, male kreshnike, rrofshin maloket!

mopo as malet nuk na duhen fare thuaj... me mire nje mik se nje ciflik, thote populli... a s'ja japim cifligun grekut, se mbase na behet mik dhe nuk do shqetesohet me kush se mos na e marrin Shqiperine... te pakten do kemi Papapapapandreqin kapominister. (apo ja merr Sala dhe atij zgjedhjet???)

Mire e keni juve...

Fajin e kane keta socialistat qe vene dhe takohen me PASOK-un ?

Ore njerez , po ai debili qe do te fali ujrat , nuk ka faj fare ?

Kesaj i thone " Thuama sa s'ta kam thene moj dobiçmadhe"

Po dhe ky Meta qenkerka rr. k.

Nuk e ka marre vesh akoma qe ne Kuvend eshte vetem qeveria ?

Booo , kohe e humbur...

Po si nuk morëm një copë tokë nga të tjerët ne shqiptarët, or i qifja udhët, vetëm u japim të tjerëve. Morën në 1912 sa u deshi bitha, jep Zogolli Shën Naunin, (ka dhëne edhe ai tradhëtari i madh i Shqipërisë, Enver Hoxha, por historia na e ka fshehur), na tani dhe këta dy fshatarët e fartosur i japin copën Greqisë edhe më të madhe se Shën Nauni.

Sepse palko, ne gjithmone kemi qene aq te paorganizuar, saqe per te mbijetuar jemi mesuar te leshojme. Ndersa te tjeret, jane mesuar te jetojne duke shtyp me te dobtit.

Duhet te jete pune formimi kjo. Edhe maqedonsit brekegrisur duan patjeter me gjet nje me te vobekte se vetja, kurse ne jo. Gjithmone jemi te keaqur, vetem te mos hapim sherr. Popull pa ambicie kombetare. Kot nuk thoshte Eqerem Bej Vlora qe fjalet qe e pershkruajne me mire popllin shqiptarin jane "avash dhe kismet"

avash dhe kismet te dyja fjale turke

Ehhhh "500 vjet nuk behen hasha Ismail Bej pas do te na keni tere jeten"

Avash dhe kismet

ìNdersa te tjeret, jane mesuar te jetojne duke shtyp me te dobtit.

Te zgjerosh territorin tend qenka shtypje?!

Une e quaj ambicie vizionare!

Arsyeja qe keta PS-istet jane ftuar ne Greqi eshte ceshjta e Vorio Epirit.

Ata ( Soc Greke) me kete ftese/vizite krijojne besmin tek votuesi grek se PASOK ka me vete ( ne thes sic i thone) Soc Shqiptare. Votuesi grek i malsise veri lindore Greke eshte shume i ndjeshem ndaj ceshtjes Vorio Epirjote. Soc Shqiptare  ishin atje te mbledhin votat per PASOK ne shkembim te interesave kombetare shqiptare.

Pash Zotin, edhe tani do ziheni per politike mer? Lejeni per pak menjane dhe vrisni mendjen per kete se eshte interes i perbashket, po nga ai i perbashketi fare. Ne det e lagin bythen si socialistet, ramistet, blushistet, nanoistet, berishistet, topallistet, demokratet, e gjithe te tjeret me rradhe.

Une per vete propozoj qe ju adminet, meqe peshku ka fluks te madh, te hapni nje bythe vend ku ne te bejme nje peticion e t'ia cojme presidentit. Ai eshte i vetmi, qe ne kete rast, mund te vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese. Shpresa jone e fundit eshte se mbase atyre u dhimbset pak deti dhe e cilesojne marreveshjen si ne kundeshtim me kushtetuten.

Lexoni pak nenet me poshte, ndajeni mendjen dhe po jeni dakord, bejini dhe ju kerkese admineve se mabse na e mundesojne kete peticionin, gjithmone duke na rujt anonimatin smiley  

 

Neni 131 Gjykata Kushtetuese vendos për:a)   pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën ose me marrëveshjet ndërkombëtare, siç parashikohet në nenin 122; b)   pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimit të tyre;

 

Neni 134 1.   Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje vetëm me kërkesë të:a)   Presidentit të Republikës; b)   Kryeministrit; c)   jo më pak se një së pestës së deputetëve; &ccedilsmiley   Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit; d)   çdo gjykate sipas rastit të nenit 145 pika 2 të kësaj Kushtetute; dh) Avokatit të Popullit; e)   organeve të qeverisjes vendore; &eumlsmiley   organeve të bashkësive fetare; f)    partive politike dhe organizatave të tjera; g)   individëve. 2.   Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët dh, e, ë, f dhe g të paragrafit 1 të këtij neni mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.

 Po s'na e futi ne portokall presidenti t'i drejtohimi Rober Çekut pastaj. E ka nanjoni mik?  smiley  

 c)   jo më pak se një së pestës së deputetëve;

 

te pakten heshtni, te pakten!

