Deputetët kurnacë, asnjë fond për njerëzit në nevojë

Kanë menduar se do gjejnë kontribuesit më të mëdhenj të këtij vendi, por janë ndjerë të zhgënjyer kur kanë konstatuar se deputetët e Kuvendit, pikërisht ato që janë në pushtet, edhe pse më të kamurit nga të gjithë zyrtarët e shtetit shqiptar, janë më kopracët. Një kuti prej xhami e vendosur sa ngjit shkallët e Kryesisë së Kuvendit të tërheq vëmendjen, pasi i fton deputetët e Kuvendit të kontribuojnë në të holla me qëllim e vetëm për t’i ardhur në ndihmë njerëzve dhe familjeve në nevojë që kanë të ardhura të pakta. Kjo iniciativë e Karitasit shqiptar duket se është injoruar nga të zgjedhurit e popullit, të cilët kanë harruar humanizmin dhe po tregohen më kurnacë se kurrë, duke mos e mbështetur një iniciativë të tillë.

 

Po t'i hedhësh sytë te kutia transparente do të zhgënjehesh menjëherë, skandalizohesh pasi aty brenda gjen me dhjetëra monedha 0.1 lekëshe që janë hedhur pa kursim nga ana e deputetëve, e ndërsa kartëmonedha janë të pakta. Janë pikërisht këto para që jepen në banka në momentin e tërheqjes së pagës mujore, por që nuk përdoren për asgjë tjetër. Gjithsej janë 4 mijë lekë kartëmonedha të hedhura në kuti. Në këtë kuti gjenden vetëm katër kartëmonedha me prerje 500 lekëshe, dy kartëmonedha me prerje 1 mijë lekëshe dhe një kartëmonedhë me prerje 2 mijë lekëshe. Këto janë vlerat maksimale të hedhura me “pikatore” nga deputetët, të cilëve rroga mujore u shkon prej 1.5 milionë lekë të vjetra. Ndërsa nuk mungojnë valutat e huaja, ku shuma maksimale është 1 dollarë amerikanë, pastaj hekurishtet prej 10, 20 dhe 50 centësh të monedhës së BE-së.

Punonjësit e Kuvendit shprehen se kutia ka më shumë se një javë që është vendosur dhe se të paktë janë ata deputetë që kanë marrë guximin dhe kanë hedhur brenda kutisë transparente lekë të konsiderueshëm për t’u përdorur për familjet. Do të mjaftonte që vetëm në një ditë deputetët e Kuvendit të maxhorancës të mos merrnin pagesën e një dite pune në komisionet parlamentare. Kështu shuma prej 2 mijë lekësh për deputetët nuk do t’i kushtonte shumë atyre që ta hedhin në kutitë e ndihmës së proklamuar nga ana e Karitasit Por siç duket heqja e karburantit pa limit nga qeveria duket se i ka bërë më kopracë të zgjedhurit e popullit, nga të cilët presim që të miratojnë ligje me karakter social në Kuvend.

16 Komente

C'eshte ky budallallek. Deputetet jane aty qe te pasurohen jo qe te japin para.

Nje arsye me shume qe te nderpritet bojekoti i PS: Deputetet e maxhorances jane koprace dhe kutia prej xhami eshte bosh. Te hapet kutia prej xhami dhe te vine depudetet socialiste ne parlament! smiley

 

Do të mjaftonte që vetëm në një ditë deputetët e Kuvendit të maxhorancës

smiley

Po si s'rrini dot pa e qitur koken mer yahoo dhe ne lajme te tilla. Le qe ka shume gjasa qe kjo eshte arsyeja qe i beni keto lajme juve. Ja skandali i radhes; pas emerimit te Lesit si zv kryeminister dhe pas shkollave te Afganistanit, tashme Panorama & Peshku bejne te ditur qe deputetet e maxhorances jane koprace dhe duhet te bejne donacione vullnetarisht sipas linjes redaksionale te Panorames dhe Peshkut! smiley

Jam kurioz, ky gazetari e ka hapur kutine e donacioneve qe i ka numeruar? smiley

Gjithashtu, do zbuloni ndonjehere ndonje skandal te vertete per korrupsion nga deputetet, shumica e te cileve (perfshi keta te maxhorances) me gjasa jane te perfshire ne ndonje afere korruptive apo nje tjeter? Apo s'kishte lajme sot tek Facebook-u dhe numeruat kutine e xhamit para Kuvendit?

P.S. Qevria e Peshkut, mos ja u ka vjedh llogarine ndonje adoleshent nga Mjafti sot? smiley

xhibeterr, ky lajm eshte interesant per te pare cfare morrash jane politikanet ne pergjthesi. Robi merr ate qe do. Ti e ke koken ne mendere dhe te vjen vetem ere e keqe. shkrimi ishte tek gazeta pro-LSI "panorama" e dites se diele. Kutia eshte prej xhami, avdall xhibi. S'ka nevoje ta hapesh qe te shohesh se eshte bosh. une jam i sigurt qe Socialistet e Rampalles nuk do kishin hedhur ndonje lek me shume. Po kjo eshte gallate e madhe packa ka apo nuk ka socialista ne kuvend.

