Koloneli në rezervë, përballë shtetit dhe shoqërisë

Ka së paku dy javë që opinioni publik shqiptar është përfshirë në një debat të dobishëm rreth mënyrës se si qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje dypalëshe me Greqinë për t’i dhuruar asaj rreth 300 kilometra sipërfaqe ujore dhe duke përjashtuar Shqipërinë nga përfitimet që mund të kishte nga kontrolli mbi këto territore. Një kolonel në rezervë, Myslym Pashaj, në të vërtetë është njeriu që e ka vënë në lëvizje opinionin publik. Nuk është as paranojak, as drejtues i ndonjë projekti që pret përfitime. Është një specialist i hartografisë, i cili, edhe pse është shkolluar në periudhën sovjetike të Shqipërisë, njeh mirë hartat dixhitale dhe jep mësim në Universitetin e Shkencave mbi hartografinë satelitore. Pra është një njeri me pasione për profesionin e tij, por dhe për shoqërinë dhe atdheun ku jeton.

Nuk dua t’i hyj debatit sa të drejtë ka koloneli dhe sa të drejtë zyrtarët anonimë të qeverisë, pasi në këtë debat jam i njëanshëm, pasi jam me kolonelin për një arsye të vetme: Grupi ynë negociator, që përbëhet nga njerëz thuajse të painteresuar për ta marrë këtë negociatë si problem kombëtar, por thjesht si orar zyrtar pune, nuk di të më thotë në asnjë rast, nëse në 7, 8, apo 10 çështje të diskutueshme që kishin këto negociata, në një prej këtyre çështjeve të jetë konsideruar mendimi i palës shqiptare. Kjo statistikë nuk ekziston. Pra, nuk kemi asnjë nuancë negociatash, por thjesht takime zyrtarësh shqiptarë nga ajo raca korrekte për dietat dhe udhëtimet dhe pa asnjë emocion përtej tetorëshit zyrtar. Ajo që mund të diskutohet është nëse ky grup negociator është sjellë si i paaftë me porosi të qeverisë apo thjesht ka dashur të mos i hapë asnjë problem vetes për të vrarë mendjen qoftë dhe një ditë. Këtë le ta sqarojë debati publik.

Problemi që unë dua të ngre është diferenca mes një qytetari të vetangazhuar, si koloneli në rezervë, Myslym Pashaj në një anë dhe shoqërisë civile shqiptare e zyrtarëve të shtetit në anën tjetër. E ashtuquajtura shoqëri civile, që merr fonde për çdo projekt dhe që gati është kthyer në një kastë biznesmenësh, nuk ka mundur kurrë në këto 20 vite të provokojë me punën e saj apo me aksionin e saj qoftë dhe një debat njëditor në Shqipëri. Një njeri i vetëm, pa asnjë mbështetje, madje kam frikë se dhe nën presion, po fut shoqërinë shqiptare në një betejë që nesër do hyjë në analet e historisë (nëse nuk e shkruajnë këta që e shkruajnë tani historin&eumlsmiley, si një turp i qeverisë aktuale dhe administratës që ka firmosur këto negociata.

Diferenca mes kolonelit në rezervë, Myslym Pashaj, dhe shoqërisë civile shqiptare është një hendek i thellë, dhe prova e gjallë që kemi se sa pak vlen një punë që bëhet vetëm për projekte dhe pará.

Por, nga ana tjetër, ka dhe një diferencë mes kolonelit në rezervë, Myslym Pashaj, dhe kolonelëve në detyrë që i kanë firmosur këtë negociata. Siç thashë, unë nuk mund të jem arbitër mes tyre kush ka më shumë të drejtë, por zv/shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Kristaq Gërvenji, që ka firmosur këtë pakt si pjesë e grupit negociator, do ta ketë shumë të vështirë t’ua shpjegojë fëmijëve të tij se si ai ishte i drejtë në vendimin me partnerët grekë, pasi arriti të zmbrapsë qoftë dhe një pretendim të tyre. Jo, ai dhe çupëlinat dhe djelmurinat që kanë qenë në atë grup, janë sjellë rëndom siç sillen me punët e shtetit dhe nuk e kanë parë asnjë moment si një çështje që mund të ngrejë dallgë në shoqërinë shqiptare. Kufijtë janë një emocion i fortë, një emocion që ka ndarë njerëzimin që kur është krijuar. Nëpunësit tanë, që kanë firmosur këtë marrëveshje, janë sjellë me kufijtë tanë si me axhendën e një seminari të mërzitshëm, ku mezi kanë pritur të mbarojë e ta firmosin dhe pastaj të dalin nëpër Athinë të bëjnë shopping. Diferenca mes tyre dhe kolonelit në rezervë, Myslym Pashaj, është në vetvete dhe diferenca mes njerëzve që kërkon shoqëria shqiptare dhe njerëzve që punëson pushteti. Ky pushtet lë rrugëve atë që punon për Shqipërinë dhe bën histori në këtë vend, dhe mban në zyrë ata që s’kanë asnjë emocion dhe kur firmosin faljen e së paku 300 kilometrave det për një shtet fqinj. Mirë që s’patën drojë dhe nuk iu drodh dora kur firmosën, po së paku tani nuk u lejohet të jenë kaq të qetë dhe të sigurt sikur s’kanë bërë asnjë krim. Si Lulzim Basha!

47 Komente

qeveria shqiptare ka firmosur një marrëveshje dypalëshe me Greqinë për t’i dhuruar asaj rreth 300 kilometra sipërfaqe ujore

Mero, thjesht per te qen korrekt, per te deshmuar qe ia ke idene se per cfare behet fjale dhe per cfare po flet vete ti; jane 354.4 km katror, e jo 300.

Jo per gje, por kur dalin lloj soj shifrash, tregon qe publiku po ben zhurme kot; ata qe qenkan kunder nuk ia kane idene se per cfare po flasin... se dolen ca ng partite politike e bertisnin per nja 200 km katror, Myslymi thote 354.4 km katror, e ti na thua 300 km katror... keshtu behet gazi i botes, mban greku barkun me dore. Sa te vendosin shqiptaret te behen me nje mendje se per cfare shifre behet fjale; une i kam marre ato ujra dhe i kam kthyer ne ishull. Se dihet menyra e renies dakord e shqiptarit, o fillojme e vrasim njeri tjetrin, ose i veme flaken Shqiperise per inat te grekut.

i cili, edhe pse është shkolluar në periudhën sovjetike të Shqipërisë,

Idjotesi totale! Thjesht ta permendesh te diskretiton fare si gazetar apo si analist qe do te jesh o Mero!!! Nuk e marr vesh...

Goxha rrote Mero,

Vec se nuk e kuptoj ket shkopin e "shkollimit ne periudhen Sovietike" pse ja fute rrotes tate? Kjo mbase duhet te ishte kredenciali diferencues mes tij the atyre capaculve joprofesioniste me diploma plepash e kafenesh qe ti vet denoncon ne shkrim.

Ne ket kotecin e gjelave, qe kam gjys ore qe kam hyre, drejtori rajonal eshte nga keta te shkollimit te periudhes Sovietike, 30% e analisteve jane nga ata te shkollimit te periudhes Sovietike etj etj

Qe mer merro se cbone keta te shkollimit te periudhes sovietike e post sovietike:

Uzina e plehërave azotike "Gogo Nushi", Fier. Vite 70. Usine (aujourd'hui désaffectée) d'engrais azotés, Fieri, Albanie. by Only Tradition.

