KE: Shqiperia, ende shume pune

Prezantohet ne Bruksel progres-raporti i Komisionit Europian per Shqiperine, per vitin 2009. Raporti vlereson miratimin ne kuvend te Rezolutes per aplikim ne Bashkimin Evropian, ndersa zgjedhjet e 28 qershorit theksohet se kane arritur shumicen e angazhimeve.

Ka qene komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn, i cili parashtroi pikat kryesore ne te cilat mbeshtetet raporti.

"Politizimi i numerimit te votave do te rishihet ne zgjedhjet e ardhshme", thuhet ne raport.

Megjithese vleresohet puna ne procesin e liberalizimit te vizave, komisioneri Rehn theksoi se duhen bere permiresime, sidomos ne pajisjen e qytetareve me pasaporta biometrike.

Raporti terheq verejtjen se ka qene pikerisht mungesa e dialogut politik, qe ktheu prapa ne kohe progresin ne reformat baze.

Ne progres-raportin per vitin 2009, vleresohen permiresimet e shenuara ne fushen e drejtesise dhe te sigurise, por vendi nuk ka arritur ende kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

"Duhet me shume pune nga Shqiperia per menaxhimin e krizes ligjore per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin", thuhet ne raport.

Progres-raporti pritet t'i dorezohet kryeministrit shqiptar Sali Berisha nga ambasadori i Komisionit Europian, Helmut Lohan.

Dokumenti, i shoqeruar me raportet e detajuara, evidenton cdo vit ecurine e vendeve te Ballkanit dhe u drejtohet 27 shteteve anetare te BE-se per vleresim.

Raporti i plotë në anglisht mund të lexohet në këtë lidhje.

31 Komente

pmusaraj - 14 Tet 2009 - 2:24pm

Si takim me prindër janë këto raportet e BE. Progress report në anglisht (të paktën këtej nga jam un&eumlsmiley mësuesit i japin çdo nxënësi një të tillë një herë në 2-3 muaj nxënësve.

Edhe njësoj si BE-ja, edhe mësuesit i fusin brenda ca vlerësime të mira, ca kritika, dhe një tufë me fjalë të tjera "pedagogjike". Vetëm po të jesh komplet ngels dhe komplet as e merr vesh se ça të thotë raporti. Ndryshe, nga 5-a te 9-a, të gjithë  njësoj duken.

Prandaj paska shku "nxen'si" tek "m'susi" dje me vrap !

 

 

Raporti i Bashkimit Evropian : negativ.Berisha shkon vetë në Bruksel14 October 2009   

Progres-raporti, që Komisioni Evropian pritet të publikojë sot për Shqipërinë, paraqet të dhëna mjaft kritike ndaj reformave të kryera, shoqëruar me tregues negativë për proceset kryesore të ndërmarra nga qeveria aktuale. Një fakt i tillë bëhet i ditur paraprakisht nga burime jozyrtare qeveritare për gazetën “Libertas”, sipas të cilave, atmosfera negative, që paraqitet për reformat në Shqipëri, e ka detyruar Kryeministrin Berisha që të marrë masa paraprake, për parandalimin e publikimit të tyre. Për një gjë të tillë, mësohet se ai ka dërguar para pak ditësh në Bruksel dy ministrat, Bregun dhe Bashën, por që nuk kanë mundur dot t’ua “mbushin mendjen” ekspertëve evropianë, të ndryshojnë kapitullin e Shqipërisë. Në të tilla kushte, Berisha ka parë me vend që të shkojë vetë në Bruksel, për të mundur të kryejë ndonjë veprim të fundit, para se sot të bëhet publik, para të gjithëve, progres-raporti i radhës i Komisionit Evropian për Shqipërinë, i cili siç mësohet se është i mbarsur me mjaft kritika dhe tregues negativë për vendin tonë. Ato kanë të bëjnë me kritikat ndaj nivelit të lartë ekzistues të dukurisë së korrupsionit në Shqipëri, duke shtuar se ai është shoqëruar nga pala shqiptare me një mungesë ndëshkimesh. “Korrupsioni është gjithëpërfshirës”, - thuhet, ndër të tjera, në raport. Nga ana tjetër, thuhet se nga qeveria nuk është ndërmarrë një luftë e mjaftueshme ndaj krimit të organizuar. Por në këtë raport flitet edhe për çështjen “Gërdeci”, duke pohuar konkretisht se ministrit Mediu iu hoq imuniteti, por ai u rizgjodh ministër dhe nuk gjykohet më, në kuadrin e kësaj çështje. Më pas, thuhet se linja politike është e tensionuar, dhe se palët duhet të gjejnë konsensusin.

Sa shpejt i perhap thashethemet ky Bushati.Tamam si ne fshat."Filani shkoi naten te filani dhe i tha qe kollani shkoi te shtepia e pallanit dhe i tha qe Sallani thengri darke te Edllanin".

Ne shkollen e sigurimit te xhaxhit 70% e lendeve ishin "Menyrat dhe metodat e perpunimit te opinionit publik".

Nuk thone kot "Beme baba te te ngjaj".Ti paska mesuar mire babai o Bushat.

Mos u merzit Bushat.4 vjet kete pune ke.Te sajosh thashetheme fshati.

...Një fakt i tillë bëhet i ditur paraprakisht nga burime jozyrtare qeveritare për gazetën “Libertas”, sipas të cilave, atmosfera negative, që paraqitet për reformat në Shqipëri, e ka detyruar Kryeministrin Berisha që të marrë masa paraprake, për parandalimin e publikimit të tyre....

Cjane keto idiotizma!

