Lubonja merr çmimin Sergio Vieira de Mello

http://www.shekulli.com.al/2009/10/11/Lubonja_%C3%A7mim_%20publicistika.jpg

Publicisti shqiptar është vlerësuar me këtë çmim në Krakov, për kontributin në shërbim të demokracisë, tolerancës dhe lirisë.

Më 8 tetor Fatos Lubonja mori në Krakov (Poloni) Çmimin Sergio Vieira de Mello. Çmimi që mban emrin e një ish diplomati të lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në vitet 2002 dhe 2003, Sergio Vieira de Mello (1948-2003) është dhënë në një ceremoni të veçantë në Villa Decius gjatë konferencës të titulluar "Sfidat e lirisë", për ata individë dhe organizata, të cilët me kontributet e tyre për një bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunimin e shoqërive, besimeve dhe kulturës.

Ky është edicioni i gjashtë i çmimit, juria e të cilit përbëhej nga përfaqësues të Presidentit të Republikës së Polonisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme Polonisë, të ambasadave të Brazilit, Suedisë, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara për refugjatët dhe nga të tjera institucione e organizma, kryesisht për mbrojtjen dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut.

Kandidatë për vitin 2009 të Sergio Vieira de Mello në kategorinë e individëve janë: Martii Ahtisaari, negociatori i Kombeve të Bashkuara për Statusin e Kosovës, Elie Barnavi, Władysław Bartoszewski, Kazimierz Brakoniecki, Adama M.D.Cham, Emilia Chmielowa, Krzysztof Chojniak, Pat Nash, Maria Orwid, Sigmund Rolat, Jorge Sampaio, Paolo Sanguszko, Desmond Tutu, Leopold Unger dhe nga Shqipëria dy kandidatë Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano.

Lubonja ka qenë një nga pak fituesit e kësaj liste të gjatë kandidatësh. Ai ka qenë prezent në Krakov për të tërhequr çmimin, një statujëz, një diplomë dhe një shumë simbolike financiare.

Ndërsa në kategorinë e organizatave joqeveritare kandidatë për këtë çmim ishin Amnesty International, Foundation "Africa another way", Culture for Tolerance Foundation, Foundation of Disabled People's Art, Doctors Without Borders, International Lesbian and Gay Association for Culture in Poland (ILGCN Poland), "Never Again" Association, Vilnius and Vilnius Region, Crisis Intervention Society, UN Assistance Mission for Iraq etj.

Nisma e Villa Decius Association Sergio Vieira de Mello Prize u zbatua më 2003, me qëllimin për të përkrahuar demokracinë dhe tolerancën dhe sigurisht si homazh për brazilianin Sergio Vieira de Mello, i vrarë nga një sulm me bombë në Bagdad.

Duhet thënë se mendimi publicistik e kritik i Lubonjës është i njohur tashmë në gjuhën polake, falë përkthimit të Dorota Hordyska-s. Në fund të vitit 2005 shtëpia botuese "Pogranicze" botoi "Liri e kërcënuar" (publicistikë e viteve 1991-1997). Në pjesë e këtyre shkrimeve janë botuar në shtypin polak, kryesisht në gazetën më të madhe "Gazeta Wyborcza". Tek "Shqipëria - liri e kërcënuar" Lubonja analizon tema social-kulturore, vitet e para të paskomunizmit, Shqipërinë e kaosit politik e ekonomik të pas vitit '97 pas rënies së piramidave dhe Kosova si një kapitull i veçantë.  Jo vetëm kaq, por ky çmim është i merituar nga Lubonja duke parë konseguencën dhe intensitetin me të cilin ky intelektual vazhdon t'i japë qytetarisë dhe mendimit shqiptar.

53 Komente

Tunelin e Kalimashit do mbylli me atë çelës? smiley

Lubonja ti gezoj cmimet qe i dhurohen per pekushtim ne ceshtjen madhore te anti-shqiptarizmit.

... sepse nuk eshte veshur me golf poshte xhaketes kadife smiley

me behet qejfi per cmimin qe i kane dhene smiley

Per cfar konkretisht te behet qejfi? Apo mos e keni vendosur perfaqesues te komunitetit tuaj kete te semur mendor.

Pune e madhe per Lubonjen dhe per cmimin. Se pari, eshte nje cmim kot, qe shoqerite e semura duhet ta krijojne qe te perpiqen te lavderojne vetveten dhe qe te nxisin ato virtyte qe ne po keto shoqeri nuk egzistojne ne masen e duhur. Incentiva te tille, nuk tregojne sa i mire qenka Lubonja, por se me cfare shoqerish te semura dhe te deshperuara kemi te bejme. 

