Klubi i librit të Peshkut: Murtaja, Albert Camus

Nga 26 tetori deri më 30 nëntor je i ftuar të lexosh librin e parë të klubit të librit të Peshkut, romanin "Murtaja" nga autori francez Alber Kamy (Albert Camus).

 

Klubi i librit të Peshkut është një inisiativë e re e faqes për të pasuruar jetën tonë të përbashkët në këtë komunitet virtual, dhe për të detyruar njëri-tjetrin të lexojmë të paktën një libër në muaj.

Si? Qysh? Tek? 

Ideja është që të lexojmë bashkarisht Murtajën e Alber Kamy, pak a shumë gjatë një periudhe 5-javore që fillon nga 26 tetori deri më 30 nëntor. Murtaja është e ndarë në 5 pjesë, që e bën të lehtë ndarjen e librit në një lexim 5-javësh. Axhenda udhëzuese është kjo: 

  • 26 tetor 2009 - fillimi i leximit
  • 2 nëntor 2009 - pjesa e parë e përfunduar
  • 9 nëntor 2009 - pjesa e dytë e përfunduar
  • 16 nëntor 2009 - pjesa e tretë e përfunduar
  • 23 nëntor 2009 - pjesa e katërt e përfunduar
  • 30 nëntor 2009 - fundi (pjesa e pest&eumlsmiley

Sigurisht, që nuk jeni të detyruar t'i përmbaheni kësaj axhende. Librin mund t'a lexoni me vrap edhe para se të fillojmë të lexojnë të tjerët, megjithatë gjatë diskutimeve do të mundohemi t'i përmbahemi axhendës më sipër, për të mos iu prishur kënaqësinë të tjerëve. 

Pse?

Pse-në e leximit të librit shpresoj edhe vetë që ta gjej gjatë, apo të paktën, pas, leximit. Murtaja është një nga librat më të vlerësuar të shekullit të kaluar dhe diskuton indirekt totalitarizmin, një temë që për ne shqiptarët e sotëm mund të jetë goxha interesante. 

E veçanta 

Duke qënë se kjo është një faqe me diskutime të shumta, e veçanta e leximit të librit në grup tek Peshku do të jenë diskutimet. Për të nxitur diskutimet, unë i kam kërkuar disa anëtarëve të Peshkut që të shërbejnë si guida të leximit, që të shkruajnë mendimet e tyre për librin gjatë javëve të leximit duke nxitur diskutime dhe duke shkëmbyer interpretime, konstatime e kritika. Gjithashtu, guidat do të lexojnë (dhe komentojn&eumlsmiley librin sipas axhendës së paraqitur më sipër, në mënyrë që të ketë pak koherencë në komunitet. 

Anëtarët që pranuan ftesën time janë: blete, PF, jerusalem, dori,  sol-nocturnus. 

Ok. Dakord. Tani, ku t'ia filloj?

E para, gjej një kopje të librit. Për ata që janë në Shqipëri, jam i sigurtë që libraritë e zakonshme duhet t'a kenë një kopje të Murtajës. (Nëse dikush e di emrin e shtëpisë botuese që e ka në qarkullim, lini koment.) 

Për ata që janë jashtë, opsionet për ta gjetur librin janë po aq të shumta. Bibliotekat duhet ta kenë një kopje patjetër. Amazon.com ka disa versione gati për shitje në faqen e Albert Camus. Unë do sugjeroja të shkonit dhe nëpër librari me libra të dorës së dytë. 

Së fundmi, Google Book Search ka ca faqe nga libri, por jo të gjitha. 

Update: Në këtë link, mund të gjeni një version të plotë të librit në anglisht në Internet. (flm 4DrejtC)

Epilog

Kaq për këtë njoftim fillestar. Shpresoj që të jeni entuziastë për këtë mini-eksperiment. 

 

83 Komente

"Plague" anglishte

"Peste" frengjisht

"murtaje" shqip? (jemi te sigurt per kete)?

Po do na besh ti presim gurmazin vetes me gjithe 'ekzistencializem' mo? Hajde, se po e bejm ket sakrificsmiley

AlbeR apo AlberT? ç'na e botë lomsh të ardhmen e afërt smiley 

Penar, me pelqen iniciativa smiley Kam ne dore nja dy libra, por shpresoj qe ti mbaroj qe te filloj leximin ne baze te periudhes qe ti ke caktuar per leximin e Murtajes.

@Flor smiley

 

Ok. Dakord. Tani, ku t'ia filloj?

E para, gjej një kopje të librit.

He-he! smiley 

M'pelqen kjo ide!  

Fillimi i mbare, gjysma e punes tha! smiley

O Penaro, bravo per idene!

Dhe rrofsh edhe per zgjedhjen e Murtajes.

