Dollari dhe valuta e re botërore

Vlera e çdo valute do të duhej të pësonte rënie kur oferta e monedhave dhe bankënotave në atë valutë shënon rritje. P.sh- nëse Banka Qendrore e një vendi- ta quajmë vendi A- lëshon në qarkullim para shtesë- norma reale e interesit e atij vendi përjeton rënie; investitorët kthejnë sytë nga tregjet përjashta vendit A për të gjetur mundësi më të volitshme dhe investime me norma më të larta; valutës i bie vlera sepse valuta e vendit A duhet të këmbehet me valuta të huaja, të cilat përdoren për të paguar për investimet në tregjet e vendeve tjera; diagrami i eksporteve të vendit A tregon ngjitje, kurse ai i importeve zbritje. Për çdo reaksion të mëlartë në vendin A do të ketë një reaksion të anasjelltë në vendet kundrejt të cilave valuta e vendit A ka përjetuar zhvlerësim relativ.

Lëvizjet e kundërta ndodhin kur Banka Qendrore fillon të zvogëlojë sasinë e valutës në qarkullim. Këto relacione të ndërsjella nuk mund të jenë ndryshe as për valutën më të fuqishme dhe të përhapur në botë- dollarin amerikan. Si çdo valutë tjetër, edhe dollari kalon nëpër fazat e tregut buall (bull market) dhe tregut ari (bear market). Pra, ekuilibriumet valutore, nëse nuk ka ndërhyrje nga faktorë të jashtëm, janë lëvizëse dhe të influencuara nga faktorë fundamentalë dhe teknikë.

Mirëpo, kohëve të fundit, e sidomos prej korrikut- këta tre-katër muaj, zërat dhe bërtimat mbi fundin e dollarit kanë qenë shumë globale dhe- çuditërisht- edhe agresive dhe pompoze si asnjëherë më parë. Spekulatorë, tregtarë të valutave, ekonomistë,  analistë të tregjeve të kapitalit, profesorë, e deri funksionarë të Bankave Qendrore dhe shteteve të ndryshme të botës, kanë deklaruar se sistemi monetar ndërkombëtar i bazuar në dollarin amerikan dhe dollari janë para shkatërrimit. Ka pasur pëshpërima dhe lajme mediatike, që gjoja disa vende arabe të Lindjes së Mesme me Rusinë, Kinën, Francën, Japoninë, Venezuelën dhe Iranin janë duke konspiruar prapa perdeve të bëjnë çdollarizimin e industrisë së naftës, dhe, që Brazili, India, Kina dhe Rusia kanë propozuar të gjendet një zgjidhje për zëvendësimin e dollarit me një monedhë të re apo shportë monedhash për të shërbyer si themel i një paraje të re botërore. Sidoqoftë, tamam lajm ka qenë vetëm raporti i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), i cili në mënyrë pragmatike ka rekomanduar një system të ri të kurseve të menaxhuara të këmbimit në stilin e sistemit të Bretton Woods-it, por ku Bankat Qendrore do të ndërhynin për të ngritur apo ulur vlerën e valutave të tyre varësisht performancës së ekonomive tjera botërore. UNCTAD-i ka sygjeruar që vendet me suficit buxhetor dhe tregtar, si Kina dhe Gjermania, do të duhej të kontribonin me programe stimuluese shtesë në ekonomitë e tyre, ashtu që vendet me deficite, si SHBA apo Britania e Madhe, të mos mbajnë gjithe barrën e shërimit dhe ripërtritjes së ekonomisë botërore.

Dollari është paraja kombëtare e Amerikës, por ai është edhe valuta rezervë e ekonomisë planetare dhe si i tillë ai luan dy role kryesore. Roli i parë është ai i njësisë së masës respektivisht standardit të vlerës për determinimin e çmimeve në tregjet globale dhe roli i dytë  është ai i ruajtjes së vlerës. Zhurma dhe gati të gjitha telashet rreth dhe për monedhën amerikane janë të ndërlidhura me rolin e dytë të saj. Dollari nuk mbështetet direkt nga ari, argjendi apo ndonjë produkt real fizik, por nga cilësia e taksave të qytetarëve amerikanë dhe besimi që bota ka në ekonominë amerikane, qeverinë  dhe Bankën Qendrore apo Federale të SHBA-së.

