Intelektuali shqiptar, ky dështak recidivist

Çfarë është intelektuali? A ka intelektual të vërtetë Shqipëria? Nga shumë studiues, "intelektual" konsiderohet ai person, profesioni i të cilit konsiston në punimin dhe përhapjen e ideve në dhe për një shoqëri apo grupim shoqëror të caktuar.

Një shoqëri gjendet në një process të paevitueshëm dhe të përhershëm ndryshimi. Ky ndryshim mund te jetë i shpejtë ose i ngadaltë, fundamental ose sipërfaqësor.

Në qoftë se një shoqëri nuk adaptohet dot me ndryshimet ose nuk është e aftë të vendosi ekulibrat shoqërorë dhe të krijojë stabilitet, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetojë në krizë të përhershme morale, sociale, dhe, vetvetiu, politike.

Ndaj ndryshimi nuk është i lehtë pasi ai kërkon të zbulojë se ku duhet të shkosh dhe se si duhet të shkosh në një destinacion të caktuar. Dhe kjo çfarë theksova më lart ka të bëjë me norma, principesh, dhe mbi të gjitha, idetë që mbart klasa intelektuale dhe vetë intelektuali për të bërë të mundur një ndryshim efikas dhe përfitues për shoqërin.

Kjo tërësi normash, principesh, dhe idesh formon atë që njihet si entitet moral dhe ideologjik. Morali ka të bëjë më ato sjellje dhe virtyte që një shoqërie e konsideron të drejta, të pranueshme, dhe të mira.

Kurse ideologjia nuk është gjë tjetër veçse një "shkencë e ideve" përmes të cilës kërkohet të zbulohet e vërteta, të largohen iluzionet, dhe të ofrohen zgjidhje efikase. Por meqënëse objekti i këtij shkrimi është "intelektuali", unë do të fokusohem tek idetë dhe kontributi që intelektuali sjell në shoqëri përmes ideve të tij.

Bazuar në mendimet e mësipërme, klasa intelektuale mund të konsiderohet si truri i një shoqërie që bën të mundur drejtimin, mobilizimin, dhe evolimin e kësaj shoqërie. Sa më i mprehtë, i shëndetshëm, dhe funksional të jetë ky tru aq edhe më e konsoliduar, e fuqishme, dhe e përparuar është ajo shoqëri të cilës ai tru i përket.

Si rrjedhojë, kur një shoqërie i mungon një klasë e mirfilltë intelektualësh, atëherë ajo shoqëri është e destinuar të jetë në gjendje të përhershme anomalie, krize, çekuilibrimi, dhe regresi social dhe politik.

A ka intelektual të vërtetë Shqipëria? Nuk është e lehtë t'i japësh përgjigje kësaj pyetjeje sepse përgjithësimi gjithmonë mbart me vete rrezikun që një rast i vetëm e hedh poshtë çdo pretendim.

Ndaj unë nuk do bazohem në "përgjithësim" por në një argument probalistik, ku shanset për të mbrojtur një argument janë më të larta. Me pak fjalë, përgjigjia nuk inkludon çdo individ por një numër të konsiderueshëm dhe dominues individësh.

Për arsye të këtij shkrimi, unë do ta klasifikoja klasën intelektuale Shqiptare dhe elementin intelektual në tre nëngrupe kryesore: (1) Intelektuali teknokrat, (2) Intelektuali akademik, dhe (3) Intelektuali social. Unë besoj se janë këto tre kompartamente të klasës intelektuale që bëjnë të mundur funksionimin normal dhe progresist të shoqërisë dhe adoptimin e saj me ndryshimet.

Por kjo nuk do të thotë se unë injoroj impaktin e kulturës apo të faktorëve të tjerë të brendshëm apo të jashtëm. Unë theksoj se klasa intelektuale "gëzon" fuqinë më të madhe në këtë tërësi të quajtur shoqëri.

Por për të analizuar dhe vlerësuar klasën intelektuale Shqiptare dhe kontributin e saj shoqëror në vite, ne duhet të shikojmë produktin e veprimtarisë së kësaj klase intelektuale. Në aspektin teknokrat duhet të shohim dhe të analizojmë se kush na ka qeverisur dhe si jemi qeverisur.

