Klithma e Muzeut të Shkencave

Një ditë vjeshte të disa viteve më parë, i shtyrë edhe nga një thirrje e brendshme për të parë një vend, tek i cili kisha shpenzuar shumë kohë këtu e njëzet e kusur vjet të shkuara, vendosa t’i tregoj tim biri Muzeun e Shkencave të Natyrës.
Kisha folur në telefon me drejtorin, një profesorin tim të vjetër, i cili po më priste me një padurim të pazakontë te dera e muzeut. Rikthehesha me nostalgjinë e një njeriu që shkon pas shumë kohësh në një vend që i ka lënë mbresa, dhe kuptohet, shoqërohesha dhe nga kurioziteti i djalit tim, që i jepte një tjetër dimension vizitës time. Që në fillim e kuptova se padurimi i profesorit nuk kish të bënte me mua, por me një shqetësim të madh të tij dhe të shumë profesorëve dhe punonjësve të tjerë të Muzeut dhe të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në lidhje me një gjyq që po zhvillohej asokohe, midis profesorëve dhe pretenduesve të pronës, në të cilën ndodhej Muzeu.
Do ta mbaj gjatë në kujtesë atë vizitë dhe sot rikujtoj, jo pa trishtim, çdo detaj të bisedës me profesorin gjatë vizitës nëpër pavijonet e Muzeut, që vitet, në vend ta hijeshonin e kishin degraduar tepër. Nuk besoj të takoj përsëri në jetë, një profesor në rolin e ciceronit, lotët dhe kumbimi i shpirtit të të cilit ta përshkruajnë më mirë se çdo mjet tjetër, historinë e ngritjes dhe prag - shkatërrimit të një institucioni. Profesori nuk i tregonte thjesht tim biri ekzemplarët e ekspozuar, por i mëshonte fort, madje shumë fort, historisë së secilës prej tyre. Donte t’i tregonte se sa shumë mund, pasion dhe përkushtim ishte dashur për përgatitjen e atyre ekzemplarëve, gjë të cilën unë e dija fort mirë. Fliste për tim bir, por hera-herës kthehej, jo pa një ndjenjë revolte të brendshme, edhe nga unë, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, megjithëse e dinte se nuk ishte në kompetencën tonë zgjidhja e problemit. Fliste për kalvarin e përpjekjeve të jashtëzakonshme për të ruajtur Muzeun, jetonte me ankthin e përditshëm se një ditë, ky Muze do të shkatërrohej dhe në çdo fjalë e lëvizje, rrezatohej dhimbja për një vlerë që rrezikonte të zhdukej.
Më ka qëlluar të vizitoj mjaft muzeume në vende të ndryshme të botës. Dhe gjithmonë, përsiatjet mbi arritjet e njerëzimit dhe rrugën e mundimshme nëpër të cilën ato kanë kaluar, më shoqëronin vazhdimisht. Më ka impresionuar pafund mënyra sesi i demonstrojnë dhe i ruajnë vlerat që kanë krijuar, po ashtu si më ka magjepsur mënyra sesi i transmetojnë nga një brez në tjetrin. Dhe nëse prej tyre dilja me një ndjenjë admirimi, frymëzimi dhe respekti, e kujtoj fare mirë se atë ditë vjeshte, nga Muzeu i Shkencave të Natyrës kam dalë i pezmatuar dhe i dërrmuar moralisht.
Nuk kam si qëllim të merrem me gjyqin dhe as kam gjë me pronarët. Por, nuk mund të rri i qetë dhe indiferent, kur shoh se si po shkatërrohen pasuritë e krijuara nga disa breza. Nuk mund të jem i qetë kur shoh një shtet të tërë dhe një qeveri që nuk kujdeset për pasuritë e saj publike. Nuk mund të jem i qetë dhe indiferent, kur mësoj se Përmbarimi do të ekzekutojë një urdhër për kthimin e Muzeut tek pronarët dhe se qeveria nuk e ka marrë aspak mundimin të kujdeset për fatin e objekteve brenda. Klithma e djeshme e Muzeut, duhet të na vërë të gjithëve në alarm për të reflektuar mbi atë ç’ka po ndodh në Shqipëri me pasuritë e përbashkëta. Duke i shkatërruar pasuritë publike, nuk po bëjmë gjë tjetër veçse po shkatërrojmë veten tonë. Duke mos i mbrojtur, ne rrezikojmë të vetasgjësohemi.
Im bir, ndonëse i vogël, ka filluar të më pyesë për makina të shtrenjta, për shtëpi të mëdha e luksoze dhe për veshje firmato. Kam filluar t’i shpjegoj se nuk ka asgjë të keqe të jesh i pasur dhe të ëndërrosh për gjëra të tilla. Por, po i flas gjithnjë e më shumë për ideale dhe për vlera si ndershmëria, të punuarit shumë, disiplina, dinjiteti etj., duke dashur t’i instaloj të kuptuarit gradualisht, se materializmi nuk mund të përmbushë dhe kënaqë ekzistencën tonë dhe se jeta duhet mbushur me një rregull të artë që është edhe shenja më e lartë e shërbimit, të mendosh dhe punosh për të tjerët. Dhe im bir, mund të ketë çdo gjë në jetë, nëse do të ndihmojë sa më shumë njerëz të kenë atë që duan.
Dhe një ditë, kur ai të jetë rritur, unë do t’i tregoj sesi në Shqipërinë e tanishme, mirëqenia personale dhe individualizmi absolut konsideroheshin vlera, sesi korrupsioni moral dhe financiar dhe vizioni i cungët i atyre që kanë marrë përsipër drejtimin e shtetit, përpos shumë dëmeve që solli, prishi edhe Muzeun e Shkencave të Natyrës, të cilën ai pati fatin ta shikonte, ndonëse në gjendje të degraduar.

