Biznes i madh me 5 milionë lekë xhiro

Bizneset që kanë një xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh në vit do të klasifikohen si biznese të mëdha. Vendimi është marrë nga Ministria e Financave pas kërkesës së Tatimeve për uljen e pragut të skemës së TVSH-së. Me këtë vendim pritet të rritet ndjeshëm numri i bizneseve që do të futen në skemën e TVSH-së, e për rrjedhojë edhe të ardhurat në arkën e shtetit. Gati një muaj më parë, administrata tatimore i propozoi Ministrisë së Financave që të ulte pragun për futjen e bizneseve në skemën e TVSH-së. Aktualisht bizneset që kanë një xhiro vjetore prej 8 milionë lekësh klasifikohen si biznes i madh. Ndërsa sipas propozimit të Tatimeve, ky prag duhet të jetë 4 milionë lekë. Por Ministria e Financave nuk e ka pranuar këtë nivel pragu. Pas shumë diskutimesh, Ministria e Financave vendosi që bizneset që kanë një xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh do të klasifikohen si biznes i madh. Prej kohësh Tatimet kanë nisur një investigim në terren për bizneset, nga i cili ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm biznesesh abuzonin me deklarimin e xhiros vjetore. Sipas Tatimeve, nga investigimi tatimor janë zbuluar rreth 3500 biznese me xhiro më të lartë se 8 milionë lekë në vit dhe që sigurisht kanë raportuar më pak.

37 Komente

ka ndonjeri ndonje informacion me teper?

Efektet do te fillojne qe nga 1 janari 2010.

Nje gje nuk kam marre vesh kurre une. Pse e bejne kete klasifikim ne baze te xhiros dhe jo te fitimit? Kjo eshte shume e padrejte. Psh nje bar qe ben 5 milion leke xhiro, i bie qe ka pak a shume 2.5 milion leke fitim, ndekohe qe nje minimarket qe ben po 5 milion leke xhiro nuk ka me shume se 1-1.5 milion leke fitim. Pse duhen vene ne te njejtin regjim keto dy subjekte?

 

mbi xhiron sepse ashtu percaktohet nese je apo jo biznes i vogel (dhe jo me shume se 4 te punesuar)

po s'eshte e drejte mer plak. Marrim psh nje karburant. Per cdo liter te shitur, ai pronari i pikes se karburantit fiton 5 leke te reja. marrim cmimin 100 leke per lehtesi llogaritjeje, e keshtu i bie 5% fitim. Nderkohe qe nje parukiere apo nje bar e ka 50%. I bie qw te barazohet fitimi mes tyre, duhet qe karburanti te beje 10 fishin e xhiros se nje bari.

Karburanti mbase nuk eshte shembulli me i mire. Une psh kom pas nje lokal dhe ngjitur me mua ishte dhe nje fakire qe kishte nje dyqon morri. Ajo bote xhiro gati sa une, po fitimi aha. Pse nuk e bojn me mire ne baze te fitimit?

ne fakt eshte nje anomali absurde vete egzistenca e "biznesit te vogel ne shqiperi"

ti merr nje rast me absurd akoma

ne se xhiro jote rritet qofte edhe vetem nje lek mbi kufirin e caktuar ti do te humbasesh gjithe parate e TVSH (se ne ate moment duhet te rregjistrohesh si tatimpagues subjekt i tvsh e te ikin per duresh nja 4-5 milion ne vit)

 

nuk duhet te egzistojne fare bizneset te ashtuquajtura te vogla. Ne fakt drejt kesaj rruge po shkohet

 

ti qe ke patur lokal paguaje dikur 3% mbi xhiron pastaj 1,5% mbi xhiron ndersa tani 10% mbi fitimin (parapaguan si dikur ama) por nese guxon te rrisesh xhiron apo te punesuarit te shtohet edhe tvsh

ska nai habi mer bir, gjithandej ka VAT threshhold dhe eshte mbi xhiron.

dhe ne shqiperi me teper i ka mbetur emri 'biznes i vogel' sepse nuk ka kategorizim te mirefillte. thjesht shikohet nese je liable per nje taxe te caktuar apo jo.

