"Ju rrefej per Shqiperine time"

Bisedoi: Tom Thercaj
E Hene, 12 Tetor 2009

Interviste ekskluzive me ish-ambasadorin italian ne Shqiperi (1993-1997), Paolo Foresti. Flet per fillesat diplomatike te paspluralizimit, operacionin "Pelikan" dhe si e sheh Shqiperine tani, 12 vjet me pas

Z. Foresti, ju keni 12 vjet qe keni lene Shqiperine pas kryerjes se misionit tuaj diplomatik si ambasador i Italise ne Shqiperi, por konstatojme se nuk na keni braktisur, madje vini here pas here ne vendin tone.

Te jesh ambasador ne nje vend do te thote te jesh qytetar i huaj ne nje vend tjeter. Te vish kur nuk je me ambasador do te thote te vish si mik, dhe ndoshta ne rastin tim, si bashkeqytetar.

Natyrisht, pasi ju keni titullin qytetar nderi, ne Shkoder, ne Vlore dhe ne disa qytete te tjera, madje deri ne komunen e skajshme te Shqiperise, ne Kelmend?

Po, eshte e vertete, Shqiperia eshte nje vend sa i vogel, aq edhe i madh, ne te cilin jam gjendur ne vite te veshtira, te veshtira mbi te gjitha per ju Shqiptaret, ne te cilin jam ndjere edhe une pjese e juaja.

Duke u kthyer mbrapa ne kohe, pikerisht ne vitin 1993, kur ju sapo keni marre misionin e perfaqesuesit te larte diplomatik te gadishullit Apenin ne vendin tone si ambasador i Italise. Cilat jane mbresat tuaja nga ajo kohe?

Sic thashe, une kam ardhur ne nje periudhe teper te veshtire, ne te cilen Shqiperia ringrihej nga veshtiresi te nje vendi qe kishte mbetur i mbyllur pas nje lufte boterore, rreth 50 vjet mbrapa nga pjesa tjeter te botes. Dhe une gjeta nje Shqiperi te jashtezakonshme ne disa aspekte, e jashtezakonshme sepse ishte si nje laborator. Gjeta nje popull dhe nje vend qe ishin ruajtur nga ndotja, ne te mire dhe ne te keqe, nese mund te thuhet keshtu. Me kujtohet se, pasi kisha ardhur ne Tirane si ambasador dhe shetisja neper Shqiperi, kisha pershtypjen sikur gjendesha ne nje vend qe nuk ishte pjese e kesaj bote, sikur gjendesha ne nje ishull. Shqiperia kishte jetuar sindromen e rrethimit, shikonte armiq nga te gjitha anet. Duhej te mbrohej e luftonte me ta, madje ruhej edhe nga qielli. Ishte i vetmi vend qe kishte mohuar edhe Zotin. Kam shetitur ne gjithe Shqiperine, ne Kelmend, Tropoje, Bize, ne jug dhe ne veri dhe kam pare gjithandej bunkere te panumert qe percillnin ndjesine e rrethimit dhe te luftes.

Cfare kishit mesuar per Shqiperine, vendin e izoluar komunist per pothuajse 50 vjet, perpara se te vinit ne Tirane?

