Historia ne optike gjelkokoshesh

Historia ne optike gjelkokoshesh 

Helidon A. Shehu 

Ministri i Aresimit, zoti Tafaj njoftoi se teksti ”Historia 12” do te hiqet nga qarkullimi dhe se ministria ka “ftuar nje grup specialistesh te cilet do te merren me te". Krijohet iluzioni se debati pati nje happy end. Do te ishte e demshme  ne se ceshtja "Historia 12" do te thjehtezohej te korigjimi i nje teksti. Shqetesimet qe nxorri ne shesh debati lidhen me probleme themelore te shkolles dhe te studimit te historise, te cilat duhen diskutuar me tej, me gjakftohtesi e profesionalizem.

Kurse vete debati nxorri dhe nje here ne pah prirjen e skajshme per politizim, qe synon t'i shnderroje ligjeruesit ne ”intelektuale taborresh” apo gjelkokosha sipas skemes: me PD-ne kunder PS-se ose anasjelltas. Sa here ndodh keshtu fitojne partite por humbet shkolla dhe shoqeria. 

1.  

Perfaqesuesja e Partise Socialiste ishte e para qe ngriti zerin dhe, me fraza patetike  te tipit “Sali Berisha deshiron te vendose serish diktaturen ne Shqiperi”,  kerkoi qe qeveria te terhiqte ”Historia 12” nga qarkullimi, kurse autoret te lypnin ndjese publike. E tepert te thuash se leksiku te kujton histori te shkuara. 

Dite me pas nxenesit e nje shkolle ne kryeqytet organizuan nje lloj proteste ne mjediset e shkolles, gje qe coi ne braktisjen e ores se pare te mesimit. Duket se ne proteste vec nxenesve u perfshine, edhe drejtoresha e shkolles, policia, nje deputet socialist etj. Pasionet e nxitura politikisht bejne qe nje problem pedagogjik e shkencor, qe ha diskutime e logjike, qe kerkon debat e bashkepunim, te behet burim konfrontimesh e krekosje gjelakokoshash. 

Profesor Artan Fuga, ne shkrimin ”Rrufe politike mbi nje tekst shkolle”  thekson se politika ka te drejte të shqyrtojë, kritikojë dhe rregullojë mekanizmat administrative dhe institucionale qe përzgjedhin tekstet shkollore, por jo të tregojë se cila është e vërteta historike ; ligjërimi politik nuk mund të marrê përsipër ligjërimin shkencor dhe aq më pak ta zëvendësojë kete.  

2. 

Autoret e tekstit ”Historia 12” bejne nje mekat qe mund t’i falet kujtodo, por jo shkencetarit: larmine kauzistike qe qendron ne themel te nje ngjarjeje e thjeshtojne ne nje shkak te vetem, shpesh te huajtur nga ligjerimi politik i PD-se. 

Per ta psh ngjarjet e vitit 1997 jane rebelim komunist, pas tyre qendronte opozita e majte. Ne fakt kaosi i vitit 1997 ka nje mori shkaqesh dhe fajtoresh. Po ta nisesh ne rend kronologjik fajtoret e pare jane ata qe, duke filluar nga mesi i viteve ’60 e deri ne vitin e mbrapsht ’97, dobesuan ushtrine shqiptare. Ne se do te kishim nje ushtri funksionale armet s’do te kishin vershuar rrugeve per te bere gjemen qe u be. Fajtore jane edhe ata qe krijuan piramidat, fajtore me te medhenj akoma jane ata qe i lejuan madje edhe i perdoren ne zgjedhjet lokale te 96-es. Duket se te dya krahet e politikes luajten me zjarrin, njera kur nxiti revoltat e rruges pa qene ne gjendje t’i udhehiqte e kontrollonte, tjetra kur u sheprndau arme militanteve te saj, kur beri mobilizim te pjeseshem mbi baza krahinore etj. etj. Veshtire qe ne kete mori fajtoresh e shkaqesh te vecosh njerin e te fokusosh tjetrin.

