Dy poezi nga Edoardo Albinati

Ajo arnon me fijen e gabuar…

 

Ajo arnon me fijen e gabuar>smiley>

një vrimë që nuk është e stofit>smiley>

mjekon me gishtat>smiley>

palën e rrobës së plagosur>smiley>

Veshjet për çdo stinë>smiley>

me cepet e kuq, jeshilë>smiley>

presin të gatshme e të pikëlluara>smiley>

ditë të pafrytshme>smiley>

duke u shtyrë atje ku ajo zgjedh>smiley>

kombinimet: fund>smiley>

e pantallona, fund e bluzë>smiley>

Shihet në pasqyrë dhe supet>smiley>

i gjakosen në pambuk>smiley>

 

 

 

>smiley>

Flokët tuaj, rebelë...>smiley>

 

Flokët tuaj rebelë>smiley>

e të ëmbël kërpudha i copëtova me shkelma>smiley>

e prapë më dukej ju doja;>smiley>

veproja mëshirshëm mëndafshin>smiley>

e radhës tuaj tek pështjelloja>smiley>

prej formash të rrumbullta e të bukura>smiley>

si flota anijesh aliene.>smiley>

 >smiley>

Më dukej qesharake qetësia – qesha>smiley>

një e qeshur e shkokëluar, që ty nuk të pëlqen.>smiley>

Ti do vetëm kë mbetet i vogël dhe i mirë>smiley>

mes fiereve të mëdha, xhuxhimaxhuxh.>smiley>

Dhe i gëzohet shprishjes së kërpudhave.

>smiley>

 

 

Shënim: Përkthimi është i imi © Finisterre

 

48 Komente

Më pelqeu e para, rrjedhshem, por kam probleme me të dytën. A mund ta shoh origjinalin? Jo per pune te perkthimit, ajo eshte zgjedhja juaj, por thjesht per kuriozitet...

Ka nje problem me dy presjet e para tek poezia e dyte. Mendova se i kisha hequr, por mesa duket jo. Po e riprovoj edit-imin.

Gjithsesi tani nuk kam kohe, por neser me shume qejf do ta sjell origjinalin dhe e diskutojme... smiley

Ja poezia qe me kerkove @fh

Po ta dergoj qe sonte, meqe ndoshta neser ne mengjes s'do te kem kohe.

I vostri cappelli, ostinati>>

I vostri cappelli, ostinati e>>

dolci funghi, li ho smembrati a calci>>

eppure mi sembrava di amarvi;>>

e d’operare pietosamente, il raso>>

della vostra schiera scompigliando>>

di forme tonde e belle come>>

una flotta di astronavi aliene.>>

 >>

Trovavo ridicola la quiete – ho riso>>

un riso sgranato, che tu non ami.>>

Tu ami solo chi resta piccolo e buono>>

tra grandi felci, uno gnomo>>

e si gode la clasi dei funghi.>>

 

 

 

 

E rendesishme!!!!!!!!!!!

Ah, me fal!!!!!, se mos harroj dhe na qesh la_rosee:

Une e di qe "cappelli" jane kapelet dhe jo floket dhe se floke shkruhet me nje "p"...

Me pelqente kjo "levizje" e fjales per hir te imazhit "floket tuaj rebele e te embel" qe me pelqen me shume se "kapelet tuaja ngulmuese e te embla"... 

falemnderit Finisterre. per origjinalin dhe sqarimet. pa e komplikuar situatën smiley mund te them se italisht i tringellojne zilet, ndersa shqip nuk ma ngreh interesin.

Pajtohem me shume çka thua, por jo me paragjykimin mbi lexuesit. Mbase nje poezi me kete recetë, e shkruar drejt e në shqip do te rezononte me shume...nuk e di. Megjithatë sytë dhe zemrat i mbajmë hapur.

Falememinderit edhe ty @fh. Keto poezi jane perkthime te disa viteve me pare, kur edhe radikalizmi im ishte me i thelle, por ndoshta edhe shpresat ishin me te medha... Per zilet me siguri ke te drejte, sot kete poezi do ta perktheja ndryshe, ose s'do ta zgjidhja per ta perkthyer...