9 Komente

Se mos vetem ai muzeumi eshte degraduar, po qindra bibloteka ane e mbane Shqiperise, ku disa jane mbyllur, disa kthyer ne kafene e disa jane bere si stalla. Dhe kjo gje jo vetem gjate kohes se Buall Mavrise por dhe gjat kohes se Palaços.  Shqetesimi i nenkryetarit te bashkise ndonse i drejte , do te ishte mire te ngrihej me perpara dhe per muzeume te tjera qysh ne kohen e PS. Nese tani ne kohen e PD, shum muzeume dhe bibloteka jane degraduar akoma me shume , per ti risjelle ato ne gjendjen e meparshme (siç ishin para 15 vjetesh te pakten) , do te duhen aq shum fonde , sa i bie ti ngresh te reja.  

pertej qurravitjeve dhe venies se kujes ke dera e muzeut, me aq sa ckam pare une te pakten, sdoli nje njeri me nje alternative apo propozim.

po keshtu smorem vesh sagllam, nese ka ndonje mundesi qe objektet e muzeut te levizen apo jo ? Bota nderton dhe muzeume te rinj, dhe transferon objekte ketej andej apo e kam gabim ? A ka tek ne specialiste muzeumesh te tilla ? Dhe ne paste skane pas mundesi ti zhvillojne dijet e tyre se nje muze cope cope ka qene ne gjithe shqiperine. Une i degjova mbreme ne TV qe mburrenin se kishin fonde per te investuar aty, por se benin duke qene se statusi i muzeut rrinte varur.

As i kam degju me ndonje argument qe te tregojne se vendimi i gjykates ishte i gabuar. Kapen kryesisht vetem ke fakti pse komisioni i kthimit te pronave jua ktheu pronareve, gje qe sipas tyre sduhej ta kish bere.