E kam lexu i' here me gjysem zemre, shume vjet perpara, po hic s'm'ka njit!

Do e provoj prape tani, me shoket edhe une! smiley

E mira e ksaj ishte ana ekzekutive: fakti i kryer. Titulli i librit n'tave. Urdhnoni myshterinj. S'ka mo au iu...  smiley

 

hm...mroklle, edhe une me nje fryme e kam lexuar vite me pare...dhe jo vetem qe me ngjiti, por me la pa fryme...

nuk eshte cudi qe pas rileximit te kem nevoje per maske oksigjeni smiley

sa per te shuar paksa kuriozitetin e atyre qe nuk e kane lexuar, dhe qe nuk jane lindur pas 1970 smiley eshte nje perjetim rrenqethes i "ferrit" hoxhian...

hej, hej, ngadale mos me mbysni pa e lexuar librin smiley

hm...mroklle, edhe une me nje fryme e kam lexuar vite me pare...dhe jo vetem qe me ngjiti, por me la pa fryme...

Po perpiqem edhe i' here o Sy, po ama kaq! Do ja mbaj Letersise Franceze te rroga kete qe po m'bo Peshki! smiley

Nejse!

Kosovaret kane nje shprehje: Dikujt i pelqen hoxha, dikujt hoxhica, e dikujt e bije e hoxhices! smiley

 

Ta kishit filluar me ndonje liber me upbeat mer, e filluat me egzistencializmin, si puna e artikllave te Peshku. smiley Dhe po ta kishit filluar me nje liber qe ishte available online for papare, mbase do kishte me shume perfshirje.

Mgjths tani u kry, s'ka au iu kur thote Emo. smiley Keshtu qe urime dhe susekse. Ide shume e mire kjo e liberklubit. smiley

barnsnobilsohu dhe tine.  Bile membershipohu smiley.

Te amazon, ka ca kopje pothuajse qyl smiley.

how about borxh?

e bojm nji katershe, tha ai te gjeneral gramafoni, ti, un, mrroku dhe losti smiley dore me dore librin... madje ndajme edhe kapitujt dhe ja rrefejme shoshoqit... smiley

ah mer penar c'na bone!

why are we here? tha george carlin at pytjen existencialiste.... "plastic!" a--h---!

 

.  Here e fundit qe kam nda nje liber ishte ne kohen e mavrise, ku matematika me demek eksperimentale ishte si ujt e bekuar, me pikatore.  Of course, ca te grupit i rane hiles, ndanin detirat e jo librin smiley

Borxh the?  Ti s'ke la akoma ca te vjetra, e ke credit history beterr e ke smiley

Po s'e kisha per vete maj t'mart e mira. smiley E kisha per masen, sa me shume perfshirje te kete aq  me interesante do jete.

Per vete une e gjej qofte dhe ne bibloteke falas, kuptohet po te gjej kohen dhe vullnetin e duhur. smiley

 

Po sugjerizime per librat e tjere ne vazhdim do kete, apo i ka vendosur grupi parlamentar i PPU? smiley

Po sikur te kishte ndonje intermexo me pizi midis kapitujve, qe mos i shkeputet vemendja popllit internetor? smiley

xhib, ate po mendoja dhe une ne fillim, sikur te propozoheshin disa libra, dhe me tip sondazhi t'i votonim.  Por sa mejtova fjalen "votim" me ngeci smiley.  E mendon dot lomshin qe mund te sjell votimi?  smiley.  Se na heq dera pa jo per gje smiley.

Me mire keshtu, me urdher nga lart smiley

Suksese, suksese tani e gjetet qe kam nje kapice per te lexuar smiley, Megjithate naten do e bej dite, do e harroj gjumin dhe qejfet e nates dhe do e lexoj me gjithe qejf. Rrofshi qe na i servisni pa pare librin dhe mendoni per peshkataret libradashes.smiley

Me se fundi! Me mire keshtu, vete zot, vet shkop!

Me pelqen dhe perzgjedhja, se kisha kaq kohe qe doja ta lexoja e s'po behesha mbare. smiley

 po ja kaloni dhe amazonit, me kete kendimin e librave on line.  

une them ta fillojme nga abetarja me mire, keshtu shkollojme dhe kolopuçet emigrante qe po mesojne gjuhe te huaja pa ditur shqipen. 

Bravo Penar,mire mor kete librin lexojeni por pash zotin mos ngrini kooperative.

penar, faleminderit për inisiativën. Ftoj edhe peshqit e tjerë të marrin pjesë: lostT, tropi, twini, selfi, njeriu_pa_cilësi, hurbi, ujku i humbur, mirazh, dhe ndonjë tjetër që do e kem harruar padashje.

