Gafa e ditës: Ferdinand Xhaferri

Ndërsa eshtrat e Ismail Qemalit prehen varrin e tij në Vlorë qysh nga viti 1932, Ministri i Kulturës Z. Ferdinand Xhaferri këmbëngul se eshtrat arkitektit të shtetit shqiptar gjenden në Itali, dhe se ai po negocion me vendin fqinj për t'i rikthyer në Atdhe. Gafa ndodhi mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv në Ora News ku Ministri Xhaferri duke folur për rikthim e eshtrave të disa personalitetieve në Atdhe u shpreh se ishte personalisht i angazhuar në bisedime për të rikthyer "eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit".

 

Edhe pas korigjimit të gazetarit Roland Qafoku, i cili i tha Ministrit Xhaferri; "me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë...", ministri i Kulturës këmbënguli, "Jo janë në Itali" dhe mandej vijoi duke siguruar Qafokun dhe publikun se ai personalisht po negocion për rikthimin e këtyre eshtrave në Shqipëri.

Ismail Qemali vdiq në Itali në vitin 1919, eshtrat e tij u rikthyen në Atdhe gjatë regjimit të Zogut. Ismail Qemali u varros në Vlorë më 28 Nëntor 1932. Varri i Ismail Qemalit ndodhet tek Monumenti i Ushtarit të Panjohur në qendër të Vlorës.

69 Komente

Mmm...

Ferdi, Ferdi, Ferdi...!!!

Shume keq Ferdi!!!

nuk jane eshtrat e vertete ata ne vlore, jane te nje njeriu tjeter, eshtrat e vertete po mundohet ti sjelle xhaxhi ferri nga italia

 po sikur e kishte emrin ndryshe kjo rubrika mor admin! dhe ai emri qe kishte ketij tipit i shkonte shume.

 Ky me kujtohet ne nje debat televiziv paraelektoral kur thoshte gjithe seriozitet, gati gati krenari qe kishte bo ca kerkime ne Google. Sic duket donte te impresiononte publikun qe dinte te perdorte kompjuterin.

Nejse, dha fjalen e nderit qe do hiqte dore nga politika nese ne Durres do ndertohej TEC'i me qymyr ne parkun e planifikuar energjitik.

Kesaj rradhe e paska lene ne balte Google. 

A di gje ndonjeri nga ju se kur do ti sjelle Ferdi eshtrat e Sali Ram Berishes ne Shqiperi???

Keshilli i ministrave ne mbledhjet e fundit ka pare me ane te "lap-topeve" qe kane instaluar se fundmi* dvd-ne e "Gjeneralit te ushtrise se vdekur" smileysmileysmiley

- Duam kockat Gjeneral!!! Duam kockat Gjeneral! smiley

Flitet se po pritet qe te vdese Belushi qe te fillohet te negociohet me qeverine amerikane per t'ia sjelle kockat ne Shqiperi. Cdo ministri i ka dale detyre, te sjelle nga nje pale kocka atdhetaresh para liberalizimit te vizave (sepse kete pastaj mund ta beje edhe nje shqiptar i thjeshte e do i humbte vlera).

Flitet gjithashtu se disa nga ministrat po punojne qe disa nga kockat e atdhetareve te dergohen jashte, qe me pas t'i kene mundesi t'i sjellin prape brenda. smiley

* - Meqe ra llafja, a i ka bere njeri peshypje se sa shemtuar ngjan ajo tavoline e stilit monist me lap-tope 15" !??

Po mire mer sa Ismaileve i kane ngel eshtrat ne Itali te gjitheve do tja mbaj mend mbiemrat Ferdi?

do ket hap vorrin ferdi dhe sja kane mush rreshnat menjen si te Ismailit smiley

dhe ben vaki e di mo mire ferdi se ne, se bicim spiuni ka qene smiley

s'ka faj, e kane hapur lojen greket me eshtrat e ushtareve, ka shume mundesi ismaili te na jete bere anastas i vrare ne luften e dyte boterore, kurse ferdi po shkon ne itali tja marri kockat ndonje antonio andej per ismailin tone.

Antonio Gramsci ...mbahet se eshte tip Shqiptari

I ka ra m'qafe kot Rama Vili Minarollit kur e qunte burre histerik. Ferdi osht fiks si leneshe 50-vjecare e virgjer  smiley  

Ndoshta i ka marrë gabimisht gjenerali i ushtrisë së vdekur

Zoti Penar!