Perkthimi i poezise te dyte ka deficite te renda shqiperimi, por dhe e para ka pasazhe qe ngecin...

Jo La-rosée, s'besoj! Por sic thashe s'kam kohe tani. Neser do t'mbrohem patjeter smiley

Flokët tuaj, rebelë...

 Flokët tuaj rebelë e të ëmbël kërpudha i copëtova me shkelma e prapë më dukej ju doja; veproja mëshirshëm mëndafshin e radhës tuaj tek pështjelloja prej formash të rrumbullta e të bukura si flota anijesh aliene.  Më dukej qesharake qetësia – qesha një e qeshur e shkokëluar, që ty nuk të pëlqen. Ti do vetëm kë mbetet i vogël dhe i mirë mes fiereve të mëdha, xhuxhimaxhuxh. Dhe i gëzohet shprishjes së kërpudhave. 

Ne kete moment jam nje individ kurioz per formen ne te cilen mund te mbrohesh duke pasur ne background nje sintakse te tille qe as poezia se pranon; sintaksa mund te fleksibilizohet ne poezi me qellime emfazimi, perforcim lidhjesh mes dy fjalesh, ...por perhere me si rezultat impaktin emocional, psikologjik apo shpirteror. Impakt qe une s'perjetova qofte dhe per nje sekonde. Te pakten jo impakte pozitive ne nivel emocional...

 

Per nje gje nuk jam shume e sigurt: s'di ne eshte e drejte te paraqiten dy poezi te nje autori te panjohur, te perkthyera per me shume, pa nje hyrje te pershtatshme. Duhet ta kisha menduar qe ne fillim kete dhe te kisha shtuar te pakten dy rreshta. Per kete kerkoj falje.

Ja pak fjale per te ndihmuar:

Albinati eshte nje poet dhe shkrimtar italian bashkekohor. Kritika i ka perkufizuar poezite e tij si "anti-lirike" dhe "anti-petrarkiste", sepse te tilla jane, nje lloj proze me ndonje rime tek tuk.

“Me poezinë kapërcej pasazhet e ndërmjetme, i qep lirisht imazhet duke përdorur një fill aq të hollë mendor sa as unë vetë s’e dalloj. Me prozën e qepura është më e ngjeshur, puna kërkon më shumë durim, lexuesi duhet të mbetet i mbërthyer në rrjetë për ditë ose muaj. Poezia është më ngjashnjyese, dëshirë që djeg e bën hi, ndërsa proza i jep frytet e veta falë një marrëveshjeje që zgjat në kohë”, rrëfehet Albinati në një intervistë.

@La-rosee! Poezia duhet "ta shkallmoje" sintaksen, "te beje vrima ne gjuhe" per te cituar nje filozof francez. Se perndryshe gjuha ngurtesohet dhe perfundimi eshte qe i kerkojme letersise te na flase vetem per mbremjen dhe trishtimin. He per he kam frike se ekspresiviteti i shqipes s'i mban poezi si kjo e Albinati-t pa i shfytyruar e shpjeguar... Apo eshte horizonti i perceptimit te nje lloj lexuesi qe s'i mban? Poezi te llojit te Prevert-it mos prit nga une! Nuk eshte mendjemadhesi, me beso! Eshte bindje, fe', politike... quaje si te duash!

Provo ta lexosh keshtu:

Flokët tuaj, rebelë…

Flokët tuaj, rebelë e të ëmbël, (o) kërpudha i copëtova me shkelma. E prapë, më dukej, ju doja.

Veproja mëshirshëm tek pështjelloja mëndafshin e radhës tuaj, (bërë ) prej formash të rrumbullta e të bukura si flota anijesh aliene.

 >>

Më dukej qesharake qetësia - (ndaj) qesha. (ësht&eumlsmiley Një e qeshur e shkokëluar, që ty nuk të pëlqen.

(sepse) Ti do vetëm kë mbetet i vogël dhe i mirë. (atë q&eumlsmiley Mes fiereve të mëdha (ësht&eumlsmiley xhuxhimaxhuxh.

