Dialog ndërkulturor në Ballkan - POETEKA ndihmon në njohjen mes kulturave të rajonit

http://www.dw-world.de/image/0,,1465059_4,00.jpgNjë diskutim filozofik me titull "Ballkani- Peter Pani i Evropës", i zhvilluar së fundi në Shqipëri, synoi të shpjegojë vlerat e dialogut ndërkulturor, për të shmangur klishetë dhe hapur rrugën e bashkëpunimit.

Dialogu ndërkulturor vazhdon të mbetet çelësi kryesor për njohjen e ndërsjelltë mes popujve dhe rritjes së bashkëpunimit mes tyre. Një argument i freskët për dobinë dhe frytet që jep dialogu mes kulturave të ndryshme, sjell “POETEKA”, Festivali Ndërkombëtar i Poezisë, i zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri. Poetë të ardhur nga Europa Juglindore, Spanja, Polonia, Italia dhe SHBA shkëmbyen mendime filozofike për poezinë, çfarë i bashkon dhe ndan sot poetët, që krijojnë në vende të ndryshme të botës.

Blanka Andrew, një nga poetet më të njohura sot në Spanjë, thotë për Deutsche Welle-n, se të gjithë poetët, pavarësisht nga frymëzimi dhe gjuha në të cilën shkruajnë poezitë, i bashkon liria. "Besoj se poezia, është arti superior i shpirtit. Dhe kjo, ashtu si liria, i bashkon poetët.  Poezia nuk ka nevojë për asnjë lloj mbështetje, ndërmjetës. A ka nevojë për ndërmjetës ky varg i Lorkës 'dielli, ky kapiten i rrumbullakët me jelek mëndafshi? Nuk ka! Poezia është arti i fjalës së bukur, por ajo ka dhe duhet të ketë krahë për të fluturuar, pa njohur kufinj...”, - thotë Blanka Andrew.

Poeti amerikan Tom Sleigh, fitues i çmimit të parë në këtë Festival Ndërkombëtar të Poezisë, thotë, se arrin të kapë ndryshimet në frymëzimet e poetëve të Europës Juglindore: Ka shumë ndryshime në ndjeshmëritë poetike mes poetëve që shkruajnë në gjuhën angleze dhe atyre, që përdorin gjuhët e Europës Juglindore. Por pa dyshim, përmes krijimtarisë së tyre, poetët komunikojnë dhe japin e marrin mesazhe të rëndësishme, njohin më mirë njëri-tjetrin, promovojnë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. Lexoj të përkthyera poezitë dhe i shijoj ato pa kërkuar t'i gjykoj, gjë që është  tipar i botës moderne: të shijosh pa gjykuar."

Arjan Leka, poet nga Shqipëria, Drejtor i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë,"POETEKA", e vlerëson dialogun ndërkulturor parakusht të  njohjes dhe reflektimit.  “Shpesh bëhemi kureshtarë për ata që janë shumë larg nesh, p.sh. në Hongkong apo Antarktidë, dhe nuk dimë se çfarë ndodh tek fqinjët tanë më të afërt, tek ata me të cilët jemi sup më sup, për të njohur më mirë vetveten, fajet, komplekset apo edhe cilësitë e fshehura që nuk ia njohim njëri - tjetrit dhe vetes”, - thotë Arian Leka.

Pse ndodh kështu me Ballkanin? Një diskutim filozofik nën titullin: “ Ballkani- Peter Pani i Evropës”, i organizuar gjatë ditëve të këtij Festivali, përpiqet të tregojë, se çfarë ndodh në mendësinë dhe psikologjinë ballkanase. Shkrimtari Fatos Lubonja, një nga publicistët më të njohur të Tiranës,  tregon perceptimin e tij për atë që ai e quan 'sindromë e Peter Panit'.

Kjo sindromë është mungesë përgjegjësie, frikë nga rritja. Ideja ime ka qenë dhe mbetet, që ata që ne i quajmë të rritur, të moshuar, janë në thelb fëmijë të rritur, që nuk marrin përgjegjësi. Politikanët tanë, megjithëse kanë kapur të 60-tat apo të 70-tat,  janë të papërgjegjshëm, pasi përgjegjësi do të thotë përgjegjshmëri për tjetrin, për komunitetin", thotë Lubonja.

Edhe poeti Arian Leka mendon, se ballkanasit nuk janë çliruar ende nga kompleksi i Peter Pan-it.  “Ballkanasit, që nga Lufta e Parë Ballkanike, jetojnë me kompleksin e Peter Pan-it. Dhe treguesi bazë i këtij kompleksi është mungesa e përgjegjësisë. Shpesh ballkanasve u pëlqen të sillen si fëmijë që nuk duan të rriten, për të thënë, se 'e bëmë këtë gabim sepse jemi ende fëmijë dhe prandaj duhet të na falni'. Lojrat që bëjnë ballkanasit me Peter Panin në gjak, janë ato me ndryshim kufijsh, rasti i fundit i enciklopedisë maqedonase, që mund të përkthehet: unë ta shkruaj historinë gabim, ta shkruaj emrin tënd gabim. Këto janë komplekse të popujve të rritur jo në liri, jo në demokraci, të cilët fillojnë të kuptojnë vetveten, por duhet të kuptojnë dhe respektojnë edhe tjetrin”, thotë poeti Arian Leka.

Për të kapërcyer këto komplekse ballkanasit kanë në duart e tyre çelësin: dialogu ndërkulturor.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Eliana Xhani

6 Komente

sa frike i kam keto kongreset e poezise. si nderrmarje mbareshtrimi me duken. kaq lehte te manipulueshme, pras & trendafil.

urno ktu, zotni.

e ke ene me subtitra. Kafen per onash. E premte po osht. Cer do mo ka jeta? smiley

ma vone Em. UTubeti non grata ne pune. Kete jave, te premten e kam te shtunen smiley

 kompleksi i Piter Panit? Sikurqe dukej se ky kompleks do ishte nje nga me te pershtatshmit per nje poet/e...

 kompleksi i Piter Panit? Sikurqe dukej se ky kompleks do ishte nje nga me te pershtatshmit per nje poet/e...

Po he, de, se kam qe ne mengjes qe vras mendjen, se ku qendron e keqja ne kete mes. Po nuk pati poeti pak shpirt Piter Pani, shpirt te bute, aventuresk, te shkujdesur, cakerrqejf, te ndjeshem ndaj cdo gjeje, nje shpirt cilimiu, qe enderron me sy hapur, qe vuan dhe per nje lulke te keputur, kush mbetet ta kete kete, burrat me dy pellembe mustak? Mah, s'e di.

Plus, qe une dhe e mbroj me te madhe kete pjesen e ruajtjes se asaj pjese te embel feminore qe ka cdo njeri brenda vetes, dhe sikur s'po me puqeshin fort te dyja idete.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).