Hidrocentrali Drita e Partisë, Fierzë, vite 80. Centrale hydraulique "La lumière du Parti", Fierza, Albanie, années 80. by Only Tradition.

 

Hidrocentrali i Komanit. Centrale hydraulique de Koman, Albanie, années 1980. by Only Tradition.

 

Uzina e ferro-nikelit e Burrelit, vite 80. Usine de traitement du ferro-nickel, Burrel, Albanie, années 80. by Only Tradition.

"....Ky pushtet lë rrugëve atë që punon për Shqipërinë dhe bën histori në këtë vend, dhe mban në zyrë ata që s’kanë asnjë emocion...."

 

Mero, ai pushtet nuk ka lene rrugeve vetem ate kolonelin, por me mijra e mijra shqiptare qe mendojne per Shqiperine.  

Meroja e don Shqiperin, sa don qeni peshkun.

"....Ky pushtet lë rrugëve atë që punon për Shqipërinë dhe bën histori në këtë vend, dhe mban në zyrë ata që s’kanë asnjë emocion...."

 

Sot ne postet e larta drejtuese kemi me te pa edukuarit e sistemit qe shkoj dhe te sistemit qe  eshte. Me te pamoralshmit e sistemit qe shkoj dhe te sitemint qe erdhi me pas. Ata qe u shkolluan  dhe qe ishin idealiste gjate komunizmit mbeten te tille edhe ne shoqerin e sotme. Dhe kjo eshte fakeqsia. Ata u quajten komuniste dhe sot ose kane mare rruget e kurbetit ose jetojne ne mjerim e varferi diku ne shqiperi. Ata qe fituan ishin ose disa sharlatane qe nen petkun e te perndjekurve politike ne emer te luftes kunder komunizmit fituan poste qe sot po i shfrytezojne ne dem te kombit dhe popullit ose sharlatanet  e pacipe te sistemit te vjeter ( komuniste ose jo komuniste) qe shpejt u bene antikomuniste dhe ju vune shkelmin atyre te edukuarve idealiste.

Sa shume na kushtoj riedukumi gjysmak i ketyre sharlataneve ne shkollat e plepave dhe me pas ne pamundesine e qeversjes se tyre jo vetem se kishin nje edukim gjysmak por dhe se kishin nje moral gjysmak? Sa me shume do te fitonim po te kishim mbajtur ne qeveri ata idealistet e brezit te babaj tim ( komuniste ose jo komuniste) qe kishin edukim te plote dhe moral te plote ?

E njeta gje ndodhi edhe me bisnesmenet e sotem. Delijorgji dhe kompani nuk ishin komuniste as anikomuniste ata ishin llumi i shoqerise shqiptare qe i ndihmuar nga sharlatanet qe shpjegova me siper u bene miljarderet shqiptare.

Hiprokizia me e madhe eshte se ne kete kategori hyn edhe ish femijet e byrose politike, femijet e atyre qe moren ne qafe mijra e mijra vete. Keta antikomunite ne pushtet u bene partnere, ortake me persekutuesit e tyre  . Eshte qesharake por ka shembuj ku ish te burgosur politike duke perfituar nga statusi i tyre moren nga privatizmi objekte qe meqense nuk i paguanin dot,  i blene me parate e ish blokmeneve dhe u bene partnere me ta

Dhe une do te shtroj pyejen A eshte kjo drejtesi?. Po brezi i babaj tim ata ish komunistet e thjeshte qe nuk moren asgje nga  privatizmi i atyre objekteve qe ata derdhen djersen e ballit dhe gjakun ne disa raste, ndersa ata qe vrane e prene i moren te gjitha me ndihmen e atyre qe u vrane e u prene?  

Perse ndodhen te gjitha keto? Sepse shteti yne  krijoj nje shoqeri me te privilegjuar e te privuar, nje shoqeri te pabarabarte per te gjithe

Te persekutuarit u perkrahen , te tjeret u privuan nga e drejta per te qene qytetare te barabarte ne shoqerine shqiptare Dhe si ne cdo shoqeri ku shteti mban anen e nje pjese dhe privon anen tjeter, ata qe u privuan ishin idealistet ( komunise dhe te perndjekur), ata qe fituan ishin sharlatanet ( komuniste apo te perndjekur) 

Toko ato qe thua jane shume te verteta.

Fatkqesisht idealistet humbasin ne cdo lloj sistemi dhe ne cdo lloj shteti.Edhe kjo eshte nje e vertete e hidhur, qe duhet ta pertypim.

Mos kujton ti se ne SHBA idealistet shperblehen?As qe e mendoj qe Obama,McCain apo CEO e kompanive jane idealiste.Ja ata kontrollojne cdo gje edhe ketu.

Personalisht pasi e provova ne kurrizin tim,kete fatin e idealistit,vendosa te mos isha me idealis por ta "dridhja".Por ce do qe nuk e beja dot!Nuk me dilte qe nuk me dilte nje lajke nga goja!

Jemi lindur te tille nuk ke c'te besh.Kjo bote eshte per sharlatanet dhe servilat.

Solid,

Ndryshimi midis shqiperise dhe amerikes ne lidhje me idelasistet eshte;

Se ne shqiperi idealisti jo vetem qe nuk ben i pasur  por  mbetet pa buke

Ne amerike idelisti kurre nuk behet i pasur por ama nuk mbetet kurre pa buke

Ky koloneli idealist ( sic e gjykoj une se une nuk e njoh) po te ishte ne amerike  nuk do te ishte bere kurre  gjeneral por ama kolonel do te ishte tere jeten. Gjeneralet jo idealiste do tja kishin nevojen tere jeten se idealizmi i tij ka vlere ne kariren e gjeneralit.

Ne shqiperi ky is hkreti mbetet pa buke. Idelizmi i tij i hap telashe gjenralit shqiptar.

Ja ky eshte ndryshimi

 

 

Jemi lindur te tille nuk ke c'te besh.Kjo bote eshte per sharlatanet dhe servilat.

Sa oborrtar i mire qe je mer jahoo..Pangllos fare! This is the best of all possible worlds! Po s'do mend qe i shko mrapa S(e)RBerishes

Ti o Qafir nuk me njeh mua.Nuk e kam shkuar prapa asnjeriu dhe gjithmone opinionin tim kam shprehur pa frike.Ja kam shprehur edhe para Berishes dhe nuk i ka erdhur mire.Po te isha servil ndoshta do te siha ne Shqiperi me ndonje post tani.

Per kete nuk jam penduar fare.sepse e kam ndergjegjen e paster dhe fle pa merak se mos me vrasin apo me bodigarde tek koka.

Nuk e kam problem te them qe Berisha ka bere gabime dhe ti pohoj keto,por diskutimet e mia "pro" Berishes jane ne kontekstin qe ai eshte e keqe me e vogel se Rama.

Nese i sheh ne kete drite diskutimet e miaj do te shohesh qe nuk ja kam pertuar as te djatheve kur kam pasur rast.

Myslim Pashes, i kane rene leshte ne Topografine Ushtarake mbi 35 vjet, ne mos gaboj me shume.,ka te gjithe jeten e tij qe eshte mare me gjeodezine dhe topografine ushtarake duke e studiuar me teodolit ne dore,eshte inxhinier ushtarak dhe me nje eksperience te plote studimi,ne fushen e relievit tokesor dhe detar te Shqiperise.

