Këshilli Bashkiak, debate të ashpra për planin rregullues

Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Ora: 18:15- Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë miratuar rendin e ditës i cili përmban 11 pika ndërkohë që me propozim të këshilltarëve demokratë ka kaluar në pikën e parë të rendit të ditës prezantimi i planit rregullues të Tiranës.
Prezantimi i planit po bëhet nga Administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli. Sipas Agollit, objektivi themelor i planit rregullues është sigurimi i zhvillimit dinamik të kryeqytetit.
E pranishmë është edhe nënkryetarja e bashkisë Albana Dhimitri ndërkohë që kreu i Bashkisë Edi Rama nuk është i pranishëm në këtë mbledhje.

Plani rregullues i Tiranës, prioritet zonat e gjelbra
Ora: 18:56- Përmes hartave dixhitale dhe përshkrimit të detajuar, Administratori i Bashkisë së Tiranës ka përfunduar prezantimin e njëpasnjëshëm të të gjitha pikave të planit rregullues të kryeqytetit. Agolli ka nënvizuar se koncepti i zhvillimit të studios Urbanplan është eksistenca e qytetit , duke theksuar se studimi është bërë duke marrë në konsideratë gjendjen ekzistuese të qytetit.
Në Planin e ri urbanistik është parashikuar se të gjitha projektet që duhet të ndërtohen, duhet të kenë në vëmendje të tyre gjelbërimin. Për këtë arsye është parashikuar që për 10-vjeçarin që do të vijë, të krijohen 175 hektarë gjelbërim.
”Zonat e gjelbra do të jenë pole të rëndësishme dhe elemente të rëndësishme të planit rregullues” shpjegon Agolli përpara anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Plani parashikon 200 mijë vende të reja pune, dhe mundësi banimi për 400 mijë banorë të rinj ndërsa pritet që në vitin 2020 Tirana të ketë 1 milion e 40 mijë banorë.
Agolli shpjegon sipas kategorive të gjitha studimet e përfshira në plan që kanë të bëjnë me hierarkinë e rrjetit rrugor, ndërtimin e 2 parqeve urbane në Paskuqan dhe Farkë dhe 15 poliklinika të reja.
Administratori i Bashkisë shpjegon se plani rregullues i kryeqytetit përballon sfidat e reja, ndërsa rritja e popullsisë dhe punësimi konsiderohen si sfidat thelbësore.

Debate të ashpra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Ora 20:40- Në kohën që këshilltarët në Këshillin Bashkiak kanë përfunduar pyetjet dhe ankesat në lidhje me planin e ri rregullues të kryeqytetit, pritej të dëgjohej administratori Dritan Agolli. Në momentin që administratori i Bashkisë së Tiranës, ka filluar seancën e përgjigjeve ndaj pyetjeve të këshilltarëve kanë nisur debate të ashpra mes tij dhe këshilltarit Gjergj Bojaxhi. Administratori Agolli ka thënë se, “Ky është plani i parë i këtij lloji në Republikën e Shqipërisë plani është i qytetit dhe qytetarëve dhe jo i politikës. Ky ka qënë plani që ka pasur diskutimet më të mëdha publike që nga qytetari më i thjeshtë deri tek kryeministri dhe presidenti”. Në këto momente kanë nisur akuzat Bojaxhi i cili e ka akuzuar Agollin për mungesën e konsultimeve. "Ky plan është përkthyer para disa muajsh dhe tii po gënjen, nuk jemi këtu për tu tallur ".

Kryetari Dervishaj ndërpret mbledhjen
Ora 21:00-Pas debateve të nisuara në këshillin Bashkiak mes administratorit të Bashkisë Dritan Agolli dhe këshilltarit Gjergj Bojaxhi, kryetari i Këshillit Bashkiak Dervishaj është detyruar të ndërpresë mbledhjen për 15 minuta. Ai ka kërkuar qetësi nga të dyja palët duke iu kujtuar që nuk janë në ring por në një mbledhje.

