Lufta per rregullat

Historia e botës në të paktën këta 4 a 5 mijë vjetët e fundit, qëkurse egziston e shkruar në letër, është e mbushur me komandantë e gjeneralë, me mbretër e prijës, që kanë bërë luftra e përplasje, që kanë përpjekur brirët me njëri-tjetrin për tokë e sundim. Midis tyre janë të panumërt shembujt kur njëra palë i është shmangur përballjes, sa herë që e ka ndjerë veten të dobët para kundërshtarit, është tërhequr taktikisht në pritje të një momenti kur do të ndjehej i gatshëm për t‘u përballur e për të fituar. Por në këta mijëra raste, që nga koha e Faraonëve të Egjiptit e deri tek sheshi Tien An Men, nuk do të gjeni as edhe një rast të vetëm, kur një prijës të ketë deklaruar se nuk hyj në betejë sepse kundërshtari nuk zbaton rregullat. Dhe, rastin e parë të këtij lloji po e shënon në histori të botës Partia Socialiste, duke u shprehur se nuk i hyn betejës me Saliun se ai nuk zbaton rregullat. Jo Saliu, por edhe sikur Nënë Tereza të ish, po të shkonim e t‘i thoshim që na i lësho Urdhrin tënd se mja e mbajte, do na sikteriste, e jo më që ky burri është SALIU dhe ajo që po i kërkojmë është as më pak e as më shumë por PUSHTETI!!!

Fukujama shkruan se pavarësisht nga drejtësia apo padrejtësia e një çështjeje, gjithmonë më të prirur për rregulla loje dhe për të kërkuar barazi, janë të dobëtit. Shihni në OKB, ku gjithmonë shtetet e vogla dhe të pafuqishmit, janë ata që kërkojnë trajtim të barabartë, se i fuqishmi e merr gjithmonë me hir atë që i takon. Po ta bindnim Fukujamën të na begeniste të bënte një analizë për rastin e Shqipërisë, pa një pa dy do thosh në atë anglishten e tij amerikançe, se PS-ja pavarësisht nga drejtësia e kauzës së saj, ndjehet e dobët përballë PD-së dhe ky është shkaku që kërkon rregulla dhe barazi. Nuk po e them unë, do e thosh Fukujama. E pra unë nuk dua të pranoj në asnjë mënyrë që Partia Socialiste është e dobët, që mbështetësit e saj janë pjesa e dobët e shqiptarëve.

Lufta politike në demokraci bëhet me rregulla, ndërsa lufta për demokracinë, nuk ka rregulla. Nëse do kërkonim rregulla loje më 1991-shin, do ishim ende me Enver Hoxhën mbi kokë. Nëse do kërkonim rregulla loje, kur studentët kërkonin në grevën e urisë heqjen e Enver Hoxhës nga Universiteti dhe Sheshi, atëhere atë do e kishim ende sot në Universitet dhe në Shesh, se sipas rregullave të kohës kjo u dashkësh bërë me vendim të Byrosë Politike të PPSH-së, e cila kishte marrë edhe vendimin për t‘i vendosur atje. Nëse do kishim kërkuar zbatimin e rregullave, sot edhe Ramiz Alia duhej dënuar se aso kohe lejoi ushtrimin e fesë, gjë që binte në kundërshtim me Kushtetutën e kohës. Apo, i bie që, Skënderbeu t‘i thosh Vrana Kontit lere fare këtë punë, lëshoje Krujën, se Sulltani nuk zbaton rregullat e rrethimit.

Të jap edhe një shembull nga një fushë tjetër që e kam shumë për zemër. Të gjithë qahemi për kaosin urban të qyteteve tona, por harrojmë se këto qytete (jo periferitë e tyre) nuk u shkatërruan nga ndërtimet pa leje, por nga ato me leje. Të gjitha kullat që po na zënë frymën në Tiranë, të gjitha ndërtimet që kanë shkatërruar Durrësin antik, e kështu edhe në qytetet e tjera, nuk janë ndërtime pa leje, jo, të gjithë janë ndërtime me leje. Në një vend ku rregullat e lojës, ku ligjet e normat, shërbejnë vetëm për të larë faqen, ato nuk kanë asnjë vlerë, për sa kohë mungon vullneti politik për t‘i shndërruar ato në pjesë e jetës reale të njerëzve dhe jo thjesht në makiazh e fasadë demokracie.

