Gazetari Zëdhënësash!

Pak kohë më parë, Mustafa Nano më pati pyetur në emisionin e tij për cilësinë e lajmeve televizive në Shqipëri. Përgjigjja ime ishte e thjeshtë: Mendoj se është shumë më e keqe se sa duhej të ishte, por nëse do të më pyesje se si do t’i bëja po të isha unë Drejtor lajmesh , përgjigja do të ishte: po kaq keq! Thënë ndryshe, doja të thoja se ajo që shohim çdo ditë në edicionet qendrore të lajmeve, pra produkti i një armate të tërë drejtorësh, gazetarësh, kameramanësh dhe regjisorësh, është thjeshtë mizerabël, jo për faj të tyre, por për faj të gjithë shoqërisë shqiptare, përfshi edhe mua personalisht.

Pak muaj më vonë, vijoj t’i qëndroj idesë se produkti që edicionet e lajmeve prodhojnë është shumë herë më i dobët se sa ai që duhet të jetë; se zhvillimi i jashtëzakonshëm i teknologjisë televizive në Shqipëri nuk është shoqëruar me rritjen e cilësisë së përmbajtjes së lajmeve dhe se mbi të gjitha ajo dominohet nga dy probleme të mëdha: ndikimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj politikës dhe si pasojë e kësaj, braktisja në shumicën e rasteve i interesave publike dhe largimi nga problemet e vërteta të vendit.

Nuk ka asnjë dyshim se debati mbi gazetarinë në përgjithësi dhe misionin e saj; mbi raportet e pronarëve me profesionistët; apo ai i një produkti serioz por jo të ndjekur siç duhet me atë të një produkti më të përciptë, por më të prekshëm për publikun, pra si pasojë më popullor, janë tema të mëdha që shoqërojnë gjithë gazetarinë sot në botë. Nuk dua të ndalem në to sepse debatet e mëdha botërore bëhen edhe më komike kur ilustrohen me shembuj lokalë apo provincialë. Nuk dua të ndalem as tek një fenomen tipik shqiptar, i turpshëm dhe mbi të gjitha varrmihës për gazetarinë në Shqipëri që u vu re në zgjedhjet e fundit dhe vijon çdo ditë: ai i gazetarisë së kasetave. Gazetarët sot as që i ndjekin më evenimentet politike, as lejohen të hyjnë fare aty, as që i dëgjojnë fjalimet e liderëve apo diskutimet e tyre me publikun, por marrin në dorë ose ju dërgohet me shofer një kasetë, me kronikën e montuar në zyrat e forcës  politike dhe sipas idesë që ajo ka për lajmin dhe servirjen e tij. Kjo normë që do bënte të skuqej secilin gazetar, në çdo cep të globit, është bërë thuajse e zakonshme në çdo ekran. Aq e zakonshme sa p.sh., lajmi për turin Rama – Lakrori nëpër Shqipëri, ishte i njëjtë në gjithë ato televizione ku unë e ndiqja. Për fatin tonë të keq, asnjë gazetar nuk di të thotë sot se ç’ndodh realisht në takimet politike të Ramës dhe as se cila është gjuha dhe filozofia e tij politike.

