Kosova: Evropianët e rinj

Krijimi i një imazhi të ri për Kosovën do të jetë synimi i një reklame 60 sekondëshe që do të fillojë të transmetohet që nga dita e sotme në kanelet televizive më të mëdha botërore.

Fushata mediatike është përgatitur nga konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi”, ndërkohë që promovimi i reklamës pritet të bëhet sonte nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Personalitete të shquara dhe zyrtarë ndërkombëtarë do të jenë të ftuar në këtë ceremoni. Reklama televizive do të fillojë të transmetohet në 6 kanale të mëdha ndërkombëtare, të tillë si: CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport.

Më vonë reklamat do të publikohen edhe në revista ndërkombëtare, të tilla si: “The Economist” dhe “Newsweek”.

Konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi” ka fituar tenderin në vlerë 5,7 milionë euro. Fushata do të jetë shumë e gjerë dhe pritet të zgjasë dy vjet.

Nga Telegrafi.com:

“Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të prezantuar hartën e vjetër të Evropës, për të prezantuar Evropën e re, apo planin e ri, me këtë energji të Kosovës të prezantojë shtetin e saj, të prezantojmë ambiciet e saj, të prezantojmë dëshirën e saj që të ecë lirshëm dhe të bashkëngjitet fuqishëm me bashkësitë e vendeve të botës demokratike”, tha me këtë rast presidenti Sejdiu.

Kurse kryeministri Thaçi tha se me fillimin e kësaj fushate mediatike bëhet promovimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës para rrjeteve më të shikuara televizive botërore.

“Sot së bashku me ju bëjmë promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sot ne prezantojmë para rrjeteve më të shikuara televizive, imazhin e ri të Kosovës, imazhin e shtetit të ri të Kosovës, imazhin e Kosovës të pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike”, tha kryeministri Thaçi.

68 Komente

Ca mendoni per videon? Nderkohe ne vleresimet tuaja kini parasysh qe audienca e synuar jane te huajt, dmth s'po perpiqen ti mbushin mendjen disa analistave shqiptare nese kombesia eshte shqiptare apo kosovare.

Lajmi per fushaten mediatike te promovimit te Kosoves pasqyrohet dhe nga Reuters, dhe disa media te tjera te huaja. Me ca kerkova deri tani, me perjashtim te dy-tre mediave jo dhe aq popullore shqiptare, asnje media kryesore nuk e pasqyron akoma lajmin, as tek faqja e pare e RTK s'e pashe. Mbase do ta gjejne ne Google News nga kerkimet e perditshme dhe do ta perkthejne nga Reuters. smiley

Dmth harxhohen miliona euro per te promovuar nje apo disa spote publicitare tek mediat e huaja dhe koordinimi me (apo reflektimi nga) mediat shqiptare ne fillim te kesaj fushate (filloi dje dt. 26) eshte pothuajse zero.

* Slogani ne anglisht eshte Kosovo: The young Europeans, dmth 'te rinj' i referohet moshes, vitalitetit te Kosoves etj, dmth s'eshte 'new' eshte 'young' smiley

P.S. Peshku, po se qisni dot lajmin tek faqja kryesore mer, apo s'ka vend aty se eshte ai lajmi i kopracise se deputeteve. smiley Shikoni po deshet mos e embed-ni pak ate videon ne artikull, qe ta shikojne peshqit brenda faqes ketu. Flm smiley )

M'kujtohet libri Gjurme e gjurmime: Studime Etnografike nga Mark Krasniqi i shkruem dikur n'vitet 70-a dhe se si ai i jep ketij 'vitaliteti' qasje shkencore per ti'i dallue Shqiptaret e asaj province t'dikurshme nga popujt e tjere te ish-Jugosllavis. Kozmopoliteve te sotit vetem i'a rikujtoj 'nacionalizmin Sardinian' dhe them ate qe thote A.Kurti - behuni me kozmopolit dhe kuptoni se nacionalizmi si pasoj ka shum dallime prej atij nacionalizmi si shkak!

Thaci & Sejdiu e kuptuan me ne fund por 40 vite nuk jan pak.