nqs je, do deklarosh per ate taxe me gjithe cka permban

nqs nuk je nuk deklaron

 

tr="" style="width: 278pt; border-collapse: collapse">80000000        xhiro50000000110000000

tr="" style="width: 278pt; border-collapse: collapse">0,2        tvsh00,2

duhet te dilte i tabele plako po ma zhyti peshku

 

nje biznes qe deri dje bente 8.000.000 xhiro e fitonte 2.6-2.7 (duke shtuar 50% ne cmimin qe ble mallin), vitin tjeter do te fitoje 0.53 (5 milion e ca ne vit) me pak

ai mund te fitoje 5 milion e ca me pak duke mbajtur te njejtat cmime e duke punuar njelloj apo duke rritur cmimet (perze ca kliente duke shtuar 73% ne cmimin qe ble mallin) e duke e ulur xhiron ne 5.000.000 (50 milion fshatce) ne kufirin ku nuk paguan tvsh per shitjet.

ose po te doje edhe mund te ule cmimin (x+32% psh) e te rrise xhiron deri ne 11.000.000 (110 milione ne vit)

 

qe bi llafi e (se mos na dali njeri ketu e na pyet ku e llogaritem elasticitetin)

e c'thua o gene, tani ne kete ore e gjete me me bo hesape ti mu smiley
Them se idene e kapa, po me duket se s'po kuptohemi, ose une jam dru fare nga kjo ane.
Hallin e kam qe disa biznese jane te denuara nga ky pragu. Me mire t'i kalojne ne baze te normes se fitimit sesa xhiros.

P.S. Paske qen per biznes ti dreqo, une te majsha mend ne elektronike smiley

Qeveriu kerkon te marre borxh per kete vlere 8 melone  - 5 melone qe shumezuar me nr e bizneseve qe do i kape ky prag bejne X para e qe qeveriu , me arke dammel, nuk paguan interesa  duke marre pare borxh nga qeveriu i bankes.

Pra, do ulim taksat thote qeveriu , por do rrisim nr e subjekteve te tatueshme. Per kete eshte votu , kjo po ndodh.

Neser qeveriut i mbyshet mendja dhe i fut i te ulme TVSH dhe i shkon arsyetimi korrekt. Po kete zor se e ben se ashtu a puna. Bile ja ta thom. Sa kohe qe qeveriu nuk pranon qe eshte apo ka efekte anesore ( si viagra kokerr ) te krizes, atehere ajo ( qeveriu ) nuk do e pranoje arsyetimin qe ulja e barres fiskale ndihmon ne krijimin e vendeve te reja te punes.

Thene ndryshe : nese qeveriu nuk ka kellqe te mbledhe zinxhiret ne shpenzime, nuk ndersen "qente" per te grumbulu taksat si  ne 06, 07, 08 ( kjo e fundit jo i gjithe viti ) atehere ka rrezik ta coje pragun jo me 5 melone po t`ju vere TVSH dhe lipsmenve ke Rruga e Saraceve smiley

Shkurt,  ndertimet ke liqeni do behen ! smiley

ai pragu eshte edhe i padrejte edhe si puna e litarit te qenit e ka penguar zhvillimin e bizneseve

Kam frike se kjo puna xhiro  vs fitim eshte se nuk kotnrollojme dot fitimin. Xhiroja eshte me lehte ( jo se me xhion nuk genjehet, por eshte me kollaj me e kap ose mos kap po nuk deshe) Te provosh fitimin duhen shpenzime, fatura dokumenta, llogaritar  qe mungojne dhe me keq mund te falsifikohen.

Kur ka rrumpalle shtet do te kesh dhe rrumpalle ligje e tatime

ne shqiperi 50 milion (te deklaruara) sjane pak

Hera e pare qe po e degjoj per ekzistencen e ketij sistemi per pagesen te tvsh ne baze te klasifikimit Biznes i madh - Biznes i vogel.  Ne fillim kujtova se ishte lajthitje e gazetarit. Po me sa po lexoj skema qenka pikerisht keshtu.

