Gjirizet

Gjirizet, këto struktura të domosdoshme për jetën e njeriut nuk i gjetëm në natyrë. Në fakt gjirizet janë një nga elementët që shënojnë sofistikimin e njerëzimit, dhe sa më shumë t’i përshtaten formatit labirintik të qyteteve moderne, aq më shumë qytetërim (pra shkëputje nga stadet primitive-natyrore) gjen në to. 

 

Një botë e tërë e nëndheshme, me faunën e florën e vet, me urbanistikën gjarpërushe në korridore e tunele, shkallë e puseta që zbresin nivel pas niveli, si në rrathët e ferrit imagjinar. Këto janë gjirizet, kanalizimet e ujërave të zeza, të mbetjeve e mbeturinave, fekaleve, por edhe shtëpi e gjitarit më të përhapur nëpër qytete, minjve. Thuajse të gjithë e dimë se çfarë ka nëpër gjirize, megjithatë thuajse të gjithë as që duam ta çojmë nëpër mendje atë pamje kaq të shpifur, kaq fyerëse e tronditëse për shijet e kultivuara në një sistem kulturor binar, ku drita është e bukur dhe errësira e keqe, ku mbitoka është parajsë dhe nëntoka ferr. Kuptohet që simbolikën e tabusë e kemi shpikur po vetë, pasi në këtë rast nëntoka e gjirizeve jo vetëm që nuk është ferr, por është një vend pa të cilin jeta, në mos e pamundur, do të na bëhej shumë e vështirë. Kushdo qoftë urbanisti që i ka shpikur gjirizet, ka bërë një punë të mirë, se ka krijuar një hapësirë ku njerëzimi mund të degdisë produktin e tij të fëlliqur, ndotjen e tij, që sa e natyrshme, aq edhe antikulturore është. Por veç efektit urbanistik, gjirizet kanë dhe një efekt psikologjik në nënndërgjegjjen e njerëzve. Duke filluar që nga tubacionet e tualeteve nëpër shtëpi, e duke mbaruar kushedi se ku, këto ambiente ofrojnë në një farë mënyre mistike sigurinë që gjithçka thithin në zorrët e tyre, nuk e lënë më të dalë, dhe shndërrohen kështu në një mbajtës perfekt të sekreteve më të këqija.

Kjo është një klishe natyrisht, dhe jo pak kanë qenë autorët që e kanë përmbysur këtë klishe, duke u përpjekur të imagjinojnë tmerrin e rikthimit nga bota e përtejme, nga gjirizet, nga gjijtë e ferrit ku gjithçka që hidhet, hidhet për të mos u kthyer më kurrë. Kështu tipike janë hyrjet e daljet në ferr të heronjve e gjysëmperëndive antikë, në fetë themelore të lindjes së mesme e të mesdheut, nga Gilgameshi, e deri te Odiseja, ndërkohë që jo rrallë shkrimtarët, Aligieri, Milton apo Rembo, vajtën e kuturisën nëpër kthina të ferrit, për të sjellë mbërdhe ato çka kishin humbur përgjithnjë nën të (me një lloj simpatie madje për disa banorë të ferrit). Simbolikë e ngjashme haset dhe tek shumë përralla, nga të cilat më vjen ndërmend ajo me pusin ku flaket sekreti i vrasjes, që më vonë del në shesh nga një pipëz e prerë prej një kallami që askujt nuk mund t’ia priste mendja se do të mbinte bash aty. Shumë e tmerrshme simbolika e pipzës, imagjinoni diçka që del nga më të errëtat kthina të ndërgjegjjes, diçka që gjithnjë kemi dashur ta harrojmë, e pikërisht kur e flemë mendjen dhe bindemi se është varrosur, e gjejmë të zbuluar mu në mes të dhomës së gjumit... ose mu në mes të zyrës. E tmerrshme, po përralltarët dihet që nuk kanë qenë njerëz tolerantë ndaj frikës së të tjerëve, përkundrazi...

Një imazh i ngjashëm krijohet kur nga gjirizet e qyteteve tona nisin të dalin sendet të cilat ne edhe pse i dimë se janë aty (se i kemi hedhur vet&eumlsmiley refuzojmë t’i kujtojmë, e lëre më të flasim për to, apo të jemi të gatshëm t’i shohim. Tendencë mbrojtëse, konservative për jetën tonë mbitokësore, jetën tonë të parfumosur aromërash lulëzuese – që kurrë nuk duam ta përziejmë me pjesën e errët që qelbet prej kalbjes. Mirëpo ndodh që minjtë, këta banorë të përhershëm të gjirizeve, nisën të dalin rrugëve të Tiranës, pardon, Oranit, shoqëruar me gjithë trazirat, të vjellat, vdekjet, shpifësirën, murtajën që vjen nga nëndheu. Jo më kot morali shekullor ka përcaktuar në dogmat e tij vendin e përbuzur e të paprekshëm për miun, këtë dëshmitar të errësirës.

Morali nuk i ndalon turmat e minjve, që presin sa presin e turren në rrugë me vdekjen e zezë si shoqëruese vrastare. Në një zbërthim simbolik, ndoshta duhet të qetësohemi pak, të marrim frymë, të heqim dorë për ca çaste nga jeta frenetike, profesionalizmi mbytës i kohës dhe zbavitjet turbulluese. Ndoshta duhet të marrim pak kohë për të medituar, cilët vallë janë ata që kemi mbyllur nëpër gjirize? A e meritojmë hakmarrjen e tyre? Fundi fare, po ne cilët jemi... minj apo njerëz?

 

13 Komente

Fundi fare, po ne cilët jemi... minj apo njerëz?

