Burgu i kafsheve

Shqipni tavolinash

 

TEK MURI

Muri është shpikje e madhe e njeriut të qytetëruar për t‘u mbrojtur nga njeriu i paqytetëruar. Në kohët e vjetra, në mungesë të mjeteve të tjera, njeriu i qytetëruar që, për rrjedhojë, ishte edhe më i dobët fizikisht, gjente te ngritja e një muri të vetmen mënyrë për t‘u mbrojtur nga fiset e të egjërve të pyllit që, si të tillë, ishin edhe më të fortë fizikisht. Më përpara akoma, muret kishin shërbyer për t‘u mbrojtur nga kafshët e egra të pyllit, por kur njeriu i zhduku ato, murit i doli të lozte një funksion të ri, të mbronte ca njerëz nga ca njerëz të tjerë. Sa për t‘u freskuar kujtesën, çojeni mëndjen te Muri i Adrianit në Skoci, te vija e Mazhinosë, apo te Muri i Madh Kinez. Shekujt rrodhën varg, por funksioni i mureve nuk ndërroi, derisa njerëzit kujtuan se u qytetëruan aq shumë, sa prishën edhe murin e fundit që kish mbetur në mes tyre, Murin e Berlinit. Ta prishim, thanë, tani jemi aq të qytetëruar sa të mos mbrohemi më me mure nga njëri-tjetri, por me ligje.

Para ca kohe Bashkia e Tiranës zuri të ngrejë një mur. Zuri të rrethojë me mur Parkun e Tiranës. Ky mur i shekullit XXI, vërtet që po lartohet që të kryejë atë funksionin e lashtë të ruajtjes, por, si çdo gjë që në këtë vënd është së prapi, edhe muri është së prapi: Nuk do të ruajë njerëzit nga pylli, por pyllin nga njerëzit. Që të merremi vesht. Një copë e këtij muri ka filluar vite të shkuara, që kur punoja vetë në Bashki, atëherë kur u mbarua ajo copë e tij që shkon anës Parkut nga krahu i rrugës së Elbasanit. Aso kohe kam qënë (dhe jam edhe sot) pro ngritjes së këtij muri. Nëse avancimi i betonit të pallateve nuk vazhdoi më tej të zinte edhe atë ç‘kish mbetur nga Parku, kjo qe vetëm falë faktit se nuk e kapërceu dot atë murin. E paçin dorën e lehtë ata punëtorët e murit, e u vaftë puna mbarë.

BRENDA MURIT

Ca më tej murit që po ngrihet, një tjetër copëz natyrë thërret me dëshpërim për shpëtim: Kopshti Zoologjik. Para ca ditësh, desha të përsëris spiralen e historisë dhe, siç më kishin çuar mua prindërit tri dekada më parë, thashë të çoj edhe unë time bijë tri dekada më pas. Ajo ç‘ka pashë atje nuk thuhet me fjalë, por unë do përpiqem ta them me fjalë, se veç fjalën kam në dorë. Ato pak kafshë të mbetura midis hekurave vetëm pak hapa larg nesh, vazhdojnë të lëngojnë një robëri të pamerituar.

Studionjësit thonë se një çift luanësh apo arinjsh, i lirë në natyrë ka një territor që shkon nga 10 deri në 30 km2, fushë e hapur, pemë, bar, kafshë gjahu, diell e ajër. A s‘më thoni dot, se si e ndiejnë veten ata dy luanët e mbyllur në një kafaz të lagësht, të ftohtë e të zymtë, jo më i madh se 20 m2?! Kafazi është i mbyllur me beton më të katër anët, me një palë hekura të trashë dhe, mbi to, edhe me dy palë rrjetë teli të imtë dhe në fund edhe me një kafaz xhami së jashtmi, që pemët jo vetëm të mos shihen dot nga të gjorat kafshë, por as shushurima e gjetheve të mos u mbërrijë në veshë sa për t‘i nanurisur.