Natyrisht, si diplomat dhe profesionist i marredhenieve nderkombetare, kisha njohje per boten afer Italise dhe kisha njefare njohjeje edhe per Shqiperine. Por nuk ishte keshtu per te gjithe, perkundrazi, pjesa me e madhe e njerezve, jo vetem ne Itali, por edhe ne bote, dinin shume pak per Shqiperine. Une faktikisht kisha patur fatin qe ne te shkuaren te kisha marredhenie te ndryshme me te, direkte apo indirekte, pasi eksperienca ime e pare profesionale, kur isha vetem 25-26 vjec, ka qene ne Beograd, dhe une duhet te merresha me te gjithe ish Jugosllavine e si rrjedhim me pothuajse te gjithe Ballkanin, keshtu qe s'mund te lija pas dore Shqiperine, aq me teper si Italian. Per me teper une kaloja neper Kosove dhe nepermjet saj kisha mundesine te krijoja nje ide se si mund te ishte pertej kufirit. Nese ne te ashtuquajturen "Jugosllavi e lire", ne vitet 1969-1970 , Kosova mund te konsiderohej nje krahine relativisht e lire, dhe faktikisht asokohe kishte njefare emigracioni, nga ana tjeter ishte Shqiperia e mbyllur. Me pas, gjate eksperiences time diplomatike, ka patur episode te tjere qe me kane afruar me Shqiperine. Me kujtohet qe isha drejtor i kabinetit te zv/ministrit te jashtem kur ndodhi episodi i vellezerve Popa, ndoshta me i njohur ne perendim sesa ne Shqiperi. Behet fjale per 5 vellezerit qe gjeten menyren per tu bashkuar perpara ambasades Italiane, ne kohen kur po hapeshin portat per te hyre ambasadori, dhe arriten te futen brenda me shpejtesi e te strehohen aty. Histori e ketyre 5 vellezerve ishte nje histori qe tregonte se cfare mund te ishte Shqiperia. Keta 5 vellezer kishin patur "fajin" te ishin femijet e dy shqiptareve, intelektuale, mjeke, profesore universiteti qe kishin studiuar ne Itali. Ata gjithashtu kishin dhene mesim ne universitetin Italian, dhe me sa kujtoj, ne ate periudhe, para luftes se dyte boterore, nuk kishte nje universitet ne Shqiperi. Dhe keshtu, menjehere pas luftes, ata kthehen ne Shqiperi, ku konsideroheshin si bashkepunetore te fashizmit, dhe internohen. Kryefamiljari, nese nuk gaboj u pushkatua, gruaja me femijet me te vegjel u derguan ne kampe perqendrimi, ndersa femijet me te medhenj ne kampe pune. Histori kjo si shume te tjera ne ate epoke, madje ne Shkoder di se ka patur shume te persekutuar politik. Ia vlen te thuhet rreth ketyre 5 vellezerve, te cilet nuk paten nje jete normale si "bashkemoshataret e tyre", se femija me i vogel ishte motra e tyre, e cila kishte lindur me 1943, dhe nuk dinte as se c'ishte lufta, as c'ishte antifashizmi e as c'ishte komunizmi. Gjithsesi, keta 5 vellezer ishin rritur ne kampe pune e nuk ishin dhe aq normal, e ne fakt kush mund te ishte normal ne ato kushte, por ama nuk ishin budallenj. Ata arriten te ribashkohen, edhe duke patur prejardhje te ndryshme, ne te njejten dite, ne te njejten ore, perpara portave te ambasades Italiane ne Tirane, qe asokohe gjendej ne rrugen e Elbasanit aty ku sot ndodhet ambasada e SHBA. Ne momentin kur u hapen portat per te hyre ambasadori, ata hyne qe te 5-te ne ambasade dhe nuk dolen me, deri kur moren lejen per te shkuar ne Itali.

Nje problem i madh ky, z. ambasador, per regjimin e kohes, ndoshta dhe nje problem qe mori permasa nderkombetare...

