Kopeja dhe mendja e hapur. Keshtu munden paragjykimet

Francesco Alberoni*

Kopeja dhe mendja e hapur. Keshtu munden paragjykimet

Kush ka nje mendje te hapur? Ai qe te degjon, qe te flet, qe te kupton. Ai qe te afrohet dhe te sheh ne sy me buzeqeshje. Ai qe interesohet per te tjeret, jeten e tyre, problemet e tyre, menyren e tyre ne te menduar. Ai qe pasuron veten nga eksperienca e te tjereve. Ne jetojme ne grupe sociale te ndare nga njeri-tjetri. Femijte rrijne me femijte, adoleshentet rrijne mes tyre e kshu me rradhe per gjithe brezat. Ne shume festa te organizuar nga te njohur, femite e tyre – edhe kur nuk jane te rinj – nuk ndalen fare, ikin. Pastaj ne flasim per grupet politike dhe ato etnike. Shoqeria eshte e mbushur me pengesa, heshtje, indiference, paragjykime.

Ne asimilojme paragjykimet e grupit tone social, politik e kulturor duke folur vetem mes nesh, duke lexuar gazetat tone e duke pare programet televizive qe na pelqejne. Dhe kur takojme dike qe eshte i urryer nga grupi, ndjejme menjehere nje lloj antipatie. E njejta gje ndodh me librat, filmat, as nuk i shfletojme fare, i flakim tutje me perçmim. Kjo eshte nje arsye perse shpesh nuk lexojme libra shume te bukur dhe humbasim filma te mire. Sepse ndjekim verberish kopene tone.

E megjithate, nganjehere, arrijme te çlirohemi nga kjo skllaveri e paragjykimit, per nje çast mendja jone hapet, kemi guximin te flasim me ATE person, te lexojme ATE liber, te shohim ATE film te cilin zakonisht do ta evitonim dhe zbulojme me habi qe eshte i bukur, interesant, defryes. Dhe na hapet perpara nje horizont per te cilen as qe do te kishim menduar kurre. Vetem Kush ka nje mendje te hapur di te gjykoje drejte. Eshte e frikshme te kesh nje mesues me mendje te mbyllur. Nuk te kupton, pranon vetem ate qe perputhet me çfare mendon ai, dekoron me konformistet dhe denon inovatoret. Mendoni pastaj per nje gjykates qe te ka denuar para se te shikojne. Kur mendoj per demet e shkaktuar nga nje mendje e mbyllur me vijne nder mend pasojat e ideologjive fanatike: kampet e perqendrimit naziste, gulaget ruse, atentatet kamikaze mes turmave. Sepse nje mendje e mbyllur nuk eshte vetem driteshkurter, eshte e keqe.

Ne çdo njeri ka gjithmone diçka per te zbulur dhe vleresuar. Nje profesor me mendje te hapur kur korrigjon nxenesit e vet, sheh gabimet e tyre, por zbulon cilesi pozitive, aftesi per tu shpalosur. Nganjehere mendoj qe hapja e mendjes thelbesisht eshte dashuri, vrull jetik.

28 shtator 2009

www.corriere.it/alberoni

* Francesco Alberoni sociolog, botues i disa librave, shkruan ne nje rubrike ne gazeten “Corriere della Sera”, blog http://www.alberoni.it/

9 Komente

Alberoni shkruan gjera interesante e ka nje rubrike te tijen çdo te hene ne Corriere della sera.Por nuk eshte kurre i thelle.Ben analiza siperfaqesore.Eshte militant i Lega Nord .Kam lexuar prej tij Amicizia e Ti amo...Eshte divulgator shume i mire dhe gjuha e tij eshte shume e kuptueshme.Mua nuk me eshte aspak simpatik ...Ndoshta sepse eshte i Leges....

Kesaj here nuk ka bere nje analize siperfaqesore, por jo shume te thelle e te zgjatur.

Mua gjithesesi me pelqeu smiley mesazhi ishte i qarte .

Kush ka nje mendje te hapur? Ai qe te degjon, qe te flet, qe te kupton. Ai qe te afrohet dhe te sheh ne sy me buzeqeshje. Ai qe interesohet per te tjeret, jeten e tyre, problemet e tyre, menyren e tyre ne te menduar. Ai qe pasuron veten nga eksperienca e te tjereve.

Shume e bukur.

Faleminderit hunter qe na e solle ketu.

Nuk me duket dhe aq perciptas, madje me duket shume i permbledhur, lakonik dhe i sakte ne ate qe kerkon te thote. S'eshte nevoja per te shkruar apo lexuar artikuj 2km te gjate per te kuptuar thelbin e dickaje.

Nganjehere mendoj qe hapja e mendjes thelbesisht eshte dashuri, vrull jetik.

Marcello Lippi ka permendur Alberonin si nje nga protagonistet e fitores te Boterorit. Shkrimet e Alberonit, sipas trajnerit te kombetares i kane sherbyer shume kur i ka folur lojtareve mbi rendesine e grupit, sakrificen etj.  

E po, kur na ka siguruar dhe fitoren ne boteror, ( une kam lind dhe do vdes tifoze me italianet), u dashka lexuar dhe ca me mire... smiley

Scherzi a parte, s'e kisha lexuar ndonjehere Alberonin, por me pelqeu menyra lakonike e te thenit te gjerave, pa sperdredhje te shumta filozofike, pa hedhje dege me dege, dhe mbi te gjitha, kohen e kemi me aq kursim, sa s'mund te lexojme nje artikull-roman, ku e humbet thelbin. Do t'i hedh dhe nje sy artikujve te tjere, kohe pas kohe.

flm. hunter.

Zana@

I bukur ky komenti yt.

E kunderta e asaj qe shkruan Alberoni.

Qendron ajo qe shkruan  Alberoni, per ate grup qe ben pjese.

Ketu behet fjale per mospranimin e çdo gjeje qe te duket e huaj per shijen tende. Holle, holle, eshte nje thirrje per racistat.

Sipas Alberonit, jo se ne duhet te lexojme shkrimet e hitlerit, enverit, sadamit, e milosheviçit. po duhet lexuar edhe Serbi, edhe Irakeni, edhe Gjermani.

E kam kuptuar mire , o krejtsisht gabim, mos e len pa ma thene.

@Lumidrin..Simas meje ky Alberoni thote qe lexoni edhe Hitlerin edhe Sadamin...por ne fund te fundit ruj se luni prej te kenit lumbard....Kam lexu diku ne fillim te 90-s deklarata orrende te tijat per Shqiperine e shqiptaret...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).