Do te perpiqem qe, edhe une si Obama, te jem ne lartesine e pritshmerive smiley

Comrade Jerusalem, do te te shkruaj edhe gjetke (per ndryshe je ne meshiren e castit tim), po a kishe ndonje kerkese per liber? Deri neser ne darke kam kohe te pazarosem. Viele grusse (dite noblash smiley)!

ah sa kohë kishte që ai flamur i ngjyruar në shirita të përcaktuar nuk ishte përbri emrit tënd. ndonjë të veçantë nuk kam, jo se nuk kam me gjithë mend, por nuk kam ç'të them më përpara...sniff

mire po ku ta gjejme kete liber se?

Ne Shqiperi ky liber eshte botuar ne mesin e viteve 90-te ne nje botim aspak te mire. Eshte e veshtire ta gjesh ne librarite e Tiranes, per te mos thene e pamundur. Po pate fat mund ta gjesh tek ndonje qe shet libra ne rruge.

po mire, te gjithe ne duhet ta blejme dhe lexojme individualisht kete liber? Apo pjese pjese do te na ofrohet ketu tek PPU-ja?

 Mund ta blesh, mund ta marresh borxh ne biblioteke, mund te gjesh copeza ne Internet, por jo tek Peshku. 

Se mos na thoni pastaj se duhet edhe te konspektojme pjese te vecanta te tij! Amon, une si kom pas bo konspektet atehere kur i kishim me detyrim dhe jo tani ne demokraci!     smiley

E kam lexuar para nja 6 vjetesh kete liber, ia vlen ta lexosh. Edhe ne shqip eshte i perkthyer, me titullin "Murtaja".

O Vero ti qe e ke lexu me pare je i perjashtum nga diskutimet ne blog. Se je me i avancum se ne. Kur ne te diskutojme per kapitullin e pare, ti ngaqe ke lexu edhe kapitujt e tjere do te na i besh lemsh diskutimet.  

Pa problem, biles nuk kisha ndermend te diskutoja fare. Me mjafton leximi i komenteve te te tjereve. Libri eshte nga ata qe duhet lexuar, bile çudi si ju paska mbetur pa lexuar deri tani.

E gjeta librin ne biblioteken time, dhe i bera nje foto te kopertines te cilen mund ta shihni me poshte. Perkthyer nga Vladimir Bako, botuar ne 1994 - Tirane. Nuk di nese eshte ribotuar me vone. Une e pate blere ne tezge rruge, ndersa ne Biblioteken Kombetare veshtire ta gjeni, zakonisht atje jane 3-4 kopje per titull, nja dy zakonisht dalin te humbur, e te fundit me siguri do e kete marre dikush tjeter para jush.

<img>http://i38.tinypic.com/sbkkn7.jpg<img>

http://i38.tinypic.com/sbkkn7.jpg

P.S. Mund ta rregulloje admini qe te dale fotoja jo me link? E gjithashtu nese ka mundesi ma hiqni kufizimin prej 10 komentesh ne dite...

 

rrofsh smiley. Qe ta cosh deri ne fund ndihmen duhet te tregosh edhe menyren si e bere, meqe jam i ri ketu. smiley

copy paste as jpg file.

kom pergatit nje "referat" per ty te ajo tema tjeter "me spec"... smiley

jo mer jo, nuk eshte referat smiley  po dal edhe une pas pak, por do e jap at koment ne lidhje me ate te fundit qe kishe shkrujt.

Me t'mira!

po ne podcast egziston smiley

jo per gje po kam nja 6 ore rruge javes qe vjen...

ide e bukur, kam qene toc ne letersi, po me mire vone se kurre smiley

Une kam ne pdf nje perkthin ne anglisht nga Stuart Gilbert. Duket i mire si dokument, por me keto pdf vetem kur i lexon ua gjen gabimet. Gjithsesi, nese ka interes, me njoftoni. smiley

Per ata qe e kuptojne anglishten - ja ku e keni librin:

The Plague - Albert Camus

uuu shyqyr, hallelluja !

Kur e kujtoj kete liber ne mendje me vijne vetem minjte. Snapshot i vetem i ngelur nga vepra smiley

Une e kam lexu kur isha ne gjimnaz kete liber dhe te tjere nga Kamy.

Mbase moshe shume e gabuar per ta lexuar, sepse padyshim ska ndihmuar per te ma lehtesuar boten dhe kuptuar jeten, pervecse mi ka shtuar dyzimet dhe mbushur koken me mendime te sterholluara te panevojshme hic per moshen smiley

Dhe padyshim fare, qe skam kuptu asgje nga librat e tij.

Do doja ta lexoja tani serish, por halli eshte qe, zelli per ta lexu ishte athere e tani eshte shuar.