Versioni ne anglisht i lajmit, dmth permbledhje e artikujve per lajmin ne anglisht po duke hequr pjeset negative (tip perpiqet te riparojme imazhin negativ te luftes e korrupsionit, etj) nqs ju duhet ta shperndani si trakt te te huajt qe njihni. smiley

Qe dhe nje imazh tjeter nga reklama qevria, nqs doni ta zevendesoni ne artikell meqe disave ju duk fotoja e pare si veze e skuqur smiley

Kosovo, The Young Europeans

fytyra diellore.......sic xhanem jane shumica e femijeve dhe te rinjve shqiptare e kosovare.

Gjynah qe rraca jone te trajtohet si e dores se fundit. 

Mua kjo videoja mu duk si pa karakter. Ka pasur Coca-cola ca reklama te ngjashme, ku mblidhej populli ne shesh dhe bente formen e shishes se Coca-Cola-s edhe feste e madhe. Pervec vendosjes se Kosoves ne harten e Europes, qe eshte gje e mire, kjo reklame s'tregon shume se cfare eshte Kosova...nejse, keto reklamat e turizmit te shteteve jane pak a shume shabllon. 

Edhe ajo logoja shume-ngjyreshe ne fund te videos eshte njesoj, nga shteti ne shtet. 

pse mo ti pret qe copywriteri te kete shkrire talentin per kete reklame? thjesht ka marre pak nga skenari i reklamave te playstationit, pak nga champions league, pak nga coca-cola, dhe doli reklama e kosoves.

ose pak nga reklama e vodafonit me eva mendes smiley

nje shok me dha numrin e telefonit te motres se nje shokut te vet qe kishte punuar me even ne nje film, ajo tha se numrin nuk e kishte por mund te me jepte numrin  e nje producenti etj etj etj

...

dhe ja ku jam duke i telefonuar asaj...

reklame sh. simpatike smiley

Reklama me pelqeu!

Natyrisht qe ka vend per permiresime,por si hap i pare eshte shume i mire.

Nga komentuesit duhet te kihet parasysh qe nuk eshte per audiencen shqiptare por per ate europiane dhe me gjere.Duke e pere ne kete kend veshtrim mendoj qe reklama eshte e bukur dhe domethenese.

Urime Kosoves!

Mua me pelqeu reklama. Fotografia dhe muzika jane shume bashkohore. Me teper "British" se sa kosovare. Por mesazhi qe percillet eshte shume i qarte. Kosova i tregon botes (me gjuhen e botes) karakteristiken e saj me pozitive.

Kosova e re, e te rinjve, ne mes te Europes!

Shikoje, vizitoje, njihe, bej biznes me te!

Pergezimet e mija per Saatchi & Saatchi dhe PR Solutions.

 Me teper "British" se sa kosovare. 

Qe eshte fiks gjeja qe s'me pelqeu. smiley 

P.S. What would Don Draper do?

Eshte nje cike e veshtire te futesh ne koken e nje gjeniu si Don Draper, por mbase (per ta mbrojtur reklamen) do te thoshte...

Njerezit krijojne nje magazine imazhesh per boten qe e rrethon. Mbi bazen e tyre gjykojne e veprojne. Spoti eshte vecse nje album i vogel qe perpiqet te ngulisi disa koncepte baze, mbi nje produkt te caktuar, ne imagjinaten e publikut qe e shfleton. Nqs. ne albumin tone kemi futur edhe ndonje fotografi British, nuk eshte ndonje problem i madh. Thjesht kemi vjedhur pak imazh pozitiv per produktin tone. Nuk ka rrezik qe vizitori te ngaterroj rrugen e te shkoj ne Londer ne vend te Prishtines, sepse kemi menduar edhe per kete. Prandaj e kemi vene harten ne fund.

Uiskin me akull?! smiley

PS: Nje pergjigje alternative mund te ishte kjo (vecse jo me "it's toasted" por me "it's young" smiley:

http://www.youtube.com/watch?v=E0L8f1IY1Vk

Penar,

mu kujtua fjalia e fundit te episodit te kesaj jave...  "and who are you supposed to be?" 

 

Nuk eshte aspak e qarte se kush jane Kosovaret. Kjo video mund ti pershtatej pa problem cdo populli. Kam nje problem te madh me idene "putting Kosovo on the map." 

