Hipokrizia me lirinë e biznesit

Ditën e parë të prezantimit si Ministri i ri i Ekonomisë Dritan Prifti e zhvilloi me përfaqësues të biznesit të Dhomës Amerikane te Tregtise. Edhe Genc Ruli, në postin e ri të ministrit të Bujqësisë daljen e parë publike e zhvilloi me përfaqësues të agroindustrisë. Mesazhi per publikun ishte i qartë: “Qeveria kërkon të mbështesë biznesin dhe të krijojë klimë të mirë bashkëpunimi me të”.

E megjithate të dyja këto ngjarje të karakterit mediatik janë fare pak dhe nuk mund jenë të mjaftueshme për të përcaktuar politikën e qeverisë në sjelljen ndaj biznesit privat që jep më shumë se 80 % të kontributit në prodhimin e përgjithshëm kombëtar të një vendi. Konfirmimi i një qëndrimi liberal e favorizues ndaj biznesit do të ishin nismat ligjore që shkojnë në këtë drejtim e të cilat përfaqësuesit e biznesit i kanë paraqitur në forume e konferenca të ndryshme në formën e kërkesave ndaj Qeverisë apo administratës shtetërore. Çuditërisht ajo që verifikohet nga qëndrimi në praktikë i këtyre të fundit shkon në drejtim diametralisht të kundërt.

Vetëm pak ditë më parë komisioni kuvendor i ligjeve miratoi propozimin e qeverisë për përgjimin telefonik të biznesit, proces ky që do të zhvillohet nëpërmjet një drejtorie hetimi në Ministrinë e Financave. Ky ligj nëse miratohet në Kuvend do t’i japë të drejtë administratës të futet deri në caqet më ekstreme të intimitetit dhe privacisë së një biznesmeni dhe konfidencialitetit të një sipërmarrjeje. Duar të tilla të pushtetit në jetën e qytetarëve të vetë, shqiptarët i kanë prerë prej viteve ’90, por ato si duket tentojnë të rikthehen. Për publikun ende nuk është dhënë asnjë informacion se si dhe cilat biznese do të përgjohen, kush e ka atributin jo vetëm ligjor por edhe kushtetues të urdhërojë përgjimet, sa i kontrolluar për të mos u keqpërdorur, për të deformuar konkurrencën apo cënuar privacinë e individit, është ky proçes. Askush nuk pyeti grupet e interesit dhe pak kush është në gjendje të thotë efektshmërinë e këtij vendimi në luftën kundër informalitetit apo ekonomisë kriminale. U fol vetëm për të drejtat që fiton administrata fiskale por jo për të drejtat që ka biznesi. Thjesht ai u miratua dhe kaq. Nuk ndalemi në aspektin ligjor të këtij vendimi se sa ai përputhet me Kushtetutën e vendit dhe a i respekton ai liritë dhe të drejtat themelore të individit. As në impaktin negativ që ai do të ketë në biznes. Këtë revista “Monitor” do të përpiqet ta kryejë në numrin e ardhshëm nëpërmjet një specialeje me opinione të ligjvënësve, grupeve të interesit, teknicienë të ligjit dhe të drejtës.