Dhe (q&eumlsmiley i gëzohet shprishjes së kërpudhave.

 

 

Aman te keqen, mos me permend Prévert ne kete teme, nen kete autor, se ne varr do kthehej po ta lexonte. Nuk mund te etiketosh lexuesin me afirmime te tipit"s'jua bluan stomaku" kur niveli eshte pertoke.

Sintaksa ne poezi ka nje funksion shume te qarte; impakt me si rezultat nje crescendo emocional. Kjo poezi, bashke me ate perkthim, kane deshtuar ne cdo nivel sintakse.

Poezi??? uotever...

0 me bisht per "poezite", 0 me bisht per paturpesine qe i quan poezi, dhe 2 per perkthimin.

oh finisterre, me roberuan keto vargje;

ajo arnon me fijen e gabuar/

nje vrime qe nuk eshte e stofit/

jashtzakonisht e bukur poezia e pare, eshte nje lloj stili qe une e pelqej shume, pa mbingarkesa, pa agresion metaforash, por shume mendim, shume nentekst dhe shume e perkore, nuk dua te ndalem tek perkthimi...

p.s

ndersa te dyten do te ta pervetesoj (me pa te drejte), mua ketu tek peshku ndonjehere me thone "floku" smiley

flm shume, poezia e pare me zbukuroi mengjesin smiley

Finisterre,

me vjen keq, po ne poezine e dyte, ke ndryshuar krejtesisht idene fillestare te autorit, i cili percjell idene e dickaje qe perpiqet te dale nga skemat e kornizat e zakonshme, te prishe radhen ( seren e rregullt te kerpudhave), nderkohe qe dikushi tjeter parapelqen te rrije urte e bute, nen hijen e te medhenjve. Te pakten, mua kete imazh me percjell poezia.

Sa per perkthimin, nuk kam shume kohe, por po e nis me fillimin e poezise. E para, jam dakord qe mund te luash me ndyshimin e imazhit, por duke perdorur sinonime, jo duke kaluar nga kapelet tek floket, sepse kerpudhat nuk kane floke, ( dhe te siguroj qe nuk vuaj nga mungesa e imagjinates smiley ) por edhe nese mund te quajme floke pushin e imte qe i mbulon, prape nuk mund te flitet per floke, pasi humbet krejtesisht paralelizmi qe autori ben mes formes  (kapeles)  se rrumbullt te kerpudhes me formen e anijes aliene.

Se dyti, presjet qe ti i ke hequr ne variantin tend, por qe jane ne origjinal krijojne goxha ndryshim. Nuk jane floket rebele, jane kerpudhat te embla dhe kryenece ose kryelarta...

Perkthimi yt

Flokët tuaj rebelë

e të ëmbël kërpudha i copëtova me shkelma

e prapë më dukej ju doja;

Autori

I vostri cappelli, ostinati e

dolci funghi, li ho smembrati a calci

eppure mi sembrava di amarvi;

Perkthimi im

Kapelat tuaja, o kryelartat

e te emblat kerpudha, i shkermoqa me shkelma

e prape me dukej se ju doja

 

p.s. Pjesen tjeter, me vone, ose pasdite, qe te kem me shume kohe ne dispozicion per te folur ( shkruar) shtruar. smiley

Ne fakt loja eshte e brendshme dhe pakez sentimentale, meqe siç e thosha, fjalet "floke" dhe "kapele" shkruhen pothuaj njelloj ne italisht (me perjashtim te asaj "p-se" se rendesishme) dhe vijne njera nga tjetra. Te huajt, perfshire ne shqiptaret, e kane shume te veshtire shqiptimin e shkronjave dyshe dhe kjo krijon keqkuptime te kendshme. Qe ketej kapele-floke ...

Shpesh prerjet e flokeve te ndermendin formen e rrumbullt te kerpudhave, sidomos ajo pjesa qe prek qafen e qe te kujton pjesen e poshtme te kerpudhes, ate veleza-veleza.