Agolli: Jam i gatshëm të jap përgjigjet për planin
Ora 21:20- Debati i nisur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mes Dritan Agollit dhe Gjergj Bajaxhiut duket se ka vazhduar edhe pas ndërprerjes së kësaj mbledhjeje. Vetë administratori Agolli, ka pranuar të prononcohet për News 24. Sipas tij ai nuk i duronte dot akuzat e Bojaxhi për korrupsion. Ai pohoi se ishte i gatshëm ta vazhdonte mbledhjen.“Këshilltarët nuk duhet të bëjnë akuza të pabaza. Mendoj që do të vazhdojmë me kthimin e përgjigjeve që qytetarët të marrin vesh se cfarë është ky plan”.

Bojaxhi: Plani gënjeshtra e radhës
Ora 21:30- Në kohën e ndërprerjes së mbledhjes së Këshillit Bashkiak për News 24 është prononcuar edhe këshilltari Gjergj Bojaxhi. Sipas tij, janë të pavërteta thëniet e Agollit që plani rregullues është prezantuar tek qytetarët e Tiranës. “Nuk është përplasje, ishte gënjeshtra e radhës. Plani është përkthyer nga anglishtja në shqip në muajt e verës, nuk ka pasur diskutime të gjëra me publikun”, tha Bojaxhi. Ai u shpreh se do të vazhdonte mbledhjen por nuk do të ishte dakort me asnjë deklaratë të pavërtetë.

Balkanweb

38 Komente

Po per ndertimet nga pishinat u tha nanji gjo?

 

une nigjova vetem potere, duke u shajt e ulerit dhe smora vesh asnje gje tironso smiley

Plani është përkthyer nga anglishtja në shqip në muajt e verës, nuk ka pasur diskutime të gjëra me publikun

Po na e jepni ne anglisht se ne shqip (te ketij artikullit) s'mora vesh gje.  Plani, plani, plani, plani ... edhe sherr.  Vetem kaq mora vesh. 

Po na e jepni ne anglisht se ne shqip (te ketij artikullit) s'mora vesh gje.

Qe ku e ke. Fillon me kete paragraf

1 million inhabitants have decided to stay in Tirana. Everything, administration, commerce, citizenship, makes necessary the development of a big metropolis. Thus, the city has to change, to subdue the presence of a population that enlarges day by day with the joys, harshness and the inexhaustable capacities to survive.

qe mesa duket eshe varianti i perkthyer ne anglisht i kesaj strofe te kenges "Tirona" te WSF feat. Edi Rama:

Tirona çfarë është?
Më i madhi paradoks,
Ku robi ble te gabi me Rolex në dorë.
Ku sllonat sydelfinë
Në baltë bëjnë paradë,
Ku krahas kjoskave të rënume është një
super pallat.

Plani i perkthyer nga anglishtja???!!!

Me vjen keq qe nje njeri si Gjergji Bojaxhi, per te cilin kam shume respekt, bie preh e nje loje meskine dhe te lige, per me teper kur ai vete ka qene viktime se fundi e te njejtit koktejl helmi.

Plani urbanistik i Tiranes eshte realizuar nga studjoja zviceriane "Urban - Plan"!

Nqs. standarted urbanistike duam t'i quajme si perkthime atehere le t'i quajme, per hir te luftes politike "Made in Albania".

 

Plani, plani, plani, plani ... edhe sherr.  Vetem kaq mora vesh. 

... e per fat te keq keshtu do te vazhdoj te jete Monda, per planin e Tiranes e per cfaredolloj ceshtjeje tjeter, persa kohe qe ky vend do te sundohet nga injoranca dhe mungesa e besimit.

PS: Por per fat te mire ka edhe me shume se kaq! smiley

olsi,

Plani është përkthyer nga anglishtja në shqip në muajt e verës, nuk ka pasur diskutime të gjëra me publikun”, tha Bojaxhi.

nderkohe qe:

Administratori Agolli ka thënë se, “... Ky ka qënë plani që ka pasur diskutimet më të mëdha publike që nga qytetari më i thjeshtë deri tek kryeministri dhe presidenti”

ky duket shkaku i debatit sipas versionit Bojaxhi.

