Blushi: Edi Rama eshte nje politikan i llastuar

Drejtuesi i Levizjes per Mendim Ndryshe, aktualisht anetari i kryesise Ben Blushi, ne nje interviste per emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan eshte shprehur se toleranca ndaj Edi Rames ka ardhur sa per shkak se e kane llastuar, per shkak te meshires por dhe papjekurise politike te tij, qe ne momentin kur deklaroi se nuk eshte politikan. Pasi ka leshuar kritika te forta ne drejtim te Rames, Blushi eshte shprehur se ne kufijte kushtetues te djegies se mandatit te deputetit, do te hyje ne Kuvend. Dhe bashke me te, ai deklaron se hyjne gjysma e grupit parlamentar te PS.

Cfare po behet me Levizjen e Mendimit Ndryshe ne PS? Ku keni humbur?

Se pari, ne s'kemi humbur, une jam ketu dhe kam ardhur per te folur. E dyta, ne kemi bere dy takime, nje ne Tirane edhe nje ne Durres, per fatin e mire te PS. Takimet do te vazhdojne. Ne nuk hyjme tek ata qe te behemi te bezdisshem, po presim qe PS te reflektoje.

Pse mendoni se bezdiseni me gjerat tuaja?

Une nuk jam duke kerkuar nje katharthis brenda PS. Une jam duke kerkuar qe PS te hyje ne Parlament. Cdo dite ka deklarata te nderkombetareve qe kerkojne qe PS te hyje ne Kuvend. PS ka vene disa kushte, te cilat nuk lidhen shume me Parlamentin. Une po pres qe presioni brenda PS te rritet, qe shume njerez mendojne keshtu dhe ka te tjere.

S'eshte me numri pese deputete?

Numrin ti e di, shpresoj te behemi me shume.

Jeni duke shkruar ndonje liber?

Ka shume njerez qe brenda PS gjejne ngushellim se nuk kane cfare te akuzojne dhe me thone qe bej libra. Une shkruaj ne menyre konstante. Une nese do te botoj dicka ne te ardhmen, do te flas kur t'i vije koha. Ky eshte profesioni im. Ky nuk eshte hobi, te besh libra nuk eshte hobi.

Me cfare merreni kur flasim per nje periudhe qetesie?

PS ka nje problem sot, me ka hequr mua mundesine qe te bej opozite. Shqiptaret me kane votuar si opozitar, PS me nje vendim absurd me ka hequr kete mundesi. Kam pare nje deputete te re qe me vjen keq qe kam kerkuar votat per te, qe shkon perdite tek kangjellat e Ministrise se Jashtme, une s'mund ta bej kete. Me kete nuk bie dakord. Duke dale nga Parlamenti, je i detyruar te improvizosh. PS eshte kthyer ne ambulance duke bredhur nga nje dere ne nje tjeter. Une nuk do te jem kurre nje opozitar qe te lexoj ato qe shkruajne te tjeret. Me vjen keq per ata ne PS qe lexojne letrat qe shkruan Edi Rama.

Ju respektoni Edi Ramen por nuk po respektoni popullin, duke shkuar ne Parlament. Ka nje kontradikte ketu?

Kjo eshte dilema qe une kam. Here pas here behem gati te marr shume njerez dhe t'i mbledh, t'i them qe a duhet shkuar ne Parlament. Kjo jete prej opozitare qe po bej, nga nje studio ne nje tjeter, nuk eshte normale. Nje opozite qe shkon nga nje dere ne nje tjeter dhe nuk shkon ne Parlament, nuk mendoj se e ben punen si duhet,

Nese futeni ne Parlament dhe perjashtoheni?

Do isha kunder qe te merret nje vendim i tille. Heret e vone do ta thyeje dikush kete embargo, do te sakrifikoje karrieren e tij. Nese brenda PS disa njerez pas zgjedhjeve nuk do t'i kerkonin pergjegjesi Edi Rames, PS nuk do te rrinte deri ketu ku ka ardhur. Bojkoti i Parlamentit, i zgjedhjeve te pjesshme, jane per arsye te brendshme te PS dhe jo per arsye te kutive, ose me sakte te Edi Rames. Ky eshte nje qendrim i improvizuar qe erdhi per shkak se Edi Rama te krijonte nje alibi qe nuk ka humbur zgjedhjeve.

