BULETINI I LUFTES

Transmetojmë buletinin javor 05-11 tetor:

- Në Finiq u shemb muri romak, një nga shembujt e rrallë në teknikën "opus reticulatum" të mbetur kësaj ane të Ballkanit. U mbijetoi furtunave të 18 shekujve dhe më në fund, në shekullin XXI, e prishi një fshatar që do të zgjeronte shtëpinë me paratë që kish vënë mënjanë nga kurbeti i Greqisë. Në fakt, ngjarja ka ndodhur para ndonjë muaji, por deri para pak ditësh ishte mbajtur e fshehtë me sukses nga ana e Drejtorisë Rajonale të Monumenteve.

- Në Tiranë oficerët e përmbarimit filluan veprimet për nxjerrjen në rrugë të madhe të koleksioneve të Muzeut të Shkencave të Natyrës. Pjesa më e vjetër e këtyre koleksioneve janë krijuar që në vitet ‘30 nga françeskanët e Shkodrës. Enveri, françeskanët vërtet që i çoi në litar, por koleksionet ua ruajti me kujdes, duke u shtuar edhe të tjera të krijuara në 40 vjetët e diktaturës.

- Në lulishten para stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", filloi nga ndërtimi një godinë. Meqenëse kemi të bëjmë me një godinë me leje, të paktën kemi të bëjmë me shkatërrim të ligjshëm dhe jo të paligjshëm. Pushtonjësit italianë, 70 vjet më parë, e blenë atë tokë dhe ia dhuruan qytetit duke e bërë lulishte, ndërsa ne çlirimtarët, shtatëdhjetë vjet më pas, po e zëmë me beton.

- Vazhdon me ritme të përshpejtuara shkatërrimi i hotel "Dajtit". I projektuar nga arkitektët më të famshëm të kohës, përfshirë Gherardo Bosion dhe i dizajnuar në detaje nga Gio Ponti (i konsideruar si babai i dizajnit modern europian), për shumë kohë ka qenë Hoteli më modern i Ballkanit. Ka përfunduar plaçkitja tërësore nga brenda deri edhe tek abazhurët dhe kornizat e dyerve dhe të kaloriferëve, ndërsa po punohet për shkuljen dhe vjedhjen e blloqeve të skalitura të mermerit me përmasa të mëdha. Ajo që e bën edhe më interesante këtë proces nga pikëpamja psikologjike është se ajo çka nuk ka qenë e mundur të vidhet për shkak se është e ngjitur në mur, është thyer në mënyrë metodike. Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma më e lartë e barbarisë. Ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

- Në Korçë vazhdojnë punimet për heqjen e asfaltit dhe shtrimin me pllaka të Bulevard Republikës. Kjo ka qenë rruga më moderne e qytetit në vitet ‘30 dhe një nga rrugët e para në vend të shtruara me asfalt. Sot, në vend që të ndreqim pikërisht këtë element, bulevardit po i hiqet asfalti dhe po shtrohet me pllaka, ndërsa rrugicave të lagjes muze po u hiqet kalldrëmi dhe po shtrohen me asfalt. Ta kisha me të dëgjuar s‘do ta besoja, por e pashë vetë para tri ditësh.

- Me dinjitetin tragjik që i ka karakterizuar në shekuj kafshët shqiptare, një grusht syresh vazhdojnë të vuajnë në grahmat e fundit në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Institucionet po presin me durim ngordhjen e tyre për mbylljen përfundimtare të Kopshtit dhe kthimin e tij në zonë ndërtimi. Shkenca thotë se pas shfaqjes së shenjave të para të artit, kujdesi për kafshët duhet të ketë qenë hapi i dytë drejt njeriut të qytetëruar.

- Në Butrint gjatë kësaj jave u shkatërrua gurorja antike 2400-vjeçare dhe, mu rrëzë kanalit, njëqind metra nga kështjella trekëndore, po punohet me ritme të përshpejtuara për lartimin e një ndërtese trekatëshe. Venedikasve kur e ndërtuan atë kështjellë në shekullin XVII, Ali pashait kur e restauroi në të XVIII-in, Eduard Lirit kur e pikturoi më 1850-n dhe Ugolinit kur e rizbuloi më 1926, nuk u kishte shkuar ndër mënd dot një idiotësi e tillë.

- Në Berat në lagjen "Goricë" me fonde të Institutit të Monumenteve po provohet të restaurohen kalldrëmet. Një grup banorësh të lagjes u ankuan se vunë re që kalldrëmi i restauruar nuk është më me pllaka guri, por me zall lumi. Që ta merrni vesh ju, në Mesjetë dallimi mes qytetit dhe fshatit ishte se kalldrëmi i fshatit ishte me gurë të palatuar ose me zall lumi, që kushtonte pak gjë, ndërsa kalldrëmi i qyteteve (dhe veçanërisht në qytete të fisme si Berati) bëhej me pllaka guri të latuara. Të jetë çështje e fshatarizimit të qytetit, apo thjesht çështje tenderi?