Ka shetitur Shqiperine pellembe per pellembe,sepse ka qene ushtarak dhe disiplina e Topografise Ushtarake i ka dhene mundesine atij ta njohe shume thelle Harten e Shqiperise.

Ai eshte nje njohes i mire sepse ka punuar pikerisht ne Insitutin Topografise te Ushtrise qe nga viti 1973,i vetmi institucion qe eshte marre me studimin e hartave dhe relievin e shqiperise,dhe 10 vjetet e fundit deri sa doli ne lirim,ai ishte drejtor i ketij Instituti.

E njoh mire se eshte miku im i familjes.,dhe e respektoj jashte mase guximin e madh dhe anen profesionale te tij per tu perballur me ekspertet injorant si Admirali i ri i Flotes Detare ne lidhje me argumentat e matjeve gjeodezike,topografike,te pikave dhe  kordinateve te ndryshme detare,interpretimin te tyre nga ana profesionale!

Well done, Myslim Pasha!

M gjithse ne pension ai po sfidon me talentin e tij profesional,"ekspertet" dhe injorantet e qeverise ne kete fushe,te cilet ne fakt duhet te dalin ne pension sepse jane te paafte profesionalisht dhe shqiptarisht.,megjithse kane kushte shume here dhe me te fuqishme se Koloneli ne Pension Myslim Pasha!

Myslim Pasha u ka dhene nje shembell te shkelqyer te gjithe atyre intelektualve qe jane ne pension por qe kane nje bagazh te madh te madh intelektual dhe profesional, i cili nuk duhet te lejohet te flej nen dhe, dhe te humbas!

 

 

 Kristaq Gerveni eshte nje nenshtetas shqiptare me kombesi vllahe. Pavaresisht respektit per pakicat ne Shqiperi mendoj se ne per te vendosur per ceshtjet e kufirit duhet te jene te pakte shqiptare me gjak quasi-safi shqiptar prej 7 brezash. Vetem ky fakt mjafton per te thene se sa poshte kemi rene, se sa poshte ka rene satrapi gjasmeatdhetar, dhe sa shume ka degraduar regjimi i tij.  Une personalisht nuk e besoj dot se nje vllah mbi mbron te drejtat si perfaqesues perballe grekerve, me quani ksenofon, racist, shovinist e ca dreqin te doni. E per me keq pasi i ben sherbimin ky zagar, menjehere gradohet?

Degjova ne nje bar kete: Tani e dime kush eshte Esat Pasha, po Avni Rustemi nga fshihet?

O Gent a me thua se cfare analizash duhen bere per te vertetuar nese ke gjak shqiptar apo jo? Une mendoj se shqipetar eshte ai qe ka lindur dhe jeton ne shqiperi, qe mundohet kur ka mundesi te mbroje interesat e tij por gjithmone pa prekur ato te atdheut te vet si te mendoje qe kjo toke duhet tju sherbeje me more brezave qe vijne. 

Se po i hyme struktures se skeletit, kafkave, ngjyres, tipareve te shtetasve shqipetar nuk e di si dalim, por me gjak safi shqipetar jo se jo!

Vllahet nuk kane kombesi.

Ata jane minoritet kuturor ne cdo vend qe jetojne.Kombesia e tyre eshte e njejte me ate te shtetsave te tjere pre ne rastin tone kombesia e vllaheve eshte shqiptare.

te akozosh vllahet per tradheti eshte nje diletantizem.Shiko vllahet kane suportuar LANC jane shume deshmore vllahe po keshtu edhe ardhjen e demokracise ne Shqiperi.Mjafton te permend qe Josif Buda dhe Mihal Lala jane me origjine vllahe.

Sa per greqine,vllahet jane shume me pak miqesore me ta sec jane shume himariote apo "minoritare" te tjere.

P.S nuk jam me origjine vllahe,por njoh shume vllahe qe jane me patriote se shqiptaret.

Te zone e ndaluar ishin dy opsionet perballe,ai i Qeverise,e perfaqsuar nga Admirali Gerrveni dhe ai i Kolonelit ne lirim,Profesor,Myslim Pasha.Me beri pershtypje kur degjova argumentet e Admiralit,ne lidhje me Gjirin e Sarandes.

Koloneli,prof,MP thoshte, se ai eshte gji historik se ka Butrintin me vete dhe Ilirine,ka jeten brenda atje ky gji me shekuj te shqiptareve.

Gerveni,Admirali Katunar thoshte:"Nuk ka ndonje vendim te Parlamentit Shqiptar,te Qeverise,Kryeministrise qe Saranda te quhet Gji Historik!!"

Pse duhet nje "vendim" te quhet Gjiri Historik?

Edhe sikur te mos kete nje vendim,ai gji ka histori sepse me te eshte lidhur jeta e shqiptareve,e ilireve etj etj, historia eshte brenda ne gji te Sarandes dhe u perket shqiptareve,ky eshte fakt.

Admirali Gerrveni flet jo si nje Admiral i Flotes Detare Shqiptare ,por si nje Admiral Grek me argumenta te tilla aspak dinjitoze.Kjo tregon se vertet ai nuk eshte Shqiptar,por nje vlleh,nje grek,a nje turk, e dreqin tjeter qe mund te jete i paguar,me ofiqe dhe me te mira te tjera materiale.

Lee pastaj qe nuk ta mbushte mendjen per Admiral dinjitoz qofte nga paraqitja ,qofte nga shprehjet,qofta menyra e te folurit.

Admiral koti,160cm i gjate,m nje fytyre te fishkur as pak dinjitoz per nje Flote DETARE!

Ai Myslim Pasha burre i mire m'u duk mbreme mua. Fevziu beri nje emision mbreme ku ishin te ftuar Kunder-Admiral Gerveni dhe Ish-Kolonel Pasha.

Me c'pame nga sqarimet qe thane te dy (ndonese nuk i shpetuan as keta akuzave e kunder-akuzave), ish Kolonel Pasha, konfirmoi qe te gjitha ko-ordinatat ishin ne perputhje me Legjislacionin Nderkombetar per Detin, ku Shqiperia dhe Greqia jane pale.

Me aq sa kuptoj une nga ana Juridike, te gjitha Konventat e Ligjet Nderkombetare qe Republika e Shqiperise firmos dhe Ratifikon, kane epersi dhe perparesi ndaj Legjislacionit vendas.

Pikat e referimit te percaktuara ne marreveshje ishin konform te gjitha percaktimeve qe jep Konventa dhe Ligji Nderkombetar mbi Detin, dhe kete e pranoi edhe ish-Kolonel Pasha.

Por ish-Koloneli kembengulte qe pala Shqiptare duhet te mos u permbahej atyre qe thoshte Konventa, por te kerkonte me shume, ose te mos u bente leshime Grekeve sipas percaktimeve te Konventes. Dhe kjo, sipas ish-Kolonel Pashes, sepse Ai vete do deshironte kete gje.

Nje debat interesant ishte percaktimi i Gjirit te Sarandes. SIpas argumentave qe paraqiti Kunder-Admiral Gerveni, gjiri i Sarandes ishte ai qe ne njohim te gjithe. Per kete u sollen perkufizimet qe jepen ne Enciklopedine Shqipe, ne Udhezuesin Zyrtar Shqiptar per perdorimin e Detit dhe ne nje dokument te huaj.