Dy vite pas nisjes së krizës financiaro-ekonomike, të hyrat taksore në Amerikë kanë rënë; ekonomia është duke marrë veten, porse përmes shkurtimit të kostove dhe me një papunësi të paparë në 30 vitet e fundit; qeveria e Presidentit Obama vazhdon të ndërhyjë në ekonomi me plane stimuluese qindra miliardëshe ndërsa lufton në Irak dhe Afganistan; Banka Federale ka printuar me miliarda dollarë- disa nga të cilat i ka shkëmbyer me Bankat Qendrore në kontinente tjera. Për më keq, sipas Barclays Capital, në tre muajt e fundit, bankat globale kanë investuar rreth 63 për qind e parave të reja cash në euro ose yen, jo në dollarë.

Dollari definitivisht është duke kaluar nëpër ditë të trazuara. E ardhmja, nuk i dihet, mund të sjellë gjithçka. Valuta amerikane edhe mund të kollapsojë, por sidoqoftë, dollari ende përfaqëson 62.8 për qind të rezervave valutore globale, mbi dyfish më shumë se valuta e dytë euro, e cila përbën 27.5 për qind të rezervave. Euro është një valutë jo aq stabile si mund ta shohin shumë njerëz.  Edhe pse Banka Qendrore Europiane nuk ka printuar para si Banka Federale e SHBA-së, Europa megjithatë ka huazuar tepër shumë në vendet e Europës Lindore duke ngritur raportin e shkallës së huajtjes financiare (leverage), i cili ishte një ndër shkaktarët e demolimit të bankave në SHBA. Euro edhe 11 vite pas lansimit ende është në kuadratin e ECU-s apo markës gjermane dhe frankut francez. Gjasa është shumë e madhe, që, ndërsa BE vazhdon zgjerimin, euro të vihet në pozicionin e dollarit në 10-20 vitet e ardhshme, me pasoja edhe për vetë ekzistencën e Bashkimit Europian. Yeni japonez ka probleme me Japoninë me borxh mbi 150 për qind të GDP-së. Renminbi kinez poashtu nuk ka mundësi të jetë valuta rezervë për shkak të pegut me dollarin dhe për arsye të tregjeve të pazhvilluara kineze të kapitalit.

Bota është duke u përballur me kaos valutor. Kina nuk dëshiron një dollar të dobët sepse rezervat e saj valutore gati mbi 2 trilionëshe do të humbnin në vlerë. Amerikanët nuk janë të lumtur që kinezët nuk e lejojnë renminbin të rritet, çfarë ndihmon produktet kineze të jenë konkurrente me ato amerikane dhe mban vendet e hapura të punës në Kinë në dëm të atyre në Amerikë. Europianët janë në dilemë dhe nuk u pëlqen pse euro forcohet sepse një euro e fortë dëmton eksportet dhe vonon këndelljen ekonomike të bllokut europian. Duket se nuk ka vend që është i lumtur me gjendjen e tashme. Pra ekonomitë e botës gjenden në një situatë të nderë, por jo (vetëm) për faj të dollarit.

Shenjat e shndërrimit të botës sonë nga një ose dy-tre polare në një botë multipolare janë të shumta. Kjo është duke ndodhur nga konsensusi i poleve udhëheqëse të botës dhe nga shkaku se nevojitet hapësirë më e madhe globale për kapitalin. Ndërkohë, mu për arsye të këtij multipolariteti, në një të ardhme jo aq të afërt, ka mundësi që disa valuta sëbashku të marrin rolin e valutës rezervë, por çfarëdo qoftë ajo valutë apo ato valuta, paraja e ardhshme botërore do të jetë para letre (fiat money) dhe si e tillë do t’i ketë të gjitha karakteristikat e dollarit. Kurse siç dihet paraja e letrës është edhe bekim edhe mallkim për përparimin ekonomik sepse, nëse nuk bazohet në vlerën e shtuar dhe konkrete të zhvillimit ekonomik dhe produktivitetit, ajo imponon krijimin e fluskave financiare dhe cikleve të krizave. Dollari amerikan mund të vazhdojë të humbasë në vlerë siç ka humbur historikisht që prej 100 vitesh- p.sh 1 dollar i vitit 1913 është më pak se 5 për qind e atij niveli sot. Valuta e Amerikës mund të luhatet dhe do të luhatet në ditët dhe vitet në vijim, mirëpo duke marrë në konsideratë fuqinë e muskujve të ekonomisë, GDP-së, konsumatorëve, tregjeve të kapitalit dhe rolin udhëheqës politik dhe- po- ushtarak- të Amerikës në botë, alternativa e dollarit nuk duket në horizont. Potera mbi dobësimin e dollarit amerikan dhe zëvendësimin e tij si valutë rezervë botërore, për momentin, është reflektim i aspiratave dhe dëshirave, jo realitetit. Prandaj, gjithë ata që parashohin ose predikojnë shkatërrimin e dollarit, në këtë moment në historinë e njerëzimit, me apo pa vetëdije, parashohin dhe predikojnë shkatërrimin e sistemit global monetar me pasoja të paparashikueshme.

