Hilary Mantel rrëmben "Man Booker Prize"

Shkrimtarja 57-vjeçare lë pas emra të njohur si ‘Nobel"-in Coetzee, i cili ka fituar më parë këtë çmim në vitet 1983 dhe ‘99, A.S. Byatt, Simon Mawer dhe Sarah Waters. "Wolf Hall" është një roman historik kushtuar këshilltarit të Enrico VIII, Thomas Cr

Ka qenë shkrimtarja angleze, Hilary Mantel, ajo që ka rrëmbyer çmimin prestigjioz "Man Booker Prize", ceremonia e të cilit u organizua mbrëmjen e së martës. Libri i saj historik "Wolf Hall" është përzgjedhur si më i miri nga juria që gjykoi prurjet letrare të një viti në gjuhën angleze. Në këtë konkurrim, shkrimtarja 57-vjeçare ka lënë pas "Nobel"-in J.M. Coetzee, i cili ka fituar më parë këtë çmim në vitet 1983 dhe ‘99, A.S. Byatt, Simon Mawer dhe Sarah Waters. "Wolf Hall" është një roman historik kushtuar këshilltarit të Enrico VIII, Thomas Cromwell. Ndonëse ngjarjet zhvendosen në shekullin VXI, juria e ka vlerësuar këtë libër si një roman modern i jashtëzakonshëm. Sipas Ion Trewin, rasti i Hilary Mantel ndodh që të përsëritet rrallë në traditën e ndarjes së këtyre çmimeve. Që nga shpallja e listës së finalistëve, Mantel ishte një nga të favorizuarat për të fituar. Në fakt, vitet e shkuara kanë treguar se në të shumtën e rasteve vendimet e jurisë nuk përputhen me sondazhet. Mjafton që për analogji të përmendim edhe çmimet "Nobel", ku thuajse çdo herë fiton një emër që nuk renditet mes të favorizuarve. Vetë shkrimtarja, pas ceremonisë së çmimit është shprehur se fakti që gjendej në krye të listës, e bënte edhe më shumë të besonte se nuk do ta fitonte këtë çmim. Ka shtuar se idenë për ta shkruar këtë libër e kishte pasur që në vitin 1970. "Me sa duket duhet që të vinte koha e duhur, duhej të hyja në të 50-at e po ashtu të arrija pjekurinë time letrare", ka theksuar ajo, duke bërë edhe humor. Deri në fund të shtatorit, "Wolf Hall" numëronte 50.000 kopje të shitura. Besohet se shifra do të vazhdojë të rritet edhe më shumë pas fitimit të këtij çmimi. Ndërkohë, çmimi ka edhe vlerën e tij monetare prej 50.000 paund(83.500 dollar&eumlsmiley. Juria, edhe pse është përfshirë në diskutime të gjata për të përzgjedhur fituesin, ka përzgjedhur Mantel me motivin e krijimit të një vepre të guximshme, të detajuar dhe lirike. "Ishte një rrëfim i jashtëzakonshëm", ka thënë kryetari i jurisë, James Naughtie, duke shtuar se vendimi nuk ishte unanim dhe iu desh të diskutonin rreth tri orë për të mbërritur në këtë përfundim. "Është një libër i vështirë, me një teknikë narrative inovative dhe shpërblimi që merrni pasi ta keni lexuar do të jetë i madh. Ky libër premton diçka mjaft të çmuar për njerëzit që do të "zhyten" në të. "Wolf Hall" është një histori e intrigave politike në oborrin e Enrico VIII. Rrëfen tronditjet politike të lindura nga dëshira e mbretit për t‘u martuar me Anna Bolena, dëshirë që do ta çojë mbretërinë në mohimin e besimit katolik. Një histori e parë përmes syve të këshilltarit të mbretit, Thomas Cromwell.

Nxitje shitjesh

Në 41-vjetorin e tij, "Man Booker Prize" premton një nxitje të shitjeve për fituesit. Secili prej gjashtë finalistëve, përfshirë edhe fituesin, merr 2.500 paund dhe një botim luksoz prej lëkure të librit të tij. Ky çmim synon që të vlerësojë librin më të mirë të shkruar në gjuhën angleze në 53 vendet e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës. I themeluar në vitin 1968, që prej vitit 2002, ky çmim prestigjioz financohet nga "Man Group Plc".

5 Komente

Si mer e  rrëmbeu, nuk ja dhane vete e ? smiley

Une ket fjalen rrëmbej, e lidh me gocat qe martoheshin pa konsensusin e prinderve te vet kudo si ndodheshin smiley

Ose ne gjuhen popullore nje grua e tille percaktohej : "Ajo osht rrëmy" smiley

  smiley

Pikes i ke rene.  Dmth ata kane qene duke ja dhene cmimin dikujt tjeter, kur te eshte ngrejt Mantel e eshte hedhur si shqiponje, ja ka rrembyer nga duart cmimin e ka care ferren.

Eh lumsi populli i pa-rrembyer per gazetonjesit.

une per nje cast kujtova se qe hilary clinton 

E vetmja vlere qe kane keto cmime, se bashku me Nobelin, eshte te shtojne shitjet e shkrimtarit qe i fiton.

Coetzee e kam pelqyer me kohe. Sidomos ne Disgrace tregon goxha vlera letrare, shto ketu dhe formen realiste me te cilen prek apartheit, edhepse ne dukje te pare perciptazi. Me tutje margjinaliteti qe eshte prezent ne cdo njeri, madje dhe ne figurat me profil te larte intelektual, deshiren per te rigjetur ate 'naivitet' mendor intelektual te humbur-naivitet qe keto figura konsumohen per ta humbur,... Kurse Mantel me perpara, te pakten per mua, ka qene ne margjinalitetin e literatures. Tani me keto pallavrat mbi Cromwell sikur me terhoqi pak me teper vemendjen, por jo aq sa beri Coetzee.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).