Gazetat kulturore po vdesin

Në hapje të Takimit të 28-të Europian të Gazetave Kulturore, nobelisti turk Orhan Pamuk mbajti një ligjëratë në Stamboll, ku shprehu mendimin e tij se periodikët kulturorë përbëjnë një hapësirë ku kultura ekziston ose së paku pritet të rezistojë. Sipas shkrimtarit, shqetësimi kryesor në lidhje me gazetat kulturore në vendin e tij kishte të bënte me vënien në garë, apo, ndikimit të tyre prej gjuhës dhe prirjeve TV-ve dhe gazetave të mëdha që kanë synim audiencën e gjerë. Gazetat kulturore nuk duhet të imitojnë gjuhën e mediave të tjera pasi çfarë vlere ka të gjesh tek to atë që mund ta gjesh tjetërkund. Pra, në thelb, ato i drejtohen një audience specifike njerëzish të arsimuar, të emancipuar dhe të përparuar në një shoqëri.

Shqetësimi i dytë ishte ndikimi i madh i kulturës anglo-saksone në periodikët kulturorë, ndërkohë që ato duhet të komunikojnë më shumë me kulturat fqinje, me kulturat me të cilat kanë rrënjë të përbashkëta apo që kanë të bëjnë duke zhvilluar kësisoj kulturën e fqinjësisë. “Ato duhet të përballen me prirjet e përgjithshme të kulturës si industri; duhet të piketojnë udhë të tjera, ndryshe prej alternativës hegjemone të kulturës anglo-saksone”.

Duke marrë shkas nga këto dy shqetësime që kanë të bëjnë me periodikët kulturorë të një vendi tjetër, ne do të donim shtronim pyetjen se cilat janë sfidat më të mëdha të periodikëve kulturorë sot në Shqipëri. dhe a janë këto shqetësime të njëjtat me organet kulturologjike në vendet europiane.

Sfida më e madhe e periodikëve kulturorë në vend sot, është shumë më dramatik se i atyre të vendeve të tjera. Ai ka të bëjë me mbijetesën ekzistenciale, mbylljen për arsye pamundësie financiare prej botuesve të tyre të cilët e kanë të domosdoshëm subvencionin prej institucioneve të kulturës. Vetë historia e periodikëve kulturorë gjatë këtyre viteve ka treguar që gazetat kulturore e kanë patur jetën të shkurtër.

Dy vjet më parë, ka pasur një periudhë kohore kur në Tiranë nuk kishte në treg as edhe një gazetë të vetme kulturore. Një kryeqytet pa asnjë gazetë kulturore mund të jetë sot në Evropë trill imagjinar i ndonjë shkrimtari, por, ky realitet faktik, alarmues, i verifikueshëm dhe është i papranueshëm. “Vdekja” më e fundme e një gazete kulturore sot është mbyllja e shtojcës “Albania e Vogël” me kryeredaktor shkrimtarin Zija Çela, mbyllja e së cilës tregon që gazetat kulturore jo vetëm që nuk po mbijetojnë më vete, por tani ato nuk mbijetojnë dot as si shtojca të gazetave të përditshme. Kjo përbën edhe një hap mbrapa, edhe një hapësirë bosh, edhe një mungesë tjetër në fushën e kulturës dhe procesin letrar, edhe një lajm tjetër të trishtë nga lëmë e kulturës.

Mungesa e periodikëve të rëndësishëm kulturorë ka sjellë si më të parën pasojë humbjen e kontaktit me lexuesin. Gazetat kulturore, duke mos mundur që ta ruajnë këtë hapësirë të kulturës, nuk kanë mundur të përcjellin vazhdimisht tek lexuesi procesin letrar. Fatkeqësisht sot, në TV publik dhe privat ka shume pak emisione letrare, ku mund te paraqiten botimet e muajit, biseda me shkrimtaret, perkthyesit, botuesit.

Vetë mungesa e gazetave të fuqishme kulturorë është një lloj mbyllje gojeje dhe eliminim i autoritetit të shkrimtarëve. Mosprania e tyre (me krijimin artistik) përballë lexuesit, heq edhe këtë mundësi për të magjepsur me fuqinë e artit dhe kulturës ose më së shumti për të komunikuar me të, për t’u përballur me gjykimin e tij.

