Dritëro Agolli, Shkrimtari i njohur mbush sot 78 vjeç

Shkrimtari i njohur mbush sot 78 vjeç. Në këtë ditë kur kujtimet nxiten edhe pa dashur, në intervistën e mëposhtme tenton të tregojë rrugëtimin që quhet jetë.

"Tregojnë se linda afër mëngjesit të martën më 13 tetor të vitit që zura në gojë pak më lart (1931, shënim i redaksis&eumlsmiley. Po të kisha qenë i biri i ndonjë tregtari të pasur të Korçës, lindja ime do të ishte shënuar në faqet e ndonjë gazete të qytetit...". Janë pak rreshta kujtimesh të kohës kur Dritëro Agolli erdhi në jetë. Këto janë kohët e fëmijërisë së tij. Sot feston përvjetorin e 78-të. Sot, veçse shkrimtar, është edhe gjysh (Drisarta nëntëvjeçare dhe Emili gjashtëvjeçar janë pjesë e bisedave të tij). Ulur pas tryezës së madhe të rrumbullakët, me duart që herë i dridhen, me vështrimin që shkon tutje fshehur pas syzeve, përpiqet të rrëfejë vetveten. "Jam një tregimtar i keq për veten", shprehet teksa thërret kujtimet. Jeta për të ka qenë një rrugëtim me vështirësitë dhe gëzimet, me dëshirat dhe pengjet. Ka jetuar një realitet të shkuar dhe një të tanishëm që herë e dëshpëron e herë i jep shpresë. Ka përjetuar edhe zhgënjime. Në orët e qetësisë, më shumë në sallonin e pritjes vazhdon të tentojë për hedhjen në fletë të kujtimeve. Në fund të fundit të thotë edhe të vërteta. Me një zë që duket si monologim me vetveten i kërkon edhe pak vite jetës që të përmbushë dëshirën. Të paktën t‘i lejë të shkruara. Ngurron tek flitet për botim. ‘Është e vështirë. Gjithnjë ka njerëz që fyhen. Më mirë të mos jesh gjallë e të mos i dëgjosh çfarë thonë më pas", shprehet ai. Por ndonëse dora ia vështirëson misionin, sapo dita të përmbyllet me urime jetëgjatësie, do të ulet sërish. Do të shkruajë librin për vetveten dhe të tjerët.

Zoti Agolli, çfarë do të thonë 78 vjet jetë?

Një miku im mjek, dr. Pavllo thoshte: të jetosh është heroizëm. Ndodh që mund të vdesësh edhe në moshën 5, 10 apo 15-vjeçare. Nëse jeton gjatë do të ecësh përmes sakrificave, gëzimeve, vuajtjeve, dëshirave të plotësuara apo të paplotësuara, do të shohësh shumë vende të tjera veç atyre ku ke lindur, do shikosh punë të llojeve të ndryshme, një që lëron tokën, një që mbjell, një që shkruan, një që shet, një që blen. Gjithçka që ka jeta. Dikur, 70 vjeç ishte mosha mesatare e njeriut kurse sot njerëzit janë bërë më jetëgjatë. E rëndësishme është që njeriu të ketë bërë diçka, të ketë parë një lule, të ketë lexuar një libër, në fund të fundit të lërë një gjurmë. Vetëm krim nuk duhet të bëjë. Jeta është edhe e vështirë edhe e gëzuar. Naim Frashëri thotë: "Unë e dua gjithë jetën se atje gjej të vërtetën". Për këto fjalë të thëna ai ishte më njerëzori nga të gjithë poetët që njeh Shqipëria.

Në një përvjetor, të gjithë e kthejmë kokën pas. Si ka qenë jeta juaj?

Jeta ime ka qenë e vështirë dhe e gëzuar. Ka qenë e vështirë atëherë kur nuk i kuptoja vështirësitë, ose më dukeshin si lojë. Kjo ndodh kur je fëmijë. I kuptoj në këtë moshë që jam. Unë vij nga një familje bujqish që kishin një farë pasurie: toka, korije, mullinj që bluanin. Nuk ishin të fundit e fshatit. Im atë ishte punëtor i madh dhe në vogëli më pati mësuar edhe mua shumë nga punët e arës. Kam provuar që në moshën tetëvjeçare të ngrihesha nën cicërimën e zogjve. Kam provuar të përshkoja 16 kilometra rrugë, rreth 6 orë në ditë për të shkuar në Bilisht ku bëja shkollën qytetare apo siç i thoshin ndryshe, unike. Pasi kishe kryer 5 vjet të fillores, duhet të bëje edhe tre vjet të tjera. Ishte e vështirë të bëje një rrugë kaq të gjatë në pranverë, verë, dimër. Kam përjetuar edhe luftërat. Më së pari lufta italo-greke në ‘40, ku njerëzit filluan të ikin nga fshati ynë (Menkulas) që ndodhet në kufi me Greqinë nga frika e luftës. Pastaj erdhi Lufta Nacionalçlirimtare. Unë, si i vogël nuk mund të rrija indiferent meqë gjithë shtëpia ishte me lëvizjen nacionalçlirimtare. Isha një lloj korrieri i batalionit territorial. Ka pasur shumë çaste të tjera të vështira, por edhe shumë gëzime.

Cila është frika më e madhe e shkrimtarit kur ikin vitet?

Kur kalojnë vitet, frika më e madhe e shkrimtarit është dembelizmi dhe indiferentizmi. Këto e vrasin atë, e bëjnë shterpë. Atëherë ai ha veten e tij, i mërzitet jeta dhe nuk krijon dot. Një nga fatkeqësitë e shkrimtarëve tanë të gjysmës së parë të shek XX, pak më përpara, por edhe më pas, ishte mosha e shkurtër e krijimtarisë. Deri në 45-50 vjet mund të krijonin dhe pastaj nuk krijonin dot. Nuk mundnin që të shkruanin, sepse nuk e ndiqnin jetën. "Kur humb kurioziteti shoqëror-politik, vjen vdekja ime", thotë Enrik Hajne, poeti i madh gjerman. Tani për tani mua nuk më ka humbur shumë kurioziteti, por këto 3-4 vjetët e fundit shoh që më është dobësuar tensioni krijues. Megjithatë, unë e ndjek zhvillim shoqëror dhe politik tonin. Herë dëshpërohem, herë shoh ndonjë dritë më optimiste. Shkrimtari duhet të jetë kurioz dhe një vrojtues i madh. Duhet të dijë edhe sa shkallë ka deri te dera e tij. Kryesorja në letërsi është të pasqyrohen marrëdhëniet njerëzore në të gjitha dimensionet që shkenca nuk i rrok dot. Letërsia duhet të ketë edhe ndikim në shoqëri. Shkrimtari nuk jep urdhra për të transformuar botën, për ta bërë revolucione. Me veprën e tij ai nuk sjell dot një regjim tjetër(këtë e bëjnë kontradiktat në shoqëri dhe politika), por mund të nxisë mendimet te lexuesi i tij.

Keni pengje?

Kam shumë pengje. Kanë të bëjnë me letërsinë apo edhe me jetën personale. Ka plot raste kur nuk kam bërë ato që kam menduar se mund t‘i bëja. Rreth 35-40 vjet më parë doja të bëja një libër për Servantesin. Kur ai u mor peng, nëse Arnaut Memi, një pirat i madh shqiptar do të ishte treguar zemërkeq, ne nuk do ta kishim sot "Don Kishotin". Servantesi e përshkruan pak aventurën me Arnaut Memin. Pse nuk e bëra këtë libër? Sepse e kam treguar. Letërsia është pasion dhe nuk shkruhet nëse e tregon. Është si teshtima; nuk e mban dot kur të vjen. Me sa duket unë këtë teshtimë e shpërdorova duke e treguar. E kam peng që nuk munda të gëzoja bashkë me babanë e nënën ato që arrita. Një ndër këto pengje ishin edhe kujtimet e mia. Ende nuk po e mbaroj dot këtë libër, sepse dorën e djathtë e kam pak të ngathët dhe më dridhet. E kam pak bezdi kur nuk shkruaj vetë dhe lirshëm. Si duket do ta shkruaj pak më vonë.

