Kërpudhat e betonit

 Çfarë duhet të bëhet me 750,000 bunkerët e Shqipërisë? Dy studentë arkitekture në Itali kanë krijuar një projekt me një ide gjeniale: të konvertohen bunkerët në dhoma të lira hoteli.

 

Ideja më pëlqen goxha dhe shpresoj që të tërheqë vëmendjen e medias dhe administratës shqiptare. Plani më duket perfekt: të konvertohen bunkerët ekzistuesë, që jo vetëm që ndodhen kudo në Shqipëri por edhe që nuk mund të lëvizen lehtë, në mini-hotele me 1 dhomë, të shpërndara në të gjithë vendin. Ndërtesat janë gati, mjafton të vihet pak dorë e të kihet pak kujdes. Sigurisht që mund të ketë probleme sigurie dhe vështirësi logjistike. Gjithashtu, një investim i tillë do të kushtojë. Mirëpo si shans është i veçantë dhe si ide është gjeniale. Një projekt i tillë do e vendoste Shqipërinë në hartën turistike të botës në një mënyrë të pakundërshtueshme. Dhe s'ka vend në botë që do të mundtte të na konkurronte.

Për më shumë informacion mbi projektin, shikoni faqen Concrete Mushrooms dhe gjithashtu, mbani sytë hapur dhe për dokumentarin që do të nxjerrin në atë faqe në janar të 2010-ës.

114 Komente

interesante, por jane ne vende pa uje e pa drita, pastaj hotel pa nje banje...

per te mos harruar se i zoti i tokes i ka prishur bunkeret per te ,arre hekurin, apo per te bere ura, apo per ta perdorur si magazine nese eshte i madh..

smiley

Me kujtohet kur luanim ne bunkerat qe kishim ne lagje. Fshinim kapsollat. Taman taman ishin vendstrehime, te lidhura njera me tjetren nepermjet tuneli. Mbaj mend per shaka kur mbyllem nje shok lagjes brenda. Porta e rende betoni as qe levizte fare. Dylle i verdhe kur doli, nuk i eshte afruar me kurre nje bunkeri.  

Bukur smiley  Ide origjinale,  mbase nje dote do shohim " dhome me qera" adresa Bunkeri 1257 Shengjin smiley

Per te dashuruarit niceeeeee, ska me mire ne nje bunkier te kalosh caste romantike smiley

Une them ti lyejme me ngjyra se keshtu gri duken shume te zymte.

i levizim e i veme te gjithe ne kufi me grekun, po tha greku pse i vure aty, i themi per arsye simbolike, meqe ne kerkojme te ngjizim miqesira fqinjore, edhe bunkeret duken si veze.

 Ide shume e bukur. Por te kujt jane bunkeret ??

 Ti kthenin ne hale sdo bojshin keq! noi grope septike aty anash e noi stol alla frenga do ndihmonin dhe qytetaret me te qyteteruar te mos ta hudhnin firmen ne det.

Po si jo, poplli meriton te fleje ne grumbuj betoni, 2x2. Aq me teper ne nje vend me klime qe shkon sa ne njerin ekstrem ne tjetrin.

OK. Ka ndonje qe te me thote:
Sa kushton ifrastruktura per ti bere te gjithe bunkeret, perfshi dhe ato maloret, te aksesueshem nga veturat e turisteve
Sa kushton mobilimi, sjekllja e drites, ujit dhe kanalizimi I ujrave te zeza per cdo bunker
Sa do kushtoje pastrimi dhe rregullimi I dhomes dhe mirembajtja
Cfare elementesh sigurie ofrohen per klientin
Si do organizohen zyrat e menaxhimit
Ti pjestoje me numurin e pritshem te turisteve
Dhe te me thote sa do kushtoje te flesh nje nate ne bunker? smiley

 1) nen kendveshtrimin e turizmit natyror, kostua e infrastruktures = 0, ose noi pal atlete alpine

2) ceshtja e mobilimit mund te mbulohet me perdorimin e dushekve te ajrit (10-20 $) uje me bidon, dhe banja te ferra, pra kostua=0

3) Pas nje fushate sensibilizuse dhe ndergjegjsuse, secili do pastroj pas vetes, kostua zero (ore, jemi popll me kulture)

4) sipas madhesise se bunkerit, ak-47 ose 12.7ca

5) celsat do lihen nen nje gur anash deres

aksesoret: nga nje gomar per dere.. dyshek autentik kashte.. etj, etj

Em, Sol, a jeni per nje tur mbi bunkeret te veni i bejtit?

ohuu PF ti ke shume pyetje... por nje nate ne bunker kushton 1 plevit, 3 xhunga masive, 4-6 pickime pleshti ose tartabiqesh, 1 kafshim merimange ose gjarpri.. diten e neserme i lodhur prej pagjumesise.. edhe 50 euro masazh per kockat. Dmth ja vlen.

Perfitoj nga rasti per nje reklame per veten smiley - shaka, po para ca kohesh kam bere nje shkrim per kete super atraksion te te huajve ndaj shqiperise - di qe ka dhe ide per nje dokumentar eksperimental, e perfundimisht bunkeret nuk duhet te shkaterrohen smiley

Bunkerët ku shqiptarët janë zhvirgjëruar për herë të parë…

Shkruan : Kristi Pinderi

Kur akrepat po shënonin mesnatën e 31 dhjetorit të vitit 1999, anglezët kishin disa muaj apo disa vjet që e kishin formësuar në vetvete nocionin e “arkeologjisë kontemporane”. Sipas këtij nocioni, gjithcka që i përkiste kulturës materiale të shekullit të 20, nuk kishte pse të mos ishte edhe pjesë e studmit të tyre: le të studiojmë kulturën materiale të shekullit të 20, nënkuptonte ky nocion!

A mund të ketë në Shqipëri monument më të jashtëzakonshëm dhe më përfaqësues të shekullit të XX, se sa një bunker i ndërtuar në epokën e Enver Hoxhës…?

Me këtë filozofi, një angleze e cila e kishte përvetësuar më së miri konceptin e arkeologjisë kontemporane, Emily Glass, vendosi të zhvillojë masterin e saj me një tezë të fokusuar tërësisht te bunkerët shqiptarë, të cilët ajo i konsideron si një shenjë të jashtëzakonshme historike por edhe arkeologjike të Luftës së Ftohtë.

Nisi, kështu, të studionte jo vetem fizikisht bunkerët, pozicionimin e tyre, mënyrën e ndërtimit, numrin dhe shpërndarjen gjeografike, por njëkohësisht nisi të interesohej edhe për historitë e thjeshta njerëzore të lidhura me apo pa dëshirë me një bunker të zakonshëm, si ato mijëra që na shohin sytë në territorin shqiptar!

