Kosovarët, surprizë Berishës, shtëpinë ia zhvendosin në Kosovë

Shtëpinë e lindjes, kosovarët mundën t’ia “zhvendosin” në Kosovë. Jo themelet, sepse ato janë të ngjitura thellë me tokën e Malësisë së Gjakovës, por mjeshtëria e rrallë e kosovarit nga Deçani e ndërtoi atë me dru, si për t’i kujtuar Sali Berishës se i përket edhe Kosovës. Ndaj, Kryeministri Berisha u kthye nga Kosova, duke marrë me vete dhuratën më surpizuese në jetën e tij.

Pikërisht atë që i kujton vendin ku lindi, shtëpinë afro 100-vjeçare në Viçidol të Malësisë së Gjakovës. Është një kujtim i bukur nga Kosova, që tashmë gjithnjë e më shpesh do t’i sjellë ndërmend pjesën tjetër shqiptare. I befasuar, por si shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij ndaj çështjes së Kosovës. Dhurata surprizë, është punimi në miniaturë i shtëpisë trekatëshe ku Berisha lindi, e gdhendur e gjitha në dru. Kjo dhuratë e veçantë për Kryeministrin Berisha u punua nga Mustafë Zenel Lokaj, nga Deçani i Kosovës me profesion gdhendës. Z. Lokaj njihet në Kosovë për punimet e tij në miniaturë, kryesisht të objekteve të rëndësishme kulturore dhe historike të kombit shqiptar. Gjithsesi, dhurata nuk ka ardhur nga vendlindja e tij, Tropoja, por gjatë vizitës në qytetin e Prizrenit. Për të krijuar këtë vepër arti, z. Lokaj ka vizituar disa herë kullën e familjes së Kryeministrit Berisha në Tropojë dhe ka biseduar me banorët për ta bërë sa më reale pamjen e saj të dikurshme. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha, duke e falënderuar z. Lokaj për punën e mrekullueshme, u shpreh i emocionuar për këtë dhuratë të veçantë, e cila do të mbetej një kujtim i bukur i mirënjohjes dhe respektit të qytetarëve të Kosovës.

Kryeministri Berisha u shpreh i impresionuar për përshkrimin në detaje të kullës së familjes së tij dhe tha se do ta mbante atë në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për veprën, në një vend ku ai punonte dhe qëndronte më shumë. “Kjo është shtëpia e fëmijërisë sime, të cilën unë e dua shumë. Ju falënderoj nga zemra për këtë punë të jashtëzakonshme”, - u shpreh Kryeministri. Ndërtesa 100-vjeçare në Viçidol të Tropojës pritet të kthehet në një objekt historik për shqiptarët. Prej vitesh ajo është e pabanuar nga të zotët e shtëpisë, por është gjithnjë nën kujdesin e kushërinjve të Kryeministrit të vendit.

Përgjatë 100 viteve, ndërtesa trekatëshe, nga rëndesa e viteve të gjata, ka filluar të rrëzojë pjesë të murit. Ajo ka kaluar të gjitha etapat e historisë që ka përjetuar dhe treva e Malësisë së Gjakovës. Dhe historia nis me strehimin e patriotëve të zonës, duke u kthyer kështu në një bazë të fortë të qëndresës antiserbe. Më pas erdhi Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur sërish kulla e Berishajve që njiheshin për patriotizmin e tyre në mbrojtje të vendit, u bë një qëndresë e pakapërcyeshme për okupatorët e Shqipërisë.

Në ato vite lindi dhe ai që do t’i krijonte një histori më vete shtëpisë Berisha, në atë kohë plot meshkuj shtëpie. Djali i vogël i Ramë Berishës, do të dallonte për zgjuarsinë e tij, shumë shpejt do të linte vendlindjen për të nisur studimet në moshën 14-vjeçare. Ky moment shënoi dhe shkëputjen e tij nga Viçidoli, të cilin do ta vizitonte gjithnjë e më rrallë dhe vetëm në kohë pushimesh. Në Tiranë, djali tropojan gjeti vetveten, por duke memorizuar fort porositë e prindërve, ata që deri në vdekje i ushqyen dhe i mbajtën gjallë ndjenjën patriotike për atdheun. Dhe një ditë shtëpia do të mbetej bosh, por gjithnjë përreth saj e populluar nga fisi Berisha, të gjithë kushërinj të atij që tashmë ishte vënë të krye të lëvizjes antikomuniste në vitet ‘90. Ngjarjet politike të mëvonshme që përkuan me rrëzimin e diktaturës komuniste dhe ardhjen në pushtet të PD-së, e ngritën atë në majën më të lartë të shtetit, duke u bërë President i vendit. Dhe shtëpia në Viçidol, tani do të mbante një emër tjetër, shtëpia e Presidentit.

