Bill Klinton të dielën në Kosovë

http://bw.balkanweb.com/foto/28362.jpgKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur sot se të dielën, Kosovën do ta vizitojë ish-presidenti amerikan Bill Klinton. Këtë njoftim Thaçi e bëri në mbledhjen e Qeverisë, ndërkohë që ftoi popullin e Kosovës, të dalë dhe t’i bëjë një pritje madhështore mikut të madh të Kosovës.

Klinton, vjen të dielën për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij, e cila do të zbulohet në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan – për nder të kontributit që ai ka dhënë për çlirimin e Kosovës.

Statuja do të jetë 3.4 metra e lartë dhe peshon 900 kg. Agim Rexhepi, kreu i Shoqatës Miqtë e SHBA, të Kosovës tha se ideja për statujën u iniciua nga skulptori Izeir Mustafa dhe u financua nga një bankë komerciale. Statuja është e dredhur në bronx.
Statuja ishte parashikuar të zbulohej javë më parë, por pasi ish-presidneit konfirmoi prezencën në zbulimin e saj në Prishtinë, atëherë zyrtarët vendosën që zyrtarisht statuja nga 1 Nëntor në sheshin Bill Klinton.

86 Komente

kush e paska bere shtatoren ? nuk po m'pleqeka fort

Po te kishte qene pyetje "gjejeni se kush eshte" nuk do ta kisha gjetur kurre,vetem Klintonit nuk i ngjan.

Nuk ka bronz te bardhe Hunter.

 Ketij vec po i shtuan edhe nje statuje te vogel te Monikes prane qe ta marrin vesh njerezit kush eshte, se vetem nga kjo skulpture zor se kuptohet.

 E du shume Klintonin. Jo dhe aq si President se sa si urban legend.

s'vje mo i dyt in our lifetime, besoj.

nji perzimje gariblliku, supertalenti dhe oratorie natyrore e papame. rob qe edhe gabimet e veta i bote me punu per te. Me nji llaf, nje "bir kurve" klasi i paarrtishem. Respekte pakufi per Billin!!!

Me kujtohet qe kur doli skandali i Monikes qe korrespondonte me luften e Kosoves, u ngritn disa organizata grash ne US ne mbrojtje te Monikes. Tamam ate kohe, nje organizate grash ne Vlore beri nje demonstrate ne mbeshtetje te Clinton (ne fakt u tha per luften e Kosoves)  me parrullen: "Klinton, mbaje lart Pallen" 

Priceless! smiley

 smiley

Ahere doli ajo barcaleta:

Shkon Monika ne Dry Cleaning me fustan ne dore dhe i thote atij dyqanxhiut korean: I need you to take this stain off!

Thote koreani plak (dhe i rene pak nga veshet): Come again?

No! It's mustard, thote Monika! smiley

 i verdhe si flamuri kosovos smiley

dhe qe te kombinoje me New Born smiley

Jam kureshtare te di ne Klintoni ka ndonje statuje tjeter gjekundi, apo vetem mirenjohja shqiptare shkon kaq larg !!!!????

po, ka nje ne afrike prej floriri. ka edhe nje duke luajtur gold diku tjeter.

p.s. kjo skulptura me ckuptoj une nuk eshte e perfunduar ndaj ka kete ngjyre. dmth eshte ende balte, pastaj do vishet me bronx a dicka e tille dava skulptori, ku i ... you know.

edhe une qe s'ia kam haberin ketyre puneve do e kisha bere me mire

nuk i ngjan fare

Ja edhe "au naturel", sic i thone turqisht! smiley

Bill Clinton, the statue, is seen in Priština (FoNet)

Aha ha! Emon nuk e kuptoj pse ja kan bo piedestalin si gote teleskopike klintonit. Prit kur ti gjejne ndonje dite flat mrena njona tjetres dhe Klintonin duke ec ne trotuar.

Aman more a kane tru, turp dhe fytyre keta njerez apo jo? Po si nuk ka turp tjetri kur nuk di te shkruaje shqip mer aman se na cmenden! Kafshet behen gazetare ne Shqiperi more???

