Fjala e plotë e Kryeministrit Berisha në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive:

“Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme, shqyrtimi i projektbuxhetit për vitin 2010- të përpara se ky projektbuxhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe më pas në Parlament.

Së pari, duhet të theksoj se viti 2009-të ishte një vit i vërtetë suksesi, ishte një vit arritjesh të mëdha në fushën buxhetore dhe ekonomike në tërësi. Në këtë vit financat e vendit dhe ekonomia në tërësi përballuan në mënyrën më të mirë, më mirë se të gjitha financat dhe ekonomitë e rajonit, krizën më të madhe që Evropa dhe bota kanë njohur që nga vitet ’30-të e deri në ditët e sotme. Ky vit jo vetëm që nuk u karakterizua nga rënia e të ardhurave duke u krahasuar me vitin 2009-të, jo vetëm që nuk imponoi zvogëlim të madh të rrogave dhe pensioneve, siç po ndodh dhe po vazhdon në vendet përreth në masën nga 8 deri në 20 për qind, por e kundërta është e vërtetë.

Ky vit shënoi rritjen më të madhe të pagave në historinë e vendit; shënoi rritjen e të ardhurave buxhetore me rreth 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar; shënoi rritje të madhe të investimeve të huaja, sipas Bankës së Shqipërisë, 59 për qind; shënoi investimet më të mëdha në historinë e vendit në infrastrukturë dhe në të gjitha fushat e punëve publike. Pra, përveç fitores së zgjedhjeve, ne kemi një mijë e një arsye të falënderojmë vitin 2009 – të për treguesit e tij ekonomik dhe financiarë, si dhe të falënderojmë administratën shqiptare, e cila me përgjegjësi dhe me kompetencë i’a doli të menaxhojë në një mënyrë realisht të suksesshme buxhetin e vendit.

Viti që kaloi, pati rritjen më të madhe ekonomike me rreth 8 për qind, por rritja ekonomike u ruajt edhe këtë vit, në një kohë kur rritja ekonomike u zhduk dhe përfundoi me minuse në tërësi në të gjitha ekonomitë e Evropës. Ndërsa në Shqipëri rritja ekonomike në gjashtë mujorin e parë, sipas Institutit të Statistikave, është 5.3 për qind. Ju rikujtoj thirrjet e shumëllojta dhe shumanshme që vinin për të mos rritur rrogat, por rrogat i rritëm dhe buxheti nuk pësoi as edhe një problem madhor nga këto vendime të domosdoshme të qeverisë. Rezerva valutore e vendit ka njohur rritje të pandërprerë. Ajo ka kapur vlerën mbi 1.6 miliardë euro. Natyrisht, Euro ka njohur forcime të mëdha, të cilat u bënë problem madhor, fillimisht për një seri vendesh jashtë sistemit të Euros, por anëtare të anëtare të Bashkimit Evropian apo në proces e sipër për t’u bërë anëtare, sepse raporti Euro me monedhat e këtyre vendeve u zhvlerësuan nga 15 deri në 40 për qind.  Forcimi i Euros është bërë një problem madhor për ekonomitë e eurozonës, ç’ka detyroi ministrat e Financave të këtyre vendeve, nga mesi i javës së kaluar, të kërkojnë me çdo kusht ndërhyrje dhe politika nga Banka Qendrore Evropiane për të ndalë këtë kurs të forcimit të pamerituar të kësaj monedhe, e cila vetëm me këtë penalizon me 25 për qind më pak eksportet e Bashkimit Evropian. Natyrisht, Leku nuk mundej që, jo trimërinë e Lekës, por edhe trimërinë e Skënderbeut po të kishte, të mos e ndjente këtë forcim të papërmbajtur të Euros.