Në këtë bllokim komunikimi, më të humburit janë një brez autorësh të rinj të talentuar me një kulturë të admirueshme të siguruar nga vullneti dhe mundësia për të pasur kontakte edhe me kulturat e tjera. Bllokimi i kanaleve të komunikimit me lexuesin realisht i nxjerr ata jashtë loje, ndërkohë që pamundësia e botimit do të thotë mosekzistencë. Pamundësia ekonomike për të qenë i pranishëm me libra të botuar (meqenëse për librat duhet paguar dhe pastaj duhen shpërndarë falas pasi tregu i skualifikon dhe në rastin e librave poetikë as që i pranon) bën që ata të heqin dorë nga botimi. Pjesa më e madhe e tyre megjithëse përdorin komunikimin dhe përfaqësimin kibernetik, i cili për shkak të natyrës së pamundësisë së përzgjedhjes “i penalizon” si jo-serioz megjithëse realisht ata janë një realitet i pakontestueshëm, me vlera reale, dhe sot për sot ngjan me një mozaik autorësh pa lexues.

Nga ana tjetër, mungesa e periodikëve të profilizuar shërben si burim kaosi dhe njësimi të vlerave dhe antivlerave. Këto periodikë kulturorë të specializuar do të përbënin opinionin e vërtetë autoritar në fushën e kulturës. Ato jo vetëm do të nxisnin dhe konsolidonin një lëmë specifike por edhe do të disiplinon opinionin e dhënë kuturu në lidhje me artin dhe kulturën dhe, kësisoj do të kthjellonin turbullirën e shkaktuar nga mungesa e një filtri të tillë. Një periodik i specializuar, për shembull për për kritikën letrare, do të ishte një kontribut i vyer për letërsinë shqipe. Një kaos i këtillë në gjykimin e vlerave ka çuar në zhvlerësimin e kritikës.

Ngjallja e një debati kulturor për çështje aktuale të problematikës kulturore sot mund të jetë një nga mënyrat për t’i përfshirë lexuesit në rrjedhat e procesit letrar. Frenues në këtë aspekt është tradita e debatit konfliktual. Debati që nuk është shkëmbim idesh dhe alternativash të mendimit por shndërrohet në dyluftim autorësh në mejdane jo-letrare. Autorët shqiptarë shpesh e ngatërrojnë penën me pallën dhe vetëm priren vetëm të denoncojnë “të keqen” e mendimit ndryshe.

Një pjesë e autorëve sot janë të pranishëm dhe të afirmuar “negativisht” duke mos botuar, përkthyer, shkruar vetë por duke shkruar për të denigruar atë që autorë të tjerë botojnë, përkthejnë apo shkruajnë. Dhe këtu e kemi fjalën jo për rastet kur bëhet kritikë por për rastet kur bëhet thjesht një zatetje jashtëartistike e kamufluar me lëvozhgë debati për të mbuluar larjen e hesapeve personale, krahinore, provinciale, ideologjike ose nxitur nga vakumi shpirtëror i shkruesit.

Krejt ndryshe nga ky defekt, një periodik kulturor duhet të aktivizoj, orientojë, nxisë, paraqesë para lexuesit autorët, duke nxitur një debat real që nuk ofron vetëm një mendim që duke qenë i vetëm e vret mendimin kritik dhe nxit uniformitetin. Të menduarit kritik në terma sokratik nënkupton të menduarit kritik për një çështje e cil shtjellohet në perspektiva të ndryshme, analizon dhe kundërshton supozimet e mundshme, hulumton e alternativat e mundshme. Por sa e mundur është ngjallja e një debati të tillë? Vetë fakti që gazetat kulturore nuk munden të paguajnë honorare, e bën të vështirë angazhimin e tyre pasi shkrimtarët përgjithësisht janë të varfër ekonomikisht, pa një burim të vazhdueshëm të ardhurash që u jep lejen e krijimit.

