Marrëveshja me Greqinë: Jep dorëheqjen shefi i Hartografisë

"Deri nesër në orën 11.00 pres përgjigjen e eprorëve për dorëheqjen time, më pas do flas për mediat, mbi të gjitha arsyet që më shtynë të bëj këtë veprim - tha pak minuta më parë në linjë telefonike për "Shekullin", shefi i Departamentit të Hartografisë në Institutin e Gjeografisë Ushtarake, nënkolonel Behar Malaj

Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. "Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij", - tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.

Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se "harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston".

Pritet që akti i nënkolonelit Malaj të shoqërohet nga një valë dorëheqjesh të funksionarëve të lartë të këtij Instituti.

Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Komisioni parlamentar i Ligjeve, pa asnjë votë kundër miratoi në datën 25.09.2009 marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Tani pritet që fjalën e fundit për këtë çështje ta thotë seanca plenare e 19 tetorit.


Dy gazetat kryesore në vend Gazeta Shqiptare dhe Shekulli kanë publikuar këto ditë një studim dhe disa harta të kolonel Myslym Pashës, 354.4 km2 është sipërfaqja ujore në detin Jon, që ka përfituar Greqia nga marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë.

Sot në orën 11:00 përfaqësuesit e 72 shoqatave u mblodhën në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar për t'u drejtuar së bashku një apel publik institucioneve të shtetit shqiptar, për të penguar ratifikimin e marrëveshjes.

Të hënën paradite Shekulli organizon një seancë dëgjimore të kolonel Pashës, në një tryezë me përfaqësues të shoqërisë civile, politikës dhe medias. Takimi do të mbahet në orën 10.00 në një nga sallat e konferencave në Hotel Tirana.

 

16 Komente

Nqse doreheqja behet pikerisht per motivet qe thuhen ne shkrim, ky eshte nje shembull ndergjegje profesionale i mrekullueshem. Egzaltues, do thoja. Qe s'duhet kaluar pa u vene re.

nënkolonel Behar Malaj....

Nje profesionalist , klasi i vleresuar shume edhe nga te huajt. Nje individ me cilesi nga me te mirat e Shqiptarit . Nje shpirt Demokrati i gatuar me Tolerance dhe mirkuptim . Te pershendes shume shume i nderuari Behar si komshi i vjeter ne Allias !!!!!

Keshtu duhet te bejne te gjithe nen ate Regjim te Ri te Berishes. Ne mos le ti referohen Gerdecit pasi ndodh ngjarja , se cfare ndodh me Palo Burrine e Shtetit te parin e Berihajve , qe gjithmone "s'di gje "...dhe biles kur e meson jep porosi qe "drejtesia te thote fjalen e saj ".

Dhe te jeni te bindur qe ne Kuvend do te thote sipas ratsit ...

Ne se del CUPE    "Ishte pergjegjesia e Ushtarakeve . Drejtesia te veproje"

Ne se del djale " Jemi mundue shume zotrij "

Bravo  Kolonel Malaj dhe ju te gjithve qe reagoni ndaj nje prekje qe nuk na prek vetem teritorin por edhe zemren.Berisha po tregon me te gjitha gjerat qe ben se nuk meriton ti besosh shtetin ne dore.Ne kemi per fat te keq nje kryeminister qe eshte diktaor ndaj vartesve te vet dhe popullit,dhe femije perpara nderkombetarve dhe fqinjeve.Berisha akoma emocjonohet kur takon udheheqes te vendeve  perendimore.Ai ai akoma nuk e beson se si nje komunist te mund te takoje njerez te perendimit.Eshte shume i befasuar si munden ata ta besojne nje gje qe ky nuk e beson per veten e tij.Per shkak te ketyre emocjoneve qe kontrollojne gjithe vendim marrjen  e  tij  ne sot jemi ketu ku jemi,Greku merr cfare te doje, Amerikani sa te doje dhe kina sa te doje mjafton te preket pak berisha nga duart e tyre  dhe te gjitha ti jep.Kjo eshte nje shenje bujarie por edhe naiviteti maksimal.Ai eshte shume bujar me Shqiperine per dy arsye besoj une

1:nuk e konsideron te veten

2:e konsideron vetem te veten dhe ben me te c'te doje

Cila do qofte arsyeja me vjen shume keq,

Nje rruge durres kukes konsiderohet sukes se na lidh me Kosoven dhe eshte e vertete.Por nuk mund te kaloje kjo ceshtje neper tunelet qe Berisha po ngren,suksesi i rruges po behet tunel per te kaluar permes malit te korrupsionit dhe paaftesise totale per te ndertuar dhe mbrojtur Shqiperine qe shqiptaret te mos shohin cpo ndodh ne pjeset e tjera te Shqiperise.