Me vjen keq qe si bashkohem dot klubit.

Ju uroj lexim e diskutim te mbare smiley

Jam dakort me xhibin.  Disa post mund te evitohen.

Ky roman eshte i mrekullueshem. Kete kam menduar heren e pare kur e lexova, kete vazhdoj te mendoj edhe sot pas plot vitesh. Ndryshi nga i Huaji, e kam gjetur plot optimizem e bindje te aftesite per rinovim te njeriut. S'po flas me se po kaloj te pjesa e fundit e experimentit.

 

heren e kalume qe e kam kap ate liber po e quj shfletim dhe po e lexoj ket rradh m'paralel me ju smiley 

 ore, po s'po e gjej! kam porosit nja 3 veta neper librari te ndryshme, dhe hic gjekundi. smiley

shif ke librat e rruges zogu....laje me uje e sapun dhe lexoje smiley

Te nderuar,

Nuk desha t'a fshija diskutimin ne fillim, po m'u mbush mendja qe ketu s'eshte vendi per diskutime fare. kjo ishte thjesht nje njoftim dhe nje ftese, dhe tek Peshku ka vend plot per debat, vec jo ketu. (Kuptohet, qe jam pak me sensitiv duke qene se kjo nisme eshte e imja). Dhe lenia e diskutimit ketu (per nje teme krejtesisht margjinale persa i perket klubit te librit) do largonte nje tufe me njerez qe ndryshe do kishin qene te interesuar per te marre pjese ne nje si biçim eksperimenti.

Kshuqe, ndjese per komentet e fshira ketu. Ma boni hallall.

Shume mire do e gjej po munda dhe do filloj ta lexoj shume ide e mire.Shume ndihme sidomos tani qe interneti ka zene vendin e cdo libri.

Kjo eshte nje nxitje e mire per lexim librash shuuuume ju lumte.

Penar, te lumte per iniciativen!

Do te behem pjese e klubit me gezim.

P.S. Si s'ka komentuar asnje nga bashkatdhetaret ne UK more, te shikoja mos kishin ndonje kopje libri. smiley

U pa puna: duhet blere.

 

 Kam nje kerkese, te lutem shume ndryshoje ate foton me miun se perzotin sa here e shof fillon stomaku e rrotullohet. Please, i would really appreciate it. There are much better book covers for this book. 

Sa per librin, jam shume e lumtur qe ke ndermarre kete iniciative pasi mbaj mend kur une e kam lexuar vetem kete liber para disa vjetesh, kam qene teper e humbur ne te dhe mendoj se kam humbur shume kuptime. Por jam e lumtur qe tani nepermjet peshkut, mund ta kuptoj librin plotesisht. 

Mund te bej nje sugjerim? A mund te lexojme librin The Age of Reason nga JEAN PAUL SARTRE mbasi te kemi mbaruar kete? Sepse e kam filluar, po e lexoj, eshte teper i bukur, por again dua te shoh pikeveshtrimet e te tjereve e te shoh kuptime te reja. Nejse, sugjerim ky.

Good one, books excite me smiley

Kam nje kerkese, te lutem shume ndryshoje ate foton me miun se perzotin sa here e shof fillon stomaku e rrotullohet. Please, i would really appreciate it. There are much better book covers for this book

Une e fillova leximin e librit, ne inglisht. smiley

 

books excite me

Do tell. smiley

Kshuqe, ndjese per komentet e fshira ketu. Ma boni hallall......

Je nje nga ata qe di me gjithemend kur ta perdoresh fshesen. Njihen nderhyrjet e tua menjehere ndryshe nga paragjykuesit e inatcoret  e tjere qe kane "turnin e fsheses' . Te uroj me gjithe shpirt per nismen dhe jo vetem experimentale.

Ne Revisten Nendori te viteve 57-64 ishte nje eveniment i tille aty nga fundi faqeve ku njiheshe e lexoje autore te ndryshem nga e gjithe bota , por te pabotuar neper shitore Librash . Nje gje teper e pelqyeshme dhe REZULTATIVE .

Them se kjo nisiativa Juaj eshte e nje niveli te larte dhe do gjeje perkrahes. Do t'ju rekomandoja qe me se shumti te gjeje vend ALTERNATIVA  per PERKTHYES per emra te njohur . Ndoshta dhe nga KRITIKA Boterore ! Sa me shume SHQIP ! 

Paskan plasur format e edukimit masivsmiley Ndonje cmim per recencen  me te mire do te kete? Po juria nga kush do te perbehet? Si liber te dyte per diskutim nga Akademine e Peshkut propozoj: METAMORFOZEN e F.KAFKES

ah spiritus, me ke goditur ne zemer me metamorfozen, do e ri-lexoja me kenaqesi kushedi per te sajten here...

