Inati i Perëndisë me shqiptarët

Çfarë mund të ndodhë në harkun e dy orëve? Shumë gjëra mund të ndodhin. Fjala vjen mund të shkosh me avion, i nisur nga Tirana në pothuaj të gjithë kryeqytetet e Evropës – Vjena është edhe më pranë - mund të ndjehesh krenar për performancën në shtrat, të ndjekësh një film gjysëm shtrirë në të njëjtin vend apo të lexosh dhjetra faqe libër. Ka një pafundësi veprimesh që cilido individ mund të bëjë brenda një harku kohor dy orësh, por ato nuk do të çudisnin ose suprizonin askënd sepse janë normale e njerëzore në thelb. Surpriza qëndron kur mëson se çfarë mund të bëjnë për dy orë, dy nga njerëzit absolutisht më të njohur në shoqërinë shqiptare. I pari kryeministri Berisha, për herë të dytë kryeministër dhe i dyti Fatos Nano, ish-kryeministër më shumë se dy herë.

Rasti Berisha nuk është risi! Sipas njoftimit të zyrës së tij të shtypit, i ndodhur në SHBA, ai ka thyer një rekord të jashtëzakoshëm në fushën diplomatike. Në pritjen e dhënë nga presidenti amerikan Barak Obama, në Metropolitan Museum of Arts, kryeministri shqiptar është takuar (sipas njoftimit të dhënë zyrtarisht) me: 1- Kryeministrin e Japonisë, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley 2- me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare në Presidencën Obama, Gjeneralin James Jones, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley 3- me Kryeministrin e Holandës Balkenende, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley, 4- me Kryeministrin e Danimarkës, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley, 5- me Kryeministrin e Suedisë, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley, 6- me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, (e ftoi në Tiran&eumlsmiley. “Në këtë pritje, (Berisha) pati rastin të takohet edhe me: 7- Presidentin e Zvicrës, 8- me atë të Panamasë dhe me shumë kryetarë shtetesh e qeverish të pranishëm, (i ftoi të gjithë në Tiran&eumlsmiley”. Por përpara këtij seriali takimesh, xhevairi i kurorës diplomatike, natyrisht ishte takimi me Presidentin Obama, i ftuar gjithashtu të vizitojë Tiranën. Me një llogari të thjeshtë – njoftimi këmbëngul se gjithë pritja zgjati dy orë – kryeministri ynë në këtë hark kohor prej 120 minutash, ka takuar, ka biseduar dhe ka ftuar në Tiranë, të paktën 20 kryetarë shtetësh dhe drejtues qeverish. Çka do të thotë se secili nga ta, ka “merituar” vetëm për gjashtë minuta vëmendjen e kryeministrit Berisha. A thua se ata ndodheshin të rreshtuar në një vijë të drejtë, si në vakitë shqiptare në varreza dhe prisnin që Dora e Fortë nga Shqipëria t´u jepte duart. Nuk ka qenë ndryshe dhe dikur, kur kryeministri i vendit quhej Nano apo presidenti quhej Berisha dhe kur publikut në Tiranë i tregoheshin përralla me miq të ngushtë të jashtëm të dy burrave të fortë të brendshëm. Nuk do të jetë ndryshe sa kohë që konceptin e miqësisë në diplomaci e marrëdhënie ndërkombëtare, klasa jonë politike e tregton në tregun vendas me të njëjtën mendësi tribale komuniste. Nuk do të jetë ndryshe sa kohë që një rekord i tillë diplomatik shënohet nga kryeministri ynë që kronometron edhe minutat e ndenjes në det apo dhe numëron shkallët e ngjitura të Murit të Madh Kinez. Apo që qoftë dhe me një deklaratë firifiu, i jep mundësi euros të thyejë rekordin ndaj lekut.