I ka humbur zgjedhjet?

I ka humbur zgjedhjet, ne jemi ne opozite. Madje, ne po humbim edhe opoziten. Ky eshte problemi i PS.

Zoti Rama u rikonfirmua, pse nuk kthehet ne Parlament?

Fatkeqesisht kete vendim e mori perpara se te behej serish kryetar.

Ju do te hyni ne Parlament?

Une nje dite do te hyj ne Parlament. Nese PS nuk hyn ne pafundesi, une do te hyj.

Kush eshte kufiri?

Kufiri i fundi eshte kufiri kushtetues, atehere brenda gjashte muajsh, nese mandati do te digjet, une nuk do te lejoj qe kjo gje te ndodhe. Une nuk do te lejoj qe mandati im te digjet.

Eshte nje mendim i PS apo i Levizjes per Mendim Ndryshe?

Eshte nje mendim i pothuajse gjysmes se grupit parlamentar. Me thone qe fol me shpesh se keshtu na shpeton edhe ne. Me thone qe bej me shume presion se dicka mund te ndryshoje edhe mund te hyjme ne Parlament. PS po e toleron Edi Ramen dhe i dha nje shans, e kane misheruar me kete votim dhe me sjelljen qe po bejne. Me e rendesishme cfare them une dhe cfare thone shume te tjere. Ajo qe me jep mua motiv, nuk eshte se po them ndonje sakrilegj, Evropa i thote qe te kthehet ne Parlament se nuk ka rruge tjeter.

Brenda kater muajve te ardhshme, ju do te hyni ne Parlament, kjo do te thote automatikisht perjashtim nga PS, do te krijoni grup autonom apo do te krijoni nje parti?

Nuk e konsideroj ne asnje rast qe mund te iki nga PS. Nuk ka arsye qe te me perjashtoje. Nese me perjashtojne, eshte problem i PS dhe jo i imi. Une jam i bindur qe jo te gjithe mendojne keshtu. Diten qe do te na sakrifikojne neve, do te jete me keq. PS nuk eshte mire, eshte ne opozite prape dhe nuk ka shprese qe te kthehet ne pushtet ne kete rruge.

Ju keni qene kryetar grupi dhe ju dhate doreheqjen pas votimit te deputeteve socialiste per Presidentin?

Duhet gjykuar cilesia vendimit, nuk eshte njelloj si te votosh nje President te partise tjeter, por po shkoj ne Kuvend. Deputeti Ben Blushi nese shkon ne Parlament shkon per te bere detyren qe jam votuar. Une kam marre mandat, ndersa gjashte deputetet jo.

Ju votuat ne zgjedhje per kryetar partie?

Jo.

Kur ju s'keni votuar, si ndjeni qe duhet te zbatoni detyren per Parlamentin ndersa ju nuk votoni per kryetarin?

Nuk mund te votoja per nje kryetar qe ka humbur zgjedhjet. Vendosa te mos votoj, se nese do te shkoja te votoja, do te votoja per Edi Ramen dhe s'mund te votoja per Maqo Lakrorin, se ishte nje shaka.

Cfare leksioni u jepni ju shqiptareve?

Zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane e njejta gje me zgjedhjet brenda ne PS. Nuk kisha alternative per te zgjedhur. Rama sigurisht eshte me i mire se Lakrori.

Si do vijoje jeta e LMN?

Ju mendoni se une ekzistoj vetem se merrem me politike?! Une ekzistoj per arsye te tjera. Nese PS na perjashton, eshte nje problem personal. Une do te jem ne PS edhe nese s'jam. Une jam ne PS qe nga viti 1997. Sot shoh njerez qe kane 4 muaj dhe thone ishalla po heqin Blushin, qe te futem une.

Nese ju perjashtojne cfare do te beni?

Kjo histori eshte vetem shqiptare, s'mund te ndodhe ne Evrope. Do te flas, thjesht do te flas.

Mund te krijoni parti?

Ju pyesni per gjera qe une s'kam arsye t'i mendoj akoma.

Rama u konfirmua formalisht. Ai do te vazhdoje te jete aty deri te pakten ne 2013. Si do ta mundni ju Edi Ramen?