 Une njehere e lexova dhe mezi e lexova. Ndoshta me ndricimin e te tjereve mbi kuptimin e fjaleve, na behet paksa me e lexueshme...

 

tekacift, metamorfoza mua nuk me duket dhe aq e veshtire

procesi apo keshtjella po ! duan kohe per t'u pertypur.

 Flo, e kam lexuar para disa vjetesh kur isha akoma e vogel dhe ndoshta ky ka qene fakti qe se kam kuptuar, pelqyer aq shume. Ishte teper dark, depresues dhe nuk e kuptoja subjektin e kafshes, metamorfozen e vellait ne merimange. Dmth, kush jane the underlying messages, meanings of this? Prandaj them qe me ndihmen e te tjereve, maybe it makes more sense smiley

sapo mbarova faqen 23 smiley

O Penar, shikoje dhe njehere titullin e temes, klubi i librit te peshkut apo klubi i librit i peshkut?

Edhe shpresoj qe administrimi ketu, kur te fillojne komentet, te kete si kriter te vetem eliminimin e budallalleqeve (kjo eshte e mundur edhe pa arritur te subjektiviteti). Deri tani libri me intereson, po diskutimi me tremb pak.

Tropo, ketu ka pasur ca diskutime te bukura (nder te cilat, dhe ca te miat - po, po, kisha folur bukur atebote), dhe pfuiiiiiiiiiit u fshine nje nate, papritur dhe pakujtuar. Dhe u lane ketu vetem xhevahiret pasthirrmore te tipit : Wow ! Sa bukur ! Ose Heu ! sa mire ! Ose Ah, ç'do kenaqemi !

Nejse. Ja te mejtohem pak dhe pastaj do te pjell nje histori me minj. Ku e kisha fjalen ? Tek Camus. Mora vesh se nuk gjendej ne qarkullim. Kush deshiron nje kopje, mund te paraqitet ne shtepine time, dhe ia jap madje me nje dedikim te tere familjes. Perndryshe, po te kisha nje porosi nga ndonje botues i dashuruar pas veshllapushit Camus, do ta perktheja per nje paradite muaji. Dhe madje mund te sillja ketu dhe copeza te bera cope-cope, ose frengjisht "un discours haché"

 klubi i librit te peshkut apo klubi i librit i peshkut

A di ndonje gjuhetar/e të na thote se kush eshte e sakte nga keto te dyja? Une, me vesh, shkruajta klubi i librit të peshkut, po mbase tropizma ka te drejte. 

Persa i perket diskutimeve, tropizma, a ma percakton dot se cfare eshte nje budallallek? (Pyetje pa ironi, sarkazëm etj.)

Jo mbase, por ka plotesisht te drejte.

Nuk eshte libri i peshkut, por klubi.

Dhe lidheza e gjinores duhet te lidhe "klubi" me "peshkut".

Klubi i librit (ç'lloj klubi eshte)

klubi i peshkut (kujt i perket)

______

Shkurt :

Klubi i librit i peshkut.

 Klubi i librit (ç'lloj klubi eshte)

klubi i librit, pra mo. jo i bejteve e as i politikes ose rrumpallhones midis miqve. eshte si me thon klubi letrar, i te pasionuarve te letersise, etj.

sikur titulli te jet ashtu siç thua ti (siç sygjeroi Tropizma ne fakt) lind pyetja se çfare klubi eshte, si behet anetaresimi tek ai, etj.

keshtu siç eshte titulli, behet fjale per LIBRIN e peshkut, dmth kete temen e hapur ketu dhe jo klubin e peshkut, qe nuk ka kuptim se peshku eshte vet nje lloj klubi, ku duhet regjistrim per te shkruar. te besh klub ne klub sikur nderlikohet them.

prandaj them qe tropizma ja futi kot. smiley

 klubi i librit te peshkut, apo klubi i librit te peshkut,

 

mejtonj u`qe deshte te theshte tropizma, me fjale te tjera, qe t`i japim rendesi librit qe diskutohet, dhe jo gerr-verr - eve personale qe do e kthenin diskutimin ne mejhane, aka klub hesapi.

Penar, ne pamundesi per te te listuar kritere dhe shembuj (e nisa njehere, por doli shume shemtuar), te jap fjalen qe kur te filloje diskutimi do te te identifikoj 3 postime budallaqe per ilustrim.

Losti, neper ato rrugica po verdallisesha, po ate dyqan qe thua ti nuk e pashe - tani do te di qe te futem patjeter kur te me cojne kembet serish aty pari. Se mos lini nje loje fjalesh t'ju shpetoje mer, ti dhe ca zonjusha smiley

 teprizma, (qysh thote dhe ay Poulain-i ine smiley ), une dhe zonjushat mejtojme mevetesisht, por edhe bashkerisht, qe ju, ne fakt, s`e teproni asedhenjehere. Kjo ishte persa i perket nofkes me te cilen Ju drejtohet AP.