Tani Bojaxhi per kete pune eshte aty, per te bere oponence...sidomos tani qe nuk ka me preokupim tjeter. Ndoshta dhe e ka kuptuar qe nese e ka akoma syrin tek bashkia, duhet te ngreje zerin si gjithe te tjeter smiley

Tani Bojaxhi per kete pune eshte aty, per te bere oponence...sidomos tani qe nuk ka me preokupim tjeter. Ndoshta dhe e ka kuptuar qe nese e ka akoma syrin tek bashkia, duhet te ngreje zerin si gjithe te tjeter.

gre_wireless, jam i pari qe do t'ja jepja voten Bojaxhiut nqs. do te kandidonte per kryetar bashkie per aq sa e njoh une.

Problemi ketu eshte, se shume njerez qe i futen politikes ne vendin tone te dashur fillojne te mendojne dhe te veprojne me idene se "qellimi justifikon mjetet".

Ky eshte nje tundim i madh, ku pothuajse te gjithe bihen, por ka nje ane negative shume te madhe: kur ti perdor mjete negative per te arritur nje qellim, qofte edhe ky fisnik, ti zhytesh ne ate ligesine e mjetit qe ke perdorur, shpesh here pikerisht kur arrin qellimin.

Pervec rasteve kur ke nje shpirt e nje mendje teper te forte qe arrijne ta perballojne kete konflikt gati-gati egzistencial midis te mires dhe te keqes.

 

Po pse?! Nuk ka boll probleme Tirana per te kritikuar?!

Ja, po te them une nje problem qe mund te duket idjot, ne kontekstin aktual, por qe une e vura re pikerisht sot, ndersa udhetoja me makine: Tirana eshte nje qytet pa pothuajse asnje lloj vijezimi dhe me nje mungese te theksuar semaforesh funksional.

Apo do qe te flasim per cilesine e punimeve te bera neper rruget e rikonstruktuara?!

Tirana ka 1001 probleme sot dhe kjo eshte normale se sado qe kryebashkiak i mire qe te kete qene Rama, ky qytet ofron me teper probleme se sa zgjidhje sepse zgjidhja nuk varet nga vullneti i nje personi.

 

Tani, une nuk kuptoj se perse politika e largon nivelin e diskutimit nga problemet reale dhe e con ate ne disa nivele abstrakte?

 

Ketu shumica e njerezve as nuk e kane idene se cfare eshte nje plan urbanistik. Ky qytet eshte i populluar nga fshatare te sapo-urbanizuar qe sapo futen ne apartamente fillojne te bejne shtesa e modifikime sikur te banonin ne nje kasolle fshati.

Dhe politika cfare ben?!

Ne vend qe te perfitoj duke sjell ne plan te pare problemet reale, "te oborrit te shtepise", merret me "budalliqe"!

 

Tani kur kete gje e ben edhe nje person per te cilin, perseris se kam shume respekt, si Bojaxhiu, mua, me bien koqet ne toke... sic thone italianet!

 

Ketu edhe te zgjuarit fillojne te bejne lojen e budallenjve!

 

Kush fiton nga e gjithe kjo?

 

Budallenjte natyrisht!

olso,

do na besh te dalim ne mbrojtje te njeres apo tjetres pale me apo pa dashje...

ku ka vend me te mire te merresh me problemet e qytetit sesa ne keshillin bashkiak. Dhe cfare mund te jete me e rendesishme se nje plan qe sic po flitet eshte i pari ne 9 vitet e Rames dhe eshte nga ata qe behen 1 here ne jete. Bojaxhiu po thote pikerisht qe plani duhet diskutuar akoma.

Fillimi i artikullit flet per "rendin e dites" dhe rendi i dites behet nga tjeterkush.

Ana teknike e planit eshte kritikuar nga te tjeret (shih prurjen e Speaker'it). Bojaxhi kritikoi kete ane. Fakti qe Bojaxhi e ngriti zerin aq sa krijoi debat kaq te forte ndoshta tregon qe ka ndermend nje retorike me agresive.

po e shikoja nga News24:

Agolli: "te te vije turp qe akuzon nepunesin e shtetit shqiptar per korrupsion" !!! une them qe kjo eshte per 24 karat...

Bojaxhi: "Bashkia thote qe konsultimet per planin jane bere gjate vitit 2008, nderkohe qe plani eshte perkthyer ne veren e 2009'es. Pra, konsultimet me qytetaret e Tiranes jane bere ne gjuhen angleze.