Sigurisht qe qe nje problem teper i madh, madje nje problem i madh edhe per Italine pasi na vuri ne nje pozite teper te veshtire, sepse pretendohej qe ne t'i jepnim lejen dhe t'i linim te dilnin nga ambasada keta refugjate politik. Ambasadorin e asaj kohe, te cilin, duke mos qene i mesuar me nje situate te tille e kapi paniku, e thirren ne Rome per te dhene shpjegime mbi ate qe kishte ndodhur. Edhe une u thirra nga ministri i jashtem i atehershem, Giulio Andreotti, dhe mu kerkua te vi ne Tirane per te kuptuar se c'po ndodhte. Edhe ky pra qe nje tjeter rast kur une pata kontakt me Shqiperine, por qe per mua edhe nje moment prej te cilit mesova shume. Ndonese ambasada Shqiptare ne Rome dhe Ministria e Jashtme ne Tirane i thane ambasades Italiane se viza ime ishte gati per tu leshuar, pas 3 muajsh une akoma nuk e kisha marre ate. E ne fund, qeveria vendosi te hiqte dore nga misioni im ne Tirane. Natyrisht qe nga e gjithe kjo nxora nje mesim, por mesova dicka edhe per Shqiperine. Nje tjeter histori, menjehere pas renies se regjimit, eshte edhe episodi i tmerrshem i anijes me 50 mije refugjate Shqiptare qe i drejtohej brigjeve te Italise, nje nga ato anijet qe kemi pare edhe ne filmin e Amelios mbi Shqiperine, "L'America", nje film te cilin ja keshilloj te gjithe atyre qe nuk e kane pare pasi eshte nje film me te vertete i mrekullueshem. Keshtu, keto persona u strehuan ne stadiumin e Barit, ne kushte higjiene dhe jete te papranueshme, kujtoj qe ishte mesi i veres, bente shume nxehte, kujtoj qe mes ketyre refugjateve, kishte edhe shume eksponente te armatosur te ish sigurimit, te cilet kishin arritur te krijojne shume c'rregullsi per arsye te ndryshme, ndoshta sepse donin te merrnin ndihma, dhe kujtoj qe president i republikes ne ate kohe ishte Cossiga. Une isha keshilltar diplomatik i ministrit te mbrojtjes Rognoni. Ishte nje nate vere, pas nje dite te gjate, Rognoni me kishte shoqeruar per ne shtepi rreth mesnates, dhe une po behesha gati per te fjetur, kur ra telefoni. Ishte Rognoni qe me tha: "Paolo, ende nuk ke rene per te fjetur, apo jo?" -"Jo, jo - i thashe une - po behesha gati, sapo bera nje dush..." - "Atehere shiko, vishu dhe po kaloj te te marr sepse duhet te shkojme tek Quirinale, sepse Cossiga - qe ishte me pushime ne alpe - kthehet ne Rome dhe do te na takoje se bashku me Sekretarin e Shtetit te Mbrojtjes, ministrin e Jashtem - nuk me kujtohet ke tjeter - sepse quan te papranueshme ate qe po ndodhte ne stadiumin e Barit, dhe do qe te gjendet ndonje zgjidhje dhe te ndihmohet Shqiperia". Me kujtohet qe Cossiga ate nate mberriti rreth ores 3 te nates tek Quirinale, dhe gjeja e pare qe tha ishte: "Kjo eshte nje situate qe nje shtet civil nuk mund ta toleroje, pastaj mos harroni se nje vend qe del nga diktatura pas 45 vjetesh dhe qe kerkon ndihme, duhet te ndihmohet, dhe duhet te ndihmohet ne shtepine e tij, duhet te ndihmohet qe te kuptoje se komuniteti nderkombetar ekziston, qe ata te cilet jane konsideruar si armiq, e qe ne nje lufte te shume viteve me pare nuk kane qene miq, sot jetojne ne nje stine tjeter, Evropa ka ndryshuar, bota ka ndryshuar". Dhe qe ate nate te Cossiga, dhe me duhet te them se qe fale inteligjences perceptive te tij, kur lindi operacioni "Pelikan". Kujtoj se Sekretari i Shtetit te Mbrojtjes ishte dakord qe t'i vihej ne ndihme Shqiperise dhe tha: "Si te shkojme ne Shqiperi, ne nje vend qe per here te pare pas 45 vjetesh hapet, zgjohet, zgjohet pas 8 shtatorit 1943 dhe shikon ushtaraket Italiane, cfare do te mendojne?"

Z. Ambasador, perse u quajt operacioni "Pelikan", cfare simbolizon emri i ketij shpendi?

Per nje arsye mjaft te thjeshte por edhe mjaft te rendesishme. Pelikani eshte, ndoshta i vetmi shpend, i cili mban ne sqepin e tij te madh ushqimin per te ushqyer te vegjlit e tij. Dhe ndryshe nga shpendet e tjere, ai ushqen jo vetem te vegjlit e vet, por edhe te te tjereve. Kjo ishte arsyeja perse operacioni u quajt keshtu. Kete na propozuan ushtaraket tane para se te niseshin ne misionin per te ndihmuar Shqiperine te rifitonte dinjitetin e saj.

Ju jeni shprehur se Shqiperia ishte e pashembullt, si ne varferine e saj, ashtu edhe ne dinjitetin e saj njerezor.

Shqiperia, pervec vuajtjeve dhe plageve, ne varferine e saj te imponuar, tregonte se ishte nje popull krenar, qe e dinte rendesine e te jetuarit ne kete bote, dhe aspironte per nje mireqenie ashtu si te gjithe popujt e tjere te Evropes, dhe donte te ndjehej edhe ajo pjese e saj. Dhe kjo Shqiperi qe nuk e kisha njohur drejtperdrejt me beri menjehere per vete. Ketu zbulova nje popull qe kishte vlerat mbi te cilat ndertohet gjithcka. Zbulova ato qe si kisha pare ne vende te tjera, nderin, mikpritjen, krenarine, marredhenien e nje morali te ndershem, te qenit njerez te fjales, te beses, dinjitetin per te qene te ndergjegjshem per varferine e vet. Kjo ishte dicka mallengjyese qe me beri te ndihem vella mes vellezerve.

Z. Ambasador, ndonese vetem rreth 15 vjet nga ai realitet, a ju duket si nje kohe shume e larget tashme kur jane ndertuar pafundesisht rruge te reja, si ajo qe lidh Shqiperine me Kosoven, nje aeroport modern, nje numer i madh universitetesh, ka nje stabilitet ekonomik dhe bejme pjese te NATO?

