Konfindustria: Ka kompani piramidale të fshehura

 

Konfindustria shpreh shqetësimin për praninë në rritje të të ashtuquajturave “zinxhir të kompani piramidale të fshehura” në ekonominë shqiptare që, për nga përmasat, përbëjnë një “bombë me sahat” për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, deklaroi dje Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i saj. Konfindustria mbështet krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjella të kompanive, si një nga veprimet e duhura për të luftuar fenomenin shqetësues të “piramidave të fshehura” në ekonominë shqiptare, si dhe vënien në dijeni të të dhënave të regjistrit të mësipërm pa përjashtim për bankat, bizneset dhe qytetarët.

Duke mbështetur krijimin e regjistrit të detyrimeve të ndërsjella të kompanive, në të njëjtën kohë, Konfindustria kundërshton ndërhyrjen e shtetit, nëpërmjet mosrimbursimit të TVSH-së (tatimit të taksës së shtuar) për kompanitë debitore në transaksionet ku shteti nuk është pjesëtar/palë. Mosrimbursimi i TVSH-së ka kuptim vetëm në rastet kur kompanitë kanë detyrime fiskale të arsyetuara ndaj shtetit, por edhe në këto raste duhet të pranohet mospagesa e detyrimeve fiskale të të gjitha llojeve, deri në masën barazuese të ndërsjellë nga kompanitë, kur është vetë shteti, që u detyrohet rimbursimin e TVSH-së. Konfindustria mbështet përmirësimet e ligjore për rastin e mësipërm, të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë. Në çdo rast tjetër, ndërhyrja e institucioneve të ekzekutivit është e papranueshme dhe me pasoja të padëshirueshme në afatgjatë për biznesin dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

 

5 Komente

"Regjistri i detyrimeve të ndërsjella të kompanive" eshte utopi.

Mbi ca baze ligjore do krijohet? 

Do jete regjister i shkruar apo DB elektronike? Kush do e mirembaje?

Sa shpesh do rifreskohet?

 

 Konfindustria duhet te kerkoje me force rimbursimin e TVSH nga qeveria per bizneset, sepse eshte vet qeveria qe ka krijuar ate gjendje piramidale tek firmat e ndryshme.

 karagjozllik i dyfishte.. spo marr vesh se ca akordi kan arrit per te dhene pelqimin mbi goditjen e disave..

Ku është lidhja me skemat piramidale se unë s'e mora vesh.

 Ky Buxhuku ka ca kohe qe ia fut kot, po kot fare fare!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).