Festivali i Gjirokastrës

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, evenimenti mbarëshqiptar folklorik që zhvillohet çdo 5 vjet që nga festivali i parë i 1957-ës, u zhvillua në fund të shtatorit në kalanë e Gjirokastrës. Kjo foto e bërë nga dadissad gjatë festivalit më pëlqeu shumë. Në profilin e autorit në Flickr ka dhe disa foto të tjera nga evenimenti. 

 

17 Komente

Kam kohe pa pare nje festival te tille. Mbaj mend qe me gjithe indoktrinimin e asaj kohe, kishte megjithate perla te verteta te kultures shqiptare, ne koreografi dhe kenge. Eshte nje nga thesaret e pakta me te cilin mund te ndihemi te pasur shpirterisht e materialisht bashke, nje trashegimi qe s`duhet lene te fosilizohet e qe s`duhet nepermendur vec nje here ne 5 vjet.

Rrofsh PF Me nxori mallin

Me nostalgji dhe une si lost-i.  Flm PF smiley

Ama nqs ato qe jane shkruajtur te Panorama jane te verteta atehere do nxjerrin kengen e re "N'Gjirokaster c'na pane syte" ... smiley

Jo syte por site ( theksi tek "i&quotsmileysmiley

Sic duket s'pati shume per te vjedhur nga organizatoret dhe keta ja varen.

Grupi i Shkodrës merr kupën e Folklorikut

(Nga Panorama)

Grupi folklorik i Qarkut të Shkodrës ka merituar kupën e Festivalit Folklorik të Gjirokastrës. U mbyll mbrëmë edicioni i nëntë i aktivitetit më të madh që promovon kulturën popullore shqiptare. Për 5 ditë me radhë, 1200 artistë popullorë sollën në skenën e festivalit folklorin e pasur të trevave shqiptare. Artistët ishin organizuar në 20 grupe nga 12 qarqe të vendit, 6 prej të cilave grupe artistike jashtë konkurrimit, ansamble folklorike nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, arbëreshë të Italisë dhe të diasporës shqiptare në SHBA. Për të ndjekur natën e fundit të festivalit, mes spektatorëve të shumtë ishin të pranishëm edhe Zv/kryeministri dhe Ministër i Jashtëm, Ilir Meta, personalitete të kulturës dhe të artit, përfaqësues të ambasadave, etj. Pas konkurrimit të grupeve të fundit folklorike, që ishin ato të qarkut të Durrësit, Fierit dhe shqiptarëve të Maqedonisë, u ndanë edhe çmimet e këtij edicioni. Juria, e përbërë nga specialistë të fushës, vendosi që Çmimi i parë t'i shkojë grupit folklorik të Qarkut të Shkodrës, i cili paraqiti një nivel të lartë në të gjithë elementët e paraqitjes, në numrat e zgjedhur, veshje, etj. Me çmimin e dytë u vlerësuan grupet e Kosovës dhe Gjirokastrës, ndërsa të tretin grupet e Lezhës dhe Elbasanit. Gjithashtu u ndanë edhe shumë certifikata për të tjera grupe pjesëmarrëse.