Duke mos i hyrë një problematike kaq të gjerë, ku përzihen interesa ekonomike, pasione politike që zbehin dhe dominojnë pasionin profesional, mungesë përgjegjësie apo filozofia e një pune thjeshtë sa për t’u bërë, dua të ndalem vetëm tek një aspekt që po shndërrohet në fenomen në edicionet qendrore të lajmeve: ai i dominimit të zëdhënësve!
Që prej ditës së konstituimit të Parlamentit, kam ndjekur me vëmendje edicionet qendrore të lajmeve dhe ajo që kam vënë re dhe që po bëhet gjithnjë e më dominuese, është parada e pasens e zëdhënësve të partive. Lajmi i vërtetë po vdes, gazetaria po ashtu dhe ajo që përcakton titujt kryesorë të lajmeve është prania e zëdhënësve apo interesi politik i tyre. Struktura është e qartë. Për ta mbajtur gjallë frymën politike, opozita cakton një zëdhënës apo deputet të bëjë një deklaratë politike. Deklarata politike mund të ketë ose mos të ketë fare lidhje me lajmin e ditës. Thjeshtë, ajo konsiderohet si prani mediatike nga një forcë politike dhe shihet si e tillë. Deklaratës së parë i përgjigjet kryesisht maxhoranca, fillimisht PD e më pas LSI. Për lajmin del edhe një zëdhënës i PR dhe një tjetër i PSD dhe në fund të ditës, zëdhënësit që debatojnë me njëri-tjetrin në distancë, në edicionet qendrore të lajmeve janë produkti më i rëndësishëm mediatik. Për fatin tonë të keq, politika nuk vihet në funksion të lajmit të ditës dhe qëndrimit ndaj tij, por është ajo që prodhon lajmin e ditës, ka apo s’ka ky interes për publikun. Pra thënë ndryshe, media nuk ndjek dhe as prodhon lajmin e ditës si në çdo vend të botës, në funksion të interesit publik për t’u informuar, por e le gjithçka në dorë të tekave politike të partive dhe zëdhënësve të tyre. Unë e kuptoj që zëdhënësit dhe qëndrimet e partive të përdoren në funksion të lajmit të ditës; që ata të citohen njëri pas tjetrit për të bërë edhe kontrastin e qëndrimeve ndaj ngjarjeve. Por që zëdhënësit të përcaktojnë axhendën e ditës së gazetarisë, shpesh me qëndrime apo probleme që s’kanë asnjë lidhje me koherencën, ky është një fenomen më shumë se qesharak. Jam i sigurtë se sot në Shqipëri, më popullorë janë zëdhënësit e partive që shahen në distancë se sa këngëtarët e BBF!

Fatkeqësisht, ky fenomen problematik, ka sjellë një seri pasojash.
E para, shoqëria po politizohet gjithnjë e më shumë dhe partitë po zënë një vend dominant që s’e kanë pasur gjithnjë.
E dyta, gazetaria po harron problemet e vërteta të vendit dhe të shoqërisë duke u zhytur në sherrnajën politike të partive.
E treta, gazetarët po humbin intuitën e tyre, duke u shfaqur thjesht si mbajtës mikrofonash të zëdhënësve politikë dhe duke u rrënuar profesionalisht.

Kjo klimë që ngjan më e thjeshtë për gazetarinë, që redukton ndjeshëm investimin dhe lodhjen e tyre; që i bën gazetarët të jenë të rregull me të gjitha forcat politike, është në fakt, një atentat ndaj shtypit të lirë, misionit të tij dhe ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë. Përderisa kjo histori të vazhdojë, ne nuk do të kemi një axhendë natyrale të zhvillimeve, por një axhendë false dhe të imponuar, ku diferenca do të bëhet se cili zëdhënës apo zëdhënëse do ta recitojë më bukur dhe më bindës tekstin, po s’do të kemi as verifikim të tij dhe as investigimin, dy parimet bazë për hir të së cilave ka nisur misioni fisnik i gazetarit…

29 Komente

shkrim fenomenologjik. do doja te dija me teper mbi pse-ne e shnderrimit te gazetarise ne gazetari zedhenesish. kjo me duket shume me e rendesishme sesa riqarkullimi spiral qe i ben b. fevziu argumentit. gazetat jane thelbesisht te lidhura me interesa te fuqishem me politiken. kjo eshte pse-ja. perpos si edhe ca te tjerave si psh (krau mund ta thote me mire) gazetat tona jane shume te dobta per te qene te pavarura, me nje pjese te stafit qe punon ne te zeze, me kuota qesharake per shkrim, honorare gajasese etj etj.

Jo mi jo, s'dashke gjo hiç ti! Pse s'i thu Fevziut qe te mori e te luje rulete ruse je qe je!

Nejse a me thite dot njeri se pse shkru te Panorama, Fevziu tani? A ishte bashke-pronar te Koha Jone a jom gabim una?