Risi nuk është është as rasti Nano. Në dy orë të plota emision televiziv tek Opinion i Blendi Fevziut, ish-kryeministri i socialistëve, realizoi një rekord tjetër të jashtëzakonshëm për shumëçka: për kohën që i kushtoi tentativës së përsëritur për gërryerje të mureve të ish-shtëpisë së tij politike, për mallkimet parapolitike që shqiptoi për pasardhësin e tij në parti, Rama, për mërinë e pafundme për gjithçka dhe gjithkënd që nuk mendon si ai dhe natyrisht, jo i fundit, për rekordin e shënuar në rakordimin perfekt e paralel me gjuhën e pasardhësit të tij në karrigen e kryeministrit, Sali Berisha.

Me një pamje të çlodhur, dukshëm i kënaqur për situatën e re politike në vend, ish-kryeministri më shumë se dy herë Nano, në dy orë tha se vota e tij në 28 qershor nuk kishte shkuar për partinë që ai pretendon se “e ka rritur” në 14 vjet drejtimi të saj. Ai pranoi se kishte abstenuar në votim sepse besonte në “shenjtërinë” e votës së tij. Por një gjë e tillë nuk do të çudiste shqiptarët mjaft shpesh të çuditur nga stili i tij i dikurshëm i qeverisjes; ajo që të trishtonte edhe më shumë se kaq, ishte mllefi i tij i jashtëzakonshëm ndaj Ramës, direkt si target i hapur dhe ndaj partisë socialiste si target i fshehur. Në fakt nuk tha asgjë të re. Po të rikujtohet “letërsia politike” që ai ka shkruar në të gjithë vitet e gjata të qëndrimit të tij në politikë, po të shkëmbesheshin emrat e përveçëm të përdorur të enjten, gjuha dhe epitetet ishin tërësisht e njëjta. Domethënë, po të ndërrohej emri i Ramës me Metën, për shembull, të gjitha akuzat televizive që ai artikuloi të enjten në mbrëmje, ishin identike me ato që ka thënë në gjithë të enjtet e dikurshme. Meta, që dje ishte fashist, sipas Nanos, sot është socialist e progresist. E po kështu dhe me të gjithë socialistët e tjerë që ai përbuzi, fyeu, talli në dy orë përballë publikut. Nëse në një rast të tillë llogaritet kujtesa fatmirësisht e “shkurtër” e shqiptarëve, Nano ja arriti qëllimit të tij, për të dëshmuar se “katrani zbardhëllon dhe anasjelltas”. Miqtë e tij të dikurshëm ishin shndërruar si me magji në armiq dhe e kundërta, armiqtë në miq. Edhe vetë Enver Hoxha të ishte ringjallur e të kuptonte se çfarë kishte ndodhur në vendin që ka lënë të kuq prej 24 vjetësh, nuk do të kishte aq mllef për dy ish-anëtarët e partisë së tij, Berisha e Nano, që “tradhëtuan” idealin e tij. Me siguri do të kishte qenë më “i butë” me ta, sesa ishte Nano me “ish-të rriturit” prej tij në PS. Të enjten Nano ishte xhelat me ish-miqtë e vjetër, por u kujdes të shfaqej dhe si viktimë nga armiqtë e rinj, ishte thjesht Nano, fjala vjen, i KPD-së së dimrit të 2001, që lëshonte vetëtima mbi ish-miq e armiq e pastaj puthej me një palë e pështynte mbi palën tjetër. Domethënë, muhabet lavjerësi që mat kohën!

Në të kundërt, në dy rastet e vetme që Nano përmendi Berishën, u kujdes t´ja përmendte emrin të shoqëruar me një numëror të theksuar nga mbrapa. Ai thoshte Berisha i Parë, njëlloj sikur përmendte një Monark, të cilit i kërkohet një vend në Oborrin Mbretëror, qoftë ky në bashkinë e Tiranës, qoftë në Presidencë. Natyrisht, me “tulla” e vota të afruara nga pasardhësi i tij në kryeministri, Berisha i Dytë.