Më tej janë dy shqiponja e gjysmë. Kjo gjysma, është ajo shqiponja që u kap para ca muajsh me krah të thyer nga ca fshatarë dhe që, vetëm falë këmbënguljes së nja dy dashamirëve, u arrit t‘u merrej fshatarëve (që do e mbushnin me pambuk) dhe të mbyllej aty, në Burgun e Kafshëve të Tiranës. M‘u thaftë dora që shkrojta atëhere, se s‘kish gjë më të trishtë se sa ta shihje tani të mbyllur aty në kafaz me një një krah që i varej përtokë dhe me sytë të ngulur në një pikë prej ku nuk i lëvizte, sado që u përpoqa t‘i bëj shenja. Po ta kisha lënë të ngordhte atëhere, sot të paktën shpirti do t‘i bridhte i lirë lart në qiell.

Pastaj vjen një kafaz me një ujk të vetmuar që, me rregullsinë e të çmendurit, bën vajtje-ardhje 3-metroshe në një cep të qelisë së tij. Gjithsej jo më tepër se nja 10 shpirtra të mallkuar nga perënditë që i krijuan, që të rrinë brenda muresh të trasha betoni. Eci më tej. Pellgje të thara, që dikur kanë qenë liqenthe dhe, pranë tyre, dy rrethime brenda të cilave rrotullohen ca lama të lodhura, qime-rrjepura e gjithë plagë, që ngulin turinjtë midis vrimave të rrjetës së telit, duke pritur mëshirën e ndonjë fëmije që mund t‘u zgjasë pak bar.

Pellgu i fundit nuk është i tharë. Është i mbushur me një ujë të qelbur kundërmues, të mbuluar me plehra dhe që vënde-vënde është trashur e bërë baltë. Në të përpëliten ca pata dhe një mjellmë e vetme, njëckë e vetme që, nisur nga dokumentarët e Geografic Chanel, di se ngjyrën origjinale duket ta ketë pasur të bardhë. Ajo mjellma e këtushme është ngjyrë e verdhë në kafe, për shkak të ujit të qelbur. Pyes dhe më thonë se uji nuk ju ndërrohet prej shumë kohësh, për shkak se tubat nuk funksionojnë prej shumë vitesh. Tani, kohë pas kohe, vjen një autobot i cili sjell ujë pastër sa për të holluar tretësirën ku notojnë të gjorat shpendë. Duhet të jenë të vetmit shpendë në botë që gëzohen nga zhurma e makinës se ju sjell ujin, pasi në botën e lirë shpendët i tremb zhurma.

JASHTE MURIT

Meqë ra fjala te zhurma. Mos kujtoni se Kopshti Zoologjik është një oaz qetësie. Por, as mos kujtoni se është i mbytur nga britmat dhe klithmat e kafshëve dhe shpendëve. Ato fatzeza janë aq të tretura nga uria, sa nuk mund t‘ia lejojnë vetes luksin të harxhojnë energji për të klithur, siç Zoti i ka krijuar. Jo, Kopshti Zoologjik është i mbytur nga zhurmat e ndërtimit. Përgjatë gjithë perimetrit të tij ndërtohet, jo shtëpi e vila, por pallate, ku me 6 e ku me 8 kate. Zhurmojnë betoniera, gurë fleksibël, sqeparë, vinça, pompa, sharra e gjithfarë veglash që ka çpikur njeriu i qytetëruar për të kafshuar natyrën.

Kopshtin, nga gardhi e brenda e ka Bashkia e Tiranës, ndërsa nga gardhi e jashtë e ka Komuna e Farkës. As që po lodhem t‘u them se t‘u përshkruaj se ç‘po ndërtohet ngado përreth e deri rrëzë gardhit, pasi pena është e dobët e s‘ia del dot ta thotë me fjalë. As të them "masakër urbane" s‘vlen, se është thënë e stërthënë. Lëshoj vetëm një mallkim nga brënda vetes: kush i ka lëshuar këto leje e ka mbushur xhepin, mos ua paftë hajrin atyre parave!

Ata që kanë përfituar duke mbushur xhepat sa s‘u çahen nga shkatërrimi i kodrave rrethuese të kryeqytetit, nuk bëhen më tepër se 40 a 50 vetë. Nja tri a katër kryeministra e ministra që kanë mbyllur e mbyllin sytë, nja katër a pesë kryetarë e ish-kryetarë komunash, nja 10 a 20 funksionarë të tjerë, polici ndërtimi, zyra urbanistike e të tjerë të këtij kallëpi. I gjithë qyteti me 400 a 500 mijë banorë, nuk është në gjendje t‘i bëjë ballë këtyre 40 a 50 vetëve. I bie dhjetëmijë kundër një. E shihni pra se sa të pazotë jemi ne shqiptarët për t‘u organizuar e për t‘i bërë ballë të keqes?!

