Mangësi në vlerësimin e TEC-it të Vlorës

Gjatë diskutimit të raportit të Panelit të inspektimit mbi "Projektin e prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në Shqipëri" nga Bordi i Drejtorëve ekzekutivë të BB-së, u vërejtën një sërë mangësish në projektin e TEC-it tashmë të përfunduar. "Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik. Gjithashtu, Paneli konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultimet. Megjithatë, Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuar dhe vëmendja duhet drejtuar tek funksionimi i tij në të ardhmen."

 

Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore diskuton raportin e Panelit të Inspektimit për “Projektin e prodhimit dhe ristrukturimit të sektorit të energjisë në Shqipëri”

UASHINGTON, 22 tetor 2009 — Sot, Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore diskutoi Raportin dhe Planin e Veprimit të Ekipit Menaxhues që i përgjigjet një hetimi të Panelit të Inspektimit të “Projektit të prodhimit dhe ristrukturimin të sektorit të energjisë në Shqipëri”.

“Projekti për prodhimin dhe ristrukturimin e sektorit të energjisë” synon ta shtrijë dhe diversifikojë furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike të prodhuar në vend, me qëllim që të plotësohet kërkesa në rritje e vendit për energji, duke ndërtuar një central të ri me naftë me përmbajtje të ulët squfuri me fuqi 97 MW. Vitet e fundit, Shqipëria ka vuajtur nga mungesa e energjisë elektrike, gjë që ka ngadalësuar zhvillimin ekonomik, dhe ka sjellë ndërprerje të shpeshta duke prekur popullsinë në mbarë vendin. Në vitin 2002, Qeveria Shqiptare i kërkoi Bankës Botërore të ndihmonte në sigurimin e financimeve nga donatorët për ndërtimin e një termocentrali të ri rreth gjashtë kilometra në veri të qytetit të Vlorës.

Në maj 2007, Paneli i Inspektimit mori një kërkesë për inspektim nga Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës në emër të banorëve të Vlorës. Kërkesa ngrinte një sërë shqetësimesh mjedisore, sociale, kulturore dhe ekonomike, që lidheshin me Projektin siç ishte hartuar. Në të citoheshin shqetësime se Projekti do të “…shkatërronte mjedisin, turizmin, zonat e sigurta për peshkim, habitatin natyror, ekosistemin, kolonitë koralore, si dhe vlerat unike historike dhe kulturore të gjithë Gjirit të Vlorës dhe Lagunës së Nartës”.

Në raportin e vet, Paneli i Inspektimit vë në dukje rëndësinë e Projektit për përmbushjen e nevojave të Shqipërisë për energji elektrike. Megjithate, Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik. Gjithashtu, Paneli konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultimet. Megjithatë, Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuar dhe vëmendja duhet drejtuar tek funksionimi i tij në të ardhmen.

Verner Kiene, Kryetari i Panelit të Inspektimit, vuri në dukje: “Përsa i takon të ardhmes Paneli shpresh kënaqësinë që Ekipi Menaxhues pajtohet me nevojën për një Plan të detajuar për reagimin ndaj derdhjeve të naftës përpara se termocentrali të vihet plotësisht në punë. Eshtë e nevojshme të sigurohet sa më parë blerja pa vonesë e pajisjes së nevojshme si dhe të ndihmohen autoritetet shqiptare për të ngritur strukturat e duhura për të bërë të mundur një reagim të shpejtë ndaj rrjedhjeve të mundshme të naftës, që mund të kërcënonin Gjirin e Vlorës dhe industrinë e turizimit atje. Paneli konstaton se Banka ka punuar ngushtë me Qeverinë në hartimin e Ligjit për Planifikimin e territorit dhe shpreh kënaqësinë që Ekipi Menaxhues njeh nevojën e një planifikimi të përgjithshëm për Gjirin e Vlorës.”