Por vlen të theksohet, në rastin e kësaj nisme të kaluar me kaq lehtësi e shpejtësi në Komisionin Kuvendor, është së pari shfaqja qartë arrogancës së shtetit kundrejt palës Biznes, gjë që në një shoqëri demokratike bazuar në ekonominë e tregut të lirë është e papranueshme për sa kohë biznesi është partneri dhe taksapaguesi më i madh e përkatësisht shtylla kryesore ku mbahet i tërë sistemi. Tentativa për të luftuar evazionin me metoda policore në kushtet e një administrate të dobët e të pakualifikuar rrezikon ta bëjë atë edhe me abuzive e më të rrezikshme ndaj lirisë së biznesit e tregtisë së lirë. Do të ishte shumë më mirë që administrata të kërkonte forma për rritjen e transparencës në marrëdhëniet e biznesit e transaksioneve mes operatorëve në treg. Por nga ana tjetër nuk mund të mos vihet re me keqardhje se reagimi i palës tjetër, pra Biznesit apo përfaqësuesve institucionalë të tyre si dhomave të tregtisë qofshin këto publike a private apo edhe shoqatave të ndryshme profesionale të bizneseve, ka qëne pothuaj inekzistent. Kjo përbën në fakt edhe një arsye më shumë që Qeveria (duke qenë koshiente se partnerët jo-qeveritarë nuk janë kurdoherë në nivelin që pretendohet) të tregojë urtësinë e duhur e durimin e nevojshëm që në të gjitha rastet e kalimit të nismave të tilla ligjore të lejojë palët e interesuara të formulojnë e të shprehin qartë opinionin e tyre për to, me qëllimin e mirë që produkti përfundimtar i ligjit të dalë nga Kuvendi të japë rezultatet e duhura në dobi të komunitet dhe në respekt të principeve të sistemit të vlerave që po përpiqemi të ndërtojmë prej gati njëzet vjetësh. Një qëndrim i tillë do të ishte i domosdoshëm për të hartuar dokumenta që t’i rezistojnë kohës e për të mos aprovuar ligje të cilave detyrohemi t'u rikthehemi vetëm pas disa muajsh.

21 Komente

Nuk e di se sa te drejte ka autori i ketij shkrimi, pasi nuk e kam lexuar ligjin ne fjale, por nga prononcimi i ministrit te financave Ridvan Bode per kete ceshtje, theksoj se kontrolli edhe nepermjet pergjimit do te behet vetem per punonjesit e administrates tatimore te ketij dikasteri.  Pra duan te frikesoje apo ndeshkojne punonjesit e tyre per dallaveret qe mund te bejne me bizneset ne dem te arkes se shtetit. Nese eshte keshtu, ndryshon puna. Kush di ndonje gje me teper le te na e saktesoje. 

po ca lesh mer berber,

keta jane palaco.

ca lesh do pergjojne keta mer, ujku ujku e gjurma sa koka vet.

pse u dashka pergjuar biznesi apo qofte dhe inspektori qafederr i administrates.  Sot dihet mire se ku lun parja dhe korrupsioni. Ca do bohet , do kapet noi inspektor terreni qe merr nai pale xhinse pa leke ke subjekti qe po kontrollon, dhe ne shkembim do tja uli gjoben per kasen regjistruse.  E nderkohe, qiviru megjithe ministrin devolli jane te kap prej bolesh, ene shkojne inagurojne investime private te bizneseve qe me nje te shikume shtremet po ti bojne ministrit, i heqin arkes tate te shtetit 100fishin e lekeve qe do fitohet nga kapja e te korruptumeve me pergjime e spiunlliqe.

Biznesi do dhe meriton gjykaten administrative qe kta horrat e te dy paleve e lejne varur prej vitesh.  Lejne varur gjykaten, por nderkohe bojne gati terrenin, mire e mire, edhe kane kohe sa te dush, se dhe opozita nuk hyn ne parlament ta kaloje ligjin, por njerezit e vet dhe pse jashte komisionit te ekonimse i ka ne tave mrena duke punu me poziten.  Edhe kur ta bojne horrat ligjin per gjykaten, biznesi jone , do gedhihet nje dite ene do shofi ca struktura interesante rrotull gjykates qe do ta rrjepin nga leket, edhe do jene po keta surreterit qe bejne ligje pergjimesh dhe qe ngrofin karriget e komisioneve te ekonomise.  Nuk jane budallenj ore berbero, as pozita as opozita. E dine qe skane per te qene gjithe jeten ne kolltuk. Per rrjedhoje sa jane aty ja....nonen me sa munden, qe te kene ca te hane neser. Se jo te gjithe do hapin universitet privat se osht mush plot e perplot.