Do t‘i botoni sa jeni në jetë?

Është e vështirë. Ka gjithmonë njerëz që fyhen. Duhet të jesh i vdekur e të mos dëgjosh ç‘thonë nëse do të tregosh të vërtetën. Sa të vërteta keni thënë në kujtimet tuaja?

Nuk kam arritur deri te të vërtetat e vona, por kam arritur të them disa të vërteta që i kam parë. Me të dëgjuar kam shkruar vetëm si kam lindur unë, kush ma vuri emrin. Janë histori që m‘i tregonte nëna. Të gjitha ngjarjet e tjera, ato që kanë ndodhur kur kam qenë koshient nuk i kam marrë nga të tjerët. Kam shkruar ato që kam parë unë, sepse ndryshe rrezikon që të të vijnë të shtrembëruara nga të tjerët. Nuk kam shkruar shumë, por unë jam njeri optimist. Nuk vuaj nga nihilizmi, nga pesimizmi, apo nga narcizmi. Për veten jam një rrëfyes dhe tregimtar i keq. Nuk di të fjalosem për veten time. Ndërsa thashethemet ndodh që i dëgjoj për kuriozitet, sepse më duket sikur ka pak letërsi brenda, pak trillim e imagjinatë.

Mbi tavolinën tuaj gjendet libri "Një italiane në Tiranë; Intriga, dashuri dhe spiunazh gjatë rënies së komunizmit" i Serena Luçianit. Diktatura vazhdon të tregohet nga shqiptarë e të huaj. Si do ta gjykonit ju atë epokë?

E shkuara do shumë kohë që të gjykohet. Ndryshimet në përgjithësi janë të një kohe të shkurtër, nuk kanë as 20 vjet që kanë ndodhur. Duhet kohë që të shoshitet e të dalë një e vërtetë e përafërt. Akoma ne diskutojmë për Skënderbeun dhe identitetin e tij...

Po tranzicionin që po kalojmë?

Tranzicioni është tepër i vështirë dhe i ndërlikuar. Para shoqërisë demokratike gjërat dukeshin më të qarta, sepse ishte krijuar një shabllon. Tani kemi një shoqëri me mendime të ndryshme, të kundërta, ekstreme, përparimtare, revolucionare, gjysmë të majta e gjysmë të djathta, kemi një shoqëri me vështirësi ekonomike. Shkrimtari që i përjeton mund të kapë esencën e të nxjerrë një libër të rrallë. Por shkrimtarët tanë duhet të heqin dorë nga kopjimi i modeleve, nga të qenit modern përmes modeleve të diktuara. Kjo moderne duhet nxjerrë nga vetë lënda që ke.

Shihni një të ardhme për letërsinë bashkëkohore?

Jam optimist. Po kështu ka qenë edhe letërsia pas Çlirimit. Kur ne filluam s‘na përfillte njeri. Ndonëse për ne ishte më e lehtë sepse deri në fund të viteve ‘50 nuk kishte letërsi të vërtetë, por kryesisht shkruheshin ode, tashmë janë vënë bazat e një kulture letrare që brezat e tanishëm duhet ta kalojnë. Sigurisht që duhet kohë t‘i imponohesh lexuesit, por ka zëra në poezi dhe në prozë që do të ecin. Duhet vetëm të punojnë me thelbin e shoqërisë tonë.

I ruani dorëshkrimet e librave që keni shkruar ndër vite?

Një pjesë i ruaj e një pjesë jo. Ndonjëherë kanë humbur për mungesë të vendit, por edhe për mungesë kujdesi. Janë kryesisht dorëshkrime të pambaruara. Ka edhe shënime të vogla. Gjen mes tyre edhe copëza letrash ku kam shënuar deri edhe ngjarje të treguara nga një gjuetar. I shtrirë në lëndinë, me çiften në krah, në qiellin e pastër sheh një zog që ndiqej nga një shqiponjë. Ndërsa mundohej t‘i shpëtonte shqiponjës, papritur zogu kishte rënë në gjoksin e tij. Gjuetari ndien që zemra i rrihte fort. Gjuetari, tashmë në moshë kishte qeshur me veten kur kishte menduar se ky zog kishte dashur të gjente shpëtimin te një njeri që është më i tmerrshëm se shqiponja. E kam shënuar në një copë letre të vogël këtë histori. Janë metafora shumë të bukura që ndonjëherë nuk i gjen dot shkrimtari.

E keni kritikuar Dritëroin shkrimtar?

Ka ndodhur disa herë.

Ku është i prirur interesi juaj si lexues?

Këto dy vjet nuk para lexoj se më janë dobësuar sytë, por janë kryesisht libra me kujtime, libra të dhuruar ose histori të lashta.

Më thatë se në studion tuaj ka libra të nisur e të papërfunduar. Çfarë po shkruani?

Kam një libër me poezi të cilat janë shkruar në një hark 10-vjeçar, nga viti 1992 e në vazhdim. Ishin të hedhura nëpër copa letrash, i kam rregulluar dhe i kompjuterizova. Titullohet "Prit edhe pak" dhe është gati për botim. Kam dy blloqe të trashë me aforizma. Shkruaj gjithnjë të tilla. Dua të bëj edhe një fjalor me mbiemrat shqiptarë. Ka disa gjëra që duhet t‘i përfundoj.

Gruaja e një shkrimtari

I kanë quajtur edhe muza. Jeta e një gruaje krah një shkrimtari është një histori më vete. Në ç‘pozita qëndron gruaja dhe letërsia? Dritëro Agolli e ka të sinqertë përgjigjen: "Ka gjëra më të mëdha se letërsia. Për mua është Sadija. Ka qenë njeriu më i dashur imi, njeriu që më ka ndjekur gjithnjë. Më e dashur edhe se një libër. Gënjejnë shkrimtarët që thonë se libri është më i dashur se gruaja. Duhet të përgjigjen sidomos kur forcat të lënë, kur sëmuren, kur ta shohin gojën e tyre që shkon mënjanë..."

54 Komente

shkrimtarët tanë duhet të heqin dorë nga kopjimi i modeleve, nga të qenit modern përmes modeleve të diktuara. Kjo moderne duhet nxjerrë nga vetë lënda që ke.

Jete te gjate dhe shendet, MJESHTER!

Ka gjëra më të mëdha se letërsia. Për mua është Sadija. Ka qenë njeriu më i dashur imi, njeriu që më ka ndjekur gjithnjë. Më e dashur edhe se një libër. Gënjejnë shkrimtarët që thonë se libri është më i dashur se gruaja. Duhet të përgjigjen sidomos kur forcat të lënë, kur sëmuren, kur ta shohin gojën e tyre që shkon mënjanë..."

Kujtoj nje krijues dhe person te madh ne muzike, Keith Richards, i cili thoshte se e dua gruan te shumten e kohes, i dua femijet te shumten e kohes, e dua muziken gjithe kohen. Kujtoj po ashtu Petro Markon qe thoshte se nje dite te lene te gjithe. Ajo c'ka nuk te le eshte vepra jote.

Me thene te drejten nuk e di cili nga keta ka te drejte. Per me duket se qe te tre ne fakt.

