I denuari per korrupsion, ne krye te Dhomes se Tregtise

Emerimi i Nikolin Jakes, nje ish-zyrtar i larte qeverie, ne krye te Dhomes se Tregtise dhe Industrise, pak kohe pas daljes se tij nga burgu ku gjendej nen akuzat per korrupsion, ka sjelle mbreme nje perplasje te forte institucionale. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes ka deklaruar se nuk e njeh emerimin e Jakes dhe thekson se zgjedhja e tij eshte e pavlefshme, duke iu referuar rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane. Sipas METE, Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me z. Jaka ne Gjykaten e Larte, per akuzat e korrupsionit kur ishte zv/minister i Transporteve.

Si nisi

Gjithcka nisi pasi dje paradite eshte mbledhur Asambleja e Jashtezakonshme e Dhoma e Tregtise dhe Industrise tashme ka kryetarin e ri. Nikolin Jaka, ish-zv/ministri i Transporteve, i akuzuar ne vitin 2007 per korrupsion eshte zgjedhur ne postin e kreut te Dhomes se Tregtise dhe Industrise, duke zevendesuar Gjoke Uldedajn, qe tani eshte deputet ne Parlament. Asambleja e Pergjithshme e Dhomes se Tregtise dhe industrise e ka zgjedhur Nikolin Jaken me 60 vota pro. Ne votim moren pjese 75 anetare te Asamblese. Ne gare kane marre pjese edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicen e votave e ka marre ish-zevendesministri i Transporteve Nikolin Jaka.

Akuzat per Jaken

Nikolin Jaka ne kohen qe mbante postin e zevendesministrit te Transporteve, ne shtator 2007, u akuzua per korrupsion ne tenderet e rrugeve dhe u vu ne pranga, ne kuader te operacionit te koduar "Duart e Pastra". Gjykata e Rrethit te Tiranes e denoi ate me nje vit e 20 dite burg, 800 mije leke gjobe, si dhe per tri vite iu hoq e drejta per te ushtruar ndonje funksion publik.

Por me pas Gjykata e Apelit e rrezoi kete vendim, duke cliruar nga akuzat Jaken, i cili qendroi ne qeli per nente muaj me radhe.

Reagimi i METE

Ministria e Ekonomise, tha mbreme se ajo eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane "per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet". METE konstaton se ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e kryetarit te ri bie ndesh me statutin e institucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale.

"Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit", - deklaron METE, duke shtuar se eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me z. Jaka ne Gjykaten e Larte. "Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori", - qarteson METE. Ndaj sipas saj, "zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane".

Si procedohet me kreun e Dhomes

Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, zgjidhet me votim te fshehte nga Asambleja, per nje periudhe katervjecare. Ai zgjidhet midis anetareve te Asamblese, brenda 10 ditesh nga formimi i Asamblese. Kryetari drejton veprimtarine e Dhomes dhe kryesine e saj. Ai eshte perfaqesuesi ligjor i Dhomes ne marredheniet me te tretet, si dhe pergjigjet per aktivitetin, administrimin dhe funksionimin e Dhomes.

Objekti i Dhomes

Objekti i Dhomes se Tregtise eshte te koordinojme perpjekjet e tregtise, industrise dhe profesionisteve ne mbajtjen dhe fuqizimin e klimes se shendetshme te biznesit. Te sponsorizoje (mbeshtese financiarisht) programe dhe te nxise aktivitete qe ofrojne zhvillimin dhe shfrytezimin e burimeve njerezore dhe ekonomike. Te ofroje orientim te biznesit krijues dhe koordinim efektiv te te gjitha paleve te interesuara ne zgjidhjen e problemeve dhe nismat perftuese te komunitetit. Te krijoje kuptimshmeri dhe vleresim te mundesive dhe te promovoje avantazhet e burimeve te Shqiperise ne teresi dhe komunitetit tone ne vecanti.

9 Komente

Tani, te zotet e punes, anetaret e asamblese, e zgjodhen kryetarin me rezultat te thelle, 60 vota nga 75 ne total.

Kjo deklarata e Ministrise thote se e zgjodhen i cik si shume shpejt; qe perkthehet se anetaret e asamblese e kishin pleqeruar kete pune me perpara, ishin ne dijeni te doreheqjes se kryetarit Uldedaj dhe e kishin piketuar pasardhesin, pikerisht kete Jakajn qe nuk do Ministria.