Raporti nuk eshte sekret.Ai publikohet per te gjithe vendet e BE dhe ato kandidate.Ne mes te nentorit Shqiperia merr statusin e vendit kandidat dhe vitin tjeter i hiqen vizat.

Ne raport duhet te kete gjera pozitive dhe negative dhe nese je me Ramen do te amplifikosh veretjet dhe do te shpifesh sic ben kjo gazete.Nese je me qeverine do te amplifikosh gjerat pozitive.

Mua nuk me intereson raporti,me interesojnesmileytatusi i vendit kandidat vitin dhe heqja e vizave.Nese ndodhim keto le te shkruajne ne raporte cfare te duan.

Zgjedhjet e 28 qershorit kane arritur shumicen e angazhimeve,-keshtu thote raporti i KE per zgjedhjet e qershorit.Nuk e di a e lexon opozita.Edhe ne vendet me demokraci moderne nuk ka zgjedhje perfekte.Pmusaraj le te meret me nxensit e shkolles qe te mesoje pak ma shume.

Hahaha... shumicen e angazhimeve...

Sikur angazhimet te jene, njeri dokumentat e votimit, i dyti politizimi i procesit zgjedhor/mediave gjate procesit zgjedhor, i treti numerimi i votave, i katerti sjellja dhe qendrimi i paleve politike pas shpalljes se rezultatit zgjedhor; Shqiperia nuk ka plotesuar asnjerin... hajt, te themi qe plotesoi pjeserisht dokumentat e zgjedhesve, hajt te themi qe plotesoi dhe infrastrukturen per monitorimin (qe nuk eshte as angazhim e as kusht)... cfare plotesoi? Numerimin e sakte apo te ndershem? - leshte, Ka prova te palekundshme, te vertetueshme per cdo kuti apo qender votimi, qe ne te gjithe Shqiperine rezultati eshte manipuluar. Mos valle numerimi u be ne rregull? Leshte! Greqia i nxorri rezultatet qe te nesermen e zgjedhjeve, Shqiperise Saliste iu deshen 2 muaj e kusur, edhe pse Shqiperia mjerane kishte 7 here me pak zgjedhes se Greqia. Mos valle nuk u plolitizua procesi? - Leshte! Pa u mbylluar akoma votimet, Berisha cirrej si zagar i ngjirur qe dhe Gerdeci ia kish dhene votat 90%! Sherr e shamata ne te gjitha qarqet, midis komisionereve... Sjellja gjate dhe pas perfundimit te votimit? - Leshte, as kjo nuk hyn ne sedren e "shqiptareve"! Karamanlis, qe me dyshimin e pare, jo lajmin e pare zyrtar qe kish humbur zgjedhjet, ngriti telefonin dhe uroi kundershtarin. Nuk e teprojme po te themi qe i shtrengoi dhe doren... se greke greke, po jane njerez me njeri tjetrin, dhe kane edhe cipe. Dhe keto jane virtyte te panjohura per politikanet tane dhe qafleshet qe u shkojne nga mbrapa si langonj.

Kisha shprese te keto zgjedhje, thashe, te mbyten gjemite, se mbase kesaj rradhe dalim te virtytshem dhe me koken lart... se jo per gje, por nuk ishte as sfide e veshtire; teper, teper e lehte, aq e lehte sa eshte turp ta quash "sfide"; boll te kishe interes dhe ndershmeri te prisje verdiktin e popullit, te paprekur; megjithe mashtrimet e papara qe iu bene gjate nje viti fushate elektorale... - JO! perseri, kryeministri jone, megjithe mashtrimet, shpifjet dhe kafsherine e neveritshme per 3 vjet qeverisje dhe 1 vit tjeter qeverisje dhe fushate elektorale, perseri nuk pati guxim apo vullnet te mire te respektonte mendimin dhe verdiktin e popullit. Popull my ass! Bagetite. Ata qe mbajne ne krye nje kriminel, nje tradhetar te kombit; nje qe po shet trojet shqiptare, dhe qe nuk bejne ze....

Sic e kam thene dhe gjithmone, dhe per kete faj nuk i ve fare as shqiptareve dhe as atyre qe behen ne Shqiperi... Vendimet qe Evropa merr per shqiptaret, nuk kane kurre, KURRE, asnje lidhje me lojrat e shpifura dhe te neveritshme te politikes ne Shqiperi; por ka lidhje me racizmin dhe diskriminimin e neveritshem qe Evropa ka ndaj nesh si popull. - Personalisht kjo.

Dhe si thote ajo gezhoja me siper? Do behet kandidate ne nentor? Leshte ka per t'u bere... do hiqen vizat vitin tjeter? leshte kane per t'u hequr!

KE rekomandon fillimin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në BE

Isak Ramadani, Shkup
Zëri i Amerikës
14-10-2009
   
Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë është mirëpritur nga autoritetet qeveritare në Shkup dhe nga opinioni publik i këtij vendi, me që Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për antarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Autoritete maqedonase e kanë parasysh se rruga për në Bruksel është tepër e vështirë ndërkohë që thonë se janë të përkushtuar për realizimin e reformave të duhura.

Rekomandimi për fillimin e bisedimeve midis Komisionit Evropian dhe MAqedonisë për antarësimin e kësaj të fundit në BE u prit me entuziazëm në Shkup. Konferenca e komisionerit për zgjerim Olli Rehn u ndoq me interes në selinë e Komisionit në SHkup. Ndërkohë, pasi komisioneri Rehn e bëri publik vendimin, para selisë së qeverisë parakaluan makina ma flamuj të BE në shenjë gëzimi për afrimin e proceseve drejt integrimit evropian të Maqedonisë.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski e quajti ditën e sotme si një ditë historike për Maqedoninë.