Ekipi Menaxhues vlerëson konkluzionet e Panelit që termocentrali nuk do t’i tejkalojë kufijtë e lejuar për lëshimin e gazrave dhe shkarkimin e ujërave ftohës; nuk do të ndikojë negativisht në Lagunën e Nartës; dhe nuk ka sjellë ndonjë dëmtim ose shkatërrim të ndonjë trashëgimie kulturore ose të habitateve të rëndësishme natyrore. Një shqetësim i Panelit të Inspektimit ishte se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatitën nga një firmë e vetme konsulente, e cila nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor, që kërkon përgatitjen e një vlerësimi mjedisor të pavarur. Ekipi Menaxhues vë në dukje se, nëse në të ardhmen krijohen situata të ngjashme, Menaxherët jo vetëm që do të kenë kujdes që të bëhet një analizë e pavarur e vlerësimit mjedisor nga specialistë të kualifikuar, por ata do t’i kërkojnë Bordit të eliminojë dispozitën specifike të politikave.

Paneli i Inspektimit ngriti shqetësime për tërë procesin e përzgjedhjes së vendndodhjes dhe Ekipi Menaxhues ra dakord që të integrojë më mirë shqyrtimin e çështjeve mjedisore dhe sociale në procese të tilla në projektet e ardhshme. Gjithashtu, Ekipi Menaxhues pajtohet se, në kuadrin e vlerësimit mjedisor, duhet të ishte bërë një vlerësim i plotë i çështjeve sociale dhe duhet të ishin zhvilluar konsultime më të gjera, që do të kishte bërë të mundur një proces më të mirë të vendimmarrjes dhe zbatimit të Projektit. Ekipi Rajonal Menaxhues ka marrë masa që çështjet sociale të konsiderohen plotësisht gjatë fazave të përgatitjes dhe zbatimit të projekteve të ardhshme në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore. Gjithashtu, Menaxhuesit do të marrin masa që vlerësimet e ardhshme mjedisore për projekte të mbështetura nga Banka të përcaktojnë në mënyrë më të plotë zonat që mund të dëmtohen, duke siguruar një njohje më të gjerë të çështjeve.

Ekipi Menaxhues paraqiti një Plan Veprimi për të trajtuar çështjet e ngritura nga Paneli. Bordi miratoi Planin e Veprimit të Ekipit Menaxhues dhe u ra dakord që Ekipi do t’i raportojë Bordit në lidhje me zbatimin e Planit të Veprimit pas gjashtë muajsh. Plani i Veprimit përfshin elementët e mëposhtëm: të përqendrohen përpjekjet me qëllim që, përpara fillimit të aktivitetit komercial të termocentralit, të jetë në funksion plotësisht një Plan për parandalimin dhe reagimin ndaj derdhjeve të naftës; të bëhet kujdes që, në termocentral, të vazhdojë monitorimi modern i mjedisit edhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit, dhe të shkëmbehen informacione me shoqërinë civile; si dhe t’i jepet ndihmë Qeverisë Shqiptare (përmes një granti nga Fondi për Zhvillimin Institucional) për forcimin e kapaciteteve për zbatimin e Konventës së Arhusit në lidhje me proceset e informimit dhe konsultimit. Ekipi Menaxhues gjithashtu, vuri në dukje se do të vazhdojë të angazhojë Qeverinë Shqiptare në përmirësimet për planifikimin e territorit.

“Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë paguan një çmim të lartë nga mungesat në furnizimin e vendit me energji elektrike”, tha Filip Le Huero, Zëvendës President i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore. “Por janë shqiptarët ata që paguajnë çmimin përfundimtar – duke u privuar nga ndriçimi, ngrohja, ftohja, dhe gatimi, të cilat prekin cilësinë e jetës dhe shëndetit, si dhe u kufizon mundësinë për arsimim. Ne po punojmë me Qeverinë Shqiptare për ta bërë këtë Projekt më të mirin e mundshëm. Ne do t’i përvetësojmë mësimet që përcaktoi Paneli i Inspektimit dhe do t’i zbatojmë ato më gjerësisht në punën tonë.”