Une jam me Petro Markon : in the end, we only have ourselves

Pse nuk e bëra këtë libër? Sepse e kam treguar. Letërsia është pasion dhe nuk shkruhet nëse e tregon. Është si teshtima; nuk e mban dot kur të vjen.

Wow.

Edhe 100 Dritëroit. smiley

U befsh nje qind e ca vjec Dritero,babaxhan ke qene babaxhan ngele,ne Shqiperi linde dhe Shqiperise ju kushtove,te shijoi me shume tekja e rakise me nje kokerr qepe,sesa te merje rruget e Evrupit duke trokit dere me dere per te te dhene nje cmim nobel.Rrespekte per kete.

Dritero, pleqni te mbare, edhe 100. Larg zuzarve.

Brad !

Kartolina me e bukur qe ka marre Driteroi sot. Gjeniale.

 Eshte padyshim nje nga patriarket e letersise. Jo dhe aq e pelqyer nga rinia qyetare e brezit te tij dhe pasardhes, sepse ishte ca si fshatar, po Zylon e ka qare si dhe ca poezi i ka mjaft te bukura. Personalisht kur kujtoj ate "Nenen Shqiperi" qe na detyronin ta mesonim permendesh ne gjimnaz, me behet akoma mishi kokerr. Megjithate, padyshim ka vendin e tij ne panteonin e letersise shqipe dhe ne karakteret e shkrimtareve. Respekte dhe te rroje sa t'i doje zemra.

 

http://www.cdodite.com/fotografite/artikujt_foto410x/Dritero_Agolli_shmangu_incidentin_me_ekstremistet_ne_Shkoder.jpg

 

Nene Shqiperi!
Mblidhen rreth teje burrat me thinja te lashta,
Mblidhen rreth teje vajzat e djemte si zogjte
Me token tende ne duart e ashpra,
Me hekurin tend ne supet e forte.

Mblidhen rreth teje ata qe te ngriten ne qiej,
Ata qe te dolen zot ne furtune,
Ata qe te zbriten nga malet me mijra Diej,
Ata qe te dhane liri, paqe e pune,
Endrren tende qe shekujt s'ta prune!

Ata qe te fshine nga balli i madh pleqerine,
Ata qe faqen ta zbardhen ne bote,
Ata qe per nderin tend naten e gdhijne,
Ne brazda, ne libra, ne topa, ne zheg e ne shqote

Ata qe perbuzin, skamjen, intrige e bllokade,
Ata qe perbuzin zhabat e majme ne gjol,
Ata qe behen miq me skifteret ne cdo barrikade,
Nga Poli ne Pol...

Ata qe u betuan vetem nje here ne vitin 41:
"O ngreme Boten e Re mbi germadhen sketerre,
o s'ngelet nga ne as hi e as ze!"

Ata qe s'dine te bejne shaka me luften finale,
Ata qe s'dine te shkelin betimin mbi dhe
Internacionale
Do jete Bota e Re!

Bobo ! filloi bombardimi.

Se ç'lidhje ka Nena Shqiperi me Internacionalen qe do jete bota e re, nje djall e merr vesh. E mo mire, poezi geshtenjash te pjekura mbi stufe.

Dhe vargu i katert nga fundi, sa i frikshem...

Ata qe s'dine te bejne shaka me luften finale !

Cfare tmerri. Te duket ende kercenues. Medet ore poet mavria medet !

Qe ti s'do e leje me ron ne tok kte budallallikun vetem nje budalli s'do i kishte vajt menja. Po pse duhet ta kalosh diten tu habit budallenjte. Dukesh me mire se kaq.

S'qeka gjo kjo me ti ruso. Apo e ke vone kastile. Kjo ishte sa per t'kalu rradhen. Si ajo gjimnastika e mgjesit qe benin keta shqiptaret qe u kishte ra fati dhe s'ishin ne spac.

Une vete edhe pse pa pretendime i di nja dy gjona qe ka shkrujt ky e qe do na vejne posht te gjitheve ne qe jemi tu uru a tu shajt ketu. Historite e Cute Papules nuk di ne i keni lexuar po aty ne mergim ku jeni nese doni pak male fusha raki qep e molle gjiri shqiperie do i keni me shumice. Do keni edhe tallje trapi me diktaturen keshtu qe mund ta lexoni dhe ju qe s'i uroni ditelindjen.

Se harrova Gezuar Dritero

Edhe 100 edhe jete te gjate o kolos i folkut shqiptar.

Nuk i urohet ditelindja nje plaku, po nejse. Se eshte tallje. Se plaku e di fort mire qe ne po ia kepusim rrena per jetegjatesine e tij. Plakut paguaja nje dopio raki, jepja nja 100 mije leke te bleje hurma te qullta dimrit, dhe pastaj je ne ligj me te.

E lexova intervisten. Besnik i madh, Driteroi. Besnik ndaj vetes se vet. Gjera pa shume lidhje me letersine. Por nuk me pelqen filozofia e tij. Per ta thene shkoqur, nuk me pelqen filozofia e pleqve tane qe jane shkolluar ne udhet e jetes. Ne pergjithesi, kjo filozofi eshte batutore pa ndonje berthame.

Perkundrazi, me pelqejne pleqte memece. Balli plot rrudha, syte te hutuar ngaqe s'mund te kapin asgje nga levizjet e buzeve te tua, dhe njefare trishtimi i bute, pasoje e ndonje pengu te hershem para 60 vjetesh.

Nuk di ç'ti uroj nje plaku : jete te gjate ? pleqeri te qete ? te degjofshin djemte ? Nuk e di.

atehere kur nuk di pse thua traplleqe kot,ty sikur te detyron njeri me zor me thon dicka.

Brad, s'me pelqen dhe aq kjo moda e fundit : dikush ka ditelindjen, turren nja 100 vete : urime, urime, edhe 100, edhe 100 !

Dikush tjeter vdes, turren nja 200 te tjere : i paharruar, i paharruar !

Shkruan ndonjeri nje liber : pergezime, pergezime !

_______

Me pelqen te flasim per kesi gjerash, qofte dhe budalliqe, sa per te ngacmuar trurin. Por nuk e fsheh qe s'me pelqejne dhe aq pleqte babaxhane, qe zene nje krye vatre dhe te bejne zbor nja dy ore me nje histori partizanesh apo me nje prishje fejese para 60 vjetesh. Nejse, me duket se s'me pelqen pleqeria fare, kot bej naze. Ama per ditelindjen, kam te drejte, pohoje. Nuk urohet plaku me vite te gjata. Keto gjera jane per femijet.

Te ta tregoj nje histori me pleq ? Gjyshja ime nja 90 vjeçe vjen tek une dhe me thote se do ta kaloje dimrin aty. Mire, i thashe, pa problem : reçel kam sa te duash, molla senduku gjithashtu, mirese te rrish. Kur kthehem nje dite nga puna, gjej ne shtepi nje plak tjeter, fqinjin. Plaku nja dy vjet me i ri, 88 vjeç. E t'ia kishin shtruar muhabetit, per shtate pale qejfe. Nejse. U solla nja dy here neper kuzhine, kur ma pret gjyshja : a ben te na lesh pak te qete se boll na i mire mendte, do bisedoj me Avdullahun tani, kam ca gjera per t'i thene, ik dil luaj me shoket.

Edhe ika. Kur erdha prape, gjyshja askund. Kerko andej-kendej, kur hapet dera e fqinjit dhe me thote : gjyshja do te fleje tek une sonte. Epo mire, i thashe. Te nesermen lajmerova orkestren dhe martova gjyshen. Nuk di gje, duhet te kene vdekur tani, u bene kohe.

 

Driterofsh edhe 100 vjet Dritero!

Eshte shume i madh si i thone rendon me tababin e kombit tone!