Ambasadori i Komisionit Evropian dhe i Bashkimit Evropian në Shkup Erwan Fouere ia doprëzoi atij raportin ku vlerësohen arritjet por ka dhë një sërë vërejtjesh. Përmendet ligji kundër diskriminimit, raporti ndaj homoseksualëve, ndërkohë që theksohet edhe shqetësimi për incidentet ndëretbike në Strugë. Nënvizohet dhe nevoja e zbatimit të ligjit për administratën publike.

Poashtu drejtohen kritika në lidhje me qasjen ndaj lirisë së mjeteve të informimit, për reklamat qeveritare, për lidhjen e pronarëve të medias me struktura politike dhe sëkëndjemi kufizimin e lirisë së fjalës.

Ambasadori Erwan Fouere tha se meritat për rekomandimin e fillimit të bisedimeve I takojnë të gjithëve edhe partive në pushtet edhe atyre në opozitë që kanë treguar se me një frymë bashkëpunimi dhe konsensusi mund të arrijnë rezultate.

Edhe faktori politik shqiptar në qeveri shpreh kënaqësi për raportin e Komisionit Evropian.

Ekspertët dhe i gjithë opinioni publik janë të vetëdijshëm nga ana tjetër se procesi I bisedimeve do të jetë I gjatë dhe I vështirë. Do t’I duhen vite Maqedonisë që të bëjë përshtatjen e ligjeve dhe të arrijë standardet e duhura për t’u bërë anëtare e Bashkimi aq të dëshiruar Evropian.

A s'mund ta perkthente njeri ate raportin e EU/KE ne shqip 

por vendi nuk ka arritur ende kushtet e vendosura

Amon mer Pjer, cer perkthimesh do. Si tham te ai veni: "Ankora no"  smiley

Varja amon. Dmth tallu n'mungese te dickaje me te hajrit. Free Will! Thuaji JO zhdukjes se balenave!

 

Per nga rezultati, keto zgjedhje kane qene me te ekuilibruarat ne histori. Dhe si asnjehere nuk kam pare te Sali Berisha nje qendrim me te ekuilibruar gjate procesit te numerimit. Qendrimi ka qene me shume dinjitoz. Ne asnje moment, deri ne shpalljen perfundimtare, PD nuk eshte shprehur dhe nuk ka ngritur peshe zemrat e militanteve "me shpallje fitore", pa u thene fjala e fundit. Procesi i zgjedhjeve eshte njollosur vetem nga nje njeri, i cili eshte mire ta dijne edhe mbeshtetesit e tij, eshte gati te sakrifikoje kedo dhe gjithcka. Ky njeri eshte Edi Rama.

Mospranimi i rezultatit zgjedhor, bojkotimi i parlamentit eshte thjesht loje politike personale, per te mbajtur karriken e kryetarit te PS. Perndryshe eshte i humbur dhe jo vetem si kryetar partie. Per te kjo eshte gjeja me e vogel. Interesi kryesor i Edi Rames eshte karrikja e bashkise. Ai vete eshte peng i atij rrethi te cilet gjenerojne fluksin e parave nga biznesi i ndertimit. Pse ne me shume se 8 vjet Tirana nuk ka nje plan urbanistik te qarte, qe cakton sheshet, rregullat e ndertimit, strategjite e zhvillimit urban? Sepse nje sistem me rregulla te qarta eliminon abuzimet, klientelizmat. Ne kete pikepamje Edi Rama eshte perfekt ne linje me idete majtiste. Ekonomi e dirigjuar.

 Thirrje per fitore ka bere cdo dite e cdo nate PD-ja... Edhe PS-ja gjithashtu. Mos ja fut kot. Per dite, nga 3-4 here ne dite dilte zedhenesja e PD-se qe shpallte fitoren. Fitoren ne Gerdec e shpallen pa u mbyllur fare numerimi i votave!

Zgjedhjet me te ndershme, ato absolutet qe ne nuk kemi per t'i arritur kurre jane organizuar ne PPSH, ne 1991 dhe per here te dyte ne 1992.  Asnjehere nuk ka patur zgjedhje te lira si ato ku rezultati ka qene pikerisht si ka votuar populli. 

Po ato nuk quhen zgjedhje demokratike, sepse zgjedhje demokratike per ju jane ato te manipuluarat, ato te vjedhurat ku vetem verdikti i popullit nuk dihet.

Jo, ne asnje rast PD nuk ka shpallur fitoren pa u shpallur rezultati perfundimtar. Kjo eshte hera e pare, qe ka ndodhur dhe eshte per tu vleresuar. Te gjitha heret qe Sali Berisha apo PD ka dalur publikisht ne media, eshte shprehur vetem per cilesine e procesit zgjedhor. Vargjet me makina pas exit-poll nuk jane politike zyrtare. Vetem ne nje rast, perpara shpalljes te rezultateve te qarkut Fier, Majlinda Bregu ne emer te PD-se ka deklaruar, me te drejte, qe sidoqofte ne te gjitha opsionet e mundshme, PD eshte fituesja e zgjedhjeve.

Mos ta kthejm, hyrjen ne Europ si ndertimin e socializmit.

Te hiqen vizat, levizja e lire arritja me e rendesishme.

Nje kohe ishim te mbeshtjellur me tel, aq fort, sa trupi i Shqiptarit kullonte gjak.

Sot e pakta qe mund te bej Europa, eshte levizja e lire per Shqiptaret, si dikur e nje kohe.

Persa i perket hyrjes ne europ, eshte nje opcion me shume qe institucionet te punojne duke respektuar ligjin.

