Bojaxhi ikën nga KESH, ja shkaqet

Publikohet raporti me emrat dhe shkeljet e tetë drejtorëve të Korporatës: Ja abuzimet e kryera vitet e fundit

Tetë drejtues të KESH-it me në krye ish-drejtorin e përgjithshëm, Gjergj Bojaxhiu, janë bërë përgjegjës për dëmet e mëdha, abuzimet me fondet publike dhe performancën e keqe të ndërmarrjes së vetme shtetërore të energjisë elektrike në vend. Gazeta "Shekulli" ka arritur të sigurojë një kopje të raportit të detajuar me përfundimet e kontrollit dhe rekomandimet, që mban datën e 17 shtatorit 2009, drejtuar Këshillit Mbikqyrës së KESH sh.a., ku renditen akuzat për drejtorët me në krye Bojaxhiun, të cilët, sipas kontrollorëve të KLSH-së, kanë abuzuar me postet, dhe me anë të shkeljeve antiligjore i kanë bërë dëme të shumta ekonomike KESH-it.

Për katër drejtorë, respektivisht Eldar Kazo, drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja dhe Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës, KLSH-ja kërkon largimin e tyre nga puna, duke e motivuar me shkeljet që kanë bërë në postet që mbajnë, por edhe në ato që kanë patur më parë. Ndërsa për drejtorin e përgjithshëm Gjergj Bojaxhiu, Muharrem Stojku drejtor i Divizionit të Prodhimit, Sahit Dollapi drejtor i OSSH-së dhe Juliana Lamaj drejtoreshë e Departamentit të Prokurimeve në KLSH kërkoi masën me paralajmërim për largim nga puna. Emëruesi i përbashkët i zyrtarëve të akuzuar nga KLSH-ja është një mori mangësish dhe shkeljesh të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik buxhetit të shtetit.

Republika e Shqipërisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit
Kryetari

Nr.541/10 Prot.
Tiranë më 17.09.2009

Lënda : Dërgohet Raporti Përfundimtar i Kontrollit dhe rekomandimet.

Keshillit Mbikëqyrës të KESH SH.A.
TIRANE:

Nga kontrolli i ushtruar në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare "KESH" SH.A., u konstatuan disa mangësi dhe shkelje të akteve ligjore e nënligjore në fuqi, të cilat më hollësisht janë trajtuar në Raportin Përfundimtar të Kontrollit, bashkëlidhur kësaj shkrese.

Bazuar në nenet 9 dhe 16 të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 "Për Kontrollin e Lartë të Shtetit", ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, për përmirësimin e gjendjes. Ju rekomandojmë dhe kërkojmë zbatimin e masave të mëposhtme:

A. MASA DISIPLINORE
Mbështetur në nenin 62 të Kontrates Kolektive të Punës, datë 07.09.2007, nr. 11441 prot. dhe ligjin nr. 9901, datë 14.04.2008 "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", Statutin e KESH sh.a, Vendimin e Këshillit Mbikëqyrës nr. 58, datë 29.08.2007, ndryshuar me Vendimin nr. 79, datë 19.11.2007, kërkojmë nga Këshilli Mbikqyrës të fillojnë procedurat për dhënien e masave disiplinore për punonjësit, si më poshtë:
 

"Pushim nga Puna"
1. Për z. Eldar Kazo, në cilësinë e ish-drejtorit të Departamentit Ekonomik dhe aktualisht Drejtor i Departamentit të Auditimit të Brendshëm:
- Për mangësitë e vërejtura në zbatimin e Standardeve dhe Manualit të Auditimit të brendshëm të sektorit publik.
- Për mosharmonizim të masës së zbulimeve me masat e rekomanduara, për përgjegjësitë e titullarëve të njësive vartëse në rrethe.
- Për pasaktësitë dhe mungesat e dokumentacionit të dosjes së auditimit të HEC Fierzë.
- Për mosarkivim të dosjeve të auditimit të brendshëm për periudhën 2004 - 2008, në kundërshtim me kërkesat e ligjit "Për arkivat".
- Për mangësitë dhe shkeljet e evidentuara si drejtor i Departamentit Ekonomik për vitin 2006 dhe 6/mujorin e parë të vitit 2007.
- Për mosmarrjen e masave dhe vënien në kushte arkëtimi të gjendjes debitore të firmës norvegjeze "Jacobsen" në vlerën 168 milionë lekë, për dy nënstacionet e mbajtura në llogaritë jashtë bilancit, të cilat janë përfshirë në aktivet e korporatës në kuadër të rivlerësimit të bërë nga specialistët e "Deloitte and Touche".
- Për pasaktësinë e vlerave të aseteve të KESH sh.a. në bilancin e vitit 2005 dhe 2006, duke u bazuar në të gjithë konstatimet dhe mangësitë e evidentuara në Raportin e Kontrollit, sidomos për asetet me vlerë zero, çmimet e trojeve, tokave dhe ndërtesave, pasi këto vlerësime nuk i referohen kuadrit ligjor në fuqi.

2. Për z. Sokol Spahiu, drejtor i Njësisë së Tregtimit të Shit-Blerjes së Energjisë Elektrike, në cilësinë e ish-Drejtor i NJTE, Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar), ish-drejtor i Departamentit të Prokurimeve.
- Për mosfillimin të procedurës së prokurimit menjëherë pas ndërprerjes së kontratës.
- Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat "Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit", veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, date 20.11.2006 "Për prokurimin publik" neni 28 dhe 33 dhe VKM nr.1, date 10.01.2007 Kreu V, pika 1.
- Korrespondencat me firmat për negocimin e kontratave dhe kontratat e lidhura janë vetëm në gjuhën angleze të papërkthyera në shqip,
- Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin "Sigurimi i kontratës" të kontratave të lidhura.
- Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës në kundërshtim me kushtet kontraktuale të kontratave të lidhura.
- Ka lidhur kontrata për blerjen e energjisë, pasi ka filluar lëvrimi i energjisë.
- Ka pranuar oferta të ardhura jashtë afatit të caktuar në Dokumentet e Tenderit, në cilësinë e anëtarit të komisionit të administrimit shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertave.