 

Ej, mos me thoni gje per Mad Men se une jam akoma te sezoni i pare. smiley

Mua me pelqeu, shume "cool" si reklame dhe jam dakort me Olsin, perpiqet te japi nje imazh rinie per Kosoven.

Shume domethenese videoja,balona e ngre kosoven ne ajer dhe nuk dihet ku e hudh,dhe serbet thone: "e shikoni nuk jane autokton,vete kosovaret duan te ikin nga kosova".

Jo keq.. fundja njerezve kur te degjojne per kosoven, indirekt do t'ju vije ne mend ky imazh pozitiv i fresket dhe gazmor..

Si t'ja bejme hallin IMAZHIT te shqiperise tani.?? Eshte prish aq keq sa s'ka dreq e reklame qe e regullon..!!!

video e lezetcme. Ndoshta kane zgjedhur nje dicka te lehte per publikun nderkombetar, jo shume intense. Megjithate, duhet te them qe deri tek harta nuk e mora vesh se per cfare behet fjale dhe po pyesja veten nese admin e kishte vene gabim videon aty.

Per harten, nuk e di perse zgjedhin te mos i shenojne shtetet rreth saj. Nga ana vizuale do ishte me e lehte per shikuesin (megjithese eshte veshtire te mos e dallosh cizmen e Italise)

edhe dicka tjeter,

ajo fotoja e pare me kujtoi vezet e skuqura smiley

Gre, edhe mua si veze sy m'u duk, me thene te drejten, po s'po ndihesha. smiley

 do keni qene pa dreke sot pranej me duket smiley

se mund tju ishte dukur dhe si glase zogu !

Spoti m'u duk i mire dhe fundi i fundit shija qe te le eshte qe kosovaret jane si te gjithe te tjeret, as me te mire  e as me te keqinj. Nje nga heret e pakta kur homologimi mund te shfrytezohet pa bezdi te medha ideologjike.

 Me shume ndihmojne bashkpunimi i tv kosovare me tv e huaja, programe bashkpunimi, se sa reklama. 

Per cilen "Kosove" eshte kjo reklame? Do te duhen aq shume para, kohe e mundime per te krijuar nje kopje te keqe te asaj reklames aty me siper sa qe do te ishin shume me rehat sikur ti binin shkurt e te paraqisnin Kosoven sic e do shumica e popullsise se vendit.

Si p.sh.? Jept ti nje variant ca/si duhet te ishte?

Eshte PR mer yahoo, drejtuar te huajve. Tani sido qe te ishte reklama do kishim rezerva. Dhe mua pershtypja e pare qe mu krijua ishte, sic thane ca me lart, ca lidhje ka kjo me ne/shqiptaret e Kosoves, por kemi parasysh qe nuk synohet te paraqitet historia e Kosoves apo vuajtjet e saj ne persekutim po nje 'fytyre e re' per nje shtet te ri, per te krijuar nje imazh pozitiv per investime, pranime politike e diplomatike, integrim, etj.

"Serbia has distorted the real face of Kosovo with its propaganda which has damaged Kosovo's image throughout the years," said Memli Krasniqi, head of the campaign for the Kosovo government. "Our campaign is not only an economic campaign to bring new investments but also is a political one."

Nga ana tjeter kur e mendon, ca aspekti te Kosoves do ishte me mire te promovonin, luften, farferine, korrupsionin, tensionet e brendshme nderetnike, apo qofte dhe patriotizmin, vendosmerine e shqiptareve te Kosoves, cila nga keto do krijonte me shume imazhe pozitive per boten, pra ne syte e te huajve per qellimet qe ka reklama? smiley

Kemi parasysh qe te huajt, ata qe kane degjuar dicka per Kosoven, kur permendet emri kane si asosacion luften, bombardimet, tensionet etnike, te shkuaren si pjese e Serbise, pra keto jane pikerisht imazhet qe reklama dhe fushata perpiqet te zevendesoje me imazhe te reja.

Keta kane zgjedhur te krijojne nje imazh te ri duke theksuar elemente demografike si p.sh. mosha e re mesatare e "kosovareve" dhe te japin pershtypjen e shpreses, vitalitetit, fillimit (hint qe japin me kete te fillimit besoj eshte investoni se eshte treg i pashfrytezuar), te spostojne imazhet negative te 'vendit te trete' duke thene qe eshte ne zemer te Evropes etj.Bile dhe po ta vesh re kur zoom out kamera nuk e qit Kosoven ne mes te pamjes por anash, duke u fokusuar me shume ne perendim (gjeografikisht) smiley Dmth reklama eshte do-over persa i perket imazhit.