Emri i rubrikes ishte "Hajvani i dites" dhe jo "Gafa e dites"!

Do qe te jesh "Politically correct" apo "Fucking interesting"?!

Zgjidh e merr!

Kjo kembengulje nuk me duket si lapsus sepse ai e perserit te njejten gje madje duke tentuar te jape shpjegim se perse ai po e ben ate deklarate.

 

Ajo qe di une eshte se historia jone eshte vertete e pazbuluar ashtu sic eshte per shqiptaret dhe mbase kthimi i eshtrave te I. Qemalit ne vend eshte nje prej shume aneve akoma te erreta te historise sone te shekullit te kaluar.

Nuk po e kuptoj se ku po mbeshteteni ju qe po e quani gabim qendrimin e tij ndersa jeni ne dijeni se ne shqiperi sistemet politike kane zevendesuar njeri tjetrin jo vetem ne kuptimin e nje procesi demokratik por si "revolucionar" kunder sistemit te vjeter. Ardhja e tyre ne pushtet ka risistemuar te gjithe orientin politik, shoqeror dhe ekonomik duke mos lene pas dhe rishkruarjen e historise.

 

Thjeshte kujtoni nje detaje te vogel, ku muajin tjeter disa do e festojne clirimin me 28 dhe disa me 29. Ka vetem 1 te vertete, por ajo nuk dihet apo besohet nga te gjithe ne te njejten menyre.

Do e kthejme shqiperine ne vareze. Jo vetem duke  riatdhesuar  eshtra  shqiptaresh nga jane e nga s'jan, por dhe duke importuar te tjera nga greqia. Tani sic duket llogarite nuk na dalin as me eshtrat greke kemi vendosur te kllonojme eshtrat e shqipareve. Do te na behet Ismail Qemali me dy varre Thing 1 and Thing 2  smiley

Po ky eshte qe eshte, pse nuk na e sjell te gjalle?

Kom qesh ne une tani ne pike te notes   smiley   

Na qite gjumin mer dreq  smiley  

Lumadhi ti, ke me pa endrra "kush e solli Ismail Bejn"

.

Ne kjo pune do bohet legjende, e do harrohet ajo e Doruntines smiley

Une jam Ismail Qemali, prapa me vjen Xhefer djali

Jo mer tirons, ky po thote "une jam xhefer djali, prapa me vjen Ismail Qemali"

PS: IQ is turning in his grave me keto hajvanlleqet tona.  Apo ky qe qellimi i djalkes gjithesesi?! 

 Me duket se e paska marre shume seriozisht halloween ky Xhaferri! 

All-hallows preserve us smiley.

PS: great job shokooo, I now regret I didn't get the CD smiley.

Pordhac arogant!

Te eleminohet njehere Edi Rama pastaj shofim!

O te marte m.ti shalet o hajvan. Iu thafte dora gjer ne rreze kush i ka dhene voten ketij copes se mishit.

Mos ma shani ministrin oj njerez, se ai inxhinier eshte dhe aq di. E keqja eshte atyre qe e ftojne ne emisione te tilla. JA vereni te shaj ndonje ete shikoni si behet ai Ferdi njesh o njosh.

fe, fe, fe,  grifsha me kollare, na mbyti injoranca uleritese, te shkulesh floke edhe skalp bashke .

ky Ferdi nga e folura duhet të jetë gay. Dhe këta gay-t kur e thonë fjalën nuk e kthejnë më mbrapsht...hahahahahaahahah

nuk e kthejnë më mbrapsht

Doje te thoje "nuk e marrin me mbrapsht" ?  smiley

Sorry, sorry! smiley

Po te jete per kete Xhafer Deven ai ka bere kerkese me kohe qe te kthejne edhe eshtrat e Nastradinit se po i mban Turqia dhe nuk na i jep.....

Te hengesha piten i thoni ketij papagallit.....

Xhaferri: Do e sjellim peshkaqenin e bardhe ne Shqiperi (shen. im smiley )

 

Alarm per super-peshkaqenin
28/10/2009 09:20

Alarm per super-peshkaqenin Nje peshkaqen tre metra bie viktime e nje tjeter peshkaqeni gjigant te bardhe ne brigjet australiane.