E ke pa se car lloj monstre eshte bo KJ-ja? Fevziu rrezik eshte akoma bashkepronar aty, dhe njekohesisht, s'i pelqen t'a "perlyeje" emrin e vet tek gazeta, po e vetja. 

 Se Panorama eshte per momentin gazeta me e lexuar ne vend, dhe te gjithe duan te shkruajne aty!

E vertete panorama eshte gazeta me e lexuar tani per tani.

Kush do i thote ketij "presorit" qe ka maru edhe gjuhe-letersi qe nuk shkruhet "zedhenesash" por "zedhenesish"?

Ne t'Peshkut do te te korrigjojme ty more Fevzi?
 

P.S.

As ate "numurimi" nuk e hequr akoma nga fjalori yt!

Tani i shtove "gazetari zedhenesash"!

As i' pike! smiley

Penaro, perveç nai artikulli ketu, nuk kom lexu gjo nga Koha Jone, qe kur ka qene koha e atyne, kshu qe s'di çar me te thone.

Kurse, fakti qe Panorama eshte me e lexumja nuk do te thote se eshte me cilesorja. Jam i bindur qe shumica e ble per çiljeterat dhe çiljeterlliqet ne faqe te pare. Pra analizat politike apo sociale, nuk i lexojne rrezik as çereku i atyre qe e blejne. Dhe per kete me vjen shume keq se aty ka shpesh shkrime interesante.

Te Panorama shkruhet goxha analize, dhe analiza te larmishme. Ndryshe nga Shekulli dhe Shqiptarja qe jane mono-tone (ne kuptimin qe s'ka debat mes analisteve), Panorama publikon shkrime nga njerez te poleve te ndryshme. Kryesisht pro-LSI, pro-PD, po edhe te "pavarur", ose me sakte, rob me varje fleksibel. Si dhe ca analiza te botes se jashtme nga eksperti i midhjes dhe i peshkut, Kastriot Islami... 

 

ryesisht pro-LSI, pro-PD, po edhe te "pavarur", ose me sakte, rob me varje fleksibel.

Juve ngaqe jeni mesuar qe mediat tek ne si "norme" jane pergjithesisht zedhenesa te Edi Rames, keto qe nuk jane kryekeput te tilla ju duken pro PD. smiley

Per nje reference te pavarur, por dhe te matur,  qe mos ngelet muhabeti thjesht ti thua patate, une patate dhe Lizandri domate smiley  raporti i OSBE per zgjedhjet kishte dhe nje pjese per mediat, nder to the per gazetat. Nga 4 gazeta qe monitoroi (Gazeta Shqiptare, Shqip, Panorama dhe Gazeta 55), konkludoi qe pervec 55 qe kishte anesi ndaj PD te gjitha gazetat e tjera kishin anesi (bias) ndaj PS, por nder to Panorama me pak se Gazeta Shqiptare e Shqip. (faqja 19 e raportit, footenote)

Kuptohet po te kishin monitoruar dhe Shekullin, do i kishte dale i pavarur si 55-s per Birishen.

Dhe televizionet e monitoruara ne raport dolen pak a shume sic i dime te gjithe; Klan e TVSH te njeanshem per PD nderkohe qe gjithe te tjeret per PS.

Gjithashtu mendoj se shkrimi e meritonte nje cope vend andej nga mos humbisni, ne mos kryesoret. smiley 

Juve ngaqe jeni mesuar...

Ore koktul, une s'jam "juve". Une jam nje person. Tek pullë. 

 

Me fal Penar qe te pergjithesova. Ti, ashtu si shoket e tjere te qeverise se peshkut, ngaqe ke vete po aq anesi ndaj PS sa Top Channel, Gazeta Shqiptare, dhe Shekulli, kur lexon gazeta te tjera si Panorama, te cilat kane prap anesi ndaj PS po me pak se te tjerat, kjo te duket si e anshme ndaj PD. Dmth ceshtje iluzioni perceptiv.