Ky është dhe momenti Nano, që i marrë seriozisht, është më shumë se dramatik. Për një mijë e një arsye, socialist i mirë, në PS është konsideruar socialisti që duhej të ishte sa më larg zotit Berisha. Çdo afrim me të, në cilëndo formë e përmbajtje, të hapur e të fshehtë, e bënte të keq të njëjtin socialist. Vetë Nano e ka ngritur karrierën e tij të dikurshme pikërisht mbi këtë aksiomë, por të enjten, në dy orët e intervistës televizive, ai ishte më pak se kurrë i vërtetë dhe socialist. Njëlloj si dy ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit në të njëjtën studio, kur u kërkoi socialistëve të mos votojnë Ramën e PS-së. Njëlloj si të enjten, kësaj rradhe, tre ditë përpara një tjetër votimi brenda socialistëve.

Pa u ndalur në detajet e pafundme të rekordeve të tjera në dy orëshin publik të zotit Nano, ka dhe një çast që të detyron të mbash frymën: si të shtyrë nga geni ynë i trashëguar arkaik, ne shqiptarët gjejmë më shumë arsye të bashkohemi për shkak të urrejtjes sesa të dashurisë. Nëse ky fatalitet që na ka bashkëshoqëruar në histori është i saktë, atëherë, urrejtja e shqiptuar pafund prej zotit Nano nuk çon askund. Ose të çon në paradhomën e partisë demokratike, ku ish-kryesocialisti var shpresat për të ardhmen e tij politike. Madje, as dashuria e tij e vjetër si një verë e mirë për Sali Berishën, dhe as dashuria e shpallur me ata që sot urrejnë Edi Ramën brenda PS-së, nuk çon rishtaz askund, përveçse në të njëjtën paradhomë.

Në të gjitha llogaritë e tjera, kjo dyshe rekordesh Berisha-Nano që tashmë nuk dihet se ku fillon njëri dhe ku mbaron tjetri, në fjalor e veprime, do të vazhdojë të na kujtojë se është ende i pashlyer mëkati i madh që kemi bërë ndaj Qiellit në vitin 1967. Vit kur partia e të dyve, partia e komunistëve të Enver Hoxhës dhe ish-komunistëve Berisha e Nano, prishi shtëpitë e Perëndisë në tokë. Siç duket, Perëndia është ende e zemëruar me shqiptarët që prishën kisha e xhami.

12 Komente

Shkrimi do te kishte qene i mire sikur te mos ishte per irritimin qe me krijohet paragraf pas paragrafi, ku une si lexues ne kerkim te koerences se permbajtjes me titullin, vetem kur arrij ne fund te leximit, kuptoj se qenkam mashtruar.

Dhe natyrisht si nje lexues i lenduar dhe i inatosur, ne fund te gjithe kesaj me vjen natyrshem te mendoj se vetem nje njeri i vonuar mund te vinte nje titull te tille per nje shkrim te tille.

 

PS: Mbase nje titull i pershtatshem do te kishte qene: "Cfare mund te behet ne dy ore? apo "Cili eshte kulmi i shpejtesise?"

Mua me duket me teper nje menyre inteligjente per te bere ty, qe te lexosh artikullin deri ne fund. smiley

Sepse po te ishte titulli "Cfare mund te behet ne dy ore? apo "Cili eshte kulmi i shpejtesise?", ti nuk do te shkoje me larg se paragrafi i dyte. smiley

Ky titull do te ishte kuptimplote ne se do te flitej per luften dhe dhe krimet kunder fese qe beri sistemi komunist per 50 vjet.

Ah sikur te ishte ashtu si thua ti! Bile, te shkojme dhe pak me tutje, jemi qe jemi; sikur te flitej dhe per krimet e fese kunder popullit shqiptar per te pakten 1000 vjet! 1000 vjet nga ortodoksia dhe katolicizmi, dhe 600 vjet nga islami! Do ishte bere enciklopedi artikulli i shkrete!