Berisha, Basha dhe te tjeret qe i pasojne na kane urdheruar te mos shohim sic kemi pare, ata na drejtojne ta shohim gjithe Shqiperine permes dy tuneleve qe jane sy dylbi qorre.O Zoti Berisha kur do e besh zemren Gure dhe do perulesh perpara shqiptarve?!Beja kete nder vetes, se shqiptaret do te ulin nje dite ose te gjalle ose pas vdekjes sic ulen mesuesin tend te cilin e mohove pa ndershmerisht per gjith keto vite.

Nqse doreheqja behet pikerisht per motivet qe thuhen ne shkrim, ky eshte nje shembull ndergjegje profesionale i mrekullueshem. Egzaltues, do thoja. Qe s'duhet kaluar pa u vene re

x2

Nënkolonel Malaj ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra. "Dhashë dorëheqjen në shenjë proteste për mungesën e hartës së ndarjes së kufirit detar. Nuk mund të qëndroj më në një institut që nuk mund të masë pronat e shtetit të tij", - tha për GSH dhe Shekulli nënkolonel Malaj.

Akti me sa duket ka lidhje me faktin qe pak ditë më parë në një mbledhje të komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se "harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston"

Po ky, kur i vjen era m*t gjithe Shqiperise dhe s'mbetet njeri pa e marre vesh kujtohet? Ku ishte ky kur u be marreveshja? Ku ishte kur u perpilua? Pse nuk foli atehere? (ndoshta dhe ka folur dhe nuk ia kemi lexuar)... Historia nuk ka filluar dje, as pardje, e as para nje jave, dhe nuk mbyllet as neser, as pasneser dhe as pas nje jave. Marreveshja ka gati nje vit qe eshte hartuar dhe firmosur.

Tani pritet thjesht ratifikimi nga parlamenti. E thjeshte. Pra, mua nuk me duket dhe aq i pafajshem; madje, mesa kuptoj une, ka faj dhe shume te rende qe instituti qe ai drejton nuk ka filan harte. Eshte pergjegjes kryekeput. Pra, doreheqja e tij eshte sa per te dale i lare, per te lare duart, si i thote populli, sa per sy e faqe.

Une nuk e njoh kete, Idrizi e njeh me mire dhe ia besoj fjalen; por keto qe shkruan shekulli, nuk kane kuptim fare; ose nese jane te verteta, eshte pikerisht ashtu si them une.

...........................................

Vizioni qe Saliu ka per Shqiperine, eshte marxhinalizimi sa me i skajshem i jugut.

Eshte vizioni i tij, qe Jugu t'i jepet grekut; qe ne skenarin me te mire, greku te marre sa te arrije te marre, dhe nese jugu arrin te mbroje dicka, ashtu te mbetet; nderkohe, gjithe vemendja e Berishes eshte pronesimi i veriut, grabitja me dhune "shteterore" e pronave pronareve te ligjshem, dhe nese shiti hiton fanin, bashkimi me c'te mbetet prej Kosoves.

Ja ku u krijua dhe vilajeti i Berishes.

Shqiptare, rrembeni armet!

Atdheu ne rrezik! Dhe cudi?-e kam seriozisht!

Shqiptare, rrembeni armet!...

 C 'pate me pf kur tha te njejten gje por me menyre diplomatike ???  I ke rene ne te ose i informuar qe prej para 91 ose i prill 91  !

Ma do mendja qe e ke deduksion Logjik nisur nga veprimtaria konkrete e suratpalarit Berisha . Ta harroje idene se Shqipria do mbetet  c'te mbetet dhe ne se provon te thelloje pa tjeter qe do pergjigjet shtrenjt per ate qe ka mbi supe. Ky nuk eshte kercenim . Ky eshte deduksion Logjik i Historise se Shqiptareve !!!!

Ke bere nje levizje te arsyeshme Une nuk e njoh kete, Idrizi e njeh me mire dhe ia besoj fjalen.... Vetem vilen e ka tre kateshe ne kufijte e zones nga me te pasurat e Elbasanit ....dhe nuk ka nevoje ti serviloset askujt . Eshte produkt i nje ndergjgje profesionale te shkalles me te Lartedhe nje veprim i nje atdhetari ne shuarje ne Shqiprine e Saliut .....krye hipokritit dhe makiavelistit para te cilit A.Zogu dhe E. Hoxha jane femije .