Foto e jashtezakonshme e momentit te tmerrshem, kur peshkaqeni sulmues kafshoi gjysmen e species tjeter si pa gje te keqe duke shkaktuar panik te autoritetet vendase.

Keshtu drejtuesit e zones i bejne thirrje plazhisteve te mos lahen ne det, pasi behet fjale per peshkaqen, te cilet nuk bejne leshime as per speciet e llojit te vet.

Qytetaret, po sidomos serfistet jane lajmeruar qe te mos presin dallget e duhura, pasi bashke me to mund t'u vije dhurate edhe nje peshkaqen i bardhe qe nuk fal asgje qe i del perpara.

Una menoj se kete lajmin duhet me e vone te rubrika "vendosni diçituren". Sidoqofte "diçitura" me e thelle deri tani ishte ajo e Lase :

Te eleminohet njehere Edi Rama pastaj shofim!

Kom qe shpare qe munohem e nuk po arrij ta kuptoj lidhjen me temen. Po me siguri do dali nanji mo i squte qe do ma shpjegoi e une do them "pu pu pu sa te thella paskon qene keto pune!"

Afganistani kerkon eshtrat e Sali Berishes: Dead or Alive.

Ore si shume rendesi po japim ketij Ferdit. Une propozoj ta mbyllim dhe te ne te mira ne gezime.

Te eleminohet njehere Edi Rama pastaj shofim!

 

Kom qe shpare qe munohem e nuk po arrij ta kuptoj lidhjen me temen.

Problemi eshte se pa zgjidhur problemin e eshtrave te Edit nuk mund te merremi me gjera te tjera.

nje zysh letersie e beri "qepaze" nje nxenes qe kembengulte se lasgush poradeci nuk kishte vdekur, sic po thoshte mesonjesja. ka vdekur qe ne kohe te Zogut, zeri autoritar i zyshes s'linte vend per ekuivoke. po une e kam komshi, perpelitej nxenesi, e pashe edhe dje... Perjashta! e nderpreu msusja. s't'lejon njeri t'tallesh ne ore te msimit. pa sjelle prindin s'ke per tu fut n'msim. rrugac! po ju tolerove juve... t'hipni n'qafe.

Emo, m'i prune mu k'to: smiley

Floqe, Floqe

Ulerin...

Kam qesh shume! smiley

No way!!! Kaq shpejt? Hej, si duket kshu nga "japia" (= nga perjasht, nga pamja smiley )

Lizander, jo mer, ca lasgushi; ai solli prindin qe u shfajsu para msuses, ene i premtoi qe s'do e bonte mo cuni at marifet... s'di nga ka ngjare, o shoqja mesuese, se si nga ana ime, edhe nga ime shoqe, jemi njerez te sjellur, tha baba.

E, ashtu rastisi qe kur e nxorre ti llafin ketu, nje njeriu yne ishte ne Shqiperi per vizite, dhe keshtu qe i porosita!

Shume mire si pune. Lidhje e mire, cilesi e mire.

Urime!

Po e lexoj ngadale, dhe ne fund te te dy librave do te them konkluzen!

Fillimi duket i mire!

 

Amon Cimo m'thuj qe te nesmen nxonsi i shkoi zyshes me Lasgushin n'klase!

Jo Mrroklle nuk e dikom se per çar delje e ke llafin.

Kurse ti Ani me konfuzove akoma me shume. Mos vuan gje nga reumatizma Edi dhe i dhemin kockat?

@ Lisander me hape pune me duket.  Puna eshte qe njerzit e shquar ne pergjithesi e lene amanet ku duan t'ju prehen eshtrat.  Mund te jene edhe thashetheme po une kam degjuar se per eshtrat e Edit ka disa kerkesa nga shtete te ndryshme (te gjitha oksidentale).

eshtrat e nandit dhe te pandi majkos duhet ti cojne jashte shtetit kur tu vije koha, se ketu do i vjedhin per hajmali kunder synit keq

 O Zot, o Zot kush e drejton kete vend,po ne kemi mare fund!

Ne sa harxhojme oksigjenin kot ne kete bote.

Ata si qeveri duhet te bejne harakiri.

Te qeshesh apo te qash,ky duhet te jete emri i kesaj rubrike.