Ashtu qofte gre_wireless. Por ama, une vetem debat qe nuk pashe aty, ne ate esencen qe na solli televizioni.

Jetojme ne nje kohe spotesh. Cfare mbaj mend une nga e gjithe kjo, perfundimisht?!

Zhurme, (si tek ajo kenga e Rames btw)! ...dhe Bojaxhiun qe tha se plani qenka i perkthyer!

Ua mi mami! Cfare skandali!

Qenka plani i perkthyer! Po pse 99% e ligjeve shqiptare s'qenkan te perkthyera?!

 

Te isha une si Bojaxhiu, shkoja aty me nje altoparlant dhe ulerrisja:

 

"Zoti kryetar, si mund te jeni ju i afte qe te beni nje plan urbanistik, kur nuk jeni i afte as per te lyer rruget me boje te bardhe???!!!!"

apo

"Zoti kryetar, si mund te jeni ju i afte per te bere nje plan urbanistik, kur keni bere rruget, por keni harruar te beni trotuaret???!!!

(folja "berje" nuk eshte shume e sakte, por me efikase nga "prezantim&quotsmiley

Mesazh i shpejte, i qarte, i verifikueshem qe te nesermen nga telespektatoret-votues!

 

O, te kuptohemi, kjo shkon pertej simpative te mija politike! Ketu behet fjale per nje komunikim mediatik te shkurter, efikas dhe jo te lige! Dhe qe e con diskutimin ne nje nivel shume me toke-toke. Kaq!

Olsi, qartesohu njehere me veten, se s'po e kuptojme ku qendron indinjimi yt.

Ti vete thua qe ky plan eshte projekti me i rendesishem, qe Tirana ka 1001 probleme, dhe nderkohe acarohesh qe debatet per kete plan te bere 9 vjet pasi Rama ka bere rrumpalle dhe e ka shnderruar ne xhungel Tiranen me lejet e ndertimit pa kriter behen me tone te ashpra. Nderkohe qe thua qe ti s'di gje se ca ka ky plan, gjithashtu thua pse e akuzon Bojaxhi ate Zhvejkun e Rames kur ky i fundit thote qe plani eshte diskutuar dhe sterdiskutuar nga banoret e Tiranes dhe te gjithe jane te mireinformuar.

Pa permendur faktin tjeter qe per planin me te madh te Tiranes vete Rama nuk eshte prezent ta prezantoje, se eshte shume i preokupuar nderkohe me shpikjen e nje vegle qe hap kuti, keshtu qe ka lene nje Zhvejk aty ta prezantoje planin madheshtor te tij, te perkthyer rishtazi nga anglishtja, gjuhe ne te cilen banoret e Tiranes e debatuan planin dhemb per dhemb.

Pa permendur pastaj aspektet e tjera, si p.sh. faktin qe shumica e planeve te Rames per bashkine behen nga firmat qe fitojne dhe tenderat. Ja hidhi  nje sy kesaj videos (min 1:20) te shikosh sa mire i pergjigjet Rama ketyre akuzave direkte.

Dmth nderkohe qe dynjaja digjet dhe k*rva hap kuti imagjinare, ti indinjohesh jo per planin, per vonesat dhe mungesat e tij, per mungesen e transparences, po per tonin mediatik dhe spotet e kanaleve televizive po te Rames ne pasqyrim te ketij plani te Rames te cilin vete Rama s'begenis ta prezantoje? smiley

Hajd mo se do qetesohet edhe Bojaxhiu. Ka ngel pa pune ndaj edhe po bertet.

Dje e pashe per here te pare kete "Administratorin" e Tiranes dhe me dha nje pershtypje shume te keqe. Po uleriste si nje skizofren.

Plani i Tiranes duhet te pranojme te gjithe qe eshte shume i vonuar. Megjithese Bashkia ka pasur 9 vjet kohe per te punuar per te, shohim qe cilesia e tij eshte nen mesataren. Ka mjaft probleme dhe gjithashtu ne shume pika te tij shfaqet serish etja per ndertime te Dulakeve, Leskaj etj. qe dihet qe jane pjese e grupit qe merr leje nga kryetari.