Po keshtu nga ligerimi politik jane huajtur farzat qe e cilesojne hyrjen ne NATO si sukses te qeverise Berisha. Perpara se te shkruaje fraza te tilla historiani i ben ca pyetje vetes si: hyrja ne Nato ishte ngjarje apo fundi i nje procesi qe kish nisur vite para 2005-es; sa kjo hyrje u percaktua nga faktore thjeshte shqiptare e sa nga faktore gjeopolitike e globale etj etj. Si historian te bie barra qe para se ta shpallesh antikorrupsionin flamur te kesaj apo asaj qeverie,  te analizosh shkaqet pse te gjitha sonazhet e opinionit publik te 3-4 viteve te fundit, nuk konsiderojne korrupsionin problem themelor te shqiptareve, por papunesine dhe varferine.  

Si mund t’u shpjegohen te gjitha keto nxenesve duke respektuar ate nivel dijesh dhe aftesish intepretuse qe kane? Pergjigjen mund ta gjejne ata qe merren me tekste dhe didaktike, ne si qytetare u kerkojme vetem nje gje: t’u mesojne te rinjve se ngjarjet historike nuk jane bardhe e zi dhe te percaktuara nga nje shkak i vetem. Ndryshe na demtojne rende se godasin pluralizmin e u leshojne terren mentaliteteve moniste e dogmatke.

 3. 

Prononcimet publike te Ministrise se Aresimit ngjanin ne mbrojtje te interesave dikasteriale. Thelbi i tyre mund te permblidhet: respektojme lirine akademike, ne jemi pergjegjes per proceduarat por keto jane respektur edhe ne rastin ”Historia 12”. Te flasesh per procedura kur duket se sistemi i pergatitjes dhe botimit te teksteve funksionon dobet, eshte si te fshihesh pas gjethes e fikut. 

Duket se teksti ne fjale ka nje varg kusuresh qe nuk lidhen vetem me periudhen e tranzicionit postkomunist. Artan Shkreli psh ne shkrimin ”Te punosh kunder popullit tend” veren me te drejte se ” nuk ka as edhe një fjalë të vetme se çfarë ndodh me popullin tonë nga shek II p.e.s., deri ne shek. XII të erës sonë”. Me nje te rene te lapsit fshihen 14 shekuj histori e bashke me ta edhe periudha me nevrlagjike e historise sone, ajo e vazhdimesise iliro-shqiptare. Profesor Pellumb Xhufi, ne nje emision televiziv, vuri ne dukje se emigrimet e arberve ne fund te mesjetes paraqiten me optiken e Stadmuller-it per ekspozionet demografike, thene me shqip: ne kete kapercyell kohor shqiptaret emigrojne ne ultesira, pasi per shekuj me radhe kane jetuar e jane shtuar ne male. Ne thelb – po ajo qe thote enciklopedia e fundit maqedonase, vetem se ”historiani” yne s’ka perdorur termat perbuzes : pllaninci, shiftar etj.

Mungesa e lajthitje te tilla jane shqetesuese, por shume me shqetesues eshte fakti se gjithe keto nuk jane zbuluar e diskutuar gjate procesit te perzgjedhjes e botimit te tekstit, por dalin ne publik duke marre shkas nga nje akt politik, reagimi i PS-se. Duket qarte se nuk ka funksionuar sistemi. Megjithate  perfaqesueset e ministrise, me nje opitke gjelkokoshi germushen e thone se jane respektuar procedurat formale. 

Ne gjithe boten botimi i teksteve shkollore eshte nje proces i nderlikuar sepse perzihen ne te interesa grupesh te medha e te fuqishme. Me nje ane jane interesat e komuniteteve prinder-nxenes apo te atyre mesues-akademike, me ane tjeter jane interesat e botuesve dhe te distributoreve. Te parat jane interesa shoqerore, pedagogjike, shkencore, te dytat jane interesa fitimi. Ne raste te tilla qeveria nuk eshte dorejashte, por aktor i fuqishem qe harmonizon keto interesa, behet garant per standartet dhe mbron interesin publik. 