Budallalleku me i madh. Tvsh e paguan klienti, jo firma. Per derdhjen e tvsh, qeveria nuk duhet te kishte ulur pragun nga 8 milion ne 4 milion xhiro. Duhej ta kishte eliminuar fare. TVSH (diferenca kuptohet) duhet te shkoje ne arken e shtetit. Ky dallim s'ka asnje motiv per te ekzistuar. 

 po po , ta eleminojne fare.

edhe une ti kerkoj katunarit qi me sjell qumshin, te me leshoje fature me tvsh smiley 

Miremengjes gjahtar, tani u zgjove? Me mire vone se kurre - thote populli. Ndersa une them: Me mire te mos zgjoheshe fare. Realiteti eshte i hidhur me kete qeveri te poshter dhe unfair!

7000 km rruge per 4 vjet s'bohen me gogla, me paret tona do bohen. Biles une propozoj te behet tvsh-ne 50%

Eh shyqyr, e gjeten nga do i vjelin paret kta tanet, se privatizimet firuan smiley

 

@Hunter ti e quan budadallek, une i them gjeniale. Ene te dy perfundohme me xhepa bosh smiley

Eeee?

Tani cfare ndryshimi ka 20% tvsh (apo sa eshte ne Shqiperi) i pakove Orbit qe une i paguaj shtetit (se kjo eshte ideja e tvsh, ato leke duhet ti vejne shtetit) kur i blej te dyqani i vogel me xhiro me te ulet se 4 milion dhe 20% tvsh i te njejtes pako Orbit qe une paguaj te supermerkati perballe i cili ka xhiro me te larte se 4 milion, pra si biznes i madh ja derdh shtetit? Dy jane deformimet.

1. Biznesi "i vogel" pervetson tvsh qe une po i paguaj shtetit

2. Deformim i konkurrences. Biznesi i qe nuk eshte subjekt tvsh aplikon cmim me te ulet pas pervetsimit te tvsh time.

P.S. bedrije s'po bej moralizem, as me shkon neper mend, psh. nuk po te them qe katunari fale tvsh tende po blen volksvagænin kurse ti ecen ne trotuar me gropa, se bashkia nuk ka fonde. Mbetet fakti qe nje rregull e pergjithshme si kjo (bizneset e vogla nuk jane subjekt tvsh) eshte e gabuar.

 hunter, mbase duhet ta studiosh i cike me shume zinxhirin e TVSH-se.

nuk e perveteson biznesi vogel tvsh-ne tende mor plak, ca je tuj thone ???

po he pra me sqaro, se s'me besohet te jete kshu.

bizneset e vogla paguajne apo jo tvsh?

flm.

Kshu s'eshte e drejte. Aspak.

Na mbyten budallenjte.

Nje subjekt qe nuk e kalonte deri tani vleren e 8 Milione leke xhiro ne vit, nuk ben deklarate TVSH-je dhe pagese . Nuk e ka te detyruar me ligj, ndersa vullnetarisht edhe mund ta beje. smiley

Pra ne supermarket nese shitet nje Orbit,  shteti i kerkon shitesit 20 % TVSH, ne rastin e dyqanit perballe qe nuk e kalon vleren 8 Melone, nuk e paguan. Shume e thjeshte.

Ne rastin e dyte, per te njejtin cmim,  biznesi i vogel rrufit TVSH-ne.

Per ndryshimin e ri, pragu zbret nga 8 ne 5 apo 4 dhe jeta vazhdon duke ja u zvogeluar fitimin subjekteve qe ligjerisht do tatohen po qe edhe do kontrollohen .

Nese nuk e deklaron TVSH , gjoba eshte 100 % e vleres se TVSH-se se pa paguar

hunter, njoni sjell brek, i deklaro 100 lek/copa n'dogane. pagu 20 lek. u bo kosto e brekve 120 lek. E ka me detyrim me i shit me t'pakten 7% fitim, i bi qe ja shet pakices me 128.4 lek. Masnej, pakica ja shet klientit fundor me 200 lek, dhe per 71.6 lekshin nuk pagu tvsh. Tani, ai i pakices po gjeti n'dit 69.5 pal byth me i vesh me brek duhet me pagu tvsh per 71.6X200=4796,2 lekshin, qe i bi 829 lek tvsh. Po ky pakica ka ene minimumi 1000 lek qera n'dit, ene 300 lek drita+uje+pastrim, ene 200 lek n'dit taksa bashkie, ene 300 lek sigurime shoqerore per 2 veta qe duhet ti ket t'sigurum me detyrim, ene t'pakten 300 lek n'dit ja do ekonomisti qe i mbyll letrat cdo muj, ene bojne rrumullak 2629 lek. Ktij i ngelen 2167 lek/m'ditet, her 30 dit, bojne 65.000 lek. Me kto leket ky do haje, do paguj kopshin e goces, do paguj kredine e shpise, do mbaje makinen se i duhet per furnizimet, ene do zgjeroje edhe biznesin e brekve se shteti po ja krijo gjithe kushtet.