Glass konstatoi se këta bunkerë jo vetëm që ishin pjesë e rëndësishme e sistemit të fortifikimit komunist, por ishin edhe strehë e historive të jashtëzakonshme njerëzore, të djemve dhe vajzave që në to, për vite e vite të tëra kishin gjetur një ambient intim, apo për bujqit që në to kishin gjetur magazinën më të përshtatshme për të siguruar të korrat apo mjetet e tyre të punës, apo të atyre idealistëve ëndërrimtarë që të fshehur në këto bunkerë kishin shpresuar që ndonjë ditë mund të shikonin pikërisht prej dritareve “luftarake” të strukturave prej betoni te tyre, “shpëtimtarët” e komunizmit që mund të vinin përmes detit, nga perëndimi…

Nëse kërkon sot për etimologjinë e fjalës Bunker, do të hasësh jo vetëm në shembujt shqiptarë, por edhe në shembujt amerikanë, të cilët “bunkerët” i përdorin për të ndërtuar ca pengesa në fushat e golfit, që topi i vogël I bardhë të mos përfundojë në gropat e fushës se gjelbër. Mund të hasni patjetër në bunkerin famëkeq ku Hitleri u martua, bëri manovrat e fundit pushtuese e ku vrau veten!

Apo në bunkerë të tjerë simbolikë antikë, si për shembull Kali i famshëm i Trojës, i cili pavarësisht nëse përmendet nga Xhoisi ne historite e Homerit, apo jo, në fund të fundit, kishte deri në fund funksionin ushtarak, mbrojtës dhe “manipulues” të një bunkeri qe sot mund ta shikojme me sy te lire, ne cdo bregdet, ne cdo fushe, koder apo mal shqiptar…

Emily Glass: Mos i shkatërroni Bunkerët, gjermanët u penduan!
MAPO: Ju po studioni tezën tuaj të Masterit për bunkerët e Shqipërisë, në një kohë kur qytetarët shqiptarë tashmë as qe i perceptojnë më si pjesë të realitetit të tyre! Pse zgjodhët këtë temë?
Emily Glass: Unë e kam zgjedhur këtë temë pasi gjatë këtyre 8 vjetëve gjatë së cilave kam vizituar në mënyrë periodike Shqipërinë, jam bindur që këta bunkerë janë relike unike e Luftës së Ftohtë dhe e komunizmit në vendin tuaj. Mendoj se është shumë normale që pasi ke jetuar kaq gjatë me to dhe je rritur i rrethuar prej tyre, të mos i dallosh më, duke qenë se janë tashmë pjesë e pandashme e ambientit që rrethon vendin tuaj. Mirëpo ato janë zakonisht objekti i parë që vihen re nga sytë e cdo turisti. Edhe në Angli ne kemi bunkerë disa nga Lufta e Parë Botërore, të tjerat nga Lufta e Dytë, por shumë prej tyre tashmë janë shkatërruar dhe nuk kemi kaq shumë sa në vendin tuaj. Arsyeja tjetër pse unë po i studioj ka të bëjë edhe me tezën time të Masterit, e fokusuar mbi “Arkeologjinë Historike dhe Botën Moderne”. Në këtë tezë janë shumë të rëndësishëm elementët e historisë së afërt, si për shembull bunkerët, të cilët unë i trajtoj si pjesë e peisazhit dhe gjeografisë, si pjesë të konfliktit, si elementë ushtarakë por edhe si pjesë të një identiteti. Duke u fokusuar kështu në atë nocion të ri të arkeologjisë së sotme që quhet “Arkeologjia Kontemporane”. Ndonëse në Shqipëri ka një shumëllojshmëri bunkerësh, si ato të vegjlit në formën e kërpudhave, ato më të mëdhenj që kanë shërbyer për strehimin e tankeve apo ato të tjerat të ndërtuara në formën e tunelëve, unë do të fokusohem vetëm tek bunkerët e llojit të parë, pra ata të vegjlit në formën e kërpudhave, pasi mendoj se ka më shumë histori personale njerëzore të lidhura me to, e me ushtarët që I kanë ndërtuar dhe përdorur, se me bunkerët e tjerë. Mendoj se këto bunkerë kanë një lidhje më të fortë mes së kaluarës dhe aktualitetit shqiptar.

MAPO: Si mund të jetë një bunker objekt i studimit të arkeologjisë?
Emily Glass: Arkeologjia studion të kaluarën dhe njerëzit që e kanë jetuar atë. Ata të cilët kanë jetuar e kanë punuar në një periudhë të caktuar historike – ndaj në këtë kontekst edhe bunkerët me gjithë historinë e tyre janë pjesë e këtij studimi. Kushdo mund të kuptojë aq shumë nga Shqipëria dhe për shqiptarët që nga vitet 70-të edhe pa u konsoltuar me dokumenta historikë apo duke folur me njerëz, por thjesht duke parë e studiuar bunkerët! Ne mund t’i studiojmë bunkerët si pjesë e një kulture materiale shqiptare, e duke i trajtuar ato për nga mënyra se si janë shpërndarë anekënd vendit, apo duke parë grafitet e vizatuara së fundmi në to, apo duke lexuar mbishkrimet e datave apo njerëzve mbi to. Dhe e gjithë kjo praktikë është shumë e ngjashme me mënyrën se si ne studiojmë shumë site të tjera mesjetare apo edhe romake. Për të patur konkluzione të qarta ne duhet që të studiojmë strukturat e këtyre bunkerëve dhe t’i krahasojmë pastaj me mbetje të tjera materiale të të njëjtës periudhë. Me bunkerët ka edhe një plus tjetër: që ne mund të flasim me njerëzit dhe mund të kemi edhe një perspektivë antropologjike të lidhura me përvoja jetësore të vetë njerëzve që në një moment apo në një tjetër me siguri kanë histori që lidhen me bunkerët. Mund të krahasojmë pastaj rezultatet edhe me artikuj apo informacione të tjera të shkruara dhe kësisoj mund të kemi një rezultat të mirëfilltë shkencor. E gjithë kjo është pjesë e asaj që ju përmenda më lart, arkeologjisë kontemporane e cila 10 apo 15 vjetët e fundit është bërë e rëndësishme në Angli.
 
