Gazetare biznesmene apo biznesmene gazetare

Ne shkrimin e nje dite me pare gazetari Fevziu ngre nje ceshtje shpesh te biseduar por rralle te analizuar sic eshte menyra se si po behet tashme gazetari. Vlera e shkrimit qendron tek risjellja ne vemendje e kesaj situate pavarsisht se disave mund ti duket e pamoralshme.

Dy gjera duhet pyetur Fevziu dhe cdo pjestar tjeter i medias. Pse erdhem ketu ku lajmin na e thone ne telefon dhe si do dalim nga ky rreth vicioz per te cilin jemi te ndergjegjshem por s’dime nga eshte dera.
Dhe pergjigjia nuk eshte aq e thjeshte por vlen te fillosh.
Se nje pjese e gazetareve preferuan te bejne biznes me profesionin e tyre, shiten parime per te blere komoditete. Veshtire te dale publikisht ndonje prej gazetareve te mirepaguar te pohoje se sa kane ndikuar ata vete per te mberritur ne kete pike. Se sa kane qene ato vete keshilltaret kryesore per te shperqendruar, drejtuar e kufizuar vemendjen e medias.
Deri pak kohe me pare rralle kishim pare qe komunikimi politik i partive te keshillohej e drejtohej jo nga zyrat e selive nga po ato gazetare qe bejne pyetjet e sygjerojne pergjigjet. Ne fund permbjatja e lajmeve qe thekson Fevziu, domosdoshmerisht do jete nje teater ku shumecka thuhet por asgje nuk tregohet.
Se nje pjese e biznesmeneve u bene gazetare dhe biznesi nuk e ka per gje qe te shtremberoje nje te vertete e ti jape jete nje genjeshtre. Nenshtrimi apo me mire poshterimi ndaj politikes nuk ra nga qielli po erdhi nga nje sistem i deformuar e i mirekontrolluar ekonomik. Nese Kokedhima, Frangaj, Hyesenbelliu apo edhe te tjere nuk do kishin interesa te drejtperdrejta nga benefitet qe sjell politika, atehere edhe gazetaret do inkurojoheshin me shume duke investiguar, duke thelluar apo ndjekur lajmin kudo dhe sido qe te jete. Disa mund te argumentojne se mungesa e korporatave te medha nderkombetare per shkak te nje tregu te vogel ekonomik eshte pasoja kryesore e nje varesie mbytese te medias ndaj politikes.
 Por pse demokracia ne media nuk po ecen ne krahun e duhur?
Ajo qe tenton te analizoje Fevziu por pa dhene nje pergjigje, besoj se eshte thembra e Akilit;  thene me troc pse gazetaret po pertojne te bejne gazetari. Shume miq tane gazetare pergjigjen : Nuk ja vlen, nuk te le njeri, nuk ka para per te investiguar apo ndjekur nje ceshtje, pronaret nuk jane te interesuar apo gjera te ketij lloji. Dhe secila eshte e vertete ne vetvete. Eshte me e lehte te mos besh asgje sesa te besh gjithcka kunder te gjitheve.
Pronaret e mediave jane pozicionuar haptazi dhe kjo e ve median ne pergjumje dhe jo ne nje fushebeteje sic duhet te ishte. Po zhvillojme nje demokraci te re ku media nuk ben watchdogun e qeverise po media ben watchdogun e vetes nepermjet qeverise.
Zedhenesat dominojne sepse zgjedhin drejtuesit e mediave ti publikojne. Do te dukej e frikshme nese gazetare te njohur ne mediat perendimore te thone se nuk kemi se cfare ti bejme se zedhenesit dalin cdo dite ne ekran dhe se lajmet tona jane te merzitshme. Po, ka cfare te behet, dhe te gjithe keta kolege qe rrine heshtur e dine se cfare duhet bere. Ne variantin me te keq duhet mbajtur nen kontroll njeri krah i politikes, pasi pjesa tjeter e medias mban krahun tjeter. Ne rastin me te mire lajmet fokusohen ne 10 elementet kryesore te dites dhe jo ne transmetimin e cdo njeriu qe sjell kasetat apo edhe me keq e-mailat.  
Zedhenesit duhen trajtuar si burim lajmi dhe jo lajmi vete. Drejtuesit e mediave “po harrojne” apo nuk po kujtohen te shtrojne perdite pyetjen se cfare fshihet pas atij njoftimi per shtyp apo pas dokumentave qe refuzohen te jepen. Vite me pare gazetaret nxirrnin dokumenta nga arkivi. Pyet gazetaret e sotem qe po piqen me kete format te ri dhe vec atyre te vendimeve te qeverise e parlamentit nuk nxjerrin dokumenta te tjera. Dhe ky eshte skandali i perditshem i pergjumjes se medias shqiptare, per rrjedhoje rrudhjes se demokracise.
Ajo cfare duhet te behet eshte e qarte, debati e ndihmon por nuk mjafton. Me vjen mire qe Fevziu shkroi kete shkrim, me vjen keq qe ai thjesht shkroi kete shkrim....
 

