Kuvendi kosovar ratifikon paktin e kufirit me Shkupin

 

Kuvendi kosovar ratifikon paktin e kufirit me Shkupin

Kuvendi i Kosoves ratifikon marreveshjen e demarkacionit me Maqedonine.
Ne nje seance te jashtezakonshme, kuvendi miratoi ne votimin e dyte paktin, me 81 vota pro, 3 vota kunder dhe 2 abstentim.

Marreveshja mes Shkupit dhe Prishtines per demarkacionin e kufirit u nenshkrua ne oret e vona te dites se djeshme. Ajo u pershendet nga zyrtaret e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si dhe nga pergjegjesi per Politiken e Jashtme ne BE, Havier Solana dhe diplomati evropian, Peter Feith.

 

kurse me pare nuk e kishte pranuar:

 ________________________________________________________________________

Demarkacioni, deshton ratifikimi ne Kuvend
17/10/2009 13:25

Demarkacioni, deshton ratifikimi ne Kuvend

Kuvendi i Kosoves, i mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme paraditen e sotme, nuk ka arritur te ratifikoje qe me votimin e pare marreveshjen e demarkacionit me Maqedonine.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave procesi mori vetem 67 vota pro, nga 80 qe duhen, si dhe 7 kunder e 9 abstenim.

Aktualisht seanca eshte nderprere dhe po zhvillohet nje takim mes kryetarit te Parlamentit Jakup Krasniqi dhe krereve te grupeve parlamentare. Pritet qe punimet te fillojne pikerisht pas perfundimit te kesaj mbledhjeje.

Marreveshja mes Shkupit dhe Prishtines per demarkacionin e kufirit u nenshkrua ne oret e vona te dites se djeshme. Ajo u pershendet nga zyrtaret nderkombetare.

 

_______________________________________________________

Kufiri me Kosoven, opozita sulmon qeverine e Shkupit
17/10/2009 20:50

Kufiri me Kosoven, opozita sulmon qeverine e Shkupit

Marreveshja per kufirin mes Maqedonise e Kosoves shkaktoi polemika te ashpra ne Shkup. Opozita akuzon qeverine se me kete marreveshje eshte ndryshuar kufiri me Kosoven, por kjo hidhet poshte nga kryeministri Gruevski. Pushteti dhe opozita jane perplasur lidhur me marreveshjen per shenimin fizik te vijes kufitare midis Maqedonise dhe Kosoves. Opozita kritikoi marreveshjen per shenimin fizik te kufirit, pasi, sipas saj, ajo eshte kunder-kushtetuese.

“Me aneksin, ju per here te pare e ndryshoni vijen kufitare, qe midis Maqedonise dhe Kosoves ka ekzistuar dekada me radhe. Kete nuk mund ta beni, pasi ne vitin 2001 eshte ratifikuar nje marreveshje, me te cilen nuk ndryshohen kufijte me shume sesa 150 metra, aq sa kemi arritur ne marreveshje. Kjo marreveshje do te rrezohet ne Gjykaten Kushtetuese”, tha deputeti i Lidhjes Social-Demokrate, Vllado Buckovski.

Por, kryeministri Nikolla Gruevski hodhi poshte pohimet e opozites se me marreveshjen e re behet levizje ne vijen kufitare mes Kosoves dhe Maqedonise. “Nuk kam kurrfare arsyeje te frikesohem, sepse me kete marreveshje shteti nuk humb asnje milimeter nga territori. Dua t’ju siguroj se kurre, me asnje cmim, nuk do te kisha nenshkruar dicka, me te cilen do te humbnim nje milimeter te territorit te Maqedonise. Keshtu qe, kjo qe po e ben opozita permes frikesimit, eshte thjesht manipulim me opinionin. Ky eshte nje tentim i paster i tyre per te fituar ndonje pike politike ne dem te shtetit”, tha kryeministri Gruevski.

