Kur lajmi s'është pozitiv, është pozitive që ka lajm

"Deklarata e Kryeministrit Sali Berisha për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në Shqipëri, ka gjetur një mbulim mediatik në të katër anët e globit." Kështu shkruan sot gazeta Standard. "Agjenci të tilla si “The Associated Press” apo amerikanët e “MSNBC” i kanë dhënë një hapësirë deklaratës së Berishës," vazhdon reportazhi. Bukur shumë: me një gur, kryeministri do bëjë një vepër patriotike dhe njëkohësisht do rrisë profilin e kombit në botë. Apo jo? 

Shtesë (14 Tetor): Lajmi i refuzimit të Indisë është tani në faqen e parë të BBC.

Të shohim se ç'shkruajnë mediat e botës: 

AFP thotë: "India refuzoi prerazi ditën e martë kërkesën e qeverisë shqiptare për kthimin e eshtrave të Nobelistes Nënë Tereza, të cilat janë varrosur në lindje të Kalkutës."

Deutsche Welle: "Të kërkosh eshtrat e dikujt konsiderohet përgjithësisht si një veprim i papërshtatshëm (in bad taste). Ky bëhet veçanërisht problematik kur personi në fjalë njihet gjerësisht si shenjtor."

Me një fjalë, deklarata e prijësit u ndoq "me interes" (siç thuhet në titullin e Standard-it), ama ky interes i ngjante më shumë interesit që ngjall diçka skandaloze se interesit që ngjall diçka me vlerë.

Urime prijës! Edhe pak, dhe do ia kalosh edhe Berluskonit... 

(Shënim: artikullin nga MSNBC nuk e gjeta dot. Po e gjeti njeri, bujrum.)

21 Komente

 Po per kete ça do komentojne:

 

 Një pjesë e eshtrave të Nënë Terezës në Prishtinë

(Dërguar më: 13/10/09)

PRISHTINE-Pas Shqipërisë, ngrihet Kosova për eshtrat e Nënë Terezës që prehen në Kalkutë të Indisë. “Një pjesë e eshtrave të Nënë Terezës gjithsesi që do të pushojnë në katedralen dhe shenjtoren e saj që është duke u ndërtuar në Prishtinë”, ka bërë të diture për Radio Dukagjinin, At Dom Lush Gjergji duke pohuar se këtë bartje të eshtrave e lejon një traditë dy mijë vjeçare e Kishës Katolike dhe e tërë kjo do të bëhet përmes Vatikanit, vendimi i të cilit e mund edhe kundërshtimin e mundshëm të Indisë.
“Përderisa Shqipëria me ngulm është duke kërkuar që eshtrat e Nënës Terezë të barten atje nga India, duket se gjasat më të mëdha janë që një pjesë e eshtrave të shenjtores të prehen në Kosovë”, këtë e ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin, at Dom Lush Gjergji duke u nisur nga një traditë dy mijë vjeçare e Kishës Katolike.

“India do të kundërshtojë dhe nuk do të lejojë që të bartet në tërësi, mirëpo një pjesë e eshtrave me siguri ne do ti kemi në Prishtinë, në kryeqendrën tonë, në katedralen kushtuar Nënës Terezë. Këtë e bëjmë përmes Vatikanit dhe aty nuk ka asnjë mundësi që ta pengojë apo ndërhyjë shteti i Indisë”, ka thënë Gjergji.

Dom Lush Gjergji ka shtuar se është e pamundur që të gjitha eshtrat të kthehen, duke e pasur për bazë se si trajtohet figura e Nënës Terezë në Kalkutë.

Pas vdekjes së Nënës Terezë, më 5 shtator 1997, Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit dhe trupi i saj u varros në Shtëpinë - Nënë e Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt, varri i saj u bë vend shtegtimi e lutjeje për njerëz të besimeve të ndryshme, për të varfër e për të pasur. Ndërsa eshtrat e nënës dhe motrës së saj prehen në Tiranë.

Pak ditë më parë kryeministri Sali Berisha premtoi se do të ktheje eshtrat e Nënë Terezës në Tiranë. Por, kjo hasi në kundërshtinë e Indisë, ku sipas zyrtarëve të atjeshëm, Nënë tereza do të vazhdojë të prehet atje ku ajo ka shprehur dëshirën e saj, në Kalkutë.