3. Për z. Fatmir Hoxha, në cilësinë e drejtorit të Departamentit të Studim-Projektimit dhe Investimeve të Huaja.
- Për shkeljet të meta dhe mangësitë e konstatuara, në drejtim të mosrealizimit të investimeve me ndihmë dhe kredi nga donatorët e huaj për 3 vitet, më pak në vlerën 21,217 milionë lekë ose realizuar në masën 47.9%.
- Për mosdorëzimin e objekteve të përfunduara, sipas afateve të përcaktuara në kontratat përkatëse.
- Për mosndjekjen në vazhdimësi të investimeve të kryera me fondet e vetë korporatës, duke rritur në vazhdimësi paaftësinë paguese.

4. Për zj. Etis Xhomo, përgjegjëse e sektorit të Financës.
- Për konvertimin në vitet 2007 dhe 2008, përkatësisht në vlerat 11.821,996,316 lekë, duke blerë 95,588,400 euro, dhe 11,153,084,818 lekë, duke blerë 90,444,261. euro, për shumat mbi 800 mijë euro, të cilat janë përdorur kryesisht për pagesat e faturave të blerjes së energjisë elektrike, duke mos përdorur procedura transparente dhe duke lënë shteg të hapur për abuzime në vlera të mëdha.
- Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve te KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.

"Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna"

 

1. Për z. Gjergj Bojaxhiu, Drejtor i Përgjithshëm

 

- Për performancën e dobët të treguesve ekonomikë e financiarë të Korporatës për vitin 2007 dhe 9/mujorin 2008.

 

- Për ndryshime të vazhdueshme të programit të zhvillimit, pa argumente të plota si në drejtim të treguesve të prodhimit të energjisë dhe shpenzimeve të tjera.

 

- Për moszbatimin e plotë të rekomandimeve, të lëna në kontrollet e mëparshme.

 

- Për mosushtrimin e kontrollit në drejtim të autoritetit dhe zbatimit të kompetencave të dhëna vartësve.

 

- Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve të KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.

 

- Për nënshkrimin e kontratës së punës me nr. 11441, date 07.09.2007, lidhur me rritjen e kuotës ushqimore në kundërshtim me programin ekonomik e financiar të vitit 2007.

 

- Për shkeljen e disiplinës financiare, tejkalimit të treguesve të shpërblimit të punonjësve, duke ndikuar negativisht në rezultatin financiar me dëm ekonomik.

 

2. Për z. Muharrem Stojku, drejtor i Divizionit të Prodhimit

 

- Për lidhjen e kontratave individuale të punës me kohë të pjesshme për vitin 2007 e 2008 në kundërshtim me kërkesat ligjore.

 

- Ka pranuar sigurim kontrate me vlefshmëri jo në përputhje me dokumentet standarde të tenderit, si dhe nuk ka kërkuar sigurim kontrate për shtesën e kontratës së lidhur.

 

3. Për z. Sahit Dollapi, drejtor i OSSH sh.a. në cilësinë e ish-Titullar i Autoritetit Kontraktor (person i autorizuar).

 

- Nuk ka përcaktuar vlerën e fondit limit në Urdhrat e Prokurimit për procedurat "Procedurë me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit", veprim në kundërshtim me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 "Për prokurimin publik" neni 28 dhe 33 dhe VKM nr. 1, datë 10.01.2007 Kreu V, pika 1.

 

- Ka lidhur kontrata pa sigurimin e kontratës në kundërshtim me nenin "Sigurimi i kontratës" të kontratës së lidhur.

 

- Ka pranuar sigurim kontrate pas lidhjes së kontratës, në kundërshtim me kushtet kontraktore të kontratave të lidhura.

 

4. Per zj. Juliana Lamaj me detyrë Drejtore e Departamentit të Prokurimeve.

 

- Ka argumentuar zgjedhjen e procedures së prokurimit, jo në përputhje me ligjin "Për Prokurimin Publik" dhe VKM nr. 1 datë 10.01.2007.

 

- Ka miratuar një studim jo të plotë, për argumentimin e fondit limit në kundërshtim me VKM nr. 1 datë 10.01.2007 "Për rregullat e prokurimit publik".

 

- Për moskryerjen në afat të inventareve në kundërshtim me VKM nr. 70, datë 11.03.1985.

 

Për masat e marra të njoftohet Kontrolli i Lartë i Shtetit brenda 20 ditëve nga marrja e kësaj kërkese.

 

KRYETARI

 

Robert Çeku

51 Komente

mi tu.

kalama ordiner hajdut !

rruge e mbare..........

 

Respekt per z Gj Bojaxhiu per punen ne KESH ,por dhe kontributin e tij ne te gjitha fushat .

KLSH-per ata drejtor qe i lane ne errsire shqiptaret dhe vodhen sa munden heshti .

Drejtori i ri po vazhdoj te punoj si z.Bojaxhiu ka per te mbetur anonim sepse problemi i energjise elektrike tashme eshte ne rrugen e zgjidhjes definitive.

Ne se do te punoje si drjetoret para z Bojaxhiu do te jet deputet ,minister  si z Harasani  ,z Prifti   .

Per mbyllje urimet me te mira Gjergj Bojaxhiut  .