Studime pjesore te qytetit te Tiranes jane bere edhe ne vitet '90 nga firma prestigjoze austriake Regional Consulting.

Po keto kubet e ngjyrosur jane konfirmuar apo jo?

http://www.plataformaarquitectura.cl/wp-content/uploads/2008/09/1095238934_tirana_rocks_mvrdv_01.jpg

I preferuari im eshte kulla e dyte nga e djathta. Ajo me plloça te zeza tip qen race dalmate. Me kujton filmin e Disney "One Hundred and One Dalmatians" 

Nuk ka njeri para ti ndertoj tani ato ne shqiperi. Plus, ajo eshte vetem nje projekt ide, nje mundesi sa per te analizuar volumet, jo plani perfundimtar.

Po keto kubet e ngjyrosur jane konfirmuar apo jo?

Jo. Pritet akoma versioni final per ngjyrat e tyre. Mendohet te kene ngjyra me te ndezuara.

P.S. Nuk e dum!

Puuu, sa me shume i shoh, aq me te shemtut me duken. Skifo total. Hajt se admistratoreve shqiptar i ka marr mendjen modernizmi perendimor, po ai arkitekt dement, ku m...tin e ka pas mendjen. Projektim onirik i kujtimeve feminore kur luante me Lego?

S'e ke pare nga larg se duket me mire. Lexo dhe komentet se ka gallate.

P.S. Di gje njeri nese u diskutua per kete menxyren ne mbledhjen e djeshme, apo nese ka ndonje informacion te perditesuar per kete? Tironsi doesn't seem to know either. smiley

hahaha ajo mbi stone age family ishte me e forta :-D :-D

Renzo Piano i lustron kepucet ketyre.

Ore meqe kryetarit i pelqen aplikimi i artit konceptual ne arkiteturen kontemporane (as une s'e di car po them), zona te pabanuara ka plot Shqiperia. Ta derdhin atje talentin.

 

Duke prezantuar planin Agolli ka dekaruar se me realizimin e planit, pritet që të sigurohet strehim për rreth 400 mijë banorë të rinj, duke dendësuar lagjet ekzistuese, në masën rreth 1800 ha,që janë territore në zhvillim. Ndërkaq, në këtë kuadër pritet transformimi i 14 qendrave dytësore dhe krijimi i pesë qendrave të reja dytësore.

 

Kjo do nje sqarim.

Nje sqarim publik me pyetje e pergjigje.

ku do dendesohet? si do dendesohet?  si do perballohet dendesimi? cilat jane kohet? a do ndodhe kjo ne lagjen time? kur do te kem kantierin prane shtepise dhe per sa kohe? sa jane fondet per te pastruar rrugen e kantierit? si parashikohet te ndryshoje vlera e ndertesave egzistuese? kur do te shtohet kapaciteti i ujesjellesit? po kapaciteti i kanaleve te shkarkimit? a do jene te percaktuara keto "premtimet" ne ndonje ligj qe kushtezon fillimin e punimeve? e te tjera pyetje keshtu "fshatarce" qe prekin jeten e perditshme te familjes time.

Bojaxhiu ka te drejte. Konsultimi me publikun nuk eshte nje formalitet i kote. Aty dalin ne drite me imtesi problemet.

-ky pallati qe keni parashikuar ketu ma ze driten mua.

-ky pallati tjeter me ze daljen ne rruge dhe duhet ti bie nga kina pastaj

-edhe sot na vjen uji me pikatore jo me te dyfishohet konsumi

keto nuk jane probleme qe mund ti shpalose direkt bojaxhiu por lindin ne konsultime publike e duheshin diskutuar pikerisht ne kete mbledhje.