Jo Ano çar po m'thu! Cyre i boni Perendimit Brixhit Bardoja mer jahu? Qe kur nuk perdorin dot mo majmuna per studime laboratorike, paskon perfundu tu u mor me Ramen. Hajd mo shyqyr do sherbeka ene ky per i gjo. Tani po qe mund ta urojme me gjithe zemer : "U bofsh i dobishem er çun!"

O Solo per Nandin nuk jom kondra. Kurse Pandi e ka venin e percaktume ne Otranto ku desh me bo tunelin qe lidh Vloren me Italine. Thuj ishallah po e da guglli mo perpara ate punen e pikes 150 se pernryshe kom hall se duhet me i more leje ene grekut. Ene ti e di qe ai kadosh greku o i keq fort kur bo pazar.

 

Nuk ka faj Ferdinand Xhaferri mendje eshte, kush e di me ke e ngatron Ismail Qemalin!

Harruat ju qe kryeministri i tij ngatron Beratin me Gjirokastren?!

Ncuk!

I referohem podiumit te Shkodrankes Fluturuse dhe atij te qeverrise qe jane melu me beze pink, s'bashku me foltoren dhe me tavolinen e sekretareve!

Per faqe te zeze! Si n'mall te babes se vet!

Si me qene the Housewives Club of Palm  Beach, jo si me qene Parlamenti i Shqipnise!

P.S.

Did they serve Pink Lemonade as well?

P.S.1.

Nuk do u habitsha sikur t'm'thojshin qe ajo krytarja nuk nigjon me pa Gjinekolog Mashkull!

Nga toni i zerit, duket qe e ke seriozisht.

Mua me duket iniciative per t'u pershendetur vendosja e posterave dhe banerave (jo beze) per ndergjegjesimin ndaj kancerit te gjirit, ne kuadrin e mbylljes se ketij muaji ne te gjithe boten. Protesten ndaj qendrimit "si ne mall te babes se vet" mire eshte qe njerezia ta kerkojne ne perputhje me ate qe quhet common sense. Deputeteve, qeverise dhe medias u sherben te degjojne dhe memorizojne qofte edhe fotografikisht informacione per kancerin e gjirit, shkaku i pare i vdekshmerise tek femrat. Kerkoj ndjese perreth-shkruesve per seriozitetin e ligjerimit tim. Pershendetje.

Sa here qe e shof kte fotografine e ktij Xhaferit mvje me qesh. Sec ka nje shprehje idiote ne fytyre, si peshk akuariumi. 

Keshtu eshte kur vendosin tjeter per tjeter minister kulture, te kishin vene Raimonda Bulku_n do te ishte shume me ndryshe, (do kishim pas probleme vetem me femnat e peshkut se jane shume xheloze)

ministri keshtu  hmmmm ?? ah fredo ti je mire shume mos e vrit menjen ........ ka ne me keq se ty !

shoket e tu po luajne kush e hedh shurren me larg ....

Me nje gafe te tille ne lidhje Ismail Qemalin, Ferdinad Xhaferri normalisht duhet te ishte i shkarkuar nga posti i Ministrit te Kultures dhe te emerohej Drejtor Komunale,dega e varim-cvarrimeve me qender ne Durres..

Gafa e Xhaferrit, analistet reagojne
29/10/2009 20:30

Gafa e Xhaferrit, analistet reagojneDeklarata e ministrit te Kultures se po negociohet per te sjelle ne Shqiperi eshtrat e Ismail Qemalit e denoncuar nga “Fiks Fare“ dy dite me pare, ka marre vemendjen e analisteve te njohur te cilet e cilesojne nje gafe te rende.

“Leksioni i pare ka te beje me faktin e pergjegjshmerise se fjales para publikut dhe i dyti se jemi ne prag te 100 vjetorit dhe duhet bere me shume qe shqiptaret te nderojne sic duhet themeluesin e shtetit shqiptar“, shprehet Lutfi Dervishi. Analisti Skender Minxhozi perdor ironine kur thote se eshte i bindur se kjo gafe nuk do rrezikoje jeten e qeverise dhe as stabilitetin ne vend, por qe sipas tij te le shije te hidhur per nivelin e perfaqesimit.