Une nuk jam ne gare me Edi Ramen, une ndahem me te ne disa ceshtje. Ne radhe te pare une i them qe kenaqesia qe do te kisha per aq kohe sa do te isha ne karriere, eshte qe t'i jap mundesi aq sa une kam qe te munde Sali Berishen. Kete gje s'e arritem me 28 qershor, jo sepse ishte Berisha i forte, por ishim ne dobet.

A mund te vije PS me Edi Ramen ne pushtet?

Kjo rruge e rrezikon ardhjen ne pushtet te PS.

Si e konsideroni votimin 93% per Edi Ramen?

Keto zgjedhje te PS nuk ndryshojne shume nga zgjedhjet e 28 qershorit. Listat e PS jane fryre me 15% per dy muaj.

Zgjedhjet e 28 qershorit me te mira se ato ne PS?

Ne dy rastet ka pasur lista shume te keqija dhe probleme.

A duhet te hapen kutite?

Duhet te hapen, por jo ne kete forme. Nese ka nje gje per te kerkuar eshte qe te ndryshojne rregullat. PS duhet ta kishte kushtezuar kete gje duke shkuar ne parlament.

Ju jeni ne kete situate. Kush jane arsyet qe ju detyrojne ju te merrni vendimin e largimit nga PS ne keto kushte ku jeni?

Vetem kur te me heqin. Nje parti qe eshte kthyer ne nje lavjerres sa majtas dhe djathtas, per arsye te veta. Nje parti e cila reflekton vote. Edi Rama dhe PS jane dy gjera te ndryshme.

Keni 3 muaj qe keni keto pozicione. Keni ju nje te dhene se eshte shtuar ky qendrim brenda PS?

Une mendoj qe e kam shtuar. Sot ne PS ka nje depresion, eshte nje parti e traumatizuar.

Pse moret 3 veta kunder?

Kjo nuk eshte e vertete. U shtrua per votim vendimi per te marre apo per te mos pjese ne zgjedhjet e pjesshme, ne Kryesi ishin tete vota kunder. Si mund te kete ne Asamble me pak? Nuk ka procesverbal ne kete parti. Kjo nuk ka rendesi.

Pse grupi juaj nuk del me vete?

Kane njerez qe kane frike nga Edi Rama. Une nuk hy tek keta njerez.

A ka pasur tentativa per pajtim?

Nuk ka pasur dhe nuk ka arsye, pasi qendrimet tona jane larg. Qendrimet jane shume larg sepse mendoj qe duhet te hyme urgjentisht ne parlament.

Cili do te ishte veprimi politik qe mund te conte ne pajtim mes Rames dhe LMN?

E para, te hyje ne Parlament. E dyta, te beje nje opozite cilesore. Zoti Rama del ne konference per shtyp dhe thote po ate gje. Saqe, une e mbyll televizorin kur del ai. Zoti Rama tani po ben pas pilafit ate qe duhet te kishte para kater vitesh.

Do ta harroni doreheqjen e Rames me pas?

Shumica ka marre nje vendim dhe une s'e kthej dot me pas. Une i kam kerkuar qe te mos kandidoje per dy arsye. Ne statut nderpritej mandati automatikisht. Ai bashke me shume te tjere argumentuan te kunderten. Ai eshte kryetar i PS dhe per sa kohe qe jam une anetar, kam arsye qe ta njoh si kryetar. Grupi parlamentar do te jete i unifikuar ne momentin qe hyn ne Parlament.

Po nese PS nuk futet ne zgjedhjet vendore te vitit 2011?

Nese nuk hyn ne zgjedhjet lokale te vitit 2011, rrezikon shperberjen. Nese tani nuk ka opozita, me vone s'mund te kete PS. PS kthehet ne nje shoqate, ku nuk kerkon vota dhe thote ate qe mendon. Te gjitha partite qe s'kane asnje deputet dalin perdite e flasin per bojkotin. Si mund te pranoj une qe te mblidhen kater ose pese kryetare partish vendimin qe s'kane asnje perfaqesues ne Parlament.

Ne keto kushte, kush eshte ilaci?! A ka sherim?

Sot kam mundesi vetem t'i paralajmeroj. Si mund ta fus une PS ne zgjedhjet lokale nga ku vendimi merret nga nje shumice qorre.

Ju do te beni dicka ndryshe nga modeli Berisha, Meta apo Rama?