 

 

 

 

do te shohim se sa shqipetare do i cojne kembet perpara parlamentit diten qe do te firmosin perfundimisht kete turp.

opozita nuk del pa lagur nga kjo histori

 

 

-mund te beje protesta e presion social se perfaqeson shumicen e shqipetareve

-mund ta coje ceshtjen perpara gjykates kushtetuese

-mund te mbledhe vota ne parlament qe te mos arrihet kuorumi (duhet te pakten shumica absolute besoj)

 

POR ATA "PATRIOTET 1 MILIARE EURO X 25%" TE MOS MENDOJNE PER ASNJE MOMENT SE MBASE KJO DO TE HARROHET NDONJE DITE. 

Nese vertet qendron pretendimi i Rames per shkalapjerdhjen e zgjedhjeve, atehere le te provoje se sa popull ka me vete duke u ngritur per ceshtjen e mbrojtjes se tokave shqiptare qe i jepen te huajve per interesa personale.  Te ngrihesh per interesa partiake per pushtet eshte e drejta jote mor kurban, por te ngrihesh per interesat e atdheut eshte nje detyre e shenjte qe aty te provosh se sa i drejte je kur flet per zgjedhje te menderosura.  Kaq kisha une, tani mirupafshim pas nje muaji!

Mu nuk me duket ndonje gje e madhe . Kot jane revoltu edhe ata Ushtaraket .

Fola me Berishen dhe me tha tekstuallisht :

"""Ja kom fute Grekeve Idris ! U kom shit Uje per Camerine TOKE. Ti e di qe ne 2012 ka per te ndodhe ajo , dhe ne ate pjese ka per ti taku Diell i forte . Ka per ta tha Ujin dhe ne na mbetet Toka . A jam i qute apo JO !"""

Vallai me ka habite dhe po ja them kete edhe xhupkuqit te shpures qe te vije ta mbroje ne mes te burrave dinakrine e Berishes .

 Tedi Blushi

Harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston. Lajmi që thellon më tej skandalin, është bërë publik në mbledhjen e komisionit parlamentar të ligjeve të datës 25.09.2009, nga drejtoresha e Institutit Gjeografik të Ushtrisë, Miranda Zeka. “Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbajtur gjatë kësaj mbledhjeje, ku media nuk u thirr të ishte e pranishme. “Hartën do ta hartojmë pasi ta kemi miratuar. S’mund të hartojmë një hartë të pamiratuar më parë”, - është shprehur ajo, pas insistimit të deputetëve të maxhorancës për t’u njohur me hartën e përcaktuar nga kjo marrëveshje. Gjatë diskutimeve, drejtoresha Juridike në Ministrinë e Jashtme, Ledia Hysi ka pohuar se pika 150 e kësaj marrëveshjeje “është e papërcaktuar. Ajo është pika treshe që do përcaktojë ndarjen e kufirit ndërmjet Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë. Jemi në kontakte me ekspertët italianë dhe në një kohë shumë të afërt do të fillojnë negociatat ndërmjet tri palëve negociuese për përcaktimin e pikës së fundit”. Por, ndërkohë koordinatat e pikës 150 janë përcaktuar në këtë marrëveshje, ndryshe nga sa pretendon Hysi. Madje, janë vendosur me konsensusin e vetëm dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa marrë kësisoj mendimin e Italisë. Faktet e reja që dalin në dritë nga goja e personave përgjegjës në hartimin e kësaj marrëveshjeje thellojnë më tej skandalin që fshihet në të, cenimin e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë me 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon, që i është dhuruar Greqisë. 

 

Ketu lexoni transkriptin e mbledhjes se dates 25.09.2009 

Chene kur u hap ky debat ketu une djersiva smiley per ta mbajt te nxehur kete teme. Mirepo nje nga adminet, bile e di dhe se kush nga keta maskarenjte e ka bere, smiley kane fshire komente shume serioze qe vec te tjerave mbanin ose ndillnin goxha debat.

Ne respekt te sjelljes qe ke bere me duhet te them qe mos u habit fare kur ti fusin nje Dëti nje euro keta.

Ndersa ky qe eshte bere tani Minister i Jashtem i duket vetja sikur eshte Minister i Jashtem i Honkongut. Vari leshte. Shoku i atij gagacit te Energjitikes  ce pyt ! smiley

 k.. ku.. k. kujt i thua gagac ti? Deputet me voten e popllit tjetri.

Meqenese jemi ne sinton per cka mendojme mbi te qenit kurrekt politikisht ne peshk, po spertove, na sqaro edhe njehere se cfare ata sduam qe ne te dime smiley 

Po lexoj konventen ( ate te duhuren shpresoj smiley ) por nuk po has ne asnje linje qe na detyron te leshojme qofte edhe nje ml uje te kripur..

ta thom une si o puna cheno qe mos te lodhesh shume, se ajo convente te ha shpirtin. Nga 3-4 variante qe mund te perdoreshin per te ndare ato ujra, qeveria jone ka pranuar variantin qe ne na sjell me shume dem. Dhe pervec kesaj, ka pranuar dhe te llogaritet distanca nga pika qe jane akoma me ne disfavor.