Ajo ngjalli interesin e cilitdo që vizitonte atë zonë dhe shumë më tepër, atë të kosovarëve, me të cilin e ndanin pak minuta matanë kufirit. Por, ata s’e kishin menduar se në vitin e vështirë të gjenocidit serb, në vitin 1999, do të kishin si strehë të tyre, pikërisht, atë shtëpinë e ish-Presidentit Berisha. Ndërtesa që po u afrohej 100 viteve jetë, tashmë do të kthehej në një bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lejen e dha vetë Sali Berisha, në atë kohë kryetar i PD-së në opozitë. Deri në çlirimin e plotë të Kosovës, shtëpia e tij u shndërrua si vendstrehim, por edhe vendstërvitje për ushtarët kosovarë të cilët u kthyen në Kosovë fitimtarë pas një lufte të egër dhe mizore e cila u mori njerëzit më të dashur. Por, shtëpia ka filluar të rrëzohet. Vitet kanë bërë të vetën. Megjithatë, pritet të ringrihet sërish, për të ringjallur edhe historinë e saj 100-vjeçare.

Ajo vizitohet shpesh nga familjarët e Kryeministrit Berisha, nga bashkëshortja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni. 

10 Komente

Valentina Madani është rob zoti.  Punon shumë për të avancuar aspiratat hyjnore të Partisë dhe prijësit historik. 

Ca citime nga shkrimi legjendar më sipër: 

Ndërtesa 100-vjeçare në Viçidol të Tropojës pritet të kthehet në një objekt historik për shqiptarët.

Më pas erdhi Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur sërish kulla e Berishajve që njiheshin për patriotizmin e tyre në mbrojtje të vendit, u bë një qëndresë e pakapërcyeshme për okupatorët e Shqipërisë.

Në Tiranë, djali tropojan gjeti vetveten, por duke memorizuar fort porositë e prindërve, ata që deri në vdekje i ushqyen dhe i mbajtën gjallë ndjenjën patriotike për atdheun.

dhe perla, në fund të shkrimit: 

Ajo vizitohet shpesh nga familjarët e Kryeministrit Berisha, nga bashkëshortja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni. 

(Define "shpesh", do thoshte Seinfeld. Rrallë!)

 Nja dy saktesime.

Shtepia eshte kthyer ne haur.

Ai robi, "kushuriu" qe jetonte ne nje si pune rrenoje njekateshe deri vone thoshte se nuk e kishte gje Berishen, mesa duket nga frika e ndonje hasmerie.

Gjate luftes atje rrinin forcat e FARK dhe jo UCK.

P.S. (define "rralle"smiley)

Ka të drejt PF. Gjatë luftës në Vuqidol,në shtëpinë e Berishës nuk ka pasur ushtarë të UÇK-së,aty kanë qenë të stacionuara kundërshtarët e çlirimtarëve,ata që e luftonin UÇK nga prapavija,nga territori shqiptar,aty pra ishin PARAMILITARËT e ushtrisë serbe që përndryshe njihen edhe me emrin famëkeq FARK!!!

Kjo është E VËRTETA...tjetër nuk ka!!!

aty pra ishin PARAMILITARËT e ushtrisë serbe që përndryshe njihen edhe me emrin famëkeq FARK!!!

Nuk e dija se keta te farkut Kosovar ( jo kolumbian) paskan qene serbe.Thashe se ishin shqiptare si edhe ata te UCK-se dhe  lufutan serbin njesoj si UCK.