Me sa di une, planet jane si programim gjenetik. Nuk "piketojne" ndertimet, por tregojne vrullin (per shembull, tek Blloku ndertesat nuk udhet te jene me shume se 9-kate). Keshtu pyetje rreth per sa kohe do kem kantierin para shtepise nuk kane shume vlere. Eshte dicka pozitive dhe negative; negative qe dhe plani me i mire ne teori behet kaka ne realizim shpesh, pozitive qe dhe qytet si Tirana qe jane rritur 300%-400% pa ndonje lloje plani perseri mund te vete-korigjohen. Si thote dhe Bojaxhiu ama, ky plan nuk mund te kaloj pa u diskutuar dhe prezantuar. Akoma nuk kam lexuar ndonje gje serioze rreth tij, as nuk kame pare skica.

kjo lagjia "apokalips" qe ka paraqitur ketu hunter, a eshte vertet me e nevojshme se nje kompleks lojrash?

a eshte e nevojshme qe pikerisht aty te kete banore dhe jo mundesi defrimi per femijet e tiranes?

 

Sa kilometra katrore me letra jane zhgaravitur deri tani besoj se mbulohet tere shqiperia,kurse Tirana po betonizohet,dhe z Rama nuk mer pjese per planin rregullues se eshte i zene me lejet e ndertimit,dhe me organizimin e rrebelimit.

@xhibi

Me fal, por s'ke kuptuar asgje nga ato qe kam shkruajtur dhe si gjithmone perpiqesh qe ta cosh biseden ne nje kanal militantizmi.

Nuk kam fort informacion per planin rregullues, por supozoj qe nqs bashkia pretendon qe e ka diskutuar ate me komunitetin e tiranes me e pakta qe duhet te bente eshte qe duhet ta kishte detajuar ne websitin e saj. ketu behet fjale per te ardhmen e tiranes, si rrjedhim njerez si agolli duhet te marrin ca doza valiumi kur dalin per prezantim pa kaluar ne ekstaze edhe nqs vazhdimisht provokohen. Bojaxhiu mund te jete thjeshte provokatori i radhes ose vertet i digjet barku per tr, por ka te drejte kur thote qe nqs plani u perkthye ne korrik, nuk ka kurrsesi mundesi te jete diskutuar gjeresisht me komunitetin ose shume shume eshte diskutuar me ndertuesit. Duke gjykuar cfare kapaciteti ka bashkia per marredhenie me komunitetin, do ti merrte me e pakta 6 muaj qe te kishte nje komunikim te bollshem me publikun. Ndoshta po kerkoj shume, por jam skeptik per planin, nga ana tjeter mosmiratimi i tij i hap rruge nje plani qe mund te propozohet nga ndonje studio nga tropoja qe mund te na e kthente tr ne epoken e lavdishme te fillimit te viteve 90, shkurt muhabeti "catch 22" ose "mut knej, shurre anej". In God we trust.

Ndoshta po kerkoj shume, por jam skeptik per planin, nga ana tjeter mosmiratimi i tij i hap rruge nje plani qe mund te propozohet nga ndonje studio nga tropoja qe mund te na e kthente tr ne epoken e lavdishme te fillimit te viteve 90, shkurt muhabeti "catch 22" ose "mut knej, shurre anej". In God we trust.

Pse ankoheni? A nuk eshte ylli i ri i ideologeve majtist, Blendi Kajsiu, ai qe propagandon "albanian way" ne administrimin e prones publike? Per c'arsye urbanistika duhet ti beje bisht ketij modeli?

 Qe ka perplasje mendimesh, kjo eshte normale, por qe studimi mbi Tiranen te jete ne anglisht, kjo s'me duket normale, sepse i bie qe per planin rregullues te NjyJorkut p.sh. te beje studimin nje studio nga Tirana. Vete hallet/problemet e Tiranes, me mire se arkitektet dhe specialistet e Tiranes, nuk mund ti dije njeri. 

Qysh ne nisje, studimi ishte kryekeput gabim kur thoshte se Tirana;

"...dhe mundësi banimi për 400 mijë banorë të rinj..."  

Qe do te thote 800 mije qe ka aktualisht + 400 mije = 1 milion e 200 mije. Tirana dhe kaq sa ka arritur, ka probleme te shumta, me qarkullimin, pluhurin, smogun, mungesen e ujit, dritave, parqeve per femije etj. 

A nuk do ishte mire te planifikoheshin rruget, autostradat ne dalje te saj, kanalizimet, kabllot nentoksore, shinat per tramvaje, etj gjera publike, para se te hidheshin idera per mbipopullim. 