Ne nje interviste te ketyre diteve profesor Riza Hasa flet per presionin qe bejne botueset, per pazaret mes autoreve reale dhe “autoreve bedele”, dmth autoreve qe ofrojne emrat dhe titujt ne tekste te shkruara prej te tjeresh (!). Pas gjasash nje rast te ngjajshem kemi me ”Historia 12”: dy profesoret mbulojne shekullin e 20-te, kurse autori i trete “botues qe ka studjuar per histori” mbulon 24 shekuj. Kane te drejte profesoret Ceka e Xhufi, si dhe Klosi e Shkreli kur thone se kusuret me te medha ky tekst i ka ne periudhen e lashte e mesjetare. Mbetet per te pare se c’eshte “specializimi” i botuesit Lleshi qe i lejon te mbuloje 24 shekuj histori duke bere gafa qe as amatorit nuk i falen

 

4. 

Gjithesesi shqetesimi kryesor qe buron ng “Historia 12” nuk eshte as lajthtja me fakte e ngjarje, as anshmeria politike. Te dya keto riuperohen lehte. Problem shqetesues eshte konceptimi i teksteve te historise si magazine  faktesh, ngjarjesh, emrash etj. “Historia 12” te renqeth me trajtat e skajshme pershkruese dhe anemine e theksuar te elementit formues. Te rinjte qe do ta perdorin kete tekst jane konceptuar gati-gati si makina qe duhet te ngarkojne kujtesen me ngjarje e data, e, sado ralle edhe me interpretime te gatshme, pa kurrfare perpjekje per analize e interpretim nga ana e tyre. 

Prej kohesh historiane e pedagoge ne Perendim e ne Lindje debatojne per historine ne shkolla dhe sidomos per per raportet mes permbajtjes historike dhe aftesise interpretuese.  Thene me shqip diskutojne: a duhen mbingarkuar femijet dhe te rinjte me inventare ngjarjesh, datash e emrash, apo theksi duhet vene te aftesimi i tyre per te analizuar ngjarjet historike. 

Ne librin “Lies My Teacher Told Me: Everything Your American History Textbook Got Wrong” historiani James Loewen permend dhe nje paradox: ne shumicen e lendeve shkollore, thote ai, shume do te thote shume, kurse pak – pak. Keshtu ne se nje nxenes merr me shume ore e njohuri ne fizike ose ne spanisht etj. perfiton me shume. Paradoksalisht ne lenden e historise shpesh pak do te thote shume. Ne se u kerkojme femijeve te nxejne me pak fakte historike dhe leme kohe qe t’u mesojme si t’i analizojne ato, pak ne kete rast eshte shume.  

Dihotomia “permbajtje historike – mendim historik” ka kohej qe prokupon pedagoge e historiane, por tani ne epoken e internetit, kur informacioni gjendet lehte dhe me tepri, theksi nuk vihet me te nxenia e informacionit, por te krijimi i aftesive per ta seleksionuar e perpunuar informacionin. Teksti “Historia 12” te shtyn te dyshosh se edhe ne kete aspekt shkolla jone vazhdon traditat e te mesuarit verbal, karakteristike per kohe e teknologji me te hereshme. 

Ministria e Aresimit dhe strukturat e saj flasin per tekste alternative dhe s’bejne keq. Por “Historia 12” deshmon se eshte shume me e nevojshme qe brenda te njejtit tekst te kete materiale alternative, pikepamje te ndryshme per te njejten ngjarje etj, ne menyre qe te rinjte te mos jene te detyruar ta mesojne historine si kokoshi kengen.Qasjet alternative brenda te njejtit tekst do te ishin instrument efikas qe te rinjte qysh heret te familjarizoheshin me parime te historizmit poper-ian, rrjedhimisht edhe me shprehi tolerance e respekti per tjetrin, te ndryshmin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).