Me mire keshtu? smiley

Tani ja une qenkam koketul, po OSBE qe i monitoroi mediat si tia bejme, se po i quajtem koketula ata s'jane nje, po disa, dhe duam s'duam do pergjithesojme. smiley

 

P.S. Anesia politike eshte e lejueshme mer yahoo, dhe njerezore, keshtu qe relax. Pse duhet te jeni kad defensive per dicka qe eshte njekohesisht e lejueshme, e pranueshme, por dhe ashiqare lehtesisht e observueshme? smiley

 Nuk i dihet Lizander, gazetat ne Shqiperi emrin dhe famen me politike e bejne. Ka te tjera qe kane shume here me shume Ciljeta e Inisa ne faqe te pare po qe nuk blihen aq shume. Une di per vete qe gazeta e pare qe kontrolloj ne mengjes eshte Panorama. 

Deri diku celesi, nqs mund ta quajme te tille, i suksesit te tyre eshte se ju kane lene hapsire te gjitha zerave si ne analiza (ku jam dakort qe ka shkrimet me cilesore) si ne lajme. Perpiqet dhe Shqipi deri diku te jete i paanshem me analizat, po ne lajme eshte shume pro-PS. Po dhe ne editoriale me perjashtim te Lames qe here pas here nxjerr ndonje gje te lezetshme, te tjeret qe shkruajne atje ne pergjithesi nuk kane nivelin e atyre te Panorames. 

Pikerisht pra prandaj dhe une thashe qe me vjen keq qe ata per te rrit shitjet e perzijne mjoltin me glukoze te skadume. Amon se kur hap ate faqene e tyre ne internet te hapet barku me pislliqet anesore. Ene ja kom thone "kokeshpulles" (zv-kryeredaktorit) po s'e ka rrujte.

Kurse ato dy te tjerat kom me shume kohe se Koha Jone qe s'i hap hiç (te na fali Blendi se i shame Shekullin! hahahaha), se em dalin e teprojne deklaratat e EnveRames (93,3%) ne tv.

Shkrimi eshte tulle, nuk i heq asnje presje.

Ajo qe me habit eshte pse nuk ben Fevziu gazetari investigative, ne sherbim te interesave te popullit!?

Cfare e pengon, nese e pengon dicka?

Kush e ka penguar Fevziun, ta zeme, ti coje nga prapa gazetare Rames dhe Lakrorit?

Nje emision Opinion shume interesant, p.sh. do te kishte qene ai ku Fevziu do te kishte cuar gazetare ne nje qytet a qyteze ku Rama/Lakrori do te zhvillonin takim. Aty mund te kishte investiguar klimen, ti percillte publikut te dhena mbi qytetin, problemet dhe risurset, pastaj mbi rezultatet elektorale te PS-se, mbi figurat e rendesishme lokale te kesaj partie, mbi pritshmerine e elektoratit, intervista me protagonistet, filmime (edhe te fshehta, me kamera amatoriale) te klimes brenda salles, komente te protagonisteve aktive (folesve) dhe pasive (degjuesve brohorites) pas takimit, e keshtu me rradhe.

Pyes veten, kush valle do ta kishte penguar Blendi Fevziun ta realizonte nje emision te tille!?

 

 

ajo (gazetaria pra)dominohet nga dy probleme të mëdha: ndikimi dhe nënshtrimi i plotë ndaj politikës dhe si pasojë e kësaj, braktisja në shumicën e rasteve i interesave publike dhe largimi nga problemet e vërteta të vendit.

Dhe nuk ka pike dyshimi qe ne krye te kesaj palogazetarie zedhenesish eshte vete autori dmth. BF. Shplarje e persosur e truve te shqiptareve me apologji perfekte per pushtetmbajtesit. Debatin  profesional rreth dritehijeve te realitetit te punes, kapitalit, tregut, arsimit, shendetit, familjes, prones, emigracionit, gjakmarrjes, trafikimit, varferise, Fevzua & CO e kane debuar prej kohesh, ca nga interesat e ca nga kollajlleku, duke na dhene surrogato opinionesh ( dmth futja p..ti se edhe une p... po ja fut ) nga e njejta tufe analistesh ose politikanesh narciziste. Kur nga mulliri politikes nuk del gje, Fevziu hap ndonje debat per historine ( psh. zbardhjen e Zogut e ka fort per zemer ) ose ndonje teme sociale te rrubullakosur dhe kaq. Tek e fundit zedhenesit e partive jane te komanduar dhe vetem elxojne ate qe gatuhet ne kuzhinat partiake.Po ti zotni ( me talent dhe kapacitet sigurisht) perse  behesh zedhenes i zhurmnajes politike dhe nuk e kthen ate skenen virtuale te  OPINIONEVE   ne tribune te zerave per problemet e ShQIPERISE REALE? 