Nuk mund te them qe eshte reklame perfekte, po me pelqen. Te shohim si do jene spotet e tjera publicitare ne vazhdim.

Xhib,

1) Kur harxhon ca pare synon te marresh dicka mbrapsht, kete edhe ti mund ta kuptosh apo jo? Hajde te flasim per ate qe "eshte marre mbrapsht" ne kete rast.

2) Ai "imazhi i ri" qe permend ti me siper eshte nje "imazh i ri" i dickaje te papercaktuar, pa ndonje forme, histori a lidhje me vendin. Ne cfaredo momenti, fare lehte mund ta zhvendosesh ne kohe e hapsire pa problem fare (e vetmja pengese eshte forma e Kosoves por ajo mund te rregullohet lehte). Edhe ngjyra e zgjedhur per harten e Kosoves eshte e atille qe te mos krijoje asnje lidhje me njerezit apo historine e saj; ngjyra e verdhe s'ka perfaqsuar njeri ne Kosove qe nga koha e Perandorise Austro-Hungarize.

3) Reklama nuk te thote asgje per Kosoven. Kuptoje qarte kete, ASGJE. Nuk te thote qe Kosova e ka tatimin mbi te ardhurat 10% dhe aty ja vlen te investosh. Nuk te thote qe ligjet jane te reja dhe te bera nga UNMIK/EULEX prandaj jane te aferta me ato te BE. Nuk te thote qe aty perdoret EURO prandaj ka qendrueshmeri. Nuk te tregon pika turistike te vendit qe te terheqi turistet.

4) Te huajt nuk jane gomere qe te eksitohen se pane nje grup te rinjsh duke ngritur balona ne ajer. Ato imazhet pozitive nuk i hyjne ne xhep njeriu persa kohe qe interesat nuk perputhen. Reklama ben edhe Shqiperia por kjo s'e ka ndihmuar te mos jete vendi i dyte me i varfer ne Europe, apo te terheqe turiste qe kerkojne luks per pushime.

Kaq per sot.

Kur harxhon ca pare synon te marresh dicka mbrapsht, kete edhe ti mund ta kuptosh apo jo? Hajde te flasim per ate qe "eshte marre mbrapsht" ne kete rast.

Me leje?

Si mund te gjykojme ne kete pike (ne si teleshikues) se cfare do te merret mbrapsht?!

Reklama do te transmetohet ne 2-3 vitet e ardhshme!

Keshtu qe, mirupafshim pas 2-3 vjetesh!

"Cordialmente!"

Reklama ben edhe Shqiperia por kjo s'e ka ndihmuar te mos jete vendi i dyte me i varfer ne Europe, apo te terheqe turiste qe kerkojne luks per pushime.

Pse kshu, edhe Moldavia na e paska kaluar?

I dyti pas Moldavise.

Ca thu mer ti? Saatchi&Saatchi ne Ballkan? Po kto jon t'papam mer jahu. Te 10fsha Don Drapersmiley

Konsorciumi “BBR Saatchi & Saatchi”

Ka nevoje qe te thuash qe qenka dege e Izraelit?!

Kur thua apo shkruan "Saatchi & Saatchi" ne kontekstin e reklamave eshte si te thuash "Armani" apo "Louis Vuitton" ne fushen e modes.

Mos u perpiq qe te bindesh Qafirin (me gjithe respektin Qafir)!

"Vetem" 6 milion euro per firmen "Thachi & Saatchi".

Bukur,shume bukur.Rrofshin vellezerit amerikan dhe miqte albaneze.

O Llukan, por mer dhe une mund ta kuptoj, mbase jo aq mire sa mendjet tuaja te ndritura te PR-it, po perpiqem gjithsesi.