Vlerësohet se shpenzimet e përgjithshme për Projektin arrijnë në 112.66 milion dollarë amerikanë. Përveç një kredie prej 25 milion dollarë amerikanë (16.9 milion SDR) nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim e Bankës Botërore, projekti financohet edhe nga një hua e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) prej 37.5 milion dollarë amerikanë, dhe një hua e Bankës Evropiane për Investimet (EIB) prej 37.5 milion dollarë amerikanë.

Për më shumë informacion për Panelin e Inspektimit, vizitoni: www.inspectionpanel.org.
Për më shumë informacion për punën e Bankës Botërore në Shqipëri, vizitoni: www.worldbank.org.al

43 Komente

TEC-i i Vlores, reagon qeveria
24/10/2009 15:40

TEC-i i Vlores, reagon qeveriaNje dite pas publikimit te raportit per termocentralin e Vlores, nga Paneli i Inspektimit ne Banken Boterore ka reaguar ministri shqiptar i Energjetikes.

Ne nje interviste per Top Channel, ministri Prifti ka sqaruar edhe pozicionin e qeverise ne kete ceshtje.

“Shkelja e procedurave nga Banka Boterore nuk eshte problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal per te. Para meje ka qene nje tjeter minister, po une nuk mund te hedh poshte punen e lavderueshme te tij”, tha Prifti.

Kreu i energjetikes thote se termocentrali perfaqeson teknologjine me bashkekohore dhe ka pasoja te paperfillshme ne ndotjen e ambienit

“TEC-et jane teknologjia me e fundit qe ka sot shkenca ne bote dhe pa asnje diskutim jap garanci se ai TEC do te kete nje ndotje minimale”, tha Prifti.

Ministri tha se qeveria ka marre masa edhe per prokurimin e pajisjes qe parandalon rrjedhjet e naftes ne TEC, qe sipas tij do te jete gati perpara se termocentrali te filloje prodhimin e plote te energjise ne mesin e muajit te ardhshem.

Blend.

kusht i mjaftueshem dhe i nevojshem pr te qene Minister i Ekonomise eshte te jesh ordiner me grade shkencore. Pra kushti i mjaftueshem eshte te jesh ordiner, kusht i nevojshem grada shkencore. smiley

Rren ky robi kur thote qe : Para meje ka qene nje tjeter minister, po une nuk mund te hedh poshte punen e lavderueshme te tij

Rren sepse dje , ky nofullspostumi ka shkarkuar nje qeveriu te karburanteve. Para ca ditesh dha doreheqjen per pune te mire, ai qeveriu i KESH-it, po dje eshte bllokuar nga vete qeveriu ARMO, ajo gjeja e Naftes e me rradhe. Kjo tregon se qeveriu i meparshem i ekonomise ka punuar keq o ky i tanishme na provon tezen e fillimit te shkrimit.

Per kete punen e TEC-it jo vetem eshte profan profesional por aq dite sa ka Minister , nuk i del koha qe te njohe te gjithe pikat e studimit te mjedisit, kur per ta kuptuar ate krejt nuk duhet te kesh formim si paralize parciale, por me gjere.

Plus qe duke i futur nje : pa asnje diskutim jap garanci del qe eshte dhe teveqel i madh.

Ketij po ti diskutosh ndonje gje te beka gropen. Dini gje se ku eshte shkoluar ky dhe nese te gjithe ata qe kane te njejtin shkollim si ky jane po kaq palla ?

O Prift o figure ! smiley

Shkelja e procedurave nga Banka Boterore nuk eshte problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal per te.

Ky citim mi ben nervat tegel. Fajin e kishte Banka Boterore, dhe gjithcka qenka ok (se na i jep garancite ky tipi me kredibilitet nje paragraf me poshte).