Heu bre!!!

Gazetarët sot as që i ndjekin më evenimentet politike, as lejohen të hyjnë fare aty, as që i dëgjojnë fjalimet e liderëve apo diskutimet e tyre me publikun, por marrin në dorë ose ju dërgohet me shofer një kasetë

nga merren peng ato anijet, nga bregu perendimor apo lindor i afrikes????

Nejse! Gazetaria ketu do kishte me shume dinjitet, nese ndonjehere rastesisht (e mundesisht perfundimisht), do futeshin ne nje prej ketyre anijeve qe do merreshin peng nga piratet afrikane, keta njerez:

Baze
Fevziu
S. Balla
Babaramo
Shkullaku (i madhi, se ai i vogli ben shume sherbim me foto)
Bejtja
L. Dervishi
Minxhozi
Xheji
A. Basha
Rakipllari
A. Tela
Bushati
 

E mundesisht, po sa me shume te mundej ama smiley, edhe Berisha, Rama, Nano, Gjinushi, Mediu, Frangaj, Balliu, P. Beci, F. Cupi, Paloka, edhe ca te tjere... pa ndonje rendesi

 

 

 

 

 

keta te dytet, mundesisht mos liroheshin asnjehere smiley

 

E treta, gazetarët po humbin intuitën e tyre, duke u shfaqur thjesht si mbajtës mikrofonash të zëdhënësve politikë dhe duke u rrënuar profesionalisht.

HAHAHAHA!!!

Kjo vjen nga Fevziu qe ftoi Fatos Nanon te villte mut nga goja bash diten kur dolen listat dhe e pa qe ai vete nuk ishte ne liste! Rrenim profesional i shkalles siperore!

I njejti Fevzi, pa kalendarin dhe meqe e kishte bosh grafikun nje dite para se te votonin socialistet (jo socialistat, as zedhensat) per komandantin e tyre, tha, hajt mo, po ftoj prape Fatos Nanon! smiley

Qe t'na thote ndonje llaf per Ed Ramen! smiley

Ik me Fejzi! T'pakten mos fol per integritet profesional ti!

Mroklle, ke fol tamon. Keta si puna e Fevzos dhe jane dri ne fyt ne m%t si gjithe te tjeret, ene kane faqe e i thone shokeve "Iiiii sa ere qe mba ti! Sikur je lyer me m%t"

Fevzo Ik!

Ik se na trave capin me ato emisionet e tua ku fton te njejtet njerez te thone brockulla per gjithshka te mundshme.

Ik se je kthyer ne nje vegel qorre te pushtetit! 

Ik edhe se ke kohe qe ti dhe shoket e tu jetoni ne nje realitet virtual ku ju duket vetja perendi vetem se iu hedhin qyrrat Berisha apo Rama!

Dhe e fundit ik, se na e shpifet edhe ne ketej qe me te shumten e rasteve memedheun e shohim nepermjet vemjesh si puna juaj!!!

He se harrova, nese shkrimi do ishte prej ndonje gazetari te sapodiplomuar do kishte 10 yje nga mua. Per Fevzon ... me vjen keq qe nuk ka minus ....

He se harrova, nese shkrimi do ishte prej ndonje gazetari te sapodiplomuar do kishte 10 yje nga mua. Per Fevzon ... me vjen keq qe nuk ka minus ....