Duhet të themi se Leku është mbajtur më mirë se të gjitha monedhat e tjera të vendeve përreth.  Banka e Shqipërisë, gjykoj se i’a doli ta menaxhojë shumë mirë problemin, t’a menaxhojë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm, jashtë çdo lloj emotiviteti dhe disa përpjekjesh shumë të papranueshme të grupeve të caktuara që vunë në shërbim të interesave të tyre politike propaganda dhe qeverinë me antilek. Kjo është e vërteta dhe ishte diçka shumë e rëndë, por Banka nuk ra në këto kurthe dite dhe mbajti qëndrimin e saj duke pranuar  një fleksibilitet të qëndrueshëm të Lekut dhe duke vëzhguar gjithnjë me vëmendje të madhe ndikimin e Euros.

Buxheti i vitit 2010-të do të jetë një vazhdim i mëtejshëm i përpjekjeve tona për të konsoliduar  stabilitetin makro – ekonomik të vendit. Ne nuk rrisim deficitin buxhetor, ndonëse kjo ndodhi me radhë në pothuajse të gjitha ekonomitë. Ne nuk rrisim borxhin, ndonëse efekti Euro ka sjellë rritjen e tij me mbi 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ecim drejt parametrave më të mirë makroekonomikë gjatë vitit 2010-të. Duke ruajtur dhe konsoliduar një nivel shumë të lartë investimesh, janë projekte të mëdha të cilat shqiptarët mezi presin t’i shohin të zbatuar. Janë rruga e Arbrit, ëndrra e qytetarëve të Elbasanit për t’u lidhur me tunel me qytetin e Tiranës, Boshti i Jugut dhe një seri projektesh të mëdha. Në një mandat katër vjeçar ne do të asfaltojmë 7 mijë kolimetra rrugë; autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete. Projekti ynë për një Shqipëri tjetër do të vazhdojë me agresivitetin më të lartë.

Këtë vit do të vendoset një buxhetim i shumëfishtë nga të gjitha ministritë për Shqipërinë dixhitale. Shqipëria dixhitale është dhe mbetet përparësi absolute e kësaj qeverie; reformat në shëndetësi; reformat në arsim; mbështetje e fuqishme e projekteve të mëdha në fushën e bujqësisë, në sistemin e vaditjes, në kultivimin e ullirit dhe projekteve të tjera; riorganizim tërësor i ndihmës ekonomike; ecje më tej drejt objektivit për të nxjerrë çdo familje shqiptarë nga varfëria ekstreme; rritje pagash dhe pensionesh. Unë i kuptoj zotërinjtë e Financave, se t’u përmendësh rritjen rrogash dhe pensionesh në kohë ‘kolere’, jo për Shqipërinë, por për financat botërore që po kalonin recensionin, u’a shton shumë barrën e përgjegjësisë, por ne nuk mund të tërhiqemi nga kjo. Investimi në burimet njerëzore është investimi kryesore, sikundër, rritja e pagave dhe pensioneve të ulëta eshë e domosdoshme për të ulur varfërinë.

Këtë vit do të bëhen përpjekje për të rritur pagat e gjyqtarëve. Rritja e rrogave të gjyqtarëve në Gjykatat e Faktit dhe në Gjykatat e Apelit është e rregulluar me ligjin e organizimit të sistemit të drejtësisë. Ky është një rregullim strikt ligjor, i cili është marrë nga standardet ndërkombëtare ku rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Lartë barazohet me rrogën e një ministri, ku rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Apelit vjen si 70 për qind e kësaj rroge dhe rroga e një gjyqtari të Gjykatës së Faktit vjen si 50 për qind e kësaj rroge, plus rritjen 2 për qind në vit pas një periudhë vjetërsie. Pra, si sistem është i mirë, por si nivel pagat e gjyqtarëve të Gjykatave të Faktit janë të ulëta. Ndaj, ne nuk marrim dot përsipër të ndryshojmë ligjin deri sa opozita të hyjë Parlament për të bërë 84 vota, por qeveria do të gjejë mënyra të tjera, nëpërmjet bonuseve të caktuara, që gjyqtarëve të faktit t’u rrisim rrogat dhe ata të marrin, jo 50 për qind të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, por të marrin 60 për qind të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë. Kërkesat tona ndaj drejtësisë dhe kërkesat e qytetarëve për funksionimin e saj në përputhje me ligjin janë shumë të domosdoshme, por edhe trajtimi i gjykatësve është jashtëzakonisht i domosdoshëm. Nuk është rasti i kësaj mbledhje, por në tërësi duhet të ndërmerren ndoshta edhe disa nisma ligjore, sepse pushteti i drejtësisë vuan nga disa mungesa në fushën e investimeve. Ky problem duhet zgjidhur. Nuk mund të kërkohet nga Gjykata që të jetë edhe investitor. Duhet të gjejmë mënyrë sesi t’i ofrohen të gjitha këto dhe të ecim me shpejtësi drejt përmirësimeve të ndjeshëm në kushtet e punës së tyre.