Ish-Kolonel Pasha e pranoi qe ky eshte Gjiri, por tha ai, ky duhej te ishte marre nga Kepi i Qefalose me ne veri, ne afersi te Qeparoit (ne mos gaboj). Por i ballafaquar edhe me Hartat qe ai vete dhe Instituti qe ai ka pas drejtuar kane pergatitur ne vite, Gjiri i Sarandes nuk fillonte te Kepi e Qefalose.

Ish-Koloneli pranoi qe edhe pikat e tjera te referimit sic ishte Ishulli Othonit dhe shkembi Barketa, plotesonin kushtet per t'u marre si pika referimi sipas Konventes. Por kembengulte qe deshira e tij ishte qe pala Shqiptare ne bisedime te mos ua bente kete leshim Grekeve.

Une nuk jam ekspert as i hartave e as i ushtrise. Por me aq sa kuptoj une, nga ajo qe u shpjegua, gjerat behen me llogjike dhe jo me deshira. Ndaj jane hartuar, firmosur e ratifikuar ligjet. Ndryshe njeri do t'i binte gozhdes e tjetri patkoit.

Ndoshta mund te jete me vone ne faqen e TV Klan ne internet, debati i mbremshem. http://www.tvklan.tv/on_air.php?id=2

Nese dikush eshte me kopetent, ju lutem na ndriconi me shume pasi te keni pare kete debat midis ish-Kolonel Pashes dhe Kunder-Admiralit Gerveni.

Une vete e kam krijuar nje opinion.

Nga debati midis tyre une arita ne perfundimin se eksperti i pavarur insistonte ne faktin se nese duhet te bejme nje martese me fqinjin, nusen perpara se ta martojme duhet edhe ta zbukurojme, pra "ta bejme nuse". Ndersa eksperti i qeverise shqiptare justifikohej se nusja kjo eshte dhe ne nuk e kemi prekur fare. Sigurisht qe qeveria nuk ka vene dore mbi nusen, por edhe nusja duhet te zbukurohet se martesa po behet me deshiren e paleve dhe jo vjedhurazi.

Sigurisht qe qeveria nuk ka vene dore mbi nusen, por edhe nusja duhet te zbukurohet se martesa po behet me deshiren e paleve dhe jo vjedhurazi.

E natyrisht duhet cuar tek berberi qe tia qethe dhe tia rruaje, ta pergatise e stolise nusen me nje llaf para dasmes.

P.S. Nusja kush qe ne kete metaforanalize leshperpunuese, deti, Fevziu, Rama, koloneli, apo Korfuzi? Po krushqit? Dhe a kane nevoje per brisk dhe ata?

P.P.S. Provoje nje here pa metafora briskore, se mbase kuptohesh me qarte, per ceshtjen ne fjale e kam llafin, jo per nuset. Apo s'te del llogaria ashtu? smiley

Keto metaforaanalize leshperpunuese jane per ata/ato qe dine te thurin triko, pra qe dine te punojne, dhe jo per ata/ato qe rine gjithe diten si gjinkallat duke u mburur se dine te kendojne, dhe ne fund te dites korrin vetekenaqesine e te qenurit 1-shi i dites.  

Pse egziston nje boshllek ligjesh te Parlamentit ose te Qeverise Shqiptare  ne lidhje me pikat kordinatat detare,qe nxjerin zbuluar mbrojtjen e kufirit detar shqiptar,nuk do te thote qe te neperkembesh kufijte detare ne disfavor te Shqiptareve.

Shkurt Admirali flet ne disfavor te hapsires detare shqiptare,dhe shume lehete del ne kete pozicion,per shkak te mungeses se ligjeve,dhe ne vend qe te vonohet marveshja e ratifikimit,per te bere rikuperimin ligjor, te nevojshem per paraqitje dinjitoze me greket,nxitohen te ratifikohet ajo ,sa me shpejt!!! Pse ?Keshtu flitet?

Pse nxitohen Admirali dhe Qevria,per te ratifikuar kete marveshje pasi  ne ,nuk kemi pergatitje ligjore te favorshme per te mbrojtur qofte edhe nje Km/2?

Kete e thote edhe Koloneli dhe me duket shume e drejte dhe dinjitoz ky argument,pala shqiptare ka vajtur ne marveshje pa pergatitjen e duhur!!!!

Eshte e qellimshme kjo ? Ka shume mundesi!

 

O ti gjenerali i ushtrise se pjerdhur ( antare e NATO-s) cfare merda ushtaraku je?  A e di qe ai shteti qe ti ke bere marrveshje, ka ligj lufte me ty?

Pse s'kerkon te heqin ligjin e luftes, te njoh pronat e shqiptareve ne Greqi? Cfare ke kerkuar ti legen per Shqiperine?

Si u beka nje marreveshje kur ti s'ke harte? C'jane keto marrezira qe shkruani dhe thoni neper kanale televizive. Na i kurseni keto cmendurirat e Feiziut ketu ne peshk.Ose hapni nje seksion te vecante ne peshk per budallenjte me sy te bukur e te shemtuar!

Jo kermave qe as kocken nuk duan ti lene atij vendi! Nese kjo marreveshje kalon hajdutce parlementit ti vihet flaka.. Pike!

Normal
0

napToGridInCell />

MicrosoftInternetExplorer4

Si fillim, do doja te shprehja vleresim per emisionin e mbremshem Opinion te Blendi Fevziut, i cili mundesoi nje debat mbi kete ceshtje te rendesishme. Nga sa kuptova une, disa nga argumentat e Kunder-Admiral Gerveni ishin:

1)      Myslim Pasha nuk ishte profesionist/ ekspert i fushes – nderkohe qe nese informohesh  mbi edukimin, ekspertizen dhe veprimtarine tij studimore, projektuese dhe ideuse (http://www.myslimpasha.com/web/index.php) e sheh qarte qe ai eshte nje nder me te miret ne Shqiperi

2)      Pika 150 nuk hyn ne Kanalin e Otrantos bazuar ne nje skice ilustruese te pregatitur nga Ish-Koloneli Myslim Pasha – nderkohe qe ne asnje moment ai nuk solli hartat zyrtare mbi te cilat eshte bazuar dhe jane hedhur koordinatat e ndarjes se vijes kufitare. Publiku Shqiptar duhet ti dije keto. Pastaj eshte kollaj se shkon ne “Google earth” dhe i ben nje kontroll a hyn pika 150 ne kanaline Otrantos apo jo edhe nje person I cili nuk eshte ekspert.

3)      Gjiri I Sarandes “Nuk ka asnjë ligj, asnjë vendim të Kuvendit, asnjë akt ligjor (VKM) të Këshillit të Ministrave apo qoftë edhe një vendim të Bashkisë së Qytetit të Sarandës që të përcaktojë gjirin e Sarandës, gji historik” – Ish-Koloneli Pasha e pranoi argumentin, por ai theksoi se perpara se te shkohej ne bisedime,  gjiri i Sarandës (nga kepi i Qefalit deri te Kepi i Demës) duhej te ishte percaktohej si gji historik, pasi ai i ka te gjitha karakteristikat per tu quajtur nje gji historik dhe per tu konsideruar si ujra te brendshme te cilat nuk duhen ndare. Nga kendveshtrimi im mos-ndermarrja e ketij veprimi nga pala Shqiptare para se te shkoje ne bisedime eshte nje mungese ekspertize/njohurie, atdhedashurie, dhe dinjiteti kombetar ne rastin me te mire dhe nje shitje e ujrave per interesa personale ne rastin me te keq.