“Eshte nje gafe shume e rende e nje ministri i cili rastesisht quhet minister kulture. Eshte e njejta gje sikur ministri i Kultures te frances te thote se do sjellim ne atdhe eshtrat e Bonapartit“, thote Minxhozi. Ndersa analistja Mimoza Dervishi,  pasi e vlereson si gafe te rende deklaraten e ministrit te Kultures, shkon me tej ne analizen e saj kur flet per mungen e konsulences.

“Eshte nje gafe qe perpara se te ben per te qeshur te trishton por nuk te surprizon sepse ai eshte nje inxhinier trenash. Konsulenca ne Shqiperi nuk ka filluar te vleresohet sa duhet dhe ministrat perpara se te dalin ne intervista duhet te konsultohen me stafin dhe keshilltaret“, nenvizon ajo. 

Mire e ka Moza Dervishi. Ministrat para se te dalin ne televizor duhet me u pyte keshilltaret edhe per daten e Pavaresise apo se çar date o Vitiriu.

Kjo eshte tipike njeri IDIOT qe kerkon te beje si interesante duke dhene ide me fjale te medhoja.

Nganjehere me duket se mjafton te shkruash dy here te rubrika "bejini pyetje psikologut" ne cfaredo gazete, me pas te ikesh "jashteshtetit" dhe merr direkt statusin e analistit.

Ka dhe nje variant tjeter qe ma thote nje Kaniniot ketu afer smiley

Ju e dini qe Ferdi eshte nip Kanine ...dhe aty ku eshte varri i I.Qemalit shtrihen tokat e te pareve te Ferdit smiley. Ka dava ...tashme as Janina e as Kanina por pronat e Ferdit. E di mer e di kopuku po bo gjasme , sa ta zhvarrose dhe masnej te thote nepermjet Tellallit te Saliut :

- Meriton nje varr me te bukur , me madheshtor .Dhe do t'ja bajme ate zotnie . Po mjaft e ka ate bustin te sheshi Fjamurit " .

Pse t'ja kaloj Rrahmon Selmanllari  qe nuk eshte e s'ka asnje damar nga Vlora ??  Harram e paste! Pa po qe per minister Sala e di kengen e Halimit qe s'di shkrim e kendim ....

Po pse o miq ja merrni per keq Xhafer Simites te PD-se!!!

Ai nenkupton se "do i sjelli ne Tirane eshtrat e Ismail Qemalit" dhe per kete ka filluar negociatat me "qeverine e Italise" nenkupto Vlores..cdo bashki ku kryetari eshte i PS...Xhaferit i duket si jashte shtetit te Berishes..e ka ne rregull ai...

"Gafa e zotit Xhaferri"! Jo kjo eshte injoranca e zotit Xhaferri. Por e rendesishme eshte pse meren me injorancen e z. Xhaferri, dhe jo me ate qe eshte me kryesore,genjeshtren. Nuk e kuptoj se si eshte e mundur,qe nje politikan, dhe aq me teper nje minister kulture te genjeje kaq hapur para nje televizioni shume te ndjekur, duke thene qe po negociojme per te sjelle eshtrat e Ismail Qemalit ne Shqiperi.

Por e rendesishme eshte pse meren me injorancen e z. Xhaferri, dhe jo me ate qe eshte me kryesore,genjeshtren.

Tjetri vrau 26 veta dhe u bo minister, nji tjeter minister qe u akuzu per vjedhje milionash nuk i hyri gjemb ne kembe. Duket sikur poplli e ka da menjen qe per genjeshtra e korrupsion ste gje gjo, ndaj dhe tallin bythen me gafen. 

A foli dikush valle per nje tentative doreheqje?????? Gjithsesi do te jete i mirepritur ne Vlore pas 26 ditesh.....

Sado qe do te deshiroja ta quaja lapsus,Xhaferi nuk me le teksa kembengulte se po negocionte.Nuk i ve dot emer tjeter.Ishte gafe e paster qe pervec papergjegjshmerise,tregon edhe mungese te theksuar kulture.Por mesa duket politika ka nevoje vetem per fjale,dhe te tilla Xhaferi ka me oke,aq sa gazetaret nuk i le as ta mbarojne pyetjen neper debate tv.

 

Ismail Qemali,atje ne varr ku eshte, kur degjon brockulla te tilla nga kesi ministrash,me siguri thote me vete:c'mu desh mua qe krijova shtetin e pare shqiptar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).