Cilësia, garantohet duke pasur një staf të plotë gazetarësh të kulturës të cilët pëgatisin, përzgjedhin, qëmtojnë dhe ofrojnë materiale të denja për një gazetë kulturore. Vetë fakti që gazetat kulturore nuk kanë staf gazetarësh, e penalizon cilësinë. Kur them nuk kanë staf gazetarësh, e ndonjëra prej tyre as ambjent ku të përgatitet, kemi parasysh një ose dy periodikë kulturorë në treg, se ajme vetëm tre janë më vete gjithsej në treg sot. Shpërndarja e gazetave në destinacionet kulturore si universitetet dhe bibliotekat mbetet një sfidë tjetër. Një gazetë kulturore në mënyrë ideale duhej që të arrinte të shpërndahej në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe sigurisht të reflektonte zhvillimet kulturore në të gjitha këto qendra kulturore. Gazeta kulturore që mbërrijnë çdo javë tek lexuesit në këto hapësira shqiptare nuk ka. Një projekt i tillë do të realizohej nëse do të kishte një bashkëpunim të ngushtë mes shoqatat e shkrimtarëve në hapësirave respektive.

Këtyre sfidave do t’u shtonim edhe dy shqetësimet që përmend Pamuk, sidomos pasqyrimin e pakët të kulturave fqinje në faqet e gazetave kulturore.

Në përfundim mbetet të theksohet që periodikët kulturorë duhet të fuqizohen, të profilizohen, të nxiten dhe të zënë hapësirën që u takon në shoqërinë shqiptare. Përmirësimi i tyre cilësor rrit autoritetin e institucionit të shkrimtarit, përcjell veprën e tij tek lexuesi, ngjall debatin kulturor, inkurajon brezin e ri të krijuesve, përbën hapësirë ku “kultura reziston”. Një politike kulturore që trajton të gjitha problemet kulturore të Shqipërisë duke pasur parasysh investime afatgjata në fushën e kulturës që marrin parasysh realitetin e brendshëm kulturor bashkë me atë të komunikimit kulturor me vendet evropiane është e domosdoshme.

Shqipëria mëton të jetë evropiane. Kjo është është aspiratë e të gjithë shqiptarëve edhe e atyre që merren me letërsi edhe atyre që nuk merren. Edhe e atyre që merren me kulturë, edhe e atyre që nuk merren. Por përballja me kulturat e tjera në një botë që vetëm zvogëlohet në dimensionet e saj kërkon një politikë të qartë kulturore që rregullon dhe përgatit garën dhe praninë kulturore të Shqipërisë përkrah vendeve të tjera.

E nisëm këtë shkrim me fjalët e një shkrimtari të njohur të huaj për periodikët kulturorë dhe po kështu duam të kujtojmë këtu fjalët e një shkrimtari shqiptar për periodikët kulturorë. Anton Harapi, duke folur për varfërimin shpirtëror, leskrat e kulturës që rendin pas përfitimit prej kulturës, mjetit e jo qëllimit, lëshonte këtë kushtrim: “Sot në Shqypni, nuk të pvetë kush shka je, po si dukesh, as nuk don të dijë kush sa pare të ban gjaku, po sa pare ke në Bankë. Nuk po lypet të jesh i dijshëm, as i aftë, mjaft të dijsh me u majtë dhe me u dukë i tillë. Ja, misioni i parë i këtij organi kulture shqiptare; me e vu në vendin e vet faktorin shpirtnuer. Landa e veprimit tonë, pra, synon naltësimin e jetës nierzore e shqiptare ndër gurrat e faktorët e vërtetë.”

Botuesit dhe shkrimtarët e gazetave kulturore janë të vetëdijshëm për sfidat me të cilat përballen gazetat kulturore sot, sikurse e dinë fort mirë, se në këtë realitet kulturor, ata nuk e kanë grushtin për ta shembë malin që s’bëzan. Ajme!

37 Komente

A nuk vazhdon te botohet "Mehr Licht"? Po Milosao a nuk botohet cdo jave nga Gazeta Shqiptare?

Autori me duket ka marre shkak nga mbyllja e suplementit te gazetes Albania.

Mehr Licht-it i eshte dashur t'i kufizoje daljet nga kater ne tre here ne vit, ndersa Aleph-i nuk doli per disa vjet me radhe.

Me kujtohet edhe fundi i gazetes "Zeri i Rinise", apo edhe fundi i suplementit te gazetes "Koha jone" ketu e nja pesembedhjete vjet te shkuara...

Po ku te lejoni ju gazetaret e politikes te zhvillosh gazetat kulturore.

Kujt i ankohesh.Vete ke gazete.

Ty nuk te del koha te shkruash per kulturen ,sepse je shume i zene me punet e Sali Berishes.