Gjykata e Tiranës është absolutisht jashtë të gjitha standardeve të funksionimit të një zyre. Nuk ka salla dhe gjyqet zhvillohen nëpër zyra. Çështjet për një gjykatës janë të shumta, por këto do t’i zgjidhë Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Por, qeveria duhet të bashkëpunojë më ngushtë dhe duhet të bëjmë çdo gjë që ne, gjatë këtij viti që vjen, t’u krijojmë kushtet më optimale të mundshme dhe ky buxhet duhet të parashikoje zgjidhje të shpejtë, sepse disa çështje po bëhen emergjentë në sistemin gjyqësor. Emergjencë është Gjykata e Faktit në Tiranë. Mund të ketë edhe të tjera, Gjykata e Pogradecit ka bërë projektin dhe do t’a rindërtojmë. Problemi është që ky sektor duhet të përparësojë në interesin më të mirë të funksionimit të tij të pavarur dhe të konsolidimit të shtetit ligjor.

Unë këtë vështrim do të bëja, por, natyrisht, ministri i Financave dhe zotërinjtë e tjerë të pranishëm do të bëjnë një shqyrtim më të hollësishëm të buxhetit të vitit 2010-të. Mendoj se është bërë një punë shumë serioze nga ministria e  Financave dhe ministritë e linjës në përgatitjen e këtij projekti në tërësi.

Faleminderit!”

15 Komente

Natyrisht, Leku nuk mundej që, jo trimërinë e Lekës, por edhe trimërinë e Skënderbeut po të kishte, të mos e ndjente këtë forcim të papërmbajtur të Euros.

Po te kishte Leku zhdervjellsine e Kirit, apo zgjuarsine e Kacamisrit a do te mund t'a ndjente kete "forcim te papermbajtur" te Euros?

ha ha ha smiley

Krye-misri, paska pare (kur ka qene i vogel dhe kapercente avlline e Medreses) teatrin e kukullave "Qerosi mundi Katallanin!!!!" smileysmileysmiley

emigranto, ka pas qene ajo pyetja e famshme (tip thike me dy presa) dikur kur shkojshim ne kopesht:

- "Kush osht me i fort Cikllopi apo Herkuli?"

Sido te pergjigjeshe "e keshe brenda"... smiley

Sido te pergjigjeshe "e keshe brenda"...

E the mire. Ja ku dul dhe lidhja me bythdyperdorimshit. B2P. Nuk eshte per ty kjo. smiley

Ore jemi ne 2009 apo 1909? Gjene mire..se pas 3 vjetesh shpallkemi 'mevetesine'smiley

Gjykata e Tiranës është absolutisht jashtë të gjitha standardeve të funksionimit të një zyre. Nuk ka salla dhe gjyqet zhvillohen nëpër zyra.