(d.b/BalkanWeb)

O Penaro, amon hiqini kto haberet se o turp e gjynof qe te merret neper goje e te tallet figura e None Terezes nga keta kaqola! Ueeeee çar tmerri!

Peshku pa uje duhet te quhet peshku pa tru ose realisht sic ka emrin e vertete trupeshk

S'e kuptova kete artikllin tend per artikllin e Standard-it per artikllat a agjensive te huaja Penar. Dmth cili qe thelbi, te ilustrojme si beri gabim Berisha duke e hapur kete ceshtje se po flasen mediat keq, apo si ja futi kot Standard-i per mediat e huaja qe po flasin keq? :think:

 

Nje gjeagjeze per ty.

Standarti

Mediat e huja

Sali peshkaqeni

Kush e trem pekun e logel ?

 Eshtrat e nene Terezes mund te prehen ne dy vende. Ne Kalkute, ku ajo shkriu trupin e zemren e saj, ose ne Vatikan bashke me shenjtoret e tjere te Krishterimit. Ajo ishte shqiptare, aq sa edhe dielli qe ndricon edhe mbi Shqiperi eshte shqiptar. Berisha le te shkoje me perpara e ndreqe shtepine e babait dhe varret e gjysherve te tij, pa per nene Terezen kujdeset gjithe bota.

 

1. Qe shteti shqiptar te beje gjithe kerkesat e mundshme zyrtare qe eshtrat e nene terezes te prehen ne shqiperi, kjo ska asgje te keqe. Absolutisht asgje dhe bravo kujtdo individi ne strukturat e shtetit shqiptar qe e ka menduar nje gje te tille, qofte ky berisha. 2. Qe Shqiperise ti refuzohet nje kerkese e tille, ndonese zyrtarisht shqiperia nuk e ka bere nje kerkese te tille, kjo eshte e turpshme dhe turpi bie mbi shtetin shqiptar. 3. Qe berisha eshte kaqol dhe qe tall trapin me gjithe shqiptaret, kjo ska ngel shqiptar pa e dit, po qe ka filluar te talle trapin dhe ne arenen nderkombetare kjo eshte paksa e tepert. Permbledhje: Ka patur vetem nje deklarate idiote dhe te pasinqerte dhe medemek me sfond patriotik te berishes per kete ceshtje, po nuk ka patyr asnje kerkese zyrtare te shtetit shqiptar (apo te pakten ende jo te konkretizuar). Reagimet qofte ne Indi e qofte ne shtypin e huaj jane pasoja te nje shashke mediatike qe berisha e ka hedh, njesoj si deklarata ne kosove. Berisha eshte mjeshter qe ti shpalle nga podiumi i konferencave per shtyp budallenj qe te gjithe!  Njerezit merren gjithmone me shashkat qe ai hedh, po asnjehere nuk merren seriozisht me ate qe ai realisht ben: dmth me kontrabanden, me korrupsionin, me vjedhjen masive te shqiptareve e te shqiperise, me ligjerimin mu ne mes te kuvendit te mashtrimeve e te vjedhjeve, me rrembimin e pastaj me vrasjen e zhdukjen e njerezve, me shkaterrimin e ligjit e te demokracise, me hallishverishet e tjera ne emer te integrimit, me dhurimin e pasurive kombetare, etj etj Qe shqiperia te kerkoje eshtrat e nene terezes, edhe duke e dit fare mire qe kjo nuk behet, ska asgje te keqe, perkundrazi eshte forma me e vogel e mundshme si ne si komb e si shtet kerkojme te falur qe sa ishim ne komunizem nuk e lejuam qe te shkelte ne vendin tone kete shenjtore. Vecse ceshtja e vertete eshte te fakti qe berisha tall k... me te gjithe dhe nuk e ka seriozisht, nuk i rruhet as per eshtra e as per njerezit e gjalle. Dhe akoma me keq, eshte aq i mencur se e di qe jane budallenj te tjeret, sa kete taktike ta perdore mjeshterisht edhe sot, 20 vjet pasi e ka perdorur per here te pare... Dhe sot, serish me sukses...!