Plotesisht me ty jom o Dije per te gjitha sa thua, por une desha te fokusohesha vetem tek fakti qe ky ligj nuk pergjon bizneset, por punonjesit e administrates tatimore dhe doganore. Pra nga qe jane shtu shume hajdutet me background buxhetor, hajnot e medhenj kerkojne te eleminojne hojnot e vegjel, sidomos ata qe nuk bashkepunojne me te medhenjt. Me nje fjale synohet drejt nje centralizimi te vjedhjes shteterore.

nuk synohet or berbero,

eshte centralizu me kohe, keto 4 vjet po e po, por dhe dy vitet e fundit ne Nanos.

Vertet pergjohet punonjesi Berbero, por nga ana tjeter osht dhe nji biznes apo jo.

mitmarrja ene mitdhenja jane te dyja te denushme po te te doje qejfi. Mjet i mire shantazhi per bizneset, por dhe menyre e rehatshme per te spastru administraten, se reformat u bone tashti, me ca sebepi do hiqen robt prej pune .

si thu ti ?

Apo nuk osht bo dhe keq tashti se do ne LSIja e Cameria pune smiley

He te keqen. ruju kur te folesh ne telefon ose dhe live. Fol me shenja berbero , me gishta , jo me ze hahahah

 

mos kini frike ngrijeni zerin se jemi ne demokraci.

meqe jemi ne teme, sot Banka Qendrore Europiane sipas lajmeve qe po lexoj, ka kritikuar masat stimuluese te qeverive europiane per blerjen e makinave te reja.

Nese pergjimet jane per tatimoret (siç thote Berberi) kjo eshte gje e mire, sepse nenpunesit e korruptuar dhe te dyshimte duhen kontrrolluar, por nese eshte per biznesin, kjo do te ishte e pallogjikeshme. 

Artikulli me pelqeu dhe thuajse te gjitha qendronin. 

Problemi me organizatat e bizneseve eshte se perbehen e drejtohen nga njerezit qe kane bizneset. Keta kane FRIKE nga maliqi or ti, dhe nuk kane faj. Tjetri e ul koken per nje vend pune ne administrate publike dhe "c'me duhet mua!" e jo me kur ve ne rrezik biznesin (edhe diamantit i gjen difekte po te duash)

Celesi i interpretimit te shume sjelljeve sot ne shqiperi eshte FRIKA NGA PUSHTETARET.

 

gene,

prezenca e shtetit ne jeten publike dhe niveli i korrupsionit ecin bashke. Si person me bindje te majta, si e zgjedh ti kete dileme?

Kush te tha ty qe une kam bindje te majta?!

dilemen ta them une se si zgjidhet

quhet shtet ligjor perkunder atij arbitrar.

Problemi nuk zgjidhet duke shtuar arbitraritetin qe kane ne dispozicion shkallet me te larta te hierakise por duke e luftuar ne cdo shkalle.

procedura, standarte, burokraci eficiente.

 

Do nje shembull te thjeshte?

ta thom u

merre tenderin e rruges durres kukes dhe beje sipas procedurave ligjore pa i lene mundesine askujt qe ti shkeli (tender pa procedure quhet vjedhje dhe te con te hoteli pa leke). KAQ THJESHT SA NUK DO TE TE BESOHET.

Eshte totalisht e kunderta e shtetit te tipit: "ia kisha premtue, ia dhashe, po te duhen procedura ligjore, do i bejme dhe ato" (berisha ne parlament kur pyetej pse i kish dhene leka zogut nje pallat pa ndjekur porcedurat ligjore)

 

Ta zgjidha dilemen?

 

Ok, kisha pershtypjen e gabuar se kishe ide te majta....

Meqe shume te majte kerkojne nje rol me aktiv te shtetit, si psh Blendi Kajsiu, ai qe shkruan te gazeta Panorama, thashe te pyes ty njehere, por e paskam gabim.