Ka dhe cmime Oscar... dhe shperndahen me qindra, qe nga regjizori, aktori me i mire, producenti me i mire, stuntman-i me i mire, aktori me i keq, e gjithfare budallalleqesh te tjera... aq te shumta, saqe Oscari nuk ka me asnje lloj kuptimi, dhe jo vetem ky, por te gjitha cmimet e tjera qe shperndahen si fara luledielli tani... Gjithsesi, kur Jaser Arafatit i jepet cmim Nobel per Paqe, apo Obames, Nobel per Paqe per gjerat qe mund te beje ne te ardhmen... atehere cdo qytetar, cdo katunar, cdo troglodit mund te marre nje cmim. Idjotesite e shoqerise ku jetojme.

ZOti i rules,

qenka nje nga ata konservatoret e regjur te mbretereshes qe vetem titullin "sir" dhe "lord" preferon apo "poetin\" i oborrit mbreteror?

Lubonja eshte i vetmi intelektual qe mund te te kujtoje qe behet fjale intelektual oksidental!!! pastaj ne qe leshojne filipikat tona virtulisht behema aq qesharake....

sapo ka ardhur nga oksidenti dhe nuk dua te shpjegoj asnjerit cfare eshte oksidenti...madje ato mbiemrat qe perdor ti vijne nga nje kulture personale qe ke pas zbulimit te psikoanalizes, kuptohet idiotet dhe lunatikete skizofrenet kane ekzistuar gjithmone por ne nje periudhe te caktuar jane profilizuar si te tille.

ka dy raste kur nje njeri urren Lubonjen ose eshte nje solipsiste e lindur ose ben pjese ne nomenklaturen shqiptare...

per mendimin tim Lubonja eshte nje Hitchens-i shqiptar me te mirat dhe te keqijat e ketij te fundit, por per vete nuk i simpatizoj mendimet pergjithesuese por jane dicjka ndryshe nge ndegjegja ne kelluf apo me dhjame..

stervitu

C'te stervitem mo aman... ti nuk di te shkruash shqip, e do dhe te na perdoresh terma "te rende"! Mos i shtri kembet jashte jorganit o derbardhe, se nuk i ben pershtypje njeriu, jo... 

Dhe sa per te te sqaruar dicka, per ty dhe ca te tjere jetekote... bota ime, o i ngrate, nuk rrotullohet rreth nje Lubonje... Dhe Lubonjerat (edhe ti, meqe ra fjala) mua nuk me interesojne absolutisht nese egzistojne apo jo... e jo me te me klasifikoje ndonje si puna jote nese jam apo jo urryes i Lubonjes...

hu dhe fak iz Lubonja???

Epo me cfare te merrem une me jorganet aziatik qe perdor Zotrulesi i jot...?

Lubonja eshte nje shqiperi dhe prandaj ne merremi me te. Ai ka bere burg per mendimet dhe shkrimem e tij. te hysh ne burg 23 vjec do te thote shume tt'i mbijetosh dhe te kesh luciditetin qe ai ka sot...

ndersa ti, une dhe te tjere te lindru mes te mirave edhe pse me nje demokraci te brishte bejme kinse te rendesishem ne blogje apo ku di une

Te lutem a mund te me thuash nje analize normale qe ka bere Lubonja? Nje. Te jete normale ama. Dhe mund te me shpjegosh si dhe pse e quan dike intelektual?

Une mund te te flas rreth cmitizimit te Skenderbeut qe do bente Lubonja, qe jo vetem nuk ka aftesine intelektuale te merret me nje figure te tille, nga me te medhat, e perseris nga me te medhat, dhe me dometheneset e historise te europes, por nuk ka as aftesine e nje intelektuali dhe historiani medioker. Ne fakt eshte nje i semure mendor, dhe kete mund ta faktoje lehtesisht cdo kush qe ka njohurite minimale ne fushen e psikologjise, dhe nje figure e kompleksuar keq, qe nga burgimi i kohes te monizmit i eshte krijuar nje urrejtje patologjike per Shqiperine, por edhe shqiptaret.