Per te tjerat, Ju e dini mejtimin tim: pasuri kombetare smiley

Pa sterhollime te metejshme (dhe pse mendoj qe veshi, perfshire ketu ai i imi, duhet mesuar me gramatiken e sakte), mund ta quajme edhe "Klubi i Librit te(k) Peshku".

Ej, shoqnia. po mos u boni kaq doreshtrengut. ne momentet me te veshtira robi ka edhe humorin me te bukur. Ok, situate e renduar, na mblune minjte po une u 10-va tu qesh me ate robin qe bombartonte macet me gëlboqe nga ballkoni. bote mizore. Me dhimbjen e te tjereve ne qeshim, kshu eshte stili... budalliqet tona jane lezeti i muhabetit.  pliiiiz smiley 

Mos na lini pa xhevahire smiley

une s'e kam lexuar murtajen por dicka me thot se nuk ka subjekt te gezuar ose te lumtur.... me mire per mendimin tim do ishte te ishte zgjedhur dicka me digjestuese... tip plaku e deti i hemingway.... ose dream story i schnitzler.... gjera te vogla, nga 130-150 faqe, se sa 350... aq me teper qe eshte per inagurim... kjo zgjedhja me duket sikur ehste bere me qellim per te sabotuar iniciativen.

Duke kerkuar blogun e IS-se me doli kjo, Penar:
>>

Në pritje të Kritikës së Re

Kështu nuk mund të vazhdohet më. Janë tetëmbëdhjetë vjet kohe pasdiktatoriale dhe kritika letrare është në letargji. Gjatë këtyre viteve kritika pak ka ndërruar, vazhdon me temenanë e vjetër. Dyndja e masivizimit dhe mediatizimit të letërsisë është e plotë kurse kritika është fragmentare. Një kohë tjetër shkrimi ka ardhur në letrat shqipe por kritika nuk është në ballë të këtij procesi shndërrimi, as në mes të saj. Kritika është në fund!. >>

Sepse kemi shkrimtarë që merren me kritikë, filozofë, psikologë, mësues shkollash, dashamirës të letërsisë që merren me kritikë, e jo kritikë letrarë të specializuar në këtë lëmë. Ata që janë numërohen me gishtat e dorës dhe janë shumë pak përballë sulmit vandal të mediokres në letërsi. Duhet një Kritikë e Re letrare e cila nuk mund të vazhdojë të jetë më:

>>

Kritikë e Hosanasë. Të gjitha shkrimet që shkruhen për veprat letrare vetëm thurin lavde për autorin. Ato nuk reshtin së nxjerri në pah vlerat e autorit i cili më së paku është një talent i vërtetë, madje në përmasat e gjeniut, por që bashkëkohësit nuk kanë largpamësinë e duhur për të parë përmasat e hatashme të gjeniut të ardhshëm. Nuk është kritikë ajo që vetëm lëvdon, vetëm ngre, vetëm zbulon nobelistë të provincës dhe kombit. Nuk është kritikë serioze ajo kritikë që shndërrohet në pamflet përlëvdues për autorin, të cilin kësisoj e fundos një herë e mirë se vetëm në çapat e parë i thuhet se ka arritur majat!

>>

Kritikë e stërakademizuar. Kjo është kritikë e cil kur rreh të flaës për një vepër letrare lace>nislace> e citon pafundësisht teoricienët e letërsisë, duke shkuar aq larg sa rrallë përmendet vepra në shqyrtim por merret me teoritë letrare të përkthyera shkel e shko nga mëtonjësi për me qenë kritik. Dhe fjalitë në këso rastesh janë aq të gjata sa nuk dihet se ku e kanë fillimin e ku mbarojnë, se nuk kanë hiç kuptim!. >>

Shihni si shkruan kritika stërakademike për veprën letrare: “Montazhi asociativ e sforcon dihitominë e relacioneve midis modeleve aktanciale: shpesh kategoritë e njërit model ndërrojnë funksionin e vet dhe relacionin në modelin tjetër aktancial, si ndërrim funksionesh aktanciale nga një transformim dinamik në suaza të strukturës. Në këtë kontekst zakonisht karakterizohet një model bazik aktancial, të cilit me nënrenditje ose koekzistencë mund t’i nënshtrohen të tjerët. Mirëpo koherenca e teksit, e strukturës së veprës është koherencë sinkretike, entitet sinkretik, pavarësia e tërësive është evidente, prandaj edhe modelet aktanciale që nënrenditen ose koekzistojnë në raport me modelin bazik aktancial kanë funksione të dyfishta: si aktansë dhe si akterë”. Këtu bëhet fjalë për shqyrtimin e një vepre letrare apo për fantashkencë? >>