Sa me i madh te jete roli i shtetit ne drejtimin e vendit, aq me i madh eshte korrupsioni dhe abuzimi.

Une nuk hyra ne raste konkrete, por per ndertimin e rruges Dr-Ku vendimi per ta kaluar pa pasur nje projekt te sakte dhe si rrjedhoje kosto te sakte eshte teresisht vendim politik. Akuza kunder Lulzim Bashes per shperdorim detyre eshte qesharake, sepse eshte vendim politik. Po akuzove per shperdorim Lulzim Bashen, duhet te akuzosh gjithe qeverine qe e miratoi projektin dhe gjithe parlamentin qe votoi buxhetin. Prioriteti eshte ndertimi, kostoja e ndertimit sado qe te rritet, nuk barazon humbjet qe ekonomia ne teresi peson nga mospasja e kesaj rruge. Prandaj u mor vendimi me procedure te pershpejtuar.

Prioriteti eshte ndertimi, kostoja e ndertimit sado qe te rritet, nuk barazon humbjet qe ekonomia ne teresi peson nga mospasja e kesaj rruge. Prandaj u mor vendimi me procedure te pershpejtuar.

 

Wow na cudite! Ne fushen e dipllomacise edhe merr vesh, po sa per ekonomine je trongull fare.  smiley

As qe jam parimisht kunder nderhyrjes se shtetit nuk e thashe une.

E kuptoj qe te thjeshton pune kategorizimi i personave por nuk eshte rasti im.

Une nuk hyra ne raste konkrete, por per ndertimin e rruges Dr-Ku vendimi per ta kaluar pa pasur nje projekt te sakte dhe si rrjedhoje kosto te sakte eshte teresisht vendim politik. Akuza kunder Lulzim Bashes per shperdorim detyre eshte qesharake

 

Ndersa une nuk e permenda fare lulin dhe nuk me intereson aspak ne kete rast.

Ky shteti qe te pelqen ty eshte pikerisht ai qe nuk mund te nderhyje as ne jeten publike dhe askund tjeter. Ketu nuk behet fjale per te majte apo te djathte por te afte e te paafte apo "burra shteti" e "pushtetare".

 

Ta perseris receten edhe pse eshte shume e thjeshte;

shtet ligjor, procedura, burokraci eficiente. (shtet modern)

Eshte e kunderta e recetes se doktorr adhamudhit:

tymnaje, arbitraritet, frike. (pushtet tribal)

 

Prandaj u mor vendimi me procedure te pershpejtuar.

Shpresoj qe ti te mos mendosh se thjesht permendja e fjales "procedure" eshte e mjaftueshme.

Nese do te ish ndjekur ndonje procedure nuk do kishte asnje problem dhe ne thjesht do te diskutonim per mundesine e permiresimit apo jo te kesaj procedure qe lejon apo jo abuzime.

Ndryshimi qe i bene ligjit per prokurimet publike e quan sot procedure ligjore ate qe bene dje ne arbitraritet te plote por kjo nuk ndryshon faktin qe ai veprim i caktuar ishte i jashteligjshem dhe mbeshtetja e qeverise vetem sa e kthen fajin nga personal ne ceshtje publike.

Rastet qe te permenda une jane bere jashte cdo procedure ligjore dhe, pikerisht per kete, perbejne nje shembull tipik te shtetit te korruptuar/korruptueshem qe nuk duhet te egzistoje fare e jo me te nderhyje ne jeten publike.

Per diskutimin tone sot, nuk ka rendesi aspak nese eshte vjedhur apo jo.

 

Perseri:

-te respektohet ligji

-ligji te parashikoje procedura sa me te imtesishme qe minimizojne arbitraritetin ( i cili nuk mund te zhduket teresisht e per kete arsye duhet patur kujdes se kush vihet ne krye) 

-procedurat dhe "proceduesit" te jene eficiente.