Deputetja e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ermira Mehmeti, shprehu deshiren qe opozita ta pranoje kete proces. “Ne fund do te shpresojme dhe presim se do te dominoje, do te ngadhenjeje konstruktiviteti dhe do te arrijme ta perfundojme procesin me sukses”, tha deputetja Ermira Mehmeti.

Nderkohe, ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Filip Riker, ai i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, dhe ambasadori suedez, Ilars Freden, pershendeten marreveshjen per kufirin, pasi, sipas tyre, ajo paraqet nje hap te madh per stabilitet ne tere rajonin. “Qeveria e SHBA-se dhe Ambasada e saj uron Qeverine e Maqedonise dhe ate te Kosoves per arritjen e marreveshjes per shenimin e vijes kufitare. Kjo eshte mire per te dyja shtetet dhe gjithe rajonin. Kjo e ben Maqedonine shtetin e pare nga ish-Jugosllavia qe ka kufij teresisht te demarkuar”, tha Riker.

Edhe ambasadori i Suedise ne Maqedoni, vendi i te cilit kryeson me Bashkimin Evropian, pershendeti marreveshjen. “Presidenca e Suedise pershendet perparimin e ri ne marredheniet nderfqinjesore mes Shkupit dhe Prishtines. Kjo paraqet nje shenje inkurajuese per pergjegjesi dhe pjekuri se eshte gjetur zgjidhje e perbashket per ceshtjet e hapura mes fqinjeve”, theksoi ambasadori Freden. Verifikimi i mbylljes se ketij procesi nga ana e Parlamentit te Maqedonise do t'i mundesoje Shkupit vendosjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven, nje vit pas njohjes se pavaresise se saj.

 

ndonje koment?

 

 


 

2 Komente

Por, kryeministri Nikolla Gruevski hodhi poshte pohimet e opozites se me marreveshjen e re behet levizje ne vijen kufitare mes Kosoves dhe Maqedonise. “Nuk kam kurrfare arsyeje te frikesohem, sepse me kete marreveshje shteti nuk humb asnje milimeter nga territori. Dua t’ju siguroj se kurre, me asnje cmim, nuk do te kisha nenshkruar dicka, me te cilen do te humbnim nje milimeter te territorit te Maqedonise.

Ku NUK e degjuam nje deklarate te tille? Nga nje lamash qe nxjerr dhe fshihet pas baxhelles se tij, kurrves Meta?

Shkup, Parlamenti ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin - Gazeta Lajm (MKD) 

Kuvendi i Maqedonisë me 72 për, 11 kundër dhe asnjë të përmbajtur miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin fizik të kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës. Gjatë debatit të sontëm deputetët e Lidhjes Socialdemokrate dhe Partisë Liberaldemokrate, përsëritën qëndrimet se me këtë Marrëveshje, Maqedonia i dhuron Kosovës pjesë të territorit të saj, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë. Deputetët e opozitës paralajmëruan se këtë Marrëveshje do ta kontestojnë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Kosova dhe Maqedonia vendosën marrëdhëniet diplomatike /Telegrafi/

Nё orёt e vona tё mbrёmjes, tё shtunёn, ministri i Punёve tё Jashtme, Skender Hyseni dhe homologu i tij maqedonas, Antonio Miloshoski, kanё nёnshkruar aktin e vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё.

“Tё bindur se vendosja e marrёdhёnieve diplomatike nё mes tё dy vendeve tona do t’i shёrbejë zhvillimit tё bashkёpunimit dhe tё mirёkuptimit tё ndёrjsellё si dhe interesave tё paqes dhe tё sigurisё nё rajon” - thuhet nё kёtё marrёveshje - Republika e Kosovёs dhe Republika e Maqedonisё kanё vendosur tё themelojnё marrёdhёniet diplomatike nё nivel ambasadorёsh, qё nga data e nёnshkrimit tё kёtij akti. 

Tё dy vendet do tё ndёrmarrin hapat e nevojshёm qё nё kohёn e duhur tё hapin ambasadat e tyre dhe të akreditojnё ambasadorёt. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).