Poezite jane perkthime te viteve te shkuara. Sot, per shembull, do te me kish pelqyer ta perktheja "kokat tuaja", meqe fjalen "kapele" s'e kam pranuar ende si mundesi...

Dhe ketu dalim tek perkatesia e cilesoreve : "rebele", "te embel"...

Sikur kete zgjidhjen me "koke" ta kisha menduar me pare, fjalia do te ishte:

"Kokat tuaja rebele

dhe te embla kerpudha ...."

 dhe kesisoj loja do te ishte me te vertete e dyfishte (gje qe isha perpjekur ta beja dikur, pa ia arritur me sa duket), sepse "rebele" dhe "te embla" i referohen si pjeses (kokes) ashtu edhe se teres (kerpudhes).

Besoj te jam pergjigjur deri ne fund... 

  

 

Ana H, nese je, a me ndihmon te lutem me 'shkruar' dhe 'shkruajtur', se cila eshte e sakte? Sepse une shpesh mendoj 'shkruar' por kam nje pershtypje se forma e rregullt eshte ajo tjetra.

Sa per kerpudhat, shume e bukur poezia. Gjynah qe mungon kuptimi i trefishte kapelian smiley ne gjuhen shqipe (sepse jane edhe nje lloj kerpudhe keto kapeloret, apo jo?), veshtiresi e madhe per perkthyesit.

Tropizma,

eshte "shkruar".

Une kam shkruar

ti ke shkruar... etj. smiley

ose "shkruar nga I.K.

 

p.s. sot qe paskam shume deshire te flas me ju, se dhe tema me pelqen, i kam duart e lidhura ketu. Sorry smiley

sa e ngatrrrume eshte gjuha jone e Trop.

Po celsi duhet te jete ke bashktingllorja 'r' perpara dopjozanoreve 'ua'

se psh kruaj - behet - kruar

kurse   luaj - behet - luajtur

 

 

flm dhe ty bedrije, ky rregulli qe ke gjetur me duket i pranueshem dhe i dobishem - dhe vetja me kete fare gjuhe po me duket si zysha e edukates morale smiley

Po mos degjo ti Bedrijen, se ajo sherr do.

Nuku eshte tek "r", por tek dyshja e bashketingelloreve te para :

bluar

shpuar

rruar (nje germe por per gjuhen ne qiellze ben dy)

kruar

shkuar

 

 

Kam thene une : rriju larg italianeve, nuk ka hajer prej tyre smiley

Po qe di fare pak nga letersia italiane ? Pse keshtu ? Ama nje tip kam deshire ta zbuloj mire e mire, por s'po me behet mbare : Cesare Pavese. Me pelqejne shume keta tipat qe vrasin veten. Madje, ironi e fatit, duke dashur t'i imitoj ne shkrimet e tyre, me duket do t'i imitoj ne vetevrasje.

E di, e di, nuk flitet keshtu, eshte cinike, madje e pacipe perpara miliona sysh qe lexojne peshkun pa luspa. Por ja qe askush nuk na heq te drejten ta shohim veten diku ne ndonje buze kanali, me nje plumb ne koke. OK, se mos na merzitet ndonjeri, as qe me shkon mendja te vras veten. As te tjeret, xhanem. Shkurt, me eshte mbushur mendja se nuk jam nje vrases. Sa mire.

______

Per poezine nashti : duket poet i trazuar ky djali, dhe ka mundesi te jete goxha i mire. Por meqe nuk e njoh, po mjaftohem t'iu besoj shijeve te Finisterres (Ne veriperendim te Frances, kepi me i skajshem quhet Finistère. Ka mundesi ta kete marre emrin : ketu mbaron toka. Sepse ne fakt, me tej eshte deti).