> >

Sot (21 tetor) duhet te botohet edhe studimi i mbaruar dje mbi “equity” ne ndarjen e ujrave midis Shqiperise dhe Greqise. Te shohim se sa hapsire ujore kemi humbur!

> >

Do doja ta Falenderoja Zotin Myslim Pasha per gjithe perpjekjen e tij, pa te cilen nuk do ishte e mundur qe te shtyhej ratifikimi I kesaj marreveshjeje.

Pse nxitohen Admirali dhe Qevria,per te ratifikuar kete marveshje pasi  ne ,nuk kemi pergatitje ligjore te favorshme per te mbrojtur qofte edhe nje Km/2?....

E mer Artian ! Ke kape nje problem kyc nga dhjetra te tille te shprehur nga z. M.Pasha. Ai si nje i ditur dhe  dinjitar i ketij vendi kupton ne menyre teresore dhe te qarte se cfare dmth Shqiperi . Por duhet te jesh sy i bukur qe te kuptosh Shelfin e gjeodezine e RUSmalit ...sidomos kafexhijte e klubeve para PD ...E ka thone dhe Klani mer jahu!

Ka Ligje nderkombetare  - thone !!!! Po per heqjen e Ligjit te Luftes nuk ka Ligje Nderkombetare !

Juve Artian po nxitoheni edhe per nje fakt tjeter se Gjiri i Sarandes nuk eshte Gji , ai eshte uje Deti biles Qeparoi nuk hyn fare sepse eshte toke ...biles biles , Qeparoi vjeter eshte ne maje te malit ku thone se harrinte DETI .......dhe kete e kane dhe Hartat e Syrave smiley

 Me aq sa kuptoj une nga ana Juridike, te gjitha Konventat e Ligjet Nderkombetare qe Republika e Shqiperise firmos dhe Ratifikon, kane epersi dhe perparesi ndaj Legjislacionit vendas.

 A lexon ti apo jo ??????/Po ku e kane per gje keta mor Artian te shesin cdo gje e gjithshka me argumente " E di une mer Jahu . E ka thene dhe Frojdi !"

Une jam i qarte .

Po mer inderumi Idriz,por Derr-veni,Admirali, dhe ata qe e suportojne idene"e shtyrjes tehu kufirit detar shqiptar duke humbur hapsirat tona detare(qofte edhe Nje KM/2),jane futur ne taven e dheut Grek,e cila u jep ushqim te bollshem,dhe dihet se nje qen leh atje ku ha.

Nuk u pelqen tava e dheut Shqiptar??!!

Dhe sa per ate qe, nga ana Juridike Konventat dhe Ligjet Nderkombetare KANE EPERSI MBI  LIGJESLACIONIT VENDAS,PSE ATO NUK KANE TE NJEJETEN GJE, PRA EPERSI NDAJ LIGJESLACIONIT VENDAS  GREK!!!!!!

Kuptohet qarte se interpretimi i pales pa dinjitet,(Admiral -Qeveri),eshte nje interpretim ne favor te pales Greke,ne kete rast pala Greke mbrohet cuditerisht nga pala Admiral-Qeveri,ne rolin e bedelit te Grekut ,ndersa pala Shqiptare nga nje grup shqiptaresh, puro,profesionist, ka opsione dinjitoze,te argumentuar profesionalisht qe i ben shume mire mbrojtjes teritoriale te Vendit,Shqiperise!

Pse duhet perfasimi yne te jete ne rolin e inferiorit,(merr mor grek,merr det sa te duash se ne nuk kemi harta detare)kur ne i kemi mundesite aftesite profesionale te argumentuar,per te provuar ne terren,me ligje  te rreferuara nderkombetare,te cilat i njohim mire dhe provojne se kufiri,eshte tek Thana,dhe jo tek Kumbullat qe kush e di se kush i han!!

Le te shohim cdo te thote Gjykata Kushtetuese!

Ne fund te fundit ata e dine me mire keto punet e legjistacioneve.

Personalisht shpresoj ta shfuqizojne nese gjejne ndonje gabim.

Admirali Ger-veni, ne ballafaqimin me Profesorin Topograf te Gjeodezese,Myslim Pasha,thote,"une jam specialist",por mire mer vlla ti je specialist por ai eshte profesor!!Cfare idioti qe ishte ky Admirali!

Myslimi,profesori eshte mjeshter profesionist,qe ka studiuar aq vite sac eshte mosha e vet Admiralit,dhe Admirali  i thote:Une jam profesionist,flas me fakte!

Po profesori si mund te flas pa fakte!!!?!!!?!!!Shkurt Myslim Pasha u tregua shume dinjitoz,shume profesional ne menyren e paraqitjes,Admirali ishte nje foshnje ne ritje dhe dukej se fliste si nje sufler!!!!!Pik.

Ti mendon se po e tha gjykata kushtetuese, qe berisha ka te drejte ti shese detin grekut, do mbaroje me aq kjo pune?!

"m'ka cu baba me la gojen" tha

une per vete si heq asnje presje shkrimit te Meros. Shumekush mund te mos jete dakort me te,shumekush mund te kete rezerva per te si njeri,por sipas meje nje gje eshte e sigurt, se ai ka argument, eshte bindes, per ate gje qe mbron 

"..Por duhet te jesh sy i bukur qe te kuptosh Shelfin e gjeodezine e RUSmalit ..."

"...A lexon ti apo jo ??????/Po ku e kane per gje keta mor Artian te shesin cdo gje e gjithshka me argumente "

Eh mor Idris, qe te ka mbetur mendja te shit-blerjet per 5 aspra... Po te mos jesh dakord me ato qe mendon zotrote dhe ndonje qe te ngjan ne mendime, je patjeter i shitur, tradhetar, Vucidolas, shurre (me nje p midis sh dhe u), e te gjitha te zezat mund t'i kesh. Vec argumente nuk sjell. Sillesh rrotull e rrotull, perdor fraza e citate te merhumit (qe i humbte varri dhe iu nxifte shpirti qe na krijoi monstra te tilla), duke na shitur enverizmin per patriotizem, e terci e verci.

Une as nuk shes e as nuk blej or Idris. Ato qe paten te paret e mij ua mori udheheqesi yt shpirteror me dhune. Dhe i trasheguan monstrat qe krijoi sistemi qe ai ngriti, pjelle e te cilit eshte edhe Vucidolasi, qe ti gjoja e shan dhe nuk e honeps. Jeni njesoj. I vetmi ndryshim eshte se ai eshte ne pushtet, ndersa ti ne vendin Imperialist me te eger te botes, dmth ne Xhandarin Nderkombetar.

Njesoj e keni gjykimin o Idris. Si ti, si Berisha. Shihni vec armiq rreth e rrotull. Jeni gati t'ua prisni gjuhen atyre qe nuk mendojne si ju.

Por dua nje dru pas koke une qe merrem m ekallepin tuaj. Jua ka thene edhe nje komunist si Driteroi: ju nuk reformoheni kurre!