Pra te vijme tek perpjekjet e Lubonjes per cmitizimine  Skenderbeut. A mund te ma shpjegosh se si mund te behet cmitizimi i nje figure historike duke u bazuar pothuajse krejtesisht vetem tek origjina dhe etnia e tij? Mnjf nqs duam te cmitizojme Skenderbeun, u dashka ti ruajme rendesine historike, por ti ndryshojme etnine? Pra sipas tezes te Lubonjes Skenderbeu cmitizohet duke u perqendruar eskluzivisht ne aspekte dytesore historike dhe faktike, si origjina etnike dhe arsyet personale te aktivitetit historik, duke ju menjanuar keshtu ne kete menyre rolit te vertete historik te figures, por duke u marre thjesht me hamndesime te pabaza.

Apo flasim per shpetimin e cifuteve ne Shqiperi, ku sipas Lubonjes shqiptaret ( sepse keshtu shprehet ai, veten nuk e quan shqipetar, atyre u drejtohet ne vet te trete) nuk kan per cfar te krenohen, biles arrin deri aty sa te thote se shpetimi i cifuteve ne Shqiperi gjat L2B eshte nje mit.

Po sepse ndoshta sipas mendjes te tij mjerane, ai Ganiu apo Qaniu qe shpetoi nje familje cifute nuk i shpetoi per njerzllek, por sepse i mbahet mend kur ishte i vogel qe edhe ate e kishin marre nje her disa fshatr ne shtepi kur kishte humbur rrugen ne pyll, prandaj ska pse ta quajme akt humanist.

U bome ne shqiptart!!! Ose me fal. Kur bojn dhe shqiptaret!!

 

Une them te shkojme e t'i bime atyne anetarve te komisionit ne Krakovi! Jo se i dhane çmimin, se pavaresisht rezervave qe mund te kem per Lubonjen, me bohet qejfi qe nje publicist shqiptar merr nje çmim (se zakonisht keta tonet "japin çmime" qe te na bejne çpime). Po per arsyen e thjeshte qe t'i heqim qafe ata e te vejme ne vend te tyre, zelltaret e PPU. Jom i bindur qe do kishte shume gallate ne momentin e ndarjes se çimimeve.

me bohet qejfi qe nje publicist shqiptar merr nje çmim

Ke kapur thelbin, per mendimin tim.

Ndoshta nuk do ta besosh, por edhe pse nuk u luaj asnje presje shume gjerave qe kane thene dy komentuesit me lart (zotrules dhe ttmsoia), MEGJITHATE me behet qejfi qe emer shqiptar vleresohet "atje jashte". Cilido qofte forumi qe ben vleresimin; vetem mos qofte antishqiptar. Cdo gje tjeter eshte per te uruar. Sepse keto gjera (vleresimet pozitive nderkombetare) jane nje mall mungese per ne shqiptaret.

Pra po, megjithese per mua Lubonja eshte nje ikone e mediokritetit (dhe kete gje nuk e luan aspak fakti qe ka marre nje apo me shume cmime; cdo berr per kembesh te veta, tha) "me bohet qejfi qe nje publicist shqiptar merr nje çmim"!

Urime Lubonjes! Dhe me te tjera!

Lubonja eshte ndoshta i vetmi ze ndryshe, anti-establishment, qe kemi ne Shqiperi.

 

te kemi parasysh se cmimet jane medalje pas cdo ushtrimi vullneti.

lubonja ka nje vullnete te perballet me realitetin dhe te funksionoje si nje intelektual  separatis, sipas Emigrantit ai paska cmitizuar edeh skenderbeu, ku ka mit skenderbeu duke qene figure e gjalle e shekullit 15?

nesje njerezitr lujane me cilesimit e nuk dine cthone..

mua me shqeteson fakti qe ka disa individe qe per hir te faktorizimit personal jane gati te per nje operacion baltosje ku do qe ndodhen si ne amerike si ne Englishtabilment...

Jo vallaj, po ka ca tipa qe iu duket sikur u kullon inteligjenca nga veshet, qe edhe ne nje "sebep", sic eshte ky rasti ketu, dun me ta zon urimin ne gryke. Gati sa s'te thone, pse uron ti? Ti je i supozum (dmth programum) mos me uru kurr. Se ashtu ndoshta jane mesuar (= programu) per vete ben vaki.