Ke harru taksen doganore te brekve qe eshte 1 lek.

Keshtu qe kosto mbas doganes vojt 121 lek.

Pse nuk ktheve xhevap per shishen e veres mer ? smiley

Sigurisht ti mire eke ,por kur ka 200 dyqane brekesh rrjesht keshtu do te ndodhe.Te paguajne taksat dhe pastaj te falimentoje ata qe nuk jane ne gjendje te vazhdojne me.I keni pa dyqanet qe jane edhe 2 m me 2 m.Dyqane i thua ti ketyre ???

Ne te gjithe boten falimentojne biznese,vetem ketu te ne jo.

 sa ta shkrujta xhevapin se nuk e kisha pa smiley

i llogarita si brek me euro njish smiley

Ne super market nje orbit eshte 100 lek. Shitesi paguan TVSH-ne qe i merr klientit.

Eshte tatim mbi vlere te shtuar nisur nga furnitori.

Nje biznes i vogel ) < 8 Milione deri tani ) edhe po mori fature tatimore, pra me tvsh e shet po 100 lek dhe nuk eshte i detyruar te beje deklarim te TVSH-se. Me ligj nuk eshte i detyruar edhe sikur te kete vlere te shtuar.

Nga vlera e rritur ne rastin e dyte shteti nuk merr asnje koker leku, per te njejtin furnitor dhe per te njejtin cmim.

Vlere e rritur copee !

dmth si perfundim a na sqaro dot njeri se si funksiono kjo pune? smiley 

Shaka mer shaka se cu bo u bo dhe as ky qiviri as ai qe do vi pas tij nuk do e ndryshojne.. sinqerisht tani, si mendoni se duhet te funksionoje sistemi i tatimit ne vendit tone?

 do e japi sala me koncension smiley  mer plak si cdo gje tjeter.

shqipria 1 euro + tvsh smiley

 Budalliqet e qeverise dhe Tatimeve s'kane te sosur. Sa per tvsh, qeveria e merr nja 3-4 here ate per çdo produkt, duke filluar nga doganat, shitjet me shumice, pakice, e deri tek ai dyqanxhiu i lagjes. Ajo qe nuk kuptoj une eshte, se; pse nuk behet mbi bazen e faturave, dhe si do i behet per ate dyqanxhi qe realizon 4 milion e 990 mije leke xhiro, dhe jo 5 milion. Njekohesisht si do veprohet me ate dyqanxhiun qe realizon 5 milion e 10 mije leke xhiro, pra 20 mij leke (150 euro) me shum se ai komshiu me 4 milion e 990 mije. 

Pse nuk vendosen disa kategori/ndarje e nenndarje, siç i kam shpjeguar para disa muajsh po ketu tek Peshku.  ç'eshte kjo dy ndarje; biznes i vogel nen 5 milion dhe biznes i madh mbi 5 milion leke xhiro. Dhe pretendojne pastaj te vendosin drejtesi, barazi, kur pikerisht me keto ndarje (budalliqe) krijojne pabarazi, konflikte, korrupsion, fshehje. 

Pale duan dhe te futen ne EU, me keto rregulla qe EU nuk i aplikon fare. Pse nuk vendosin kasat regjistruese siç jane ketu ne perendim. Si duket kane hasur ne veshtirsi, sepse jo vetem qe taksat jane te larta (siç e thone dhe vete tregtaret) , por i eshte lene fushe te lire korrupsionit te tatimorve, bashkiakeve, komunarve, si njesi qe mbledhin taksat. 

Ky shteti ku ti je nuk merr TVSH qe na u cuditke kaq shume??????

Përshëndetje të gjithëve,

Kam një pyetje:

Do të merret për bazë xhiroja që të ka përcaktuar Bashkia ??

Apo xhiroja reale që realizon dhe deklaron ??

 

Kërkoj ndjesë nëse kjo çështje është konsumuar.

Ju falënderoj

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).