 

Me ca lexova une sot, Kshilli i perbamun nga Partizane, Balliste dhe Partizane-turned-Balliste e kishte kalue Planin! smiley

Bojaxhiu kishte bertit vetem me ra i' cike ne sy ke Komandanti si rob qe ja qee robt komunistave!

Pastaj, cuk cuk e kishin votue Planin Marksist Leninist!

Tani seriozisht:

1. Ku peedh s'ome ishte Ed Rama qe nuk ishte ne mbledhjen me te rendesishme te ketyre 10 vjeteve?

2. A e ka Bashkia e Morrave te Kuq te detyrueshme me ligj qe ky Plani te disktutohej ne popull?

3. Nqs po, atehere, pse e votuan Planin keta shakllabanet e Saliut, kur gerthitshin per "perkthim nga anglishtja re, ne behar" ?

4. Nqs jo, atehere per cfare u be gjithe ajo potere? Qe te dali Administratori i Bashkise (whatever the fuck that means) genjeshtar?

5. Kur, dhe si eshte krijuar si post ky Administratori i Bashkise? A eshte ky post unik per Tiranen, me Kryetarin e saj Part time, apo eshte nje post qe e kane te gjitha bashkite e Shqiperise?

 

fakti qe plani eshte votu nuk do te thote qe nuk eshte i vonum. Mesa di une, zhurma eshte bere pikerisht per ket gje. Pra, nqse e kuptoj si duhet, Bojaxhi nuk ka qene aty me hudh planin poshte masi ky nuk eshte qellimi po ka ngrit zonin per ate qe perdoret si justifikim i voneses...qe gjasme plani eshte vonu sepse eshte shtru per diskutim mbare-qytetar para se me u sjell per miratim; ju qe jeni n'Tiron te pakten, keni mor naj flete-palosje per t'u informu me idete kryesore te planit?

Bredharak,

http://www.tirana.gov.al/2008/plani_rregullues/plani_rregullues.html

Problem per mendimin tim jane konfliktet e interesit qe te dy palet kane ne kete plan. Meqenese paska kaluar "me konsesus" paskan per t'ia meshu momen Tirones (kuptohet me konsesus te plote). Ky osht problem mer cuna... per te tjerat, do mbahet mend Bojaxhiu qe gerthet se s'ka pas konsultime me popllin (e cere konsultime leshi, se mos marrin vesht katnaret jabanxhij qe e qujn vetes Tiranasa se cere dmth harta)....

Diskutimet per kete plan duhen bere ne rradhe te pare me nje oponence te forte teknike ... po nejse, ishte per t'u be njecike zhurme qe sido qe te shkojne punet neser t'i kene duart e lame... ppppfffffffffff

 

Edhe nji go nuk e marr vesh una: E gjitha zhurma bohet pse s'ishte hartuar plani ne shqip (apo pse plani ishte hartuar ne anglisht dhe ishte perkthyer ne shqip por ne veren e ketij viti).... smiley

Po kompania qe e ka bo osht e huaj mer, i ka bo konsultimet me grupet e interesit ne shqip, i ka perkthy ne anglisht, i ka pasqyruar ne plan ne anglisht ... plani masanej osht perkthy ne shqip.... cere ka ketu me gerthit... apo te gerthasim me shume qe mos flasin te tjeret per gjerat e tjera. Me aq sa di une versionet e planit ka vite qe sillen verdalle, dhe ata qe duhet te kishin marre vesh e kane marre vesh me kohe. Thjesht ky eshte argumenti me i fundit qe mundej te ngrihej ne ate mbledhje... a kane b.the me fol per te tjerat!?? Kjo eshte ceshtja!

Po he pra, idiotet insistojne qe plani i rregullimit te kryeqitetit shqiptar ti prezantohet shqiptareve ne shqip!

P.S. Tirons, po ne presim nga ty mer te marresh vesh ndonje gje per kete Tirana Rocks se je dhe aty, ti s'ditke gje per vete. smiley

neser kom per t'shku m'bashki xhibo. Dro mor vesh nannji gjo nen ze, se kshu loud and clear nuk thuhet gjo knej mer.

 

NUK E DUM!!!

Tironso, more vesh gje? smiley

I guess not, perderisa s'ke shkruar gje. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).