Do te thosha gjithashtu se Prévert, i cili eshte "perçmuar" (ndoshta me te drejte) nga Finisterre, eshte nje poet per te dashuruar. Psh, ke rene ne dashuri me nje vajze ? Atehere dergoji nje poezi nga Prévert. Ajo do ta kuptoje pernjehere dhe do te thote me vete : ky djali ditka te ma gjeje zemren. Mos dergoni asnjehere poezi te ndonje te fandaksuri tip Daumal apo Laude, se ndryshe e dashura juaj nuk do te kuptoje asgje dhe do te mendoje se ajo nuk eshte romantike, dhe per pasoje nuk e meriton dashurine e vertete. Ka shume gjasa qe vajza te mbyllet ne vetvete dhe te mos pelqeje me asgje, as puthjet, as me tej. Kur nje vajze eshte tronditur ne çeshtjet e saj ekzistenciale (a jam apo jo e zgjuar aq sa te kuptoj nje poezi te veshtire), atehere ajo humbet çdo lloj aftesie joshjeje dhe jeta e saj ngryset ne ate pike sa ju mund te pohoni me plot gojen se Daumal apo Laude eshte nje kriminel.

Gjithsesi, te gjitha keto me lart, jane thjesht shprehje te mendimeve te shkruesit dhe nuk angazhojne kurrsesi vullnetin apo deshirat e redaksise.

Hurbi i dashur, s'e kam direkt me Prévert-in, ti e merr me mend besoj... Doja thjesht te sillja nje shembull te llojit te poezise qe nuk me ngroh...

Nese ke je kureshtar te lexosh ndonje italian, eshte nje shume i mire qe quhet Andrea Zanzotto. Duhet te jete perkthyer me siguri ne shume antologji edhe ne France.

Patjeter, e dashur, patjeter qe e marr me mend. E kuptova mjaft mire thelbin e idese tende mbi poezine. E kam perseritur diku, eshte dhe Houellebecq qe nuk e pelqen fare Prévertin, dhe ngre ne qiell Baudelaire, ketij qe i kishte dale emri ne nje teme tjeter.

Ja do te shoh tani per kete italianin, nderkohe qe edhe ti shiko pak per Alda Merinin (a e kishte keshtu apo jo ?). Kam nje tekst te saj ne frengjisht, jashtezakonisht prekes dhe poetik. Nje proze qe perpihej, jo lexohej.

Pershendetje.

Ja njecke nga te Merini-t Hurbi.

 

Nga “Volpe e il sipario”, 1997

 >>

Kjo dritëhije e padurueshme,

koncept i ndryshueshëm i çdo dite,

parrullë që thotë: nuk vij

e të lë të vdesësh pak nga pak.

 >>

Pse kjo ngathtësi kaosi?

Pse s’më afron fjala?

Pse dot s'i përtyp fragmentet e së djeshmes

si të qenkëshin e ardhme dashurie?

 

Ja dhe une nje dhurate nga frengjishtja (italishten nuk e ngas fare) :

Isha një zog
me bark të mirë të bardhë,
e dikush më ka prerë fytin
për t'u tallur,
nuk e di.
Isha një albatros i madh
dhe fluturoja përmbi detra.
Dikush ma ka ndalur udhëtimin,
pa asnjë mëshirë tingulli.
Por ndonëse e shtrirë mbi dysheme
po këndoj tani për ty
këngët e mia të dashurisë.

finisterre, poezine e pare e kam lexuar pese here deri tani dhe cdo here qe  e lexoj, me pelqen edhe me shume...

@ Flo, te faleminderit. Dua te te dergoj nje poezi tjeter, por s'po gjeje dot ne shtepi origjinalin... Do ta kerkoj dhe do te ta nis... Te premtoj!

Per fat te keq origjinalin ne italisht s'po e gjej. Po te dergoj perkthimin gjithsesi...

 

Vajzat- yje>>

Ka vajza të shndritshme si yjet që kur u afrohesh

i shkëputin rrezet - një nga një - nga supet, i palosin dhe

i vënë në xhep. Thua je njëra prej tyre?

Lexon në autobus “Kuartetin e Aleksandrisë”,

përqafuar tubit vertikal përpiqesh

të nënvizosh me laps, një kaçurrel flokësh

të shpëton që pas veshit dhe vijat s’të vijnë të drejta

autobuzi mbërrin aq shpejt në stacionin e fundit

konceptet mbeten përgjysmë, janë të nxituara fjalitë

që lëvdojnë hënën kah perëndon

por ti nuk je xheloze për gjërat e zbehta

gjërat e bardha që të bëjnë të ëndërrosh.