Edhe pse hyrja mund te jete larg, ndajme dhimbjen me Japonin, Ameriken, e Brazilin, qe nuk bejne pjese ne BE.

Kur ne BE, ben pjese Malta, Cipro, e Rumania me Bullgarin, neser edhe Maqedonia, edhe te rrish jashte , nuk eshte aq keq.

 Lumi, mire e ke thene, po mos ja qaj hallin Amerikes, se e vetme fare eshte te pakten 2 here me e fuqishme(e dac per ekonomi, dhe nja 10 here me e forte ne ushtri) se Evropa qe ka 2fishin e popullsise. E mos ja qaj hallin as Japonise, dhe as Brazilit, se dhe Brazili i "pazhvilluar" eshte furnizuesi kryesor me lende te pare te gjithe botes perendimore. Dhe pikerisht si thua ti ne fjaline e fundit, nuk eshte se na u prish puna per Evropen, jo, kurre mos hyfshim.... dhe fundi i fundit, per mua edhe vizat, kurre mos i heqshin, puna eshte se po na thone ore e minute qe Evropa DO te na i heqe, po ne duhet te plotesojme kushte... kushte qe as Greqia, as Italia e shume vende te tjera anetare te BE-se as qe i plotesojne fare! E jo me t'i plotesoje bytha e Felliqodonise, Serbise, Malit te Zi apo Bullgari-Rumanise... Neveria qendron se Evropa na urren, dhe nuk do ta pranoje. Se dhe nese mund te zhvillohet Shqiperia, Evropa nuk te le. Nuk eshte hall i vogel te merresh me qelbesirlleqet e tyre, dhe te kesh program kryesor plotesimin e kushteve te paplotesueshme qe ne ideim te nje Evrope ekstremisht raciste/antishqiptare.

Dikur, e vertete, ishim lidhur me tela me gjemba dhe te burgosur ne vendin tone; e kjo me iniciative te brendshme... sot eshte e njejta situate identike, me iniciative nga jashte. Nuk jemi ne qe po mbyllim veten brenda, eshte Evropa qe po na mbyll brenda. E duke futur dhe Felliqodonine, Malin dhe Serbine, vetem sa na ngushtojne lakun ne fyt. Eshte treguesi me i paster dhe me i qarte i racizmit dhe antishqiptarise Evropiane. Pranohen kriminelet e luftes, pranohet ndyresirat e shekullit, pranohen hitleret dhe kasapet e ballkanit, ata qe shfarosen 400 000 veta, dhe perdhunuan poaq viktima te pafajshme dhe te paperfshira ne konflikte... dhe nuk pranohen viktimat??? faqja e zeze. Nuk kam mallkim te mjaftueshem per Evropen... Sinqerisht. Dhe eshte pikerisht, EGZAKTESISHT sic tha Ramiz Alia, qe ne u veteizoluam sepse nuk na donte njeri, dhe ishim te rrethuar me armiq te betuar per egzistencen tone kombetare. Dhe sic tha ai, kerkesave tona per marredhenie dhe per hapje me boten perendimore, qe nga fundi i viteve 60, e deri ne renien e sistemit rane ne veshe te shurdher... Ja ku ka 20 vjet rresht Evropa qe po ia verteton fjalen Ramizit.

Misioni i pamundur perëndimor i Sali Berishës

 

Nga Mero Baze  

Për një moment duhet t’i besojmë Sali Berishës. Ka së paku dy-tri vitet e fundit që, sa herë që ambasadori i KE në Shqipëri i dorëzon Progres-raportin, ai thotë se kjo do të jetë axhenda e punës së qeverisë për këtë vit. Sivjet edhe më shumë, se qeveria ka emrin Qeveri e Integrimit. Për një moment duhet ta besojmë Sali Berishën, kur nuk lexon pikat ku ka mbetur në klasë, por ndonjë rresht ku thuhet për zakon që “ka edhe progres”. Po për ta vënë në provë atë, nëse po na gënjen përsëri për herë të pestë apo e ka seriozisht, le të lexojmë “detyrat e shtëpisë” që raporti lë për qeverinë shqiptare.

Progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë lë në klasë qeverinë shqiptare për të gjitha temat e nxehta të debatit politik në vend, duke filluar nga presioni mbi gjyqësorin, mos-heqja e imunitetit për deputetët, presionet selektive mbi lirinë e medies, mungesën e besimit politik në vend, si dhe faktin që qeveria nuk ka bërë progres në luftën kundër korrupsionit. Në këtë pikë raporti thekson se Shqipëria vazhdon të mbetet vend i origjinës së vajzave dhe grave të trafikuara.

Duke iu rikthyer çështjes më delikate në vend, asaj të mbylljes së proceseve gjyqësore për ministrat e kabinetit Berisha, raporti përmend dy herë në emër Fatmir Mediun, si rasti perfekt kur për shkak të imunitetit parlamentar Gjykata e Lartë pushoi çështjen ndaj tij, edhe pse ishte ngritur një akuzë penale. Raporti shikon me shqetësim gjendjen e lirisë së shtypit në vend dhe thekson faktin se gazetaria investigative ka nxjerrë shumë afera korruptive, por qeveria i është përgjigjur me presione selektive dhe në disa raste nxjerrje të redaksive nga zyrat e tyre, siç ishte rasti i gazetës “TemA”. Po ashtu raporti kritikon qartazi KKRT, të cilën e akuzon se ka favorizuar mediet lidhur me qeverinë. Raporti thekson se KKRT ka vendosur gjoba abuzive ndaj operatorëve televizivë, ndaj të cilave ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Raporti përmban një sërë qëndrimesh kritike lidhur edhe me administratën publike, politizimin e saj, influencën politike në luftën kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, si dhe probleme të raporteve ndërinstitucionale në vend, siç janë raportet mes presidentit, qeverisë, parlamentit, gjykatave, prokurorisë etj.