Problematika

Me gjithë publicitetin e shumtë që iu bë këtij edicioni, rezultati nuk qe ai që pritej. Ndonëse u akordua një shumë e madhe parash prej 70 milion lekësh, festivali u paraqit varfër, me një skenografi të vjetër, me një foni problematike dhe një regji që linte shumë përë të dëshiruar. Një pamje demode, që nuk e justifikonte përgatitjen e qindra artistëve pjesëmarrës. Jo më kot Gjirokastra nuk e priti këtë aktivitet me të njëjtin entuziazëm, si herët e tjera. Kjo u vu re qysh në ditën e hapjes së festivalit, ku u vu re një indiferentizëm i dukshëm nga ana e qytetarëve gjirokastritë. Tradita e mikpritjes së festivalistëve nëpër shtëpitë e qytetarëve është harruar tanimë. Dhe ka qenë pikërisht akomodimi i artistëve, problemi kryesor i këtij edicioni. Grupe folklorike të akomoduara nëpër konvikte pa kushtet më minimale, apo në qytete të tjera si në Sarandë e Tepelenë. Një nga rastet më problematike ishte ai Grupit folklorik të Qarkut të Korçës, i cili braktisi FFK-në, fill pas prezantimit të programit artistik, pa pritur natën e ndarjes së çmimeve. Ka qenë një vendim unanim i të gjithë pjesëtarëve të trupës folklorike. Ky veprim u ndërmor në kushtet e një akomodimi anormal për 60 artistët popullorë. Peripecitë, sipas tyre, janë hasur ditën e parë të ardhjes në Gjirokastër, një ditë para fillimit të FFK. Të gjithë pjesëmarrësit e folkut korçar janë akomoduar në konviktin e studentëve. Sipas pjesëtarëve të grupit folklorik të kontaktuar nga gazeta "Panorama", kushtet ishin me të vërtetë skandaloze. Mungesa e ujit nëpër tualete, mungesa e dyshekëve nëpër disa krevate të tipit marinar, si dhe papastërtia anembanë në bujtinën e studentëve në Gjirokastër, ishte panorama që gjetën festivalistët korçarë, të cilët që në momentin e parë denoncuan gjendjen skandaloze tek autoritetet organizative të festivalit. Drejtuesit e grupit folklorik të Korçës kanë drejtuar gishtin tek organizatorët e festivalit, të cilët kanë përgjegjësinë e plotë të akomodimit të 1200 artistëve pjesëmarrës në aktivitetin mbarëkombëtar folklorik. Është dashur ndërhyrja e Bashkisë së Gjirokastrës dhe kreut të saj Flamur Bime, që festivalistët nga Korça të akomodoheshin një ditë para se të braktisnin festivalin, në një hotel privat në pjesën e poshtme të qytetit. Sipas drejtuesve të grupit folklorik të Korçës, ikja demonstrative nga Gjirokastra, është shenjë e qartë e mungesës së seriozitetit të shfaqur nga ana e organizatorëve karshi artistëve popullorë, të cilët me sakrificë dhe mund, marrin rrugën për të treguar vlerat e papërsëritshme të folkut juglindor shqiptar. Por ky nuk është një rast i veçuar. Në mungesë të hapësirave akomoduese në Gjirokastër, grupet folklorike janë vendosur në qytetet përreth, në Sarandë e Tepelenë, duke u detyruar të udhëtojnë çdo ditë me autobus drejt kalasë së Gjirokastrës.

Çmimet

Çmimi i parë:
Grupi folklorik i Qarkut të Shkodrës
Çmimi i dybtë:
Grupet folklorike të Kosovës dhe Gjirokastrës
Çmimi i tretë:
Grupet folklorike të Qarqeve të Lezhës
dhe Elbasanit

Monda !

 Po te drejtohem ty ashtu sa per nje te drejtuar smiley Mbase me kupton por edhe po s 'me kuptove  s'prish pune !

Jo per karshillek  por te mendosh se sot kane Aftesi Organizuese per gjera te tilla eshte UTOPI. Sot eshte ne fuqi Ligji i te Palyreve qe cdo gje e kane shndruar ne Mall-Para.

Kur jane vene fondet ne dispozicion jam i bindur PLOTESISHt qe ata qe do i trajtonin , si pas shkalles se Kopetencave e Jerarqise menjehere u ka vajtur ne mend % e VJEDHJES .

Eshte nje turp qe vazhdon prej vitesh vetem e vetem se Ai Festival eshte Organizuar per here te pare jo nga Ahmet Zogu , as nga Ballistet ..por as nga Salistet e pas 90 -tes . Une me sa kam mundur i kam ndjekur perfshi edhe ate Karagjozllekun e Organizimit ne BERAT !!!!! 

Te vjen per te QARE!!!!!

Po qe se ndokush ka ndonje adrese te ndigjojme ndonje kenge nga te Qarkut te Shkodres , do ti isha per Falemnderit !

Idris, po te mos me ishe drejtuar do me kishte mbet qejfi smiley.

Qe tradita e te ftuarit ne shtepi te pjesemarresve ne ditet tona, eshte utopike, kete e marr vesh.  S'ka pse, qysh, si.  Por qe te jete katandis ne kete fare feje eshte jo per te qare, por per te vene kujen. 

Nqs Gjirokastra nuk ka mundesi te pres e te percjelle gjithe kete milet, atehere le ta levizin Festivalin ne qytet tjeter se s'u be qameti.  Ama jo te mbeten rrugeve dhe me peripeci te tilla se eshte turp.  

Bile pyeta (duke folur me familjen kete fundjave) ne ishte dhene festivali ne televizor, dhe me thane qe s'e kishin pare, dmth s'e kishte dhene ndonje stacion i hajrit ... po qe se dhe kjo eshte e vertete, atehere turp me vete.

PS: E marr me mend cfare behet me perqindjet e vjedhjeve. S'jam as utopike te them qe s'duhet te vjedhin.  Po dreqi ta marr, disi me pak me shume stil.

Kush e gjen dot ate vallen e osman takes? Kam kerkuar gjithandej neper internet...

Kjo eshte muzika po, por vallen vete se gjej qe se gjej

foto shume e bukur e Dadit!smiley

Edhe fotot e tjera jane shume te bukura. Opingat e Sheros, e vecante dhe per nga drite-hijet por dhe nga titulli.. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).