Në aspektin akademik, ne duhet të shohim edhe të analizojm se si është perceptuar dhe klasifikuar kjo qeverisje. Dhe në aspektin social, ne duhet të shohim dhe analizojmë se si e ka perceptuar dhe si ka reaguar shoqëria përkundrejt qeverisjes.

Cili është intelektuali teknokrat Shqiptar? Ky grupim mund të konsiderohet si ajo pjesë e intelektualëve që ka aftësinë ideologjike dhe teknike për të përmbushur një detyrë të caktuar më parë. Këtu hyjnë edhe ata individë detyra funksionale e të cilit është të prodhojë ide që kanë të bëjnë direkt me drejtimin politik të shoqërisë. Këta janë ata të cilët ne i quajmë "vizionarët" apo "strategët".

Normalisht, ky grupim karakterizohet nga intelektualë teknokratë të tre niveleve: operacionalë (nëpunësit) , menaxherialë (drejtues institucionesh), dhe strategjikë (politikanët).

Fatkeqësia e shoqërisë shqiptare, ndër vite, nuk qëndron më shumë në faktin që nuk ka pasur një klasë politike progresiste sesa në faktin që kjo shoqëri kurrë nuk ka pasur një klasë teknokratësh të nivelit operacional dhe menaxherial të mirëfilltë dhe të pavarur nga ata të nivelit strategjik. Këtu nuk bëhet fjalë për mosekzistencë të hierarkisë por për nënshtrim të njërës palë ndaj tjetrës kundër çdo lloj kodi moral apo ligji.

Një fenomen i rrezikshëm është edhe polarizimi politik i intelektualëve teknokratë të nivelit operacional dhe menaxherial. Të qënit e fragmentizuar dhe polarizuar politikisht e ka kthyer këtë pjesë të intelektualëve teknokrate në "skllevër" të intelektualit politik. Ata pak që kanë ngelur të pavarur vuajnë nga ethet e mbijetesës dhe sindroma e "budallait".

Po intelektuali akademik ky hyn do të thoni ju? Intelektuali akademik është ajo pjesë e klasës intelektuale roli i së cilës është të evidentojë anomalitë në çdo nyje të shoqërisë, të propozojë zgjidhje adekuate, dhe të shërbejë si databaz e veprimtarisë shoqërore nga ku idetë mund të lindin. Intelektuali akademik nuk i lejon vetes të manipulohet nga apo të manipulojë realitetin social dhe politik të një vendi.

Detyra e një intelektuali akademik është të hedhë dritë atje ku ka errësirë, të ofrojë zgjidhje atje ku ka ngërçe, të tregojë drejtësi atje ku ka padrejtësi, të tregojë të vërtetën atje ku mbizotëron gënjeshtra, dhe të sjellë shpresë atje ku ka pesimizëm.

Sa i ka plotësuar intelektuali akademik këto detyra? Fatkeqësisht, mua më duket sikur kjo shtresë intelektualësh akoma vazhdon të jetojë në mesjetën e saj akademike. Shembuj ka me bollëk dhe që nisin që me krijimin e shtetit Shqiptar edhe deri në ditët e fundit kur nxënësve nëpër shkolla u serviren paçavure dhe manifeste politike.

Dhe erdhëm tek intelektuali i fundit, intelektuali social. Intelektuali social është intelektuali më i lidhur me grupet sociale apo me shoqërinë në tërësi. Unë e konsideroj intelektualin social si një individ qëllimi i të cilit është që përmes ideve të tij të kontribuojë në mbrojtjen e interesave të shoqërisë apo grupimeve të caktuara sociale. Ky intelektual udhehiqet nga virtuti për drejtësi sociale dhe kurajoja morale.

Ai zakonisht është i ingranuar në grupime dhe organizata me të cilat ndan të njëjtat principe, morale, dhe ide. Intelektuali social është katalizatori i proceseve sociale dhe burimi më i besueshëm i masave për të perceptuar dhe gjykuar performancën e intelektualit politik. Ndaj, intelektuali politik me atë social shpesh her duhet të gjenden përballë sesa përkrah njëri tjetrit. A ka Shqipëria të tillë intelektualë?