Tani nuk me the ndonje variant tjeter, se une ta shpjegova me pika, me detaje (me aq sa kuptoj) dhe pa ironi, pra c'ka lexova nga qellimi i fushates dhe ca kuptova nga spoti qe pashe. Ti ca do deshe te kishte ne vend te atij spoti, ca strategjie do ndiqje, ose duhej ndjekur sipas teje, per qellimet qe ka fushata e promovimit dhe reklamave, ne ca aspekti te Kosoves do fokusoheshe per ta promovuar tek te huajt?

Dhe e ke parasysh qe po flasim per reklama dhe jo per tekstin e historise se Kosoves? Dmth te te pergjigjem me tonin tend, edhe ti besoj se e kupton si funksjonojne reklamat, pasi kur shkruan ketu per kete ke parasysh dhe reklama te tjera qe ke pare ne TV apo jo? smiley

Nje krahasim fushatash/reklamash te vendeve me kushte dhe rrethane sado pak te ngjashme (vende te varfera, me imazhe paraprake negative, etj) do ishte me vend per te patur dicka konkrete per ta krahasuar kete reklame.

 

P.S. Nese ka nje gje qe menjehere me lindi si nje fare rezerve, ose me mire dyshimi, ishe fjala Kosovo ne reklame, si e shqiptuar dhe e shkruar. Dmth mendova mbase do shfrytezonin rastin e kesaj fushate per ta promovuar Kosoven me trajten shqiptare te emrit, Kosova. Po s'jam i sigurt per kete, se mbase ngaqe pergjithesisht njihet nga te huajt me termin Kosovo, mbase s'kane dashur te shkaktojne konfuzion te tipit 'who the hell is Kosova?'.

Xhib,

Po me harxhon kot edhe ato grimca energjie qe me kane mbetur per sot smiley

Ta thashe me lart mer mik qe reklamat behen o per turizem, o per investime. Keto budallalleqet e te ndjerit mire, e imazheve te reja etj jane muhabete koti se nuk i adreson problemet dhe nuk ngjall interes per te vajtur ne Kosove.

Tani shiko ketu te dyja per me teper hollesi:

Reklame turistike per Malin e Zi

Reklame investimi per Maqedonine.

Ll.

Flm per reklamat qe solle.

Reklamen e Malit te zi e vure re qe fillon dhe mbaron me detin, te cilin Kosova s'e ka? smiley

Nderkohe flasim per nje vend qe s'ishte vend/shtet deri para 5 minutash, per te cilin shumica ose s'kane degjuar, ose nese kane degjuar dine vetem dicka te tipit kosove lufte bomba nato. Nuk shkohet direkt nga bomba e lufte tek hajdeni me vrap ne Kosove se do ju ngelet pishman po s'erdhet neser. smiley Duhet krijuar nje imazh njehere.

Po gjithsesi mos harxho me energji, se dhe deri tani duket se you have come prematurely, ne konkluzionin tend. Sic tha dhe Olsi me lart, ky eshte vetem spoti i pare i nje fushate qe do zgjase dy e me shume vjet ndoshta. Jam i sigurt qe ne spotet e tjera do kete me shume gjera/tendenca specifike. Kjo eshte si te thuash to put Kosovo on a map, per ti treguar botes ku bie Kosova dhe per ti krijuar ne tru te huajve nje impresion per kete vend, kete gje qe quhet Kosove.

Nani nani tani, e mos harxho kohe me injorante si puna jone. smiley

Eh mer Xhib. Heres tjeter qe perpiqem te zbras mendjen time per te mbushur tenden te lutem me kujto qe ti bie shkurt e te te injoroj smiley

Naten.

 

It might please you to learn (as it did me) that all the dudes and dudesses on the clip are 'Banians from Kosovo! smiley

Clipi mori rreth 3 muaj per tu prodhuar, dhe "audicionet" per aktoret ne te moren rreth dy muaj!

All Albanian, all the time! smiley

For better or vors! smiley

Tani s'eshte tamam tamam gjysma e te keqes por pakez fare mire me vjen smiley 

P.S. Nqs nuk arrijne ti bejne serbet te marrin pjese ne prodhimin e nje reklame, si do arrijne ti bejne pjese te nje shteti?

Sa ve re edhe ti er burre! smiley

Pse s'ka serb ne spot thote! Po spoti eshte per Kosoven Shtet te Pavarur er burre!

Si do vikan serbt e do u bokan "The poster boys and girls" te kesaj fushate publicitare ?!