MAPO: Na tregoni ndonjë moment interesant gjatë punës suaj studimore me bunkerët…
Emily Glass: Gjatë gjithë kohës së studimit kam kuptuar se cdo bunker mund të të tregojë historinë e një njeriu dhe se cdo njeri mund të ketë një histori të vetën për bunkerin! Kam  biseduar me shumë njerëz në lidhje me bunkerët, që nga ushtarakë deri te fëmijë të cilët në një mënyrë apo në tjetrën kanë mundur të krijojnë lojëra të ndryshme në bunker, apo dhe me njerëz të tjerë që kanë mundur të kenë ndonjë përfitim nga bunkerët duke i përdorur ato shpesh si magazine për objekte të ndryshme materiale. Kam komunikuar edhe me njerëz që bunkerin e kanë parë si një formë të rehatshme izolimi dhe intimiteti! Interesante në të gjithë këtë kontekst është ndryshimi i përdorimit dhe i perceptimit të bunkerëve nga një periudhë kohore në tjetrën. I gjithë ky ndryshim, në vetvete tregon ndryshimet strukturore, shoqërore, ekonomike, sociale dhe politike të vendit tuaj.
Një histori gazmore: teksa po pikturonim disa bunkerë në Ksamil, na ofrohet një person dhe na pyet se pse po e bënim atë gjë. Pastaj na tregon se disa herë ai ishte strehuar në ato bunkerë duke pritur me pamje nga Korfuzi që “grekët të vinin”. Ishin kohëra të vështira dhe kohëra shpresash për njerëzit e thjeshtë. Na tregoi se në njërin prej atyre bunkerëve kishte pritur me orë e orë të tëra që nga Korfuzi të vinin grekët, të cilët nuk erdhën asnjëherë… Epo, kjo është jeta (qesh)…
Kam konstatuar gjithashtu se shumë bunkerë janë shkatërruar. Sigurisht ka mijëra e mijëra të tillë në Shqipëri dhe unë nuk kam mundur ti vizitoj të gjitha, por jam përqëndruar kryesisht përgjatë Rivierës shqiptare. Më vjen shumë keq që disa bunkerë të piktuar me graffiti nga turistë cekë, si pjesë e një turi turistik të jashtëzakonshëm të tyre në Shqipëri, sot janë shkatërruar për shkak të ndërtimeve të reja…!
Dhe të dhënat e nxjerra nga bunkerë të tillë, patjetër që janë një e dhënë shumë e rëndësishme për historinë, në shekullin e 21. Pse të mos i përdorim…?! Nga ana tjetër, këta bunkerë mund të përdoren fare mirë edhe për të tërhequr në vend turistët, ashtu sic do të ndodhë me një projekt të Zyrës së Konservimit dhe Zhvillimit të Gjirokastrës (www.gjirokastra.org). Ka shumë vende të Lindjes të cilat menjëherë i shkatërruan mbetje të tilla komuniste, si për shembull Gjermania Lindore dhe muri i famshëm i Berlinit, mirëpo tani, duke ndjerë shijen e rëndësishme për turizmin që të tilla monumente mund të ofrojnë, po tentojnë të ruajnë në maksimum atë që u ka mbetur…

 

 

e lexova deri aty ku thot "ku u zhvirgjeruan per heren e pare"

Bunkerët ku shqiptarët janë zhvirgjëruar për herë të parë…

I bie qe te kete nje zhvirgjerim per here te dyte?? Tingellon e pakendshme.

"tezën tuaj të Masterit për bunkerët e Shqipërisë"

:rolleyes:

 

Eh mire mire, puliti syte ti puliti, pa kur te me shohesh mua duke bere nje master me titull : "Debati blogosferik ne eren e mijevjeçarit te ri", dhe me nentitull : "C'do te thote te besh "gallate" ne blogosfere ?"

Si thua, do me ndihmoç pak ?

Mbase mund te behen dicka tjeter turistike, po hotel? Pa dritare, dmth vetem nje te vogel, pa banje, pa uje, pa rruge per te shkuar per shumicen, beton e lageshtire i gjalle, vetmi anembane, se nuk eshte se ka ndonje fushe me 100 bunkera afer njeri-tjetrit. Mbas gjithe ketyre pa-ve, ca do ti bente turistet te deshin te rrinin aty me shume se 1 ore p.sh.? smiley

Lokale ose dicka te tille po, nqs jane afer qendrave te banuara apo zonave turistike. Se thote turisti do shkoj te pi nje gote nga kjo pija e cuditshme shqiptare tek keto kerpudhat e cuditshme hekurbetonshe qe ai diktatori i cuditshem i ka shperndare si dhia kakerdhite.

po mire, dakord. te instalojne atehere nje sistem zanor qe jep zhurma lufte; tanke, granata, shrapnele, avione gjuajtes dhe bombardues, desante qe kendojne kenge te vjetra luftarake tribale skoceze, marrshe te kohes se hitlerit, spikere qe lexojne komunikata lufte... te perjetojne pra situata lufte, military-tourismus (nje lloj i ri turizmi ky, albanian specialty)... e ke parasysh te filmi total recall? edhe kjo te kete menun e vet: lufte ala egjipt i vjeter, Perset (mbreti Dar) vs. grekeve, Mongolian Wars with head pyramids, viking-battle-style buy one get one macedonian phalange for half price, laos-kamboxhia-kore-vietnam war atmosphere with defectors, mostly asian girls from the province, etj etj.

Upgrade to 5 star for only 50$: ne vend te penxheres (frengjise) - nje ekran me star wars videogame interactive...

Po sikur ta bejne interactive po me aktore, si ato parqet e Disney e Universal? Dmth nderkohe qe turisti po pi goten e rakise (me fund) dhe degjon zhurmat e tankeve greko-italiano-amerikano-jugosllave, fap futet ne bunker nje aktor qe luan armikun dhe .... Kuptohet pagesa do jete ekstra per sherbime shtese, si bunker service.

 

Ne fakt projekti i ketyre eshte interesant dhe per tu lavderuar (seriozisht e kam tani smiley ) ne nje pike, qe se pari perpiqen te bejne/behet dicka me kete, dhe se dyti hedh vemendjen e shqipove tek bunkeret, per ti utilizuar per dicka, mbase per turizem, po dhe ne nje fare menyre hedh vemendjen e te huajve nga Shqiperia, dmth prap turizem.

Nuk ka rendesi si e pse, mjafton te vijne. Ne fundja per te huajt i ngritem bunkeret, edhe po mos ardhen me tanke tek bunkeret tane le te vijne me euro e dollare.

 Shikoni trailer-in e dokumentarit. Interesant duket.

 

P.sh. nje reklame per kete mund te ishte: Ever thought you have got to fukc in a communist bunker before you die? Come to Albania

Ndonje propozim tjeter per sllogane turizmi bunkeresh? smiley

 

smiley

rri rri, se i paska njel qejfi Kristit smiley

PS prap nuk e makam dot te qeshmen: i dhe i twist kamasutre nga funi xhibo... "the bunker fuck" ahahahaaa... smiley

LOL

Emo, qe nje reklame tjeter me natyre thekthuale per bunkeret, mastercard style dhe custom made per revisten Cosmopolitan.

Round-trip ticket to Albania: $1,000
Traveling around this pristine and ancient land: $500
Getting bunkerfucked communist-style by a dirty Albanian shepherd: Priceless

 

Ne fakt dhe gjate komunizmit bunkeret perdoreshin per gjerat me bazike te jetes, per te bere seks dhe per tu dhjere.

Dmth na i 10n planin armiqte qe s'na pushtuan, dhe ne nga inati i 10m bunkeret, po kuptohet menderishit ishim duke i 10re armiqte.