 

Te me falin peshqit, se dhashe fjalen te diskutoj e hic s'u duka ketej, po sot jam marre me halle zyrash..., perveç qe me ka zene gripi (ndonje nga ju do t'ma kete ngjitur keto dite smiley ).

Po ju pergjigjem nje nga nje, aty ku gjej gjera per te thene, merret vesh. Ju faleminderit sidoqofte per leximin...

Finisterre mirembrema, smiley

e kuptoj logjiken tende. Me lejo te ve dhe perkthimin tim me poshte:

Kapelat tuaja, o kryelartat

e t'emblat kerpudha, i shkermoqa me shkelma

e prape me dukej se ju doja;

e ngacmoj meshireplote,

satenin e rreshtit tuaj duke shprishur

ato trajta t'rrumbullta e te bukura

si nje flote anijesh jashtetokesore.


Qetesia qesharake me dukej - qesha

me nje gajasje te madhe,  qe t'i s'e do.

Ti do vetem dike qe rri urte e mire

mes fieresh te medha, nje xhuxh

qe i gezohet seres se kerpudhave.

 

p.s. Kam dyshime per vargun e fundit, pasi origjinali "si gode la clasi dei funghi" - la clasi nuk e dija, e kerkoj neper fjalore, por nuk e gjej dhe ka gjasa te jete ashtu si thua ti, por duke ndjekur logjiken e poezise mendova se duhej te ishte "la classe" - nga ku rrjedh dhe vargu im ndryshe nga yti.

 

p.s. Gripin o ma ke ngjitur ti mua, o une ty, se dhe une po lotoj nga gripi. smiley

p.s.2 Me vjen mire qe te kemi mes nesh per te shkembyer mendime mbi perkthimin. smiley

Ana, kjo vjersha (origjinali) nuk pershtatet me enzimat e mia tretese, as me shijen time, por perkthimi yt beri shume qe mospershtatja te zvogelohej goxha. FLM.

Po ashtu flm pruresit/es, pasi ket autor s'besoj se do e degjoja ndonjehere, po te mos ishte per prurjen.

Emo, flm. Ne fakt, edhe une s'e kisha lexuar ndonjehere, dhe nuk e njoh si autor, ndaj e falenderoj Finisterren per kete. smiley

p.s. Fin, te besoj per perkthimet e viteve me pare, e shoh vete me perkthimet e mia. smiley

... "la clasi" vjen nga greqishtja "klastós" - i thyer.

E gjejme tek fjala "ikonoklast" (ai qe thyen ikonat), me referim herezise se Kishes se Lindjes qe denonte kultin e imazheve te shenjta.

Qe ketej edhe logjika e vargut, qe eshte:

"xhuxhmaxhuxhi i gezohet klastise se kerpudhave"

Nje lloj kerpudho-klasti ky xhuxhi. Keshtu poezise i zgjerohet kuptimi dhe merr fryme me mire.

S'mund vecse te jem e kenaqur me interesin tend Ana H.

 smiley

Ja si ma perktheu nje shok poezine "I vostri cappelli, ostinati" :

Kapelet tuaja, o kryeneçe
kërpudha lozonjare, me shqelma gjymtova
e prap më dukej se ju doja;
dhe ekzekutoja mëshirshëm, rrafshimin
e formacionit tuaj duke shkapërndarë
format e rrumbullakta e të bukura si
një flotë anijesh kozmike aliene.

Më dukej qesharake qetësia- dhe qesha
një të qeshur me të madhe, që ty s'të pëlqen.
Ti do vetëm kë mbetet i vockël e i mirë
mes fierishteve të mëdha, një xhuxhmaxhuxh
që kënaqet deri në lartësinë e kërpudhave.

dolci funghi- ne kete rast nuk ka te beje me embesine (ragazza dolce).
operare- ne kete rast, veprimi ka diçka te ngjashme me operacionin ushtarak.
raso- mund te nenkuptoje si diçka te rrafshte e te lemuar (copa e atllasit) por edhe faqen e lemuar pas të rruajturit.