Po pyetja ime eshte; Pasojat e mundshme kush do t'i vuaje more derdimene? Banka Boterore apo shqiptaret? Ka nje mundesi REALE qe nafta te rrjedhe ne Gjirin e Vlores, mijra ton nafte... Dhe keta nuk vrasin mendjen si te mbrojne shqiptaret nga nje katastrofe si kjo, por shfajsohen se fajin e ka Banka Boterore.

Dmth qe Banka Boterore (dhe bashke me te cdo i huaj)  ben cfare t'i doje menderja ne kete vend. Ketu nuk paska shqiptare qe te mbrojne Shqiperine. Harram e paçi!

 

Mundesi POTENCIALE Blendo, jo REALE 

Dakord pra POTENCIALE, qe dmth "mundesia ekziston". Dhe mua me duket se dicka qe ekziston eshte reale. Nejse, sofizma nga ana ime. Ndjese. Ceshtja eshte qe edhe me "potenciale", nuk eshte se ndihem ndopak me mire.

Ajo qe me shqeteson edhe me teper se derdhja e naftes ne det, eshte mungesa e pergjegjesise nga ana e atyre qe kane gjak shqiptar ne vena, pa keta te bankes boterore nuk e kane per here te pare kete.

Eshte skeme aq e thjeshte sa eshte idiote, e kam thene. Jam i sigurte qe keto vleresimet ekonomike, mjedisore dhe kulturore jane bere, por mandej jane fshehur kur nuk kane qene aq te favorshme per ndertimin e TEC-it. Ka ndodhur me pare kjo. Dikur bene vleresime dhe doli se ishte ok qe te shkaterrohej Rain Forest ne Ekuador... mushkeria e planetit.

Blendo, pa e cveleresuar shqetesimin per derdhjen e naftes ne det, seriozisht. Sot ne realitet dhe para nja 6 vjetesh ne letra pothuajse ngjitur me TEC-in eshte (dhe ishte) nje terminal perpunimi hidrokarburesh, namely Petrolifera. Dhe te shqetesohesh nga rrjedhjet eventuale te naftes nga TEC-i ne nje rast te tille, eshte sikur te shqetesohesh psh per te bere shtepine me 20 cm termoizolim nga jashte per te kursyer energji, dhe ti vesh dritaret pa xham qe te kesh "pak" ventilim natyral.

Sa mire, BB do te kujdeset qe mangesite e projektit te mos perseriten ne te ardhmen por nderkohe ajo qe u be u be. Kush e hengri, e hengri, jeta vazhdon per te tjeret.

Ky nuk eshte skandal i Qeverise Shqiptare me te vertete, pasi qe te konsiderohet skandal, duhet te kete disa standarde qe te thyhen. Por ndryshe nga skandali i BB qe ka thyer standardet e veta, Qeveria Shqiptare nuk ka asnje standard, rrjedhimisht nuk ka si te flasim per skandale te kesaj qeverie. Ne fakt, respektimi i dispozitave mjedisore nuk eshte pergjegjesi e Qeverise Shqiptare, por vetem e BBse, Prifti ka te drejte, fajin e ka shejtani i jashtem qe eshte BB-ja.

Doli llafi i Mondes. Sa shpejt e pervetesuan gjuhen e Kajsiut mer vlla. Nderkohe Kajsiu t'a mendoje dhe njehere ate tezen e analisteve qe jane avokate te sistemit, dhe te na thote a eshte analisti, Paneli i Inspektimit të “Projektit të prodhimit dhe ristrukturimin të sektorit të energjisë në Shqipëri” ne kete rast, qe ben avokatin e sistemit, apo sistemi qe perveteson me ane te autokritikes boshe punen e analistit.

Di gje njeri se ç'pune te lavderueshme ka bere ish ministri Rruli. Une di qe ka importuar nja 250 milion euro energji, nderkoh qe me 1 te 10 e tyre e kish zgjidhur problemin e energjise per ter shkollat, spitalet, institucionet shteterore etj.  