Diktaturat dhe autokracitë nuk përmbysen pa forcë e përballje, veçanërisht kur janë në kulmin e shijimit të pushtetit, siç është rasti i Saliut tonë. Vërtet që ka ndodhur edhe e kundërta e kësaj, si në rastin e Spanjës më 1975-ën, por atje kalimi në demokraci ndodhi se vdiq Diktatori dhe se vetë ai e kish mbyllur në tavolinë pazarin për demokracinë me ata që do vinin pas tij. Nëse duam të bëjmë të njëjtën gjë, hajt ta bëjmë. Le të biem dakord në tavolinë me Saliun që, pasi Ai të ndërrojë jetë (pas 20 a 30 vjetësh), pas tij pushteti t‘u kalojë socialistëve (atyre që do jenë gjallë deri atëhere) dhe, si shkëmbim familja e Tij do të lihet e qetë të gëzojë frytet e pushtetit të gjatë. E pra shqiptarët e mij, në daçi bëjeni edhe kështu, por unë vetë po shkoj të gjej ata shqiptarët që duan të ndjekin atë rrugën tjetër, të lëftojmë për demokracinë sot, kur s‘ka rregulla se, po pritëm që rregullat të bien nga qielli, aha, nga qielli vetëm shiu dhe glasat bien.

KALORESIT E RASTIT

S‘ka ca ditë që, i ftuar në një debat televiziv për punë të bojkotit, po mbroja mendimin tim se nuk ia vlen të bëjmë bojkot për kutitë, por për sistemin gjyqësor. Nuk ka vlerë të vëmë rregulla loje, kur mungojnë dy gjëra të tjera: vullneti politik për t‘i zbatuar ato dhe sistemi gjyqësor i pavarur që të gjykojë zbatimin. Se ja, edhe po i vumë rregullat e lojës, kush do jetë arbitri? Gjykata, do më thonë çunat dhe gocat me mastera. Po cila gjykatë, ajo që i shkon ujët e hollë nga Saliu, apo ajo që ka gjetur një avaz dhe i mbyll të gjitha çështjet pa i hapur fare?

Këto po thoja dhe përballë kisha një nga ato figurat autoritare që u zbardhën 20 vjet rresht në politikë (në këto zgjedhjet e fundit, në atë të djathtën). Ky m‘u kthye e s‘më la llaf pa thënë, se po ia fusja kot, se s‘është punë gjykatash kjo, por duhet ta zgjidhin partitë (se si mund të zgjidhin një lëmsh partitë, unë nuk e marr vesh, kur ato egzistojnë vetëm për të tjerrë lëmshe, po nejse). Megjithëse më shumë se argumenta, po rreshtonte fjalë, se si unë nuk merrja vesh nga politika e madhe (as që e kam pretenduar ndonjëherë këtë nder), prapë për etikë dhe respekti për moshën, më bënte ta mbaja gojën.

Dola i thartuar dhe me shije të keqe nga debati dhe, kur po ndahesha nga pjesëmarrësit, dëgjoj këtë politikanin e rregjur, të thosh se nxitonte pasi duhej të arrinte te një televizion tjetër për të njëjtën temë. Shkoj në shtëpi ende buzë varur, ndez televizorin dhe shqyej sytë. Kalorësi kish arritur ndërkaq në televizionin tjetër dhe, meqenëse atje ai që kish përballë po i thosh se puna e kutive ish detyrim i Partive, ky i kthehet e i thotë se jo s‘është ashtu, nuk ka vlerë t‘ua lemë partive, kjo është punë e gjykatës dhe për sa kohë do kemi gjykatë leniniste nuk ka zgjedhje të ndershme në Shqipëri, se gjykata duhet të jetë e pavarur që të gjykojë partitë, e ç‘t‘u them tjetër. Me ç‘duket, udhës nga studioja A për në studion B, i kish pëlqyer ideja ime dhe, meqë ai që kish përballë po mbronte tezën që ai vetë e kish mbrojtur gjysmë ore më parë, ky tani pa e bërë qefin qeder u hodh të mbronte dhe argumentonte të kundërtën e 30 minutave më parë. Isha buzëvarur kur e dëgjova herën e parë, mbeta gojë hapur kur e dëgjova herën e dytë.

E gjatë e gjithë kjo histori që u tregova, por ua thashë jo për të dalë vetë i larë, por për t‘u tërhequr vëmëndjen mbi një arradhe të madhe politikanësh, politikë-bërësish e politikë-prodhonjësish, që as e kanë patur e as kanë për ta patur ndonjëherë për gjë që, të mbrojnë çfarëdolloj teze, të drejtë a të shtrëmbër, të mirë a të ligë, të majtë, të djathtë a përtej të dyjave, mjaft që kjo punë t‘i mbajë në pjacë. Në pjacë të pushtetit, të medias a të mikrofonave, këta kalorës të rastit.

21 Komente

 

Shkrimi i Lames është interesant për të kuptuar si dhe pse rregullat e lojës në një sistem qeverisës mund (dhe duhet) të vihen në diskutim.