Statuja do të jetë 3.4 metra e lartë dhe peshon 900 kg. Agim Rexhepi, kreu i Shoqatës Miqtë e SHBA, të Kosovës tha se ideja për statujën u iniciua nga skulptori Izeir Mustafa dhe u financua nga një bankë komerciale. Statuja është e dredhur në bronx.
Statuja ishte parashikuar të zbulohej javë më parë, por pasi ish-presidneit konfirmoi prezencën në zbulimin e saj në Prishtinë, atëherë zyrtarët vendosën që zyrtarisht statuja nga 1 Nëntor në sheshin Bill Klinton.
 

Si ore masakrohet shqipja ne kete fare feje??? Si nuk ha mortja mut te na e kish pastruar pak shoqerine more aman!

ajo "e dredhur ne bronx" qenka se c'qenka, e paska zene tartakuti me nje llaf Billin e shkrete smiley

Ketu do te leme ne?

Ta marrim sonte ne shtepi, se mos ftohet!

Po jo moj grua! Ai nuk eshte vetem i yni! Ai eshte i te tereve! smiley

 

O Emo!

A nuk duket i' cike si n'Ali Dem ky backgroundi i Williamit? smiley

 

Si te kinemaja ose M. Grameno qe pershkru Ervin hatibi.

Ika Mrrok, se Klintoni e ka m'rregell mer. Grun ministre, vet n'pencJon... dy te ardhura per familie ata.

Hejvalla!

po kshtu si ere servilizmi nuk vjen cik ky monument apo fare?

I cike?

Kjo mban era "cargo cult" me m'pyt mu!

Po hajt mo! N'ato venet e jona, ka nje t'mire, qe monumentet nuk rrojne shume!

Shkojne ke drute mas ca kohesh!

o Mrroklle, dicka me thot se kjo cargo cult vjen prej ktyre banuesve te ishujve te paqesorit pas luftes se dyte boterore. Kta miqte ndertuan avione prej druri edhe rrinin rrotull tyre te merzitur se pse s'po fluturonin edhe tu sillnin ushqime e gjera. hahah, e madhe.

Pse vjen era servilizem? Bill Klinton nuk eshte me president i SHBAse. Do te ishte, gjithsesi, normale nese i ngrihej bust ne Prishtine, edhe po te ishte akoma president. Nuk ka asnje te keqe aty. Cfare servilizmi psh mund te kete Italia ndaj Shqiperise qe ka bust te Skenderbeut ne mes te Romes? Per te mos permendur Argjentinen, se dhe ata kane nje permendore te Skenderbeut ne Buenos Aires. (sic kane dhe shume shtete te tjera)

Fundi i fundit, Billi eshte mik i popullit tone, te pakten nga kendveshtrimi jone, dhe nuk me duket e pavend nese i ngre perkujtimore nje miku te popullit tend. Edhe sikur te mos ishte mik, shqiptaret i jane mirenjohes per kontributin, dhe si e shoh une, mirenjohja dhe servilizmi nuk ngjajne fare.

Sepse Skenderbeu ka 500 e me shume vjet qe ka vdekur psh?

Jo Zotrules, doja vertet te dialogoja si i thone llafit. Ja ti ke shkruar kete, apo jo? :

"Pse vjen era servilizem? (....) Cfare servilizmi psh mund te kete Italia ndaj Shqiperise qe ka bust te Skenderbeut ne mes te Romes? Per te mos permendur Argjentinen, se dhe ata kane nje permendore te Skenderbeut ne Buenos Aires. (sic kane dhe shume shtete te tjera) "

 

Dhe une t'u pergjigja qe Skenderbeu ka me shume se 5 shekuj qe ka vdekur. Domethene, sipas meje shembulli qe solle s'lidhet me rastin e Klintonit. Se c'servilizem mund te kihet per nje qe ka vdekur e s'i ka mbetur me as varri si Skenderbeu?