Lulian, e pranoj qe me jane errur syte per momentin dhe me eshte permbledhur ca, keshtu qe te me falesh nqs nuk e mora vesh ne e kishe me sarkazem apo jo ate paragrafin e fundit.

Sa per lemshin e temes, gjeja e pare qe me shkon ne mendje, te shara a mallkime te renda qe vetem nga plakat vlonjate i degjon dhe qe te rreqethen mishte.

Ja kaq per momentin, se s'kam nerva te shkruaj normalisht e qetesisht me shume.

smiley

Ndersa per paragrafin e pare, Pontius Pilate keta tanet.  I kane duart e "lara".

Mangesi ne vleresimin e TEC-it te vlores??????????

I kane ngrene metrat katrore apo cfare,apo e kane bere 14 cmm me te ulet.

Nga sa lexova me siper nuk ka rrezik per mjedisin apo jeten e njerezve.

Apo hajt mo,te sajojme dhe nje gje tjeter kunder qeverise.

Ju lenshin trute e kokes sic ju kane lene.  Lereni Vloren ne hall te vet, po lexoni, ne pamundesi gjithe artikullin, te pakten keto paragrafe:

Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik. Gjithashtu, Paneli konstatoi mangësi të ndjeshme në përmbushjen e kërkesave të politikave të Bankës për konsultimet. Megjithatë, Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuar dhe vëmendja duhet drejtuar tek funksionimi i tij në të ardhmen.

Paneli i Inspektimit ngriti shqetësime për tërë procesin e përzgjedhjes së vendndodhjes dhe Ekipi Menaxhues ra dakord që të integrojë më mirë shqyrtimin e çështjeve mjedisore dhe sociale në procese të tilla në projektet e ardhshme.

Një shqetësim i Panelit të Inspektimit ishte se studimi i fizibilitetit dhe ai i vlerësimit të mjedisit u përgatitën nga një firmë e vetme konsulente, e cila nuk është në përputhje me politikën e vlerësimit mjedisor, që kërkon përgatitjen e një vlerësimi mjedisor të pavarur. Ekipi Menaxhues vë në dukje se, nëse në të ardhmen krijohen situata të ngjashme, Menaxherët jo vetëm që do të kenë kujdes që të bëhet një analizë e pavarur e vlerësimit mjedisor nga specialistë të kualifikuar, por ata do t’i kërkojnë Bordit të eliminojë dispozitën specifike të politikave.

"Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik"

Domethene? Jo per gje, por kur shikoje dicka ne lidhje me menaxhimim e pasurive kulturore (duke ditur qe nuk ka te tilla pasuri ne ate zone) me bene te besoj qe me te vertete nuk ka ndonje problem serioz me kete projekt.

 

Shume dakort,asgje shqetesuese.

Ministri leseistsmileyhkelja e procedurave nga Banka Boterore nuk eshte problemi i qeverise dhe nuk mund te quhet skandal per te.

Sipas doktrines neoliberale  "me pak shtet, me shume treg" ministri eshte ne rregull.

 

Ministri s'ka faj qe i ben lemsh gjerat, fundja thjesht po i pershtatet popullit te tij qe ben te njejten gje gjithe diten e perendise me pohime te ketilla.

Cfare kuptimi ka raporti i "Panelit te Inspektimit te BB" mbi "shkelje e parregullsi" ne vleresimin e projektit qe vete BB ka aprovuar e mbi te gjitha ne nje kohe qe TEC eshte ndertuar tashme? Timing perfekt.

Kam pershtypjen se gjithe kjo eshte vetem per te justikuar ekzistencen e "Panelit te Inspektimit" si organizem i pavarur brenda BB.