Stare at a heaving cage of a life-preserving form and immediately you will feel the need to ask yourself: “Why is it that control over these forms was somehow handed down to them?” It is as if some laboratory experiment went array and the mice now hold the plans to the maze and are supervising the new construction of a cheese shop in every second turn. And in the meanwhile, the doctors scratch their heads and cannot seem to record these new developments. It is all so sudden, the mice have become masters of their own fate, and noone ever intended for that to happen. This whole existence is based on clear cut roles for each species, but now that the line is blurred a new type form is being born: The human mouse.

kete qe ke shkruar ti per gjirizet, e  vertis shpesh neper mendje

nje meditim shume gjenuin kjo analize

10-te

p.s.

ndersa per bejtet nuk po te vleresoj se je bere njecike horr  smiley

Meditim i kandshem Sol...

"Simbolikë e ngjashme haset dhe tek shumë përralla, nga të cilat më vjen ndërmend ajo me pusin ku flaket sekreti i vrasjes, që më vonë del në shesh nga një pipëz e prerë prej një kallami që askujt nuk mund t’ia priste mendja se do të mbinte bash aty."

Kete, thote Virgjili, ia tregojne edhe Eneas diku andej nga Thraka, tek udhetonte per te shkuar ne Rome.

Mire, me ne fund leximi i Murtajes po i afrohet qyteterimit si analogji, apo model arkitekturor per ndergjegjen, me nje fjale, nje leximi frojdian. Problemi behet me i veshtire dhe me specifik ne rastin e Murtajes, ku dikotomia gravitacionale larte/poshte, kulle/gjiriz sheshohet, horazintalizohet ne dikotomi qender/periferi, dhe ne formimin e lagjeve te tera te vene nen karantine. Une pra po pres nje lexim Fokoldian. Por kjo vihet re pak me vone ne lexim, nderkohe qe sheshimi total i gjithe dikotomive nuk gjendet tek Murtaja, por mund te vihet re vetem tek Verberia e Saramagos, nje pune e ngjashme me Murtajen, por e ekstremizuar ne nje anarki me akute.

"Verberia" eshte vertet nje liber i madh, kur e kam lexuar, nuk e di pse, mbas cdo faqeje qe shfletoja kisha ndjesine se po verbohesha edhe une bashke me banoret e atij qyteti, ky i fundit  duket shume i ngjashem me banoret e "Murtajes".

Edhe mua me pelqeu. Me thene te drejten keto dite me 'Murtajen' ne dore kam menduar vazhdimisht per nentoken e Tiranes. E kisha t'nevojshme kete qasjen tende dicka me optimiste se imja qe permblidhej "m mbi, m nen".

Kam nenvizu dhe une ca rreshta qe m'kan shty ne meditim por i perkasin me teper pjeses se dyte ndaj po pres.

Najs!

Po ç'najs, ore Blendi! Hiç najs s'mu duk. Najs është një foto me gjethe të kuqe vjeshte me sfond qiellin blu me ndonjë re lente... Mua më pëlqeu ky reflektimi mbi gjirizet. Më pëlqeu qetësia e solit. Dhe sidomos ideja se gjirizet shpërthejnë një ditë nëse nuk i mirëmbajmë (se gjirize do ketë gjithmonë...)

Shkruajta per te qene i permbledhur, dhe ne fakt s'ia kam dale. ka shume elemente te papermendur, ka perseritje etj. Nejse, nuk e kam korrigjuar, prandaj smiley gjithsesi flm per fjalet e mira

 

nje tjeter element kulturor e simbolik me minjte eshte perralla e fyelltarit te hamelinit, atij qe mori persiper te nxirrte minjte e murtajshem nga qyteti, qe me vone nuk u pagua e shkoi nxori turma turma femijet...

ky motivi i shpetimtarit te kerkuar ne prag hallesh eshte nje motiv tejet politik (ne sensin qytetar). Me sjell ndermend ate cka ndodh hera heres kur qytetet tona mbushen me "minj", kerkojme fyelltare, qe me pas nuk i paguajme e vijne na marrin femijet... zot i madh cfare specie jemi, nuk veme mend kurre - do shkruante nje komentues cinik.

p.s. ca studiues te perrallave e kronikave historike e lidhin kete ngjarjen e fyelltarit me nje pedofil qe mori me qafe sa e sa femije duke i mashtruar me fyellin e tij, per t'i masakruar ne nje pyll te evropes qendrore...

Ndersa ca studiues te tjere do e lidhnin drejt per drejt me Apollon.

Ketej nga ne kur duan te shajne rende ndokend e quajne "Cloaca Massima" sipas emertimit te rrjetit te ujerave te zeza ne Romen antike... 

E lexova me endje dhe shume mendime mu vertiten ne koke. Mu kujtuan gjirizet e famshem te Parisit teksa Hygo na shetiste nder to thuajse si ne mes qyteti. Keto gjirizet e qyteteve tona do te jene me te ndotur padyshim, me zhvillimin e natyres njerezore. Po nese turmat e minjve qe padiskutim duhet te jene me te medhenj se ata te Hygose, do  te dilnin atehere si do te shkonte filli....

Fabulen me pipezen une e di pak ndryshe por ne fund te fundit te njejtin kuptim shpreh. ''Berberi i fundit qe rruajti mbretin nuk e tregoi sekretin. Por ne nje pus uleriti,  mbreti ka veshe gomari!''  Femijet me pipezat qe bene e perhapen lajmin anembane.

 

mbreti me veshe gomari eshte perralle e ngjashme, dhe teper e perhapur... madje dhe nje liqen i madh i kripur ne Kirgizistan thuhet se ka lindur ashtu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).