 

Kjo ciku nivel profesional, xhib smiley

Ka njerez qe sigurojne "buken e gojes" me kto gjetje.

Hej, se po tregohem emotiv tani smiley po pse mo "filozof" i ironise e cinizmit + i apasionuar pas letersise + qytetar i SHBA-se, ca te keqe ka nese njerezit sigurojne "buken e gojes" me ca gjetje te tilla?????

 

 

 

klajdo, permbahu, se po me kujton ca debate per mjaftin nja 2 vjet me pare, dhe ti e di qe 2 vjet jane shume.

Sme ka mbet qejfi mo jo smiley

tani, nje pyetje kam une se vras mendjen e nuk e gjej dot. Si e perfytyron ti Shqiperine teksa punon cdo dite ne vendin ku deri dhe ideja ndoshta me idiote po me ca shanse per te sjelle fitim promovohet si te ishte ideja e shekullit????

E kam edhe nje pyetje tjeter: sa kohe ke qe nuk komunikon me nje shqiptar qe jeton ne Shqiperi e sa kohe ke qe nuk vjen ketu?

 

 

OK. Shqiperine e perfytyroj si vendin ku du me vdek, ku du me pas varrin, ku du me pas "quality time", por kurre biznes (me fal per sinqeritetin e teprum ktu), si vendin ku gjuha pervec funksionit komunikativ merr edhe funksionin argetues ne masen me te madhe te mundshme, si vendin ku mundesia me taku njerez te mrekullueshem fare (per perceptimin tim) eshte me e larte se ne venet ku kam jetu deri me sot. Si vendin ku po te perdor psh shprehjen "pese pordhe e gjashte grosh" do me marrin vesh (provo e thuj po deshe "five farts and six beans" smiley )

Kam qene ne Shqiperi ne Janar te 2006-es per here te fundit (per vdekje; prindi). Komunikoj rregullisht me shqiptare qe banojne atje. Me habisin se sa lart jane individualisht (ne kulture, njohuri, azhornim dhe ne gjuhe te huaja) duke operuar ne nje shoqeri pak te zhvilluar ne pikpamje civile dhe te qytetarise.

Krist, me nje fjale, mundohem mos me e harru eren e Shqiperise. Politika e saj dhe mizanskenat perkatese me kallin krupen; por nuk se me jep naj kenaqsi politika e USA-se, te kuptohemi. Me dhe i shkas ne fakt qe me pyte me i nxjerr perjasht kto.

Cheers! smiley

Perfytyrim shume romantik Cim smiley

 

 pastaj, te fusin dhe nje Zheleznov aty brenda qe t'u thote: 

Do ta kerkojme Vloren ( nenkupto Albania), admiral, po do te bredhim si cifutet neper shkretetire! 

Dhe kush te guxoje te thyeje rrethimin, apo te kaloje kufirin:

Zheleznov, ti bere nje prove ikje me nendetesen 105 ( nenkupto bunkerin 105), por po e bere dhe nje here, une do te te godas! smiley

Keshtu edhe te huajt e kuptojne si kemi jetuar ne per 50 vjet. madje, une them qe ca prej bunkereve t'i rrethojme me tela me gjemba dhe t'i kthejme ne "kampe pune"... smiley 

pa e kuptuar emigranti fillon shqip, pastaj anglish, pastaj shqip perseri.  Dhe une e lexoj pa problem, pa vene re nderrimin e gjuheve sepse shpesh bej te njejten gje smiley

Lokale ose dicka te tille po

I kane bere, ne Bunec.  Ngjyrosur e lokal-osur.  Do kishte qene vertete gjeniale, sikur bunkeret te ishin te vetmit qe perfaqesonin "gjendje lufte" ne ate plazh ... smiley.

Ideja ti  kthesh 700 mije bunkere ne dhoma te lira hoteli, i thone te fluturosh me ashtu... ne ashtu...!  Jo per gje po do na duhen edhe nja gjysem milioni pastruese dhomash hoteli te pakten..  smiley

E vetme alternative ngelet arti dhe fantazia njerezore, qe i ka te gjitha mundesite ti ktheje ne dicka interesante e te vecante..

 

 

Sa bunkere ka blere kjo Glass ?

kjo mos mendon se pas 2000 viteve bunkeret marrin rendesin e piramidave.

Glass imagjinon boten pas dy mije vjetesh.

Ora e historis, harta e botes, me blu Ballkani, nje pike e kuqe ne mes te ballkanit, dhe mesuesi- Ketu jetonin  Shqipetaret, te quajtur Albanes, Alvanos, Arnaut, Albanac, Alb, Arb, etj.

Ne kete territor te vogel malor jane zbuluar me mijera e mijera bunkere, shtepia qe perdorte njerzimi para 2000-3000 viteve.

Siç e shikoni ne kete vend e quajtur Shqiperi dallohet qarte se ishte kryeqendra e ekonomis e politikes botrore, mjafton vetem zbulimi i ketyre bunkereve , keshtu i quanin shtepit ne ate kohe, qe jane me mijera per te treguar se Shqiperia ishte nje vend i pasur, ku çdo qytetar i saj gezonte te drejten te kishte nje bunker. Nje kohe sipas zbulimeve te deri tanishme, kete mirqenie nuk e kishin as Amerikanet, Kinezet, Ruset, apo Francezet, ku bunkeret jane shume te rralla, gje qe tregon se keto i kishin vetem te pasurit, ndersa te varferit jetonin ne kasolle kashte.

Pyetja qe shtrohet, si eshte e mundur qe nje popull i vogel, te jete kaq i fuqishem ekonomikisht e politikisht, kundrejt popujve te tjere qe sipas studiusve ishin ne numer me te madh?

Ka vetem dy menyra per te dhen pergjigje kesaj pyetje;

-O ky popull ishte shume i zgjuar kundrejt pupojve te tjere.

-O Shqiptaret ishin te ardhur nga ndonje planet tjeter, dhe ishin njohes te mire te kizikes, tronomis, e gjeneris, me nje fjale mundet qe kane qene ofu.

Nxenes per sot kaq, neser do flasim per bunkerin e quajtur "gjingj", nje rit fetar qe zhvillonin Shqiptaret, ky popull misterioz e terheqes.