O Genc, qe ke vene emrin PD ne menyre qe te na mbushesh mendjen ne qe je i paanshem. smiley

Donacionet jane dicka vullnetare. Korrupsioni nga ana tjeter jo, as berja e detyres, as perfaqsimi i denje i atyre qe te zgjedhen, as bojekoti per teka te krietarit te partise. Keto po jane lajme, kurse "lajme" te tilla  si kjo mund te lexosh vetem tek mediat shqiptare, dhe tek Peshku. Ne fakt, nese Panorama e kishte fut ne ndonje qoshe kete shkrim s'ka asgje te keqe, nese e kishte qit ne balle, si Peshku, atehere tjeter gje.

Panorama p.sh. gjithashtu kishte dhe kete shkrim sot qe ka te beje me Kuvendin dhe deputetet e maxhorances, dhe kete tjetrin qe ka te beje me Kuvendin dhe deputetet e opozites (qe aktualisht bejne opozite ne kafene, dhe tek Peshku mbase), dhe mbase ka dhe lajme te tjera, se thjesht i hodha nje sy tani.  Po jo, eshte pikerisht ky "lajm" qe ze faqen kryesore te Peshkut. Kjo me habit, qe publikohet ne bash te faqes ketu ky jo-lajm, qe e ben nivelin nen zero, dhe jo fakti qe e ke sjelle ti shkrimin. Peshku eshte dicka, ndaj dhe marrim pjese. Kurse ti s'je asgje (per ne). Keshtu qe qetesohu se s'e kisha me ty. smiley

O plako pse me Pergojo kot me. Une kam dhe respekt per ty. S'je si keta kokcepshat e tjere (te pakten deri sa nuk nxehesh)

Hiqeni kutine sa me shpejt se boll jane 40 mije leke se ka per te shku me i vjedh noj socialist noten se helbete pa rroge jane ata.

Mir deputetet e mazhorances jane koprace po s behen te gjalle as shqytaret e tyre ne diaspores .

po me neve ç'patët? Ne të shkretët jemi bërë si ujvarat e Niagarës, vetëm se ngjyrën e ujit e kemi jeshile. smiley

per mendimin tim faji nuk eshte i deputeteve, por eshte mungese fantazie se si ta bejne fushaten e mbledhjeve te lekeve ata qe i kerkojne keto leke. Ne kishe e ne xhami ka nje kuti per t hedhur leket dikush qe vjen aty sa per te pare apo klasa popullore e varfer, ne te njejten kohe qe edhe keto institucione kane donatoret e tyre te fuqishem me te cilet merren me shume (ndoshta kisha me shume se xhamia).

Deputetet, megjithese jane nje grup me te ardhura te konsiderueshme, nuk u vjen permbare te ndalojne dhe te hedhin leke tek kutia, qe ndoshta nuk e dine fare se per cfare arsye eshte aty. Shoqatat qe kane marre persiper te mbledhin para per te varferit, apo per ceshtje te tjera, te vrasin mendjen te gjejne menyra te ndryshme se si te mbledhin sa me shume para nga shtresa te ndryshme dhe boll me artikuj sensibilizues se nuk shtyhet me.

 Mos ia vini re djema, se nuk e kane nga kurnaceria, por nxitojne te shkretet nxitojne , se i presin punera te medhaja.

Lerini te shkretet deputete.Ata po i mbysin hallet e popullit dhe vetem per ate mendojne.

Une propozoj qe te vendosim nje kuti ne cdo qytet per te mbledhur ndihma per deputetet e jo per popullin.

....aty brenda gjen me dhjetëra monedha 0.1 lekëshe....

Paska hedhur ne treg nje monedhe te re Banka e Shqiperise?

Pastaj deputetet supozohet te perfaqsojne popullsine e cila ne pergjithesi nuk i mbeshtet shume nisma te ketilla (ose te pakten s'ka pasur ndonje lajm qe te tregoje te kunderten). Te pakten ne nje rast po e bekan perfaqsimin tamam.

 

Me iniciale gazetari b.h.

Injorant, me shume karat, kur jepet lemoshe , dora fshihet, nuk tregohet sa ka falur.

Lemosha nuk komentohet, nuk  publikohet, e nuk ankohet.

Gazeta panorama po germon territorin Shqiptare gjitheandej, flori po  nxjerr, flori e shkuara e floririt.

Admin, meqese jeni te dhen pas kutive me lek e pa lek, te sjellnit historine thesarit ne brigjet e valbones, shume teheqse.

Jua kemi perseritur me dhjetera here qe eshte qeveri e duarve te pastra,keshtu qe deputetet nuk kane se ca te japin se rroga nuk u del per nevojat e veta familjare.Kemi akoma deputete nga rradhet e pozites qe marrin akoma ushqime me liste.

Sa gjate qe i bini ketij muhabeti. Po ku ti gjejne leket deputetet e pozites/ Pak para shperndane per njerzit qe kishin nevoje per .....orientim te votes.Tani eshte faza  e akumulimit fillestar.Femijet te presin fushaten qe vjen.

Ashtu ,mire e the Ani , deputetet   kane hy aty te pasurohen,dhe tia mbathin per pushime  aq sa kan  imunitet monetare.po fundja edhe ne Sharm el  Sheik  , me ndonji sheike  qe din me e tunde mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).