Saliu nuk e ka per gje te shese gjithshka duke krijuar nje mentalitet te "pasurimit " te Shqiptareve , qofte edhe me shitjen e motrave , nenave , grave por edhe me gjera te shenjta per nje Komb sic jane Historia e tij dhe Kufijt e Trasheguar !

Ndersa veren e sumes e tregoi qe mund ta jape per nje karrike pa para perfshi dhe sumen e kabinetit te tij Qeveritar . Nuk e di ka qeshur Ilir Meta me kete shaka apo jo smiley  Po te ishte nga Skrapari duhet te kishte dhene DOREHEQJEN ! 

Vizioni qe Saliu ka per Shqiperine, eshte marxhinalizimi sa me i skajshem i jugut.

Eshte vizioni i tij, qe Jugu t'i jepet grekut; qe ne skenarin me te mire, greku te marre sa te arrije te marre, dhe nese jugu arrin te mbroje dicka, ashtu te mbetet;

x2. Ky ka qene vizioni i Berishes qe ne 1994. Jugu ti jepet grekut

 nderkohe, gjithe vemendja e Berishes eshte pronesimi i veriut, grabitja me dhune "shteterore" e pronave pronareve te ligjshem, dhe nese shiti hiton fanin, bashkimi me c'te mbetet prej Kosoves.

x2. Bashkimi me Kosoven ne shperblim te jugut dhe ky nuk eshte vizion vetem i  Berishes Kete vizion e kane adaptuar edhe disa "patriote" e organizata "patriotike" shqiptare nen parullen Shqiperia Islamike. Jugu per keta "patrote" eshte shume "burden"  per ta jugu nuk eshte shqiperia nacionaliste.

Nuk e shikoni bejne cmos te sjellin ne drite "armiqte" si EULUX e OKB dhe harojne ata qe kemi brenda ne shtepi Bollanot Janullatosin, kufijte ujore dhe jo me pak ato toksore.

Sa zhurme pa fakte! Sa propagande e perseritur! Kjo pune eshte e thjeshte. A ka shkelje te Konventes per te Drejten e Detit mbi te cilen eshte bere marreveshja? Nese ka, te sqarohet. Nese nuk ka te heshtet.

Me sa kuptohet te gjitha perllogaritjet tendencioze behen duke ju referuar nje kufiri imagjinar detar te vendosur njeanshem nga Enver Hoxha dhe qe nuk njihej nga askush. Nese krahasohet me kete, ne mos gaboj, ne ja kemi dhene Greqise detin qe ne fakt nuk e kemi pasur kurre vetem se ne mendjen e diktatorit.

Jane bere sqarimet per kete nga autoritetet ushtarake dhe civile ne MM.

Ne vend qe ne te shikojme anen pozitive qe me nje fqinj me pretendime territoriale ndaj Shqiperise ne po veme sinoret dhe po i njohim reciprokisht, na dalin komunistet e shoqatave te pensionisteve dhe na bejne patriotin! Se nuk i njohim ne se sa patriote jane.

Speaker, ti ke hall me mrojt Salen, apo do me qene i sigurte qe nuk po humbim gjo me kete marreveshje? 

Po te pyes shume sinqerisht

Vetëm pak ditë më parë ushtarakët i bënë apel presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të njihen thellësisht me këtë marrëveshje për të kuptuar qartë cenimin e rëndë që ajo i bën sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë.

Mos na bejne ndonje grusht shteti more aman!

 

Jame munduar te ndjek kete per nje kohe te gjate. Dhe une besoj te njejten gje, pra qe kufiri nuk ka patur kurre marreveshje dhe te dyja palet keshtu njohnin me shume sec duhej.

Ligji internacional thote qe nje vend ka te drejten territoriale per 12 milje, ne rast se hapesira nuk eshte 24 milje, atehere ndahet ne mese.  Ky eshte pakez shume nje standard qe rralle prishet. Ka gjithashtu dhe nje zone ekonomike 200 milje qe eshte "optional" menyra e ndarjes midis vendeve, pra vendet mund te ibhen dakord njeri te kete me shume dhe tjetri me pak.

Lajmet deri tani na kane treguar 00000 ne lidhje me keto ceshtje, vetem ngaterresa, dhe pensionista qe nuk i merrre njeri seriozishte. Jame kurreshtare c'do bejne keta peshqit kur avionat luftarak grek do fluturojne kur ti doje prapanica mbi shqiperi, se ne te ardhme Greqia dhe Uttalia do mbrojne qiellin shqiptare! Mbase do dalin me ndonje kallashnikov, dhe do bertasin Kato o Berisha!