Të kthehemi prapë te Kafshët. Në të gjithë botën, kopshtet zoologjike rrethohen me hekura që, ato që janë brenda të mos dalin dhe të hanë ata që janë jashtë. Në Shqipëri, ku siç e thashë gjithçka është së prapi, hekurat e rrethimit shërbejnë që ata që janë jashtë, të mos hanë edhe atë pak vënd që ka mbetur brenda. Edhe kjo së prapi, si në kohë të Komandantit, kur kufiri ruhej me ushtarë e tela me gjemba, jo që të mos hynin ata që ishin jashtë, por të mos dilnin ata që ishin brënda.

Dal jashtë i tromaksur duke mallkuar veten. Për të nxjerrë dufin që më është mbledhur lëmsh në fyt, i telefonoj një miku që merret me kafshët. Ma kthen se e di situatën po s‘ka ç‘të bëjë dhe më lutet që të mos ja përshkruaj se i vjen ulçera. Mbyll telefonin dhe marr një tjetër, që është edhe më ambjentalist se i pari. Ky sikur të kish përgjuar të parin, ma pret edhe më shkurt: "aman mos më thuj gjo, se s‘mbaj më". Të nesërmen takoj një tjetër që, rron më shumë duke bredhur maleve sesa nëpër qytete, por edhe ky nuk pranon të dëgjojë. Çar do nga unë, më thotë, të marr pushkën me dylbi dhe të shkoj e të vras ndonjërin?

Ndërsa ju po lexoni këto radhë, mos harroni se atje brenda gardhit, kafshët vazhdojnë të vuajnë pa faj, ndërsa jashtë gardhit vazhdojnë të ngrihen shtylla betoni. Megjithatë, kafshët e gjora të mbyllura atje brenda, të sëmura e të drobitura, me lunga qelbi e qime të rëna, të uritura, të trembura e të stresuara, e kanë një mision fisnik për të cilin duhet të mbeten aty edhe në atë gjendje dëshpërimi. Sot, Kopshti Zoologjik ka mbetur si një pykë e fundit gjelbërimi e futur mes një marrie pallatesh që e kanë rrethuar ngado. Ditën që, për shkak të ngordhjes së tyre ato gjallesa nuk do të jenë më aty, do të mungojë edhe sebepi i fundëm që bën që Kopshti të mos zihet me pallate. Duroni kafshë të gjora, duroni në emër të jetës së amëshueme që ju pret në botën tjetër, si shpërblim i vojtjeve të padrejta që hoqët në botën e njerëzve, duroni edhe në emër të fëmijëve tanë, që ende kanë një copëz tokë me bar, falë sakrificës tuaj sublime.

P.S. Kam hall se mos më thonë që me shkrime si ky, po dëmtoj kauzën e madhe të opozitës. Unë jam gati të sakrifikoj për këtë kauzë, që është vërtet e madhe, mirëpo si i bëhet që t‘ia shpjegojmë këtë gjë edhe luanit qimerënë, ujkut me lëkurë të qelbëzuar dhe mjellmës së përbaltur? Si t‘ua themi që të durojnë edhe ca se, posaqë të shpëtojmë demokracinë, do kthehemi të shpëtojmë edhe ato?!

44 Komente

shkrimi do te ishte shume i mire dhe ne vecanti paragrafi i fundit,

nese nuk do shkruaje :"kam hall se"...

dreqi ta marre, te gjithe tek "tymi" i zhargoneskni shkrimet ju qe shkruani neper gazeta?

O Lame,

pse je bere kaq sensitiv tani qe nuk je ne bashki? Se, kur ishe ne Bashki, dhe kishe mundesi te beje ndonje gje per koopshtin, nuk bere ndonje gje (ok, e pastrove). Ato kafshet ashtu kane qene edhe atehere: ne gjendje te mjere, te kepusin shpirtin dhe ulceren! 20 vjet!