Ja nje xhevaire e tij per jeten dhe te verteten e saj.

 

Unë nuk kam dëshirë që të redaktoj jetën, jeta nuk redaktohet, ajo është jetuar ashtu dhe ashtu mbetet. Redaktoje sa të duash ti, rregulloje, e vërteta do të dalë një ditë në dritë dhe atëherë edhe pse nuk do të jesh në jetë, mund që miqve të tu, t’u vijë turp; shiko si paska gënjyer ky njeri, do të thonë.

Me shume per Driteroin:

http://www.lisanet.jhost.co.uk/index.php?option=com_content&task=view&id=625&Itemid=92

ditelindja urohet, jo vetem per faktin qe ti deshiron qe tjetrit tja urosh dhe shume te tjera ne vitet pasardhese, por sidomos per faktin, se eshte gezim qe personi u be X vjec, qe per X vjet e kemi patur aty, qe i beri X vjet me njerezit prane qe e urojne.

Se ka nga ata qe sja arrijne nje dite X

E kshu per driterone, eshte urim i arsyeshem, ta gezoje ditelindjen. E sa mire qe ja mberritem ta urojme ne 78 vjetorin e tij, e ishalla e urofshim dhe per sa me shume vjet te tjera.

Sic kane ardhur kohet sot, ai eshte nje fare monumenti i letersise dhe jo vetem smiley

Cool old man !

 

 

Fosile te diktatures se proletariatit. Sigurisht nje urim njerezor per ditelindje ka edhe nga ana ime, por si figure e letrave shqipe nga une s'ka ndonje vleresim. Sa me shpejte te thejne qafen nga ndikimi ne jeten publike shqiptare (per te jetuar te jetoje sa te doje ky) ky dhe te tjere te ketij soji, nga shkrimtaret dhe akademyket, aq me mire per Shqiperine, aq me mire per menyren se si e shikon boten shoqeria jone.

Idiot. Diskutimi mbi letrat eshte subjektiv edhe ndoshta mund te te mos pelqej. Po persa i perket ndikimit te Driteroit ne jeten publike, ai ka qene gjithmone pozitiv dhe qetesues (ndryshe nga klithmat perbetuese te idolit tend)

"Fosile te diktatures se ploretariatit"

O The Speaker te vleresosh nje shkrimtar si Driteroi keshtu, do te thote qe ti je hic .Une nuk mund te bie dakort politikisht me pikpamjet e Driteroit, por nuk mund te them qe ai ska vlera si shkrimtar.Dikush tjeter thote eshte pak fshatar. Po akoma eshte ne mode te jesh "qytetar" e perulje te jesh fshatar ne shqiperi.Para 90-tes 70% epopullsise jetonte ne fshat dhe ajo pjese e qyteteve kishte prejardhje nga fshati.Jo vetem ne por edhe vendet me te perparuara se ne si greqia Italia kane stil pak a shume fshataresk krahasuar me ate anglo sakson apo amerikan,por jane krenare per te.Driteroi ishte nje  pasqyrim i jetes sone.

Ta gezosh Dritero dhe kurajo per me shume vepra .Gezohem qe egziston pacim sa me shume koka si ty.Je nje kolos i letersise shqiptare.

100 vjeç !

_______

Pas ketij urimi te shkurter, pa buje, le te vijme tek intervista, se fundja per kete pune eshte, dhe jo per ta mbushur vendin ketu me llokume.

Kjo me poshte me shkaterroi fare. Boh çfare genjeshtrash !

Prandaj dhe eshte e veshtire te degjosh nje te moshuar qe letersine e bente ne rreth te oxhakut me nje gote dhe nje qepe. Nuku vete keshtu. Driteroi vazhdon me perrallat e dikurshme. Nejse. S'duhet t'i kerkojme shume llogari, vate kjo pune nashti.

Shihni një të ardhme për letërsinë bashkëkohore?

Jam optimist. Po kështu ka qenë edhe letërsia pas Çlirimit. Kur ne filluam s‘na përfillte njeri. Ndonëse për ne ishte më e lehtë sepse deri në fund të viteve ‘50 nuk kishte letërsi të vërtetë, por kryesisht shkruheshin ode, tashmë janë vënë bazat e një kulture letrare që brezat e tanishëm duhet ta kalojnë. Sigurisht që duhet kohë t‘i imponohesh lexuesit, por ka zëra në poezi dhe në prozë që do të ecin. Duhet vetëm të punojnë me thelbin e shoqërisë tonë.

_____

Medemek nje : bazat e nje kulture letrare i paskan vene partizanet me opinga.

Medemek dy : deri ne fund te viteve 50 s'paska pasur letersi (se ku vajti letersia e viteve 30, kush po piet a derezi)

Medemek tre : shkrimtaret u dashkan te punojne me thelbin e shoqerise sone (si qemoti, shkrimtaret jane inxhineret e shpirtrave).

_____

Perfundimisht, parapelqej nje plak bujk ne are, qe kur ulet nen hijen e nje dardhe, duke pire nje cigare, nuk te flet fare, por andej nga fundi, te thote me nje ze te ulet : neser do te zbres ne qytet, do te blej nje pale çizme, me jane çare keto qe kam.

Perfundimisht, parapelqej nje plak bujk ne are, qe kur ulet nen hijen e nje dardhe, duke pire nje cigare, nuk te flet fare, por andej nga fundi, te thote me nje ze te ulet : neser do te zbres ne qytet, do te blej nje pale çizme, me jane çare keto qe kam.

E mire ndersa une parapelqej nje plak si Driteroi qe ne nje rast te ngjashem per disa postime ketu do shkruante :

Rron ariu ne maje te malit, rron dhe miza ne bythe te kalit ! smiley

Po me habit si i paske shpetuar indikrinimit te Dritroit dhe paske rene ne ate te Sales. 

U bo zanat icik i rond ky "cherry picking" i titujve te krijimeve te shkrimtareve si IK ose DA. Mban ere keqdashje qe atje tej. A thu se kta kto shkrime i kan bo fshehtas, nuk i di kush dhe po dalin sot per here te pare, tip "this just in" te Peshku pa uje. Boll mo. Merzitet diku robi duke qemtu oriz dhe egjer. Apo jep gezim te papam ribotimi i neveritshem me vend e pa vend (ne fakt eshte gjithnje pa vend) i Shqiponjave, poemes Lac, Elegji per Enver Hoxhen apo Nene Shqiperi.

A keto mbahen per majat e krijimtarise e IK dhe DA? Per majat e krijimtarise shqiptare te viteve 45-90? Ato qe nuk do i shuaje koha? A? C'jone mer kto qasje skandaloze? Kto turra rreshtash si turra drush te inkizisionit? smiley

Po bo me fillu e me citu vepra ku kta (DA dhe IK etj.) shkelqejne, nuk do dilnin as 5 blogje si peshku pa uje mer!!!

Te gjitha forcat politike kryesore ne Shqiperi, me sa di une, ne kane patur nje dicka te qarte dhe vertet te lavderueshme, ka qene qendrimi ndaj penave te letersise se 4-5 dekadave te fundit. Sala dhe grupi i vet parlamentar iu ngrit ne kembe Agollit. Ne syte e mi te pakten, fitoi 100 here me teper pike se sa me ato gershonet tradicionale te perurimeve anej knej.

Dhe pse duhet prish goja ne nje sebep? "Shkoi per urim", eshte llafi, kur ka ditelindje. Nuk thuhet shkoi per disertacion dhe teori letersie.

Gezuar ditelindjen Dritero. smiley

Na sjell dot kush ndonje poezi te zgjedhur te viteve te fundit nga Driteroi?