Bah

Po pra i bie qe ne peshkataret tani te kritikojme BB per mangesite qe ka ne projekt,Blendi do thoshte"qe projekti eshte bere ne territorin shqiptar",ok dakord po ca te bejme ne,ata vete bene projektin vete paguan leket dhe vete tani i bejne verejtje njeri-tjetrit.

ec mo, jane organizma qe sipas statutit duhet te jene "te pavarur" e te kene qendrim kontrollues (lexo kritik ndaj aksionerit). A po s'kane edhe trajtim ekonomik ne keto istitucione, nuk duhet te zbresin poshte 3000 ne muaj. Edhe une te isha inspektor i Panelit, fene do ja luaja. Me moderacion kuptohet, keto shprehjet "rrezik potencial", "shkelje eventuale" te shpetojne. Vendin e punes e justifikoj, rroga rroga, dieta diete.

Rrezik potencial",supozim i Blendit,ne vend qe te thone faleminderit qe na dhate borxh e na bete TEC-in qe te kemi drita,merren me filozofira.

Dhe na thane se eshte bere studimi fizibilitetit,imapktit social dhe mjedisor e te tjera, te tjera. Ketu ka miopi burra.Asgje me shume.Ceshtje e nr. te syzave.

Spiritus, pse kush po thote tani qe studimet qe permend ti nuk jane bere? 

Po jane bere pra mos u shqetso ti.Vetem nje detaj i vogel ...qe studimi fizibilitetit dhe vleresimi impaktit mjedisor u bene nga nje firme e vetme..kupton dmth ti.. Dhe ata qe e lexuan, kupton dmth ti, nuk e vune re ket detaj sepsee nr. syzave ishte i papershtatshem. kupton dmth tani?

Di njeri emrin e kesaj firme? 

Po te kishim Grupin verdalle mbase do pergjigjej shpejt e shpejt, dhe gjate ....

Une nuk shqetesohem mor xhan se s'jam staff i WB, po ideja eshte qe nese dicka nuk perputhet me procedurat e bankes boterore jo domosdoshmerisht duhet konsideruar miopi, mund te qelloje qe te jete thjeshtim procedurash per efekt kostoje fjala qe vjen, kupton dmth ti? 

 Montgomery Watson Harza, Monda

Flm swed. 

Nje link mbi studimet e "fizibilitetit"

 www.energy-community.org/pls/portal/docs/36239.PDF

Ne html lexohet me kollaj Kliko per Html

Pjese nga studimi (eshte rreth 30 faqe)

Vlore TPP history and background (faqja 7):

World Bank classified the project in Environmental Classification: A (Full Assessment). This new thermal power station was assigned an 'A' classification because of the potentially large environmental impact its construction and operation could have, and the correspondingly significant measures which need to be taken to limit environmental damages.
EBRD - has classified the Project of construction and operation of a new power generation plant between 85 MW to 135 MW of power output with A/0 requiring an Environmental Impact Assessment and associated
public consultation. To ensure the proper preparation of the project, with recommendation of International Financing Institutions intended to finance the project World bank – IDA, EBRD and EIB, on early 2002 Albanian Government created a special task force composed by Ministry of Industry and Energy, National Energy Agency, Ministry of Environment and the Albanian Power Corporation of. Although on 2002 Albanian environmental legal framework was in fast updating base, but the implementation of this framework was in very premature phase. Being a new democracy coming from very isolated and dogmatic regime where the environment was the last thing to be considered, without any experience in environmental standards and procedures, Albanian public feelings to environmental issues were not so strong.
In any case, task force created for preparation of the project, was stuck in strict implementation of EU, WB and EBRD relative standards regardless the low interest expressed from community and low requirements addressed from concerned authorities.

For the purpose of performing appropriate studies for definition and preparation of the project in compliance with international most updated standards, the United States Trade and Development Agency (TDA) awarded a grant to the Government of Albania.
The Government subsequently retained the USA reputable company Montgomery Watson Harza Management Consulting to perform tasks related to the preparation of the project.