Nejse, per ta "shkartis" pak muhabetin, pra per te rikujtuar te verteten e lashte qe ne mort psh nuk shahet dhe ne dite te gezuara nuk behet "gerr-gerr" negativ, po sjell ketu nje fragment nga "Intelligence grise"

Ç’mu kujtove Fato labja! Nuk ishe si Lilo labja, jo, flokët i kishe të bardha. Inteligjencën allosoj. As bardhë, as zi. Si ajo punë. Po nejse, mu kujtua kur qenë mbledhur njerëzia në xhenaze. Kësolle mos u sosçi, u bëfshi sa mos u njohçi. Vdekur djalë i vetëm në fshat. Gjëmë. Po e qanin me ligje. O i mirë, o i bukur, o luan mbi luanë, … Tani i ziu djalë i mirë qe mbase, por ajo luan e ezhdërhà sikur s’vinte hiç. Në të vërtetë kish qenë pak teleshmën e dede, dhe qeshte 5 minuta pas shokëve. Mirëpo kjo puna e lavdeve s’donte tia dinte fare, dhe shtohej me dekikë. O dritë, o yll, o i pari i të parëve…. S’iu durua Fatos, po u ngrit. Ish i njëjti kushtrim i të parëve që e thirri, si atë nusen, që tregojnë. Që hodhi vallen “boll, o Hanko, mos u lëvdo, se unë sonte do t’ja shoh”. Kundër të kunatës pra, që kish gjysëm ore me avazin “hidhe mor, hidhe vallen-o, loqemadhi motrës-o”…. S’e kishe dëgjuar? Mirë. U ngrit pra ashtu, edhe Fatoja, dhe krisëm: “O i par’ i të parëve, o mut i gomarëve”. Nuk dihet mirë reagimi i kësollit. Se s’kish ndodhur më parë kjo. Ishte paprecedent, i thonë në kohët e sotme. Gjëkundi hiç precedent. As emër s’kish ajo gjë. Humor? Natyrisht dhe në asnjë mënyrë. Jain, do thosh gjermani. Pjo, shqiptari i qut. I gjermanizuar pak. Shqiptarosaksonoviking. Zgjuarsi? Pjo. Çenikllëk? Inteligjencë? E po ç’të them. Të ndrejtë kishte Fatoja, po e ndrejta sikur s’u haka në çdo kohë. As mishi i qengjit nuk hahet me sabah, or ti. Se Fatoja tha të vërtetën. U çorri maskën atyre gënjeshtrave. Apo s’e kish hallin aq shumë te e vërteta? Ndoshta donte të dukej, të binte në sy, të futej në enciklopedinë britanike të Kurveleshit të Sipërm. Se në fakt, një “i par’ i të parëve” i këtij lloji të çpon tërë jetën si rrodh’ e samarëve; të ngulet në tru si gozhd’ e arkitrarëve. Fato shkoi kundër rrymës, kundër urdhërit të vajtojcave, bëri fanua! Antiestablishment e madhe paskësh qenë! Ja bëri forra! Të prishësh një dasëm, e ka një proverb me xhami. Po të prishësh një kësoll. Gjëkundi hiç proverb. Gjëkund protokoll. Kaq pa precedent është!

Ok, se pari urime, puthe njehere Lubonjen ti arsye-hetues ne te tre faqet nga mua.

Se dyti...

dhe nga Shqipëria dy kandidatë Fatos Lubonja dhe Mustafa Nano.

ahahhahaha!

 

Un nuk merrem me timoshenkon, por nese nuk kupton thelbin eshte nje...bosh

edhe J.J  mua me beri pershtypje M.nano aty, por eshte sikur te thuash se renditje e nje kampionati eshte Real i madritit, por ne klasifikim eshte dhe getafe..

Nuk ka nevoje te puthet ne faqe lubonja sepse ka kush e puth, pastaj treshi eshte nurmi dantesk, perpara shemerise...kush e gjen simbolizmin ka nje udhetim ne onazet e peste e ferrit///

arsyetues, je shume i kendshem ne bisede. Ama ç'i punon shqipes ti, rralle francez kam pare te shkruaje shqip kaq keq.

Nuk e paska kape kush ketu, fotoja ngjan me ato gjyqet qesharake te 1957 dhe 1974, ku viktimat ngriheshin ne kembe dhe pohonin gjera qe as ne mend nuk iu kishin vajtur. Pak a shume si kinezet dhe iranianet sot. Foto jo e qelluar.

Ne lidhje me çmimin, shume bukur. Pavaresisht se diku jemi dakort e diku jo. Mjafton qe ata zoterinjte e kane vleresuar per diçka ku kane qene shume te tjere ne gare.

Vetem nje gje ia prish, konkurenca me Mustafa Nanon. Nuk di si ta marr kete : shaka tetori ? Hajt po e marr si paralajmerim se do te kemi nje dimer te lagesht shume.

Hurmanek,

mire se erdhe!