Une se marr vesh nga qeveria car duan ? Te zhvleresoje vendimin e gjykates ? Po e ben dot qeveria kete dhe sikur te doje ? Une skam pare ndonje perpjekje bindese per ti tregu qeverise se muzeu duhet te rrije aty ku eshte dhe pike. Meqe mburreshin se kishin fonde me shumice, pse nuk marrin nje ekspert nga jashte, qe ta thote llafin, nese objektet levizen apo nuk levizen. Sepse sic thone dhe aty ku jane, keto objekte ne meshire te zotit jane, se ju futet shiu e bresheri brenda.  Se kuptoj pse zgjidhet perhere rruga emocionale per ti zgjidhur gjerat, duke derrdellitur gjithe kohes vetem per domethenien dhe vlerat e muzeut dhe pa veprime konkrete ligjore apo institucionale. Pse nuk ulen me bo hesape. Gjithe keto burra te dhimbsur te Fakultetit te Shkencave por dhe Shalsi dhe Besnik Bare po deshi, le te ulen e te bejne dhe hesapet mire e mire, se sa kushton secila alternative zgjidhjeje. Kshu kane mundesine ta bindin dhe publikun se ska rruge tjeter. Ose nese kane prova dhe dyshime se ata qe e pretendojne pronen, e pretendojne pa te drejte le ti mshojne kesaj alternative. Po kshu me qurravitje dhe venie gjoksi rruspes se permbarimit, nuk zgjidhet gje. Sepse ceshtja do ngelet prape varur, dhe muzeu ndoshta aty ku eshte por prape ne shi , ne bore e ne ere do jete.

Le te sillet njehere dhe fakuleteti e universiteti si institucion autonom qe pretendon se eshte, me gjithe ato burra me mustak e me grada qe presupozohen se jane te ditur e qe kane investuar dekada tek gdhendja dhe persosja e logjikes, le te shkoje fakulteti e te marri pare ne banke me kredi po deshi e te derdhi pare per ta zgjidhur kete ceshjte ma avokat, eksperte a ku di une, se nuk zgjidhen gjerat duke u qurravit e duke i rene fyellit po me nje vrime.

Kerkoj falje paraprakisht nese une skam informacion per veprime konkrete, por si publik i thjeshte kaq ka arritur tek veshet e mi, ore e ore te tera transmetime dhe artikuj qe flasin per vlerat e muzeut, ose qe shkojne gjer aty sa na shpjegojne neve se ca eshte nje muze smiley

 

 

Une se marr vesh nga qeveria car duan ? Te zhvleresoje vendimin e gjykates ? Po e ben dot qeveria kete dhe sikur te doje ?

Me duket si argumenti i djeshem i Berishes: do respektojme shtetin ligjor. Dhe ti si nje person i mireinformuar per ca ndodh me shtetin ligjor, duhet ta dish se ketu zhvleresohen e mbivleresohen vendimet e gjykates, ketu, gjykata pushon ceshtjen ndaj nje njeriu te prezumuar fajtor per vrasjen e 26 veteve, pastaj e njejta gjykate eshte aq e rregullt mo sa edhe pleqte qe kane mbjelle nje rrenje kanabis i mbyll brenda qe te vdesin ne burg. Keshtuqe ky argumenti duhet marre e i duhet futur ne b... berishes e Topallit smiley

 

Sepse sic thone dhe aty ku jane, keto objekte ne meshire te zotit jane, se ju futet shiu e bresheri brenda.

Po pra, ja shenja e drejtesise dhe e vullnetit qe ky shtet ka per te ruajtur vlerat e vet!!!!

Meqe mburreshin se kishin fonde me shumice, pse nuk marrin nje ekspert nga jashte, qe ta thote llafin, nese objektet levizen apo nuk levizen.