Progres-raporti i Komisionit Evropian është një dokument zyrtar, i cili duhet të kthehet në axhendë të punës së qeverisë, nëse ajo ka ndërmend të mos e lërë Shqipërinë një vend të izoluar, dhe të kthejë mbrapa orën e zhvillimit të vendit.

Pra, gjithë problemet që përshkruam më sipër dhe që janë pjesë e raportit, qeveria shqiptare duhet t’i korrigjojë. Që Berisha të mos na gënjejë më, duhet t’i bëjë këto gjëra sipas këtij raporti. Së pari, që ajo të jetë në rregull me Bashkimin Evropian, duhet të shkarkojë Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, t’u heqë atyre imunitetin e deputetit dhe t’i riçojë ata në gjyq pa i frikësuar gjyqtarët. Duhet të rikthejë gazetën “TemA” në mjediset e saj, dhe t’i paguajë asaj dëmshpërblimin për shkatërrimin e biznesit. Duhet të ndëshkojë Mesila Dodën për gjoba selektive ndaj operatorëve televizivë, ta ndjekë atë penalisht për korrupsionin në dhënien e licencave dhe të çojë para drejtësisë ata që shkojnë prishin natën pa asnjë urdhër zyrtar antenat e Vizion Plusit, që Berisha nuk e quan “të vetin”. Berisha duhet të shkarkojë njerëzit politikë që kontrollojnë trafiqet në polici, dhe që sabotojnë gjithë punën e ndershme të policisë në kapjen e banditëve apo gjurmimin e grupeve të drogës. Berisha duhet të bëjë paqe me opozitën dhe të normalizojë raportet me gjyqësorin… të gjitha këto detyra shtëpie burojnë nga Progres-raporti i Komisionit Evropian, që Berisha vazhdon të thotë se “do ta kemi axhendë të qeverisë”.

Por, a mund ta ketë vërtet Progres-raportin plan pune qeveria?

Jam shumë i vendosur të besoj Berishën, pasi, nëse bën qoftë dhe gjysmën e këtyre detyrave që i ka lënë Brukseli, madje dhe njërën prej këtyre, për shembull futjen në burg të Fatmir Mediut, ai rrëzohet, pasi Mediu i ka peng djalin. Për këtë ngjan i pamundur misioni i saj. Ajo nuk është se nuk do, por nuk mund t’i plotësojë këto kushte. Për Sali Berishën asnjëra nga këto vërejtje nuk është një veprim i kryer pa dashje. Të gjitha janë bilance antiperëndimore nga një kryeministër që nuk është i lirë të qeverisë një vend perëndimor me shtet ligjor, me pushtete të ndara, me liri ekonomike, me treg të lirë, pa trafikantë armësh, droge dhe trafiqesh njerëzore në qeveri. Mbi të gjitha ai nuk është i lirë as t’i bëjë dhe as të ikë për t’i hapur rrugën e shpresës këtij vendi. Ky është dhe problemi më i madh.

Po mire o Mero, e morem vesh... Berisha eshte i poshter e te gjitha... Po me popullin c'ka Evropa qe nuk ia heq vizat? Meqe Berisha eshte i poshter, per kete duhet te heqe gjithe populli? Po pse o Mero, i mire eshte Berluskoni? Mos eshte i mire Zapatero? Apo mos ishte i mire Karamanlisi qe i vuri flaken Greqise??? Apo mos jane te mire bullgaret qe dolen ne televizor duke shitur e blere votat per 50 €?

Berisha eshte ai qe eshte... ai po perdoret nga Evropa si shkak, si justifikim per te mbuluar racizmin shekullor qe Evropa ka kunder shqiptareve! Nuk ka absolutisht asnje aresye tjeter pse ky popull duhet te torturohet ne kete menyre; dhe llogjikisht, sa me i poshter te jete kryeministri apo pergjegjesi per mosperparimin reformues te nje shoqerie/shteti, aq me e prirur duhet te jete nje organizate kaq "demokratike" (sic pretendon te jete BE-ja) per te favorizuar popullin qe vuan nen sundimin e ketij qeveritari te keq...

Jo, nuk kane gje me Berishen keta, as me qeverine e Berishes, as me standartet, as me kushte e kritere, e as me reforma e budallalleqe te tilla... ata inatin patologjik, urrejtjen dhe diskriminimin poshterues e kane kunder, drejtperdrejt KUNDER popullit shqiptar.

nuk i heq asnje presje,shume dakort zotrules.

Zotrules, ke shume te drejte dhe kjo gje qe thua ti eshte vertetuar ne shekuj, sesi eshte pergjigjur Europa(apo me mire shtetet e Europes) ndaj shqiptareve. Vetem urrejtje dhe percmim kemi ndjere nga ata. Kur shqiptaret u bene mburoja e Europes nga osmanllinjte shtetet europiane me ne krye Venetikun(ne ate kohe ai ishte shteti me i fuqishem) na mbanin me shpresa dhe genjeshtra. Ne vend qe Europa ne duhet te na mbaje ne krahe dhe te na vere nje status te vecante si mbrojtes se kristianizmit(pa ne Europa sot do te falej me b... perpjete), ajo na poshteron dhe tallet me keq sikur te ishim populli me i ulet qe mund te ekzistoje. Shikoni cfare bejne me sllavet, keta popuj pa karakter dhe dinjitet? U behen te gjitha lehtesimet dhe pse ata as qe e meritojne te jene pjese e Europes.