Ne rastin e Klintonit po, sepse ky eshte ende njeri me influence te konsiderueshme publike e politike.

Kaq, asnje ironi rreth teje dhe asnje shashke... sinqerisht! 

Po pse duhet t'i bejne bust? Per c'aresye?

"Pse s'duhet" po me pyet apo jo?

Tani eshte vone per te thene duhet apo s'duhet, se ai miku e ka bere punen dhe miqte e tjere ia kane taksur sheshin Klinton-it...

Thjesht po perpiqem te te percoj ne menyre te qyteteruar antipatine time ndaj kesaj prirjeje qe, me duket mua, kemi ne shqiptaret per te ngritur e per te ulur statuja...

P. S. Galeria e Arteve ne Tirane ka nje magazine te tere me "shembuj te kesaj mirenjohjeje", dmth me koka Enverash, Leninash, Stalinash ... S'do te doja qe kjo tradite te perhapej edhe ne Kosove... 

Jo or jo, pse duhet italianet t'i bejne bust Skenderbeut! Thjesht kaq. Kur t'i japesh kesaj pergjigje, i ke dhene pergjigje dhe pyetjes ne lidhje me Mhill Kllintonin.

Ah me fal se vertet s'te paskam kuptuar. Pergjigja e kesaj pyetjeje s'eshte aq e thjeshte sa e ben ti Zotrules. Ti po kerkon te me thuash qe kontributi qe ka dhene Klinton per clirimin e Kosoves eshte si ai qe ka dhene Skenderbeu per ruajtjen e krishterimit ne Europe?

S'me duken njelloj me thene te drejten, edhe sepse ne luften per ate punen e ruajtjes se krishterimit shqiptaret pothuaj u pergjysmuan si popullate.

Dhe e dyta, Skendebeu eshte tashme figure historike po aq sa figure e ndergjegjes se nje qyteterimi te tere.

Duket si barcalete, por para disa kohesh ca rrethana te habitshme me mbledhin ne tavoline me nje vajze serbe dhe me nje greke. Kishte edhe njerez te tjere, por sepse ai Ballkan i vogel u kthye ne diskutim per perkatesine e Skenderbeut.

Shume e habitur mesova se vajza serbe e quante Skenderbeun figure te veten. Kur grekja pa qe une u preka pakez nga kjo pune, me nje soj diplomacie tha se perkatesia e Skenderbeut eshte si ajo e kafese. Te gjithe thone se e kane shpikur ata. E rendesishme eshte qe kafeja eshte shpikur, pa pune e madhe per atesine a memesine.

Ja, me duket se t'u pergjigja. Qe s'domethene se duhet te biem dakort mepatjeter. smiley

E para:

Ti thua qe Skenderbeu ka dhene kontribut per ruajtjen e krishterimit ne Evrope. Ruajtja e fese, nuk eshte nje gje jetike, ne rradhe te pare dhe qe eshte dhe me e rendesishmja. Te pakten ti si shqiptar mund te deshmosh si me i miri per kete. Gjithsesi, le ta marrim sikur eshte me rendesi JETIKE. Paska po te njejten rendesi si kontributi i Klintonit per kosovaret. Eshte jetik dhe kaq. Si ndihet Europa per Skenderbeun (Italia me mire) dhe kosovaret apo gjithe shqiptaret per Klintonin, duhet te kete pak ngjashmeri, edhe ne perqasje madje, me te vetmin ndryshim qe shqiptaret ndihen me shume per Klintonin se Evropa per Skenderbeun. Kjo nuk do shqyrtim fare.

Nga ana tjeter, mbrojtja e krishterimit Evropian nga Skenderbeu, eshte perralle, une personalisht nuk e pertyp dot. Turku po ta kish me aq ngut dhe zell shkaterrimin e krishterimit ne Evrope, mund te kish kaluar fare thjeshte edhe nga Greqia qe e kish rrjepur te gjalle te gjithen per nje muaj. Nuk kish pse te kalonte nga Shqiperia; mund te kalonte dhe nga Mali i Zi apo Bosnja, pa me te voglin problem. Pra ajo eshte nje perralle qe nuk pi uje gjekundi. Se si ndihen analistet dhe historiografet evropiane per kete gje, eshte ceshtje tjeter dhe puna e tyre.