Per te mbetur ne teme, po e vendos ketu lajmin e vdekjes se poetes italiane Alda Merini. Per cilesine e vargjeve, per jeten e veshtire e antikonformiste, dashurite tragjike dhe 20 vjetet kaluar ne çmendine, Merini e meriton interesin e poezidashesve shqiptare.

Per me shume:  

http://www.ilgiornale.it/milano/alda_merini_laddio_milano_che_poetessa_amava_e_odiava/comune_milano-moratti-milano-alda_merini-cultura-poesia-famedio/02-11-2009/articolo-id=395774-page=0-comments=1 

Sa keq po me vika. Siç e thashe nje dite, kam lexuar nje proze te saj, gjysme-rrefim gjysme-trillim (ca kujtime nga çmendina), por aq poetike dhe aq te ndjere sa leximi te perpinte dhe harroheshe pastaj. Poezite, te them te drejten, jane pakez te veshtira per mua, por gjithsesi them se ka poete ketu qe do ta donin shume penen e saj.

Ka patur nje jete me te vertete tragjike. Dikur ne Itali te fusnin ne cmendine edhe per arsye qe s'kishin te benin me shendetin. Si gjithkund xhanem! Cmendina si instrument ne duart e pushteteve... Merini-t ia hoqen edhe te bijat asokohe. Pastaj doli Ligji Basaglia dhe u mbyllen...

Tani shtyhen kush e kush ta nderoje me pare. E njejta gje ndodh sot edhe me Poradecin ne Pogradec. Ata qe dikur e tallnin sot ia varin portretin ne mur. Sic!

Tregu ofron sipas kerkesave te qytetareve. Nese ka nje renie ne numrin e gazetave kulturore mund te interpretohet si nje renie kerkese tregu. Gje qe nuk do me çudiste fare duke pare numrin e suplementeve te à la Sinan Hoxha, Rozana Radi & co. qe gjen neper çdo gazete. Nese duhet te merremi me nje kulturim popullor atehere duhet qe te ndertojme sistemin arsimor para-universitar te atille saqe te stimuloje etjen per kulture.

Vetem gazetat kulturore?!

Une mendoj se po vdes edhe vete kultura!

Kultura me "K" te madhe natyrisht (jo ajo "K", jo!)

Kultura e studjuar, e mesuar e ushtruar!

 

A ka ndonje gje qe ende nuk ka vdekuar!

Ah po! Copat e mishit vazhdojne te jene gjalle!

 

PS: Ky ishte versioni shume pesimist dhe si i tille duhet konsideruar me rezerve.

Olsib, mund te themi madje qe po vdes dhe vete vdekja.

Kjo qe thua Tropizma s'di pse me kujton Harry Potter-in dhe "dhuratat e vdekjes".

Vdekja ka kohe qe ka vdekur!

Kur vdes kultura, vdes jeta.

Kur vdes jeta, vdes edhe vdekja.

Nje i njohuri im do thoshte "C'eshte ky humor i zi mor cun, duket qe je rritur ne Tirane!" smiley

Asgje nuk vdes, thjesht transformohet smiley

Kur te jem i madh une do te behem nje galaksi.

Para veres apo pas veres?! smiley

Nuk e di.

Ndoshta pas 2012-es.

Ne fakt, pyetja ime ishte per VEREN... jo beharin...  smiley

Nuk do te pij vere.

Preferoj rrugen e qumeshtit.

e rendesishme o ols eshte qe sensi i humorit dhe veteironia nuk kane vdekur akoma smiley (lere pastaj kritika e sistemit konsumeristo-botoxist smiley ).

Do te thote qe ka nje drite ne fund te tunelit.

 

 

 

smiley

Po vendos ketu nje poezi te perkthyer te Alda Merini-t.

 

***

Dje vuajta dhimbjen,

s'e dija që kish fytyrë të përgjakur,

buzë të forta metali,

mungesë të qartë horizonti.

Dhimbja nuk ka „nesër“,

është turi kali që këmbët

bllokon furishëm.

 

Dje rashë kaq poshtë,

buzët m'u mbyllën

dhe me fishkëllimë të thellë

tmerri më hyri

në gjoks.

Burimet më s’lulëzuan,

ujërat e reja

s'ishin veç dete dhimbjesh

ku fundosesha në gjumë.

 

Kam frikë

nga engjujt e përjetshëm.