Zotrules me shume se komunizmi nuk e ka demtuar asgje tjeter popullin shqiptar.

Pse? Si i ben llogarite ti?

A nuk jemi perseri gjalle?

Deri ketu, njesoj me duket mua, humbje per humbje... ama... ti nuk llogarit nje gje, asimilimin masiv te shqiptareve vetem per shkak te fese. Sa shqiptare sot deklarohen si sllave? serbe, malazeze, maqedonsa; apo apo dhe greke! Ja ku e kishe te nje lajm tjeter, Jorgos Karaxhaferin, qe do t'i shkoje shqiptaret ne hell; ja ku e ke Bollanon, qe ka te njejten enderr... ja ku ke 7 miljone shqiptare ne Turqi, qe deklarohen si turq... cdo gje e bere per shkak te fese... duke mos permendur ketu shkaterrimin total te historise, kultures dhe trashegimise te gjithanshme te shqiptareve nder shekuj... duke mos permendur ketu masakrat shekullore kunder shqiptareve te kryera nga dhespotet greko-bizantine... masakrat e osmanllinjve... masakrat e principates se Venedikut; qe ne ate kohe sundohej nga gjak i paster shqiptari!

ne kemi mberritur gjithsesi ne keto dite; pavaresisht nga veshtiresite qe kemi kaluar, pushtime, sundime, skllaveri, roberi... s'ka rendesi se nga kush apo per cfare shkaqesh ka ardhur. Kemi dale gjalle, kemi mbijetuar, jemi ketu.

Eshte e vertete qe te huajt na kane masakruar, por ama te huajt.Eshte e vertete qe nje pjese e shqipetereve sot jane konveruar ne kombesi te tjera, por ama jane gjalle.7 milion shqiptar ne turqi,por ama turku qendoi 500vjet.

Komunizmi qendroi 50 vjet dhe:-Mbolli vetem varferi,me luften e eger te klasave futi sherrin midis njeri tjetrit,d.m.th.ngriti shqiptarin kunder shqiptarit,

duke i ndare ne klasa te permbysura,e klase punetore etj.etj.

Sa e sa mijera shqiptare u burgosen,u vrane, jo nga feja as nga te huajt por nga vete shqiptaret(komunizmi),nuk ka pas lufte fetare ne shqiperi, per kete shume personalitete shqiptare mbajne edhe referata ne sipoziume nderkombetare.

 

Jo or jo, se ata fetaret e historise, nuk jane gjithmone te huaj. Per kete flije mendjen. Se nje shqiptar si Karaxhaferi, qe e quan veten grek dhe kujton se eshte grek, eshte gati te beje masakra dhe gjenocid kunder cdo shqiptari tjeter qe vazhdon ta quaje veten shqiptar. Jo te gjithe prifterinjte dhe hoxhallaret kane qene te huaj, dhe jo gjithmone ushtrite e Stambollit na kane ardhur 100% me turq... Jeniceret kane qene shqiptare, o shqiptar; garda speciale e Portes, kane qene shqiptare, o shqiptar; Qe te gjithe pashallaret qe iu bashkuan Sulltanit kunder Aliut, ishin shqiptare, o shqiptar; te thashe dhe me siper, sundimtaret e Venecias ishin shqiptare puro, o shqiptar!

Dhe meqe thua qe komunizmi shkaktoi varferi... beju pak me realist, per seriozitet te muhabetit, jo per tjeter gje... Komunizmi gjeti nje Shqiperi te rrenuar fare, po te rrenuar; te rrenuar fare... - e kupton fjalen RRENIM? Thirri imagjinates te te ndihmoje per kete. Te njejten gje kane bere dhe fete, o shqiptar! Nuk ka pare Shqiperia, as populli shqiptar, asnje dite; AS EDHE NJE DITE te bardhe nga feja, ne 2000 vjet krishterim dhe 600 vjet islam! Nuk po flasim vetem per rrenim, por per masakra te papara, ne emer te fese; per fushata shfarosjeje totale te popullit shqiptar nga faqja e dheut, me mision, - sic thoshin, - nga Zoti!

