Energjia, sa shtrejnte e blejme

Vetem tani qe tre kompanite OST, KESH dhe OSSH administrohen me vete pas shkeputjes nga kompania qe i lindi, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare, konsumatoret mund te mesojne koston e vertete te prodhimit dhe transmetimit te energjise elektrike dhe mund te kuptojne se sa here me i larte eshte cmimi qe ata paguajne kundrejt kostos.

Sipas operatoreve, cmimi i prodhimit dhe transmetimit te energjise elektrike se bashku nuk eshte me shume se 2.1 leke per kilovat ore.

Cmimi aktual i shitjes se energjise eshte 12 leke per kilovat ore, qe do te thote se shqiptaret e paguajne mbi 470 perqind me shtrenjte energjine, se cmimet e shitjes se energjise nga prodhimi dhe transmetimi.

Edhe sikur enti te miratoje kerkesen per rritje maksimale te cmimit, si nga KESH dhe nga OST, ku te dyja kompanite mbeten te kenaqura dhe mund te shlyjene borxhet duke arritur fitime, cmimi i shitjes nga prodhimi dhe transmetimi nuk arrin me shume se 3.4 leke per kilovat ore, e krahasuar me cmimin aktual me te cilin shitet energjia, shqiptaret e paguajne rreth 250 perqind me shtrenjete.

Nje cmim i tille kaq i larte i energjise elektrike kundrejt cmimit te prodhimit dhe transmetimit nuk justifikohet sado te jene borxhet, kostot e tjera operacionale apo humbjet e opertatorit te fundit te zinxhirit te energjise elektrike, atij te OSSH.

Ky rezultat rrezon edhe spekullimet e bera shpesh nga qeverite ne vite, qe e kane justifikuar rritjen e here pas hershme te cmimit me kosto te larta per prodhimin, transmetimin dhe shperndarjen e saj tek qyetaret.

Perpos kesaj, cmimi final i parashikuar ne strategjine per energjine ka qene maksimumi 12 leke per kilovat ore, por ne kushtet kur i gjithe tregu i energjise do te ishte i optimizuar, me burime alternative energjie dhe investime te kryera, e sigurisht pa nderprerje e kufizime, ndaj cdo rritjeje mbi kete vlere eshte fakt i deshtimit te strategjise.

Cdo cmim i rritur pas ketyre shifrave duket se ka fshehur me se miri paaftesine e qeverive per te menaxhuar nje nder sektoret me strategjike ne vend, paaftesi qe u eshte faturuar si rritje cmimi qytetareve.

1 Komente

 "...Sipas operatoreve, cmimi i prodhimit dhe transmetimit te energjise elektrike se bashku nuk eshte me shume se 2.1 leke per kilovat ore.

Cmimi aktual i shitjes se energjise eshte 12 leke per kilovat ore, qe do te thote se shqiptaret e paguajne mbi 470 perqind me shtrenjte energjine, se cmimet e shitjes se energjise nga prodhimi dhe transmetimi..." 

 

12 leke = 0,95 eurocent, katastrof. Nderkoh qe ne perendim eshte 0,45-0,65 eurocent. 

 

"....Edhe sikur enti te miratoje kerkesen per rritje maksimale te cmimit, si nga KESH dhe nga OST, ku te dyja kompanite mbeten te kenaqura dhe mund te shlyjene borxhet duke arritur fitime, cmimi i shitjes nga prodhimi dhe transmetimi nuk arrin me shume se 3.4 leke per kilovat ore, e krahasuar me cmimin aktual me te cilin shitet energjia, shqiptaret e paguajne rreth 250 perqind me shtrenjete..." 

 

3,4 leke, nderkoh qe shqiptaret e varfer paguajne 12 leke per kilovat ore. Para nja 5 vjeteve, ne mos gaboj ishte 4,5 leke.  

 

"....Cdo cmim i rritur pas ketyre shifrave duket se ka fshehur me se miri paaftesine e qeverive per te menaxhuar nje nder sektoret me strategjike ne vend, paaftesi qe u eshte faturuar si rritje cmimi qytetareve...." 

 

Paaftesi qe une dhe shum te tjere kemi folur me kohe. Por nejse, mban ai popull mban. 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).