Ne vija te pergjithshme, ju jeni kunder shprehjes se mirenjohjes ndaj nje personi qe eshte ende gjalle. Ti personalisht, nese ia njeh kontributin Mhill Klintonit, do apo s'do ta pranosh, automatikisht po tregon mirenjohje. Prandaj nuk e marr vesh kundershtimin.

Ne 1400 Krishterimi ishte me gjithe mend ceshtje jetike per Europen. Ketu te Krishterimi une s'fus vetem besimin te Krishti, por gjithe nje qyteterim, zhvillim e mireqenie qe ishte ngritur mbi kete.

Jam dakort me ty qe rezistenca e Skenderbeut s'mund te ishte e qenesishme, por me siguri ishte e rendesishme ne kuadrin e rezistences se pergjithshme dhe ne kuadrin e nje politike me te gjere te Papatit ne Europen e kohes.

Sjam kunder mirenjohjes, perkundrazi. Vetem se mirenjohja pa arsye te thella e te vetedijshme per te gjithe, e sidomos e shprehur ne forma idhujtarie s'di pse me kujton Xhaxhin dhe turmat me lule ne duar. Me kupton besoj!

Zotrules, une jam shqiptare dhe jo shqiptar smiley

Ne asnje kohe krishterimi nuk ka qene ceshtje jetike, jo per Evropen, po per askend tjeter... ah, po, mund te kete qene ceshtje jetike per indianet e Amerikes, qe po te mos e pranonin ne mase, rrezikonin shfarosjen totale.

Zhvillim dhe mireqenie??? Po ti thuaj prapambetje totale! Mjerim, varferi dhe skamje e tejskajshme! Po flet per mesjeten e erret, o njeri! Eshte pikerisht koha kur krishterimi (alla evropian) eshte tmerresisht me i dhunshem se sekti me i dhunshem satanist i te gjitha koherave, i te gjithe historise. Po te kish qene ne dore te "krishterimit" (ne thonjeza, se krishterimi evropian nuk kishte absolutisht asnje gje te perbashket me krishterimin e vertete!) sot ne do ishim akoma ne mesjete?

Rezistenca e pergjithshme??? Po tallesh ti? Ku, ne cilin front ishin evropianet e krishtere ne lufte me islamin ne ate kohe? E di ti qe per shkak te makabritetit dhe kafsherise "se krishtere", gjithe klasa feudale dhe mbreterore e Spanjes bashke me gjithe popullin, therret per mbrojtje khalifet e Islamit?

Kuadri i Papatit ishte te vdiste kush te vdiste, e nuk e rruante fare Papati as per Shqiperine, e as per shqiptaret... Nuk do fare mend kjo; e ke te shkruar ne historine tende kombetare "ndihmen e jashtezakonshme dhe astronomike" qe Papati i dha Skenderbeut ne lufte kunder turqve. Turp e faqja e zeze!

Mirenjohja pa arsye te thella??? Aresye e ceket te duket ty pavaresia e Kosoves? Lufta e Amerikes kunder barbarise serbe ne Kosove, lufta e Amerikes ne krah te UCK-se dhe popullit shqitpar? Bombardimi i gjithe Serbise per pikerisht kete aresye? Mbijetesa e kosovareve? Rikthimi ne vatrat e tyre? Pastaj shkeputja nga Serbia, vendosja e paqes, dhe me ne fund, shkeputja perfundimtare nga Serbia? Keto per ty jane aresye te ceketa????????? Po flasim per te njejten gje ne apo per cfare?