Nese as Bojaxhiu nuk ia doli ne kete vend ,ka ardhur koha qe te privatizohet i gjithi...Se eshte pa derman.Stime gjithashtu per Bojaxhiun....

Bedrije ...Pse mi cfare te ka vjedhe ty ?

Eshte i paster , digjo Lalen ti smiley Lexoi i cik konkluzat e KLSH per te ... smiley .Te gjitha ADMINISTRATIVE . Si te "porositura " . Mediu ka vu FIRMA dhe eshte akoma i "paster "  smiley , jo ky qe ka vu firma per  "rritje shperblimi punonjesve ".

Eshte i paster , nigjo Lalen Apo nuk i do gocat !!!! Ka te tjera gjona mi ! Po me e bukra eshte se DREJTOR vune Stojkun qe eshte njesoj i paralajmeruar.

S'ka dhone pare per Fushaten Bojaxhiu o Bedro ! smiley

skam nevoje me lexu raporte KLESH-je une mre, se ne tirone rroj smiley

bojaxhiu, kujtonte se fluturon gomari ee idris smiley  smiley

he he he

nejse, tani vune stojkun dhe e prezantoi ai surrat-debili i LSI qe eshte ministrer qe shrtemnohet si debil kur flet, oh mi none mi none spo na shofin syte...

t'pakten bojaxhiu kishte sy jeshile smiley

smiley e drejte kjo qe shkrove..mua me duket se e ka fajin vete KESHI, po te shikosh te gjithe drejteoret jane hequr nga puna thuajse per te njejtat arsye!!

t'pakten bojaxhiu kishte sy jeshile

Ho pra ketu ta kisha smiley Eshte i prejardhur prej atyre pellazgeve qe quheshin Nordike dhe kane nja 100 vjet qe kane festuar 500 vjetorin e mos pasjes VJEDHJE smiley

Ke ai konkluzi pare per ate qe "fluturon " te ngjit fjala ene ke MUA ! Kur u nis mori i valixhe me optimizem ku dikush i kishte vu i firme "Shqipria Behet " smiley

Nuk e kuptonte Salen me Dollap mrapa!!!! smiley

leje dollapin se nja dy sekretare t'bukra mori per ti ardhe rrotull smiley

bojalliu, deshte direkt ne thele smiley, alpinist hesapi smiley

Ky Dollapi eshte nje kokrra e legenit, hajdut dhe mashtures. Plus qe eshte edhe njeri i lig. kaq kisha.

Dollapi eshte Dopllap i Sales qe KESH-in e ka trajtuar me aq sa mundi nepermjet Dollapit si Burim Financimi per Gerdecaret !

Ne se Gjergji ka dhene doreheqjen ka bere shume MIRE . Tregon dinjitet dhe personalitet. Eshte i tjeter BRUMI.

Tani nuk dihet deri ne c'rangje do shtrihet Aleanca ose Krushqija , sepse ne kohe te Nanos ishte kjo marveshje me  hijen  e PD G.Ruli. Deri sa Nano sakrifikoi RAFTIN!!!!!!!

Nga ata te Sales te mos hiqet njeri !!!!!! Nga ata qe rrisin te ardhurat e PD - se ne KESH te mosd hiqet njeri !!!!!

Interesant, se ca nga keta sikur qenka akuzuar nga prokuroria edhe para 2 vjetesh, po per te njejten gje, po ne te njejtin institut - por paskan vazhduar punen edhe per 2 vjet te tjera? Dhe z. Bojaxhi, ngaqe s'e kishte mbikqyr mire kete ceshtje para dy vjetesh (si ish-zv.minister) e bene drejtor? Eh o Sale t'a lumsha.

http://www.kohajone.com/html/artikull_11483.html

Tetë drejtues të KESH-it me në krye ish-drejtorin e përgjithshëm, Gjergj Bojaxhiu, janë bërë përgjegjës për dëmet e mëdha, abuzimet me fondet publike dhe performancën e keqe të ndërmarrjes së vetme shtetërore të energjisë elektrike në vend.

Si duket "deme te medha dhe abuzime me fonde publike" nuk qenkan dhe aq te medha sa te kalojne brenda hekurave..!

Ja pra, do te ikin,ku te kene qef ata, me xhepa te mufatme nga demet dhe abuzimet !!!!

......

Gati nje vite me pare Genci Ruli:

Shteti është klienti më i keq i sistemit energjetik. OSSH shënon mosrealizimet më të mëdha në mbledhjen e të ardhurave pikërisht nga klientët shtetërore dhe për këtë nevojiten masa shtrënguese u shpreh ministri i ekonomisë Genc Ruli në analizën dhjetëmujore të kësaj kompanie.

 Shteti,shteti...ja shteti i Cekut:

Për masat e marra të njoftohet Kontrolli i Lartë i Shtetit brenda 20 ditëve nga marrja e kësaj kërkese.

Ja i njoftoi..ja dhe ata iken..po paret,demet e medha dhe abuzimet,kush do ti shlyej....????

"Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna"

1. Për z. Gjergj Bojaxhiu, Drejtor i Përgjithshëm

- Për performancën e dobët të treguesve ekonomikë e financiarë të Korporatës për vitin 2007 dhe 9/mujorin 2008.

- Për ndryshime të vazhdueshme të programit të zhvillimit, pa argumente të plota si në drejtim të treguesve të prodhimit të energjisë dhe shpenzimeve të tjera.

- Për moszbatimin e plotë të rekomandimeve, të lëna në kontrollet e mëparshme.

- Për mosushtrimin e kontrollit në drejtim të autoritetit dhe zbatimit të kompetencave të dhëna vartësve.

- Për mosrespektimin e radhës së pagesave të detyrimeve të KESH sh.a., ndaj furnitorëve të prapambetur.