Shume objekte aty mund te levizin, pastaj cfare jane rindertime skeletesh dhe objekte te tjera qe kane edhe me shume vlere aty, nuk levizin dot! Duhet te shkaterrohen e pastaj duhet te ribehen po u ribene. Me pak fjale, do duhen vite e vite e vite e vite, po mbi te gjitha njerez me pasion si ata qe tani sjane me, e qe kane punuar me aq dashuri, qe te ribehen ato e qe ne te kemi prape nje muze.

as ti sna the ndonje gje te madhe.

se marr vesh pse akoma mendoni se zgjidhni pune duke futur Gerdecin ne cdo ceshtje.

po sepse permende shtetin ligjor pra. Permende ate qe thote berisha cdo dite: si mund te nderhyj une ne nje vendim gjykate!?

megjithate jam dakort te pjesa kur thua qe me te qara nuk zgjidhet gje. Dhe shume dakort edhe per faktin qe universiteti duhet nderkohe te kishte menduar per versionin me te keq te mundshem dhe tani duhet te ishte duke e zbatuar planin b te zhvendosjes me sa me pak kosto e me sa me pak deme te muzeut.

Po ne nje shpjegim me te pergjithshem problemi edhe ne kete ceshtje konkrete nuk eshte as gjykata, as pronaret, as universiteti, as berisha, as bashkia, as opozita, as muzeu vete: problemi jane te gjitha te marra se bashku. problemi eshte se ne kete vend nuk ka as edhe nje vullnet nga as edhe nje njeri i vetem, e as edhe nga cfaredo institucioni qe te mendoje qofte edhe brenda sistemit per te miren e perbashket dhe per ca vlera qe sduhet ti humbim. Sot nuk mendon me askush

 

 

Se kuptoj pse zgjidhet perhere rruga emocionale per ti zgjidhur gjerat, duke derrdellitur gjithe kohes vetem per domethenien dhe vlerat e muzeut dhe pa veprime konkrete ligjore apo institucionale.

 

 Ne pergjithesi jemi popull qurravites smiley, po ju perveshem punes te zgjidhim probleme per ça do qurravitemi pastaj?

 

Popull naiv.

Ne e kuptojme te keqen, vetem kur jemi te shoqeruar me femijet.

Ne fakt gjithe diten kafeneve, e restoranteve, si do e marrim vesht se ne cilen bote jetojme.

Me pelqeu sinqeritetit i Shalcit, bashkia nuk ka asgje ne dore.

I ka duart e zena me lek, ku do e mbaje edhe muzeumin.

Edhe muzeu s'eshte ndonje gje e cuditshme qe te shkateroohet,jane shkaterruar shkolla, bibloteka,fabrika,laboatore dhe shume gjera vetem pse jane bere ne komunizem.Edhe muzeu eshte bere atehere,Berisha per te na mbushur mendjen se nuk e do me komunizmin, ka lene te shkaterrohet cdo objekt, i asaj kohe pa marre parasysh vlerat qe mbartin.Berisha  me duket se ka per qellim te jete e vetmja lidhje me komunizmin,nga komunizmi vetem ai ka mbetur i pa shkaterruar akoma.Por eshte nje lidhje e forte dhe me te drejte e meriton te jete e fundit.

Kur ia rras kot, kenaqesh me te tuat.

Sa per te dhene pak drejtim; Ndertimi eshte i kohes se italise fashiste. Ka qene konvikt i gjimnazit te Tiranes qe ne ate kohe. Ne vitet 50 ( me themelimin e Un. Tiranes) u be laboratori dhe muzeu i shkencave te natyres. Sot vazhdon te jete nen patronazhin e ketij fakulteti dhe i lene ne meshiren e fatit. Nje nga meshirat e fatit eshte edhe suvatimi dhe boja e jashteme si dhe rinovimi i catise te cilat nuk eshte nevoja te ta bej une preventivin ketu, pasi i di me mire Bashkia qe ka lyer gjithe pallatet, si dhe Rektorati i U.T. qe ka bere miliona investime per rinovimin e ambjenteve te tija, si me fonde prej donatoreve ashtu edhe prej shtetit, e fondeve te brendeshme.

Ai ambjent shoku, eshte "gozhda e Nastradinit". I pe Doklen e Tahirin, te dhembshurit e kultures e te partise. Ata te stimulojne edhe ty te merresh me rrumpallen e Ram-Berishes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).