Ti e di qe une kam probleme me shqipen prandaj mos qesh me fatkeqesine e tjetrit. afermedsh te me krahasosh me Queneau eshte pak si teper por nejse...

mos u merr me imazhet e se me dukesh vellai budalla i Baudrillard, qe zhbiron cdo fotografi...

ne lidhje me cmimin,shume shume bukur.

muc nano eshte nje nano edhe ne intelekt, vec nuk e di sesi ka perfunduar ne tefterin e komisionit...por kjo ska rendesi!

te lutem mos u bej purist kot se koti...ta thash nuk di te shkruaj me mire se kaq..

Pergezime Lubonjes. Une jam dakord me shume nga gjerat qe thote, e per ca te tjera nuk jam fare dakord me te. Por me pelqen sepse, per aq sa shoh une, Lubonja nuk e ve mendimin e tij (te drejte apo te gabuar) ne sherbim te x apo y. Dhe kjo ketu tek ne eshte aq e rralle sa mer nje vlere te madhe relative.

 E ku e di ti qe nuk e ve ne sherbim te x apo y? Apo x dhe y per ty jane vetem Berisha me kundershtarin e rradhes?

Sepse i ka rene aq fort Berishes sa nder te paktit, i ka rene aq fort Nanos sa ne ate kohe nuk ia mbante bytha kujt, e ndersa ish mikut te tij Rama nuk i ka lene gje pa thene per ndertimet dhe prishjen urbane e mardheniet me mafjene endertimit.

Si shperblim i dhane ne fund edhe nje  vend ne KRTv, e u largua pasi pa farsen qe zoteronte prej dergesave te pushtetit dhe privateve afer pushtetit ne ate institucion.

Ai ka patjeter lajthitjet e veta, por gjithsesi eshte nder zerat godites me te forte te autokracise, korrupsionit e aferave mafioze. Liberal dhe socialist utopik, pamevaresisht se ka kaluar aq vite nder dhunen me te eger te burgjeve, e ka mbijetuar, ai pasqyron tolerance. Shpesh edhe pa sens ( si ne rastin e diskutimit per homoseksualet), por eshte nder figuarat e letrave, kritikes dhe problematikes se shoqerise per tu respektua. Bravo! 

Ai ka patjeter lajthitjet e veta, por gjithsesi eshte nder zerat godites me te forte te autokracise,

Lajthitjet e veta? Ai eshte koke e kembe i lajthitur more... E kupton ti qe ne trurin e atij "njeriu" nuk ka nje neuron te vetem qe te punoje ne rregull? Atij dhe kur duhet te flase nuk i binden gjymtyret e veta more... dicka si post mortem reaction, kur neuronet, edhe pasi truri eshte fikur fare, vazhdojne te qellojne shkendija dhe impulse elektrike... Ai eshte nje zombi qe flet more.... kaq. Nemos qofte i pushtuar nga legjione te tera...

Liberal dhe socialist utopik,

Lubonja liberal? Po a je ne vete more djale? Ai eshte liberal ne dukje, sepse nuk ka gje ne dore more... nuk ka bythe/nuk i binden gjymtyret as te qelloje dike... Por eshte e vdekur qe nje njeri i tille, po te kete pushtet ne dore, ai te shkel me kembe more djale.

Ai nuk u le rradhe njerezve te flasin more ti... qysh qenka liberal ai?

Se me coi nje link ai TTja i poshter... sa per te me bere per te vjelle, sic e ka zakon... Skenderbeu

Aman o milet... si nuk i shihni gjera te tilla? Si mund te quhet liberal nje njeri qe nuk duron dot mendimin ndryshe? I vetmi ndryshim midis Lubonjes dhe Hetuesit me mizor te sistemit te kaluar, eshte qe hetuesi ishte ne detyre dhe Lubonja perfundoi ne burg! Une vetem nje perfundim llogjik nxjerr per ate njeri (te me falin njerezit e vertete nese ofendohen nga ky cilesim)... Minimumi Lubonja eshte psikopat, skizofren, budalla dhe me te meta mendore... individ qe nuk orientohet dot brenda trupit te vet.

Per te tjerat qe thoni ju, une them vazhdoni dhe masturbohuni sa te doni.

Lubonja nuk e ve mendimin e tij (te drejte apo te gabuar) ne sherbim te x apo y

Sepse ashtu thua ti? Vetem nje rast do te sjell une, para zgjedhjeve kur doli zondazhi i Gani Bobit e ca te tjere, Lubonjen e kishe 24/7 tek Klani ku bashke me sahanlepiresit e tjere i paraqisnin publikut shqiptar nje mashtrim si nje fakt te kryer, dhe benin analizen e humbjes te thelle te te majtes. Para se te mbaheshin zgjedhjet!! Te mos flas per te tjere raste qe ka me bollek.