- Për nënshkrimin e kontratës së punës me nr. 11441, date 07.09.2007, lidhur me rritjen e kuotës ushqimore në kundërshtim me programin ekonomik e financiar të vitit 2007.

- Për shkeljen e disiplinës financiare, tejkalimit të treguesve të shpërblimit të punonjësve, duke ndikuar negativisht në rezultatin financiar me dëm ekonomik.

 me keto merret KLSH? prandaj nuk eshte denuar njeri nga raportet e KLSH'se?

Dhe Bedrija qe foli nuk dha me shume informacion per cfare ka ndodhur. Njerez flisni, kush di ndonje detaj nga brenda... smiley

 

 

 

 

 

 

 

"ujku,ujku por cakalli beri namin"

Shteti,shteti,...shteti(akoma ne kete shtet"demokratik"flitet me nje terminologji social-komuniste) por hajduti(ata te "padisiplinuarit" qe kane shkaktuar deme te medha dhe abuzime me fondet publike)beri namin!!

Po kujt i dhimbset shteti atje ne shqiperi?!!Qytetaret jane naiv po u hodhe ndonje kocke mire su hodhe,prape mire,s`te ngacmon njeri atje,s`kane nerva per te reaguar,jane tuaf se presin he mbase bejme ndonje lek me pisllik,me droge,me ndonje firme fallco,dhe he te presim nga Berisha mos na hap rrugen per viza,te ikim,por se ku do te vene ata nuk dine gje!

Shqiperia eshte bere (H)A-mer-ike!

Me duket se gazeta Shelulli paska pritur dorheqjen e Bojaxhi per botuar rekomandimet e komisionit te larte te kontrollit te shtetit.

Populli thote," mire se ngordhi kali por cfar tu bejme mizave",

KLSH historikisht ka qene dhe eshte nje nga institucionet me te dobta te shtetit shqipetar. Ne pergjithesi eshte i dominuar nga punonjes medioker dhe deri ne idote.

Dikur ne nje fjalim si fjalimet e Berishes,eshte thene pikerisht nga Berisha se"Per mue deshira eshte qe Shteti te jete i dobet dhe "qytetari" i forte,kjo asht deshira ime!"

Ne kete rast qytetari eshte ai Bojaxhiu me shoke shume,qe e kane kap jeten per fyti!!

 

Nga Korporata Energjitike Shqiptare ta kthejne ne Lidhja Energjitike Shqiptare, shohim se mbase punet vejne per mire.

Keshtu qe ne gazeten sekuli, do kemi tituj te tille " opozita merret  me Lidhjen Energjitike Shqiptare" ose " Rama do i ndryshoje ngjyren Lidhjes Energjitike Shqiptare"

I zgjut Gjergji...ska dash me pe u perballu me stuhine qe nis ne 1 janar kur OSSh te nisi faturat qe do ja krypin koken pensionisteve dhe te shtreses te varfer.

Gjynah. Gjynah se eshte e veshtire qe kushdo qe emerohet pas tij ne keto kushte te jete me i mire se Bojaxhi. Gjynah se Bojaxhi u be shembulli me i qarte i njeriut qe perdoret nga politika dhe pastaj flaket tutje. Gjynah qe ja punuan ne nje menyre te ketille duke i lene njolle edhe per te ardhmen nje "raport te KLSh" qe e ka gjetur me vend te merret me rritjen e kuotes ushqimore te punonjesve!!!!!!!!

 

P.S. Qafir, rritja e cmimit te energjise eshte kerkuar nga OSSh me te cilen Bojaxhi s'ka me asnje lidhje.

mire, shume gjynaf, e perdoren upupu sa shume e perdoren.  se ishte ekspert i madh i manaxhimit, me eksperience lene mos e pyet kushedi sa vjecare ne manaxhim ndermarrje, dhe me shkollim lene mos e pyet fiks per manaxhim ndermarrjesh, por nji pytje kijsha una :

pse nuk shkonte ne zyre ky robi ??

dhe

pse ishte rrumpalle si kurre ndonjehere ndermarrja ??

Se, a do kishim a sdo kishim drita neve, sigurisht qe se vendoste ky, apo ke nai mendim tjeter ???

Kerkoj falje nqs ja fus kot, por do isha kurioze te shifja treguesit e kompanise para dhe pas bojagjiut.

1) Me sa di une treguesit ishin permiresuar. Jo se ishte vetem merita e Bojaxhiut, por gjithsesi s'di te kene qene ne ulje.

2) Kete punen e rrumpalles nuk e di. Nuk kam lidhje te drejtperdrejte me KESh-in dhe e shoh vetem nga jashte.

3) Pikerisht se e dinin qe ishte pa eksperience prandaj eshte perdorim. Se nqs e di qe tjetri s'eshte i fushes atehere perse e emeron ne ate pozicion? Per ti perdorur surratin e paster dhe imazhin e te kthyerit nga jashte?

smiley

po pra se ishte bebe bojalliu dhe e moren perdore, i thane do te te veme shef diplomacie dhe e vune shef elektriku...smiley

ky po do ishte perdorim dhe mashtrim.

gomari nuk fluturon pra smiley

P.S.une kete punen e rrumpalles e kam degju shpesh, di qe punonjesit vete ankoheshin pa mase per rremujen, mungesen totale te profesionalizmit ne pune, dhe sidomos per faktin qe drejtori nuk ishte prezent thuajse fare ne zyre. Dhe kjo kish krijuar terren per abuzime financiare te niveleve ordinere pastaj, si psh  tekniket plotesonin pafund dieta per gjithe muajin  (31 dite) sikur  kishin qene ne terren , dhe kishte nga ata qe plotesonin dhe (32 dite ne muaj smiley ) dhe ky rrypi i firmoste. Dmth te dhashe shembuj banale per mos te te thene gjera zarari. Po keshtu dhe mungesa totale e bashkepunimit me OSSH kur kjo u nda dhe nuk kish kaluar akoma ke Ceket. Probleme pa fund, thjesht sepse Bojaxhiu ishte i 'nxef'  me at katunarin e sales, Dollapin per pune domain-i mbi prokurimet.