Sali Berisha eshte nje autokrat i paster, i cili po te zbatonte rregullat e lojes nuk do te ishte sot ne pushtet. Nese mendoni qe Shqiperia ka dhe duhet te ndertoje mbi keto dy modele, atehere ju gaboheni. Une jam duke ndertuar nje model politik tashme, ndryshe nga keto te tre. Une po investoj per nje model, pavaresisht se sa efikas mund te jete.

Kush model jeni ju?

Do te kerkoj vota ndoshta nje dite me kete model, por kete s'mund ta them sot.

A mund te luaj Nano nje rol brenda PS?

Kam pershtypje qe po, per sa kohe qe ka kuriozitet per ate qe thote, pavaresisht nga pasiviteti qe ka here pas here. Nese Edi Rama ne vitin 2005, ne menyre te paarsyeshme i kerkoi ndjese shqiptareve per nje qeverisje qe zgjati tete vjet, kete gje duhet ta beje tani, qe nuk i solli ne pushtet.

A mund te keni si nje projekt krijimin e nje partie te re?

Nuk kam arsye ta mendoj kete gje. Nese me heqin ose me perjashtojne, do te vendos qe do te merrem apo jo me parti politike, ne kushte te tjera.

Mbi c'baza duhet te jete kjo opozite?

Ne duhet te bejme nje diference me qeverine e Sali Berishes, nje diference ne radhe te pare, ideologjike. Ne duhet te kemi nje politike te qarte taksash.

Cili eshte qendrimi juaj per kufijte detare?

Ky eshte kthyer ne nje debat te dites dhe PS s'mund t'i shmanget dhe s'i eshte shmangur pavaresisht se me vonese. Ka dy momente, njera politike dhe njeri juridike, per ta kundershtuar. Politikisht mendoj qe ka akoma hapesire dhe duhet te konsumohet akoma dhe me shume kohe per te sqaruar teknikisht detajet e kesaj marreveshje. Debati qe kam pare deri tani nuk eshte konsumuar. Nese duhet ta konsiderojme ne menyre juridike, atehere mund te kthehet ne nje bumerang. Ka rrezik qe nuk e legjitimon Gjykata Kushtetuese kete apel. Atehere cfare duhet bere? Prape PS s'do te hyje ne Parlament se vetem deputetet kane te drejte ta bejne kete ankimim ne Gjykate Kushtetuese?!

Pse nuk e beni ju kete gje, te hyni ne Kuvend dhe ta beni kete gje?

Edhe nese hyme, kjo nuk e ndihmon kete gje.

Perse ju nuk garuat perballe Edi Rames per te pare sa mbeshtetje kishit?

U pa qe ne krye te heres qe nuk kishte kushte gare, gara ishte e pavendosur dhe deri tek komsioneret u jane mohuar. Malaj ka kerkuar qe te kete komisoniere dhe i eshte mohuar. Malaj kerkoi kushte gare dhe u eshte mohuar.

Realisht, perse humbi PS ne zgjedhje?

Pertej te majtes dhe pertej te djathtes, ishte nje nga eksperimentet e pabotueshme. Besoj se e pate qe, nga vota e 28 qershorit nuk kemi pare vota djathtas. Po ta analizoni me hollesi voten, kemi marre vota majtes, por nuk kemi pasur vota djathtas. Kjo ishte nje nga eksperimentet e radhes se Edi Rames, i cili u tolerua ne disa raste me imponim dhe ne disa raste me llastim, ne disa raste per shkak te meshires, ne disa raste sepse shume prej nesh e cilesuam si nje papjekuri, nga nje njeri i cili del e thote qe nuk jam nje politikan.

5 Komente

Emisioni i Ben Blushit ne Opinion mund te shihet ketu. Pyetjet, pervec Fevziut, ja benin Anila Basha, Andi Zela, Ermal Hasimja dhe Alfred Peza.