Dhe te mos flas fare per deshiren e tij te emertoje si mit cdo gje qe ka lidhje jo vetem me identitetin , por edhe dinjitetin kombetar shqipetar, si luften e udhehequr nga Skenderbeu, luften partizane, dhe shpetimin e cifuteve. Keto sipas Lubonjes jane mite nga te cilat duhet te clirohemi, dhe te zhveshim memorien kombetare dhe historine tone.

Une nuk arrij te kuptoj se kush ja jep hapesiren publike te tille figurave, biles edhe mbasi kunder tyre eshte shprehur Kadareja, presidenti i republikes, kryeministri dhe historianet me te medhenj te vendit.

 

C'na e hapni me detyrim gojen. Si e di ti kete Blend? Qe nuk e ve ne sherbim te x apo y?

Thua "per aq sa shoh une". Ca do me thene kjo? Dmth, pak rendesi ka "sa" sheh ti, por rendesi ka "cfare" ke pare ti. Qe pastaj, NE TJETER TEME te te them edhe se cfare kam pare une.

Nqse z. Lubonja po i lexon keto, i kerkoj ndjese, se vertet nuk eshte vendi!

 

Urime Lubonjes, megjithese ndonjehere  mban pozicione te cuditshme ne shume ceshtje dhe ka ate zakonin e keq te fuse hundet kudo, prape ngelet nje nga intelektualet e pakte qe ka ky vend.

Lubonja psikopat  dhe antishqiptar??Ju qe i jepni keto cmime" mund te na sqaroni per kriteret qe ju perdorni dhe mbi bazen e tyre cila eshte hierakia e vlerave/intelektualeve qe ju propozoni? Na beni nje liste se paku qe te dime te gjykojme ..)

PS| Vendin e pare lejeni bosh se  e marrim me ment qe jeni modeste )

Ja nje argument> LUBONJA eshte antishqiptar? dhe perse? Sepse ka ca pikpamje ndryshe, ndoshta te paargumentuara ose te qortueshme por gjithsesi nje perpjekje per te prekur ato qe shqiptarizma virtuale i quan tabu te ndergjegjes kombetare.

Pra ne shoqerine hapur dhe pluraliste te shkruash ndryshe eshte antishqiptari. Po ata qe vepruan ndryshe ne kohet me kritike te ketij vendi si bie fjala rrembyen floririn dhe kricen e iken, ose ata qe u bene regjente dhe puthadoras te >shpetimtareve> fashiste e ne sot po i ridimensionojme si figura me vlere kombetare?

Duhet te jete shume e forte kjo kone perderi sa lef kunde nje elefanti -proverb

 

Pse vjen gjithe ky vrer kunder nje publicisti, pak, pak njihet deri diku.

Nuk mund ti lejohet vetes te fyhet nje qe shkruan si e mendon ai, edhe pse nuk jam dakort me ato qe shkruan.

Mos eshte nje sulm se Lubonja nuk mbron Edin, kryetarin legjendar, po shkruani te pakten diçka ju adhuruesit e kryetarit.

Mire keq, merrni guximin dhe shprehni ato qe Lubonja i shpreh.

I uroj Lubonjes, suksese, pjekuri ne shkrime e thjeshtesi.

 

Nuk eshte vetem Lubonja qe ka mendim ndryshe ne Shqiperi, ka shume, por une ate konsideroj te till, anti-shqiptar, dhe padyshim me komplekse dhe me urrejtje patologjike kunder shqiptareve. Te tjere kane mendim tjeter, ta gezojne. Arsyet une i kam thene me lart , nuk ja vlen te perseris kot veten, nqs dikush ka qejf ti kundershtoje,  le ti sjell argumentat.

Nga vajta e pashe dhe une gjysmen e kesaj video, me ngriti nervat. Ketij Maks Velos po e gjeta ndonjehere rrugeve ne Tirane, edhe pse eshte burre plak, nuk besoj se do te mund te rrezistoj pa i futur nje dru te mire. E di qe kjo eshte barbare dhe aspak njerezore, po fundja ky keshtu nga cileson ne gjithmone (dhe duke thene ju, pra duke distancuar veten kur flet per shqiptaret) keshtu qe me ate rast atij thjesht do ti dale fjala. No harm done dmth do ti rritet kredibiliteti, zogut te #$%@.

