KESH me fitim, shlyen borxhet

Fitimi i Korporates Elektroenergjitike Shqiptare ka arritur per nentemujorin rreth 16 milione euro. Drejtori i ri i KESH, Muharrem Stojku pohoi per mediat dje se, fitimi ne keto nivele vjen si rezultat i miradministrimit te kompanise, por edhe te prodhimit te mbare te energjise. Kjo shume, sipas tij, do te perdoret per shlyer disa detyrime qe KESH ka me bankat tregtare dhe Ministrine e Financave. Stojku pohoi se, thatesira e pranishme kohet e fundit pritet te vijoje edhe gjate periudhes ne vazhdim, ndaj ai njoftoi, nje rritje te importit te energjise gjate muajit nentor. Ruajtja e ofertes per energji ne nivelet e kerkeses, sipas drejtorit te KESH-it do te garantoje nje furnizim me energji per 24 ore per te gjithe konsumatoret ashtu sic eshte vepruar deri me tani gjate gjithe kesaj kohe. Nje tjeter garanci per nje situate te qendrueshme energjetike, eshte edhe futja me kapacitet optimal prodhimi i TEC-it te Vlores brenda 3 javeve ne vijim. Kriza energjetike e viteve te fundit ne Shqiperi ka qene rezultat i faktit qe vendi siguron 98 per qind te energjise nga hidrocentralet, e cila pakesohet ne vite me thatesire, kur prurjet e ujit pakesohen dhe turbinat s'mund te prodhojne sasine e duhur te energjise. Para vitit 1997, Shqiperia prodhonte mjaftueshem energji per te plotesuar nevojat e brendshme si dhe te eksportonte ne vendet fqinje. Por kerkesa per energji elektrike eshte rritur kater here krahasuar me fillimin e viteve '90, ndersa mirembajtja e keqe e pajisjeve dhe shirat e paket e kane pergjysmuar sasine qe prodhohet, sipas edhe te nje konstatimi qe ka bere Banka Boterore. Keshtu qe hidrocentralet jane te ndjeshme ndaj ndryshimeve te motit dhe cikleve te thatesires. Per shkak te kesaj situate Shqiperia ka vendosur te diversifikoje burimet e prodhimit te energjise, duke ndertuar termocentralet do te ndihmonin ne furnizimin e qendrueshem me energji elektrike qe do te permiresonte kerkesen ne rritje per energji ne Shqiperi. Megjithate, edhe kur termocentrali i Vlores nise nga ai do te plotesonte vetem 30 per qind te nevojave te paplotesuara te kerkesave per elektricitet ne Shqiperi. Sasia vjetore e energjise qe Shqiperia mund te prodhoje aktualisht 4,000 GWh ndersa kerkesa eshte 6,800 GWh. Kjo diference duhet te permbushet ne nje fare menyre, qofte duke importuar, qofte duke prodhuar ne vend.

3 Komente

Stojku pohoi se, thatesira e pranishme kohet e fundit pritet te vijoje edhe gjate periudhes ne vazhdim, ndaj ai njoftoi, nje rritje te importit te energjise gjate muajit nentor.

po pergatitet terreni per vjedhjen e ardhshme

"Sasia vjetore e energjise qe Shqiperia mund te prodhoje aktualisht 4,000 GWh ndersa kerkesa eshte 6,800 GWh. Kjo diference duhet te permbushet ne nje fare menyre, qofte duke importuar, qofte duke prodhuar ne vend."

gazetar koti. gazetar copy -paste. normal qe ose do prodhoj ose do importoj?

Ky TEC i vlores per te cilin do blihet nafte sa i del kostoja per 1 MW? po ne treg te lire sa eshte cmimi i 1 MW? gazetari te gjej keto e te na thote pastaj, jo te na tregoj se cna tregon stojku.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).