Shkrimin e pare shqip e daton para 600 e ca vjeteve neper pusulla me 2-3 fjali; dhe per kete tja dish per nder fese, se ajo e quante gjuhen shqipe gjuhe te mallkuar nga Zoti! (ironike kjo, se dhe ato pak qe mezi i kemi, nga njerez te fese i kemi; por ja qe kemi nje te mire qe nuk absolutizojme!)

Mos krahaso 50 vjet regjim ku ndertove shtetin e pare modern; me aq gjak te derdhur dhe aq shume sakrifica; dyfishove popullsine, institucionalizove gjuhen, historine, kulturen, gjithshka, - i ktheve ne shkenca te mirefillta... vuajtem, po, por dicka arritem. Arritem te prodhojme dhe Salinj, i pranuam edhe ne parti ne `71, i beme dhe me shkolle te larte, i beme dhe me doktoratura, i kemi dhe kryeministra qe shtrengojne duart e njerezve me te fuqishem te njerezimit dhe historise...

shenim: ne=ne shqiptaret.

Sidoqofte djema , metamorfoza qe pesojne politikanet tane, eshte e pashembullt. Artikulli nuk ishte dhe aq i keq. 

Vangjel. ke emer. Vangjel.

Dhe shkruan se Perendia eshte inatosur me Shqiptaret.

Perendia nuk inatoset, Perendia te ka fale shume gjera qe te shijohen, te gezohet njeriu.

Eshte mentalitetiti i urrejtjes qe ke ne vetevete ,  te ben te mendosh se Perendia urren.

Largo urrejtjen Vangjel, ( ashtu siç thote Uingjilli) dhe do e kuptosh se ne fakt Perendia nuk urren.

Pse Maqo merr vetem 6.3 % te votave, nuk eshte Perendia qe vendos, edhe pse Edvini merr 96.4% , dhe ja kalon ku e ku Perendis ( Perendia nuk i merr kaq, ne qoftese votohet tek Ps-ja, sa e doni Perendin) Perendia nuk merr inat Shqiptaret per % e larte te Edvinit, duke bere te ditur me ane te rrufefe ( ej Popull Shqiptar, kujdes me 99% , mos e shkurtoni memorijen, kujdes me zoterat e tokes, se ju ka sjell vetem fatekqesi e urrejtje nje qe arriste keto % , ju kujtohet), jo, Perendia shihet tek Maqo Lakrori qe jeton i qete e nuk urren.

Vangjel, te pershendes me kete kenge, mbase te ben te ndryshosh ndjenje, edhe kjo kenge ishte e ndaluar dikur si kultet fetare.

 

http://www.youtube.com/watch?v=blny7pAFj...

Komplet e zhgenjyer qe nga germa e pare dhe deri tek e fundit e artikullit.  Corbe me titull kodra pas bregut.  Pertej se c'mund te mendoje autori per Berishen dhe Nanon, mpleksja ishte pa pik shije.  KM- mund te kete takuar apo mund te mos kete takuar te gjithe qe pretendohet me lart.  Shkruaj gjere e gjate per kete pune po deshe.  Qe u ka bere ftese per te ardhur ne Shqiperi, eshte mese normale, e kunderta s'do te ishte normale.  (Shenim: u takua me Obamen, i cili nga ana tjeter nuk pranoi te takonte G. Brown.)  Nejse, gjithesesi mund te ishte bere anal-ize me vete. 

Llogjet e Nanos gjithashtu.

Ndersa titulli, hesap tjeter. U ngrefa per ndonje diskutim teohllogjeik po s'qe e thene.  Autorit ia merr Ypi ne kthese per pune yjesh, dmth Ypi 1, Vangjeli 0.)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).