Ato jalla t'cojne kartolina me andrese "Kosovo", prape bereqavers!

Uroj qe ai 6 miljonci te perfshije edhe tarifat e shfaqjes se kesaj reklames te keto stacionet qe permenden. Nese jo, qeka bere vertete nga "Thaci & Saatchi" sic tha jakova.

Mos ke mbaruar ose punon gje ne marketing, apo thjesht e ke hobi? smiley

Communication IS Life!

Kape kete kryevepren tjeter... nga Young & Rubicam...

Gjysma e pare e viteve 90! -  Nje periudhe e PAPAME ne fushen e reklamave (ne Itali, te pakten)...

Featuring Carl Lewis

Ishte viti 1995!!!

 

http://www.youtube.com/watch?v=uP45TruKSVM

 

shume shume e bukur dhe shpresedhenese. tani keta kritikuesit ti japin shansin njehere atyre qe menduan dhe realizuan kete reklam. ka kohe per kritika.

Mire kshu ne pergjithesi mo, po dy verejtje kam:

1. KosovAAAAA jo Kosovo

2. Si shume pare mer per kaq gjo  smiley  

 

1. Shqipëria jo Albania

2. Ouuu!!! Midis konceptimit, realizimit dhe Media Buying... sa duhet te kushtoje fushata sipas teje???!!!

1. Shqiperia-Albania ndryshon nga Kosova-Kosovo

2. Mos u nxef se une jom onjoront krejt ne kete fushe mer burre, nji llaf thashe  smiley    

Aaahhh! Shikojme qimen tek tjetri e nuk shikojme traun tek ne???!!!

Nuk nxefem mo lal! Gjithcka me simpati!

Sidomos per Tironsat! smiley

 

Tirons, bota e njef si KOSOVO sepse Beogradi keshtu e "shqipton"!

Ke ndertesa aq te bukura sa Beogradi ti?!

Jo???!!!

Atehere hesht!

 

PS: Edhe une do te doja qe te quhej KOSOVA!!! Dhe nuk arrij te kuptoj se perse qenka kaq e veshtire per "copat e mishit me dy sy" per te promuovuar kete emer!!! Debot!!!

Po ho me pra mo smiley
Kollaj fare mer, vec nje A do, pranej them dhe une

Mbase, pervec faktit qe te huajt e njohin me emrin Kosovo, jane dhe gjera te percaktuara ne dokumenta, dro dhe ne dokumentat e njohjes, dmth dokumenta te firmosura nga qevria kosovare sipas te huajve qe i bene gati ato?

S'e di, po sic thashe dhe per mua kjo eshte e vetmja rezerve deri tani. Nqs p.sh. do kene bere njefare hulumtimi per kete dhe i ka dale hesapi me mire me Kosovo se Kosova (per imazhin, promovimin, mos-konfuzionin etj) atehere mbase eshte e justifikueshme.

Tek e fundit pertej emrit rendesi kane gjerat praktike, ne kete rast te reklames imazhi i Kosoves dhe dobite qe sjell.

Per koston, do ishte mire te ishte sqaruar se ca permbledh shuma e harxhuar. Po ma ha mendja permbledh jo vetem kete reklame po dhe reklama te tjera ne vazhdim gjate fushates. Nese perfshin pagesen ne media ose jo s'e di.

Gjjithsesi me behet qefi per faktin qe mbas kaq imazhesh dhe propogande negative nga serbet per Kosoven, do jete dhe nje reklame profesionale si kjo ne mediat e huaja. Dmth kryesorja, bravo qevrise se Kosoves qe eshte angazhuar me nje fushate te tille. Te tjerat qe diskutojme, si kritikat per videot dhe shumat e harxhuara, jane detajet e ceshtjes.

Kritika nga njerez qe punojne ne marketing do ishim gjithashtu me vend.

"Tek e fundit pertej emrit rendesi kane gjerat praktike, ne kete rast te reklames imazhi i Kosoves dhe dobite qe sjell."

Po jo mer xhib, se nuk thjeshtohet keshtu. Emrin tem e di une, dhe pavaresisht sesi me qujn te huajt duhet me pas pak self respekt. Pastaj fundi i fundit nje A eshte mer burre, nuk komplikon asgje.

OK!

Nje supozim alternativ!