Botuar me 28 tetor 2009 në Koha Ditore në Prishtinë

 

7 Komente

cili ishte qellimi i ketij artikulli?

Nese doni te kuptoni forcen e dollarit hudhini i sy KESAJ. 

Sadami shkoi per lesh pikerisht se sfidoi tregtimin me dollar te naftes. Cavez lozi me idene e shitjes se naftes per monedha te tjera por ne fund e kuptoi se me mire gjall, socialist dhe me dollar ne xhep se 2 metra nen dhe.

Artikuj te vyer dhe informues , pavaresisht se jane te "shtrydhur " nga artikuj te tjere, por me buke . Megjithse jane te fushave speciale kush ka deshire mund te kuptoje probleme te rendesishme edhe ne fusha tetjera  ....." Shenjat e shndërrimit të botës sonë nga një ose dy-tre polare në një botë multipolare janë të shumta."...

Nje percaktim me se i tejlexueshem qe do tu kujtonte "teoricieneve" te shumte se si kjo bote "ne shndrim" duke tronditur themelet e saj te vjeter , nuk ka asgje te perbashket me " se kapitalizmi zotrie , me ka thene baba mue"..... Ne nje fare kuptimi me racional keto shndrime kane prekur rrenjesisht edhe themelet e teorive "klasike" per cdo fushe. Gje qe ne e perjetojme per dite nga teoricienet e "fendshem" te analizave per politiken - ekonomine , artin , letersine etj nepermjet parimit te " ndarjes me thike".

I urojme pruresit studime me te thelluara dhe ashtu sido edhe percaktime tip " Nostradamusi " te pakten njerzit te mesohen te Mendojne se cfare po vjen , se kush eshte e ardhmja e tyre e afert !

teoricienet e "fendshem"

smiley

ik dreq, se du me punu.... smiley

kjo o Ziko, me sa duket eshte plotsim i profecise qe kshu do maroje dynjalliku, not with a bang, but with a whimper...

Krahasim "populuer" i banoreve autoktone pelazge te Lumit te Vlores smiley . Po gjithsesi eshte frymezuese per pune .

 Dje po lexoja ne teresi nje koment mbi perhapjen e shkrimeve Game .Me beri pershtypje se edhe Bota e perparuar vazhdon me terminologji te vjeter si psh : Game - ekonomi , konspiraci , sex, politik etj etj .... dhe nuk gjeta ndonje gje ( ose i rashe shpejt e shpejt smiley - per i hodha  nje sy ) qe te kapte Game BLOG - me subjekt NIK-et . Mo e hup kete rast se eshte i vecant per "bestseler" sidomos kur i nenshtrohet nje pene si jotja .

Mo hup kohe me u marre me ferra e hunj qe te dalin perpara smiley . Si cdo gje qe lind edhe Letersia ka pavaresine e saj RELATIVE jashte kushteve qe e Lindin . Kaq duhet , te tjerat jane te teorise se Nastradinit pasi kthehet lopa ne shtepi '"Jom qe jom , po e kerkoj ne pak "

artikull i mire,

disa gjera:

raporti i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD), i cili në mënyrë pragmatike ka rekomanduar një system të ri të kurseve të menaxhuara të këmbimit në stilin e sistemit të Bretton Woods-it, por ku Bankat Qendrore do të ndërhynin për të ngritur apo ulur vlerën e valutave të tyre varësisht performancës së ekonomive tjera botërore.

duket si Bretton Woods without the fixed exchange rates. Ka diskutime me interesante per te ardhmen e sistemit financiar boteror.  thjesht faqja e IMF ka mjaft informacion, dhe ekonomisti para nja tre javesh kishte nje speciale shume te mire per te ardhmen e sistemit global financiar.

