Kolonel Myslim Pasha: Pakti detar me Greqinë, pret shpatullat tona ujore

LETËR E HAPUR:

1 - Akademisë së Shkencave të Shqipërisë 2 - Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës 3 - Qendrës së Studimeve Albanologjike 4 - Institutit të Historisë 5 - Institutit të Gjeoshkencave 6 - Institutit të Mjedisit 7 - Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë

Ka disa muaj, që në mjediset shqiptare, është folur edhe për një Marrëveshje të dyshimtë në ndarjen e Ujërave Detarë dhe të Shtratdetit Kontinental, midis Republikës së Greqisë dhe Republikës së Shqipërisë. Në debatin e hapur, nëse keni vënë re, nga ana e gjithë mekanizmit të Shtetit ka një kornizë hermetike, një heshtje e shpejtësi për ta çuar gjer në fund këtë Marrëveshje, në ratifikimin e fundëm të saj.
Hapat, procedurat, baza ligjore, saktësia e jetësimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, janë kosideruar, të rregullt, e tejdukshëm, të saktë, kësilloj, përfundimisht të padiskutueshëm. Veç kësaj, për ata që e kanë ngritur këtë çështje, është thënë se janë" Antikombëtarë", "të shitur" dhe se s'kanë bërë gjë tjetër veçse "një trillim primitiv"
Është tragjike, në këtë heshtje, kur gjeohapësira të tëra, me firmën e Shtetit, me buzëqeshjen e tij komike, vendosin këtë kufi detar, duke prerë shpatullat ujore të shqiptarëve, duke cenuar mëvetësinë, duke shpërfillur historinë dhe gjeohistorinë, duke harruar interesat ekonomike të ardhmërisë së shfrytëzimeve të Shtratdetit Kontinental, duke nëpërkëmbur dinjitetin, me një përulësi të dukshme, dhe po kaq të turpshme.
Po ju drejtohem, sepse kjo nuk është vetëm një veprimtari e diplomacisë shtetërore, por kryefjala e mëvetësisë së Shqipërisë.
Studiesit e Institucioneve tuaja, duhet të kishin gjetur një instrument konsultimi, jo për të bërë "kryengritje" ndaj shtetit të tyre, por për të verifikuar me durim, me historianë, juristë të së Drejtës Ndërkombëtare, me hartografë, gjeologë dhe gjeografë, gjeodetë, dhe pas kësaj, t'i përcillnin Ligjvënësve kuvendarë, pikëpamjet shkencore, për të shtyrë në një kohë të mëtutjeshme, ratifikimin e mundshëm të kësaj Marrëveshjeje, sa të saktësohen më qartë dyshimet, për atë që është gatuar aq keq, sa të vjen turp ta kujtosh.
Kështu ne i bëjmë edhe më shumë shërbim klimës së mirëkuptimit e fqinjërisë me Republikën e Greqisë, duke qënë të bindur, se pala greke, nuk ka diktuar, por ajo veçse në tavolinën diplomatike, ka mbrojtur të Drejtën e saj, apo siç kanë deklaruar " interesat e tyre strategjike " ndërsa pala jonë, del tërësisht e humbur.
Ju nuk mund të heshtni për prerjen e një gjymtyre gjeohapësinore prej 354 km2, që nga Ngushtesa e Otrantos e deri në Kepin e Stillos.
Në mbijetesën tonë kombëtare, njihet tragjedia e ndarjes së kufijëve nga Komissioni Ndërkombëtar (1913-1925), ndërkohë në vitin 2009, lehtësisht, shkëpusim prej vetvetes, gjeohapësira të tëra detare.
Kemi prerë Otranton, kemi izoluar Rrugët e Bardha, kemi matur ndarjen e Gjirit Historik të Sarandës që nga Muret e Lashtë të Onhezmit, kemi shpërfillur mesdetin në Ngushtesën e Korfuzit që është e Drejta Jonë Ndërkombëtare, kemi braktisur Shkëmbin Barketa, dhe së fundi, por që është një fillim, na është mbyllur shikimi në Kepin e Stillos.
Dhe thuhet se kemi zbatuar Konventën Ndërkombëtare, kur ajo nuk është zbatuar në asnjë nen të saj.
Të nderuar shkencëtarë!
Ka mbetur, ende, një kohë e shkurtër, gjer më datën 19 tetor. Po e mjaftë për t'u konsultuar, për të krijuar një bindje të përbashkët, dhe pa "demonstratë" për t'i dërguar një apel shkencor, Ligjvënësëve, për të shtyrë në një kohë të mëvonshme, këtë ratifikim, sepse po u krye, kësillojshëm, i zhyt në turp, ratifikuesit, të cilët janë të zgjedhurit tanë, duke na kryeulur, të gjithëve. Shpresoj se Institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t'ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.