... dhe nje pyetje e sinqerte qe kerkon qe pergjigje po aq te sinqerte!

Nqs. Zoti do te na dhuronte nje femije, cfare seksi do te donim qe te ishte???!!!

Ne si shqiptare si do ta donim?!

Mashkull apo femer?!

Cun apo goce?!

Kosovo apo Kosova?!

 

Pergjigjia e kesaj pyetje te thjeshte mund te jete edhe pergjigjia e pyetjes tjeter me te komplikuar.

PS:... pervec aspektit burokratik qe permend xhibi me lart!

Naten!

ajo O-ja eshte prapashtese e gjinise asnjeanese. Keshtu qe pyetja jote s'ka vend. Rrjedhimisht nuk jap pergjigje, e keshtu shmang edhe pyetjen tende tjeter edhe me te komplikuar smiley

Tironsooo,

Xhibooo,

 

Edhe nje here... Naten e mire...

 

Nga Olsooo!!!

 

Per disa po nuk qe forma e Kosoves bashke me Shqiperine me mire te mos kete forme fare, po nuk qe ngjyra e kuqe me mire te jete pa ngjyre fare, po nuk qe sipas historise me mire te mos kete fare Kosove, po nuk qe sipas deshires te tere popullit me mire te mos kete fare popull.

Ja vdekje ja liri i thone kesaj  duke haruar se me vdekjen e nje kombi nuk ka kuptim liria kombetare.

Sa per llogarite matematikore te fitimit apo humbjes, tatimeve apo ligjeve sipas te BE  dhe jo sipas atyre Sharia , une kete nuk e di sa influencon ne turizem, por dij se te pakten po japim 60 seconda kunder oreve tera te opinionit te keq qe  vete shqiptaret nga Kosova kane krijuar ne bote.

Me mire nje perpjekje qofte dhe e vogel se sa asnje perpjekje them une.

Hmm, sipas simbolikës, përderisa forma mbulonte tërë Kosovën, ata që e ngritën/vunë në hartë i bie të jenë jashtë Kosovës, pra Kosovën e vunë në hartë të huajt?? smiley

cudi burrash, pervec Tokos s'e permend njeri faktin se kjo video nuk prezanton Kosoven si nje shtet i ri evropian por Kosovaret si komb i ri evropian.

 

Nuk e di nqs eshte mire kjo apo jo, por di se midis nje reklame qe nxjerr kosovaret si komb i ri, e nje reklame tjeter qe i nxjerr si i nje komb me ate shqiptar.. do te preferoja te dyten.

Solidarnosc thote:

Reklama me pelqeu!

Natyrisht qe ka vend per permiresime,por si hap i pare eshte shume i mire.

Nga komentuesit duhet te kihet parasysh qe nuk eshte per audiencen shqiptare por per ate europiane dhe me gjere.Duke e pere ne kete kend veshtrim mendoj qe reklama eshte e bukur dhe domethenese.

Urime Kosoves!



Mediocrity strikes again. 

Ignorance is bliss

Cfare te pelqeu tek reklama dhe ku mendon zotrote qe ka vend per permiresime. Pa na e thuaj pak, qe te mesojme edhe ne ndonje gje te re. Apo nuk kishe fare c´te thoje? Po pune e madhe, qe nuk ia ke idene fare, mjafton te thuash ndonje gje ne pergjithesi, te perdoresh disa fraza standarte, si ndonje punonjes administrate, dhe ne fund te besh edhe nje urim!

 

Nese ky spot publicitar ka patur per qellim te promovoje nje imazh te mire per Kosoven, mund te them, qe nuk ia arrin qellimit. Po te mos e lexoja mepare qe ky spot eshte i paguar nga qeveria e Kosoves, atehere do te me shkonte ne mendje, qe kete spot e kane realizuar serbet.

Jetojme ne nje bote, e cila sot rrotullohet shume me shpejt se dje dhe eshte e tejngopur me informacione, dhe betejen sot e fiton vetem nje pamje, nje imazh fotografik, nje film i shkurter, nje i tille, qe te flase vete me teper se njemije fjale, qe brenda nje kohe shume te shkurter te na jape informacionin e duhur.