...po pra se ishte bebe bojalliu dhe e moren perdore, i thane do te te veme shef diplomacie dhe e vune shef elektriku...Big Grin...

Eeeee po flet sikur te diskutonim per Angline e jo per Shqiperine. Atij tipit kur e kane emeruar aty i kane premtuar edhe mbeshtetje. Kete mbeshtetje ja paskan shkul nga poshte kembeve me kete raportin e KLSh dhe ja kane lene edhe njolle per te ardhmen. E dashur pa dashur te vjen me teper keq kur ja fusin nje te riu si Bojaxhiu, sesa ndonje aparitciku te vjeter qe e ka lekuren sholle.

po ca lesh KLESH o burre, ca njolle aman

po ku ka drejtor pa raporte furtune te pervitshme te KLSH aman. ato jane rutine.

kush ka pjerdh naihere per KLSH kur ka qene titullar. dihet qe e kane ngrene zogjte e vegjel.

Ll, mire e ka Bedrija per punen e njolles. Dmth ne shoqeri normale perendimore te zhvilluar, do ishte njolle - por ne Shqiperi? Ka shembuj sa te duash qe jane bere me "njolla" dhe as qe u ka hyre gjemb ne kembe. Kane "milva" te mire ne Shqiperi smiley

nje kontribut per aq sa mund te vlejne, nga kushurinj te mi qe punojne ne KESH.

Si ky, askush tjeter s'ka qene prezent nder pune ne terren bashke me tekniket e inxhinieret, aksione per keputje lidhje eletrike te paligjshme etj. Nga te gjithe parardhesit e tij Bojaxhiu ishte ai per te cilin flitnin me më shume respekt.

nuk drejtohet nermarrja me pinca ne dore or daje.

une se di, mbase tekniket e pincave dhe inxhinieret mund te jene te kenaqur, por ata nga kam degju une qe merreshin me manaxhimin nen nivelin e drejtorit, dhe ata qe shifnin paret nga hynin e nga dilnin, me rezulton qe ishin te skandalizuar.

E fusnin ne te njejten kategori idioti me Dritan Priftin te cilin e ka provu ne kurriz mire e mire administrata e KESH-it.

ok, ok aq sa mund te di (shume pak) aq mund te them.

Gjithashtu me paten treguar nje rast tjeter kur ne gazeta e sulmonin se pse KESH eksportonte energji jashte. Puna ishte pak me e nderlikuar se ne fakt nuk shitej, por jepej si biçim borxhi. Kjo pune behej ne vere kur kishte patur surplus prodhimi nga shkrirja e bores. Nuk u leverdiste ta shitnin ne vere e pastaj ta blinin ne dimer kur kishte nevoje, se ne dimer, me shpjegonin, çmimi ishte me i larte. Prandaj e jepnin borxh ne vere edhe e rimerrnin ne dimer. Tani ishte apo jo menaxhim i Bojaxhiut apo drejtoreve kete s'e di.

ishte managjim i gjenc rulit ai mer plak smiley

Kjo me kujton kete pjese tek libri Lakmia.

- E mban mend ate biseden qe kemi bere para ca kohesh per transferimin e nje pjese te energjise ne Kosove? Mendoj se ka ardhur koha ta veme ne jete. Gjithcka eshte gati. I kam bere te gjitha bisedat e nevojshme dhe mungon vetem firma juaj.

- Te kam thene njehere Mark kjo eshte dicka e pamundur. Jemi keq per vete. Ti s'e sheh se na sulmon shtypi? Jam bere si gogol duke dale ne cdo edicion lajmesh si fajtori qe populli nuk ka drita. Sikur ti shisnim nje pjese te energjise jashte do te shtroheshin shume kufizimet dhe nuk do te ishim ne gjendje te futeshim as ne zgjedhje se do te dilnim te fundit.

- Mos u shqeteso per kete. Do te kemi te njejten sasi energjie. Le te themi se kemi blere me shume sesa duhet dhe do te shkurtojme aty ku nuk nevojitet, -  i tha Marku duke kembengulur ne idene e tij, me pas kur vuri re se nuk po bente pershtypjen e duhur tek Eduarti iu afrua tavolines ku ishte ulur ai dhe vuri duart mbi te.

- C'dreq njeriu je ti? Nuk te pelqejne parate? Mendon se do te mbetesh minister per gjithe jeten? Do te ikesh shpejt ti dhe une bashke dhe sa jemi ketu duhet te mbledhim dicka qe ta kemi rezerve per vitet qe do te vijne. Ky eshte nje shans qe te jepet vetem nje here ne jete dhe duhet ta shfrytezosh. Mos me thuaj qe je aq i pasur sa nuk te ben pershtypje nje thes me para qe do te fitosh nga transferta. Jane para qe askush nuk do t'i gjurmoje . Nuk fiton vetem ti, fitojme te gjithe.

Qafir, rritja e cmimit te energjise eshte kerkuar nga OSSh me te cilen Bojaxhi s'ka me asnje lidhje.

Mea culpa, po kot me pyt: billing e bon KESh apo vje nje fature tjeter prej OSSh. Dmth robi marken e kujt shef ne fature?

billi vjen ka OSSH zogu smiley

me vule e firme smiley

Kam pershtypjen se doreheqja e Gjergji Bojaxhiut vetem sa eshte rrjedhoje e ndarjes te pushtetit me LSI.