Po fillo o njeri nje iniciative, qe te besh dicka per kafshet e per femijet. Ate KZ aty e ka marre lumi, teresisht lumi - e shumta cfare mund te besh aty (dhe eshte e beshme) eshte ta transformosh ne nje kopesht per kafshe te domestikuara qe te shkojne femijet e Tiranes e te argetohen duke i perkedhelur e duke i ushqyer (bej edhe nje kend lodrash natyrore, jo nga ato te shpifurat e rruges se elbasanit, qe te kenaqen me shume femijet). Bej nje projekt, kerko njerez qe e duan ate projekt, kerko fonde, beju aktiv, dhe nderto dicka. Punoni per trashegimine! Mos ua kerko te tjereve, beje!

Lame Lame, ke shkrujt si me qene une, si popull i thjeshte qe ben muhabet kafeneje dhe shfryn. Ti dukesh i dorezuar, gjer ne nje pike deshperuese, sa se kuptoj ca efekti duhet te kete te lexuesi ky shkrim pervecse ta leshoje fare e ta deshperoje.  Per kete arsye, dhe per stilin shume bajat te te shkruarit sta jap pike.

Tashti, po e zeme se ska rendesi fare qe ti ke punuar ne bashki.  Dhe po e ze qe ti nuk shkruan per honorar. Une kam pas shprese se e vetmja shtyse qe njerezit e pushtetit te benin ndonje gje te hajrit per kete vend, ishte sepse do ta benin kete vend per hir te femijeve te tyre. Por tani e kam kuptu se shpresa ime ka qene e kote. Por, ti Lame, ke femije, po keshtu dhe shume te tjere, dhe ata miqte e tu me cifte dhe qe rrine malit.  Dhe meqe nuk shkruan per honorar, por sepse ke nje shtyse nga brenda, dhe meqe ti ke akses bashke me miqte e tu, ne media, ne organziata etj etj, pse nuk nisni dicka te mire, ndonje iniciative rehabilitimi, sic te ka thene selfi me siper.  E pastaj, nqs asnjeri nuk ju perkrah, do te thote se shqiptaret nuk duan tja dine. Leje me kaq, dhe bomba le ti bjere dhe kopshtit zoologjik. Me zor nuk behet.  Dhe ata qe kane dy leke do vazhdojne ti cojne kalamajt prape vetem neper kafene e restorante dhe ne rastin me te mire ke sofra e ariut per te pare ndonje shpend bojalli maje catise qe mund tju beje glasa mbi koke dhe arushin qe pi koka kola, ndersa mami e babi pine birra dhe cigare.

Isha te shtunen tek cirku i tiranes. Brenda nje kompleksi interesant qe perkrahet nga bashkia ku ka disa salla modeste por ama funskionale per shfaqje per te rritur e femije.  Lame, ishte deshperuese, qe, tirana me gati 1 milion banore, nje te shkrete te shtune, nuk mbush dot as cerekun e cadres se cirkut. 20 kalamaj ishin ne Cirk mor Lame. Tani interpretime une smarr persiper te bej, por beji vete ti. Dhe lidhe i cike me Zoo-ne, se gjerat nuk jane thjesht ashtu si duken ne pamje te pare.

Dmth pse tirana ska zoo, nuk eshte thjesht se nuk administrohet mire bashkia dhe Farkaret.

Dhe se fundmi une jam pro zoo-se.  Nqs do kishte ndonje iniciative, do ndihmoja me cte mundja.

 

smiley

U dashka dmth nji brez njeriu a dy per me u centru truni. E di pse them, se i her vaktit, ne ato kohet te cilat i analizojne njerez qe ose i kan pa nga pelenat, ose iu eshte nxi shpirti pa kthim prej padrejtesive e mynxyrave qe kane pesuar dhe kane shku padashje skic, ne ato kohet qe i qujme "moniste", cirku plot fare ka qene, bibliotekat po ashtu, TOB-i same thing (zot, njoh nje familje tiransish psh, shume te thjeshte fare, punetroe neper fabrika, qe ishin te marros pas operas dhe te sqaronin ta zeme, se ku i boni dy tre kadenca Edith Mihali heren e fundit), estrada, teatri popullor ka qene nje lloj qendre magjike... etj etj...  e kam pra fjalen te shkalla e deshires se popullit poshte per art (te lejum e te ndalum).

ka gjona qe nuk i ben dot betoni. as vilat 4 katshe te katunarve. ashtu si demokracia eshte veshtire (e pamundur dhe gabim do thoja) me u eksportu, ashtu edhe qytetaria dhe sqima ne shije nuk vjen dot as me kushtetute, as me hosanate e levizjes se lire. Shume e trishtume kjo panorame.