 

22 Komente

kush e ka shkruar kete shkrim? shume i mire

meriton te jete tek mos humbisni

Hej eshte nje shkrim absolutisht qe te fut ne mendime. U mundova te gjeja pika qe ta kundershtoja por ishte i vetmi shkrim ku flitej troc e qe ja vlente. Seriozisht si thote flo duhet shpallur ne kerkim autori ...per mire pasi e kam pare ketu te publikuar dhe asnje vend tjeter

Shume e cuditshme qe nuk pati reagime per shkrimin e Blendi Fevziut qe hidhte nje teori te re per pse nuk ka gazetari te mire. Un them qe gjith mediat jane te blera .

por i duet gjetur nje rruge kesah punes se gazetareve se nuk po e vrasin mendjen se si te bejne dicka te buklur po vec marrin ingtervista arto qe ju ben rruga. Autori thote qe fajin e kane gazetaret , gazetaret thone e ka fajin politika, e politkka thote e kane fajin te tere te tjeret. Si i behet?

infinity, mjafton te shikosh, sa pa u vene re, kaloi ky shkrim ( cilesor, i rralle dhe i guximshem ), per te kuptuar se sa masivisht, sharlatanizmi e ka bere punen e vet me shijet  e lexuesit...

Te rrish 20 vjet ne syrin e publikut e mbasi te largohesh te njihesh vetem si zagar, lango i kujdo qe jepte me shum, patjeter duhet te jesh Fevzi, Baze, Papa & co.

Hahahaha Bravo Ttsomia. Vertete eshte gallate qe te shohesh Fevzon te katandiset ne ate nivel profesional se per financiar eshte me mire se te gjithe ne te marre se bashku. Sot , Meroja , qe nuk eshte per tu marre si fakt por si indikator shkruante se Fevzoja merrte 20 mije euro ne muaj vec te mbante linjen e sandros.

Flo thote qe eshte nje shkrim i rralle, me pelqeu si shkrim por po te ishte dhe aq i rralle do ta kishim pare edhe ne vende te tjera apo jo ? nejse ndonjeher gjerat e bukrua nuk gjenden kudo

po kalliri plot e mban koken poshte o indrit smiley

Miq , ky eshte nje shkrim i bere vetem per kete faqe dhe ate te "Sferes Publike"  dhe nuk do te publikohet ne tjeter vend, zgjedhje e autorit. Eshte me shume nje vleresim dhe nje kritike per debatin nxitur nga Fevziu ne shkrimin me titull "Gazetari Zedhenesash".

...dhe nese mundet "PESHKU" ta vendosi edhe nje here ne balle pasi kaloi pa u vene re shume...ose sic sugjeronte FLO tek Mos e Humbisni. Thanks

Ditet ne vijim do postojme edhe shkrime te autoreve te tjere te Sferes Publike qe perbehet nga , Eksperte te medias , akademike, artiste etj

Une jam me Flone pavarsisht se sme pelqen emri smiley. Keta jane bere si rrogtare te qqeveritareve po spo ngrihet ndonje grup njerezish ti tregojne se cfare jane. Tashme pronaret e tv po bejne me shume para duke i bere fresk qeveritareve , pse duhet ti lodhin gazetaret te bejne lajme, zgjat mikrofonin aty edhe je mire

Flo eshte shkurtimi i "flokenaja" smiley ( ma theve zemren tani smiley )

paska nga ato qe nuk e ditkan akoma kete?

sigurisht qe ka brad  smiley

"infinity, mjafton te shikosh, sa pa u vene re, kaloi ky shkrim ( cilesor, i rralle dhe i guximshem ), per te kuptuar se sa masivisht, sharlatanizmi e ka bere punen e vet me shijet  e lexuesit..."

FLO e vura re prandaj e thashe.

ca ka me shume thoni gazetare biznesmene apo biznesmene qe bejne kryeredaktorin???

jo se gazetare ka sa te duash po keto pronaret qe bejne lajme nuk di shume

Per mua problemi eshte thjesht ekonomik. Tregu ne Shqiperi eshte shume i vogel ne krahasim me interesat e vecanta.

 

Peshkpaujse, kur do shkruani ne gjuhen shqipe? (edhe une po shkruaj me "e" dhe c, por ka nje menyre per tu bere konvertimi i "w" dhe "cc&quotsmiley. Gjithsesi doja tju thosha qw cceshtja e medias. wshtw diccka shumw e thjeshtw. Sali Berisha, ka dhwnw njw urdhwr tw brwndshwm pwr gjithw administratwn:mos i hidhni nw gjyq gazetarwt. Edhe kur shpif ske gjyq nga shefat e administratws sw Berishws. E kuptoni peshkpaujsa qw barazitizmi, humbet vlerat dhe qwllimin e profesionit tw gazetarisw. Administratorwt e kwsaj faqeje janw pozicionuar politikisht. Punojnw...Nuk wshtw kwtu problemi, wshtw tek pwrzgjedhja:kaq kanw nw dorw kaq bwjnw....

 

Se harrova: ka ndonjw peshkpaujs dhe sidomos administrator tw mw thotw pwrshwmbull pse nuk wshtw te "gazetat" TEMA? Apo wshtw maskuar partizani si partizan qw tw mos e marin vesh qw wshtw partizan......

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).