Nëse, supozojmë, askush s'do t'i kish vënë në diskutim këto rregulla, vendosur prej më shumë se 40 vjetëve në Shqipërinë Socialiste, lëvizja drejt demokracisë e vendit do të kish qenë e pamundur.

Cka nuk do të thotë se rregullat e reja janë të drejta e s'mund të vihen në diskutim.

Lame kërkon ndoshta “një rrugë teorike” për të zhbllokuar gjendjen brenda Partisë Socialiste dhe situatën e kësaj të fundit lidhur me Partinë në pushtet. Ajo që na intereson është që gjatë reflektimit të tij vë në lëvizje koncepte me të vërtetë (r)evolucionare.

Natyrisht s'është rasti të përmendim Foucault-në në këtë çështje, se edhe Fukuyama tepër është smiley , por refleksionet mbi pushtetin si mekanizëm, mendoj unë, janë të domosdoshme për lirinë dhe etikën individuale.

 

Kaq o Peshq! Po s'ju dukën interesante punë të tilla në qafë paçi veten!!! smiley

Pjesa e dyte e shkrimit se s'i m'u duk, sikur isha ulur ne tavoline me shoke e shoqe e po beja thashetheme per filanin e fistekun... e te me kthehet njeri nga shoket, e s'me la llaf pa thene se i shava rrymen e majte te gjirit te partise se qendres...

Lame, mos e ul pjacen! smiley

Ana H. nga vajti komenti per vajtjen ne hene, i kishe rene pikes. Une u ktheva tere qejf ne zyre qe te shkruaja mbi te... smiley Pjesa e dyte eshte tipike 'bisede kafeje' perfshi edhe ironizimin e cunave e gocave me mastera.

Fluturoi ne hene, si duket smiley

e keshtu, qe me-the-te-thashe, ishte kjo pune, o moter xhani! smiley

As une s'kam ndonje "sympathi" te madhe per Fukuyama-n. Sa here e permendin, e citojne gjithnje lidhur me "fundin e historise" dhe, po te vini re, e citojne sociologe e analiste qe jane shkolluar ne SHBA.

Ndoshta te Peshku eshte kryer, por do te ishte me te vertete interesant nje debat mbi ndryshimin e arsimimit mes Europes dhe SHBA, ne kuptimin e metodologjise e kam fjalen: autoret qe studiohen, si dhe qysh...

Duke iu kthyer shkrimit, edhe mua pjesa e dyte me ngjau sikur s'shkonte shume me te paren. Por i gjeta bashke dhe sesi m'u duk t'i ndaja. Ndoshta s'duhet te jemi shume te rrepte. Sepse, mendoni, kjo eshte analize e botuar ne shtypin e perditshem... smiley

Te pakten eshte nje faresoj teorie politike e aplikuar (m'a kaloni termin...) dhe ka nje koherence te brendshme. Te tjeret veç kolazh citimesh dine te bejne... Kur s'rrahin uje ne havan kuptohet...

Ah, se m'u kujtua:

Sipas jush per ke e fjalen kur flet per figuren autoritare me 20 vjet karriere politike dhe qe i nderron opinionet si mbreti grate? smiley

Peshqit shqiptare ndoshta i ndjekin debatet!

Duke iu kthyer asaj ceshtjes se ndertimeve, kam frike se Lame ka te drejte. Tirana krahasuar me kryeqytete te tjera te botes s'ka kurrgje, por lagja e vjeter e Tiranes, aty anes ish-medresese dhe pazarit te ri ndoshta duhej trajtuar ndryshe. (Kam bere parvjet disa foto per t'i patur per kur te mos mbetet me asgje.) Kane dhene leje per pallate te larta edhe aty ku shtepite mund te ishin format-vile, te kishin nje fytyre te tyren, nje stil, me kupton?

Dhe shembulli eshte shume i mire, sepse ajo qe thote Lame eshte: "Ja keto u bene me rregulla... (ndertime me leje) ... dhe prape perfundimi eshte i idhte"...

mendo per shembull per cakmaket kineze dhe shkrepset suedeze. eshte nje shprehje per mjetet e vjetra, qe jane me te sigurtat. per ne, pervecse ceshtje sigurie ne lartesi, eshte edhe bazamenti qe duhet ndertuar dhe gropa mbetet grope, ajo me e vjetra. prandaj s'me bezdis mua kjo qe thua ti, sado qe me pelqen e reja, ne se me te rene nenkuptojme edhe revolucionin gjinor. pastaj, hurbi, e vjetra gjendet ne biblioteka, gjendet tek librat e perdorur (pra eshte e lire), e vjetra ka kaluar filtra (vjen me keshilla perdorimi). nese kopjimi dhe riperseritja te duken problem per vendet e varfra, per mbylljen e hendekut teknologjik dhe konvergjencen ekonomike, i kemi futur gjithe guret tek trasta e e kines dhe indise (civilizime te vjetra). nga dole ketu ti?

une lamen ne pergjithesi e lexoj kur kam ngrene. sot nuk kam ngrene. pjesen e dyte e lexova prej anes dhe e mendova pak ndryshe nga lamja.