Sic duket UCK dhe Farku Kosovar ( jo ai Kolumbian) nuk paskan luftuar me serbin por me njeri tjetrin. Une e dija ndryshe smiley.

Duhet thene Rofte amerika qe na cliroj nga Serbi se ne u ndeshme me njeri tjetrin smiley

FARK-aret kane qene ushtria clirimtare e Rugoves dhe Bukoshit. Historikisht kane qene riperseritja e bajraktareve te Veriut ne luften e II qe premtonin se do luftonin gjermanet (serbin) per sa kohe qe Aleatet (2% i Atdheut) do ti ndihmonin financiarisht, por s'arriten t'ia benin bam.

Tre gjera me kane ngelur mister nga ajo kohe.

1-C"u be me fondin e Kosoves qe administronte Bukoshi? (Dhe sa ishte ai me qe ra llafi?)

2- Cfare diskutonte Rugova Miloshevicin ne Beograd kur kosovaret vriteshin se pulat fushave ne 1999?

3- Cfare argumentash paraqiste Berisha per te kundershtuar nenshkrimin e Rambujese?

Se c'u be me fondin nuk e di, por kam degjuar qe shkonte ne qindra milione dollare. ( llafe keto, po nga njerez qe sja fusin kot)

Rugova nuk diskutonte, ai degjonte dhe miratonte me perulje.

 

Asnje argument, pervec te bertiturave klasike te tija, qe ne ate kohe ishin bere kanceri i shqiptareve, dhe akuzave per tradheti kombetare per kedo qe firmos Rambujene.

 

Per te gjithe genjeshtaret, por qe gjithmone mbeten "deshmitare okulare" te djegjes se shtetit ne '97-en, sqarojme se vete Ali Ahmeti, qe ka qene ne Ushtrine Clirimtare te Kosoves ka thene ne interviste per mediat se ne shtepine e Berishes ne Tropoje kane qene te vendosura ushtare dhe forca te UCK-se dhe se Berisha ka pasur presione per te nderhyre dhe per t'i larguar por nuk ka pranuar kurre.

sqarojme

Ne shumes?

Mua me rafte pika,kurre nuk dita te beje ndryshimin ne mes te FARK-ut dhe UCK-se.

Adem Jashari,Agim Ramadani,Sali Ceku,Tahir Zemaj,....disa i quajne FARK,te tjeret UCK,ndersa une i quaj heronje.

Ata te miret, shkuan te paret.Na mbeten neperkat dhe orgazmet e Pol Potit.

Ec e mos cito Surroin:


“Kur thanë, para dhjetë vjetësh, se e çliruan Kosovën, pamë se si çlironin dyqanet, banesat , shtëpitë .... Pastaj si çlironin ndërmarrjet publike dhe i shndërronin të vetat. Pastaj si çlironin qytetet nga ndjenja e përgjegjësisë qytetare. Pastaj si çlironin një shoqëri nga perspektiva. Tash po thonë se janë në krye të institucioneve sovrane të Kosovës. Po ushtrojnë sovranitet në tender, sovranitetin personal dhe partiak mbi ndërmarrjet publike, sovranitetin mbi përqindjen e çdo biznesi të realizuar, sovranitet mbi një sistem të elaboruar dhe ilegal përgjimi, sovranitet mbi çdo metër asfalt të shtruar e që duhet rishtruar vitin e ardhshëm. Dikush duhet t’i shënojë fjalët e tyre sot. Thjesht, për të parë se si banaliteti i një grupi të paditurish, të uritur për pushtet ekonomik dhe politik, bëjnë që fjala të shndërrojë në të paqenë një të qenë – atë që deri më sot ishte realitet kolektiv, ndjenjë, aspiratë, pse jo, ëndërr për Kosovë të pavarur, demokratike e funksionale“. 

 

"Ajo vizitohet shpesh nga familjarët e Kryeministrit Berisha, nga bashkëshortja Liria, vajza Argita dhe djali Shkëlzeni."

Ai per veti kete vit e vizitoi Tropojen per here te pare qe nga koha e rremujave. Familja e tij as qe behet fjale ta kete vizituar. Sa nocione te larta emocionale qe ka ne kete shkrim, sikur ta kishte shkruar vete Berisha.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).