Me duket si e papershtatshme sesi Berisha nuk eshte konsultuar me askend per dicka te tille. Duhej filluar me konsultimet, me analizimin e terrenit dhe pastaj gjerat te mund te beheshin publike.

Besoj se mbeshtetja e familjes apo kerkesa e saj do te ishte nje nder hapat me te rendesishem per te marrur. Nga ana tjeter jane kleret e kishes katolike ne shqiperi, sidomos Dom Lush Gjergji, nje nder personat me te afert te Nene Terezes. Nje nder te paktet njerez ne planet qe ka marrur miratimin e saj personalisht per te shkruar biografine e saj dhe publikime ne lidhje me te. Do te ishte Vatinkani mbase shume i rendesishem per tu kontaktuar per dicka te tille. Marrja e miratimit nga te tre keto eksponente eshte vitale per nje proces te tille. sic duket Berisha me nje fryme te nxituar premtimesh te nje kohe fushate, ben deklarata sensitive per mediat dhe publikun pa u menduar dy here.

Karriga qe mban ai ne nje qeveri ideale do i ndalonte atij te drejten per te shprehur deshirat e tij me mikrofon hapur, por ja qe ai nuk do t'ia dije.

Nuk besoj se ka bere turp per kombin qe ka bere ate deklarate, besoj se ka bere gabim nga menyra sesi e ka bere ate pa u konsultuar, pa krijuar terrenin per nje prespektive te mundeshme dhe pa marrur miratimin apo mbeshtetjen e disa eksponenteve kyce, sic jane ato te siperpermendurat.

Kjo me duket permbledhja me e sakte per kete ceshtje. 5 yje smiley

Ne krahasim me kete permbledhje qe ke bere, dhe artiklli qe ka shkruar Penari ngelet ne nivelin e zhurmes mediatike, pak a shume si zhurma qe beri Berisha me kete deklarate tak-fakse-cakmakse, po ne kahun tjeter.

Penar, mos u adhno ti nga krtika e, nothing personal, se ke filluar me paragjykon kohet e fundit. smiley

Berisha ka nje ide gjeniale.

Te krijoje nje Pantheon Shqiptar.

Ahmet Zogu, Enver Hoxha e Nene Tereza.

"Il Buono" "Il Cattivo" e "La Santa".

Nje kerkese idiotesisht idiote nga qeveria shqiptare. Te kthehen eshtrat e Nene Terezes ne Tirane, e perse se keshtu iu tek nje dite me diell apo pa S.B?!

Nene Tereza e Kalkutes, vini re e Kalkutes, sigurisht qe eshte shqiptare, por vepren e saj te jetes e kreu ne Indi, Kalkute... U lind shqiptare por eshte nderi dhe lavdia e Indise dhe me kete ne nuk kemi te drejte te kerkojme qofte edhe eshtrat e saj... Ashtu sic nuk na i lane Turqit eshtrat e Samiut, qe eshte nje nga gurthemelet e kultures turke, (ka hartuar te parin fjalor enciklopedik ne gjashte vellime ne gjuhen moderne turke), ashtu edhe Mother Teresa of Calcuta eshte nje nga gurthemelet shpirterore te Indise...

Dhe raste te tilla ka plot:

Eshte si te kerkosh eshtrat e John Belushit...

te Karl Geges...

te dinastise mbreterore te Egjiptit... (me origjine shqiptare)

te Aleksander Moisiut...

e shume raste te tjera qe s'me vine ndermend...

A nuk ka problemem me jetike se kthimi i ca kockave?! Apo shperqendrojme vemendjen kotnasikoti?

Pastaj Zogu (sigurisht ka merita plot) por erdhi ne fuqi me ndihmen e serbeve, fali toke shqiptare per kete dhe ne fund zbrazi edhe arken e shtetit (te popullit te vete) dhe iku me bisht nder shale ne kohen qe duhet te bente qofte edhe nje rezistence sa per vitrine kunder pushtuesve italiane...

Po te na dale mbreti Zog figure kaq e shquar, ne te kunderten Ligj Gurakuqin, Hasan Prishtinen, Bajram Currin, Avni Rustemin duhet t'i shpallim tradhetare, te cilet i eliminoi fizikisht ky i ashtuquajtur mbret i shquar?