Mirenjohjen njerezit e shprehin me nje fjale: Faleminderit. - Te falem per nderin. Kete e thua edhe kur pyet dike per oren ne rruge... pra po tregon mirenjohje... po per aresyet qe ka nje popull i tere, qe t'i shpreha me siper, faleminderit u thenka? Kam pershtypjen se nuk po flasim per te njejten gje, ose nuk po kuptohemi si duhet.

Zotrules, une s'i shoh gjerat bardh-e-zi.

S'e shoh Mesjeten si epoke te ndritur, por s'e shoh as si varrin e te gjithave. E shoh historine e Kalifateve te Spanjes si histori te shkurter bashkepunimi kulturash myslimane-kristiane dhe ebree, qe minohet radikalizmi katolik por edhe nga ai mysliman. 

Gjithsesi flasim per Mesjeten e vone dhe s'jam duke i thurur ndonje apologji as Papatit e as Krishterimit. Skenderbeu behet i rendesishem per Europen sepse ne nje fare menyre Papati me Republiken e Venedikut "zyrtarizojne" pozicionin e tij ne histori e jo per ndonje dashuri te veçante te popullit italian qe s'njeh historine e vet e jo me ate te botes.

Kur fola per rezistencen e kisha fjalen per Janos Hunyadi-n.

Po, ke te drejte, s'i shohim gjerat me te njejtin sy!

bi si era tersllik ky muhabeti i statujes...prit kur t'kete naj infarkt Billi

po mire o mire.. po kte desha me thene edhe une.. se edhe kjo mirenjohja me servilizmin me duken se jane ne nje spekter edhe eshte 'matter of degree', para se mirenjohja te kthehet ne servilizem, edhe nuk e di nqs ne shqipot e njohim dallimin me nje fjale.

pastaj edhe kshtu ne menyre abstrakte me e njoh servilizmin nuk eshte e lehte edhe duhen indikatore konkrete... psh me ben kurioz nese ekziston nanje monument i Jusuf Gervalles ne Prishtine, por me pare duhet te vendosim nese Gervalla e meriton ate me teper se Clinton-i. Duhet te biem dakord se kemi menyra per te matur punen a kontributin e secilit, edhe me pas te biem dakord ne menyrat per te matur mirenjohjen  shprehur ne menyre qe te jene proporcionale gjerat.. kjo me duket cik si problematike tek ne shqipot.. se nuk kemi sens proporcioni... edhe kem tendenca ti ekzagjerojme, ose ti nenvleresojme gjerat.. pak a shume si ai njeriu me 1 sy qe nuk mundet te gjykoj distancat.

Mirenjohja dhe servilizmi as nuk afrohen fare me njera tjeren, zoti twintip. Ti mund ta kesh te veshtire ose te pamundur te dallosh nese une (psh) po tregohem mirenjohes apo jam thjesht servil... por nuk besoj se po te vije rasti jot personal, do kishe ndonje fare veshtiresie ta dalloje ndryshimin, qe eshte si nata me diten.

Dmth, je (ti personalisht) mirenjohes apo thjesht servil, ne nje situate... sado e veshtire te jete per mua ta dalloj, per ty eshte si nata me diten.

je shume dogmatik zoti zotrules.

prit kur te pergjigjesh "zotrules edhe dogmatik as nuk afrohen me nj-tj".

nuk i kam lexuar komentet me siper mbase edhe juve ju ka rene ne sy se kjo shtatorja qenka e nje shemtie te posacme.

 spo e mor vesh se ca materiali kane perdor, me duket si ata babolat e vjeter, ata te cilsise se lart qe pasi i verdallosje neper dhembe mire e mire merrnin nje ngjyre gruri..

Bashkohem me Ju zotrules . Klinton eshte nje MIK i Madh i KOSOVES ne Vecanti dhe nje nga nismetaret per nje zgjidhje HISTORIKE te Ceshtjes Shqiptare . Ai e meriton nje BUST edhe ne Shqiperi .Te tille miq jane te rralle ne historine e Shqiperise ne raste kthesash te medha Historike sic ishte psh edhe ajo e pas Luftes se Dyte Boterore.