Kjo eshte jashte teme, por te kisha borxh nje pergjigje per prishjen e objekteve te kultit. Kisha Ortodokse dhe Xhamia ne qytetin tim te lindjes jane prishur me entuziazem nga rinia e kohes. Por e kish bere Meehmeti me koke te tij, se Enveri me Pal Vaten nuk dinin gje...

Mbetsh me shendet atje ne strofullen e ujqerve!

Po shikoj Kufiri Ujor Shqiperi Greqi ne Opinion.

Kolonel Myslym Pashai thote qe harta e publikuar ne media, ne fakt nuk esht harte (?) Eshte vetem skice, nje preview.

Duke u bazuar te kjo, skice qe eshte vetem tendence, thuhet se Shqiperise i jane vjedhur 354 km2. Ec aty grupi shurupi.

ai po te thote qe figura eshte skice (ilustrim e jo harte se kjo do ca paramentra per tu quajtur e tille, ashtu si nuk eshte harte ajo qe paraqiti shitesi) ndersa llogaritjet jane bere sakte dhe shitja e territorit (shitje sepse nuk jane vene ne pjate argumenta shume baze) eshte 354.4 km2. Ndersa humbja eshte akoma me e madhe sipas llogarise (mbi 400) me metoden qe e quajti "equity" (ndershmeri do e thoja une ne shqip).

 

 

duhen vene ca "pika mbi i" persa i perket diskutimit pasi admirali e ndoti tej mase (sipas skemes tipike te konsulentit elektoral te PD) me sulme personale dhe presione vulgare mbi nje civil pa mbrojtje pushtetaresh si germenji.

 

1- shteti nuk na ka dhene akoma nje harte (qe te jete teknikisht e tille). Mua nuk me intereson aspak nese ka apo nuk ka detyrim ti jape harten OKB-se por une e dua, zyrtare dhe te sakte.

2- E drejta e ligjshme e greqise per zone ekonomike ekskluzive per ishullin othonos mbaron aty ku fillon e drejta e ligjshme e shqiperise mbi ngushticen e otrantos.

Njoftim-"ngushtica e otrantos" eshte shprehje gjeografike ashtu si gjiri qe qeveria jone ka harruar ti njohe vetes/NEVE.

Meqe ra fjala, nuk i beri pershtypje askujt fakti qe germenji e njohu egzistecen e konceptit  "gji historik" vetem pasi Pasha (praktikisht nen mesymje) i tha se kishte me vete dokumenta qe e pershkruanin? Nuk i beri askujt pershtypje shprehja e admiralit "vetem permendet" ne lidhje me gjirin historik ne ligjin e detit?

3- ato pak kufij qe na lane te qarte ne 1913 nuk jane plasteline ne dore te qeverise berisha. Kur dokumenti thote qe hiqet nje drejtez nga piramida kufitare ne nje drejtim te caktuar, askush nuk mund te marre guzimin ta thyeje drejtezen e percaktimit te kufirit aty ku i intereson greqise.

 

4- ai personi qe diskuton aty (ai qe ka nevojen e fevziut edhe per te perballuar nje studiues te vetem te pavarur pa fonde e pa mbeshtetje) eshte ai qe ka bere "pazarin" me greqine per territorin e shqiperise.

 

 

Syri ti je pjese e psikologjise se berihait ...ndersa vete nuk je i marre . Biles une gjej nje konstrukt te ndertimit te frazes tek Ju  , te zhdervjellet te paster e te kuptueshme qe e kane vetem ata qe kane bere shkollen ne ato kohe smiley  ....por .... mos u ndot politikisht me etiketime . Vendi i IDIOTIT eshte i zene . E ka zene Spikeri .

Dhe pergjigjen e ke te gjysmuar , megjithate kishat dhe xhamite ne vendin tend ( qytetin ) nuk besoj se korespondojne me VUCIDOLIN smiley

Ne se dhe une do te merresha me terminologjine tende per te argumentuar "mosshitjen " do te mbrinim ne nje bisede teper te kendeshme nga te dy...sepse edhe une do rreshtohesha tek kafexhijte para nderteses se PD -se.

Por une zgjodha pozicionin e "shitjes "sepse ti nuk i njeh Myslymin dhe BEHARIN ... ti njeh RUSmalin dhe  Gervenin . Dhe si paradhenie te dy jane me "te rrjedhur " . Te duket sikur i di ca gjera .... por nuk i di dhe fort mire , prandaj me i permbajtur .

Do te shtoj per here te fundit qe moskuptimet ndaj meje jane sepse une gjithnje flas per SHQIPERINE  , per vendin tim ...ndersa RUSmali dhe Gerveni  flasin  per nje teritor qe ka pas emrin Shqiperi . Sidomos tangerlleqet per njohjen  e Ligjeve  Nderkombetare jane shprehja me e qarte e kesaj mosnjohje te Shqiperise . 

Po te le ne vetmine tende te mermeritjes per fatkeqesine qe paske hequr sepse te kane marre ....morrat ,  paditurine dhe themelet e grindjeve shekullore ne tere jeten e Shqipetareve , kishat dhe xhamite !

 

Kufiri, vetedemaskohet mashtrimi

http://www.kohajone.com/html/artikull_47424.html

Pretendimet e opozites per nje marreveshje te dyshimte, sipas saj antikombetare ne ndarjen e ujerave detare mes Shqiperise dhe Greqise moren fund dy net me pare, gjate emisionit "Opinion", te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv "Klan". Ne fakt duket pak paradoksale qe pretendimet e nje opozite te tere te marrin fund, vetem se nje ish-pensionist, ish-drejtori i Institutit te Hartografise, Myslym Pashaj, deshtoi perpara argumenteve te zevendes shefit te Shtabit te Pergjithshem, Kunderadmiral, Kristaq Gerveni. Por keshtu eshte kur e gjithe opozita bazohet vetem te argumentet e pabazuara te nje ish-drejtori ne pension, i cili ka vendosur me sa duket te shtyje diten, nepermjet ketyre akuzave, qe kane sherbyer dhe si baze per opoziten socialiste, per te kontestuar, madje dhe per te ankimuar ne Kushtetuese, marreveshjen per kufirin detar me Greqine . Debati i dy neteve me pare mund te kishte shume mire siglen: "Hodhi nje pensionist, nje gur ne lume dhe e gjithe opozita i shkoi nga pas". Debati ne emision ka vijuar me te vertete i forte, nderkohe qe Pashaj nuk ka mundur qe te shoqeroje akuzat e tij ndaj marreveshjes, me fakte. Per te ashtuquajturen pike 150, Pashaj pretendonte se ka bllokuar ngushticen e Otrantos dhe se eshte 22 km afer bregut tone. Nderkohe qe argumentet e Gervenit ishin te pakundershtueshme dhe mbeshteteshin ne materiale te shkruara, te cilat ishin te sanksionuara edhe ne ligjin per detin. Sipas Pashaj gjatesia nga bregdeti shqiptar, deri ne piken 150 eshte 22 km, por kete fakt ai nuk donte ta pranonte ne emisionin "Opinion", por do te rrekej qe nepermjet kapercimeve te kalonte sa nga nje ceshtje ne tjetren, duke preferuar te shmangej per ate element, ne te cilin gjendej ngushte. Dhe nuk ishin te pakta elemente te tilla, nderkohe qe edhe kaq, mbante mend shume per vete moshen e tij te thyer. Pashaj vazhdoi me te njejtin pozicion edhe porsa i perket Gjirit te Sarandes, duke pasur nje perkufizim historik per gjiret. Nderkohe Gerveni i ofron perkufizimin e enciklopedise se "Afmiral Jahtit" qe eshte enciklopedia boterore per detrat dhe harten qe vete Pashaj kishte hartuar ne vitin 1985. Nderkohe u duk qarte qe ne asnje botim detar, liber apo harte nuk eshte hasur percaktimi i Gjirit te Sarandes nga Kepi i Qefalit te Kepi Dema. Madje Pashaj edhe harten e Google-it e quajti te gabuar, teksa eshte ballafaquar me distancat, per te cilat ai thoshte se jane te me sakta te tijat. Kjo histori nuk eshte qesharake se nje ish drejtor hartash deshtoi ne debat me nje zevendes shef shtabi, por per faktin se nje opozite e tere dhe nje mori mediash, ngriten protesten e tyre dhe mbushen titujt e gazetave, po aq shpejt sa deshtoi edhe perfaqesuesi i tyre qe kishin zgjedhur per debat. Per me teper qe mbi memorien e ketij pensionisti, mjaft te nderuar per kohen qe ishte ne kete institucion, jane mbeshtetur tere zhvillimet e metejshme te nje opozite te tere, per te ngritur nje kauze politike me permbajtje te forte nacionaliste.
 