A nuk jane keto akuza pengese per te moskthyer keto eshtra te "hidhura" ne Atdhe?

Mendoj se cmenduria e nje kombi fillon atehere kur nderon me shume amoralitetin se virtytin dhe kjo gje ne Shqiperi nuk e ka zanafillen nga e sotmja as nga e kaluara por ne mendesine tone klanore, farefisnore, feuodale...

Mendoj se eshte ide shume e mire,rikthimi i eshtrave te nenes Tereze ne Shqiperi.une per vete jetoj e punoj ne Angli qe 20 vite por kur te vdes dua te vdes e te me vorrosin ne Kosove,atje kam lindur.Amanet peshkut.

Kur kete kerkese e ben nje komunist si Berisha dhe nje fondamentalist islamik nuk ka snje lloj vlere.

Une cuditem me shumice se pse Shqiptaret e kundershtojne Salen per kete ceshtje qe eshte ne leverdi te Shqiperise.

Nje arsye mund te jete qe keto Shqiptare bejne kete vetem pse ata urrejne nje njeri ne qeveri - ne kete rast S.Berishen, tjetra arsye mund te jete se keto anti-shqiptare qe advancojne interesat greko-serbe luajne loje me interesa te fshehura

Pse te mos kthehen ne Shqiperi te gjithe eshtrat e Shqiptareve qe ne i duam ne Shqiperi??? (ska nevoje te pergjigjen anti-shqiptaret)

Sala nuk e ka bere ate kerkesen si kryetar i shoqates te muslimaneve o 'Albetini', ti argumenton fiks sic bejne ato te Serbise dhe te FYROM'it

Sot ishte nje program ne BBC1 ne 10am (GMT) qe behen pyetje per gjera sociale/politike/fetare etj etj. dhe ishte e shtruar nqs Mother Tereza duhet te behet SAINT? Aty mes njerezve ishin dhe disa Indiane dhe prej tyre ishte shume i flakte kunder Mother Terezes, tha gjera shume te turpshme per te, vete ai ishe Hindu si shumica e indianeve dhe e urrente ne maximum SHqiptaren. Indianet ne Angli edhe pse kane lindur, rritur, edukuar ketu, e quajne veten Indiane dhe jo Angleze edhe pse kane pashaporte Britanike dhe shfrytezojne ne maksimum spitalet dhe sistemin social, se shumica derrmuese e tyre marrin social dhe kurre nuk kane punuar, sidomos grate, por prape e quajne veten indiane e nuk identifikohen me Angline. E njejta gje duhet te aplikohet edhe per nene terezen me indine, ajo shkoi atje ti ndihmoje majmunat dhe ti ktheje ne katolike, dhe se i pelqeu india asaj

Mom,

meqe shiu na la pa pune  a i gjen dot nje emer te vetem ketij spjegimit me poshte  : claim, pretense, or false representation of holding beliefs, feelings, or virtues that one does not actually possess ?

Nje te vetem. smiley

Bojaxhi? Dmth i fut ca furçe?

Nene Tereza eshte figure e madhe per gjithe boten,kjo nuk diskutohet! Cfare eshte e diskutueshme eshte loja me te,per te perfituar dicka,dhe kjo eshte nje lloje nacionalizmi qe nuk shkelqen ne kohen e duhur,nuk ka vlere.

C`fare eshte e rendesishme qe Tereza eshte Shqiptare?Qe shqiptaret jane si Nene Tereza?Njeriu eshte i madherishem kur ai ben dicka ne nje vend te caktuar.Nene Tereza u be e madherishme ne Indi pikerisht atje ku ajo krijoi nje mision te cili e permbushi me shume devotshmeri!

Cfare mund te themi ne eshte:I perjetshem qofte kujtimi i saj!

Ka lene ndonje testament Nene Tereza qe ajo te varroset ne Shqiperi?

Po e ka lene ne kemi te drejte ta kerkojme!

te njejtat urgumente u dhane dikur ketu kur u diskutua kthimi i armeve te skenderbeut ne Shqiperi nga Austria! 'testamenti' eshte se ajo eshte Shqiptare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).