Se në janë kaq të ëmbël e të besuar,

pse mermer'i tyre më kall datën?

 

Marrë nga “La terra santa”, 1984

Landsend, edhe mua me pelqeu fort kjo autorja, me aq poezi sa i lexova tek faqja e vet zyrtare. Kjo qe ke sjelle ti, kjo e prek pa asnje sforco ate piken e dobet te mendjes. Falemnderit qe na terhoqe vemendjen.

Ndersa dhuratat e Potter-it nuk i di, nuk e kam ndjekur djaloshin. Une po behesha vetem pakez noir me shaka.

Tropizma te njoh shume pak, por sepse kam pershtypjen qe librat (jo filmat) e serise se Potter-it do te te pelqenin. Une i kam lexuar te gjithe, pa ua vene veshin presioneve. S'me lane gje pa thene miq e te aferm smiley

Ja nje pjesez nga "Cara Federica" e Merinit:

 

"Nuk jam e lumtur me vdekjen time

e shtrenjta Federika

sidoqofte do t'me duhet te iki

pasi te kem humbur besimin

nder zemrat e miqve te mi."

Ana, a mund te perkthesh te lutem dhe 'Ai giovani' apo 'A tutte le donne'?

Tropizma, per ty. smiley

Te rinjve

E bukur, e qeshur dhe rinore

me barkun tend zbuluar,

dhe nje stoli te arte

mbi kerthize.

Me thua qe ben dashuri perdite

dhe je e lumtur dhe une mendoj qe barku yt

eshte i virgjer ndersa imi

eshte nje kaperthim neperkash

qe ju e quani poezi

dhe vec per shkak te gjithe dashurise

qe kurre s'e pata

tek te shoh, mallkoj

fatin qe jam poete.

 

p.s. perkthim i momentit.

 bukur.

duket poetja e mire, edhe ne nje perkthim te momentit.

Nuk di a mund t'u propozohet admin-eve te hapim nje qoshk ketu te Peshku apostafat per te rejat kulturore, psh ekspozita qe hapen ne vendet ku jetojme, libra te rinj, emra poetesh e shkrimtaresh, fotografesh e artistesh, qe na terheqin vemendjen....

Qofte edhe pa u thelluar shume...

Sot eshte edhe pervjetori i vdekjes se P. P. Pasolini-t. Kufomen e masakruar te njerit prej intelektualeve me te shquar qe ka nxjerre Italia e pasluftes e gjeten ne bregdetin e Ostias pikerisht ne 2 nentor te vitit 1975. Ata qe paguan vrasesit, por edhe shume detaje te tjera te ngjarjes, mbeten ende dhe sot te panjohura.

Ja nje fragment i se shkuares:

http://www.youtube.com/watch?v=0YJSG1C3sF8&feature=related

 

 

Pasolini cimitero  Casarsa

I madhi Pasolini!

 

Ju ftoj te ndiqni kete pjese te shkurter te shkeputur nga dokumentari i RAI-t i viteve 70, "Pasolini e... la forma della città".

Pasolini flet per formen urbane te Sabaudias ne vitet e para te globalizimit.

Provoni te zevendesoni fjalet "Sabaudia" me "Tirana", "Italia" me "Shqiperia", "fashizmi" me "komunizmi", dhe... "Enjoy it!"

http://www.youtube.com/watch?v=e6ki-p1eW2o

Sipas teje, nqs e ke vizituar, Sabaudia mund te krahasohet me Tiranen?

Arkitektura fashiste mund te krahasohet me arkitekturen sovietike te komunizmit shqiptar?

Per videon, timen e pata thene te kjo tema tjeter.

Jo fjale per fjale hunter.

 

Gjyko raportet midis "permasave", jo vete "permasat".

 

Pier Paolo Passolini ka bere kinematografi te llahtarshme, nuk di te them nqs ishte ne nivel artistik te larte, apo talent i pashoq, por nje gje e kishte te sigurte. Ishte art trondites. Shume merren me te bukuren dhe na kan treguar qe e bukura ka aftesine te na shokoje, por Pasolini me ka shokuar dhe tronditur me te shemtuaren, me te shpifuren.

 si nuk ka nje koment mbi temen. pse s'perdorni chatin ju fëmërat kur ju ze eksitimi poetik ? po i mbysni temat me poezite tuaja budallaqe dhe pa shije.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).