Nje popull i emancipuar do ta kishte per nder te dhe nje krenari te LIGJESHME te kishte buste te te gjithe individeve ( dhe cfare individeve !!!! nga shtetet me te fuqishme te Botes ne te gjithe kohrat e Historise Moderne te Njerzimit.

Nje shesh pra me bustin e Stalinit , Mao Ce Dunit , Shtrausit dhe Klinton !

Ore Idriz... ti merre si te duash or cun ( :grin: ), por ne nuk eshte se na mungojne aresyet per t'i bere dhe bust Stalinit. Po ja qe nuk duam ta teprojme e te ngreme ndonje debat kot me kot; por Klinton eshte me te vertete mik i shqiptareve; eshte po s'eshte, sidoqofte, ai ka dhene nje kontribut qe nuk ka si te harrohet dhe te mos vleresohet. Personalisht nuk shoh absolutisht asnje te keqe aty... megjithese do kisha deshire qe busti te ishte pak me realist dhe me i realizuar artistikisht... edhe permasat t'i kish me te medha se aq.

 ja dhe nje version b&w dhe ne kembe 

Bedrije,

ky versioni yt i ngjaka me shume Klintonit se ai ka fotoja lart, te pakten. smiley

Kush eshte ky? Kennedy? Po ky c'ka bere per Kosoven?

Sa buste do perurojne me ardhjen e Klintonit?

 Artikulli i 2007 nga Reuters (Fatos Bytyci)

PODUJEVO, Serbia (Reuters) - Kosovo Albanians plan to honor their "savior" Bill Clinton by erecting a statue of the former United States president in the capital of Serbia's breakaway province.

The three-meter (10-foot) tall monument is still under construction in a studio in Podujevo north of Pristina.

"He is our savior. He saved us from extermination," sculptor Izeir Mustafa told Reuters. "I was thrilled by the work because I know what he did for us."

 A e gjeni dot ndryshimin nga origjinali?

Cdo gje eshte ndryshe... qe nga libri(apo c'eshte ajo) qe ka ne dore, deri te rrudhat e pantallonave, kendi nga shikon koka, etj... cdo gje eshte ndryshe.

Arketipi i Monumentit ne nje shesh publik shqiptar, e mban fletoren gjithmone si garip!

E mban me doren e djathte dhe e mban rul! smiley

Mrrok, rruli osht echo e papirusit hair-ferman (ose ene qorr xhanem, same avaz)

 

Si tha George Costanza?

...but suddenly, another contender has entered the race! smiley

 

Ah mer mrroklle qe harrova ta shkrepja.   Te "Sofra e Ariut" ne menu kishin alamet filetosh.  Nje prej tyre mbante titullin: Fileto Laura Bush. 

Mbase do vej ndonje nga peshqit ne Shqiperi te na e nxjerr ne foto, so we can have a field day me "Vendosni dicituren" smiley.

hani lauren, se kockat ja kemi lene xhorxhit e smiley

 

Tushe m'qafsh mu, hall i madh te bie per hise, po benu mukajet edhe shko te Sofra ene na e nxirr n'foto smiley.

 http://www.sofraeariut.com/Contact.html

lexo ne fund te faqes, tip permendorje eshte dhe filetoja mesa duket smiley

dhe mos me thuj mu tashti me shku kot ke sofra ku kamarieret qelben ere te shkretet me gjithe ato xhamadane shajaku qe i detyrojne me vesh.

Sofra s'eshte restorant per venalinjte, por per turistet ene rifugjatet e permallum per i cik shajak smiley, qe ta shet specin e mush sa frengu pulen smiley

 

Nje prej tyre mbante titullin: Fileto Laura Bush. 

Big Grin

Hihihi!

That is one well-done steak!

Veal medallions mrroklle, on a chewey side though smiley.

 si perfundim, kishte inhaluar Billy boy, a qysh vajti ajo meseleja...

 Bill Clinton Statue in Ballybunion.JPG

ma i qet, ma i relaksum.. 