Sa rob te pandreqshem qe jemi o zot!!!! Po ca problemi ka se dikush mendon ne menyre kreative se si mund te perdoren per perfitime ekonomike disa qindra mijera struktura te shemtuara e te panevojshme??? Ca problemi ka ketu??? Ajo ironia e emigrantit, me pelqen shume smiley ajo eshte e perkryer smiley

 

Bunkerët,kanë qenë pjesë e strategjisë mbrojtëse në kohën kur janë ndërtuar dhe sigurisht se kanë luajtur një rol të madh psikologjik për ushtrinë shqiptare si vendstrehim i sigurt në rast sulmi armiqsor.Por,natyrisht se rolin psikologjik e kanë luajtur edhe në radhën e armikut.Kushdo që të ketë bërë plane për një sulm Shqipërisë,sigurisht në tavolinen operacionale u janë paraqitur të pakalueshmit-bunkerët e shpërndarë anë e mbanë vendit.Për t'i kaluar shtatqindmijë bunkerë është goxha sfidë e madhe për cilën do ushtri...edhe sikur të ishte veç një kallash në secilin.Por,disa për t'a kuptuar këtë e kanë vështirë sepse duhet kthyer shiritin prapa,shumë prapa...me dekada,atëherë kur shtetet,sulmoheshin,okupoheshin e digjeshin sikur të ishin veç letër-hartë,pa i dhënë kujt përgjegjësi.Veç ata që e dinë rrezikun e atëhershëm,sot e kuptojnë me lehtësi pse Shqipëria shpëtoi prej fqinjëve grabitçarë;grekë e jugosllav-Bunkerët do të mbesin statuja përgjatë historisë-statuja të lirisë shqiptare! Kjo sa i përket të kaluarës. :?

Bota në të cilin po  jetojmë sot është më e trazuar se kurrë.Armët bërthamore janë të përhapura anë e kënd globit pa asnjë kontroll.Rreziku i përdorimit të tyre është më i madh se asnjëherë më parë,sidomos tani kur në posedim të tyre janë shtete diktatoriale e të papërgjegjshme për pasojat(India,Koreja Veriore,Irani e pse jo edhe Rusia).Herët a vonë një luftë bërthamore do të jetë e pashmangshme dhe pyetja  është;kur do të pëlcas! Shtetet e forta ekonomikisht,ka kohë që pregaditen për mbrojtjen e popullsisë së tyre.Në pregatitjen e tyre mbrojtëse nuk hynë armatimet, sado që të sofistikuara të jenë ato nuk mbrojnë nga rrezet atomike.Nuk ndihmojnë as maskat e veshjet cilatdo qofshin ato.E vetmja mbrojtje është e mbeten-BUNKERËT!!! Po...po bunkerët të cilët po i shajmë ne shqiptarët që nuk e njohim të kaluarën,nuk e njohim të tashmen e të ardhmen edhe më hiq.P.sh në Zvicër ka me miliona bunkerë.Bunkerë në male,në fusha.Bunker ka çdo pallat.Ndërtimi i një pallati nuk lejohet nëse nuk e ka përfundi edhe bunkerin i cili ka vend për të gjithë banoret.Ky është një standard.

Bunkerët shqiptar,sigurisht se nuk i plotësojnë kriteret për një strehim antiatomik,por mendoj se me një punë e kujdes të duhur ata mund të riparohen dhe t'u përshtaten sfidave të reja që po e presin botën.

Do të vij  një ditë kur edhe antibunkeristet më të zëshëm do t'ia thonë këngës; heeej Enver Hoxha mor tungjatëjeta...:H

 

fh. une po te pergjigjem ketu...

 

te bunkeri i betonit

ne perdhe nje batanije

me muzike te elton xhonit

shijoj hurma arabije

 

ky bunkeri gjysmesfere

eshte i ftohte dhe i ngrire

ne mes endrren ma ka prere

le t'i fusim nje te q*re

 

jam merzitur, pikelluar

ne bunkerin tim kaq gri

me le pa fryme moj e uruar

lerme te pi nje gote raki

 

une u vela, shkoi oreksi

me keto cicat si sheqer

sa lezet te paska seksi

paske vdekur per bunker

sa lezet te paska seksi

paske vdekur per bunker

Ah bunker, ah bunker

kendoi Mara qe menate

Parkoi ifen nje shofer

ne sfond kercehej lambade

 

ishte mbremje e ftohte dhjetori

ky bunkeri na kerkonte

zinxhiri i pantallonit

kish dy dite qe me shtrengonte

 

mezi prisja te te shihja

prej mallit isha rregjuar

te te prekja poshte fustanit

ti mbushja prape k'to duar

 

ah moj vajza ne dritare

te pallati perkarshi

po te pres ty te bunkeri

dhe po s'erdhe do te vij

mooossss... smiley

ku o flori? smiley

 

po bunker, i tille qenkam une, smiley

paskam marre eren tende kodrave,

kur aq prane te kisha e s'e bera "ate pune",

dhe rri tani pendohem Cikagove dhe Londrave,

 

hotele pashe, me pese yje dhe konsierzh,

ku valixhet e lekures t'i mbajne per bakshish,

por nje bunker me lluce, ne fush kruje a lezh'

me ka mbetur kunj, cope predhe ne mish.

 

Si ta harroj driten e syve te tu, ate mbremje terri

kur muzgu obskur mbi kodrat vu perce,

te thirra nafije, "ke veni", "nga bunkeri",

sa dojsha nji here ta boshim "bunkerce"...

sa dojsha nji here ta boshim "bunkerce"...

C'te paska marre ne qafe Nafija.

O floro, deri ne 7 ktu jam me nji projekt ne dore smiley

si t'dush.

@Ani: nafija eshte personazh fiktiv, ndikuar nga kenga "te thirra Nafije, por ti s'u pergjigje" smiley

 Ku mund ta shohim te gjithin dokumentarin?

Te bunkeri i fshatit
e hodha karemin
Ty të kapa bjonde e vogël
që stë mbaj mend emrin

Emrin mënd se mbaj
Jo aromën që kishe
Sterr ishte bunkeri
Po ti brënda ndrijshe.

Në terr bunkeri
kishe frikë të hyje
Me doçka mbaje fustanin,
Sa të kishte hije! 

Mi kishe buzët si qumësht
Gjokset të vogla si rrush
Faqet prush, ndërsa në trup
Vënde vënde kish mbirë push.


 

bunkieri, bunkieri,

erdhi karrocieri,

kalin jashte parkoi,

brenda sec u fut,

mutin shpejt e beri,

sa hap e mbyll syte.

doli karrocieri,

jashte nga bunkieri,

tek dera e priste,

kali qe po plliste.

cke ore idiot,

nuk e shef qe erdha,

une u dhjeva brenda,

ti me dhjet tek dera. smiley

Te gjithe namin paskeni bere te bunkeret? S'ka ndonje klaustrofobik ketu? smiley

 Ose une s'i njoh mire bunkeret, ose keta ja kane futur kot qe nxe krevat dopio bunkeri!

e vertete eshte, bunkeri i zakonshem (bunkerus bunkerus) nuk e nxe krevatin dopjo por vetem mitraloz, ndryshe nga bunkeri kunderajror (bunkerus avicides familiaris) qe nxe dhe krevat. Por ky i fundit eshte me i rralle, njifke vetem te paret smiley

doli hena, doli ylli,

doli sorkadhja nga pylli,

me sorkadhen edhe dreri,

dhe zboristja nga bunkeri

e kerkonte komandanti

ishte me interesanti

me "baseta" siper veshit

i tregoi rregllin e treshit

i "kenoi rregulloren"

metafora per amoren

ktu tha thepi, ktu ne shqekza,

xhelozoi ca skenderbegsa,

por zboristja kishte shyta,

s'kishte menie ca osh tyta

ishte dhe kla'strofobike

sic desh Irisi, dhe disleksike,

ne leksion ne "ushtarake"

menote per balon tabake,

per pelluma, per laraska,

dush vajguri edhe vaska

sec e dashuroi ezmeri

me kapele oficeri,

me psheretime prej reshteri,

u cudit i gjithe bunkeri,

...ceri ra ne dashuri,

dhe zboristja u zgerdhi. smiley

This is the best albanian limerick (sort of) I ever read.