tirana me njemiljon banore,nje te shkrete te shtune,nuk mbush dot as qerekun e cirkut

eh maj men kur ishim kalamaj,te dilave linim lojen pergjysem ne 10.10, e vrap ne shpi, se fillonte teatri i kukullave. por ka te ngjare se fajin e ka sistemi,shume depresiv ky kapitalizmi

teatri i kukullave per inerci vazhdon te mbushet mire cdo weekend.

ata bejne nje pune te mire ne pergjithesi.

eshte dhe goxha me i lire se cirku.

por prape per nje qytet si tirana duhej te ishin te pamjaftueshme, e nderkohe, dalin e teprojne

nuk e ka sistemi fajin, e ka larmia e ofertave te programacioneve... kompiuterat,  interneti, filmat horror etje etj

athere nje televizion ka qene

Aso kohe kam qënë (dhe jam edhe sot) pro ngritjes së këtij muri.

Ngritja e atij muri asnjehere s'me ka pelqyer. Ngritja e atyre mure te larta duke zene nje pamje aq te bukur te pyllit me eshte dukur krejt e pavend, packa se z. Lame pretendon se muri u ngrit per te mbrojtur pyllin nga njerezit. Me duket se me kete, me teper kerkon te mbuloje paaftesine e bashkise per te ruajtur te pacenuar ate pyll, ose ndogje gje tjeter, qe Lames nuk i volit ta pranoje haptazi.

Keto lloj shkrimesh me duken si kofini pas te vjelit.

 

Une nuk kam asnje problem me ato qe ngrihen ne shkrim, Lamja me duket  nder te paktit qe nuk heziton te ngreje zerin per absurdin tone, te buke-perditshem. Dhe e pergezoj per kembenguljen.

Problemi im i vetem eshte me menyren e te shkruarit, sepse supozoj qe njerezit qe kane aksese te tilla neper media,  gazeta e editoriale, duhet te zgjedhin forma e menyra me te lartesuara te percjelljes se mendimit & shqetesimit.

Burgu i kafsheve i Lames eshte ne fakt shume i ngjashem me burgun e qytetareve ne te cilin ndjehen se jetojne shqiptaret prej qemotit e ne vazhdimesi e pafundesi ( mesa duken gjassat do te vazhdoje edhe kur tu lejohet te levizin pertej kufirit me pasaportat biometrike qe ju ka premtuar Berisha/Meta ne fundit te vitit qe vjen)

Me duket ironike te flasesh per "mireqenien e kafsheve e shpezeve apo te zonave te gjelberuara ne shqiperi" (edhe pse i mirekuptoj mjaft mire dhe nga tjeter te vjen per te vjelle arroganca e inoranca e shume bashkekombasve te mij per te tilla ceshtje)  nderkohe kur neper rruget e tiranes sheh perdite dhune, kaos, maskarrallek e pafytyresi ndaj te gjitheve e kujtdo. Sic ndodh rendom ne vende te pazhvilluara si Shqiperia viktimat e pare te kesaj dhune kolektive jane ata qe jane edhe me te dobtit e te pafuqishmit - femijet, pleqte, invalidet, grate etj.

Dhe kjo dhune kolektive nuk eshte dicka e nisur apo e stisur nga Berisha e Meta - ata padyshim japin modelin e tyre te peshtire te arrogances, dhunes e te qendruarit mbi ligjin  - ka qene tek ne dhe lulezon cdo dite qe nga trafiku skandaloz, tek dhuna verbale e zhurmat ne kupe te qiellit, e deri tek fyerja, poshterimi, tallja qe u behet personave ne hall kudo e per cdo gje.

Emancipimi i nje shoqerie nis tek kujdesi qe tregon per shtresat me vulnerabel te shoqerise dhe ne kete aspekt mjere femijet, grate e plakat shqiptare ne kushtet e nivelin qe ne u kemi krijuar atyre.

Per te mos folur per kfshet e shkreta te cilave nuk u vjen rradha ne kete liste te gjate padrejtesish.