Di gje kush ekzistojne dhe cilet jane sponsoret, perkrahesit e Bojaxhiut ne PD?

i gjo duket ktu, kontrolli shtetit osht mush me rrypa 

A di ndokush te me thote nese pjese te KLESH,jane privatizuar ose a ka projekte serioze te tilla??

Largimet nga puna, LSI nis të marrë 20 përqindëshin e saj

 

Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Gjergj Bojaxhi, dha dje dorëheqjen nga detyra. Ai nuk dha një arsye të fortë për këtë akt, por tha se kishte punuar shumë mirë, ndaj po largohej.

Sipas tij, ai kishte plotësuar tri objektiva që i ishin kërkuar nga kryeministri, Sali Berisha, energji për 24 orë, privatizim i ndërmarrjes dhe mirëmenaxhim i saj.

Por në fakt vendimi vjen, pasi në krye të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës ka mbërritur Dritan Prifti i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burimet thonë se Prifti ka nisur menjëherë revanshin për të krijuar sa më shumë hapësira për të vendosur njerëzit e tij në krye të drejtorive të rëndësishme. Sipas këtyre burimeve, Prifti ka kërkuar largimin e të gjithë drejtorëve, të cilët do të zëvendësohen menjëherë nga njerëz të LSI. Synimi është që të punësohen sa më shumë njerëz të LSI. Këtë gjë e ka shprehur qartë vetë Prifti, sapo u shpall aleanca e re mes PD dhe LSI. Në një intervistë televizive, Prifti shpjegoi mënyrën se si do t’i mbanin votat e LSI e madje do t’i shtonin ato.Nga ana tjetër, edhe marrëveshja e qeverisjes mes LSI dhe PD ishte e qartë në këtë drejtim. Vetë Berisha shpalli se shteti do të ndahej 80 me 20% mes aleancës së djathtë dhe LSI.

ishte managjim i gjenc rulit ai mer plak....?????

Dhe une te maj per te mencme ty !? Po ku e gjeti ate menaxhim Genci  ? Ai ishte n/drejtor per makina import a per cfare ishte jo per Mineralimpex qe e menaxhonte ate pune .Ajo ishte ndermarrje qe menaxhonte ...edhe shiste edhe jepte borxh . Apo ka shpike Genci ndonje Linje tjeter si e qu ti "interseksioni" smiley

O te menaxhofte Genci ty smiley , qe edhe ti kujton se menaxhimi eshte llaf qe erdhi pas 90 . Aty mi jane zarfet ke sirtaret po shesin pordhe mi dreq sikur kane shpike rroten !!!

Eh mor Sahit mor Sahit,

Po ishe mire or burre atje n' Tropoje. C'tu desh Tirona or burre.

E kam njof ka afer Sahitin. Ka pas nishon t'mire me qeset me uje ka penxherja e koviktit. Ene telat e rezistences se ngrofjes n'konvikt i kapte me dore e i lidhte kur digjeshin megjithese telat ishin akoma  n'korent.

 Ehhhh C'a kena be ma........ smiley

i ka be presion prifti "dorehiqu se te hoqa". epo bojaxhiu nuk esht budalla ...

 

pastaj kjo dihej qekur sala e vuri te 24 ne liste gonxhen

Amon mer!! Amon mer popull!! Komente alla pro-kundra cmitizimit te figurave.

Eshte gjall akoma i shkreti. Po vuan rrezultatet e vendimeve te veta. Ama, askush mos te mendoje se ne krahasim me koleget e tij hamsa-mishngrenes ky qe vegjetarian..

O te menaxhofte Genci ty Smile , qe edhe ti kujton se menaxhimi eshte llaf qe erdhi pas 90

 

Ore me verte! Si quhej 'mand-a-gjimi' ne kohen e Xhaxhit?

E kuptoni qe jeni gati te gjithe njerez qe nxijne e nxijne gjithe kohen. Jeni si ato plakat qe rrine gjithe kohen duke share e stershare gjithe mehallen?

Po si mer nuk del njeri te permende faktin se pikerisht nen kete rob Shqiperia doli nga problemi 20 vjecar me dritat?!! Vetem para dy vjeteve qaheshim gjithe diten se nuk ka drita dhe tani qe eshte zgjidhur nuk di t'ia permende njeri kete merite? Pastaj, tipa si kjo Bedrija jane njerezit me te poshter qe mund te gjenden ne kete komunitet. Kush je ti mos plake qe ngel duke share e ofenduar robt pa te keqe fare? Apo eshte e lehte te llapesh kur qendron prapa nje nofke?!

gjergji? ka qen drejtori me i mir i kesh ne kto 20 vjet! ka qen sipas meje nje nga figurat me bindese te pd!

kisha qejf ta shihje ne tv! nuk ishte si keta te tjeret, ishte shume i permbajtur, i qete, i sakte, i sjellshem!

pse se vuri sala ne liste? se ai vetem militantet alla zhozi "me kap per zhelsh me xjerr jasht" do. si ka qejf te moderuarit, edhe sikur ata te jene menaxhere me 5 yje!

e dini kush esht vene drejtor? personi me i akuzuar ne ate raport te klsh. gjeni raportin, lexojeni dhe do gjeni kte qe po them une.

 me ka lene gjithmone pershtypje pozitive bojaxhiu

edhe kur e intervistojne, zeri i tij eshte aq i permbajtur, i qete e modest, pa ate deklamacionin tipik militant...