E forte kur thote Blushi qe Rama jo vetem ka humbur zgjedhjet, po po humbet dhe opoziten. smiley MJAFT!on qe te justifikoje postin per ca kohe mer, ja vlen. Rama e di qe po i vjen vdekja (politikisht) dhe normal eshte gati qe te sakrifikoje cdo gje, juve prisni reagime dhe veprime te llogjikshme, apo keqardhje per juve dhe opoziten? smiley

Puna eshte se kur eventualisht PS do futet ne parlament, pa plotesuar tekat apriori te Rames (qe jane baza e bojkotit) a nuk do ta beje kjo gje ne vetvete akoma me te qarte faktin qe i gjithe ky bojekoti ka qene nje kaprico e pa baze e Rames per alibine e tij brenda PS-se? Dmth sa me shume zgjat bojekoti tani, aq me shume ashiqare do duket neser qe ky bojekoti ishte nje boje komplet koti, si boja e pallateve te Tiranes qe ka sherbyer si fasade per lejet e ndertimit; nderkohe qe Tirana kthehet ne Kabull, njerzit e kane vemendjen te perqendruar tek lulkat maje pallateve.

Mgjths me duhet ta pranoj qe Sami Neza e ka shtjelluar para meje kete aspekt bojekotist. smiley

 

Ja dhe nje perspektive nga ky socialisti qeter, Agron Duka*.

Kur shpresa për vete dëmton të tjerët

Thuhet që shpresa vdes e fundit. Mesa duket këtë ka parasysh lideri i PS me lëvizjet e dëshpëruara e pa ...strategji të përcaktuar që nga humbja e zgjedhjeve parlamentare.
Çirret e bërtet për mobilizimin e popullit “opozitar” për daljen e tij në rrugë për mbrojtjen e votës.
Nuk e kuptoj për çfarë pjese të popullit e ka fjalën. Slogani i tij “përtej të majtës e të djathtës” dukej sikur bënte thirrje për unifikimin e elektoratit në një të vetëm. Në pamje të parë të duket si një thirrje për zbutjen e antagonizmit në politikën shqiptare, por brenda fshihet dëshira e ethshme për të unifikuar pushtetin në dorën e tij.
U mundua ta bëjë realitet këtë ide në përfshirjen e elementeve ekstremiste kundër PS në listën e kandidatëve për deputetë me mendimin që me fitoren e sigurt do të ishte sundimtari i vetëm në politikën shqiptare. Falë Zotit, populli, i cili akoma vuan nga plagët e shkaktuara nga monopartitizmi, nuk i bekoi idetë e tij.
Tani çfarë kërkon akoma kur merr vendimin për bojkotin e Parlamentit, si dhe të zgjedhjeve të pjesshme të pushtetit vendor?
Ndokush mund të thotë se ai nuk i mori vetëm këto vendime, por e përkrahën dhe forumet e PS. Shihni si janë katandisur forumet e PS, ku idealizmi po zbehet vazhdimisht në favor të elementëve pragmatiste, tipare të çuditshme për një parti të majtë, për të cilën kryetari i saj ka bërë kujdes të madh e jo rastësisht, por gjithmonë me një mendje djallëzore për t’i rezistuar edhe humbjes së PS–së. E theksoj së PS-së sepse ai vazhdon të rrijë në pushtet e ta përdorë partinë për të vazhduar sundimin për një kohë sa më të gjatë.
Kjo që po ndodh nuk është e moralshme për një njeri të moralshëm, por nuk është as ndonjë çudi e madhe. Njerëz të tillë ka pasur e do të ketë gjithmonë. Çudia që po ndodh është te vetë Partia Socialiste, e cila ka në gjirin e saj njerëz të mrekullueshëm e nuk po gjen forca të shporrë nga truri i saj ide të tilla si “përtej të majtës e përtej së djathtës” e të mbledhë rreth saj atë pjesë të popullit që i ka besuar gjithmonë, që ka nevojë për të, pra të mbledhë të majtët.
E po të ndodhë kjo, të jeni të sigurt që të majtët nuk i tremben betejave, të majtët e vërtetë nuk do bojkotonin Parlamentin, por do merrnin pjesë në të e nëpërmjet luftës parlamentare do të arrinin ndoshta edhe zgjedhjet e parakohshme dhe fitoren e sigurt në të gjitha zgjedhjet e ardhshme.
Përfundimisht do të thosha që koha është e favorshme për të majtën e vërtetë. Rruga është e thjeshtë, votat e majta  mjaftojnë. Ka vetëm një disfavor që punon kundër, jo me koshiencë, por me veprime vetëm në interes të tij ai i mbush mendjen vetes se janë edhe në interes të PS. Ky është kryetari i PS.
Do i bëja thirrje atij që të ruajë atë pjesë të imazhit pozitiv që e krijoi me punë e mundim si Kryetari i Bashkisë së Tiranës e të lirojë burimin për vaditjen e kapilarëve të PS që po atrofizohen dita-ditës. Gjenialiteti i një njeriu qëndron në kuptimin e së vërtetës. Natyrisht kjo kërkon trimëri. Të pranosh humbjen e një beteje nuk do të thotë të jesh frikacak, përkundrazi i lejon ushtrisë të riorganizohet e të rifitojë luftën. Vetëm kështu mund të lartësosh figurën tënde e të tjerët të thonë e bëri për ne. Kështu siç po ndodh, të jeni i sigurt do thonë e bën për vete.
Kjo duhet të ndodhë sa nuk është shumë vonë, në të kundërtën nuk është çudi të dalë profecia e Berishës: “Do jem në pushtet deri sa Zoti të më japë jetë”.
*Ish-ministër dhe deputet i PS