Ne lagjen tone ( ose ku banoj une ) ka ca qener qe vijne verdalle qebaptoreve ( ose pubeve - si u thone tani) dhe presin kur zoterijte e lokalit hedhin mbeturinat here pas here per tu ushqyer . Por kesaj dreke a darke i shtohet edhe humanizmi i madh i popullit te Lagjes qe nuk rresht duke hedhur mbeturinat  si te munde.

Dhe ne keto vatra hedhurinash shikon se vijne zogj , pellumba , laraska , mace, buburreca , milingona e c'nuk shikon sipas lloit. Keshtu qe fare mire mund te quhet nje ZOO Lagjor. Si padashje por Demokracie as mish as peshk e Salisteve ka krijuar ca mini zoo ne te gjitha lagjet , gje qe ja heq merakun Lames , per me teper me shtimin e pallateve kater katshe keto mini zoo jane shtuar per cdo rruge

Artan Lame eshte nga te paktet qe mendoj se vertet i dhemb shpirti per Tiranen. Sidoqofte, duke ditur qe Lame ka qene mik i Rames dhe KZ eshte nen hyqmin e Bashkise, do doja te dija cili ka qene reagimi i Rames kur Lame i ka ngritur kete shqetesim!!!! Besoj qe eshte fare kollaj dhe pa ndonje shpenzim kolosal mbyllja e parkut, lirimi i kafsheve dhe nderrimi i destinacionit ne nje KZ me kafshe te buta ose sikur edhe nje park lodrash me gjelberim. Por supozoj, Rama po e ruan edhe kete oaz per ndertimin e ardhshem me beton ku miqte e tjere te perbashket te Lames e Rames do bejne projektin e radhes.

Masakrimi i kodrave pas liqenit eshte i tmerrshem. Kalova nje dite me makine ne gusht, o zot, o zot. Pallate te ngjeshur me njeri tjetrin qe kane marre faqet e kodrave, nje makuteri e llahtarshme per betonim kudo qe munden pa asnjelloj dhembshurie per natyren dhe njerezit. Mqs vota nuk funksionon ne Shqiperi, uroj qe sic edhe po ndodh, tu mbeten ato pallate ne dore te pashitura dhe ti pijne ujin betonit pastaj. Nuk ma kap dot llogjika se si 4-5 katunare derra dhe te pagdhendur qe drejtojne komunen e Farkes te kene kaq shume pushtet qe demton jo vetem Farken apo Tiranen sot por edhe brezat e ardhshem.

PA SHPRESE

Jemi cuditur me bunkeret e Enverit,vend e pa vend dhe na ka shqetsuar problemi si ti heqim ato,jo mer vella ato kane qene lule para betonizimit te sotem... betonizimi i vrullshem pa ndalese dhe i gjithaneshem pa as nje kontroll dhe kriter te hapsirave te gjelberta do te jete nje shqetsim dhe nje problem i perhershem per popullsine, atje ku ato jane ngritur! 

Kostoja e heqjeve te tyre do te jete e paperballueshme per ekonomine shqiptare.Fosilet e tyre njesoj si ata bunkere do te ngelen per jete!Parku i Liqenit, Kisha e Shen Perkopit nuk do ti ngelet shenje se do te mbytet nga betoni!

Kush e ka fajin? Vetem Edi Rama?

sapo hetova dhe shkrimi ka dale tek gazeta "shqip" dhe jo te shekulli, por si duket administruesi i sajtit i merr copy-paste nga adresat online dhe nuk interesohet te bej nje briefing mbi burimet, po nesje.

me kete shkrim Z. Lame tregoi hapur ne pjesen e pare se eshet kulturogu i cimentifikimit te tiranes me propozimin e murit per parkun e tiranes...

pjesa e dyte e kopshtit zologjik eshte per te ardhur keq jo per shkrimin per per kashfet qe shkruajne...

duhet larmeruar drejtori i kopshtit zologjik se i eshte arratisur nje struc ose politikan qe ul koken edhe ndaj masakres urbane te bre nga partia ku ai militon me aq zelll

tjeter..

keta jane gjera te tjera dhe po e hedh aresyhetimin tim diku tjeter..

me falni..

...meqe Kzoo qenka i mjere spo  i bika unaza ta caj mes per mes?.....me duket se i bi kop botanik qe ta bej si ate k.zoo....

....per here te pare pash vetem 24 ore me pare kop Zoo ne chiacgo....nga cfare kisha degju u zhgenjeva...por tani qe me kujton ky ate te tiranes spo ankohem...