Dua t'i pergjigjem kesaj pyetje me nje shprehje qe e perdor shpesh. Kur mbarova misionin dhe me pyesnin sa vjet kisha qene ambasador ne Shqiperi, u pergjigjesha: "Kater vjet e disa muaj qe vlejne sa per 45". Arsyeja eshte brenda pyetjes tuaj. Dyzetepese vjet sepse 4 vjet e gjysme jane shume pak per te permbajtur ato eksperienca te jashtezakonshme qe kam jetuar ne ate periudhe.

Ju jeni rektor i universitetit "Wisdom" ne Tirane. Pse zgjodhet vendin tone?

Shkolla, dituria, njohuria, universiteti, jane themelore per edukimin e te rinjve, te atyre qe duhet te kontribuojne ne integrimin europian. Jane themelore per te qene te barabarte me vendet e tjera anetare, per te luftuar me te njejtat arme dhe per te ofruar te njejtin kontribut ne progresin e perbashket dhe ne ndertimin e nje bote paqesore. Shqiperia me ka dhene gjithcka, me ka mesuar shume, i ndihem borxh, ndaj edhe dua te jap dicka. Mendoj se ky kontribut vjen nepermjet universitetit.

Z. ambasador, ju kujtoj se nje pjese te Shqiperise qe doni aq shume e keni me vete, e keni prane edhe pertej Adriatikut...

Po, eshte e vertete. Kam mjaft vepra te artisteve Shqiptare. Shqiperia ka njerez te medhenj ne te gjitha fushat. Kam patura fatin e madh t'i njoh e t'i kem miq edhe disa prej atyre qe nuk jetojne me. Dua te kujtoj dy prej tyre, dy njerez te shquar, perkthyesin Jusuf Vrioni dhe piktorin Kel Kodheli. Shqiperia ka intelektuale me te cilet mund te krenohet.

Z. ambasador, a do te vine kujtimet tuaja te shumta ne nje liber?

Une kam shkruar dicka tashme dhe i kam te mbyllura ne kasaforten e nje noteri. Ato jane vleresime me shume sesa kujtime, por gjithsesi te fituara gjate jetes. Ndoshta nje dite ato do te shohin driten e botimit. Por do te mbeten te mbyllura deri kur une ta mendoj te arsyeshme dhe te konsideroj te pershtatshem nje moment per t'i publikuar.

Kur do ta kemi ne duar kete "Best seller"?

Nese do te isha nje shkrimtar i mire dhe te kisha kapacitetin e duhur per te pershkruar Shqiperine time, duke nxjerre me ne pah vlerat njerezore, sadisfaksionin qe kam perjetuar, ndoshta do te ishte neser, por meqenese kam shkruar edhe gjera qe kane te bejne me jeten politike Shqiptare, keto gjera do te publikohen vetem kur faza e demokracise se re Shqiptare te permbushet dhe do te kemi kaluar ne nje demokraci te pjekur e te afte per te pranuar ato kujtime, episode e vleresime te cilat jo gjithmone jane te pelqyeshme.

4 Komente

Interesante e gjithe intervista sidomos  pjesa e fundit ku le mister gjera qe kane te bejne me jeten politike .Nuk e di ambasadori qe ne kemi ndryshuar qendrim se fundi per trajtimin e Esat Toptanve ...pret te piqet demokracia se mos i shkrejme koburet  ..jo o ambador ne tani ju servilosemi e i votojme.

prandaj thuaji ambasador pa frike nuk ndodh gje..

Po Paolo Forestin gjetet me intervistu ju mer debila? Paolo Forestit o me ja "ashtu" robt. Kam qene vete ne nje si tip gjoje kulturore me gjimnaziste, ku ky derr do shperndante ca dhurata. Do ti qe kur pa nje dyndje te vogel njerezish drejt ti tha "Ngadale ju se s'ka buke ne ket thes (me dhurata)"

Rri o qafir urte! Atij te shkretit i qan zemra per Shqiperine dhe ti do ta ulesh poshte... ne miq te tille na duhen, dhe miq nga kombe vellazerore, kombe te beses, te burrerise, te fjales, kombe humane, kombe qe na duan e qe nuk na perbuzin... kombe si italianet.

muhahhahhahahahggghhahhgghgha

Intervista do te ishte mire te perkthehej dhe ne anglisht e frengjisht, me qellim qe dhe dipllomatet e rinj te EU te njihen me popullin shqiptar. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).