Komisioni i Venecias e konsideron anti-kushtetues ligjin e dosjeve

Komisioni i Venecias një organizëm i Këshillit të Europës i përbërë nga ekspertë ligjorë e konsideroi dje si antikushtetues të ashtuquajturin ligjin e dosjeve të miratuar nga parlamenti shqiptar në fund të vitit të shkuar i cili parashikonte pengesën për të mos punuar në poste të larta të admninstratës publike persona që kanë shërbyer në funksione zyrtare gjatë regjimit komunist.

Sipas arsyetimit të bërë nga komisioni i Venecias, ligji hyn në ligjet e thjeshta e ndonëse për nga natyra e tij nuk mund të ndryshojë çka parashikohet në kushtetutë, modifikon garancitë kushtetutese të përcaktuara për funksionarët e lartë të shtetit.

Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare përcakton specifikisht rastet dhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të presidentit, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe të deputetëve. Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.

Duke vënë në zbatim këtë ligj, saktëson komisioni, cdokush, përvec atyre që i janë kundërvënë hapur regjimit komunist, mund të përjashtohet përgjithnjë nga cdo funksioni publik pa patur mundësinë për t’u mbrojtur apo për ta kundërshtuar vendiin. Ligji i dosjeve në Shqipëri shkaktoi një furtunë të vërtetë politike.

Thuajse të gjitha organizmat ndërkombëtare e kundërshtuan atë duke shprehur shqetësim për aspekte antikushtetuese të tij, por megjithatë shumica e djathtë e miratoi atë duke e konsideruar një akt historik.

Më pas, ishte Gjykata Kushtetuese e vënë në lëvizje nga opozita, Komiteti shqiptar i Helsinikit dhe shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorëve, e cila pezulloi efektin e ligjit, në pritje të vendimit të djeshëm të Komisionit të Venecias.

26 Komente

jemi bere palaço njerez, per ligjet tona, vendos bota. 

 

Me mire se shqiptaret nuk i di bota mozorite komuniste ne shqiperi.

Komisioni Venecias, thote se ligji aktual eshte antikushtetues, qe do thote te perpunohet.

Komisioni nuk thote se ç'faredo lloj ligji per hapjen e dosjeve eshte antikushtetues.

Ligji mbi hapjen e dosjeve do perpunohet ne ate menyre qe te mos bie ndesh ligjeve kushtetuese, kjo edhe sipas keshillave te komisionit.

jemi bere palaço njerez, per ligjet tona, vendos bota

 

Nuk  eshte e vertete.

Komisioni i Venecias një organizëm i Këshillit të Europës i përbërë nga ekspertë ligjorë e konsideroi dje si antikushtetues të ashtuquajturin ligjin e dosjeve të miratuar nga parlamenti shqiptar në fund të vitit të shkuar i cili parashikonte pengesën për të mos punuar në poste të larta të admninstratës publike persona që kanë shërbyer në funksione zyrtare gjatë regjimit komunist.

Konsiderimi, nuk eshte vendosje thjeshte nje sygjerim gjykimi mbi ligjin "famekeq te dosjeve"!

Pyes keta te Komisionit te Venecias: "Po sikur te zbulohej qe ne komisionin tuaj qe nje nga antaret ka qene bashkepuntor i "Brigadave te kuqe" ,ju do te vazhdonit ta mbanit besoj dhe nuk do ta hiqnit sepse shkelen te drejtat e njeriut"

Edhe sot e kesaj dite Gjermania vazhdon te denoje kriminelet e Luftes Dyte Boterore (me gjithese kane kaluar 65 vjet e jo me ti fuse ne gjykaten e larte apo kushtetuese (dhe ben shume mire),por asnje nga ju nuk eshte kujtuar te thote ndonjehere se Gjermania po shkel te drejtat e njeriut.

Nga ky vendim del qe ju mbroni vetem te drejtat e krimineleve komuniste dhe jo te atyre qe nga keta njerez u denuan vdekje,u internuan familjarisht dhe sot po te njejtat fytyra japin drejtesi (e cfare bene me shume nazistet ne luften e dyte boterore!!!!!!!!!!)

Hajde Komision ekspertesh hajde.