P.S. Boll e shate se late nam, s'u kenaqet me asnje figure te cmuar shqitpare. Kadareja legen se do njohje nderkombetare, Driteroi agallar se s'ka njohje nderkombetare, nene Tereza prap negative se ishte shume nderkombetare, e keshtu me rradhe.

 Xhibo, me kujtove nje kenge qe i ngriten njerit nga jugu, kur u arratis ne Korfuz me gomardare. Nuk e mbaj mend te gjithen, por vargjet e fundit ishin:

me nje cope gomardare

hape udhe nderkombetare... smiley

Bujrum, xhib:

Pelegrini

Unë jam prej kohësh pelegrin,
Udhëtar në vendin e shpresës së thyer,
Jam ndarë pa dashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gërryer.
Kërkoj karvanin tim në rërë e në shpat,
Karvanin që e ka ndërruar drejtimin me kohë,
Ndaj në udhë jam krejt i humbur,
jam fillikat Me shami të grisur lidhur në kokë.
Për ujë buza ime u dogj, u bë zhur
Dhe sytë më shpojnë nga shterrja e lotit;
Më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur
Çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit
Unë jam prej kohësh pelegrin,
Shtegtar i karvanit të humbur
Dhe bart prej kohësh një premtim
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur

Flm Emo. Poezite e vjetra te Agollit jane, to quote gazetaret dhe historianet tone "te papara". Se c'kane dicka brenda, qe te rremben, te ben pjese te rrjedhojes se tyre, te ngjit, te melhemos. smiley

Nga keto te viteve te fundit s'kam lexuar shume, ndaj pyeta. Me ate rast nderrojme pak dhe rrymen e temes, se ca tipa jane mesuar ketu te pshurrin kudo qe jane.

Dhe kjo poezia me pelqen

Unë jam prej kohësh pelegrin,
Shtegtar i karvanit të humbur
Dhe bart prej kohësh një premtim
Të dhënë në hirin e gjyshërve të mundur

smiley

Ndonje tjeter?

Ka dhe jo pak xhib. Dhe ne Agollin e kemi celebruar mbaj mend nje here ketu te peshku, ka ca dhe pa "sebep" fare. Sepse u zymtu gjendja, s'di pse, edhe ja dhame me krijime te tij, nqse te kujtohet. Hidh e prit. (Llukani me vone i nxorri si teme me vete!) Dhe ky eshte shkrimtari brenda nesh, ajo c'ka mbetet nga ai. Ne nje fare menyre edhe misioni i tij. Sado ta qemtosh Driterone per egjer, fakti qe mbajti ngulur para ekranit te PC tere ata veta ate nate, tregon me shume se 100 recensione & artikuj, qe mos na lente Zoti pa to, mos na lente. smiley

 Per Zotin, nuk ka njerez me te bezdisur se kete wanna-be-saints. Driteroi ka jetuar plot 78 dhe normal qe edhe ka gabuar ne jete, edhe ca gjera i ka ndrequr se ka menduar qe i ka pasur gabim e ca s'i ka ndrequr se mendon qe i ka mire. Edhe vete lideri yne e ka ngrene dikur nje luge corbe te prishur e vate u be jo vetem komunist, por edhe sekretar partie, nje me hodo leckmane nga skrapari. smiley E mos e harroni kurre Driteroi qe u ngrit ne Kongresin e 9 te PPSh e u tha atyre rronxho-bonxho komunisteve : "Ikni more se ju nuk do te rinovoheni kurre." I donte ca hallate aso kohe t'i thoshe ato fjale ne mes te kuvendit. Se pordhe me nick-e tek PPU-ja ben sa te doje robi.

Lexoni keto poezi te Driteroi dhe uroini vetes qe te beni edhe ju po aq gabime e te mira sa ka bere dhe ai.

 

 

Malli per heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.


S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.


C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane! 


Heshtja

 


Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.


Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta! 


Kujdes me fjalen

 

Kujdes me fjalen, zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri! 

 

 

 

Tre pleqtë e lajthitur

Vdiq pardje dhe më e madhja putanë
Në moshën e thellë të një pleqërie pak të vështirë
Në një pijetore diku në Tiranë,
Vdiq nga cironka e prishur, por vdiq duke pirë.
E qanë tre pleqtë, e mbetur ende gjallë,
Në pijetoren me tym me emrin 'Omar Khajami'.
Kur ishin të rinj i shkonin shpesh në mëhallë,
Këpucën e saj me raki e mbushnin, e pinin dhe qanin.
Ndaj qajnë dhe sot tre pleqtë putanën e ikur
Dhe flasin përçart: 'si s'la ndonjë çupë t'i ngjante pak nënës'!
Vërtet, tre pleqtë e mëhallës mbetën të tre të lajthitur
Në pijetoren, ku xhamin e shpon briri i hënës...
 

Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto,
Për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!
Për shembull më pe në rrugë të pirë^mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!
Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhë, mos ma kujto!
Për shembull pësova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!
Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!
Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!
Për shembull në shtrat s'u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm i drodha si qëngj nën lëkurë, mos ma kujto!
E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

dhe xhib, ATTENTION, kape kete, nje nga mrekullite Agolliane, kenge kushtuar pleqve, qe te pik ne mes te gjongulit:

 

 

Pleqtë e hyrjes së parë

Tri hyrje ka pallati ynë i lartë.
Në hyrje u rralluan pleqtë e shkretë,
Disa nuk dalin dot nga shkallët jashtë,
Disa u shuan si qirinj të zbehtë.
Në hyrjen fqinjë s'mbeti plak në derë.
Këtej kam mbetur unë dhe Jashari,
Takohemi veç rrallë e tek në verë.
Në dimër s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari të largohet
Dhe cili në arkivol të vërë krahët;
Jashari është ushtar që s'dorëzohet,
Ndërsa dhe unë sheshit s'i hedh armët..
Kështu, vëllezër, jam pak më i vështiri,
S'largohem po s'u nis andej Jashari,
Ta shoh si ndrit në varr të tij qiriri,
Të kem dhe një përvojë për së mbari.

 

 Emo, ja dhe nje nga poezite me te bukura te gjuhes shqipe. Per nje moment thashe se ishte e Driteroit dhe desha ta sillja, por pastaj u kujtova qe eshte e Fatos Arapit. I madh edhe Fatosi.

 

VDEKJA E GJYSHES 

Ja, edhe gjyshja né arkéz,
kukull e vogél né kartéz,
Eshté... dhe prapé s'éshté e téra,
sikur nuk éshté si pérhera.
Gjithé karfica, gjilpera
kapur satenet né koké,
lidhur képuckat pérposh,
shami e lule né gjoks.
Mbyllur kapakét e syve
c'ndjej u shua brenda tyre?). 
E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja. 

Gjyshja e vogél, e bukur,
e pastér...
Né arkéz kukull.

Gjithé karfica, gjilpéra,
qepur vite té téra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, qé duken si pérrallé. 

E sheh... dhe té duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja...

Yep! Nice one.

Ja nji e llojit nga DA:

Vdekja e nënës

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U bë si pulëbardhë e lehtë
Dhe një mëngjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë.
Andej u fsheh si ylli Afërdita
Dhe ne pastaj s'e pamë, pastë ndjesë!
Veç ndodh që valë e ëndrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë.