Ke prekur nje ceshtje interesante Qafir, edhe mua me cuditi kjo fjali ne fillim sepse natyrshem mendon 'cfare bete 4 vjet, pse gjykata e Tiranes qenka jashte gjithe standardeve?'; por me kete kerkon te transmetoje idene se qeveria edhe pse ne mandatin e dyte ka perpara plot sfida si dhe kerkon te jape nje sens realist per problemet... Ne shume dalje publike sivjet KM Berisha eshte shprehur se nuk ka asnje problem per te pranuar gabimet e tij, biles ka thene tere 'humorin' qe e karakterizon se 'po te behesha dhe nje here nuse e dija une si nuseroja' duke iu referuar perkatesisht viteve 1992 dhe 1996.  S'duhet shume per te kuptuar qe fjalimi eshte pike e presje propagande e lire, aspak koherent qe nuk i shkon per shtat takimit mbi planifikimin e strategjive.

Ky vit shënoi rritjen më të madhe të pagave në historinë e vendit; ...

Ju rikujtoj thirrjet e shumëllojta dhe shumanshme që vinin për të mos rritur rrogat, por rrogat i rritëm dhe buxheti nuk pësoi as edhe një problem madhor nga këto vendime të domosdoshme të qeverisë. Rezerva valutore e vendit ka njohur rritje të pandërprerë. Ajo ka kapur vlerën mbi 1.6 miliardë euro..

Bilbil eshte birbil,e ka qa raportin!

 

Kapeni me poshte nje rreze tjeter drite mbi koken e mbushur me Beteja Epike te Prijesit! smiley

Kjo, eshte menyra reale se si e koncepton Demokracine ky daku! Lexojeni me kujdes!

Ndaj, ne nuk marrim dot përsipër të ndryshojmë ligjin deri sa opozita të hyjë Parlament për të bërë 84 vota, por qeveria do të gjejë mënyra të tjera, nëpërmjet bonuseve të caktuara, që gjyqtarëve të faktit t’u rrisim rrogat dhe ata të marrin, jo 50 për qind të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, por të marrin 60 për qind të rrogës së një gjyqtari të Gjykatës së Lartë.

P.S.

Sa here del flet ky ndonje thagme ky si ajo me Skenderbeu vs. Euro, une e besoj qe goca e vet dhe cuni i vet jane duke vjedh ndonje pyll a mal te Shqipnise!

O jane duke ja bo letrat ndonje xhepi detar, a ndonje lagune! smiley

Po mrroklle se po te ishim ne ne vend te tij kryeminister kalamojt tane do ti conim me punu ne ndertim apo duke vjel rrush.

pse u fut ne diskutim te buxhetit te dixhitalizimit dhe infrastruktures kjo puna e rritjes se rrogave te gjykatesve nuk e mora vesh??

fullani, mu duk mua, e paralajmeroi pak sot. te shohim si do vazhdoje me shpenzimet

Nje duartrokitje per Administratorin.

Ka sjell dy artikuj kete jave, nje prej xhami e nje prej zhive.

Plani rregullues i Tiranes eshte xhami, kjo e kryeministrit eshte zhiva, dhe na del pasqyra ku peshqit krihen e pispillosen.

Pyetja eshte, " ka qene e qellimshme kjo prurje?".

Hmmmm, vallaj duhet pyetur nese KM ka te njejten mendje apo jo smiley

Le te fillojme me prerje kokash!

 "....Rezerva valutore e vendit ka njohur rritje të pandërprerë. Ajo ka kapur vlerën mbi 1.6 miliardë euro..." 

 

Nuk e di a ka nxjerre mesim Buall Mavria me zhvlersimin e valutave. A nuk do te ishte mire qe me nje pjese te kesaj rezerve, te bliheshin impiante/maqineri per prodhimin e paneleve diellore, apo investohej ne turbinat me ere. 

Valuta te huaja, hyjne çdo vere ne Shqiperi, keshtu qe qeveria e Buall Mavrise s'ka pse te kete frike te perdori nje pjese te kesaj valute per blerje teknollogjie, teknollogji qe prodhon, puneson, akumulon perseri para. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).