Ju jeni komisioni eksperteve te Internacionales Komuniste te Leninit e Stalinit.

Para se me dhënë opnione kuturu dhe të ngarkuara politikish, duhet me lexu' ç'ka thotë ligji.

Flitet për ligjin “Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve” që Kuvendi ka kalu në seancën e datës 22 Dhjetor 2008.

Do të ishte mirë, n.q.se dikush mund të na gjejë ndonjë kopje/link të këtij ligji, që të marrim vesh, cilat janë detajet e ligjit (p.sh. çfarë cilëson ligji dje "funksion zyrtar gjatë regjimit komunist" ose sot "post të lartë të administratës publike").

Nje ligj i tille u miratua ,por kur erdhi e majta ne pushtet e zbuti fare sepse "shkeleshin te drejtat e njeriut" per ata qe kane denuar njerez me vdekje !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Si perkufizohet "funksione zyrtare"? 

Por kot, per kuriozitet, ku ishin keto komisionet kur psh vendet balltike e kishin qe ne kohen e qepes nje ligj te perafert?  Ndoshta "the devil is in the details".  Ne vendet balltike u vendos menjehere pas "shembjes se murit te ftohte" dhe ish -zyrtareve nuk u lejoheshin poste ne administrate per 15 vjet.  Tani ka skaduar afati, por ka ik dhe vapa me gusht.

Nqs ky ligj i ka pas "detajet" te sakta, prape anti-dicka duhet te jete ... 17 vjet i vonuar.

Monda s'duhet me u kap me komisionet. Fundja fundit ato punën e tyre bëjnë. Se çfare ka kritikuar apo sugjeruar realisht ky Komisioni, ne nuk e dimë pasi artikulli nuk hyn në detaje.

Ke të drejtë që ligji kaloi me SHUMË vonesë dhe të gjithë "ish-funksionarët komunistë" u ricikluan, brenda apo jashtë PS dhe PD. Gjithsesi mendon ti se ligji do kishte patur ndonjë shanc të kalonte më parë? Për çështje kohe, ndryshim pushteti, riciklim personazhesh, etj., kushtet nuk qenë pjekur. Miratimi ndodhi me vonesë thjesht per motive politike dhe për të kënaq egon e militantëve ekstremistë. Po të kishin pas burrni duhet ta kishin miratu ligjin që ne '92-shin.

Tani, komisioni paska qene i qarte:

Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare përcakton specifikisht rastet dhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të presidentit, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe të deputetëve. Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.

Mire ka bere komisioni.  Edhe njehere qe u be ligji, me vonese dhe pa piken e rendesise, e katranosen dhe e bene lemsh kundrejt kushtetutes. 

ok një rilexim i artikullit, pas leximit të ligjit, m'i qartësoi deklarimet e Komisionit smiley.

Lëmsh e bënë se nuk i kushtuan ndonjë vërejtje teknike të madhe. Kështu ndodh me çdo ligj që politikanët e dinë mirë që është destinuar për dështim që në lindje.

Rrofsh! 1 birrë borxh tek "Tymi" kur të na bjeri për mbarë. smiley

i vonur eshte si çdo gje shqiptare.

shqiptari eshte i vonuar ne histori - ka thene qosja. 

komunizmi na la pa brek, shqiptaret jane hala nostalgjike komunista, edhe pse shkruajne e jetojne ne vende kapitaliste. socializmi eshte rruge e deshtuar edhe ne europe, shqiptaret jane akoma socialista. 50 % e me shume e votuesve qe votojne socialistet, tregon qe shoqeria shqiptare nuk eshte ne rregull, po e semure. ne fakt eshte e vonuar historikisht dhe MENDERISHT.

socialistat lal shkoni dhe i gjeni tek demokratet se jane te njejte. smiley

admin flm smiley.  Dmth "funksione zyrtare" ne ate kohe perkthehet si me poshte:

Neni 4
Papajtueshmëria e funksioneve

Pastërtia e figurës morale të funksionarit publik, të përcaktuar në nenin 3 të këtij ligji, është e papajtueshme me mbajtjen prej tij, gjatë periudhës 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, të një prej detyrave/cilësive të mëposhtme:
anëtar ose kandidat i Byrosë Politike, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike;
anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor;
Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm dhe Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme;
&ccedilsmiley Ministër, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe çdo punonjës i organeve të Sigurimit të Shtetit, si dhe kryetarët e degëve të punëve të brendshme;
d) personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në profilin e Sigurimit, ose kanë kryer kurse tremujore e lart po në këtë profil, ose në analoget e tyre brenda apo jashtë shtetit dhe që kanë punuar si hetues, prokurorë apo gjyqtarë, pa qenë të diplomuar "jurist";
dh) i dënuar me vendim penal të formës së prerë për krime kundër njerëzimit ose për veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në procese politike;
e) bashkëpunëtor i organeve të Sigurimit të Shtetit me veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale politike të parashikuara nga ligji nr.7514, datë 30.09.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë", i ndryshuar, apo bashkëpunëtor vullnetar për vepra të tilla;
&eumlsmiley anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve;
f) hetues, prokuror ose ndihmësprokuror, gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në procese politike;
g) denoncues apo dëshmitar i akuzës në proceset gjyqësore politike.

 

Perfundimisht anti-kushtetues se eshte i vonuar.  Dhe tashme e ka marre ferra uraten.  Mbaj mend para nje viti a dicka e tille u perfol per nje gjykates te larte te nje qarku qe si ne kohen e mavrise si ne kete kohe ka vazhduar punen qetesisht.  (Ca te burgosur te asaj kohe "u ankuan" e bene pak zhurme, por gjykatesi vazhdoi serish qetesisht punen.)

Dicka te vogel rreth pikes g), kjo puna e deshmitareve me duket pak si klecke sepse jo rralle here "deshmitaret" kane qene nen presion te "deshmonin."

I ashtuquajturi LIGJI I DOSJEVE, eshte nje :"me qujt nje si pune ligji" dmth me ja fut por,dhe,es, ose nje pyke ne dru te thate,kur komunizmi ka 20 vjet qe ka dek!E kuptoni ju apo jo!Kushtetuta e ka te percaktuar ndesa ligji i ketyre te vonuarve nga mendja,hyn dhe prek kushtetuten!

Komisioni kujton se kushtetuta shqiptare përcakton specifikisht rastet dhe procedurat për ndërprerjen e mandatit të presidentit, anëtarëve të gjykatës së lartë dhe të deputetëve. Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.

  Ndërkohë që ligji i dosjeve i fshin këto garanci që atyre u jep manadti, kanë shpjeguar ekspertët e komisionit të Venecias.

ligji duhet te hyje ne pune perpara se kandidati te behet DEPUTET. dmth per nje kandidat qe ka qene spiun e qe ka denoncuar njerez ne kohe te dulles, keta nuk do te kene mundesine te jene ne listat elektorale. 

ndryshimi i vetem me ligjet e diktatures se proletariatit, eshte qe njerez te tille, pra me biografi te keqe, nuk do ti burgosin e as internojne siç benin dikur komunistat, por vetem largojne nge funksionet e larta te shtetit.

sidoqofte ligj ose jo, plera te tilla vete koha do ti asgjesoje. nuk do te jene te afte te mbijetojne ne nje ekonomi tregu, sidomos ne shqiperi tek nje popull dembel e individualist. sepse dy dembela vdesin per buke, nje moment do te duhet patjeter qe njeri te punoje, aq me teper kur kemi te bejme me mase dembelesh, behet e pamundur qe ta vesh ne pune pa ushtruar diktat.

nejse se tek kjo pike, duke pare nivelin ketu, s'ma ha me mendja se ndjek njeri. 

 

Ok Kushtetuta e ka të përcaktuar mirë kur flitet për:

  1. Presidentin
  2. Anëtarët e Gjykatës së Lartë
  3. Deputetët

Komisioni Venecias me të drejtë konstaton lajthitjen e ligjit pasi neni 3, pikat a, b dhe ç (pjesërisht) bien ndesh me Kushtetutën. Kaq është puna e Komisionit; konstatim -> rekomandim.

Gjithsesi ligji përcakton edhe subjekte të tjerë në nenin 3, pikat c, ç (pjesërisht) deri në l, funksione të cilat nuk janë të rregulluara në bazë të Kushtetutës, kështu që ligji në thelb vlen po thjesht duhet modifikuar në bazë të rekomandimeve.