Ndersa per qef tone:

Çast në Norvegji

Dhe gdhihet vonë e ngryset shpejt,
Mërzi e hidhur të rrish vetëm.
Kur s'njeh njeri, kur s'njeh qytet,
Kur bën ta zësh e s'e zë jetën.
Dhe aq më keq kur ke në xhep
Një grosh krimbaç, një krimb të mjerë,
Kur gdhihet vonë e ngryset shpejt,
Kur as kërkush s'kërcet në derë.
Dikur dhe ndofta një viking
Një poçe birrë mund të sillte
Me ty të rrinte dhe si mik
Nga tryeza kokën mos ta ngrinte.
Ah, s'ka vikingë! Veç në prag
Të shfaqet Nora vetmitare,
Që Ibseni ta sjell nga larg
Të rraskapitur dhe pa pare.
Dhe thellë natës në qytet
Ti humb i humbur tok me Norën:
Kur gdhihet vonë e ngryset shpejt
Nuk çmallesh dot as me dëborën...

 

@ xhib: the pleasure is all mine  smiley

Kurre s'do vdesesh! Eshte e kote qe lutesh..

Dialog me Bejte në Arë

O moj vajza lule
që vilni fasule
vilni,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

Jemi vajza lule
dhe vjelim fasule
vjelim,vjelim,vjelim
ka edhe që s'vjedhin

O moj vajza bejka
që vilni piperka
vilvi,vilni,vilni
vilni por mos vidhni

jemi vajza bejka
duhemi si shqerka
vjelim dhe nuk vjedhim
piperkat na djegin.

Endra te turpshme

Njeriu sheh ëndrra të tmerrshme në gjumë,
Po sheh dhe ëndrra të turpshme vetmuar në dhomë,
Të tmerrshmet durohen më shumë
Të turpshmet vërtet të tmerrojnë.

Dhe zgjohesh sikur po mbytesh në lumë,
Në lumë të ndytë me gjëra gjirizi e blozë,
Ky turp ka qenë veç turpi i një ëndrre në gjumë,
Megjithatë ta fshish nga ndërgjegja s'ke forcë.
Të mbetet një shenjëz turpi, një gjumë.

Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja,për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie

Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.

 

Sikur S'jetoj në Vendin Tim

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam ç'të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.

Plazhi

Ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o plazh ?
Të gjithëve rrobat si fletët e pemëve ua hoqe,
I le lakuriq, i shtrivenë shesh pash më pash
Dhe qetë-qetë në skarën tënde të nxehtë i poqe!…

Po ç'qe kjo hata e madhe që bëre, o Plazh ?
Të gjithë i vure t'i nxjerrin sheshit lëkurët e tyre,
Lëkurët e njëri-tjetrit t'i shohin plot gaz,
Në trupat e njëri-tjetrit të shihen si në pasqyrë

Fëmijë u bëmë me gra, me burra, me pleq
Dhe gradat tona nuk duken mbi skarën tënde të nxehtë,
Të gjithë i përkulemi diellit që sytë nga ne s'i heq
Të gjithë il bëmë papritur pak mëndjelehtë.

Mendjelehtë vërtet, po vetëm një çast, një çast
Sikur me nxitim të lidhim kravatat, e rrobet të veshim.
Pastaj fjalosemi bashkë në daç,
Pastaj ta shohim si qeshim!

Ç'qe kjo hata e madhe që bëre o Plazh ?

Elegji për Qenin

Më dhimsesh qen i vogël! s'pate fat,
Të ktheheshe në oborrin e shtëpisë
U shtrive i përgjakur mbi asfalt
Nga një makinë e egër e pashpirt

E ç'deshe ti që dole shpejt e shpejt
Në mes të rrugës nga një dushk a ferrë?
Njeriu shtyp mikun rrugën kur ia pret
Dhe jo më pastaj një qen qyqar të mjerë!

Luani dhe Miu

Dhe kafshët, sa e panë luanin, ikën,
Se gjer në palcë u futi datën, frikën.

Veç miu i vogël fare nuk tronditej,
Me sy i ndiqte kafshët dhe çuditej:

- Çuditem si po ndodh, o miq, kjo punë,
Të trembesh nga një zdap i madh kaq shumë!

Të ishte ndonjë mace, epo mirë,
Po nga një buf si ky të rrish gjakngrirë?

Nga kjo ka mbetur një proverbë e hershme:
Për miun vetëm macja është e tmerrshme!

Një Shkrepëse

Ndizmë, vëlla një shkrepëse
nën qiellin e zi,
Një shkrepëse të brishtë shpresë
në errësirën me shi.

Në errësirën e dhjamur si pelte,
Kur ndihet të zbresë acar.
E dini ç'do të thotë një shkrepëse,
Një fije e hollë si bar?

Dritero Agolli:

 

Që kur dolli Gutenbergu, kur filluan të shtypen librat, filloi të humbë pak ana reale. Tani libri do të kalojë nëpër duar redaktorësh, korrektorësh dhe nuk do të mbajë erë bojë. Një dorëshkrim është shumë më i vërtetë. Dikush tjetër para meje e ka thënë se që kur doli Gutenbergu, humbi e vërteta. Unë shkruaj me dorë, me makinë shkrimi shkruaj gjëra të thjeshta, ndonjë artikull por jo krijimtari dhe shumë shokë të mi bëjnë kështu.

.....

Është fatkeqësi kur nuk i thotë një shkrimtar të vërtetat dhe mundohet të redaktojë jetën.... Jeta jetohet dhe mbaroi. A e redakton dot 60 -vjetorin? Këtë merak kam unë, që të mos redaktohet jeta.

Eh kur dalin edhe tipa zara si puna spikerit me gjykuar per Driteroin eshte tamam si me te ki breshka.

Te gjithe kemi te drejten te gjykojme mbi te. Sepse ai ka hyre tek prinderit e tane me force, ka hyre edhe tek ne qe nuk e pelqenim, me force.

  Poet i diktatures.... nuk e gjykoj. Dikush do te shkruante; ashtu ishte koha, ishte i madh, stil i larmishem, natyre, art, folklor......

L. V. Bethoven e grisi emertimin e sonates "Heroikia", te cilen ja pat kushtuar Buonapartit. Kete pasi u ndricua dhe kuptoi, dhe nuk e dedikoi. Dhe kompozitori mbeti i madh pamevaresisht kesaj, por u shenua edhe kjo ne historine e reflektimit e mbizoterimit te virtytit.

 Poeti i diktatures, nuk arrin te hedhi ne shkrim kuijtimet e veta, sepse ka frike te pershkruaje bashkekrimin ne arte e letersi, ate te Kryetarit te Inkuizicionit. Ka frike te shkruaje per se gjalli, se nuk do t`i kujtojne pjesmarrjen ne krimin e madh te shkaterrimit te ndergjegjes dhe lirise, dhe lenien ne te zeze te gjithshkaje. Te gjysem shekulli, qe Francisko Goja do t`i kishte bere me te qarta e me kuptimlote skicat e tij te tmerrshme te pushtimit e te dhunes djallezore te diktatit.

Manipulues dhe doreze e makabritetit komunist, pjesemarres ne helmimin me djallezi te nje populli qe mezi po dilte prej erresires. Pseudo intelektual i cili kerkoi vetem qe egoja e tij te cilesohej.

Manipulues politik dhe shpetitimtari i mbeturines komuniste Alia, Hoxha, etj. arriti bashke me "bashkeluftetaret" e tij te ndryshonte emrin e Partise Meme ne Parti Vajze. I thjeshte per ata qe e dine mire thenjen qe "bejme mama te te ngjaj". Ajo mbeturine e komunizmit e pa denuar moralisht, ben mire te merret me familjen e tij e te kete qetesine qe i dha liria.

Vitet ja ka dhene Zoti e nuk do t`i a cenoje askush pervec Tij.

Me vjen keq, por duhet, te pakten sot, te shkruhen gjerat ashtu sic jane. Edhe Gabriele D`Anunzzio eshte i madh por....