 

kur paska fillu Dashamir Shehi me lujt golf.

'ndërkohë që ftoi popullin e Kosovës, të dalë dhe t’i bëjë një pritje madhështore '

 

E kane kthyer popullin ne turme te rendomte dhe Kosoven ne rep bananesh.

Zotrules, pergjigja ime u hollua aq shume ne ate piramiden me koken poshte sa s'e lexokam dot as une vete...

E shoh historine e Kalifateve te Spanjes si histori te shkurter bashkepunimi kulturash myslimane-kristiane dhe ebree, qe minohet radikalizmi katolik por edhe nga ai mysliman. 

Nuk e di se c'ke dashur te thuash me kete, po prape nuk e kuptoj sesi mund te merret keshtu... Ti po flet per nje periudhe kur shkenca, filozofia, letersia, historia, dhe gjithshka tjeter lulezonte ne Islam, ndersa ne krishterim te ikte koka sikur thjesht te dyshoheshe per te tilla gjera...

Dhe edhe ky ne Europe rronte:

http://www.youtube.com/watch?v=6XlTX95_CwY&feature=related

Tashti, mua Oriana Fallaci me perbuzjen e saj per Islamin ma shpif, por edhe te thuash qe Mesjeta ne Europe s'na paskesh qene vecse "gjueti shtrigash" e "djegie shkencetaresh" me duket delir i madh.

Do t'me kish pelqyer psh qe ne Shkoder e jo ne Venecia, ne Tirane e jo ne Rome, dikush te kish ngritur Kisha, Universitete e Banka gjate asaj periudhe qe ty t'u dukerka sterre e zeze.

1. Tirana ne ate kohe as fshat nuk ka qene.

2. Shkodra edhe mund te kish bere universitet... pse jo? Venediku e kishte ne dore. Ama shqiptaret nuk lejoheshin as ta shkruanin gjuhen. Mos te dalim tani ne damkat qe kish mbi surrat gjuha shqipe ne ate periudhe, qe fatkeqesisht per ne mori fund me shpalljen e pavaresise. E mos e merr vuajtjen e shqipes, mungesen e shkrimit apo shkollimit ne shqip te pandare fare nga ajo periudhe dhe nga ai pasqyrim qe po i bej une. Ne fakt, duke patur dhe shqipen ne mendje dal ne nje pasqyre te tille. Jo me kot, pra.

3. Nuk e kam fare me islamin dhe as me krishterimin, as per te mbrojtur njerin apo tjetrin; nuk me interesojne fare asnjeri as tjetri, por ato qe them me lart, dalin nga historia, dhe nuk jane qiqra ne hell.

Qe te dyja si rryma, jane mjaft te perbuzeshme. Po te flasim historikisht, mund edhe te nxjerrim disa konkluzione. (perfundime).

Qe eshte periudhe sterre e zeze, ky nuk eshte thjesht mendimi im. Po flasim  per nje periudhe te pakten 1400-1500 vjecare, ku bota, cuditerisht, nuk pesoi asnje lloj zhvillimi por mbeti ne vend numero! Nga mendesite e asaj periudhe ka hequr te zinjte e ullirit edhe vete kombi jone. Nga mendesite e asaj periudhe, jane zhdukur kombe te tera nga faqja e dheut, kultura, gjuhe... Sot i kemi humbur pergjithmone, dhe e keqja eshte se trashegimtaret e shkaktareve, jo vetem qe nuk e kane kuptuar per cfare humbje behet fjale, por as nuk ndjenje as nje lloj vrarje ndergjejeje. Pra, jo kohe e erret sterre, por me e keqe nuk kish si te behej.

Per mua personalisht, mesjeta eshte e vetmja periudhe e historise se botes  qe nuk do te doja kurre te jetoja.