Noten dhjete per vigjilencen fshirese . Ja keshtu ka lezet te bjere fshesa kur hiqen " te piret " qe vjellin vend e pavend. Kuptohet edhe monedhat e kembimit s'kane me arsye

Eh shyqyr per here te pare filloi ere e mbare . Fati u ndihte ne kete Logjike REALE . Pershendetje me plot gojen fshiresit!!!!!

Kopshti Zoologjik i Tiranes ndodhet ne nje gjendje te mjerueshme. Kafshet po pakesohen dita-dites dhe kafazet bosh kane filluar t'i mbushin me pellumba ose  me kumri. Tigri dhe njeri nga luanet nuk figuronte. Po ashtu edhe majmuni kishte ikur per lesh.

Tirana e diteve te sotme nuk ofron asgje tjeter pervec lokaleve dhe betonit pa fund.

ore me thoni njecike,

a eshte vertet mangesi te mos mundesh te rrish dot me gjate se gjysem ore ne nje lokal?

 

nqs ska tym duhani, ska muzike te larte dhe ulerima perqark, ekspresi eshte i mire, ujti minimalisht tepelena dhe je ne shoqeri te mire, po , eshte mangesi smiley

bedrije, kam gjet nje strofke, ( ajo aty ka qene, xhanem, por tani po ia ndjej lezetin), ku rri me shoqnine, ose dhe vetem, duhani nuk lejohet, ( me ate rast, po e rralloj dhe une cigaren) muzika eshte e bute, e ulet, dhe njerezit flasin nen ze, ose lexojne. Me mire se ne shtepi. smiley

lexojne the ?

ke friends ?? se tjeterkund skam pa rob qe lexojne smiley

aty ka dhe nje gje te mire, se ta sjellin cajin dopjo, e kshu , mund te pish dy veta me cmim per 1 smiley  dhe lexon ne paqe

Mbi te gjitha, muzika s'eshte me ze te larte. Nganjehere, me duket se jam aq e lodhur, sa dhe kur ngrene zerin e tv komshinjte, me duket sikur i kam brenda ne shtepi dhe vetem sikleti me mban te mos shkoj t'u trokas ne dere..

 

do e kete fajin shoqeria patjeter

po varet, mos e kerko fajin vetem ke te tjeret smiley

behu nje cike me e dashur me shoket dhe shoqet smiley

 

po ku e di ti mi bedrije qe une nuk jam "e dashur", apo gojedhenat !!!

 

hahahaha

po jo mi , ku kam nge une te merrem me gojedhena.

Ja futa kot meqe u ankove smiley

 

jo jo ke te drejte, hither jam smiley po do ti qe me pelqen shume vetja keshtu e pahipokrizuar  smiley

 

 

mire e ben smiley

mos e rruj !

une te nuhas ty pa e mbaruar fjaline akoma

difekt i madh dhe ky ne fakt smiley

epo dhuntive qe na ka dhone perenia skam ci boj as une qe jam e nuhatshme, as ti qe ke shume nuhatje smiley

nuk osht difekt, perdore per te mire dhe bohet dhurate smiley

 

e pra e shikon?

pune nuhatje eshte qe une nuk qendroj gjate me robte ne lokal smiley

sa te harxhoj kohe t'i njoh ma lehteson punen nuhatja smiley

nejse bye ika une

kalofshi mire

ah, po kjo duhet te jete smiley

bye smiley

klm

... shoqeria civile sidomos. Ajo e ka fajin. Qe ben mungesa per vete.

 

ë? si e pate kete ti?

... si zakonisht, me thumba. Nuk di te qelloj ndryshe.

Problemi eshte thumbat e mi jane te praruar dhe nuk shihen ne drite te diellit, te marrin syte. Prandaj krijohen turbullira.

Por nje shoqeri civile, flo-flo, i shuan te gjitha mungesat e tjera te gjetjes se nje prapanice vend ne nje lokal "matyvy". Sepse shoqeria civile nuk e humbet kohen as ne lokal, as ne bar, as ne disko, por krijon, ftillon, terheq perpara. Dhe eshte kjo shoqeri civile qe mungon ne Tirane, ne Lushnje dhe ne Rreshen.