Prandaj qendrimi i shqiptareve duhet te ndryshoje rrenjesish ndaj Brukselit.

2 here u mundova te shkruaj nje pergjigje, 2 here me eshte zhdukur nga browseri per probleme pakujdesie.

Detaro, absolutisht...

Ne jemi popull me dinjitet, tradicionalisht dhe historikisht. Dinjiteti eshte nje nga ndjenjat me te forta qe karakterizon shqiptarin, - keshtu shpjegohet edhe mbijetesa dhe ezistenca jone ne mijevjecare.

Por, absolutisht JO; absolutisht qe nuk kerkojme nga Evropa te na trajtoje me mire se te tjeret; nuk duam, absolutisht JO qe te na "bejne nder"; dinjiteti jone nuk na lejon te pranojme "bamiresi" nga Evropa.

Kerkojme vetem nje gje: Te trajtohemi barabar me gjithe te tjeret. Te pakten, une personalisht, vetem kete gje kerkoj. Nuk dua absolutisht asnje gje tjeter.

Kerkojme qe Evropa dhe te gjitha shtetet e saj te respektojne firmen e tyre qe kane vene te Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut. KAQ!

Greket, italianet, bullgaret, francezet, gjermanet, spanjollet, dhe gjithe te tjeret, nuk jane me te mire se shqiptaret, ne asnje aspekt, dhe ne cdo aspekt, sipas deklarates universale te te drejtave te njeriut, ne duhet te jemi te barabarte; dhe si te tille edhe te konsiderohemi. 

Por, a po ndodh keshtu? Absolutisht jo, dhe kurre!

Greqia u pranua ne BE ne 1981 per motive te pastra humanitare dhe bamiresie. Sapo kish dale nga diktatura fashiste e koloneleve, dhe ishte duke vekur nga uria. A plotesonte Greqia ndonje kusht si ato qe ikane vene Shqiperise sot? Absolutisht asnje prej tyre. Dhe shume kushte te tilla, Greqia nuk i ploteson dot edhe sot e kesaj dite. E jo vetem Greqia, por dhe shume vende te tjera te BE-se! Perfshi Italine, edhe Francen dhe cdo vend tjeter; te secili prej tyre mund te gjejme standarte te paplotesuara.

Edhe Bullgaria dhe Rumania u pranuan ne BE per shkaqe bamiresie, poashtu edhe blloku i 10 vendeve qe u pranua para tyre.... per te njejtat aresye (cudi?) Italia nuk perjashtohet nga BE-ja, megjithese eshte paralajmeruar ne menyre te vazhdueshme. (poashtu dhe Spanja e Portugalia, jane pranuar mbi te njejtat motive si Greqia)

Por, sinqerisht, nuk me intereson fare se per cfare jane pranuar ata... nuk kam inat pse Evropa vendosi t'i trajtoje si njerez, bile me behet qejfi; por indinjohem dhe me neverit fakti qe VETEM ne po trajtohemi ndryshe!

Nuk ka kundershembuj per te hedhur poshte kete fakt. Eshte pataksi!

Dhe cfare me indinjon edhe me shume, eshte se BE po ndershkon prej 20 vjeteve popullin shqiptar, e ka futur ne nje qoshe, dhe e ka izoluar ne menyre te pabesueshme per nje popull qe del nga i ashtuquajturi veteizolim!

Jo per gje, po me paturpesine me te madhe, po na e servirin ne menyre te panderprere, qe me demek fajin e paska Saliu, sepse qenka i korruptuar, apo qenka dembel, apo qenka c'qenka! Dhe per kete, duhet ndershkuar e mbajtur nen ndershkim te panderprere; non-stop, populli shqiptar???

Le te na e thone ne sy; ne budallenj nuk jemi, i dime aresyet e verteta se pse ne trajtohemi ndryshe. Pse trajtohemi ndryshe nga (flagrante) shtete gjenocidale si Greqia, Felliqodonia, Serbia...

Evopa e ka me popullin shqiptar, dhe PIKE!

I vetmi urim qe kam, eshte qe korrshin sa me shpejt kete qe kane mbjelle; dhe nuk po them Evropa, por ata surreter qe i kemi pare mire; Barroso, Rehn, Solana, Merkel, Berlusconi, Karamanlisi + gjithe klasa politike greke qe nuk kane lene gur pa levizur qe Shqiperia te mos pranohej ne Evrope dhe gjithe surreterit e tjere...

 

KE smileyhqiperia,ende shume pune.

Ketu eshte problemi qe ti fitojme pa pune se me pune i fitojne te gjithe.

Interesante sesi grupe te caktuara mediash e paraqesin raportin si pozitiv dhe tjeret si negativ. Ato qe jane afer qeverise gjithnje thone, gota eshte gjysme plot. Ato qe jane ne opozite, krijojne pershtypjen se gota eshte gjysme bosh.

Nuk e kuptoj kur gjerat jane te perseritura ne raportet e disa viteve qe kerkojne te njejtat gjera perse nuk punohet per ti permbushur ato kushte? Psh pavarsia e gjyqesorit, forcimi i shtetit ligjor, demokracise, apo menaxhimi i kufijve, une e mbaj mend kete te jene thene qe nga vitit 2004 te pakten.