Po dhe Fevziu turp qe fton palaco si ky ne emisione me ceshtje kombetare, vetem e vetem qe te flase ky maskarralleqet e tij te rradhes dhe te krijohet debat me pas, dhe per rrjedhoje te kete me shume shikues. Turp!

Menyra e diskutimit te Lubonjes e Velos, nuk tregon asgje me shume se kulturen e Shqiptareve, se nuk jemi nacionalist te semure, nuk ofendojme mendimin e tjetrit, nuk paragjykojme lirin e fjales.

Kjo video, eshte nje plus per kulturen Shqiptare, per Shqiperin.

menyra e diskutimit te Lubonjes eshte qe barazon Shqiperine me Serbine ne perkrahjen qe u jepet bashkekombasve jashte kufijve perkates shteterore.

Jo me katolik se papa, Lum!

se nuk jemi nacionalist te semure, nuk ofendojme mendimin e tjetrit, nuk paragjykojme lirin e fjales.

Jo ore jo... nuk jemi nacionaliste te semure ne. Nuk kemi kerkuar kurre nje gje qe nuk na takon me te drejte hyjnore. Por kete veti tonen, ti qe sapo ke dale nga veza, mos na  ver ne dukje vetem per shkak se qenke ne dijeni te egzistences se nje Lubonje apo nje Veloje... perkundrazi duhet te ndodhe. Si Veloja edhe Lubonja, nuk durojne dot; ABSOLUTISHT, NUK DUROJNE DOT MENDIM NDRYSHE NGA AI I TYRI!!! Velua pak me ndryshe, me tolerant; ai gervishtjet i ka me cdo lloj ideologjie pervec dogmes Bizantine; kurse Lubonja, me do njeri te ketij planeti qe nuk mendon pikerisht si Lubonja. Pak here ofendon Lubonja mendimin e tjetrit? Nese ti nuk e ke pare kete gje, atehere ti nuk e di se c'eshte ofendimi.

Por mos na quaj tolerante duke na e permendur sikur kjo eshte merite e nje qelbesire, nje felliqesire si Lubonja. Te pranosh Lubonjen ne nje post te tille, dmth te dhjesesh mbi identitetin tend; mbi cdo gje qe deri tani ke kujtuar se JE!

Me duhet te pranoj nje te mete te madhe te races Shqiptare. NAIVITETIN  alarmant karshi rrymave te koherave te ndryshme. Sot eshte koha e KOZMOPOLITEVE. Aq shume na kane fryre ne vesh per ca vlera qe jane vetem ne letra te ca legeneve europiane sa qe na duket e cuditshme ti kundervihemi.

Populli im nganjehere me duket si nje femije 4 vjecar ne kohen e komunizmit qe vraponte pas karroces se akullores kur vinte ne Lagje. Leke skishte, por ku i dihet ndoshta karrocierin e bente shok dhe.....................

Karrocieret ndrrohen, filozofite e kohes ndrrohen por nje gje nuk ndryshon kurre............................ ai femija 4 vjecar qe humbet kohe duke i vajtur nga mbrapa.

Hallall per metaforen e karroces dhe akullores Klosi. Kot ke vajtur tani ne Gjermani apo do beni vazhdimin e librit te Skenderbeut?

Apo s'je Klosi dhe adresohem gabim? :o

Ha ha mos e ngacmo Klosin se te cmitizon xhibo. Mendoj se Klosi eshte bere xheloz qe ja dhane Lubonjes e sja dhane atij ate cmim. Ata te dy ishin ne gare me njeri tjetrin per nje Akullore .........! E mori Lubonja ngaqe ka abone per anijen Kozmopolite te  Fantomasit.

Me kupton?

Lubonja, Velo, X,Y, radikalizmi i tyre per nje çeshtje kaq delikate per rajonin, japin vlera qyteterimit Shqiptar.

Lubonja e Velo, jane koshient se mendimet e deklaratat  e tyre jane vere ne uje per politiken e shoqerin Shqiptare, po i perdorin per te treguar se jemi te lire ne shprehje e mendime, e rendesishme eshte reagimi, qe duhet te jete mbrenda etikes civile.

Nuk mund te shahen, kur nuk manipulojne, nuk trillojne, nuk ofendojne.

Ne ate video, ne pame nje Lubonja e Velo qe kane te drejten e fjales se lire.

"Ne ate video,ne pame nje Lubonje e Velo qe kane te drejten e fjales se lire".

Lumo ??????