Se shpejti edhe ne do kontribuojme ne "mbylljen e hendekut teknologjik" Tropizma. Se Berisha ashtu tha ne Panair: "Mos shkoni deri ne Kine. Jemi ne Kina e Europes."

pse jo. madje sugjeroj qe gjithe shqiperia te kthehet ne nje dige gjigande. per kete duhet te liberalizohen njehere vizat, qe te shperngulet popullsia, prandaj ne kete pike po na jep nje dore italia. diga enel mund te quhej, ose diga enelb (b si shkronje nga fjala albania), ose diga qelb (q si shkronje nga shqiperia).

S'doja t'i hyja asaj deklarates mbi milionat qe do te investoje Italia ne infrastrukturen ne Shqiperi, apo mbi lehtesimin e rregullave per investuesit e huaj...

Po ti mos me mbaj inat mua per ato qe vendosin ne Itali, Tropizma smiley

Lame, mos e ul pjacen!..... Mbase Lame e lexon !

Idriz, a thua te merret me peshq e cironka, ai? smiley

A e gjeni dot se per ke politikan me nje kariere20 vjecare ?ben fjale zoti Lame ne shkrimin e tij ?

Kush e gjen i pari i dhurohet nje cek prej 100 Euro!

Ky artikulli me sjell ndermend Mato Gruden.

 Mato Gruda hidhet pupthi nga ligjerata politike ne shkrimin gazetaresk per te bere lajm. Sapo thote qe  i kish thene Fukujama se Partia Socialiste qe ne kete rast kerkon rregulla loje eshte e dobet, ai vijon:

E pra une nuk dua te pranoj ne asnje menyre qe Partia Socialiste eshte e dobet, qe mbeshtetesit e saj jane pjesa e dobet e shqiptareve.

Ketu Lame fillon me-the-te-thashe duke bere supozimin qe dobesia ka te njejtin kuptim ne te dy kontekstet. Ajo qe me pelqen me teper eshte nen-ideja se Fukujama ia fut kot dhe kjo vertetohet duke perdorur PS-ne si rast.

@Berberi - kur do na e thuash? smiley

 

E kujt i perrallis o Lame pse luan rolin e papagallit...... ti vete je ne ate batak politike dhe politikaesh qe e bete ate vend pershesh dhe ska burre nene qe e c'mpleks ate mish-mash qe keni bere JU ne 20 vjet.....

Perkrahjen e kujt kerkon....?! Ti ke edhe zogun ne dore edhe gurin... merr iniciativen dhe ndrysho ligjet dhe rregullat qe te ndryshojne gjerat per mire. E more mandatin nga populli me ke tall bythen ti Lame me K.... e popullit.....?! Ti Lame kujton se e more mandatin per shkrime por gazetaret nuk kane nevoje per mandat, vetem nese ka ndryshuar kohet e fundit qe te shkruash neper gazeta duhet te jesh deputet...... Mjere ju politikanet Shqiptare sa te mjere jeni nga trute dhe sa te vegjel jeni ne qenien tuaj mizerabel........ Tffuuuu rrace e keqe...... Tfffuuuu...... Tffuuuuu..............................................

Ne fakt po te vesh re, sapo nje problem e kapin politikanet te te dyja kraheve, ai problem nuk zgjidhet. Flitet e sterflitet, çirren, zihen, mirpo problemi nuk zgjidhet. M'duket se Lamja e ka mire ketu. Duhet nje Gjykate kretesisht e pavarur, dhe qe te arrihet kjo, duhen perplasur para drejtesise Kryeministri, ministra e nenpunesa te korruptuar, e athere do t'mundim te shohim gjykatesa e prokurore te guximshem e te paanshem, qe si busull do t' kene ligjin e jo pushtetin. 

"Se ja, edhe po i vumë rregullat e lojës, kush do jetë arbitri? Gjykata, do më thonë çunat dhe gocat me mastera. Po cila gjykatë, ajo që i shkon ujët e hollë nga Saliu, apo ajo që ka gjetur një avaz dhe i mbyll të gjitha çështjet pa i hapur fare?"

Ky paragrafi ta heq edhe ate shprese o Pjer Thomas!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).