Panorama

Une e shoh keshtu :

Nje shqiptaro-amerikan, me nota te mira ne shkolle, mundesisht nja 3-4 diploma te bukura inxhinierike te Nasa, arrin pas shume perpjekjesh te punoje ne sistemin raketor te USA.

Duke qene se ai i ka ngjare Skenderbeut dhe nuk e ka harruar Shqiperine, atehere ai mendon te beje diçka per te.

Dhe nje dite, pasi ka perqafuar gocen e tij te vockel amerikane, shkon ne pune, ulet nje kompjuter dhe drejton nje rakete te bukur mbi Kuvendin Popullor, ne nje tubim te pergjithshem te partive politike, deputeteve, perjashto sekretaret qe ate dite kane dale me heret nga puna.

Dhe shtyp nje buton, per dhjete minuta ska me kuvend as deputete, as opozitare. Vendi eshte i pastruar njehere e mire.

Kur ta pyesin shqiptaro-amerikanin pse e ka bere kete, ai do te pergjigjet se ishte nje gabim teknik se fundja ai donte te bombardonte nje kamp terroristesh ne Sudan. 

Kerkon falje, e ulin dy grade, dhe pastaj te gjithe jane te gezuar. I pari, une.  

Hurbinek

E bukur kjo tendja por une kam frike se pasi kuvenid eshte shkateruar populli do ta ngrere perseri po njesoj Se eshte po ky popull qe e ndertoj ate kuvend bashke me njerezit brenda saj dhe ne kete fushe azgje ska ndryshuar. Vec ne qofte se dikush do te vendose te mos ndertohet fare kunvendi per disa vjet sa ti vijne mente popullit atehere une kam shprese Per mua kjo eshte e vetmja zgjidhje

Rama ka vendosur qe nga PS te mbaje vetem emrin dhe ti zevendesoje te gjithe te vjetrit (me vone do ti vije rradha edhe Dades,Rucit,etj).

PS do te ndahet ne shume pjese dhe nuk ka per te ardhur kurre ne pushtet.

Nga ndarja e PS do te lindin parti te tjera qe do te marrin nga elektorati saj (ashtu si LSI dhe PS nuk do te fitoje kurre me).

Kete ai po e realizon me sukses.

 

 ".... Kete gje s'e arritem me 28 qershor, jo sepse ishte Berisha i forte, por ishim ne dobet..."

Kjo eshte/ishte mese e vertete. Do zoti e kuptojne dhe socialistet e tjere. 

 

 

"....Kane njerez qe kane frike nga Edi Rama. Une nuk hy tek keta njerez..."

Mjere ajo parti, ne ç'gjendje eshte katandisur.  

 

"....Sot kam mundesi vetem t'i paralajmeroj. Si mund ta fus une PS ne zgjedhjet lokale nga ku vendimi merret nga nje shumice qorre..."

Ajo shumica qe Blushi permend ketu, mund te jete dhe e komanduar dhe e paguar menjane per ngritje dore.

 

"....U pa qe ne krye te heres qe nuk kishte kushte gare, gara ishte e pavendosur dhe deri tek komsioneret u jane mohuar..." 

Kur s'paskan vendosur komisionere, per çfar demokracie flitet pastaj. Tu mohosh komisioneret kandidateve dhe zgjedhesve, do te thote ta vendosesh rezultatin vete, pra diktature. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).