Faqja e fundit:

VLORA TPP Contract 96.6 Mln Euro
The total amount of financing is EURO 100million (EBRD - €40.0 million, IDA - €20.5 million, $ 25 million, EIB - €40.0 million).
Contract has been signed on February 2007 with Italian Maire Engineering for 92 Million Euro installed capacity 97 MW. Contract became effective on May 05, 2007, commercial operation will start 0n 05 May 2009.
We have strong support of Government: After preparation an action plan for project implementation (as attached slide) On March 02 Primer Minister issued order No. 17 for taking of Technical - Organisation measures for Commencement of works in Vlora TPP were are fixed all of obligation should be carried by governmental institutions to make possible quick commencement of works. At March 03, 2007 we got the Environmental License from Ministry of Environment and on 16 of February from Vlora Regional Agency. At 16 February we have submitted construction permission Dossier in Vlora region Territory Regulation Counsel for issuing of Construction permission. Construction Permission is issued on July 2007.
On week starting from 19 of March Contractor started the soil investigation works on site.
The Contractor entered on Site on September 01, 2007. Already main civil works related to site preparation and foundation of main equipment and buildings are completed. Contractor has established an effective H&S system on the site. The erection and commissioning of main equipment and system expected to start in July 2008 and complete on march 2009 when performance test will take place. The completion date of the contract is May 2009.

artikulli i perkthyer ne shqipe te thjeshte per dementet:

para ca kohesh ca t'huj erdhen edhe i kerkun shtetit tone qe t'u jepte gjirin e vlones per te ndertu nje central per te prodhu korrent. shteti i kerkoi pare. t'hujet ia dhane paret dreng dreng, ca mbi tavoline, ca poshte tavoline.

atehere u cun ca vlonjate dhe ca shqiptare te tjere dhe thane, o shtet, mos ia jep ktyre, se do na q*sh nenen. po s'i degjoi njeri, se shteti kishte mor leket, ene ia mbylli gojen medies se lire e te mosvarme.

sot tashi, i huji eshte gati me e hap dyqanin. per t'i dale para surprizave sjell ca perfaqesus qe dalin para popllit dhe deklarojne: po o popull, do ju q*me nenat, po nuk e kemi pas dit qe ne fillim.

shteti del edhe lan duret para popllit, duke thene "ma futen te hujet, u tregun "p*dha some", nuk e kisha prit, se mu duken burra t'mire.

ndersa ketu te peshku ka ca qe e perceptojne si nder ket qe po na bejne te hujet, meqenese nuk kane asnje ndjenje proteksionizmi sekual per nenat, dhe ecin me llogjiken "le te beje dhe mami qefin e vet"

po pse ngateron ti muhabetin? Eshte "potenciale" kjo puna e te berit te nenes.. Deri sa ne nuk e shohim/kuptojme si na behet nena nuk quhet!

Vetem po e kapa me kembe perpjet, foto dhe kamera atehere po quhet! Atehere po si tipik shqiptare  kokshtrembur kujtohemi te behemi fanatik ulurijme dhe shajme "ja bejme nenen atij me te bukrit qe na ka bere nenen".

Sa fantazi qe ke dhe ti!

Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuar

cfare cinizmi... se ne nje moment mund te vinin edhe te thoshin qe paneli i inspektimit nuk e pranon qe termocentrali eshte ndertuar tashme.

 

ndersa ketu te peshku ka ca qe e perceptojne si nder ket qe po na bejne te hujet, meqenese nuk kane asnje ndjenje proteksionizmi sekual per nenat, dhe ecin me llogjiken "le te beje dhe mami qefin e vet" smiley



Brad - 24 Tet 2009 - 10:02pm

Rrezik potencial",supozim i Blendit,ne vend qe te thone faleminderit qe na dhate borxh e na bete TEC-in qe te kemi drita,merren me filozofira.

(po shkruaj ketu se del shpifur)

Ka nje relacion (ketu) te Panelit te Inspektimit, por data eshte 2 korrik 2007.