Juve jeni interestorante. Dmth artikulli qendron plotesisht, po meqe e ka shkruar Fevziu ja vlen ta hedhesh poshte artikullin dhe problemet qe ngre ai. smiley Po pse jo te mos merremi me problemet dhe ne diskutim e siper kritikojme dhe Fevziun, p.sh.?

Fevziu eshte pjese e TV Klan, i cili ka njeanshmeri ndaj PD-se. Do s'do do jete dhe ai disi i anshem, ndryshe nuk vazhdon dot te jete pjese e Klan dhe drejtues i Opinion. Jo se kjo eshte justifikim, aspak, po thjesht shpjegim, kontekst. Ja qe kjo eshte situata ne Shqiperi, fatkeqsisht. Po nga sa e kam ndjekur une, ai eshte me pak i anshem sesa te tjeret.

Juve normal ju djeg kaq shume Fevziu se ai ka nje emision qe ndiqet shume. Qe kur Top Qeni u be televizioni me i ndjekur ne Shqiperi, dhe qekur shumica e mediave, televizive dhe shtypit, u bene pro-Rama, juve u mesuat me kete norme, dhe Fevziu me emisionin e tij eshte natyrshem nje spec teper djeges per juve sidomos kur shprehet si tek ky artikull per kasetat e bera gati te Rames te cilet televizionet i transmetonin gjate fushates, ose ndryshe Rama s'i jepte akses per mbulimin e fushates. smiley

Tani vereni kete gjest kaq flagrant dhe te turpshem ne kandar me cdo anshmeri te Fevziut dhe Klanit (perfshi dhe emisionet me Nanon, te cilit deri dje i puthnit menderen po sot qe shan Ramen e keni bere armikun numur nje dhe keni konkluduar qe s'merriton te lejohet te prononcohet ne media) dhe rezultati te con "llogjikshem" ne "Ik Fevzi", simbas jush. smiley

Nuk ka rendesi cfar shkruan. Rendesi ka se cfar ngjyre politike ke.

Ja kto jan pasojat e komunizmit. C'esht e mire per partine eshte e mire dhe per mua.

 

E mbani mend ate gruan (ne berat me duket) gjate konfliktit Nano - Meta qe pelliste "Ne uje nuk duan. As drita nuk duam, vetem ju te mos ziheni". lol

Te gjithe talleshin me te por e verteta eshte se 50% e shqiptareve kan te njejtin mentalitet.

 Te them te drejten kam vite qe kam ikur nga Shqiperia, dhe gjeja e fundit qe me bie ndermend, eshte qe te ndjek nje emision lajmesh shqiptar, por lexoj keto lajmet ketu nga peshku dhe aq. Ndaj dhe s'mund te jap nje gjykim te bazuar ne fakte, por duke u nisur nga keto qe thote Fevziu, nuk cuditem aspak.

Gazetaria shqiptare ka qene gjithmone shume cheep. Po te krahasosh (flas per TV qe i njoh me mire) shumat qe shpenzohen per spektaklet dhe ato per lajmet do te mund te gjykosh edhe pse lajmi eshte i tille. Vete fakti qe ne Shqiperi nuk ka gazetare terreni te famshem , por analiste dhe organizues tryezash famoze, tregon qarte se llogjet vihen para lajmit.

Gazetaret shqiptare kane pasur dy raste te medha ku mund te mesonin se c'eshte gazetaria e vertete. Nje ne 1997 dhe nje ne 1999.

Ne 1997 gazetaret shqiptare u tremben kaq shume sa asokohe mbyllen gazetat dhe benin llogje te Rogneri, nderkohe qe ne kohe te tilla gazeta te tjera ne Ballkan (si me i afert) arriten te behen pika referimi per gazetat e medha dhe agjensite e lajmeve boterore duke jetuar periudhen e tyre te arte.