Pika tjeter e Ministrise, ajo mbi fajesine, nuk qendron, per mendimin tim.

Nese Jaka eshte shpallur i pafajshem nga gjykata e apelit athere ai, sot qe po flasim, duhet konsideruar i pafajshem; kjo pavaresisht nga fakti se prokuroria e vazhdon ceshtjen dhe pritet gjykimi i Gjykates se Larte.

Ceshtja qe ngrihet fuqishem eshte nje tjeter:

a eshte e domosdoshme per nje organ kaq te rendesishem sa Dhoma e Tregtise dhe Industrise se Tiranes te zgjedhe per kryetar nje figure ndoshta jo te denuar, por gjithesesi SHUME TE PERFOLUR si ne opinionin publik vendas ashtu edhe ne ate nderkombetar?

Te kemi parasysh se 1) Dhoma e Tregtise se Tiranes eshte organizata e kategorise se biznesit me e madhe, me perfaqesuese dhe me rendesishme ne vend, 2) organizatat homologe neper bote jane institucione shume te fuqishme dhe shume te respektuara dhe 3) kryetari i DHTIT eshte pikerisht personi qe e perfaqeson Dhomen (dhe rrjedhimisht edhe nje pjese derrmuese te biznesit Shqiptar) si brenda, ashtu edhe jashte vendit.

Ne kete kontekst zgjedhja e nje figure si Jaka, - i cili nuk e di se cfare emri mund te kete ne komunitetin e biznesit, po ne opinionin publik, vendas dhe te huaj, mbahet mend per keq, - mua personalisht nuk me duket ide gjeniale... .

Po une nuk jam anetar i Dhomes dhe as Ministria e Ekonomise nuk eshte, keshtu qe, pervec nderhyrjes me advocacy qe mund te beje, nuk me duket se ka te tjera hapesira nderhyrje.

 

 

 

 

 

 

Se kush eshte ky Jaka, kjo eshte tjeter gje, nga ana morale ai eshte i damkosur, nga ana ligjore akoma jo.

E frikshme eshte se ministri dhe ministria nuk di akoma se cilat jane kompetencat e tij/saj. Sipas ligjit per Dhomat e Tregetise ministri emeron dhe shkarkon sekretarin e Dhomes, kurse me kryetarin nuk ka pune fare. Ai zgjidhet nga Asambleja e Dhomes dhe nuk ka nevoje te konfirmohet nga ministri. Kryetari madje paguhet nga Dhoma dhe jo nga ministria.

Keshtu qe deklarata e ministrise eshte nje nderhyrje flagrante ne pavaresine e organeve te nje institucioni tjeter te pavarur.

Nuk mund te kerkosh qe populli te respektoje shtetin ligjor, kur ti vete e shkel ligjin me te dy kembet.

 

Ky eshte nje skandal!Del nga burgu dhe behesh kryetar i dhomes se tregtise,nqs del i pafajshem demshperblehesh

 Mundet qe personi ne fjale te jete i pafajshem, por a nuk mund te zgjidhej ne kete detyre nje ekonomist a jurist i paprekur nga njolla te tilla. 

 Jaka ka merita te pallogaritshme...si dhe Sefgjini, etj...megjithese beri burg nuk i tradhetoi shefat...ose do i tradhetoj po nuk i dhane ndonje post te majme...

te gjitha me lart jane te verteta. dhe e verteta me e madhe eshte qe edhe i damkosur mund te besh si i ndershem. KY ESHTE MORALI I NJE VENDI PA MORAL.

Nikolin Jaka ka darkuar dhe vazhdon te darkoje me Edi Ramen.

Kjo eshte fare qesharake. Po per koleget e vet ministra pse nuk ankohet Prifti? Te vjen per te vjelle nga sindroma e double e triple standards qe ka politika ketu. Per te mos folur per nakatosjen qe te shkakton "Koha Jone" ne pergjithesi pastaj.

Ne gare kane marre pjese edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicen e votave e ka marre ish-zevendesministri i Transporteve Nikolin Jaka.

Ky a nuk eshte vellai i ish-ministrit te drejtesise qe u incizua duke u munduar te bente korrupsion me dike ne emer te vellait?? Kandidaturat paskan qene interesante.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).