Debati mbi poezinë dhe përkthimin e Albinati-t më shtyn të jap një çelës – arbitar si të gjitha çelësat – për leximin e poezisë.

 

"Uni" që rrëfen, dhe që lexuesi është i prirur ta identifikojë me autorin, copëton apo gjymton me shkelma një formacion kërpudhash. Vargjet e mëpasëm na lënë të kuptojmë se "shkatërrimtari" e kryen këtë gjest me një vetështytje të pajustifikueshme, meqë ai e ndjen harmoninë e kësaj bashkësie formash.

Krahasimi me anijet aliene ka funksion të rëndësishëm: i ndërmend lexuesit vendndodhjen e këtyre (qiellin) dhe përvijon brenda poezisë mundësinë e një bote të dytë formash. Që, lufton, por mundet.

 

Shkatërrimi i harmonisë nuk trondit botën, e cila mbetet e heshtur, por e shtyn "shkatërruesin" të qeshë, më një të qeshur të sforcuar të tejzgjatur, shenjë e një vuajtjeje të brendshme.

 

Këtu poezia bëhet pak më e errët sepse përfshin në rrëfim një "ti", që lexuesi fillimisht e identifikon me një femër, ndoshta të dashurën e poetit-rrëfimtar. Kjo për shkak të foljes "me dashë" (amare), që shpreh si dashurinë (me thelb seksual) për dikë, por edhe dashurinë për gjërat dhe njerëzit në përgjithësi.

Cili është ai që qëndron "i vogël dhe pa u ndjerë" mes fiereve të larta? Fieret e fusin lexuesin në një atmosferë pylli, me drurë të lartë dhe harmoni kërpudhash. "Uno gnomo", që në shqip jemi detyruar ta përkthejmë me fjalën xhuxhmaxhuxh (apo xhuxh), është në fakt një krijesë përrallash nordike që parashikon të ardhmen dhe ruan thesarët, ndërsa në greqishten e vjetër dhe më pas në latinisht e gjejmë si "gnome" dhe "gnomum", që do të thotë "inteligjencë".

 

Kemi mbërritur në vargun e fundit të poezisë, që për mua, edhe pas kaq vjetësh nga leximi i parë, mbetet thelbi dhe justifikimi i sipërmarrjes poetike të Albinati-t.

Kujt i gëzohet ky xhuxh i lashtë, i shëmtuar dhe inteligjent?

"La clasi" është një fjalë me përdorim me të vërtetë të rrallë në italisht. Fjalorët kryesorë nuk e përmbajnë. Me pak vështirësi e gjejmë të maskuar në fjalëformimin e fjalëve "ikonoklast", "ikonoklasti", fjalë të cilat i referohen një herezie që preku Kishën Bizantine aty rreth viteve 700 dhe 800. Ikonoklastët ishin kundër kultit të shëmbëlltyrave të shenjta (eikon, nga greq. - figurë, shëmbëlltyrë dhe klaein – me thy).

 

"La clasi" është "-clastia" e thyera, thyerja. Pra "xhuxhi" i gëzohet thyerjes, copëtimit, rrënimit të këpurdhave, që janë metaforë e harmonisë së lartë.

 

E në këtë mbyllje të poezisë gjejmë një hapje të madhe, një mundësi shpjegimi për të dhe veten:

ndoshta rrëfyesi-"ti"-dhe xhuxhi janë një qenie e vetme, madje Qenia.

 

Lufta mes harmonisë (kërpudhave të bukura, por delikate), dëshirës së errët për shkatërrim (shkatërrimi i tyre) dhe instiktit për të mbijetuar duke u bërë njësh me botën (gnomo-ja dinak) kryhet brenda secilit prej nesh. Janë klastia jonë, thyerja jonë themelore..