Po ky artikull pa emer ca eshte?

Si quhet ai qe e ka shkruar?

Eshte mendimi yt hunter?

 Kulmi eshte kur habitet se si nje profesionist thote qe matjet e bera me mouse ne google nga "regjia" nuk mund te konsiderohen egzakte.

Asgje me teper se nje lexim i debatit me syzet e karagjozeve qe po na qeverisin.

TE SHITUR!

 

gene, s'jam ekspert po nje gje vura re. Sa here qe Gerveni fillonte diskutimin mbi nje pike konkrete te debatit, menjehere Myslym Pashaj nderronte argument. Kshu kur admiral Gerveni i kerkoi sa jane matjet e asaj pikes 150, pozicionin dhe definicionin e ishullit te Othonit, pozicionin e definicionin e gjirit te Sarandes. Me tej nuk vazhdova.

Hunter,

as qe ja ke idene se cdo me thene manipulim. Fevziu ndertoi nje emision te cilin regjia me kujdes te madh e manaxhoi qe te theksoheshin termat :

TI mashtron,

Ti genjen

Mashtrimi juaj i rradhes e te tjera.

Ti i dashur nuk e kupton kete, s`ke se si. Nuk ke asnje shans per ta kuptuar se ti  ke dhene nje pergjigje per termin tradheti ndaj atdheut,  qe je ne moshe madhore sa arrin te kuptosh cer eshte kozmopolit. Ketu , pra mbas kesaj ti, nuk duhet te jesh nga ata qe justifikohen dhe nuk kupton qe thelbi i diskutimit eshte : Gerveri ( nuk ka gabim ne shkrim ) duhet te perfaqsonte shtetin shqiptar dhe te mbronte interesat strategjike te vendit. Kaq eshte thene qe diten e pare, dhe kaq vazhdon e thuhet. Se sa shikon Kapiteni ( jo admirali ) se si shkon gjeopolitika une kete nuk di ta them, por debati ne tv ishte qe :une jam profesionist dhe ti jo .

Profesionalisht emisioni mund te thuhet se ishte pa frike nga me te manipuluarit qe mund te kem pare ndonje here dhe kjo dallohet me futjen e reklamave vend e pa vend kur argumenti ishte ne anen e Pashajt etj

Por pjesa kulmore ishte kur Gerveri nxori nje perkthim te marre nga gugli ( keshtu tha ai ) se cdo me thene Gji Historik . smiley

Ndersa faktin qe Shqiperia e vitit 2009 ka hyre ne bisedime, ka bere marreveshje dhe kerkon ta ratifikoje ne parlament kete , pa pasur nje Ligj, apo Dekret per ujrat e brendeshme ( ku Gjiu i Sarandes mund te cilesohej Gji Historik edhe sikur mos ta pranoje Greqia as na rruhet trapi fare )  nuk e tha ( ai Gerveni ), regjia fokusonte ndonje gje tjeter, ose Blend Pederasti ( me plot gojen ) i nderpriste mendimin Kolonelit.

Se sa do zere vend kjo , une jam i sigurte. Pra , isha i sigurte qe kur thashe ( dite me pare ) qe kur i fut hundet politika,  punet vene corap. Imagjino tani qe kjo pune do ngelet ne doren e pederastit Veli qe do therase proteste kunder marreveshjes. Si ta ha mendja qe do shkoje njeri ?

Ja kaq e thjeshte eshte kjo, ndaj politika ka sharlatane edhe nga krahu i majte ( se nga e djathta eshte ding ) qe kur vjen puna per ceshtje e qe ne vende me sume prej verteti i zgjidh lufta, dalin dordolece qe nuk trembin as laraskat jo me te angazhojne zera.

Keta ata e dine fare mire, ndaj ai emision dhe ky shkrim gjithashtu jane mjet i paster presioni per kolonelin , te cilit i pervetsohet kontributi e kjo vetem qe te kete nje formulim patriotik nga ai grupim qe nuk ka as din e as imam ( e qava kete ) .

Po nese do te kuptosh qe eshte tjeter gje interpretimi teknik, me pritshmerine atehere je ne ajer dhe kot i futesh ketij debati. Marreveshja duhet te jete marreveshje interesash kombetare. Dhe per ta arrit kete perdoren shume mekanizma. Me thjeshte se kaq nuk ta them dot. Po e kuptove mire, po jo plac ne vend, smiley  por dhe postim per postim mos bej kot O Hunter Kozmopolitani .

Ndersa e gjithe kjo bufonate qe na serviri nje TV privat nuk ishte perpjekje per te bere transparence , por tjeter gje. Kjo eshte e thjeshte fare.

Leqe cer zgjatem dhe une kot me kete histori.

 

smiley kthimi i te gjithdijshimit te ppu. Ndonje histori komploti s'po e shton hiç? Asnje thashethem, asnje interes ekonomik per tradhtaret e atdheut, asnje pension grek per Gervenin si vorioepiriot, asgje fare? Zhgenjim. 

Nese Pashaj beri figuren qe beri, merita eshte e gjitha e tij. Nuk vura re asnje kurth ndaj tij te ngritur nga Blendi Fevziu. Perkundrazi pashe disponibilitet dhe respekt. Dialektita, elokuenca ishin te gjitha ne krahun e tij. Per aq sa pashe Myslym Pashaj foli dyfishin e admiral Gervenit, po halli eshte se nuk tha asgje me peshe. 

Per punen e patriotizmit, kur te shikoj me pushke ne dore duke mbrojtur 354 km2 te detit, atehere do te jap te drejte.

Me thjeshte se kaq nuk ta them dot. Po e kuptove mire, po jo plac ne vend, por dhe postim per postim mos bej kot O Hunter Kozmopolitani .

Te pyeti gje kush ty? Te kerkoi gje kush ndihme? Thashe gje "koth ma shpjego se nuk e marr e vesh"? Jo.  Kur te kem nevoje atehere do te pyes dhe ti mund te me pergjigjesh, po deri atehere lectio magistralis ruaji per Idris e shoke.

Po lere se je si Xhibi* thuhet ne kete rast, e me keq nuk ka.