Shansi tjeter i humbur ishte lufta e Kosoves. Desha te permend vetem nje shembull qe s'do me dale kurre nga mendja dhe nuk di se si ta shpjegoj. Asokohe isha me baze kryesore ne Kukes (qe ishte bere qendra e medias boterore, me dhoma hotelesh dhe apartamente qe shkonin deri 150$ ne dite) ndersa per palen shqiptare ishin vetem tre gazetaret lokale te Kukesit qe u jepnin lajme me telefon gjithe gazetave e TV te Tiranes. Ngaqe per aresye te punes kisha dhjetra kaseta ne dite ne dore me gjithshka ndodhte ne Shqiperi e Kosove, u afrova dy tre drejtoreve te TV te asaj kohe qe t'u jepja filmimet me te mira te dites, FALAS, cdo dite, 1, 2, 3 ore a sa te desheronin, raw pictures ose te edituara, mjafton qe t'i thonin nje shoferi qe bente rrugen Tirane - Kukes qe te vinte ti merrte kasetat cdo dite, por askush nuk u be i gjalle. Nderkohe ne studiot e televizioneve vazhdonin per ore te tera bisedat dhe mbulimet "live" te luftes me pamje te marra nga CNN dhe EURONEWS.

Tani me cheep se kaq, une nuk di.

 

Interesante PF per rastin qe tregon gjate luftes se Kosoves. Na trego dhe ndonje rast tjeter marie-dheniesh qe mund te kesh patur me mediat dhe gazetaret tone, kur ke punuar per AP (ne mos gabohem?). 

 

Dmth dhe kur i ndjek gazetat dhe mediat tona, si une ndonjehere, e ve re qe lajmet jane pak a shume njesoj, dmth disa media dominuese e japin lajmin e pare (kryesisht "editorial" dmth tjetersim lajmi, + pakez doze lajmi te vertete) dhe po ashtu transmetohet nga te tjeret simbas perkatesise/anesise politike.

Shume here, nga sa kam vene re, behet komplet kopjim i lajmit nga agjensite e huaja (ato si gjithmone i marrin vesh para mediave tona lajmet per ne) pa dhene asnjehere reference. Bile shume here keto lajme te kopjuara nga mediat e huaja dhe tjetersohen per efekte politike, simbas rastit nga Klan/Koha Jone apo nga Top Channel/GSH/Shekulli/etj. Sidomos kur behet fjale per raporte vleresuese te organizatave nderkombetare mbi zhvillimin, korrupsionin, etj.

Kjo qe ke thene e permbledh mjaft mire situaten:

Vete fakti qe ne Shqiperi nuk ka gazetare terreni te famshem , por analiste dhe organizues tryezash famoze, tregon qarte se llogjet vihen para lajmit.

 He he, rastet jane me mijra. Me e bukura ka qene prape gjate luftes se Kosoves. Ne ditet e para te spastrimit etnik ne Kosove, u be nje masaker ne nje shkolle afer kufirit. Tani ia kam harruar emrin, por mund ta gjej. Ne bridhnim kufirin me Land Rover nga mengjesi ne darke, dhe rastisem ne momentin kur kosovaret po hynin ne kufi. Gjeja me e cuditeshme ishte qe ato po i shoqeronin ushtare serbe, dhe pasi i sollen deri tek vija jone kufitare, i lane te zbrisnin poshte ne token shqiptare ndersa fare dukshem i ndiqnin me sy qe nga lart.

Ngjarja dukej shume e cuditeshme dhe ne ishim me fat qe i kapem te paret. Historia ishte kjo. Ne shkollen e fshatit ishin mbledhur per te ruajtur nje te vdekur nga fshati, qe do varrosej ate dite. Ne mes te varrimit vijne paramilitaret serbe. Ndane burrat vec dhe grate vec. Te grate kishin ngelur edhe nja dy-tre burra, njeri nga te cilet ishte ky qe intervistonim. Te dy grupet i nisen ne drejtime te ndryshme mes te qarave e klithmave te kalamajve. Pune minutash me vone, degjuam bresheri automatikesh, gje qe na bindi se burrat i vrane, thote i intervistuari. Nderkohe vazhdinin te ecnin. Ne nje moment ky njeh nje nga serbet, qe e kishte pasur ne ushtri. Afrohet dhe i thote se meqe per ti vrare qe per ti vrare kishin, le ti vrisnin aty se nuk duronte dot me te qarat e grave dhe femijeve qe ishin lebetitur. Serbi i thote qe ta mbylli gojen, dhe te eci pas tij. I solli deri ne buze te kufirit dhe i tha te iknin ne Shqiperi se ai nuk kishte zemer te vriste gra dhe kalamaj. Pjesen tjeter e pame me syte tane.

