Ish-Presidenti Moisiu në gjyq për dosjet

Edhe pse tentoi të ndërtonte një koalicion për një Parlament të Pastër dhe pa figura “të dyshimta”, ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, përfundon si i pandehur. Organi i akuzës ka depozituar, vetëm pak ditë më parë, në Gjykatën e Tiranës, dosjen ku, si rrallëherë, në listën e të pandehurve është një ish-President. Shkak për nisjen e hetimeve ndaj Moisiut është ankimi i bërë nga kandidati për deputet i PS-së në atë kohë dhe tashmë deputeti Asllan Dogjani.

Dogjani, me anë të një kallëzimi, kërkonte ndjekjen penale për Moisiun, lidhur me veprën penale të shpifjes, si dhe një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh. Ky ankim erdhi pas publikimit të listës nga ana e Koalicioni për Parlament të Pastër, i drejtuar nga Alfred Moisiu, koalicion ky që synonte nxjerrjen e kandidatëve të papërshtatshëm për Kuvendin e Shqipërisë. Sipas listës së botuar nga ky grup pune, rezultonte se 15% e kandidatëve nuk i plotësonin kushtet për të qenë përfaqësues të popullit në Kuvend.

Por, pas publikimit të saj, pati një reagim të madh nga ana e kandidatëve, aq sa Asllan Dogjani depozitoi në gjykatë një ankim ndaj tij. Në atë ankim, deputeti i PS-së për Qarkun e Kukësit deklaronte se kërkonte nga ana e gjykatës nisjen e procedimit penal për Alfred Moisiun, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Shpifjes”.

Dogjani kërkoi gjithashtu nga ana e gjykatës dënimin e tij sipas ligjit dhe shpërblimin e dënimit në vlerën e 5 milionë lekëve. Këtë dëm, deputeti e quajti asokohe si të shkaktuar me dashje nga ana e Moisiut. Ndër të tjera, shprehej se, sipas këtij raporti, ai nuk ishte i denjë për këtë post, pasi nuk kishte arsimin përkatës, dhe se kishte precedent penal. Por Asllan Dogjani bëri me dije se ai nuk ka asnjë precedent penal, si dhe theksoi se prej shumë vitesh ka qenë në një përballje të forcës së shtetit me elementët kriminalë, për shkak të detyrës, si drejtues policie në disa qarqe të vendit.

Përveç Dogjanit, një ankim të ngjashëm kanë depozituar dhe dy kandidatët e tjerë, Vangjel Tavo dhe Nazmir Bilani, të cilët gjithashtu kërkonin procedim penal për Moisiun dhe dëmshpërblim. Pas depozitimit të këtij ankimi, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet, për të parë nëse me të vërtetë kishte element të veprës penale të shpifjes dhe, pas gati 4 muajsh, prokuroria e kryeqyteti arriti në përfundimin se ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kishte konsumuar veprën penale të “Shpifjes”, gjatë publikimit të listës me emrat e kandidatëve, të cilët, sipas tij, ishin të papërshtatshëm për Kuvendin e Shqipërisë. Pas hedhjes në short, kjo dosje i ka takuar gjyqtarit Arben Miçko për ta gjykuar, i cili ka vendosur edhe datën e zhvillimit të seancës së parë.

7 Komente

 E thjeshte... Mojsiu ja hedh fajin Agron Llakajt, dhe mbaroi ajo pune.

 

EEEE, jo, jo, s'kam qene une...ee, jo.

kur e paska bere "shpifjen" Moisiu, kur ishte president, apo kete rradhe se nuk e mora vesh nga artikulli?

Z.Moisiu mbetet nder njerzit me te ndershem dhe dinjitoz qe kane qene ne krye te shtetit.

Ai gaboi duke vene emrin e tij ne mirebesim, ne nje studim qe ja serviren te tjeret per kandidatet per deputet ne zgjedhjet e 28 Qershorit.

Ai studim "nxinte" disa kandidate dhe deputet pa asnje lidhje me ato qe u publikuan. Ne nje kohe qe nuk permendeshin njerez nen hetim si Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu apo shume te tjere te perfolur gjersisjt ne publik dhe media..

Shpifje?! Pse ça ishte Moisiu, gazetar tabloidi? Ndonje jurist këtu mund ta qartësojë më tepër, por n.q.se flitet për shkelje nga ana e Moisiut, duhet të flitet, për shkelje të ligjit, mosrespektim proçedure, abuzim të funksionit etj etj. Artikull i cekët se nuk na informon se çfare ligji ka shkel Moisiu, sipas pretendimeve të akuzuesit.

Medet se këto inatet personale s'do na lejnë me ec përpara ndonjëhere. Në ato maja rripa rripa.......

Cer kane me Moisivin kta mer.

Ai sikur e pagoi i here gjoben me Albatrosin, apo ska maru pune hala ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).