 

Personalishte jame gati ti besoje qe Berisha i shiti detin Greqise, por jame kureshtare te diti sa do jete humbja ekonomike e shqiperise, si dhe humbjet politike. Mund ti mati njeri keto, ne kontekstin e sotem te integrimit rajonal. Pse Greqia do ti jipte nje grushte paraje ne dore Berishes, c'fare fitojne nga kjo, do na bllokojne floten? Pra c'fiton Karamanlis duke i bere nje vile te re Berishes?

 

 

Zhurm pa fakte thote njoni aty!!!

Hapi syte e (dhe veshet ):

Drejtoresha e Institutit të Gjeografisë Ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes, Miranda Zeka tha para deputetëve të mazhorancës se "harta e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, e përcaktuar në bazë të marrëveshjes dypalëshe, nuk ekziston

A mund te na sqaroje dikush, qofte edhe nga te dorehequrit nese e lexojne PPU, apo gazetaret gjithashtu nese jane te informuar, perse nuk ekziston kjo harte ne Institut? A ka ekzistuar me pare? Apo eshte "zhdukur"?

Nese kjo harte nuk ka ekzistuar, duhet sqaruar cila ka qene arsyeja. Pse nuk ka qene pergatitur? Dhe mungesa e hartimit te saj, le "zbuluar" te gjithe specialistet e fushes. Mungesa e nje harte te tille ka nje kohezgjatje te pakten 85 vjecare smiley

Nese ajo ka pas ekzistuar, dhe rezulton e "zhdukur", atehere duhen gjetur pergjegjesit. Dhe kush kupton nga Arkivat, pergjegjesi i pare eshte ai qe zyrtarisht ka celesat e arkives, dmth Arkivisti.

Harta eshte fjala kyc.

Gjithe te tjerat jane pasoje e mungeses ose "mos-gjetjes" se saj.

Eshte mashtrimi me i madh, qe harta nuk ka ekzistuar. Mos valle kjo drejtoresha kerkon te na beje te ditur, qe Shqiperia, deri sa beri kete marreveshje te fshehte dhe pa pike transparente, nuk kishte kufinj ne jug te Llogarase? Une personalisht kam bere sherbimin ushtarak ne komanden e bazes se Vlores si planshetist dhe e di shume mire, se ku kalonte kufiri detar shqiptar.

Po baza e Sarandes kot ndodhej aty ku ishte. Meqe meperpara nuk paska patur harte te kufirit detar, atehere ushtria shqiptare na paska qendruar ne baza te paligjshme ne ujerat nderkombetare (per te mos thene ne ujerat greke tani pas kesaj marreveshjeje).

Keta jo vetem na shiten vendin, por tani te bejne edhe per budallenj. Ta gezoni patriotin e madh qe "bashkoi kombin".

Tani duhet te bejme kujdes me kufirin tokesor, se ai detar u vendos. Sidomos duhet pasur kujdes ai kufiri i Prespes, sepse e kan fiksim greket. Sa per tu patur parasysh kjo smiley

Jame kurreshtare c'do bejne keta peshqit kur avionat luftarak grek do fluturojne kur ti doje prapanica mbi shqiperi,....

Je i vonuar Muamet Ali , je i vonuar smiley . Kane fluturuar ...dhe Peshqit e kane dhene mendimin . Shif gjej ndonje tjeter qe te jete me e kohes. Psh Amerika me Rusin po grinden per ca vijushmeri formacionesh gjeografike nenujore per te percaktuar kufijt ujore ne Alaska ! smiley

Syri ke thene ...Harta eshte fjala kyc....Eshte tamam keshtu dhe i ke rene PIKES!!!! Nuk shpjegohet ndryshe doreheqja e Malajt . Le te presim !

Nga pervoja do te them se kur Strateget e Shtetit me gjeneral Gaziun  u nisen per te shtypur Revoltat e Popullit kunder Regjimit te Berishes , me pretekstin e sulmeve GRKE smiley ( teze qe u mbrojt edhe ne Parlament e ne botime te kohes nga Shpurra) ,nga  ata qe ishin ushtarake kariere  u kerkua nje gje fare e VOGEl :

Urdher pa Harte nuk KA . Harten zoti President , ku e ke qe ke nxjerre urdhrin e sulmit ? Cila eshte situata ( gjendja ) e te dy PALEVE .

Edhe sot nuk e kane gjetur HARTEN ose vijen e mbritur nga armiqte , por ama URDHERI ....jo me duket dhe ai nuk gjendet smiley  Gjendet nje tekst Historie qe Saliun e munden Rebelet Komuniste smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).