- Nga Durrësi vjen lajmi i ndërrimit të destinacionit të një pjese të parkut të Kampit të Pionierëve, në zonë ndërtimi për Pallate 8-katëshe. Kjo zonë është ndër të fundmet zona të gjelbra dhe të pyllëzuara të mbetura në të gjithë gjatësinë prej 15 km të Gjirit të Durrësit nga Currilat deri në Karpen. E ndërtuar fillimisht nga italianët gjatë Pushtimit dhe më pas i zgjeruar nga Komandanti nën zgjedhën e Diktaturës, pishat gjigante të kësaj mushkërie të gjelbër me ç‘duket nuk ia dolën t‘i mbijetojnë babëzisë së Demokracisë.

- Në qendër të Tiranës vazhdon i quajturi rikonstruksion i Piramidës. Në këtë kuadër, godina po zhvishet nga veshja prej mermeri të bardhë dhe po vishet me pllaka granili gri. Mermeri origjinal ishte sjellë nga Kararra e Italisë, duke zgjedhur kështu mermerin më të bardhë që njihet në Europë. Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr. Tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr. Bolshevizmi, përpara se të jetë ideologji, është mënyrë të menduari dhe vepruari.

- Nga Veriu kësaj jave nuk kemi lajme të reja. Sqarim: në Veri meqenëse shkatërrimi i trashëgimisë është i vazhdueshëm ("opus perpetum" do thoshin latinët), nuk përbën lajm java kur prishet diçka, por java që do të kalonte pa prishur ndonjë gjë.

Me kaq mbyllim buletinin javor të luftës së shqiptarëve kundër Shqipërisë.

p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!!

Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma superiore e barbarisë, pasi ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

Ata që e ndërtuan Piramidën e Diktatorit, duke e veshur me mermer të bardhë, bënë që godina të mos dukej si varr, ndërsa tashmë, çerek shekulli pas vdekjes së Komandantit, duke e veshur atë me granil gri nga ai që përdoret për të bërë varret në Sharrë dhe në Shish-Tufinë, ia dolën që ta bëjnë që më në fund të duket si varr.

22 Komente

p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!!

Jo ky krahaim per te gjithe Shqiptaret .Vure piken mbi I .

Ne Shqiperi ka rene Hija e vertete e MALOKEVE me ne krye krye MALOKUN ose semundjen e Murtajes SALI BERISHA!

 

Në lulishten para stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", filloi nga ndërtimi një godinë.

Me ter' men kjo, apo egzagjeron ti daku?

Godine, me themele guri, apo po bejne ndonje kioske te perkoheshme?

Se vallahi, bilahi, po t'jete godine tamam, do ishte maskarallik i modh! smiley

Eshte godine dhe godine prej tamomi. Do te jete tre kate lart mbi dhe mbase tre kate poshte nen dhe. Kur te kaloj andej do ta fotografoj dhe do te ta dergoj.

Sa per enciklopedine Maqedonase ndaj te njejtin mendim me zotin Lame.

Nonen t'ja qeene! Hak e kemi!

Asigjo e vjeter nuk duhet me u leju ne Shqipnine e sodit si osht antare e Natjes!

Kush e ka lchu lejen?

Ai palla e Bashkise, apo ai si po na bashkon kombin?

Po mos u ngusni mer . C`ne ky vrull. Ata qe jane nga 10 vjec nuk mbajne mend qe ka pas lulishte aty dhe Lamja kot na con ne vitin fiu fiu.

Gojedhenat thone qe aty perposh ka nga krahu i arkeologjikut ka nje tunel qe komunikon me stadiumin. Ka ca qe dhe e kane pare me sy, po nuk po dine si me e shpreh kaq bukur si Lamja. Mirepo kur u aprovua apo u diskutu per ate te shkrete parkim sikur nuk pashe ndonje buletin lufte . smiley

Edhe sikur te dale ndonje Nukdums aty , kjo pune ka marre fund ndaj si kofini mbas te vjeli, ose : me ka cu baba me la gojen smiley

P.S. Lame,  Nano , kur fillun punimet heren e pare ne vitet e qemotit i nderpreu punimet, mban mend gje ti ? Si leje jo nga mali duket kjo.

Ore cer alienash po rrisni ju andejza?

 

ata qe jane nga 10 vjec nuk mbajne mend qe ka pas lulishte aty

Maqedonasit nuk kane gabur  po ne shqipove nuk na vjen mire aspak  dhe bejme kot show patriotizmi.

 

patriotizmi eshte me vepra dhe jo me rrahje gjoksi dhe djegie flamuresh. kush e do kete vend pervesh menget dhe del ne lufte kunder barbareve.

 

Se si me ardhka per Dajtin....Mendoja se e kishin kapercyer ket faze paloelitiche ne Shqiperi.....

Enveri e ka fajin.

 Ne kete shkrim Artan Lame kritikon pushtetin qendror dhe ate lokal. Dmth. edhe njeher e verteton se nuk ka dallim mes "Malokeve"(qeveriu) dhe "intelektualeve te Jugut"(pushtetaret ne Korce, Tirane etj)ne Shqiperi. Qe dmth. Shkurt e shqip JEMI NJEsmiley.