Pa te analizojme pak se cfare mesazhi na transmetohet nepermjet ketij spoti televiziv:

Dikush qe ne fillim po i jep forme nje konstrukti, diku tjeter asaj i jepet ngjyre, pastaj nje person tjeter mban ne dore nje puzzle, dhe hopla, ja ku eshte imazhi i Kosoves nje puzzle gjigand, i cili eshte formuar nga pjeseza te ardhura nga te gjitha anet, ku diku i kane dhene formen e duhur dhe diku tjeter i kane dhene ngjyren e duhur, dhe ne fund fare ky puzzle gjigand ngrihet ne ajer nga endrrat e ketyre puzzleformuesve (asociacioni me balonat ne forme reje) dhe transportohet diku dhe ulet, ku do te thoni ju?: patjeter, ne Kosove!

Dhe qershia ne maje te tortes: Kosovo, the young europeans!

Nuk doli njeri te thote: Fuck of, punk! We are old europeans!

Nese ka ndonje interpretim tjeter nga profesioniste te tjere, kam ne mendje ketu penarin, sepse ai ka studiuar per kete gje, jam i kenaqur qe ti lexoj.

 rreklame kullere mer daku smiley 

Ej a e vini re sa e semure eshte kjo teme e ky muhabet? Si more a eshte e mire reklama? Nuk shtrohet pyetja a eshte e mire reklama, pyetja shtrohet cfare etike qendron pas te berit reklame?

Cfare po shitet? Cfare po mashtrohet? Te gjithe e dime qe merketingu modern funksionon vetem ne baze te mashtrimit per te shitur dicka...

Ore vertet mendoni se po te shitet grime pas grime (sic edhe po shitet) Kosova, do te vije parajsa? Valle duke u shitur jane zhvilluar vendet e tjera?

Reklama i vjen pas dogmes ideologjike te westernizmit evropian, sipas te ciles evropa perbehet nga qyteterime te te njejtit soj, disa nje hap para disa nje hap pas, perbehet nga fytyra te bardha e te pastra e te bukura, bjonde, flokegeshtenje, dhe rralle ndonje flokezi mesdhetar etj etj. Malet e blerte, qielli i kalter bah, reklama eshte aq kitch sa me ti pru zorret ne goje. Po nuk mund te ishte ndryshe

Krejt gje tjeter eshte te reklamosh pasuri turistike, natyrore a historike me qellim konsumin, po te besh subjekt tregu memedheun... shume e semure, shume perverse. Eshte si te nxjerresh ne reklame tet eme. Ore cfare do shitet?

100% dakord me Pedron edhe Sol-Nocturnus qe thot se kjo reklame eshte komplet kitsch.

Nuk e di se cfare me sjellin ndermend te rinjte ne kete reklame, here me duken si ekstra prej ndonje american pie, ose nanje film tjeter me kolegje amerikane... here me duken si Tom Cruise e Nicole Kidman ne ate filmin qe ikin prej Irlandes edhe kapin nanje cope toke ne amerike, edhe fillojne pastaj ndertojne. ne nje peizash shohim mashkullin tuj ngul hunj edhe gruaja eshte duke u kthyer prej lumit me legenin nen krahe.. edhe... New me nje fjale... u vendosem ne tani.... erdhem.... se me pare s'ishim ktu... kshtu qe hey... come on guys... we are here now... give us your blessing.... this is the NEWEST NATION in Europe?

ca leshin?

Po elementi shqiptar ku eshte?

ajo qe sme pelqen mua prej saj eshte pikerisht ky efekti qe po shohim ne kete teme.. se po indoktrinohet, dhe me mire akoma, po kondicionohet... vete rinia shqiptare per te pranuar nje padrejtesi kombetare qe i eshte bere shqiptareve edhe vazhdon tu behet... se nqs psh ne thoshim, "sa palla jane kta... shih ca reklame kane bere idiotet per ne... por nejse xhanem se mase perfitojme politikisht e ekonomikisht prej ktij imazhi..", por ne fakt shqiptaret po thon "hej.. vini re ee? shihni sa bukur na kane nxjerr... ca imazhi gay.... siduket ne kshtu jemi... perderisa kshtu na shohin dmth se kshtu jemi... me siguri kshtu jemi...".

ooo my flag is redblack by defaultsmiley cool ayaya

im talking to myself!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).