Lubonja e Velo, jane koshient se mendimet e deklaratat  e tyre jane vere ne uje per politiken e shoqerin Shqiptare, po i perdorin per te treguar se jemi te lire ne shprehje e mendime

ahaaaa... e fell kjo. ncncncnc...

shume zogj k****, shum holl e paskan menu.

Po pse Emo.

Kur nje opinionist, intelektual, qe nuk genjen nuk trillon, e mbi te gjitha nuk manipulon, ç'fare te keqe te ben se shprehet lirshem.

Nuk jane zogj k...., nuk e  kane menduar holle, jetojne ne ate ambient, njohin Shqiperin, njohin popullin, gazetaret, politikanet, te dobetin e te fortin.

Per çmimin qe ka marre , thashe eshte çmim edhe per Shqiperin,si nje vend i lire.

Italia qe eshte vend i lire, ka numerin me te madh te gazetareve qe kane skorta (truproje), ne Europ.

Ne duhet te krenohemi qe ne Shqiperi keto gjera nuk ndodhin.

Urime Lubonjes per cmimin. 

Mund te mos jem dakort me disa pikepamje te tij, por ato debatohen ne temat perkatese.  Ne kete rast, nje shqiptar me shume (qe si numer jane te pakte) qe njihet ne arenen nderkombetare.

 Cili shqiptar me shume? Ai nuk ta pranon kurre qe eshte shqiptar moj goce.... Ai po tha qe eshte shqiptar, te flet per pasaporten, jo per identitetin e tij!!!!

Mire zotrules, me pashaporte.  ADN apo analizen e gjakut se sa shqiptar eshte apo s'eshte nuk ia di smiley.

 Po nuk po them per analize ADNje moj Monde... Cfare thote ai. Kjo ka rendesi. Dhe nese nuk ka rendesi, atehere edhe cmimin ia paskan dhene kot. Shqiptare mund te dalesh dhe ti me ADN, por ca te bej une kur ti vdes per pak Greqi? A ka rendesi ADNja apo ajo qe ndjen ti? Po mire kjo nje histori... po Lubonja vete dhe me tutje, qe humbet cdo lloj etike solidariteti qe nje bashkesi njerezish ndjen ne ndergjegjen e pergjithshme, per veti, virtyte dhe vese te caktuara qe i bejne te njehsohen si komb. E ne kete pike, ai eshte kunder teje; jo sepse je ajo qe je, por sepse ke kellqe te pranosh ne publik dhe ta pranosh hapur. Sot paska ardhur koha, qe te jesh shqiptar dmth te jesh cnjerezor, njeri pa identitet, njeri kriminel, diktator, i padrejte, grabitqar, shtypes dhe masakrues i fqinjeve, mashtrues me historine, etj etj etj... dhe te gjitha keto epitete permblidhen ne thesin e neuroneve difektoze qe quhet Lubonje.

Mos u kapni shume tek eshte vlleh apo s'eshte mer yahoo. Dhe ai shqiptar eshte, pavaresisht nese eshte vlleh apo jo. Te pakten ai ashtu prezantohet, si shqiptar, s'kemi pse e paragjykojme dhe aludojme per ate gje.

Tjeter gje ca thote per ca gjera, ajo po eshte e rende, dhe s'mendoj se ka te beje eshte vllleh apo jo, ose s'besoj se kemi mundesi ta dime ate dhe te bejme akuza te tilla. Nese s'do ishte vlleh njesoj do, dhe duhet, ta gjykonim per ato gjera qe thote ne lidhje me ca ceshtje kombetare.

Do isha kurioz ta dija p.sh. si ndihen keta kur e shikojne veten kaq shume te admiruar dhe perkthyer nga sllavet dhe greket ne debate te ndryshme per ceshtje kombetare/shqiptare?

Por gjithsesi, sic tha Monda me lart, keto debate i takonin tjeter teme. Ketu flitet per nje cmim dhe duhej ti ishim permbajtur kesaj.  Me mire von se kurre per te qene brenda temes, keshtu qe cmimin ta gezoje. smiley

"Por me pelqen sepse, per aq sa shoh une, Lubonja nuk e ve mendimin e tij (te drejte apo te gabuar) ne sherbim te x apo y. "

Pikerisht per kete fakt me pelqen edhe mua.

 

 

Mua me erdhi mire per çmimin qe mori, pavarsisht se mund te mos jem dakort me ndonje ide a teze te tij. Nga 100% te tezave/ideve te tija, dhe une nuk jam dakort me 10%-20% te tyre, por kjo s'do te thote ta hedh poshte si analist apo mendimtar.    

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).