 Tamam nje, pertej te majtes dhe te djathtes smiley

Patriotizmi Shqiptar , shkemb graniti buze Adritatikut, kohe e shkuara e afert, ndryshon, ky patriotizem, me kalldrem e me asfalt.

Pse ore ?. ç'fare do lexojne femijet ne LEXIMIN LETRAR mbi popullin Beratas qe shtron kalldrem ( ja kam harru emrin heroit ) , sipas mesimeve te partis.

Zana, jo me vrull, Dajti mbaron ne qoftese prishet ne dhemel per te ndertuar diçka tjeter, nuk prishet vlera e nje ndertese nga abazhuri, o nga koka e dushit.

Artikuj te frymes se aksionit "GJITHMON GATI".

Shqiperia ka probleme si gjitha shtetet kapitaliste, problemi kryesor i Shqiperis eshte gjendja ekonomike, politike, urbanistike e komunikacionit, e trasheguar nga rregjimi idiot i diktatorit.

Ky Lame do jete nga ato qe shite mel tek Qemal Stafa.

 

 Aha, me sa duket Dajtit i paska dale fati kesaj rradhe. Sekush po e privatizoka per vleren e truallit,minus vleren e "pastrimit" te germadhave, qe padyshim do te vihet me e madhe se sa vlera e truallit. Dhe vetem ndonje mik pushtetar do te jete aq patriot sa ta beje nje sakrifice te tille tregtare 

Zana, jo me vrull, Dajti mbaron ne qoftese prishet ne dhemel per te ndertuar diçka tjeter, nuk prishet vlera e nje ndertese nga abazhuri, o nga koka e dushit.

Keshtu mendova edhe une tek Vila e Zogut ne Durres ne 97-ten kur pashe se ato qe kishin vjedhur abazhuret, kishin thyer mermerin e mureve qe ta nxirrnin telin te pademtuar.

Sa per lajmet e tjera do te thoja "Asgje per t'u habitur nga fronti i Perendimit"

Ate lulishten para "Qemal Stafes nuk e marr vesh. Para hyrjes kryesore te stadiumit ka qene gjithmone shesh deri tek Arkeologjikja. Kuptohet (B.C.) Before Chiosks.

te piaca Italia Pf. Ajo lulishtja e rrethuar me llamarina perballe Sheratonit

Se kam pa Sheratonin lal. Di qe tek sheshi perballe hyrjes se QS u ndertua nje kafene me oborr. Por perpara sheshi ka qene i zbrazet, dhe sherbente si parkim kur kishte aktivitete. Ne pjesen jugore, pertej rruges fillonte parku, ku me vone u ngriten ca barraka (hej mbase ai ka qene shesh ndertimi i Sheratonit.). Nejse Tironc, ta gezoni pallatin e ri. Sheshet bohen sa here te dush, pallatet mezi bohen. smiley

Bukur Lame

Bukur dhe ju peshkatare. Te pakten te gjithe e kane kuptuar se per hir te interesit te kombit duhet pranuar edhe kur e verteta duket antikombetare.

p.s. Dhe pastaj na vjen keq kur maqedonasit shkruajnë për ne se kemi zbritur nga mali!!!

Të shkatërrosh me qëllim vjedhjen, ka brenda një komponente utilitare dhe nevoje që përfaqëson formën klasike të barbarisë, ndërsa të shkatërrosh thjesht për qejf, është forma superiore e barbarisë, pasi ashtu siç është arti forma më e lartë e veprimtarisë njerëzore, edhe barbaria për qejf është forma më e lartë e barbarisë.

 

...a mund te mos ecnim ne gjurmet e Kumandarit dhe te perfeksiononim shkaterrimet? Pastaj, qe katandisur me kohe kokoshi nje thele qe prej 1967, kur Rinia jone Revolucionare, me Propozim nga Poshte e me Orientim nga Lart, u vuri kazmen objekteve te Kultit...

...kete punen e Maqedhonesve s'e mora vesh mire une smiley se ata shqiptaret atje nuk shkaterrojne si ne o Lame dhe AuronTare...

Vetem nje gje e ke thene drejt: Kumandarizmi para se te jete ideologji eshte menyre te menduari dhe te vepruari...Kot s'kane qene simbol i "ndertimit" KAZMA smiley

Qysh nga fillimi i shkrimit e deri ne fund, fytyra te shpreh nje buzeqeshje per shkak te stilit humoristik, mirpo nga ana tjeter, balli te rudhoset nga prapsirat (s'po i quajm krime) apo barbarizmat (megjithse jane te tilla) te shqiptarve. Pershkrim plot art. 

50 vjet na u desh te mesohemi me kooperativat,tja rrembenim pronen tjetrit,te vidhnim shtetin gjith diten, te prishim kish e xhamia,50 te tjera na duhen te ç'edukohemi e pastaj te shofim.....

Lama: nje ideolog i cimentifikimit qe kur ishte ne bashkine e Tiranes, e qe desh te ngreje nje mur te madh per te rrethuar parkun rinia. kete nuk e harron kush pastaj te riciklohet si nje mbrojtes i pasurise monumentare...

ne si popull shquhemi per dy veti:

nje memoria e shkurter

dy vandalizmi i thekshem..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).