MOTIVE ME BUNKER

moj maro moj marine

ku e humbe virgjerine?

atje brenda tek bunkeri

zjarr me ndezi djal esmeri

 

ah moj tok e nemur

mbushur me bunkere

ca i ben motele

ca vec per te dh...ere

 

kur jeshem te rinj

studenta capkene

andej nga Mamursi

c nam qe kemi lene

 

alarmi gjemonte

kishte msy armiku

ne pes te mengjesit

hajt te ulej  miku

 

 ja behnim nga kodrat

rresht ne formacion

nga superbunkeri

shtabi komandon

 

me fishek manovre

niste sulmi rrepte

ca benin heroin

ca u dhjen ne breke

 

 

alarmi gjemonte

kishte msy armiku

ne pes te mengjesit

hajt te ulej  miku

 

smiley

 

s'kishte klor ne bote,

te bente derman,

te gjithe don kishote

ushtat havadan...

hahaha  c klor a derezi. Kjo ka ndodh vertet kur kemi bere zborin tre mujor pas studentllekut. Nga fundi kapanonit flinin ca cuna tironsa harramseza. Ne pes te mengjesit vinte komandati me emrin Luan (ndjese qe e permend)  per te bere zgjimin. Dhe sa hynte, nga fundi kta horrat nisnin batutat.A eshte luani kafshe ? Po mer /hidhej tjetri. Luani a kafsh e forte? Jo mer, te ha m...ne. smiley E mbante veten komandati dhe afrohej ne fund te kapanonit. Me tipi i mbulu me batanie dhe nuk cohej. Cohu -gerthiste ky dhe i hiqte carcafin.C te shikonte .ushtar mavria lakuriq dhe heshta perpjetesmiley

PS : kush eshte dezhurn sot se e shkelem pak po te na i bej hallall se na u kujtu zbori dmth na ka marr malli per bunker mer smiley

 nuk thon kot nga jugu

(s di per ameriken)

ushtar kokgaveta

rrypin ka dhe pyken

Cuna na kenaqet me bejtet bunkerative. smiley

Ne fakt bunkerin e kemi nishan kulturoro-historik ('perkthyer' nga cultural and historical hallmark smiley) ne shqipot, si dhe shume gjera te tjera qe i kemi te vecanta, si p.sh. ...?

Plus qe ngaqe jane aq shume, personi i par qe do gjeje nje menyre per te bere dicka interesante dhe/ose fitimprurese me bunkeret, do behet jo vetem i famshem, po mbase dhe i pasur. Kuptohet nese nuk dalim te gjithe ne proteste sa ta marrim vesh hilen dhe te therresim "duam bunkeret tone". smiley

Iris, jam i sigurt qe nga kurioziteti, heren tjeter kur te shkosh ne Shqiperi do futesh ne nje bunker. Shumica ne fakt jane te vegjel, jo vetem krevat dopjo qe s'fut dot po as shtrire se ben dot, fiskulturen. Po ka dhe pak qe jane te medhenj, qe i kishin bere qe kur te shkonte udheheqja te kishte mundesi te fuste mobiljet e dhomes se gjumit, sidomos Enveri me Mehmetin e kishin fiksim te benin nga disa dite pushime bunkeresh. smiley Ne fakt vertet ka disa bunkere aq te medhenj, si tek ajo fotoja e lokalbunkerit. smiley

 

E mire, nga anet e mia mbase s'ka pasur bunkera te medhenj per udheheqjen, po shyqyr qe ka pas nga anet tuaja dhe i keni pare hairin! smiley

p.s: nese e keni fjalen per vendstrehimet qe ishin per shume familje , ato s'mbaj mend te kene pasur dritare, kshuqe une doja te di keta qe kane bere projektin (per te qene dhe brenda temes) ça bunkeresh kane mare parasysh? . Tunelet e nendheshme mbase do mund te shfrytezoheshin keshtu, diku kam pare qe ka te tille hotele brenda ne mal( mbase jo te pershtatshme per ne se jane me perberje tjeter minerale, s'e di).Prape per mua teper te mbyllura. smiley

 Iris, ka tre lloj bunkeresh, bunkere malore, bunkere fushore dhe bunkere artilerie. Me te voglit jane maloret, te bere sa per te ndenjur nje ushtar ne kembe brenda. Pastaj jane fushoret, ku mund te rrijne edhe 3-4 vete ne kembe. Ne fakt keto jane 90% e bunkereve. Kostoja e nje  bunkeri te tille llogaritej sa ajo e nje apartamenti te vogel, dhome+guzhine ne kohen e Enverit. Pastaj vinin bunkeret e artilerise ose Mama bunker. Mbas 90, familjet e para qe zbriten nga veriu jetonin ne bunkere te tille. Ne to mund te futej dhe nje top obuz 168 (ne mos gaboj per numurin) qe ishte thuajse sa nje autobuz. Keto gjenden vetem ne ultesiren perendimore, zakonisht prane detit. 

Numuri i bunkereve llogaritet diku midis 250-300.000

Dyermbyllur me kollozë

Sajdisur për qititjet

Jeshën bërë për mitrallozë

Jo të shkrehnë çiftet

 

Nënëmadhja Shqipëri

Po këndojke njoni

Qumështin tënd më si ta pi

Nën sytjena betoni?

 

 

 

 

 

 

Nënëmadhja Shqipëri

Po këndojke njoni

Qumështin tënd më si ta pi

Nën sytjena betoni?

 

ahahahhahaha e madhe. smiley E thellë shumë...

tani si qe puna, se nuk qesh ne korrent. Ca u shu? smiley

"Lule te bukura ka atdheu yne
por me shume kerpudha,
kemi gjithandej,
rriten si ne fusha, male e Riviere
lulet e bardha me emrin bunkiere !"
 

kur mbolli bunkeret burri' shqipnise

i ka shti dridhen gjith rumelise,

kur mollem bunkeret nuk njifnim as SIDA,

as poezi nuk kishim, se s'kish ardh FH.  smiley

 

gjyshi komunist, bunkiera ndertoi,

topa, topa, topa fshatin zbukuroi,

e me mburrej gjyshi si kapadai

shife socializmin, vec bunkiera di

 

te mbrohemi moj bije, te hapim me shume gropa

te ndertojme bunkiera, mos na dhembi koka.