PS: Ka jetuar dhe ky para Davincit: http://www.youtube.com/watch?v=h3GIhfyLXwc

PS2: Per Davincin kam respektin dhe vleresimin me te madh qe mund t'i jap nje shkencetari apo nje mendjeje njerezore. Megjithese mendje te ndritura ka patur vazhdimisht ne histori, edhe ne mesjete; por mesjeta ka qene e vetmja periudhe qe kujdesej me zellin me te madh per te prere cdo koke.

Mos harro, qe Davinci, si mik i papes, ka patur hyrje-dalje te lire ne biblioteken e Vatikanit, qe per mua mbetet koleksioni me i madh i diturise dhe urtesise se njerezimit qe nga kohet e antikitetit.

@Zotrules, me vjen keq te te them por popujt e krijojne vete fatin e tyre. Deri edhe roli i viktimes behet i lodhshem pas do kohe... 

Nuk eshte rol viktime t'i jesh mirenjohes Bill Klintonit dhe ta shprehesh kete mirenjohje duke i ngritur bust. Ai eshte njeri i madh, edhe sikur te mos ishte fare ne anen tone... eshte ish president qe ka drejtuar per 8 vjet rresht perandorine dhe shtetin me te fuqishem te te gjitha koherave. Atehere kur patem nevoje per te, ai na u gjet ne krah dhe nuk na injoroi, apo aq me pak, te na urrente apo perbuzte. Meriton shtatore, dhe e meriton me te madh se ai qe po i ngrene.

ti zotrules me siguri ne jeten e emparshme ke qene eskimez

Skenderbeu eshte si tip legjende per evropianet e asaj kohe edhe e njohin kshtu si tip gangsterri.. tip gjysem rob gjysem bishe.. po eshte edhe big time underdog.. edhe zbret nga malet edhe ndan koka turqish ne dysh pastaj iken prape andej nga erdhi edhe vetem kur vjen agimi mesohen demet konkrete... plus qe emrin e ka SKENDERBEG.. qe eshte version i Aleksander edhe e njohin Skenderbeun si 'the closest thing' to Alexander the Great.. edhe eshte legjende urbane me nje fjale.. por s'eshte fiktive.. edhe kur behet fjale kshtu neper oborre mbreterore ose princish.. sa here dikush permend Skenderbeun te tjeret fillojne e degjojne se ca ka ndodhur.. ca ehste bere.. ca ka bere nanje gje tjeter Skenderbeu... edhe mbajne frymen te degjojne per masakra e prerje te reja... edhe sa here flitet per te mendojne se eshte shenje se krishterimi eshte ne te drejte... mendojne se c'do dite qe Skenderbeu jeton eshte nje mrekulli e Zotit krishter.. mirepo ditet kthehen ne muaj e muajt ne vite e Skenderbeu vazhdon te terrorizoj.. dhe evropianet vazhdojne te pyesin veten.. "po si ka mundesi o vlla... ca eshte ky Skenderbeu kshtu... mos eshte fantazem... mos eshte shpirt... mos eshte vampir... mos eshte bishe... s'ja kemi idene se cfare eshte... por e dim se eshte ne krahun e te Mires.. lufton ne kampin e te drejteve..! dmth Skenderbeu u'a ka arrestuar imagjinaten Evropianeve... kshtu qe ndaj ja kane bere kto monumentet neper evrope ose vende te tjera. Kurse Clinton-i pastaj nuk mund te krahasohet me Skenderbeun se tek e fundit nuk ka nanje gje te respektueshme te bombardosh nje kryeqytet per 78 dite nga 10 klm lartesi.

 ai "artisti" e paska bo si kosovar billin.  

ndersa menyra si e kane intregruar me qytetin eshte shume "pompoze". 

Te pakten t'ja kishin shtuar bustes nja 2-3 kilograme material aty te zingjiri i pantollonave.Ashtu si kalit te Skenderbeut smiley

Tek e fundja,bota e njeh Billin si njeri "saksofoni".

Ca kostumi i keni ba Klintonit or lal..si me e pas qep ne Kosove, gith zhubra zhubra...e pse nuk i keni vesh nje Armani si ato te Sales apo Ashimit te lales.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).