Tastjeren e ke tenden, mendimin e ke tendin, edhe koken per te tund e ke tenden, edhe sumen e ke tenden dhe perdore per cer te ta ndjeje edhe ty e mamit tat.

Nuk po te sqaroj , por po te them je i trashe. As kaq nuk e kupton ?

Po nese ti quan respekt qe ne nje emision publik drejtuesi i emisionit lejon njerin prej debatuesve , ate me grada, ti thote tjetrit je mashtrues, genjen apo te ngjashme une nuk kam tjete spjegim vec fjales me siper ne ketij postimi.

Shihemi nga java tani se kam pune e iu pushoi.

P.S. Kot me te pyt : djale i vetem je ? smiley

Shihemi nga java tani se kam pune e iu pushoi.

Pse te thote mendja qe mund te kem kenaqesi apo interes te vecante te di se do te "Shihemi nga java se ke pune"? E mbi te gjitha kujt i plasi?

Po te perseris, qe kur te kem nevoje per shpjegimet apo parashikimet e tua (qe s'jane realizuar kurre), do te pyes. Deri atehere leksionin beja ndokujt tjeter.

Edhe mua m'u duk qe Gerveni foli shume mire persa i perket tematikes se emisionit. Kur i thoshte qe "nuk je profesionist" Pashes, aty e tepronte, Pasha shume kollaj mund ta kete patur ushtar Gervenin... Ky e di fare mire se kush eshte Pasha, nuk eshte se degjoi nga gazetat per te. More, edhe mund te kete degjuar, se kam pershtypjen qe Pasha eshte nga ata oficeret ne lirim me reformen e famshme ushtarake te strategut Zhulali! Atehere ushtria u pjestua me 12, dhe ne pozita ofiqare mbeten vetem qafleshet qe bertisnin Berisha-Berisha. Kam pershtypjen qe Gerveni duhet te jete nje nga ata.

Edhe pse me pelqeu ne mbrojtjen dhe argumentin per ceshtjen ne fjale (Gerveni); aty nuk u arrit te shpjegohet nje gje fare e thjeshte: Nese kjo marreveshje eshte bere brenda cdo rregulli dhe ligji, nese, sic thote Gerveni, nuk kemi falur asnje milimeter uje; atehere, pse kjo marreveshje nuk u be publike ne detaje qe ne fillim? Pse nuk pati transparence qe ne fillim, qe shqiptari te dinte qe me perpara se KISHIN FILLUAR NEGOCIATAT ME PALEN GREKE PER PERCAKTIMIN E KUFINJVE? Qe populli ta dinte me perpara, e jo ta merrte vesh rikoshet te maskuar me lajmin "u firmos".

Nese nuk ka asnje te keqe aty, atehere gjithe ky mundim i qeverise per ta mbajtur sa me te fshehte qe te jete e mundur, dhe per sa me gjate, eshte investim i kote; tip Shqiperia 1 euro.

Nje gje tjeter qe me ben pershtypje mua, qe perseri nuk u ngrit nga asnjeri aty: Cfare te keqe ka patur kufiri ujor midis dy shteteve tona? Ne kemi qene shtete armike, dhe vazhdojme te jemi; te pakten nga ana greke... Por ja qe qenkemi dhe ne NATO, pra zyrtarisht quhemi aleate; apo jo? Dmth situata midis nesh, te pakten zyrtarisht dhe per surrat te botes, ka ndryshuar shume per mire. Atehere c'dmth ky ngut i madh i qeverise sone per te percaktuar kufirin? Fundi i fundit, ne nuk kemi kufinj ajror me Greqine; hapsira jone ajrore patrullohet nga ushtria greke... dmth nuk ka asnje gje te keqe te na patrullohen dhe ujrat; plus Greqia ka marine, ne kemi leshte - me falni, kemi Gervenin, e patrullon me not ai, ose me skafet e Vlores, po deshi xhaxhai. Pse ky ngut per te percaktuar vije kufitare midis dy shtetesh MIKE DHE ALEATE QE KANE MARREDHENIE TE SHKELQYYRA?

~~dmth, nuk kishim probleme atehere (kur ishim armiq) pse do kishim probleme sot apo neser (qe jemi miq dhe aleate)???~~

Qe ka dicka ne ate mes qe i vjen era trendeline, ka.

Koth i nerum !

Kam te njejtin mendim me Ju per strukturen e drejtimine Emisionit. Blendi Fevziu eshte bere tashme kopypast e V. Vokshit kur i bente pyetje Berishes:

Z. Berisha si Presidenti me i suksesshem ne Davos , c'mund te na thoni per suksesin e jashtezakonshem qe arritet ? smileyDhe kryesuksesori i sukseseve na mbolli fare per korrje te bollshme kokash ate te 97....

E ku ka vend per pyetje te tilla

" Kush ua la trashegim JU Shqiperine per jet e mot per te nderhyre ne kufijt e saj ujore ? "

"A ka ngjashmeri mosnderhyrja LIGJORE  , pra ruajtja formale e Ligjit te Luftes  midis Shqiperise dhe Greqise , nga ana e pales GREKE , me ruajtjen e statukuose se ujrave detare " ?

A eshte Shqiperia ne Nato ashtu sic eshte Turku me Grekun qe grinden edhe per nje vend shtylle ku vendoset shtiza e Flamurit ?

Dhe mund te kete shume pyetje te tilla qe nuk kane te bejne me diturine e Derven - Dervenit , qe eshte tipik ...... "ne pozita ofiqare mbeten vetem qafleshet qe bertisnin Berisha-Berisha ".

Dhe per te apasionuarit pas  "NJOHJES SE LIGJEVE"   eshte shume kuptiomplote konstatimi  :

Pse ky ngut per te percaktuar vije kufitare midis dy shtetesh..??????????per te mos kaluar tek pergjigjja e kryeqafleshit Dervenas alias Mixha ,per te arsyetuar  Ligjet smileyper kthimin e pronave Familjes se Zogollajve !!!!

 

 

Une jam derven derveni mo Idriz? Mund ta "elaborosh" pak kete pike se nuk e marr vesh.

Kam 1 pyetje...tè flasèsh pèr njè marveshje detare dhe ndarje kufiri midis 2 shteteve duke sjell si argument tè pakundèrshtueshèm njèsinè matse tè google a èshtè njèsoj sikur tè flasèsh pèr historinè dhe mardhèniet midis 2 shteteve duke sjell si argument tè pakundèrshtueshèm wikipedian??...sa pèr tè qeshur e qarè bashkè!!!

E cfare ti sqarosh Zotrules .

Eshte perseritja e percaktimit tuaj qe e gjej pa i hequr asnje GERME . Nje prej ketyre qaflesheve qe luante shah me Zhulalin dhe Gaziun  e vune Drejtor te armatimit. Kur i thane 'hiq Yllin nga kapelja"  kerkoi lirimin dhe dha doreheqjen nga Ushtria smiley.

Ishte NR 1 ne Min e Mbrojtjes , kuptohet pas Zhulsit dhe Gaziut . Sa here qe do tu duhen te tille qeverise dhe RUSmalit ka  DERVENER ! Asnjehere nuk e kane per te marre vesh Mixhen qe " Nuk di gje per GERDECIN "

Po qe se je ti Deven - Derveni smiley atehere je nje koker ashtuje e ngjashme me Rus- malin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).