 

 dosjet vetem duhet te hapen. neqoftese populli voton neser, ata qe dje i kishin duart me gjak, atehere le ti mbaje ne shpine, se eshte e drejta e tij.

ligji i ri nuk duhet te zevendesoje ligjin e vjeter, ate te diktatures se proletariatit, qe burgosi e vrau te gjithe ose shumicen e funksionareve te regjimit te vjeter.

mjafton vetem qe plehrat te dihen, kush jane, publikisht. 

 

Ka pasur nje ligj te tille te miratuar ne vitin '95 qe funksionoi por qe pas ardhjes ne pushtet te PS u amendua ne disa pika ne mos gaboj deri edhe kur mbaroi afati i tij. Pra ka pasur perpjekje per te bere 'lustracionin' ne institucionet e shtetit shqiptar dhe denimin e krimeve te komunizmit dhe funsionareve te larte te diktatures. Ligji aktual duhet te permiresohet ne ceshtjet te cilat cek Komisioni i Venecias pasi ai nuk hidhet poshte ne teresi si ligj, por ne pikat per funksionaret per te cilet shkaqet e shkarkimit parashikohen ne kushtetute. E mira do te ishte qe opozita ta votente kete ligj bashke me mazhorancen edhe duke ndryshuar kushtetuten po qe nevoja. Por PS eshte e kapur nga spiunet e sigurimit dhe funksionaret e diktatures keshtu qe s'ka shprse ne kete. Mazhoranca ta shikoje dhe te permiresoje ligjin dhe ne fund te miratoje edhe nese opozita nuk pranon.

Nuk mund te lihen institucionet e shtetit te mbushur me spiunet e sigurimit, me prokuroret dhe gjykatesit e diktatures qe kane denuar njerezit per arsye politike etj. Nuk mund te presim nga keta njerez qe te zbatojne ligjet dhe rregullat e nje shteti demokratik.

@ The Speaker, Hajdari me lart ka thene dicka, qe "ligji duhet te hyje ne pune perpara se kandidati te behet DEPUTET."  Ligji, edhe po te ishte miratuar ne 95, nuk u vu ne praktike.  Dakort, u bene zgjedhjet e 96 (corbe) ndodhi 97.  E me radhe.  

Gjithesesi, ligji eshte "too much, too late."  Pastaj s'ka as pike kuptimi ky ligj nqs s'hapen dosjet.  Tjeter mesele. 

Po kush do ta bente moj vajze? Ky kryeministri i sotem ish servili i byrose qe nuk lante doren ne spital se takoi enverin?

I njejti njeri qe ka fut njerezit ne burg me deshmite e tija te rreme.. E ka bera nga deshira jo se e detyruan!

Dal se do ja degjosh kengen komunistit te fundit ne Evrope!

 

d) personat që kanë mbaruar shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në profilin e Sigurimit, ose kanë kryer kurse tremujore e lart po në këtë profil, ose në analoget e tyre brenda apo jashtë shtetit dhe që kanë punuar si hetues, prokurorë apo gjyqtarë, pa qenë të diplomuar "jurist";

kur po lexoja kete nenin per nje cast pata pershtypjen se do te mbaronte me frazen "dhe i mbaron emri me shkronjen..." smiley

ka patur nje ligj ne fillimet e viteve 90, po duhet te kete qene me pak perfshires se ky. Mbaj mend se ishte krijuar nje komision parlamentar (i kryesuar nga dikush me mbiemer Bezhani (qe ka disa vite qe ka vdekur)) dhe i ka nxjerre me lezet nga politika ata qe i kapte ligji, pa krijuar zhurme dhe etiketime.

E pune e modhe se ligji qeka antikushtetues. E kush do t'ja dije per kete? Me mire antikushtetuese por regjim demokratik e me zgjedhje te lira, sesa me zbatu kushtetuten e me zbatu ligjet, sic osht bo ne koh te Enverit, ku popllit ju nxi jeta. Na e kon sjell ne maje te hundes per 50 vjet zbatimi i ligjeve dhe i regullave. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).