Paneli i Inspektimit ka drejtuar disa pyetje, ceshtje Bordit te Manaxhereve pas kerkeses te Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës dhe manaxheret i jane pergjigjur. Kane perdorur edhe termin "rrezik, impakt potencial" duke e quajtur te pabaze.

Pika 24.

Management further states that during Project preparation review and after consultations on the protected area around the Narta lagoon with the United Nations Development Programme (UNDP), it was found that the potential impacts on natural habitats would not be significant and hence the Bank’s safeguard policy would not be applicable.

Pika 28.

With respect to the Requesters’ concern of the Project’s potential impacts on
ecosystems (i.e. “fisheries, natural habitat, ecosystem, coral colonies&rdquosmiley,
Management states that the EA and measures to be taken during implementation are adequate. Management indicates that the Project site is outside the protected area around the Narta lagoon, designated as such in 2004 by the Government, and is not anticipated to have an impact on this area.

Paneli i Inspektimit pranon se termocentrali tashmë është ndërtuar

Dmth kjo pune iku! Undertu!

 -E ndershme kjo?

-Po,po,por eshte paaaaaak fare pak me bar,termocentrali eshte i ndershem mu aty ne mes te Vlores se virgjer!

Banka Boterore ose BB-ja  eshte institucioni me shkallen me te larte te korupsionit ndermjet punonjesve (sigurisht e kam fjalen per titullare te departamenteve te ndryshme, apo edhe country directors).  Keta tanet vone i kuptuan pislleqet qe ata bonin, dhe ne vend qe ti denonconin ose te mos i pranonin, zgjodhen rrugen e bashkeveprimit ne vjedhje.

Asgje per t'u shqetesuar. Nuk shoh dicka ne kete shkrim qe te na beje te shqetesohemi per ndonje rrezik per mjedisin. Pse ka deshtuar BB ne konsultimin me dy-tre "ambientaliste" per mua si qytetar nuk eshte shqetesim hic. Por nuk mendon keshtu pruresi i temes, eshte shume i shqetesuar dhe e ka vene ne balle. Direktiva partie qe vijne nga grupe qe kane prapashtese numrash.

O foles, ti vertet flet shqip, por bythen e ke ne amerike. Ene muve as qe me nxihet bytha fare nese mu aty tek qyteti yt, apo provinca jote ndertohet nje termocentral me mazut, apo qymyr. Prandaj fol per ndonje gjo qe ka lidhje me historine, apo patriotizmin dhe lene mjedisin. Shif mjedisin tat ti dhe per ate diskuto me vendalite atje.

"Paneli konkludoi se Banka Botërore nuk kishte respektuar disa dispozita të politikave të Bankës në lidhje me Vlerësimin e projektit, Vlerësimin mjedisor, Menaxhimin e pasurive kulturore dhe Vlerësimin ekonomik.

 Po mire... cfare dispozitash paskan ngelur qe qenkan respektuar?! Se keta edhe ate me minimalen per cdo projekt biznesi, Vleresimin ekonomik, s'e paskan respektuar.

Në maj 2007, Paneli i Inspektimit mori një kërkesë për inspektim nga Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës në emër të banorëve të Vlorës.

Dhe ju desh mbi dy vjet BB qe te merrte ne shqyrtim kerkesen per inspektim te Aleances?

thelle paska hyre gjembi, por si dhemb kujt

O Kothe, 

opozitar por vllazen mer smiley pse nxefesh ti. 

Kjo eshte e gjitha pune standartesh, ne ket rast eshte pranu qe si etallon ngjyre per ajrin dhe per ngjyren e bregdetit pas nai humje potenciale nafte  te merret ngjyra e dhomve te kryeministrit. 

Gjithsesi, mbase ata qe do vine neser do kujtohen qe te rregullojne standartet, pra me shume pune per te hujt e per vendasit bashk. 

Sa per ate deklaraten e Priftit alla 'nigjo lalen tina', mund te them se qiviriu duhet ti ket kenu te veshi ate kengen e Kings of Leon, Sex on Fire.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).