 

Emailet e Dritan Priftit: Provat që kam për korrupsionin e Berishës dhe NanosNga Tema

 Provat që kam për korrupsionin e Berishës dhe Nanos

Një nga aktivistët e njohur të diasporës shqiptare, Geri Kokalari, i njohur për denoncimin e aferave korruptive të zyrtarëve të lartë shqiptarë, zbardh letërkëmbimin e tij me ministrin e ri të Ekonomisë, Dritan Prifti, që në atë kohë ishte opozitar.

Kokalari i kërkon Priftit që nga pozicioni i ri, të zbardhë aferat që ka denoncuar dhe që ka kërkuar të hetohen dhe nga Shtetet e Bashkuara. Prifti denoncon në emailet e tij Nanon dhe Berishën për afera korruptive.

Më poshtë vijon letra e Kokalarit dërguar Priftit para disa ditësh, dhe emailet e Priftit, dërguar në vite të ndryshme Kokalarit.

 

 

27 shtator, 2009

 

Dritan,

Tani që jeni caktuar Ministër i Ekonomisë, keni një pozicion fantastik për të bërë diçka në lidhje me abuzimet, për të cilat më ke shkruar në emailet që më dërgoje. Për të të freskuar kujtesën, po sjell disa kopje të mesazheve më poshtë.

Për shembull, ju jeni në pozicionin e duhur për të mbledhur prova në lidhje me thyerjen e embargos së naftës ndaj Serbisë nga ana e Sali Berishës, siç pretendon dhe ti në emailin e datës 3 nëntor 2008.

Ti je gjithashtu në pozicionin e duhur për të bërë diçka në lidhje me abuzimet në sektorin e telekomit, siç janë marrëveshjet mes Berishës dhe Fatos Nanos për të shitur Albtelekomin tek turqit, siç më thua në emailin e 7 dhjetorit 2006. Bazuar në komentet e tua, duket se ka një rast për tu hetuar Berisha dhe Nano për praktika korruptive.

Ti je më në fund në një pozicion ku mund të bësh përfundimisht diçka në lidhje me pagesat abuzimeve të interkonjeksionit që vazhdojnë ta rendisin Shqipërinë në vendet me pagesat më të larta në botë për telefonatat. Nano dhe Berisha kanë ndihmuar në këto marrëveshje siç e di mjaft mirë edhe ti, Meta ishte aktiv në ngritjen e këtyre strukturave kështu që ti je në një pozicion shumë të mirë për të ndihmuar që të zhduken këto marrëveshje të pandershme, në të mirë të popullit shqiptar.

Gjithashtu ju sugjeroj që të përdorni postin për të hetuar marrëveshjet e tregtisë së armëve që ka bërë MEICO për të përcaktuar nëse Sali Berisha, Shkëlzen Berisha apo Fatmir Mediu kanë përfituar nga këto transaksione duke dhunuar ligjet amerikane. Një mënyrë e mirë për ta nisur do ishte marrëveshja e AEY. Siç jeni në dijeni, Departamenti i Drejtësisë në SHBA dënoi së fundmi tre amerikanë që përfaqësojnë AEY në lidhje me shitjen ilegale të armëve nga Shqipëria, të prodhuara në Kinë. Ndoshta të kujtohet që Kosta Trebicka dyshonte se miqtë dhe familja e Sali Berishës ishin përfshirë në marrëveshjen e AEY. Unë gjithashtu kam informacione që tregojnë se MEICO ka trafikuar municion kinez dhe në raste të tjera për operacionet ushtarake të SHBA.

Gjithashtu është një email i yti i datës 7 nëntor 2004 ku flitet për një paketë informacionesh në lidhje me praktikat korruptive të Fatos Nanos, që ti e ke bërë gati për tua dërguar zyrtarëve amerikanë në SHBA. Në rast se ky informacion nuk është i fabrikuar, atëherë duket se ti ke informacione që implikojnë në krime Nanon. A do të veprosh ti në lidhje me këto informacione, në përpjekje për të ngritur padi ndaj Nanos, tani që ti je në pozicionin e duhur për ta bërë këtë?

Gjithashtu do të doja të dija nëse Fatmir Mediu, me ardhjen në krye të detyrës, a është në gjendje që të përfitojë personalisht nga transaksionet për kreditet e karbonit apo në tregun për reduktimin e gazrave dhe ndotjeve. Ma do mendja që për të arritur këtë, ai do të duhet të bashkëpunojë në një mënyrë a tjetër me ministrinë tuaj, kështu që besoj se do jeni vigjilent që të mos ketë abuzime në këtë drejtim.

Shpresoj se jeni akoma të interesuar për t’ju asistuar në hetimin e individëve të implikuar në praktika korruptive edhe nëse ata janë pjesë e qeverisë suaj, dhe të dyshuarit logjike kuptohet që janë Sali Berisha, Fatmir Mediu, Lulzim Basha dhe Ilir Meta. Do të isha i lumtur tu ofroja asistencë për të ekspozuar këta zyrtarë, dhe ju e dini që jam në gjendje të ndërmarr të tilla aksione nëse është e nevojshme.

Sigurisht ekziston gjithmonë mundësia që të jeni dhe ju i implikuar në manipulime të ndryshme dhe nuk keni interes që Shqipëria të ecë përpara. Unë shpresoj që jo, por koha do e tregojë.

Sinqerisht,

Gary Q. Kokalari

 

 

 

 

 

11.03.2008

Email nga Dritan Prifti

 

 

Çfarë provash? Kur New World u largua, asgjë nuk ndodhi. Nano ua shiti turqve dhe Berisha e bekoi këtë. Kishte një tentativë nga Nano për ta shitur licencën e dytë të telefonisë celulare tek Vodafone me gjysmë çmimi. Meta e refuzoi këtë dhe Nano iu qep pas derisa e largoi nga detyra. Në atë kohë isha shef kabineti i Metës dhe di gjithçka.