 

 

 

 

 

Qe te vijme tek tema, egziston nje ligj per pergjimet telefonike ne raste krimesh dhe, meqenese mitemarrja eshte krim, nuk e shoh arsyen praktike te nje ligji te vecante per kete.

proces ky që do të zhvillohet nëpërmjet një drejtorie hetimi në Ministrinë e Financave

Pikerisht ketu calon gomari. Nepermjet ketij ligji qeveria merr te drejten te pergjoje punonjesit e vet dhe cdo biznes ku keta shkojne per te ushtruar funksionet mbase duke anashkaluar gjykaten e prokurorine.

 

Nje pyetje per hunter, keshtu ne tym pa e lexuar ligjin: a je dakort qe qeveria te mund te beje pergjime telefonike pa pyetur me pare gjykaten a prokurorine?

 

E di si eshte puna. Shkrimi "Hipokrizia me lirine e biznesit" nuk eshte lajm. Eshte nje "dicka" qe mundohet te jete koment, opinion. Ketyre lloj shkrimesh i kam heqe vizen me kohe.  

Prandaj pyetjes tende nuk pergjigjem, jo per mungese respekti, po per arsyen se po ta bej i japim njefare kredibiliteti nje "shkrimi" qe ne vetvete s'eshte as lajm as koment.

Gene ...

Me ka bere per vete mendimi juaj i shprehur shume qarte "Kunder Arbitraritetit" te ketij shteti Arrogant ose Militant . Nuk  kam pas dhe s'kam njohje  me biznesmene e Biznese edhe te nivelit te larte , qe linden midis nesh smiley , po rralle per mall  . Po te bije nje shembull te jetuar . Duket sikur s'ka Lidhje po them se eshte brenda linje .

Viti 95 ne Durres Plazh per motive "pije - ngrenie" , i ftuar dhe shoqeruar me nje "BOS" te afert me Mixhen. Prane nesh nje tavoline po "qejfi " me nje  "Bosssssss" te rrethuar nga dy njomzake qe sa e pa mikun tim qe hyri , u ngrit ne kembe me nje buzeqeshje "vesh ne vesh " dhe e ftoi me gjithe shpirt te ulej .

Ne u ulem diku me larg po ku prane nesh perseri nje buzeqeshje dhe ngritje ne kembe. Pasi u ulem na u lut te vinte per "pak caste" dhe na tha dmth i tha mikut tim se "dikush po e pengonte te fuste nje cisterne me nafte".

"Bosi im"  i foli nga larg atij te tavolines pare me nje shprehje te tille "nigjoje i cike robin , se ka hall"

Pas disa bisedave qe po ti ve e zgjasin shume dhe dy komunikimeve ne telefon , "Bossssssssi "u afrua tek ne dhe shpjegoi :

- Problem i thjeshte mer jahu . Drejtori doganes ne Port donte me more i shume te mojme. Asgjo e re mre , po ato ishin premtu tjeter ven . Mora Meksin ( textualisht ) ne me tha po i coj urdhrin e pezullimit nga detyra . Neser te beje veprimet .Po cer e ke ti ate mer jahu ?

- Se kom gjo jo nji i dal perpara si te gjithe . Te iku i fishek qorr me duket !!!!!

Dhe keta JU doni ti pergjoni ???? Po ku di ti raportoni ?????? Keto jane Dosjet mor gjytyrym..... keto jane  , por MODERNRE , pavaresisht se Bode nuk eshte Min i Brendshem  - tha !

 

ekziston faktikisht ne policine e shtetit nje seksion i krimit ekonomik por ja qe ministria e financave do edhe ajo mundesine te beje dosje per hesap te vet se nuk paska qene keq thone.

 

ashtu si policia e rendit, edhe keta te financave duhet te marrin leje (teorikisht, se praktikisht strukturen e kane pastaj kur te duan) per te pergjuar.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).