Tani historia ishte fantastike. Isha vetem une, kameramani i reuterit dhe gazetarja e AP qe ishte (dhe vazhdon te jete smiley )edhe gruaja ime.  Vrapuam tek centrali ne Kukes, ajo per te dhene lajmin ne telefon (se s'na kishin mberritur aloma telefonet satelitore ngaqe ishin ditet perpara ose ditet e para te bombardimit) dhe une per te edituar.

Tani truku ishte qe gazetaret lokale shfrytezinin lidhjet me centralistet, mbase iu jepnin edhe ndonje lek, per te percjelle lajmin. Lajmi i shkon ne vesh korrespondentit te ATSH, po kuptohet "pak" i ndryshuar nga centralistja. Nga ATSH transmetohet lajmi qe 20 mesues vriten ne nje shkolle fshati ne Kosove. Lajmin e merr ANSA, prej Anses e marrin BBC e CNN dhe lajmi mori dhene. Ne na bie telefoni dhe na thone qe si nuk e kishim marre vesh. Na u desh gjysem ore te kuptonim qe ishte lajmi jone qe kishte mberritur i transformuar. Argumenti llogjik. S'ka shkolle fshati me 20 mesues. Kjo ishte edhe vdekja klinike e ATSH per besueshmerine e lajmit gjate luftes.

E po e mbyll me kaq se na zuri gjumi...

Naten e mire.

Ja ky eshte lajmi i korrigjuar ne BBC news.bbc.co.uk/2/hi/europe/304315.stm

Ja dhe kto fakirat qe nuk paten kohe ta ndryshonin se gazeta ishte printuar www.independent.co.uk/news/liberation-of-kosovo-100-massacres-10000-dead--a-catalogue-of-horror-reveals-depth-of-serb-depravity-1100712.html

E forte dhe kjo. smiley

Cudi vertet si ATSH eshte pothuajse inegzistente dhe mbas kaq vitesh. Transmeton ndonje media/shtyp shqiptar ndonje lajm nga ATSH, se mire te huajt jo e jo?

Juve jeni interestorante.

O Xhibirush, mos u bo me kompetent sec duhet. I lexon ato qe shkruj une, apo vetem se po shkrun Asterisku edhe hajde t'ia fusim se me ka sulmuar njehere...

Lexoje qendrimin qarte: Shkrimi 10 - Fevziu 0

Dhe jo vetem sepse Fevziu punon tek Klani, por sepse Fevziu eshte PRONAR mediash ne Shqiperi, or Xhibirush. Ta kane thene edhe te tjere, mos u merr me pergjithesime:

Juve normal ju djeg kaq shume Fevziu se ai ka nje emision qe ndiqet shume

Nga a e gjete lidhjen time (apo per me teper simpatine) me top qenellin ti mer daj, se po na "habis" me telepatine tende.

Xhibirush, ma ningjo keshillen, mos shkruj shume se ja "fut kot". Ftjkt

 

 

 Ky shkrimi eshte te marresh gazeten panorama, ta rrotullosh mire e mire ne dore, ta kapesh ne nje cep e me cepin tjeter ti fshikullosh Fevzos faqet deri sa ti dale ndonje pike gjaku (nese i ka mbetur) e ti thuash: "ja se te skuq une meqe s'te skuqet faqja mor pis, mor mashtrus, mor i pafytyre.

Po pse mo Fevzoja do na tregoje ne se c'eshte bere gazetaria ne Shqiperi, kur ai vete eshte menxyra e gazetarise ?

p.s

propozoj qe asaj varkes ti veme dy motorre te fuqishem nga ato te skafeve dhe 7 bidona benzine te lidhura me nje bombe me sahat vetem per siguri

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).