A kanë kuptim fjalitë fjalia “Bën racionalizimin e ndjenjës dhe intuitizimin e racios, formalizimin e esencës dhe esencializimin e formës përmes reduksionizmit eidetic në dobi të onticitetit kategorial të artefaktit”(?!). >>

Mendojmë se traktati teorik nuk është përkthyer mirë pasi duhet dhënë në shqip “interaksioni relacional” sikurse “relacioni referencial”, “simultanizim dhe verbalizim i modelit szheik që zhvillohet suksesivisht”, dhe faqe të tëra përkthimi banal, fantashkence fjalish të pakuptim që shpien në një shkrim surrealist. Kësisoj lexuesi tëhuajësohet e velet e nuk nxitet ta kap fare veprën me dorë.

>>

Kritika biografike. Kjo lloj kritike parapëlqen të flaës për autorin, të numëroj bëmat e tij dhe gjëmat e kohës në të cilën jetoi, pra, në një farë mënyre bën biografinë patetike të autorit i cili nuk është mposhtur e nuk ka ndërmend të mposhtet nga asnjë lloj sistemi. lace>Polace> japim pak fragmente nga kjo soj “kritike”. >>

“Historia e popullit shqiptar është shkruar në forma të ndryshme gjatë shekujve, nëpër kohëra që gjithmonë ishin të trazuara, të tronditura, madje tragjike e rrallë të qeta, të ëmbla e të ngrohta”.  Paskëtaj në këtë lloj kritike citohen vargje të tëra poezie apo pjesë të shkruara në prozë për të mbështetur tezën historike të shpirtit luftarak jo vetëm të autorit/es. “Kontributi poetik i autores shihet në këto vargje dhe nuk stepet para furtunave zhbërëse, por qëndron i patrandur dhe krenar, sepse deti tash bëhet mal e mallet kreshta, ndërsa poetesha bëhet “tel lahute”….”Në baret buzë detit/me Kamber Loshin kam qëndruar.deti valët i bëri kreshta malesh/unë tel lahute u bëra dyfish e forcuar”. >>

Në raste të tjera shtjellohet profesioni i autorit-es duke shprehur konsiderat e rastit” (Filan Fistëku) është personalitet i njohur për shqiptarët ne ekranet televizive shqiptare duke filluar nga TVSH-ja e më tutje. Ajo njihet për modelimin e saj paksa të veçantë në disa emisione po ashtu paksa të veçanta që figurën e saj e mbështjellin me një dozë të matur respekti, lakmie, e, madje, pse jo edhe xhelozie nga koleget e saja gazetare dhe moderatore.” Dhe mu për këtë F. F. kishte dhe ka pasur një veçanti në qëndrimin, moderimin e bisedës, udhëheqjen dhe përzgjedhjen  e temave për emisionet e veta/ Prandaj ajo u bë një emër i njohur i ekranit, madje i dashur dhe i adhuruar nga shukë shikues”

>>

Kritika mediokre. Është ajo kritikë që nuk flet fare as për librin as për autorin e librit po për autorin e shkirmit dhe gjendjen e tij fizike e shpirtërore. Pra,është kritikë që nuk thotë asgjë. Rëndom tregohet se si ka rënë libri në dorën e shkruesit, si nisi ai ta lexoj, me çfarë shpejtësie u lexua libri etj etj duke përfunduar me ankthin që paskësh ngjallur faqe pas faqeje si në rastin “Sapo mbarova së lexuari librin isha aq i tronditursa ai më ra nga dora”.  “Isha në ankth për zgjidhjen e kontradiktës në fund të librit. U lumturova që ajo u zgjidh natyrshëm e me mençuri”. Pra jepen përjetimet personale në leximin e librit dhe kaq.

>>

Kritikë e shitur. Është kritikë e shitur te organizuesi i kokteilit që ndodh të jetë pasanik. Është shënim kritik që paguhet me rreshta ku çdo lëvdatë dhe “zbulim” vlerash merr sasinë e caktuar të eurove. Kjo është forma më e zvetnuar e shkrimit në përgjithësi dhe kritika më e mjerë që mund t’i bëhet një vepre po aq të tillë. Kjo lloj kritike angazhon industrinë e reklamës duke paguar me përpikmëri çdo ingranazh të këtij mekanizmi me një përlogaritje të saktë të fitimit nga libri. Kritika e shitur është forma më kërcënuese sot e tjetërsimit dhe kaosit në fushën e letrave. Një kritikë e lapërdhosur (korruptuar) e zhverëson kritikën si të tillë. Nuk mund të vazhdohet më me kritikë të hosanasë, kritikë të stërakademizuar, kritikë mediokre dhe aq më pak të shitur. Ndaj dhe duhet një Kritikë e Re, përballë një letërsisë së kohës së lirisë, me instumentarë e frymëzim të ri, për një lexues që çdo ditë e më shumë tundohet mirëfilli ta braktis letërsinë.  >>

   

Copyright GRANIT ZELA

Botuar te gazeta "Drita" besoj. Jo se po e mburr kete shkrimin, thjesht me pelqyen kategorite e budallalleqeve.