I uroj dritèro agollit jetè sa mè tè gjatè me shpresèn se do ta jetoj atè siç e ka jetuar deri tani,duke e hedhur nè letèr....mè pèlqen ajo qè ai shkruan,mè pèlqejnè mendimet e tij,mè pèlqen sepse èshtè shqip...mè pèlqen sepse nuk kam nevojè tè kem mbaruar universitete apo tè kem bredhur botèn pèr ta kuptuar,mjafton vetèm tè di shqip...tè lexoj shqip...tè mendoj shqip!!!

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

kur kam qene  femije (5 vjec e gjysem) kam recituar permendesh te gjithe poemen e kecave dhe ujkut...

as vete s'e di si e  kam mbajtur mend te gjithen, ndoshta merite e me te rriturve qe merreshin me mua...

por nese sot do me pyesinin te recitoja permendesh nje nga poezite e mia, asnjeren nuk do arrija ta thoja te gjithen, ndersa ate ende e mbaj mend:

xhaxhi driteroi di perralla te bukura/

per dhelpra dhi e kunadhe/

pa thuajini xhaxhit moj flutura/

tregojini nje perralle te madhe/

dhe xhaxhi athere do lere/

librin e tij mbi tryeze/

perralla nder mend do t'i bjere/

perralla per kecat dhe dhine e zeze/

na ishte c'na ishte njehere/

degjoni qe fjalet mos mbeten ne ere/

degjoni qe fjalet ne veshe te hyjne/

e njera tjetren ne rradhe mos shtyjne/

mos shahen e mos bejne shamate/

se mendja pastaj i nxjerr jashte/

se mendja prandaj eshte mendje/

se kerkon rregull nga mengjesi deri ne mbremje/

U befsh 100 vjec, o poet/njeri fisnik,

te detyrohem shume!

 

 

urime,kalofshi akoma shume dite te mira me zonjen tuaj!

Nga anet tona urohet, Pleqeri e bardhe dhe thinja te nderuara! smiley

PULEBARDHA

Pulebardhen ne reren e lagur e gjetem,
E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte
E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem
E kishin lene e askush nuk e priste.

Pulebardhen ne dhomen tone e shpume
E u mesua me ne si njeriu i shtepise,
Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
Dhe valen qe ngrihej mes shiut e stuhise.

Jetoi pulebardha shume ne dhome,
Po humbi papritur nje dite,
Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome,
Nje dite kur vinin stuhite...

Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur,
Kur era dhe rete renkonin,
Dhe gjeten pulebardhen te vdekur...

E pame!
Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome,
E pame!
Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome.

 

Tani keshtu e kemi mesuar dhe trasheguar ...Ti themi dikujt qe ka ditlindjen ....EDHE 100!

I bukur dhe ai percaktimi i Mixhes per Driterone " Papa i Letrave Shqipe" Dhe si paradhenie per te gjithe Peshqit pa dallim kur ta kene ditlindjen ..."edhe 100 me miq e shoke , te dashur e te afert !"

Por per tu dukur si "origjinal" e "interesant " ( ashtu sic thone e ka rosaku)po shtoj se mund te perdorim edhe vecori te individeve sipas meje :

Per Driterone per shembull mund ti themi : "Sa rrofsh te kendofte zemra dhe shkrofte pena e vyer"

Per Driterone per shembull mund ti themi : "Sa rrofsh te kendofte zemra dhe shkrofte pena e vyer"

Idris, irlandezet kane nje shprehje "may you live as long as you want, and never want as long as you live" ... DA!

Me shume respekt ... smiley

Nje nga krijimet e Driteroit qe me ka pelqyer me shume dhe qe e kam klasifikuar si kryeveper, eshte; Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo.  

Botime te Driteroit:

Dritëro Agolli, Në rrugë dola (poezsi), "N. Frashëri", Tiranë 1958
Dritëro Agolli, Hapat e mia në asfalt (poezi), "N. Frashëri", Tiranë 1961
Dritëro Agolli, Shtigje malesh e trotuare (poezi), "N. Frashëri", Tiranë 1965
Dritëro Agolli, Mesditë (poezi) - "N. Frashëri", Tiranë 1969
Dritëro Agolli, Nënë Shqipëri (poezi), "N. Frashëri", Tiranë 1974
Dritëro Agolli, Fjala gdhend gurin (poezi), "N. Frashëri", Tiranë 1977
Dritëro Agolli, Udhëtoj i menduar (poezi), "N. Frashëri", Tiranë 1985
Dritëro Agolli, Pelegrini i vonuar (poezi), "Progresi", Tiranë 1993
Dritëro Agolli, Lypësi i kohës (poezi), "Enciklopedike", Tiranë 1995
Dritëro Agolli, Çudira dhe marrëzi (poezi), "Botimet Toena", Tiranë 1995
Dritëro Agolli, Vjen njeriu i çuditshëm (poezi), "Botimet DRITERO", Tiranë 1996
Dritëro Agolli, Shpirti i gjysherve (poezi), "Botimet DRITERO", Tirane 1996
Dritëro Agolli, Baladë për tim atë dhe për vete (poem&eumlsmiley, "Botimet DRITERO", Tiranë 1997
Dritëro Agolli, Fletorka e mesnatës (poezi), "Botimet DRITERO", Tiranë 1998
Dritëro Agolli, Lutjet e Kambanës (poezi të zgjedhura), "Botimet Toena", Tiranë 1998
Dritëro Agolli, Gdhihet e ngryset (poezi), "Shtëpia Botuese DRITERO", Tiranë 2001

Fragment"Arka e Djallit"(Dritero Agolli)

Anthulla, pasi dëgjoi një përmbledhje të shkurtër të përshkrimit të udhëtimit nëpër Greqi dhe pjesërisht në Turqi, filloi të lexojë me vete.
-Jo, lexo me zë! - urdhëroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, në një karrige në rrëzë të verandës.
"Hyrja e Cute Babules në vallen e dervishëve mevlevinj, o Hyskë, bëri një jehonë aq të madhe në mes të shkencëtarëve, sa me fjalën që na ka dhënë natyra e gjuhës nuk mund të tregohet. Por kjo jehonë vetëm fillimin e kishte në gjirin e shkencëtarëve. Të nesërmen u bë ortek, që vërshoi me uturimë në mbarë Konian. Po të pasnesërmen? Të pasnesërmen u bë uragan, që u soll dhe u mbështoll, u vërvit dhe u rrotullua anembanë Turqisë. Si i thonë në këngë?