 

Edhe brenda gjuhës italiane poezia mbetet e shumëfishtë dhe e vështirë për lexuesit. Sintaksa nuk është formale dhe personalisht jam e idesë që përkthimi s'duhet të thjeshtëzojë asnjë aspekt të origjinalit. Këtu do të na duhej t'ia hynim një debati mbi mundësinë e përkthimit të poezisë dhe s'është as vendi e as koha...

ah ç'mu lodhe moj cupe smiley mos e vrit mendjen me sqaru kete cosidetto "auditor"

Edhe ne te perditshmen tone Flo, megjitheqe marrim e japim me shume njerez, vetem me pak prej tyre komunikojme me te vertete. Personalisht me pelqejne keto ura te padukshme, qe i ngreme ne ajer pa e njohur bregun tjeter.

smiley

gjermani kur kapitulloi i hodhi ne ere te gjitha urat ai smiley

X finis...

sipas meje,deri ne momentin kur nuk komentove(argumenttove,shpjegove) perkthimin tend kishe shume te drejte.Nga andej  e me poshte,sipas meje ndan me lexuesit nje pjese te krijmtarise qe eshtee destinuar te jete "personale".ciao

Ne menyre intuitive me pelqen kjo qe thua, por - e them seriozisht - do te me pelqente te dija pse-ne....

Me ke kapur ne nje moment te vshtire per te shpjeguar proçede te tilla letrare,se pse ndonjehere jam ne ate faze ku letersia pushon se egzistuari,per tu kthyer pas javesh e ndonjehere edhe pas muajsh.

Megjithate,duke qene se e shoh perkthimin si nje krijim(shpeshhere edhe te mirfillte),mendoj se shpjegimet hhistoriko-filozofiko-psikollojgike deformojne natyren e vertete te krijuesit dhe e dyta nuk mendoj se pikerisht ai(autori,ose perkthyesi)duhet ta ngushtoje ne menyre indirekte, duke dhene nje shpjegim fillestar,gamen e interpretimeve qe ndonjehere eshte me e gjere dhe kalon kufijte edhe kohore,duke marre nuanca te ndryshme.   

Jam i nje mendjeje me ty Dorian. Prandaj e nisja me fjalet qe po mundohesha te jepja "nje" celes interpretimi dhe jo "çelesin". Edhe unë e shoh përkthimin e poezisë si shumë pranë krijimit, ndaj u përpoqa thjesht të shpjegoja si e kisha kuptuar poezisë e A. gjatë përkthimit. Pa asnjë pretendim per të dhënë gjykime përfundimtare prej mitomanësh.

Miremengjes, Fin smiley

flm per  shpjegimin. Nje analize te tille teksti vetem neper antologjira me ka rastisur te lexoj, por ne fakt lexuesi arrin te krijoje nje perceptim te vetin, qe ndonjehere mund te jete dhe ndryshe nga mendimi i autorit.

"La clasi" - vertet qe s'e kisha hasur ndonjehere ne gjithe keto  vite qe merrem me perkthimin dhe megjithese e kerkova ne fjaloret qe kisha ne shtepi, edhe ne ato ne rrjet prape nuk gjeta asnje shpjegim, ndaj me vjen mire qe mesova dicka te re. Dhe ne fakt bera nje lidhje te tille "Iconoclasta" perkunder "Iconolatra"  - Clasi - thyerje; latrea - adhurim dhe vargun e fundit mund ta interpretojme si "dhunim" te kerpudhave.

Per "gnomo" - e di c'po mendoja ( per ta shqiptarizuar dhe ca) - mund te perdorim gishto. ( po kjo eshte per shaka), por mund t'i referohemi dhe eposit tone, ku kishte shpirtra te tille idhnake e inteligjente, por tani nuk me kujtohet tani se si quheshin. Me vjen ndermend "zana" ose "ora", por s'jam fort e bindur.

@Mondushe, per ate "operare" - ekzekutim ke te drejte, dhe une ashtu e mendova por nuk gjeja dot fjalen ekzakte ne castin qe po e perktheja. Dhe satenin - ashtu e interpretova si dicka te lemuar, harmonike, por nuk doja te humbisja fjalen, simboli gjithsesi kuptohet.

Jave te mbare te gjitheve smiley

Te falenderoj edhe une per dashamiresine dhe diskutimin e vemendshem Ana H. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).