Rama te sjelle ato te vetet ne parlament, se ai vete nuk eshte pjese e saj, dhe ti pervishen punes sebashku me ato te Berishes dhe Metes. Meqe ato flasin per shqipetaret, tani ka ardhur koha qe te veprojne per te permbushur kriteret dhe planet qeverisese te integrimit.

si e mban doren Lohan, gjithe siklet smiley

ca thone eshte mire e ca thone eshte keq

 

si perfundim, a i hoqen vizat? a jemi apo jo ne nivelin e maqedonise e malit te zi?

mos u verdallisni kot te lexoni, keta e kane dhene noten ne fund dhe eshte mbetese. PIKE

 

Po kuj iu tujt rrrapi, ne fund te fundit, per europen.

Ja po dalin fjalet e Zotrulers!Po te pakten kjo diplomatja eshte shume e sinqerte.Ju faleminderit per sinqeritetin!

Diplomatja suedeze: Shqipëria, jashtë Shengen edhe për shkak të paragjykimit fetar

TIRANË - Diplomatja suedeze në Shqipëri, Elisabet Stamm, përfaqësuese e shtetit që kryeson BE-në ka deklaruar se Shqipëria nuk përfitoi liberalizim vizash vetëm se ka popullsi myslimane. Ajo shpreson se BE do ta bëjë këtë gjë për Shqipërinë në vitin 2010. Ajo edhe një herë jep qëndrimin e Suedisë, se vendi ynë nuk përfiton regjim vizash gjatë presidencës suedeze që përfundon në dhjetor 2009, ndërsa dihet tashmë se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim Bosnjes, në janar 2010, udhëtojnë Shengen nëpër Europë.

Stamm ka qenë sot e ftuar në një konferencë për integrimin e Ballkanin Perëndimor organizuar nga Forumi për Demokraci, ku edhe u shpreh: "Heqja e vizave nuk është e mundur gjatë presidencës suedeze, por mendojmë se në vitin 2010 kjo mund të bëhet".

E pyetur se nëse plotëson kushtet brenga vitit 2010, a mund të përfitojë Shqipëria, ajo tha se "nuk besoj se Bashkimi Evropian do ta refuzojë një kërkesë të tillë për Shqipërinë edhe pse Shqipëria është paragjykuar deri tani për faktin se është popullsi myslimane". Stamm shprehu edhe mendimin e saj në lidhje me këtë çështje, se të gjithë myslimanët që jetojnë në vendet e Ballkanit, duhet të trajtohen njësoj si të tjerët.
 

I nerum Zotrules.

Ka nje linje fort te besueshme argumentesh qe fillon nga pranimi i TEZES se  "Shqiperia eshte nje zone gjeografike e perfshire ne  perplasjen e interesave te tre Fuqive Ballkanike te stazhionuara ne Europe . Serbeve , Italianeve dhe Grekerve , qe jane te mbeshtetura e me prapavijea te lashta nga lloj lloj Superfuqish sipas KOHEVE "

Si e tille eshte gjykuar ashtu sic edhe u " SHIT " ne kohen e formimit te saj si shtet me fizionomi te PLOTE nen udheheqjen e A. Zogjit . Nje zone trampoline per tu perdorur si shtet MERCENAR  dhe LAUNDRY.

Me pas Europi nuk donte , por nuk kishte c'te bente pas LII , qe Shqipria mbeti dhe u izolua prej saj si nje shtet TRAMPOLINE per Trafiqe Nderkombetare . Bota tani ishte zgjuar dhe parate e vjedhura ne shekuj nuk mund te Hidheshin ashtu kot ne ere per LUFTRA !!!!!. Nje strategji e RE ka filluar .Hapja e TREGJEVE  Paraja ben para pa ndotur Vendin tend , sepse paraja e ndotur pjell KRIM"

Pas vitit 90 Shqiperia "u ble" per ate qe "u shit" ..dhe jo vetem Shqiperia por shume nga vendet e Lindjes perjashtuar .........Serbine !

Nje grusht karieristesh te pashembullt pa pervoje , injorante ne punet e Shtetit , karikexhij dhe sahanlerpires e shiten Shqiperine brenda strategjise per te pastruar PARATE e Ndyra qe vinin nga klane te peshtira te EUROPES nga ku me te suksesshmit si gjithnje do te jene FQINJET tane , Serbe , Italiane dhe GREKE . Kjo dhe vetem kjo eshte arsyeja perse Europa nuk do qe ky vend "miracle" per pune Laundry te mos prishet . Ai duhet te qendroje ne amulli e me "detyra shtepie " ...

Ja perse kjo kategori Berishash e Nanosh duhet te qerohen njehere e pergjithmone , ndoshta edhe te denohen per veprimtari te ndergjegjeshme ne dem te interesave Kombetare.

Europes nuk i nxihet bytha as per Shqiperine as per Shqipetaret , as per Rumanine e Rumunet , as per Marokene e Marokun ...e keshtu me radhe. Ne se ti krijon kushte per LAUNDRY PARASH , sherben per TRAMPOLIN e vend per TRAFIK  Droge e Prostitucioni , ne se ti sherben me devotshmeri per MERCENARIZEM .....dhe ne se TI gjen nxenes te pershtatshem per te marre persiper te zgjidhin keto detyra ....NUK ka budalla ne Europe qe te peshpejtoj proceset e hyrjes se Shqiperise ne BE . Ne jemi ne BE por me mision tjeter .