Fatkeqësisht, përsëri, unë do të thoja shumë pak për të mos thënë aspak. Edhe ata pak që dalin, shumë shpejt gëlltiten nga dallgët e pushtetit politik, duke lënë pas vetëm ëndrrat dhe mbeturinat e tyre.
Po përse ndodh kështu me klasën intelektuale Shqiptare?

Përse një pjesë e vogël e saj (intelektualët politik&eumlsmiley arrijnë të manipulojnë dhe dominojnë në mënyrë sistematike intelektualët e tjerë? Një arsye mund të jetë që intelektuali Shqiptar nuk ka një sistem besimi dhe vlerash të qëndrueshme dhe të pranueshme nga një shoqëri normale. Një arsye tjetër mund të jetë që intelektuali Shqiptar nuk mund të ketë fare një sistem besimi dhe vlerash, gjë që e bën atë të shitet e blihet për "dy aspra".

Një arsye tjetër mund të jetë që intelektuali Shqiptar të mos ketë përgatitje të mjaftueshme intelektuale dhe të jetë thjesht një individ me "shkollë të lartë".

Por cilado qoftë arsyeja, intelektuali Shqiptar ndër vite nuk ka arritur të plotësojë detyrimet e tij përballë shoqëris dhe t'i shërbente interesave të saj. Intelektuali Shqiptar ka dëshmuar se ka qënë dhe vazhdon të jetë një dështak--një dështak recidivist.

**"Intelektuali Shqiptar" në këtë shkrim nuk përfshin të gjithë elementët e klasës intelektuale por pjesën dërrmuese dhe dominuese të saj.

15 Komente

Shkrim tejet i hallakatur.

Ndonjeri qe sheh pak me larg se une, po na beri nje permbledhje te shkurter, mire do te ishte.

Nuk e kuptova fare pse intelektuali shqiptar eshte deshtak recidivist. Kjo recidivist, eshte pak e dyshimte. Nuk eshte sqaruar mire, mendoj une. Recidivist i njejti intelektual shqiptar ne kohe, apo recidivist intelektual pas intelektuali ?

Dhe e fundit, e fundit fare : KUR DO TE KRYEJME NJE SIMPOZIUM KOMBETAR DHE DIASPORIAL MBI PERDORIMIN E TRAJTES SE PASHQUAR TE EMRAVE TE SHQIPES ?

 

Shqiptaret jane shquar gjithmone per inteligjence me gjithe veshtiresite qe kane kaluar.Ka plot intelektuale shqiptare qe kane shkelqyer si mbrenda dhe jashte vendit ne kohe te ndryshme.

Inteligjencen shqiptare e vrau sistemi komunist per 50 vjet, mesimet marksiste ,historia e PPSH,veprat e E Hoxhes,kjo ishte literatura qe duhet te studionin studentet shqiptar.Intelektualet e vertete u burgosen ,u vrane,u internuan.Po mor vetem nje shembull,70% e pupullit jetonte dhe punonte ne fshat(kooperative),Kryetaret dhe sekretaret vendosnin per gjthcka,ndersa aronomet e specialstet nuk perfilleshin.

"unë nuk do bazohem në "përgjithësim" por në një argument probalistik, ku shanset për të mbrojtur një argument janë më të larta. Me pak fjalë, përgjigjia nuk inkludon çdo individ por një numër të konsiderueshëm dhe dominues individësh."

Cfare robi nderton nje fjali te tille? 

Nqs do  t'a pershkruaja autorin do te thoja: i holle, i gjate, me pak kurriz te dale, librat pertoke duke ja honger dhia.

 

Cfare robi nderton nje fjali te tille? 

Nje intelektual pra! smiley

Dikush qe perserit te njejten gje te keqe. Ka ngjyrese negative, dhe nuk perdoret per vepra bamirese (oh, ai me ka shpetuar dy here jeten, eshte recidivist).

Por mund te kete dhe gjera (dhe jo vetem njerez) qe recidivojne : nje kancer recidiv. (Nje kancer qe s'te hiqet qafe).

Gjithsesi, etimologjia e fjales thote se fjala ka kuptimin e "renies", "rrezimit" pas nje ngritjeje. (dikush rrezohet dy here : rrezohet, ngrihet, dhe rrezohet perseri).