Brenda ne bunkiere gjyshi enderronte

vigjilence bente, armikun kerkonte.

 

nuk kaluan shume as 45 vjet,

gjyshi komunist u thinj ne bunkiere,

me therret prane e me thote moj bije,

e shef kete bunkiere ma ka marr rinine

 

gjyshin sec e shof me keqardhje shume

e perqafoj ne qafe, i ulem ne gjunje,

i urrej bunkierat qe mbine ngado

ah moj Shqiperi, cke bere moj korbe.

 

 

Keto bunkere prej betoni,

jo nuk rane nga qielli,

keto i mbolli

ajo kurva,nena parti,

           me ne krye Enver kriminelin.

Keto bunkere prej betoni,

u ndertuan me mundin,

                  me djersen e poullit.

Pse pak fëmijë bunkerësh ka në Shqipëri por doni që ti shtoni edhe më shumë??!!

Jo mossss?!! Në emër të zotit mossssssssssssss.

Kjo është e tmerrshme. 

Si duket edhe ata dy studentët duhet të jenë fëmijë bunkerësh

Me zhgenjeve. Une prisja te lexoja ndonje bejte tjeter kur klikova. smiley

Ne fakt, sipas ecurise, mbas ca kohesh keto bejtet tuaja duhen qitur ne teme me vete me titull poezi bunkeresh, ose frymezime bunkerore, ose dicka te tille, sidomos po shkruajtet dhe ndonje tregim (Emo?). smiley

lene se e bom balte Xhib. N'fakt une mendova se do u hidhshim ke tema e ruajtur apostafat per ket pune.

m'vjen keq si per vete, se e kam pas urry rradhën e pastrimit smiley

 

Ca balte me, keto jane valute. smiley

Kemi teme apostafat per frymezime bunkerative? :o

Apo tek tema e bejteve e ke fjalen? smiley

 

 

xhib, pjesa "Qingj bunkeri" eshte tuj u gatu. sa per bejte i bi kshu:

Kendo o muze zemrimin e xhibit,

qe as me vazelin s'u zbuska,

as me caj, si virus gripit,

po dal per vizit nga Flluska smiley

 

Bunkeri i vjeter mes territ

Qe vjen arome dashurie

E shtypur ne kohe te Enverit

E shtypur dhe tash o Nafije

 

Sikleti i betonit te ftohte

Sevdaja e ashper pertoke

Nafije e nderprere e paplote

Mendime qe sillen ne koke

 

Kthen syte verdalle e shikon

Dashnine bojehiri te trishtimit

Ndjenje mberthyer n'beton

Nafije, o skllave e regjimit

ja nje nder arsyet pse hedh ndonje sy ketu edhe kur jam e mbytur me pune

Emo, fh, sol,

me gjithe debulesen qe kam per bejtet tuaja, sot, me dore ne zemer, nuk ua jap dot voten time... djema, te mos ju mbetet hatri hic, por sot poezine me te bukur e ka bere Realisti! Poezi pa rime, me vargje te thyera, ku ndjehet un tocco di realismo perfetto! smiley

 me djersen e poullit... ama c'me ke ca syra ti Ana H ,me te mBedha se te HuRit per gjetje gabimesh ....Po sikur ta lexojme polli ....kush  ? ke ?...

shtremberim perfytyrimesh

 ne koka gjemimesh

kur kalon maleve e kodrave

ne gyrgullima frymezimesh

 pjellori poetesh e vjershetore

eh moj nafije simbol bunkeresh

s 'mbeti gje tjeter vecse ti biesh me d....

Ana H .. ..... po ne proze lejohet se kam nje histori kur qeme ne punime me komandantin e zborit !

Idriz,

me gjithe respektin qe kam per ty, mos ma prish shijen e poezise sot... smiley As nje poezi nga Emigranti nuk do ta lexoja dot me! smiley

plus qe keto historite me komandante zborash, me obuze 168, me topa 130 mm, qitje me mortaje mbi 45 grade... pa u fut neper bunkere, sikur me djeg pak miza nen kesule... ke parasysh, pune kalamaj oficerash! smiley

E mire me , me qe mu drejtove ne proze dhe une po e bie ...pune kalamojsh mo ose pune bunkeresh ( po jo femije oficerash ) . Per keta babat dhe xhahxhat do ta refenj .... Pune kalamojsh ....Kete edhe une e kuptoj smiley

Shkume nje grup ne zbor dhe komandanti nje shok i feminise na ndau punen i ulur mbi nje BUNKER me nje dore ne xhep duke kruajtur dicka.

Ju te dy - me tha mua dhe shokut tjeter -  shkoni nga lumi dhe mblidhni furustridhe per themelet  ?????

Bome si na tha , shkume nga lumi per furustridhe smiley kerkume po nuk gjetem !!! Dite e bukur , u xhveshem , u lame anashkaluam problemet e Klajdit me te Olsi b , hongrem buke , pime rakine , dmth "u thekem mire e mire"  dhe pas ores 3 pasdite u kthym ke shoku per ta marre ne shtepi e te iknim se zbori mbaroi . E gjetem ne te njejtin pozicion vetem doren e kishte ne xhep ne krahun tjeter .

Cfare bon mer , tere diten ulur dhe tu krujt koqet maje bunkerit ? - i thote ai shoku tjeter

Sa te kemi nga Ju bolet ne ,ashtu kom per ta kalu gjithe jeten - tha i ngritur tashme nga BUNKERI !

Prit kur te te vije Monda tani, se edhe asaj do t'i djegi pak kjo pune! smiley

Monden e kemi xhan dhe nuke krahasojme me ata te rrumbullaktet e punimeve ne zbor si Rusmali smiley dmth me bunkeret e sotem te Mixhes !!

 Mendoj se bunkieret e medhenj, mund te administrohen me mire nga komunat dhe privati. Disa private (ne mos gaboj) i kane blere nga ministria e Mbrojtjes, e cila i ka nen administrim akoma. Ministria e Mbrojtjes mund ti shesi me nje çmim te arsyeshem, p.sh. 1 mij euro + - .  Ndersa bunkieret e vegjel, mund ti administroje vete ose t'ua japi komunave per 100 euro ose falas, dukeqenese nuk mund te kryesh asnje fuksion aty, perveç dhjerjes. 

 

thote Emo

kur mollem bunkeret nuk njifnim as SIDA,

Talk about "safe sex"! smiley

seksi si bank zvicerane, mer Mrrok smiley

vec tani u bo si pun Sudje... smiley

Pa ckoqitma cike kete te Sudes ti mua!

Sex piramide me i llaf ? smiley

Kala dibronche, me baze te gjane, dhe me kulm, jo rrumullaket si bunkeri?

