Manjani: Rama e ktheu PS në një OJQ

Anëtari i Asamblesë Kombëtare, Ylli Manjani gjatë fjalës së tij, ka akuzuar Edi Ramën se e ka kthyer PS në OJQ. “Moshyrja në zgjedhje është vendim abuziv dhe pa tru. Edi Rama e ka bërë partinë OJQ. Vetëm një OJQ kërkon firma qytetarësh sepse nuk ka përfaqësim në Kuvend me deputetë, ndërsa ne kemi 65 kokrra deputetësh dhe sillemi si OJQ.

Me vendime të tilla ne të gjithë dalim në ilegalitet ose dalim në mal. Partia e Ramës është njësoj si e Berishës. Në këto kushte njerëzit votuan origjinalin dhe jo fotokopjen e tij, Ramën” u shpreh Manjani. Anëtari i Asamblesë Kombëtare i ka kërkuar dhe deputetit socialist Qemal Minxhozi të mbajë premtimin që u ka dhënë banorëve të Matit. “Ti Qemal duhet të mbash premtimin që u dhe banorëve të Matit në miting, kur u the se nëse ju nuk ma jepni votën tuaj, unë nuk e dua mandatin. Ata nuk ta dhanë votën, u votove shumë pak, prandaj mbaj premtimin”, është shprehur Manjani, ndërsa deputeti Sadri Abazi e ka kundërshtuar, duke thënë se prandaj kërkohet hapja e kutive.

Gjatë fjalës së tij, Manjani ka hedhur akuza dhe ndaj drejtuesve të tjerë të PS-së. “Grupi politiko-juridik përtej të majtës dhe të djathtës me anëtarë të PD dhe PS ka kapur peng këtë parti. Ata që i mbyllën dosjen Mediut në Itali nuk mund ta dënonin atë në Shqipëri”, tha Manjani.

6 Komente

Manjani bile ka thene, sipas GSH-se, se Berisha ka dhene nje premtim qe do ta bej PS-ne nje OJQ, dhe po ja arrin kesaj.

Te gjitha shenjat jane qe PS eshte ojeqizuar tashme, eshte bere pak a shume Mjaft i dikurshem. Tani mund te jete edhe ajo qe Rama eshte agjenti i PD ne PS, por mund te jete qe edhe ky i shkrete nuk di me teper, ate qe di ben.

Vetem eshte kenaqesi e madhe qe PS-ja, pra PPSH-ja, partia me e vjeter dhe duhet thene mjaft e organizuar, si formacion politik, po kthehet ne nje OJQ te rendomte nga lideri i te djathtes shqiptare dhe politikani me si suksesshem ne Shqiperi, S. Berisha.

Ca do me thene kjo? Qe ne mitingun e ardhshem para kryeministrise Rama do ta gjuaje ndertesen me veze dhe do vare letra higjenike tek pemet?! Apo ka tjeter kuptim?

Do te thote qe PS, nga nje formacion politik mjaft i fuqishem, qe si i tille duhet te perballet me qeverine ne institucinet e vendit dhe aty ta veje ne veshtiresi qeverine, po kthehet ne nje OJQ dhe si e tille do te beje edhe opozite OJQ-je qe qeverise i duket si mizat qe te bezdisin veres gjate gjumit por qe nuk te bejne asgje tjeter pervec kesaj.

Dalja nga "shinat e institucionalizmit" e PS nuk i le shume zgjedhje pervec adoptimit te praktikave te Mjaft, qe keto mund te jene te gjetura ose jo, por sigurisht mbeten praktika OJQ-she. PS ka (duhet) te kete objektiv tjeter. PS-ja synon pushtetin, PS-ja perfaqeson njerez politikisht, aktualisht dhe ne vazhdim mesa shihet PS keto nuk i ben.

Jo mer plak, jo. PS s'eshte OJQ per sa kohe qe ka aq deputete sa t'i prishi pune Sales edhe t'a bllokoje tek ligjet serioze. Kjo eshte e gjithe arsyeja pse nuk futen ne Parlament. Se po te kishin, bie fjala, 30 deputete, do futeshin me vrap se s'ju hyn hic ne xhep mosfutja.

Eshte taktike. S'eshte dhe aq ndryshe nga filibuster ne SHBA. Nejse, ti si militant, ndiq linjen e prijesit. 

Po pikerisht. PS nuk po i fut ne pune 65 deputetet e saj. Imagjino se cfare opozite mund te behej me 65 deputete ne parlament, qe edhe pse jane aty ata perseri mund te bllokojne qeverine ne ligjet qe kerkohet me shume se shumica e thjeshte duke mos votuar (ketu ta bejne ate filibuster'in, qe vendet qe e kane kete praktike e bejne duuke "folur pambarim" jo duke bojkotuar - ku e lexove aman kete, te libri i Obames).

Bojkoti vetem PS-ne demton pasi qeveria ligjet qe i duhen per te qeverisur e qete i miraton me 70+1, ligjet qe kerkojne 84 e siper, jane gjera qe nuk e pengojne te qeverise, bile i japin nje alibi me shume se kur te vije puna per ankesat per sistemin e drejtesise bie fjala, thote ja opozita po e saboton kete reforme.

Bojkoti eshte per arsye personale te Rames, si te kishte 30 deputete si 65.

Per militante me mire mos te folim se e shohim te gjithe se sa jo militantce e drejton kete blog.

Eshte taktike. S'eshte dhe aq ndryshe nga filibuster ne SHBA. Nejse, ti si militant, ndiq linjen e prijesit.

Keto analogjite kohet e fundit i qan Penaro. smiley

Filibuster-i behet brenda ne kuvend, jo rrugeve me 250 te punesuar ne bashki + 50 fakire te sjelle me autobusa. Aq me teper kur kjo gje diktohet nga nje njeri qe sipas statutit qe beri vete s'duhej te ishte me kryetar partie, dhe qe gjithsesi s'eshte deputet, se s'ja mbante te kandidonte nga frika se s'fitonte, sic nuk fitoi.

Mbase kjo taktike e te "berit" te opozites do futet ne fjaloret politike si Ramabuster, ose OJQishte. smiley

Gjithashtu kjo "taktika" e Rames me shpjegimin tend qe s'futen ne parlament se fituan shume deputete dhe sipas rregullit te Ramtreshit i bie qe me kaq shume deputete ben me shume opozite duke mos futur asnje ne parlament, duket si "taktika" e kalamanit te cilit mbasi i gjuan tjetri nja 10 here me shpulla, ky i thote "gjuaj dhe nje here po ta mbajti dhe do ta shikosh ca do te te bej". smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).