Këtu duhet thënë: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirë, o Hyskë, se dikur, në kohët e shkuara namin ta hapte kënga! Po të hyje në këngë, edhe sikur të mos ishe shumë trim, apo shumë i zgjuar, fama rritej, pasi emri që kalonte gojë më gojë dhe çdo këngëtar shtonte nga një fjalë e nga një epitet. Kurse sot famën ta hapin mjete të tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vërtet e zuri fillin në gjirin e shkencëtarëve, por pastaj ç'ndodhi se!... Të pasnesërmen gazeta më e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi një artikull të shoqëruar me tri fotografi: njëra që paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra në valle dhe e treta në përqafim me dervishët në mbyllje të manifestimit. Në artikullin e "Bytyn dynjasë" gazetarë që mund të krahasohet me "Le Monde" të Francës, se "dynja", ashtu si "monde", do të thotë "botë", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Në vallen e dervishëve në Sema më e njohur nga gjithë bota, që u dha nga mevlevinjtë për nder të shkencëtarëve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, që zakonisht i thërrasin Cute, dhe me mjeshtëri, ndoshta më të përsosur se të dervishëve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase më të mëdha se semazeni, udhëheqësi i Sema-së, kërceu e luajti deri në mbyllje të ceremonisë, dhe në fund i përqafoi me radhë të gjithë valltarët e shenjtë nën breshërinë e duartrokitjeve të njerëzve të shkencës. Një fenomen i tillë, që të hynte në vallen e dervishëve një i jashtëm, qoftë turk e qoftë kaur, ka 722 vjet që nuk është përsëritur, që kur ishte gjallë hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, në një ceremoni dervishësh, u fut papritur mes valles një sarhosh dhe filloi të kërcejë. Në kërcim e sipër i shtynte me bërryl dervishët, duke ua penguar rrotullimin! Atëherë semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky është i pirë dhe duhet ta përzemë nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu përgjigj: "Ai ka pirë hyjninë, ju po silleni me të si me një pijanec". Kjo frazë që ka mbetur si ese, në frëngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe për Cute Babulen kur hyri në vallen e dervishëve, disa thanë se gjoja ishte i pirë dhe kërkuan të zbohej nga andej. Dhe këta që e thanë, fatkeqësisht, ishin turq dhe francezë. Po të jetonte Mevlania, do t'u përgjigjej: "ju silleni me të si me të pirë!" ose "Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonë, vazhdonte artikulli, për hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja në vallen e dervishëve, është gjetiu... Një shkencëtar shqiptar, që jeton në kështjellën më të fortifikuar të marksizmit, del nga andej dhe rrëzon muret dhe vallëzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishëve. Dhe jo vetëm kaq! Ai në fund të valles puthet me dervishët! Është me të vërtetë paradossale, kur dihet se në Vendin e Shqiponjave, që janë në fakt shqiponja me krahë të lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dënohen ata që takohen me hoxhallarë, dervishë, baballarë, shehlerë, priftërinj, murgjër e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, që ndodhet këto ditë midis nesh në Turqi dhe që po na sjell një gëzim të mahnitshëm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinë dhe dashurinë për mevlevinjtë në veçanti dhe, në përgjithësi, për islamizmin, të cilit i takon e ardhmja. Mos vallë kjo është një shenjë që në Shqipërinë tonë mike, po ndryshojnë gjërat? Apo Cute Babulja këtë gjest fisnik e bëri për hir të forcimit të miqësisë tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmë që kjo të jetë një shaka, megjithëse, sa dimë, Cute Babulja është një shakaxhi, që i kalon kufinjtë e Vendit të Shqiponjave. Dhe madje temën e kumtesës, që do të mbajë sot në Konferencën, në ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit të tij nga Buharaja, u bë qyteti ynë i lashtë Konia. Mund të bëhet edhe një supozim tjetër, Cute Babulja, si materialist, duke hyrë në valle, shpreh lëvizjen universale, lëvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Një dervish që rrotullohet rreth vetes dhe rreth të tjerëve, simbolizon lëvizjen e atomit. Marksistë-leninistët lëvizjen e quajnë si një nga format më të rëndësishme të materies. Mos vallë Cute Babulja nga gjithë vallja ka marrë vetëm thelbin, lëvlzjen, që atij i intereson? Edhe ky mund të jetë një arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me këtë thirrje mbyllej artikulli".

 artian, 

gjeje icik nje nga ato momentet roze te Arkes se Djallit smiley 

Mendoja se do kisha kohe keto dite tu hudhsha nga shpia e te shtypja ketu noi faqe nga "Kalorsi Lakuriq". Fatkeqsisht skam pas mundesi..

Nese e ke aty afer ta kerkoj miqsisht te na pasqyrosh ndonje faqe..

Chene,fatkeqsisht nuk me ka rene ne dore Arka e Djallit,(as Kalorsi Lakuriq)s`me eshte dhene rasti,vetem nje cop e gjeta ne google ,e lexova dhe "copy paste"ketu.Me pelqeu.Driteroi me ka pelqyer dhe me pelqen!

 

 

Eshte i pakrahasueshem, i madh dhe me vepren e tij eshte kthyer ne nje personalitet te pavdekshem. Ai eshe nje drite e pashuar ne letersine shqiptare me gjithe vepren e tij, pa i hequr e pa i shtuar asnje poezi, asnje roman, asnje varg, asnje fraze, asnje presje. Eshte i adhurueshem ne shkrimet e para dhe ne te fundit, ne shprehjen e realitetit te cdo dite, te cdo epoke. Do te kisha dashur t'i kishim kursyer shume trishtime dhe merzi te kota ne menyre qe te kishim akoma me shume perla te penes se tij.  I uroj ketij shkrimtari shqiptar unik dhe te pazevendesueshem jete te gjate (edhe pse pak me vonese), krijimtari te pafund, force dhe kurajo sepse forca e tij reflektohet tek te gjithe ne.

Nuk mund te harrohen vargjet e tij :


Ne lufte

Une s'jam nga ata qe ikin nga lufta,
Kur marrin ne trup nje gervishtje,
As nga ata qe heshtin, te futur ne tuta,
Kur i peshtyjne me tallje e skermitje.

Une jam gjithmone mes luftes mizore
Dhe them : sikur dhe lufte mos kete,
Per dhimbjen e madhe njerezore
Do ndizja luften me rete.


Ne vendin tim

Ne vendin tim e ne vendin tend
E shpojne lakren i hedhim mend.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Njerit i kruhet e tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim e ne vendin tend
Nje koke e cmendur - nje vend e cmend...


Njerezit

Ka njerëz që ecin me këmbë,
Ka që me këmbë shtypën;
Ka njerëz që hanë bukë me dhëmbë,
Ka që me dhëmbë mbytën...

Ka njerëz që puthen me buzë,
Ka që me buzë peshtyjnë;
Ka njerëz që flasin me gjuhë,
Ka që me gjuhë ndyjnë.


Sofra e historise

Ne sofren e shtruar te historise
Presin te marrin luget te gjithe.

Veshtrojne thelat dhe duan te hane
Kurnace, grykes, batakcinj, pehlivane.

Po historia u jep nga nje kafe ne kembe
Dhe thote e permbajtur dicka neper dhembe...

"Na falni, se presim ne sofer te vijne
Ata qe bejne vertet historine".


PROFETI I NEMUR.

Mallkoni dhe shani dhe çirrni turinjte,
jam shpirti i nje guri, ku falen qirinjte;

Mbllaçitni proverbat dhe tirrni genjeshtrat,
me kthehen ne ikona dhe strofat dhe vjershat;

Leshoni blasfema,percillmeni dhimbje,
nenqesh se ne male me pret dhe nje lindje;

Qelloni me fjale e goditni me hekur,
une jam i pavdekshem pergjersa s'kam vdekur....


Te mendohesh

Ka shume mallkime per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s'i kam dashur,
Vec shfryj rralle - rralle kur jam buzeplasur.

Kur kupa ze mbushet e s'kam nga t'ja mbaj
Merzitur - merzitur me vete ze shaj.

I then mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull: AH MENDJA T'U RRITTE!

Sa gjera ke thene o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!


Asgjë përveç fjalës

Nuk kam asgjë përveç fjalës
Dhe ndofta s'më duhet asgjë.
Asgjë nuk i duhet dhe valës
I duhet pak shkumë e pak zë.

Me shkumën nga bregu të duket
Me zërin të ndjehet në breg,
Ndaj mua veç fjala më duhet
Të tjerat në dreq!


PERULJA E MADHE

S'gjen dhimbje më të madhe në ke parë
Njerinë e ndershëm në mjerim e vaj,
Tek lutet i përulur, zemërvrarë
Dhe ndihmë e shpresë pret nga maskarai.


Pas revoltave

Ata qe ne sheshe gjemuan
S'u ngrysen heronj as ne lista
Ata qe ne sheshe pergjuan
U gedhine ministra....

Kjo s'eshte as cudia e pare
S'do jete as cudia e dhjete
C'ti besh historise se marre
Kercen si di vet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).