Ne shqip, mund t'ia kepusim : atij s'i merr koka vesh, veç kur ta haje ndonje dite pas veshit.

 

flm.

Po e kontrolloja tek gogla ne italisht: Recidivo dhe shih c'me doli:

  • 1 dir. Che commette un reato per il quale è già stato condannato

  • 2 estens. Che ricade nello stesso errore SIN incorreggibile: ubriacone r.

  • 3 med. Colpito da una malattia già avuta precedentemente; riferito a malattia, che si ripresenta a distanza di tempo: tosse r.

    Tani po perpiqem te bej nje lidhje te titullit: "Intelektuali shqiptar, ky deshtak perserites" apo "Intelektuali shqiptar, ky deshtak i pakorrigjueshem"? Apo mos valle, te dy bashke?

Deri tani, s'kam zgjidhur ende dilemen e titullit, ndaj s'mund te shkoj me tej ne kete artikull.

Hehe, ja pra vlerat e nje intelektuali te vertete intelektualist qe i ben njerezit jo intelektuale si puna jone te mendojne intelektualisht e te hapin fjalore intelektualesh te kuptojne "cfare ka dashur te thote artisti me kete"? smiley

Ose... recidivist mund te jete edhe nga Anglishtja "receding" qe do te thote zhdukje e ngadalte, graduale.

Gjemb, sipas shpjegimit qe jep ti, i bie qe titulli te jete:

"Intelektuali shqiptar, ky deshtak ne zhdukje e siper" ?!!

Per t'u menduar gjate e gjere kjo pune, dhe vetem per titullin.... smiley

Nuk e lexoj dot deri ne fund. Per aq sa pashe, pyes qe si ka mundesi qe gjera si kjo te botohen ne nje gazete?

Nuk kuptoj dot gjithashtu kete stilin e ri "nje fjali - nje paragraf" qe po shikoj se fundi te bubrroje nga memedheu. Nje perpjekie e mjere per tu dukur "fjalerende", "me strukture mendimi" dhe "te permbledhur", do thoja. Skaji tjeter i stilit te te shkruarit me pjese njeparagrafeshe qe kemi pare (kritiket e hidhet te peshkut, me ate rast, e quajten veten me nick-un "paragrafi" dhe thane "me perdor ndonjehere&quotsmileysmiley

Ndersa per kesi shkrimesh, mbase do thonin "mos na perdor (=torturo) kaq shume".

Ka shume tituj gazetash ne Shqiperi, me duket mua. Nuk di sa fjale publikohen ne dite ne Shqiperi, por afermendsh, gjasat qe te thuash brockulla ose gerr-merre pa vlere rriten eksponencialisht me numurin e fjaleve te thena. Dhe meqe jemi ketu, duket qe autori nuk ia paska haberin qasjes "probabilistike" si koncept. Ose nqse ia ka haberin, nuk eshte shprehur drejt.

Dhe meqe jemi ketu, duket qe autori nuk ia paska haberin qasjes "probabilistike" si koncept. Ose nqse ia ka haberin, nuk eshte shprehur drejt.

hihihi kurse ti sja ke idene fare pritshmerise ndaj gastareve shqiptare smiley

Intelektual eshte ai qe ka shkruar kete artikull?

hihihi

 "....Një arsye tjetër mund të jetë që intelektuali Shqiptar nuk mund të ketë fare një sistem besimi dhe vlerash, gjë që e bën atë të shitet e blihet për "dy aspra"..." 

 

Siç ka ndodhur tek shum intelektual. 

Me pelqen kjo:

Fatkeqësia e shoqërisë shqiptare, ndër vite, nuk qëndron më shumë në faktin që nuk ka pasur një klasë politike progresiste sesa në faktin që kjo shoqëri kurrë nuk ka pasur një klasë teknokratësh të nivelit operacional dhe menaxherial të mirëfilltë dhe të pavarur nga ata të nivelit strategjik. Këtu nuk bëhet fjalë për mosekzistencë të hierarkisë por për nënshtrim të njërës palë ndaj tjetrës kundër çdo lloj kodi moral apo ligji.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).