Me vlerësim sipëror:
Prof.Asoc. Dr. Myslim Pasha

10 Komente

Alisat, nje prurje e mire! FLM!

Shpresoj te kete specialiste dhe jo militante te dyja kraheve (qe i dine te gjitha) qe te thone nje opinion sa me informuar mbi kete teme.

Burre me mend i biri i botes! Ishalla do njeri me nigju smiley    

Sinqeriteti pasqyra e shpirtit.

Te presim, si do dale kjo pune.

Ajo ka perfunduar ti thua si do dali. Per icik pushtet Sala shet edhe eshtrat e babes vet.

Sikur llogjika, ti mbizoteronte ndienjes se pushtetit, e te pares, c'do gje do te kishte vleren dhe respektin e duhur. 

Qeveria luan rolin e budallait, nuk pergjigjet.

Myslim Pasha njeri i nderuar qe ngre zerin larte thote:

 Shpresoj se Institucionet tuaja, do të kontribuojnë, për të mos e ratifikuar këtë Marrëveshje, për t'ia lënë një gjykimi më të thelluar në një kohë të mëvonshme.

Do ta ndigjoje Qeveria zerin e ekspertit apo do ta anashkaloje? Koha do ta provoje!Eshte ne prove dinjiteti i Shtetit Shqiptar per ceshtjen e kufirit,ku Greqia ose shtete te tjere do te ulerinin!

 

eh, te jepja dy cent dhe une pasi pashe nje emision ne TV lidhur me kete ceshtje. ok ky ehste versioni im i komentit dhe nuk reflekton idete e te tjereve bukeshkale OUTCASTED ne brooklyn ose greater NY area smiley

ishte mbledhur profesori i nderuar, nje xhenerik motorash (me grada kuptohet) dhe average ignorant popull (zoti fevziu e luan perfekt kete rol, pa i mbetur qejfi, se ceshtja ishte dhe shume teknike).

profilet: profesori Pasha (akoma aktiv ne fushen akademike) i qete ... dmth kupto nuk dinte te shante vendce si shumica dermuese e shqipove, dhe kjo me krijoi respekt aty per aty, mundohej te tezat e tij me shume edukate dhe vertet nje mediator interesant per te ndertuar kendveshtrimin e tij, qe dhe kur deshte ti theshte tjetrit injorant, i thoshte: i dashur ti mund te dish te vendosesh kompasin mbi harte, po kjo nuk do te thote qe di te besh harta. i takonte se kishte bere harta gjithe jeten  ...

 

 

profilet: xheneriku i motorave te anijes (nuk ia mbaj mend emrin po ska problem se ata i gjen gjithandej ne gjithe nivelet e institucioneve e qeverive). e mqs bente punen e rende te shtetit, kuptohet qe perdorte zhargonin qeveritar, kupto QEPE SE NUK DI TI. perseri dua te theksoj se me qeveri kuptoj republiken e dashur te bananes  qe ka ndruar qeverite ne te tere krahet ne keta 20 vjet e ka mbetur konstante ne prodhim xhenerikesh. fjala e tij me e dashur/perdorur ishte MASHTRUES ose ndonje sinonim i saj. njohes i mire i moshes digitale dhe kompiuterit: mu kujtua thenia e profesorit tim BACK TO THE BASICS. ka shume njeres qe duke menduar se dine te perdorin kompiuterin mendojne se ajo kuti e ogel e teknologjise i ka te gjitha pergjigjet. eh injoranca ehste lumturi me vehte.

 

 

profilet: Fevziu, tipi interesant i moderatorit te show-ve qe kapin shpesh tema te nxehta . nuk mund ta ndaj dot nga ai tipi tjeter i top-channel, ku nje sy me i shtrember e ku ca floke me pak, po me duket sikur bejne te njejten gje: duan te lozin rolin e popullit injorant (dhe e bejne ne menyre perfekte) per ta sjelle diskutim ne nivele sa me te kuptueshme, por shpesh me shume ngaterojne e i lidhin kotke gjerat se sa te godasin gozhden mbi koke. cti besh... superprodhim analistash... kohet e veshtira vazhdojne. Po te meremi vesh nuk ehste se duan te bejne injorantin me verte. bashke me ate tjetrin "fa il furbo" ne fakt, po ralle shume ralle arijne te nxjerin gjerat ne shesh.