 

12.07.2006

Email nga Dritan Prifti

 

 

Gary,

Disa deputetë të opozitës po mendojnë që të kërkojnë një hetim për dhunimin e embargos së naftës nga Berisha. Nuk e di nëse ka diçka që mund të bëhet për ta hetuar atë për dhunim të embargos. A ka ndonjë institucion ndërkombëtar apo njeri me të cilin mund të flasim?

Do të donim të dinim nëse ndonjë konventë ndërkombëtare apo rregullore e OKB, parasheh të tilla veprime dhe çfarë mund të bëhet? A mund të na ndihmosh në këtë drejtim. Zoti Sabit Brokaj se kujtimet e disa grekëve (më duket të kontrolloj sërish për ta), hedhin dritë mbi një marrëveshje sekrete të Berishës dhe qeverisë greke për të furnizuar Serbinë me naftë. Do të kontrolloj burimin dhe emrin sërish dhe do ta bëj të ditur.

Gjithë të mirat,

Dritan

 

 

12.2004

Email nga Dritan Prifti

 

 

Fatos Nano tha publikisht sot se shërbimet secrete të huaja e kanë informuar atë në lidhje me aktivitetin tënd dhe e kam pranuar hapur në zyrën e tij se unë të mbështes.

Ai tha edhe shumë gjëra për mua dhe do t’i përgjigjem hapur dhe fuqishëm. Dua që ti të protestosh hapur tek qeveria jote dhe ambasada këtu për shkak se unë dhe tip o ndiqemi dhe spiunohemi në mënyrë ilegale.

Dua që ta bësh publike që ti kërkon mbrojtje për veten dhe për mua. Nëse kërkon deklarata zyrtare nga unë, thjesht ma bëj të ditur.

Përfundimisht do të të ofroj çdo detaj të atyre që kemi biseduar bashkë. Bëjë çështjen zyrtare dhe unë do të mbështes.

Protesto përpara institucioneve sepse liritë themelore po dhunohen. Do të dëgjosh shpejt për një përgjigje timen.

Faleminderit.

 

 

11.07.2004

Email nga Dritan Prifti

 

 

Në paketë ka një faks ku, individë të interesuar që kjo punë të kryhet, përmendin Nanon si dikë që ata i kishin dhënë letrat. Natyrisht atëherë nuk kishte shumë gjëra të shkruara. Avokati i Nanos nga Zvicra donte 5 për qind të marrëveshjes dhe ky është një dokument. Asokohe Nano nuk ishte në pushtet, por ai shkoi te Meta, që ishte kryeministër, me propozimin. Pasi ambasada amerikane na tha se mund të ishte aktivitet për pastrim parash, ne hoqëm dorë dhe nuk ndodhi gjë. Atëkohë unë i sugjerova personit nga ambasada amerikanë që më këshilloi, që ne mund të shtiremi në këtë lojë dhe të shikojmë se ç’del, por ai nuk më përkrahu. Ka shumë emra që unë mund të jap nga pala kriminale, përfshi zviceranë, norvegjezë, suedezë, por ata janë njerëz që do të merreshin me operacionin dhe nuk shfaqen në dokumente. Këto janë dokumentet që kam, përfshi një intervistë audio të Metës që e denoncon marrëveshjen në TV.

Vetëm për këtë informacion dje mora një sms nga njëri prej ndërmjetësuesve norvegjezë që thoshte një fjalë: “përgëzime”. Nuk e kuptoj çdo të thotë. Ndoshta është për zgjedhjen time si kreu i partisë për degën e Tiranës, por ishte një javë pas zgjedhjes. A mund të jenë në dijeni për atë që kam dërguar unë.

back | 05.10.2009

auron, nje miku im qe punonte ne keto sektoret e policise, te Krimit Ekonomik a ku di se c'fare me thoshte se: Sapo nje nepunesi(relativisht ne pozicione te larta) te Shtetit i beheshin gati nje thes me dokumenta, te cilat e implikonin ne afera korruptive, Ai menjehere ngrihej ne pozite, Minister, Zv.Minister apo ndonje pozicion tjeter po te larte ne hierarkine e shtetit. Filozofia eshte e qarte: Te lejoj qe te marre m.ti shalet dhe pastaj kur te me duhesh per te nxjere geshtenjat nga zjarri, te kap si kapi Robert Ndrenika(Shabani) ate personazhin qe ishte gjasme-Kanan Tafili.

bashkohem me Erl'in me lart. Ata te njohurit e Bedrijes duhet te jene nga ata nepunesit qe i dine te gjitha.

Nje gje duhet te kemi parasysh. Bojaxhi erdhi me aspirata politike dhe edhe gjate kohes ne KESH eshte munduar te profilizohet si politikan. Mund te diskutojme nese ia arriti apo jo, apo sa te lidhura jane aftesia e tij si menazher ne KESH dhe suksesi i tij ne politike.

Gjergji nuk pati ndonje aspirate per tu bere drejtor i KESH, apo per te qendruar aty perjete. Mendoj se ai do ta quante deshtim nese pas 10 vitesh do te ishte akoma drejtor KESH'i. Skenari me i mire per te do te kishte qene te kalonte ne ndonje pozicion me politik si i thone fjales "me katapulte". Kjo nuk ndodhi per arsye (qe Bedrija nuk po na i thote) qe nuk kane te bejne me punen e tij ne KESH. Atehere ai e pa si momentin e duhur te largohej tani dhe te rishikoje pozicionin e tij. Kam idene se nuk ka hequr dore (dhe nuk do te kthehet ne US) po do vazhdoje te jete aktiv ne jeten politike te Tiranes.

Bojaxhiu o cun tamom

shif i her ket dritan priftin , ca surrati ka?

tipik i bi liut.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).