Bukur. Fillim i mirë kjo listë gjërash që s'duhen bërë gjatë një kritike. E vendosa edhe si hyrje më vete, trop. Flm. 

Me pelqen shume pjesa kunder "kritikes se sterakademizuar", me te cilen shpesh abuzohet. Te me falni per mosdijen, por per cilen gazete "Drita" behet fjale?

"Drita" e re doli me ate qellim qe mund te imagjinosh ti, por me thene te drejten nuk me shtyu te kerkoja numrin e dyte - i pari doli vjet diku nga vere-vjeshta. Megjithate ti mos u tremb nga gjykimi im, kerkoje, dhe gjyko per vete. Eshte edhe me ngjyra smiley. Por mund edhe te mos jete me.

Te them te drejten pyeta me kureshtje te sinqerte. E dija qe "Drita" si gazete e Lidhjes ishte mbyllur, por mendova mos kishte ndonje "Drita" ne Kosove psh.

Dhe une me sinqeritet u perpoqa te te pergjigjesha. Imagjinata jote, per te cilen une spekullova, ishte qe drita e re te ishte nje fare vazhdimi (i permiresuar) i se vjetres. E paskerkam pasur gabim smiley

Ja nje kopje: http://www.artistet.org/drita/drita12.pdf

 

Po jo moj Tropizma se s'doja qe te ndjeheshe ne faj! Ty te faleminderit per informacionin!

kishte botuar njehere njeri nje liber me poezi dhe miku i vet i kishte shkruar parathenien me titull: - per "filanin" i cili eshte me shume se nje poet smiley

kam qeshur me lote po nuk e mbaj mend ku ishte se do e sillja ketu

dmth i bente panevojshemrisht biografine ne parathenie dhe ate faktin e te qenit "poet" nuk e zinte fare ne goje... merre me mend c'poet ka qene ai...

Epo, duhet te thoshte "qe eshte me pak se poet" atehere smiley

librin e kam lexuar para gjashte muajsh,ndonese kujtesa ma ka zbehur paksa permbajtjen e tij, nuk po frenohem te shkruaj komentin rreth ketij libri.banoret e nje qyteti te vogel(ne algjeri ne mos gabohem),ku klima teper e nxehte dhe dielli pervelues ngarkonin ajrin me afshe te nxehta,papritur ndeshen me nje force jashte kontrollit trupor njerezor.kjo mase e erret erdhi verdalle neper qytet per nje periudhe kohe(nje vit),duke izoluar banoret dhe krijuar nje barriere me boten.te vetmuar,te friksuar,te malluar per njerezit e dashur,perziej ketu edhe dilemen per jete apo vdekje,villet nje mase mbijetese ne forma nga me te ndryshmet.tek mjeku mbizoteron vullneti dhe shpresa per te vazhduar kryerjen e detyres me nje vetemohim dhe perkushtim qe arrin kulmin  ne nje moment reflektimi,se mos ndoshta as ai vete nuk do ti mbijetoje kesaj katastrofe. dikush tjeter ben cmos te arratiset,duke i rene me koke murit burokratik per te perqafuar dashurine e tij,nderkohe qe vdekja e ndiqte kemba dores dhe cdo gje rreth tij shnderrohej ne cibane.izolimi shpirteror ngre krye dhe krijon barriera frike, reflektimi,pendese,godet nje te kaluar te strukur neper skuta te erreta qe e tashmja e rikthen vrullshem dhe pa meshire,nepermjet nje murtaje.pra evokohet nje e kaluar, ne nje forme te ashper dhe te pameshirshme,tronditese per nje shoqeri tashme te izoluar,te burgosur ne veten e saj.

mbijetesa e qytetareve shfaqet aktive ne aspekte pozitive dhe negative,duke reflektuar cdo sjellje te njeriut ne castet e fundit te jetes se tij,shpesh kontradiktore apo dualiste,pse jo dhe absurde. kerkon te arratisesh edhe pse e di qe arratisje ska.kembengulja per mbijetese kur ccdo gje rreth teje po vdes.shpresa sa vjen dhe zbehet megjithate ajo vazhdon te jete aty.ku? brenda,brenda,brenda.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).