Mbaj mend nje cifut qe shiste basma ne brooklyn. Thoshte qe jon nga lindja e mesme e bla bla bla. Ene per t'i mat perdorte nje shkop qe e kishte te ndam me cm meqe ene ky sa kish ardh nga sistemi metrik gjasme. Amerikont nuk e njifshin sistemin metrik ene ky u thoshte qe 2 cm= 1 inch (ne fakt 2.5 cm = 1 inch). Kush e hante e hante.

E bukura ishte qe edhe per nanjonin qe s'e hante, vllai i kishte marre masat. Ky metri i kishte ndarjet e centimetrave me te vogla se cm standard. Kshu edhe kjo puna jone me marreveshjen me greqerit  smiley    

 

P.S. A di njeri nanji link te kopjes zyrtare te marreveshjes?

 Madje, janë vendosur me konsensusin e vetëm dy palëve, Shqipërisë dhe Greqisë, pa marrë kësisoj mendimin e Italisë.

Me tha edhe per kete ne telefon
""" Italine e kemi ne shep . S'jena tue e pyt shume. Me shkencen e Institutit te Topo-gjeo-lo-Dezise , i marrim 1.5 metra cdo vit qe prej yhy yhyhya . O tjeter pune se vijne dallget e Medha . Por pas 2012 kur te vije ajo , ene aty kane per te pushu Dallget do thahet Uji dhe do dalim afer Barit. Perru ka per te mete Adriatiku PRRU . Ka per te qene me i madh Lumi Drin he burre . Mo u truj smiley

 kush ka kohe mund te lexoje konventen ketu:

http://www.un.org/Depts/los/convention_agreements/texts/unclos/closindx.htm

Duke filluar me pjesen e dyte kuptohet qarte se asnje shtet nuk eshte i detyruar te leshoje siperfaqe ujore nese i posedon historikisht ato dhe nese ato jane brenda limitive te konventes (kushte qe nei permbushim) 

Pra, ne kundershtim te pater me c'thote zonja Hysi ne mbledhje. Shpresoj te kem kohe me vone per te lexuar mbi direktivat qe jepen persa i perket demarkacionit detar mes 2 vendeve.

 

Mire e tha dikush me lart. Adminat e peshkut te organizojne ndonje peticion drejtuar presidentit. Me kete rast e merr vesh edhe pozita edhe opozita se ca mendojne shqiptaret (dhe pse).

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta takon Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë z. Vuk Jeremic gjatë takimit të vendeve të Vishegradit në Budapest.  Gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Vishegradit në Budapest dedikuar Ballkanit Perëndimor, Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir META zhvilloi një takim dhe një conference për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, z. Vuk JEREMIC, me kërkesën e këtij të fundit. Z. Meta dhe Z. Jeremic ranë dakord për avancimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe si dhe në proçesin e integrimit europian. Ministri Jeremic ftoi Ministrin Meta për një vizitë zyrtare në Beograd, e cila u pranua me kënaqësi nga z,META. Z. Meta dhe Z. Jeremic ranë dakord për të plotësuar sa më shpejt kuadrin ligjor të marrëdhënieve dypalëshe si një domosdoshmëri për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe në drejtime të tjera. Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Serbisë u vlerësua nga dy homologët si i një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Lidhur me çështjen e Kosovës, z. Meta u shpreh se, pavarësisht qëndrimeve të ndryshme të të dyja vendeve për këtë çështje, e ardhmja e Kosovës, është një e ardhme e sigurt europiane si për të gjithë rajonin tonë.

 

Paska dale edhe foto kok tulja!!!  Hapu dhe te futem!!!!!

Kjo foto domethene shkerdhen gjith punen e atyre qe lobojne per pavaresine e Kosoves me arsyhen se Serbet kryhen krime mizore/ etnike ndaj Shqiptareve.

ky V Jeremic eshte shume njeri i zgjuar dhe dredharak nqs shikon se cfare ka bere dhe ben aktualisht kunder Kosoves dh te interesit te Shqiptareve ne pergjithesi.

Ma merr mendja se keta tanet nuk mund ta kapin lojen e tij, dhe hyjne ne varr me kembet e veta!

Prokuroria nuk ka perse kerkon akt-akuze me perferkte , ne se do te kishim me te verte PROKURORI. Me Qarte dhe me Publikisht nuk ka ! Akt i Paster i Tradhetise ose shitjes se Intersave te Kombit per karrike!

"Është e jashtëzakonëshme, të shkosh në negociata dhe të hartosh një marrëveshje, ku me lapsin, kompjuterin, firmën tënde, t'i presësh vetes një gjeohapësirë kaq të madhe, të cenosh lirshëm mëvetësinë e Atdheut, të shpërfillësh historinë dhe gjeohistorinë shqiptare, të braktisësh interesat e tua ekonomike dhe të ulësh asilloj, dinjitetin dhe krenarinë kombëtare" - shprehet z. Pashaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).