Sot per sot, kemi vetem shoqeri fisnore, dashurore, fejsbukore, si dhe shpk te ndryshme gjithashtu. Por civile, ende s'ia kemi ndjere eren. Kur te behet ajo, do gjemojne topat e te gjitha mbreterive te botes qe me ne fund shqiptaret i lane lidhjet fisnoro-klanoro-krahinore, dhe u futen ne rrugen e begatise. Por kemi kohe deri atehere, une po kthehem nga krahu tjeter e po ia kepus nje gjume te mire.

Nderkohe ju ruani luanin ne kafaz dhe "gorillen" ne kolltuk te bashkise.

bedrije, kam gjet nje strofke,...!!!!!!!!

Bedrija qofte po e duroi kete turp . Po pse mi zonja Ana H , cfare eshte Bedrija ? Vertet prurja eshte per Zoo , por Bedrijes i kuajne rroqet te gjith Luanet e Tigrat smiley.

Eshte nga ato qe nuk rri ne strofkulla , tojbestakfurllah , por del ne mexhlis , dimer e vere me Tanga smiley . Eshte e shoqerise civile Ajo smiley

Me fal Bedro se te dola ne mbrojtje pa pyt , po s'munda me e duru kete Turpe !

ëhë...  sa bukur e the...

"Por kemi kohe deri atehere, une po kthehem nga krahu tjeter e po ia kepus nje gjume te mire".

kjo fjali me kujton nje shoqe kopeshti qe gjithmone na thoshte inatcore kur nuk ishte ne qender te vemendjes sone: keni inat une e kam kukullen me te bukur se juve, keni inaaaat...

 

 

 

 

 

 

 

Oh te keqen e Hurbinekut qe shpenzon kohen e vet. C'flas une e ç'flet ti. Cfare kithtesie ! Une per Burrel e ti per Corovode, e hajde takohemi pastaj gjekundi.

Eh mire, te behemi serioze tani, ashtu e do puna, me pelqevi shume kukulla jote dhe s'e kam iç inat.

 Po ku ke ashtu ti mi dreq si tonat ? Vecem po ja ke mare atij Luanit te Zoo qe ka humbur smiley  Dhe mos me kerceno mue Ti ! Nuk jam i shoqerise civile una.... cfare flas una e cfare flet ti smiley 

po ti ere the, qe mua me rrun koqet luani (jo hajdaraga jo ) dhe tigri smiley

apo harrove kaq shpejt.

qy tashti me skleroze e dreq smiley

Po jan figurative mi ... Po ti vet ke thone qe "s'mor vesh fort nga Letersia "    Ti te kishe pyt i here : " O Idris ! Pse me bo me ashtu ti mue " ?  Per te te burrnue mi si Luan . Se Luaneshe Je . smiley  

Me duket do nonji leksion per Letersie ti  nga shoqnia Civile per krahasime nga ZOO-te! smiley

aaa na fal,

po brez leshi jena na, skena ba letersi n'shkolle te betohem. Zysha ime e letersise thoshte vetem " te hangert mortja, te rafte mas qafe ore maskara  mos baj zhurme' ose "pushoni moj dreqka llak llak llak sdini pune tjeter ju" "D

He pra mo !!! E shikon qe nuk kishte krisma smiley ... Na per te miren tuej u mundum , me qe Ana H t dote me te fut neper qorsokake, si vene te qeta , pa zhurma etj etj . Me t'fut ne kurth ( eshte term letrar se nuk je kafshe per te te kap per Zoo) smiley 

Po kush i ha ato ??? Hajt te nigjofsha te miren e si gjithnji pa te shame dreq . Se je deli zonje gruasmiley

 Pavarsisht seç thone komentatoret ketu , artikulli i Lames me pelqeu, dhe kjo situate tregon se sa shoqeri e dobet jemi. Disa komunare a bashkiake qe japin leje ndertimi per pallate prane qendrave publike, si Kopshi Zoollogjik, Teater, Bibloteke, mendoj se duhet te vihen para pergjegjesise. Te japesh leje ndertimi per parking makinash, edhe eshte e pranueshme, por per pallate me duket idiotesi. 

Sa per numrin e vizitorve qe ka rene (siç e tha dhe nje komentator), mendoj se futja ne kafaz e Buall Mavrise dhe Xhirafes se Bashkise se Tiranes, ne ate kopesht, do ta rrisi ne maksimum numrin e vizitorve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).