emisioni:

te jesh patriot dhe te kesh kendveshtrimin tend te pavarur te botes e ceshtjeve nga me te ndryshmet nuk ka asnje gje te keqe, per sa kohe e mbeshtet. dhe te kontestosh shumicen e gjerave reth teje eshte dicka qe vertet simulohet ngado ne bote. po ehste vertet e veshtire te diskutosh me injorante qe duan te bejne ekspertin. pse? sepse injoranti fillon te ul ne nivelin e tij dhe te mbyt me "argumenta". dhe nje tufe sharjesh nga mbrapa. dhe me besoni nuk ke me shanse.

dhe nuk arin qe ta kuptoje se e fundit po e fundit fare qe do e pyesnin ishte teoria e ratheve (pikat e baraslarguara), po crendesi ka  ... ai eshte ne te njejten linje me shefen dhe shefin e shefes, e me radhe kalaja e madhe e M^&*#.

ketu me siper e kisha fjalen per xhenerikun kunder-admiral se fevziu ishte fare OUT me pyetje naive te tipit : po italianet pse nuk thone gje per kete? a thua se po ndahej deti adriatik. dhe kjo me shume se njehere ... po ca ti besh? nejse tia njohim vlerat qe nuk i le njeresit te zihen me shpulla se dhe kjo mund te ndodhte , rendesi ka qe i bie fyellit pavaresisht se nuk e di se ku i ve gishtat ...

 

nuk po merem si e qysh vajti vetem kam nxjere perla nga emisioni

XHeneriku: zoti pasha mund tiu mbushesh mendjen njeresve te tjeshte, po specialisteve nuk ua mbush dot ... hmmm e thelle kjo smiley

Fevziu: nuk e kuptova bente te trashin kastile apo kishte probleme ta vinte veten ne kepucet e te ftuarve gjate diskutimit ?! enigme e pus i thelle ehste ... mgjse shume ceket e reflekton dritensmiley

profesori: tashti ka trasparence prandaj ka bukuri.XH:ku e  ke bukurine? P: une skam bukuri, bukurine e ke ti.F >qeshje histerike

profesori: gjiri i santo domingos ehste bere gji historik dhe USA nuk e pranon. ju akuzoj se keni atrofizuar gjirin e sarandes.

 

fevziu: jo jo mos me thuaj mua, une nuk mar vesh nga hartat, kaq harta sa kam pare sot, e sa keni mare ju me vehte ... alla alla (tipiku i analistit qe mendon vetem ne higher layer dhe nuk e ka idene e botes reale)

 

profesorismileyhteti maskara komunist ne kohen e tij i ka mbyllur te gjitha gjiret.

fevziu pas 3 minutash: ah tashti e kuptova.

xheneriku: keni mashtruar popullin shqiptar!

 

 

nuk kishte shanse te tundte koken lehte ndonjeri e te thoshte: e di qe mund te kesh te drejte. dale te e mbaj shenim kete.

eh shqip flasim e nuk meremi vesh, po problemet me duket nuk jane tek gjuha qe mezi na i lane te paret. vuajme shume nga diletantizmi e voluntarizmi, e nuk e perdorem tamam nje here kompiuterin. ndoshtaka qene me e lehte ndarja/venia e kufijve ne kohen e zogut (ish naltmadhenise JOKER te albania) qe ishte vete zot e shkop dhe e vinte vijen ku i theshte koka.

nuk pahse ndonje transparence ne detaje marveshje, qe ta dinim si ishte pare puna qe nga kariget e grekeve, cfare kishin vene mbi tavoline ata e cfare kishim vene ne.

mendova njehere se kete menyren per llogaritje kufiri ua kishin dhene greket te gatshme

zaten sheret budallejte i bejne (mu kujtua kroacia e slloveni qe akoma po zihen per nje cope toke aty ne veri) ne i bie shkurt mi lal. i kemi fjolle punet sa te kemi maestron qe e ka gati pergjigjen pa u thene pyetja akoma.

cte keqe kishte te degjonin dhe pordhet e nje te pjerdhuri qe u solli kendveshtrime interesante te cilat cdo shqiptar do theshte WHY NOT?

argumentat e tij theshin qe kemi dale me kepuce te kuqe nga budallalleku i radhes se profaneve profesionistesmiley po hajde e mbushja mendjen hajvaneve.

Fituan shqiptaret dhe patriotet me ne fund.

Pse nuk del ajo me gjykaten kushtetuese labo,ky po qe eshte lajm.hallall.

Jane akoma ne gjume adminat, dhe se lene lajmin te dali.

Megjithate lajmi ka mare dhene, 30 telefonata i kam bere vet deri tani nder shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).