Nuk po merrem me Shqiperine Idriz. Parimet po shkelen me shqiptaret, ne cilesine e qenieve njerezore. Kur u futesh koncepteve virtuale, te nje te drejte nderkombetare, po virtuale, qe ka te beje me marreveshje 2-3 apo 100 paleshe midis nje virtualiteti shtetesh qe karakterizohen vecanerisht, po nga virtualja e kufinjve shteterore; ku shqiptaret si popull dhe si njerezi, nuk bejne pjese absolutisht, atehere dalim ne probleme te renda. Cfare te mbjellesh do te korresh... nuk eshte thjesht biblike si shprehje, por vete historia dhe e kaluara na e meson, dhe cuditerisht, jo vetem e kaluara e larget, por dhe ajo e para nje viti, nje muaji apo dhe ajo qe ndodh realisht sot, para syve tane, qe pas nje sekonde kthehet ne "te kaluar".

Mbolli Evropa nje "tolerace" fiktive ndaj Gjermanise perandorake, dhe korri L2B. Mbolli nje tolerance konceptuale, mbi teorira te tilla qe po viheshin ne zbatim, si puna e "komunizmit", dhe korri ca nga sistemet me te dhunshme dhe te terrorshme ne historine e njerezimit. Mbolli menefregizmin ndaj kafsherise serbe ne Kroaci, dhe korri Bosnjen; e mbolli perseri Bosnjen, dhe korri Kosoven... Po mbillen shume gjera, shume koncepte, shume situata, por nuk po shohim mbjellesit te vihen para pergjegjesise! I vetmi shpjegim eshte fakti i njohur nga te gjithe, ai me acaruesi; qe jetojme ne nje bote te padrejte, dhe jeta vete nuk eshte e drejte.

Pra, une e kam me popullin, me shqiptaret, tek e tek dhe si popull i gjithe... po trajtohemi si kafshe, sikur nuk jemi njerez. Kete fakt, i pari, shqiptari duhet ta mbaje vath ne vesh, dhe te dytet te jene shtazet evropiane.

Gjysma e te keqes do na largohej nga pragu sikur populli jone te ndergjegjesohej per kete gje; sikur te hapte syte, se keto gjera nuk po ndodhin neper libra, por po i ndodhin para syve, dhe po i heq perdite e cdo sekonde qe kalon.

Dhe ky eshte fakti me trondites i ketij realiteti!

Zgjohu popull nga gjumi!

Dhe nje gje tjeter... Nuk duhet aspak ndonje zgjuaresi "eksepsionale" nga shqiptaret qe ta vere Evropen para pergjegjesise publike!

Boll qe nga politika jone te merret si shembull nje nga shtetet evropiane. Psh, Greqia! Ta bejme Shqiperine nje fotokopje miniature te Greqise. 

T'i shtypim me kembe te gjithe ata qe nuk deklarohen si shqiptare. T'i shtypim me kembe te gjithe ata qe nuk kane emra shqiptare. T'i shtypim me kembe dhe t'u therrmojme kockat dhe shpirtin atyre qe e konsiderojne veten si minoritete te huaja ne Shqiperi, t'i shfarosim ata qe ngrene flamur te huaj; 

Te mos i njohim Greqise kufinjte territoriale;

Te miratojme nje ligj lufte me Greqine.

T'u veme viza dhe procedura te pakaperyeshme te gjithe shtetasve, qytetare te vendeve qe e shohim te aresyeshme.

T'i themi Evropes dhe gjithe botes qe ne Shqiperi popullsia eshte 100 % shqiptare, e paster fare.

Te sekuestrojme te gjitha pronat, stoqet dhe pasurite e tundshme dhe te patundshme te te gjitha bizneseve greke ne Shqiperi. Te ngrijme te gjitha llogarite bankare te grekeve dhe bizneseve te tyre dhe te konfiskohen perfundimisht.

Ta bejme kete eksperiment njehere; te sillemi me cdo shtet te Evropes, individualisht ashtu si sillen ata me ne; reciprokisht. Ta bejme kete marifetin e Greqise, te pakten per nje vit; dhe le te presim e te shohim reagimin e Evropes!

Ti thua te futemi direkt ne BE ne?

Avash more, qenke i zgjuar ti, po sikur s'kemi plotesuar kushtet akoma, ti dashke te na fusesh me hile he?  hehe, je nje ti qe ........!

Zotrules sikur ti banim ito qi po thu ti, dhe po i kopjoj per riperseritje:"

"T'i shtypim me kembe te gjithe ata qe nuk deklarohen si shqiptare. T'i shtypim me kembe te gjithe ata qe nuk kane emra shqiptare. T'i shtypim me kembe dhe t'u therrmojme kockat dhe shpirtin atyre qe e konsiderojne veten si minoritete te huaja ne Shqiperi, t'i shfarosim ata qe ngrene flamur te huaj; 

Te mos i njohim Greqise kufinjte territoriale;

Te miratojme nje ligj lufte me Greqine.

T'u veme viza dhe procedura te pakaperyeshme te gjithe shtetasve, qytetare te vendeve qe e shohim te aresyeshme.

T'i themi Evropes dhe gjithe botes qe ne Shqiperi popullsia eshte 100 % shqiptare, e paster fare.

Te sekuestrojme te gjitha pronat, stoqet dhe pasurite e tundshme dhe te patundshme te te gjitha bizneseve greke ne Shqiperi. Te ngrijme te gjitha llogarite bankare te grekeve dhe bizneseve te tyre dhe te konfiskohen perfundimisht.

Ta bejme kete eksperiment njehere; te sillemi me cdo shtet te Evropes, individualisht ashtu si sillen ata me ne; reciprokisht. Ta bejme kete marifetin e Greqise, te pakten per nje vit; dhe le te presim e te shohim reagimin e Evropes!

 

Dmth se jemi te zot te bejme dicka, qe kemi influence mbi fatin ton dhe dim te krijojm shtet! sikur te dishim ti bashim per mendimin tim as Europa s'na nevojitej...TE JESH I ZOTI I VETES!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).