Ajo puna e FIat money. Perse? Nuk mund te ndodhe qe paraja e re te jete thjesht electronic money, meqenese ne e duam thjesht per te ruajtur vleren?

krahasimi me vleren e dollarit ne vitin 1913 eshte pakuptim, vetem nese e mban dollarin poshte jastekut.

 

Artikulli jep nje ide te mire per gjendjen e dollarit dhe mund te permblidhet duke thene qe per momentin, US (dhe vendet e tjera) eshte me e preokupuar me deficitet (current account imbalances), sesa me te ruajtur rolin e monedhes kryesuese. Sipas, artikullit, kjo po pengohet nga faktore, si psh Kina. Pra, nese Kina vendos te zhvleresoje dje ne vendet e tjera rritet kerkesa, atehere deficiti ne US permiresohet dhe mund te perqendrohemi perseri tek dollari.

Dicka qe nuk thuhet ne artikull eshte cfare ndodhi me dollarin qe kur filloi kriza. Megjithese kriza filloi nga amerika (dhe autori e di qe ne teori dollari duhet te zhvleresohej), dollari u rrit ne vlere. Kjo ndodhi sepse investitoret vrapuan te blini bono te qeverise amerikane, duke i pare ato si me te sigurtat. Pasi kaloi faza e panikut te krizes boterore, investitoret filluan te shisnin dollarin dhe te investonin ne ekonomi te tjera (psh Brazil). Pra, renia e dollarit keto jave/muaj mund te jete thjeshte vajtja e dollarit ne nivelin e meparshem.

Ka pasur pëshpërima dhe lajme mediatike, që gjoja disa vende arabe të Lindjes së Mesme me Rusinë, Kinën, Francën, Japoninë, Venezuelën dhe Iranin janë duke konspiruar prapa perdeve të bëjnë çdollarizimin e industrisë së naftës, dhe, që Brazili, India, Kina dhe Rusia kanë propozuar të gjendet një zgjidhje për zëvendësimin e dollarit me një monedhë të re apo shportë monedhash për të shërbyer si themel i një paraje të re botërore.

Po pra. Kina i jep duart Amerikes. Qesharake. Dhe pastaj industrite kineze do te eksportojne kepucet Nike ne tregun indian. Per kete, qe me te drejte e therrasin chain-gangs economics ketu

Ne G20-ten e fundit, i cili u quajt pak a shume i sukseshem sepse kinezet rane dakort me amerikanet, Obama tha: "Raportet SHBA-Kine do te influencojne shekullin e XXI".  Ka G20 po ka edhe G2.

 Shkrimet apo analizat e ketij autori, gjithmon i lexoj me kenaqesi, veç shoh gjithmon nje fare tifozlliku te ketij autori ne mbrojtje te dollarit. Uka thote se; 

"...Ka pasur pëshpërima dhe lajme mediatike, që gjoja disa vende arabe të Lindjes së Mesme me Rusinë, Kinën, Francën, Japoninë, Venezuelën dhe Iranin janë duke konspiruar prapa perdeve të bëjnë çdollarizimin e industrisë së naftës, dhe, që Brazili, India, Kina dhe Rusia kanë propozuar të gjendet një zgjidhje për zëvendësimin e dollarit me një monedhë të re apo shportë monedhash për të shërbyer si themel i një paraje të re botërore..." 

 

Per hir te vertetes duhet thene se keto nuk jane peshperima, por masa serioze te ketyre vendeve per t'ju drejtuar euros. Biles vendet arabike po fillojne te kerkojne euro per çdo shit-blerje malli. Vendet e Azise, po i largohen dollarit si djalli temjanit. 

Ne fakt keto vende nuk e duan renien e dollarit, sepse edhe rezervat e tyre valutore, me shume i kane ne dollare, mirpo kjo nuk i pengon te kerkojne monedha te tjera stabile, siç po i drejtohen euros. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).