Apo noi gjo tjeter, pa lidhje fare me gjeometrine? smiley

 

smiley

m'falendero per at kongen e durrsit. tekst ulurim. gjej rast ktu t'falenderoj edhe  burimin nga e gjeta vete! smiley

Panorama qe afron "dritarja " e bunkerit eshte e llahtarshme.

Mbas kodrave gjindet armiku, shtetsia e armiqve vinte sipas simpatis qe kishin oficerat. per dike ishin anglo-amerikanet, per dike italianet, jugosllavet, ruset, deri edhe bullgaret, mundet qe gjindeshin pas atyre kodrave.

Ne me syrin bredh, merrnim shenje kunder armikut.

Kam nje ish oficer ketu afer dhe e gacmoj per bunkieret dhe per pregatitjet e tyre te shkelqyera ne lufte kundra "armikut". I them gjynaf gjithe ai mund si nuk u erdhi nje armik qe ta luftonit. Ma pret ai nuk erdhi se nuk ua mbajten nga ne se e kishim ushtrine e forte. smiley

Te fala ish oficerit smiley.

C'pyetje i ke bere dhe tine?!  Nuk i the te zere ndonje bunker andej nga ka oficuar se me c'duken bathet do t'u rritet pazari? smiley.  Une i thashe atij ushtarakut tim.  E kam kap nje me tha, dergoj nje ushtar nje here me ca dite ta ajros e ta pastroje smiley

PS: Seriozisht, isha neper ca gerxhe ne Leskovik e verdalle asaj zone, dhe ishin bunkerat vertete si kerpudha.  Se si kishin ngritur llac e beton neper ato maja, nje Zot e di.  Edhe qe thu ti ket, natyrshem me lindi dhe mua pyetja, c'i deshet, e gjynaf ... 

Sa per saktesim, Shqiperia mund te kete vendosur 750,000 bunkier, por aktualisht duhet te jene gjendje ne terren jo me shume se gjysma, pra rreth 370,000 mije.

Ja t'iu rrefej une  per nje "bunkier" qe keta qe thoni ju ngjajne si lule deleje qe i merrnim ne dore per t'iu marre ere.

une kam ber ushtrine ne gjader ne aviacion. Imagjinoni nje gjysem rreth me diameter afer 2km.Ja kshtu ishte tuneli qe shkonte ne zemer te malit te torrovices me dy porta betoni qe quheshin hyrja dhe dalja,ku strehoheshin mig 19 dhe mig 21-shat. Nje veper e nje njeriu te semure delirant do thoni ju,mire por asokohe te gjithe armatoseshin te gjith mprehnin dhembetkunder njeri tjetrit per shkak te luftes se ftohte.

Te ishe ushtar ne nje vend te tille duhet te ishe bir komunisti shume i besuar i partise keshtu qe pjetermustakuqi qenka i kuq 100%,dhe paska nostalgji per keto lloje kerpudhash.

Une thejesht po te bej nje lutje.Bej nje stermundim dhe na lumturo me nje postim ku fjala komunist te mungoje (do te ishte good start per ty)

Po ti o koqe, cfare e ke pas baben? Apo nuk e di se nuk ta ka treguar nona? Qeke kopil me duket, mesiguri do te kesh ngjit nga sperma e ndonje sekretari partie ne bunkierin prane gropes se silazhit. Tutkun!

Studentet nga Italia qekan ftof n'Tajare!

Studentet nga Italia qekan ftof n'Tajare!

Paska ardhe dhe nje zborist ne forme Lase , nga ata te rrumbullaktit si Rusmali ...fundja dhe nga ata te shoqates se homove me qe krahasimet i paska me b.....unkere smiley

kjo ironia jote e shplame xake, qe munohet me gjet naj fije humori te nicku i robve, mu m'kujto letren higjenike dhe shoqrohet me nji marrje mendsh dhe nji deshire te cmenme me ta rras n'shpull.

 

 

p.s. mas 1 minuti kjo deshire i le vendin meshires qe provoj per ty.

erdhi dhe tredharaku smiley ( me b ...perpara . Cudi !) Vete prurjet e sejcilit per Bunkeret flasin per POTENTE nga te dy sekset qe i kane shfrytezuar  , jo per te tredhur ....

Pate rast te shquheshe ne temen e pederasteve ( eunukeve) ose ke ardhur me nik tjeter si i "turpshem qe je " ...Mos ke ngatruar teme ??? 

Mos e merr me inat , do kesh tema te tjera ku te shquhesh per te rrasme smiley

pse t'rri mendja vec te eunuket dhe te te rrasmet xake?
 

 

Tema eshte per bunkeret ..Une e kam nikun Idris ( me s ne fund, te zbutur  smiley nuk e kam me B perpara dhe tredhur mrapa ... Shife i here me ket sy ...dhe ke per ta gjete vete se je cun ose goce q....ute . I/e tredhur si bunkeret sot .

ti je robi i fundit ktu qe mund t'i kujtoje te tjerve per c'a eshte tema se ti vec ne teme nuk di me hy...e ke mendjen 24/7 te eunuket dhe te suma e eunukve...fmij i perdhunum prej gjyshit

Qeke inatcor me akcent veriu smiley Idiote te Lindur dhe te trasheguar. Po gjene mire ti me shpulla te gju dhe pak fare o sa pak te perdhunon smiley . Po os u mburr me ato te gjyshit tim ! Nje malok tjeter me tha si Jozefina "ti meriton i plum ballit "....

Prandaj po te etiketoj shtu sic duhet te jesh ne te vertete "Femije i mrapshte si i le prej BYTHE " . Me psikopatet eshte e veshtire te vendosesh mardhenie kpmunikimi normal . Fund qe gjithsesi muk e perjashton origjinalin tend si i TREDHUR! 

po c'hyn ktu nga jom un mer tutkall?

sa per dijeni, jom lind e rrit n'Tirane me origjine prej jug-lindje.
Ai maloku qe t'ka thon se 'ti meriton plumb ballit' ja ka fut kot...ti maksimumi do nji t'pshurrme se nuk ja vle me harxhu plumbin me ty...ti je gjynof a kupto?! se ti shkru nji qerre me fjale per me tregu vetem qe je pall' kur ajo gjo kuptohet qe n'fjaline tate te pare.

hajt, t'fala emoticonave!

sa per dijeni, jom lind e rrit n'Tirane me origjine prej jug-lindje...

Tani e pashe . Nuk mund te rrija pa te kerkuar FALJE . Me fal , mund te jesh djali im dhe une jam nxituar.

Ej, e shkrujte ket direkt sa t'thashe qe "t'pysje plaken per informacion per mu". Je shume i parashikushem; me ty lu si me nji fmije 4 vjec. Meqe ra fjala po u tregove me origjinal here tjeter do t'jap naj gurabie-ingranazh qe t'nxjerri mallin e shokut Enver mgjse nji mendje m'thote qe ti vdes per lepirese.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).